Category: Jetë dhe Stil

  • Ndodh mrekullia, 36-vjeçarja e lindur me gjysmë zemre bëhet nënë e binjakëve

    Ndodh mrekullia, 36-vjeçarja e lindur me gjysmë zemre bëhet nënë e binjakëve

    E lindur 36 vite më parë pa një barkushe në zemër, tani është bërë nënë e binjakëve.

    Ky është një nga 4 rastet e rralla në botë dhe i pari në Itali. Ngjarja e jashtëzakonshme ndodhi në Romë, falë vendosmërisë së të resë dhe punës së përbashkët të specialistëve të Spitalit Pediatrik Bambino Gesu, të cilët e kanë ndihmuar që në fëmijëri për shkak të sëmundjes së rëndë kongjenitale të zemrës dhe Spitalit Universitar Gemelli, ku u krye operacioni cezarian.

    Nëna dhe binjakët gëzojnë shëndet të plotë.

    “E dija që rrezikoja shumë me një gjysmë zemër, por doja të bëhesha nënë. Lindja e binjakëve ishte një emocion i papërshkrueshëm.”

    Lindja e binjakëve, të dy me peshë 1.4 kg, u bë me prerje cezariane në Poliklinikën Gemelli në javën e 34-të të shtatzënisë, pak ditë përpara datës së pritshme të lindjes.

    Pas vetëm dhjetë ditësh shtrimi në spital, sipas Spitalit Bambino Gesu, nëna dhe fëmijët mundën të ktheheshin në shtëpi. Nëna e binjakëve ka lindur me një zemër që i mungon barkushja e djathtë, pjesa e muskujve të zemrës që shtyn gjakun drejt mushkërive për oksigjenim.

    Është një sëmundje komplekse kongjenitale e zemrës që kërkon një sërë ndërhyrjesh korrigjuese, brenda viteve të para të jetës.

    Në këtë rast specifik, pacientja iu nënshtrua një operacioni të vetëm në moshën 4-vjeçare për të ndërtuar një sistem qarkullimi alternativ, të quajtur Fontan, i cili sjell gjak nga vena direkt në mushkëri, pa kaluar nëpër zemër.

    Qarkullimi i mbështetur nga një barkushe e vetme kërkon terapi dhe kontrolle të rrepta gjatë gjithë jetës; në 5% të rasteve arrihet transplanti.

  • I lejoi burrit të bashkëjetonte paralelisht me një grua, por ai e tradhtoi me të dashur tjetër më të re! Detektivja private tregon rastin më të çuditshëm të investigimit: Kishte hallin e pasurisë…

    I lejoi burrit të bashkëjetonte paralelisht me një grua, por ai e tradhtoi me të dashur tjetër më të re! Detektivja private tregon rastin më të çuditshëm të investigimit: Kishte hallin e pasurisë…

    Dedektivja private Shkënda Lili, e cila merret me investigimin e tradhëtive në çift, ka rrëfyer rastin më të çuditshëm që ka trajtuar.

    E ftuar në “E Diell”, Lili tha se rasti ishte i një gruaje në moshë, e cila pasi kishte lejuar bashkëjetesën e partnerit të saj me një tjetër femër, iu drejtua investigueses private në momentin që zbuloi për një femër e tretë shumëherë më të re në moshë, në jetën e bashkëshortit, pasi i frikësohej se mund ti merrte pasurinë.

    Dragoti: Një gjë shumë e rëndësishme kur flasim për lumturinë mes çifteve është definicioni që ata kanë për lumturinë. Gjërat që ata tolerojnë ose jo janë të ndryshme. Pra komunikimi është i rëndësishëm.

    Ronaldo: Kush është rasti më i vështirë që ke hasur në investigimin e tradhëtive?

    Shkënda: Meqënse jemi në këtë ligjin “nuk lejohen martesat e tradhëtisë”, unë do të përmen një rast që ka qenë tepër i vështirë për t’u investiguar nga unë. Jam çuditur kur një grua goxha në moshë, mbi 40-vjeç, ishte në dijeni që bashkëshorti kishte një martesë jo me letra, por në formën e bashkëjetesës me dikë tjetër. Ajo e kishte pranuar këtë fakt dhe vjen tek unë për të investiguar një vajzë të re, pra kishte dalë në skenë një vajzë më e re.

    Jam çuditur dhe nuk kam dashur ta bëjë si investigim sepse nuk e kuptoj pse donte ta bënte në momentin që ishte e bindur se ishte edhe një grua tjetër në mes. E kishin pranuar, por nuk pranonin këtë vajzën e re tani sepse kishin hallin e pasurisë dhe komoditetit të tyre. Raste të tilla ka shumë në Shqipëri, megjithëse jo shumë të bëra publike. Për pjesën e ligjit tani të flasë edhe avokati nëse do të miratohet apo jo?

    Ngjela: Nuk miratohet. Është shkelje e të drejtave të njeriut. Është nocion popullor, komun. Jo profesional. Ligji aktual nuk e lejon bigaminë.

  • Zbuloni 7 “sekretet” që garantojnë shëndetin e veshkave, kujdesi që duhet të bëni

    Zbuloni 7 “sekretet” që garantojnë shëndetin e veshkave, kujdesi që duhet të bëni

    Veshkat janë një organ tepër i rëndësishëm për organizmin. Një prej funksioneve kryesore të këtij organi në formën e fasules, është: eliminimi i mbetjeve dhe lëngjeve të tepërta nga organizmi.

    Në këtë artikull do të mësoni 7 sekretet që garantojnë shëndetin e veshkave.

    Pini ujë por mos e teproni

    Pirja e tepërt e ujit nuk përmirëson funksionin e veshkave.

    Ekspertët thonë uji duhet pirë patjetër por jo duke e tepruar sepse mbihidratimi nuk do të përmirësojë funksionin e veshkave.

    Ushqime të shëndetshme

    Shumica e problemeve me veshkat vijnë si pasojë e tensionit të lartë të gjakut dhe diabetit.

    Të dyja këto sëmundje mund të parandalohen duke ngrënë ushqime të shëndetshme.

    Lexoni këtu ushqimet më të mira për tensionin e lartë, për tensionin e ulët dhe këtu për ushqimet për diabetin.

    Aktiviteti fizik

    Aktiviteti fizik është një ide e shkëlqyer sepse në kombinim me ushqyerjen e shëndetshme mund të mbajë larg jo vetëm obezitetin, por edhe tensionin e lartë i gjakut.

    Si në çdo rast tjetër, nuk duhet ta teproni me aktivitetin fizik.

    Kujdes me ekstraktet bimore

    Suplementët me vitamina dhe esktraktet bimorë mund të jenë të dëmshëm për veshkat.

    Këshillohet të mos merrni suplementë me kokën tuaj, sepse një rekomandim të tillë mund ta bëjë vetëm mjeku.

    Lini duhanin

    Pirja e duhanit dëmton enët e gjakut dhe pakëson qarkullimin e tij në veshka.

    Kur veshkat nuk kanë mjaftueshëm gjak, atëherë ato nuk funksionojnë siç duhet.

    Kujdes me medikamentet

    Ilaçet qetësuese si ibuprofeni mund të shkaktojnë dëmtim të veshkave nëse merren për një kohë të gjatë.

    Këto ilaçe mund të përdoren ndonjëherë në rast dhimbjeje por jo për dhimbjet kronike.

    Analizat mjekësore

    Nëse vuani nga diabeti apo tensioni i lartë i gjakut, atëherë duhet të jeni të rregullt në kryerjen e analizave tek mjeku së paku çdo 6 muaj për të përjashtuar çdo anormali apo problem.

    Veshkat e shëndetshme janë tregues të fortë të një organizmi të shëndetshëm./AgroWeb.org

  • “Laja zhulin e Arbanit, ka ikur gjaku yt!”, nëna-vajzës: Të kanë vrarë shpirtërisht, 21 vjeçe!

    “Laja zhulin e Arbanit, ka ikur gjaku yt!”, nëna-vajzës: Të kanë vrarë shpirtërisht, 21 vjeçe!

    Makbulja i kërkon vajzës së saj, Elonës që të largohet nga shtëpia sepse nuk ka mundësi ta mbajë. Në versionin e saj të historisë, Elona rrëfen në “Shihemi në Gjyq” se ka bashëjetuar për 10 vite me Arbanin. Ata emigruan në Francë ku ajo punonte ndryshe nga ai që nuk ka punuar asnjë ditë.

    Elona ia kishte dhënë atij të gjitha të ardhurat, ndërsa Arbani ia kishte dorëzuar motrës së tij. Më pas, ai i përmend Elonës një investim në një pallat dhe vendosin që të bëhen investitorë. Por në këtë pronë janë investuar edhe paratë e babait të ndjerë të Elonës.

    Pavarësisht pronave që ajo duhet të kishte, vijon të jetojë me pensionin e Makbules dhe kjo është arsyeja që nëna përballet me të në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan. Përveç dëmit financiar, Elona ka kaluar edhe depresion të thellë prej kësaj ngjarjeje që ende sot revolton Makbulen.

    Makbule: Atë njeri e kam veshur unë moj shoqja Eni! E kam larë kur ka ardhur nga plazhi, e kam drejtuar, e kam larë, çdo herë që vinit nga Franca laja zhulin e Arban Lamkës! Kam bërë shumë për ty! Edhe kjo e drejta e fëmijës tim do dalë se s’bën! Ka ikur gjaku yt që ke punuar gjithë jetën!

    Eni Çobani: Një moment që ta lëmë edhe..

    Makbule: Po fol moj fol! O ke për të folur ti këtu o nuk ka njeri moj! Se të kanë vrarë shpirtërisht moj! Se të kanë vrarë 21 vjeçe!/tvklan.al

  • Rrëfimi prekës i moderatorit shqiptar: Pas 8 vitesh motra ime nuk më njohu

    Rrëfimi prekës i moderatorit shqiptar: Pas 8 vitesh motra ime nuk më njohu

    Alban Musa i ftuar në “S’e Luan Topi”, në Top Channel, ka rrëfyer për marrëdhënien që ka me motrën e tij.

    Ajo e ka rritur Albanin, madje thekson se kur ka qenë i vogël, ishte motra që edhe studionte dhe e lëkundte në djep. Më pas ajo iku në Angli dhe për 7-8 vjet nuk janë parë, as nuk kanë folur. Albani emocionohet kur tregon se motra e tij nuk e ka njohur, në një foto që i kishin dërguar në Angli, e kjo për shkakun se ai ishte rritur dhe kishte ndryshuar shumë.

    Erjola Rusi: E mban mend ritakimin tuaj pas aq shumë vitesh?

    Alban Musa: Kisha 8 vite pa e parë, edhe mami nuk e kishte parë sepse atëherë nuk kishte këto telefonat dhe kamerat. Kishim vetëm një telefon me mulli siç ka qenë dikur dhe ka qenë shumë emocionues rikthimi i saj. Më kujtohet që kur i kanë çuar një foto timen pas disa vitesh dhe nuk më ka njohur, sepse unë isha rritur, kisha ndryshuar shumë. Isha burrëruar dhe nuk më ka njohur. Është një njeri shumë i rëndësishëm për mua.

    https://www.instagram.com/alban.musa/?utm_source=ig_embed&ig_rid=fba7f5cd-500c-420a-9956-a75c0a590200

  • Probleme me “Messenger”, qindra përdorues raportojnë ngecje të aplikacionit

    Probleme me “Messenger”, qindra përdorues raportojnë ngecje të aplikacionit

    Vështirësi në përdorimin e platformës Facebook Messenger janë raportuar nga qindra përdorues në orët e fundit.

    Siç raporton Down Detector në orët e fundit, problemet kanë nisur sot rreth orës 13:00 të pasdites dhe kanë vazhduar deri në këtë kohë.

    Disa përdorues raportojnë se transmetimi i mesazheve “ngec” dhe nuk shfaqet siç duhet, duke shfaqur mesazhet më të fundit, ndërsa të tjerë raportojnë se mesazhet janë humbur.

    Megjithatë, disa përdorues po vërejnë probleme edhe në faqen kryesore të Facebook, pasi ajo nuk është duke u përditësuar në një kohë.

  • Mashtroi babanë dhe motrat për të marrë tokën, djali fajëson sëmundjen për humbjen e kujtesës

    Mashtroi babanë dhe motrat për të marrë tokën, djali fajëson sëmundjen për humbjen e kujtesës

    Arjani, djali i cili ka futur në konflikt familjen e tij për shkak të shitjes së tokës, pretendon se vuan nga një sëmundje dhe ka probleme me kujtesën. Sipas motrave të tij, Mirës dhe Veronikës që përballen në “Shihemi në Gjyq” dhe babait të tyre, Pandit gjithashtu të pranishëm në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ai ka arritur të marrë firmat e tyre dhe të kalojë mbi veten pasurinë familjare.

    Pandi shpjegoi se ai nuk ka marrë para nga djali i tij e aq më pak shumën për të cilën flitet, 80 milionë lekë. Për më tepër, noterja thotë se paratë nuk janë dhënë brenda zyrës dhe as përmes transaksioneve bankare, por në rrugë.

    Ardit Gjebrea: Arjani sot ku është?

    Veronika: Në Topojë, në Fier.

    Ardit Gjebrea: Dhe çfarë thotë?

    Veronika: “S’mbaj mend. Kam luhatje kujtese”.

    Ardit Gjebrea: Pra Arjan Gjini pretendon që prej disa vitesh vuan nga një sëmundje e rëndë, kanceri e cila ka bërë që të shuhet një pjesë e memories së tij, gjë e cila nuk është vërtetuar nga asnjë mjek ligjor…

    Pandi: Nuk është i sëmurë fare!

    Eni Çobani: Dhe është dashur që të kishim dokumente për ta faktuar këtë gjë. Pra ky është një pretendim i Arjanit dhe thotë që unë nuk mbaj mend asnjë veprim, asnjë para, asnjë dokument që të kem dhënë, të kem marrë sepse kam sëmundjen. Tani duke ecur me fjalët që thotë Arjan Gjini patjetër që prokuroria shkon drejt pushimit. Por nëse prokuroria ka dashur të hetojë sipas vendimit të apelit që i ka dhënë zonja Buhali, merret Arjan Gjini, merren të gjithë dokumentacionet ligjore, vihet një mjek ligjor dhe viziton Arjan Gjinin dhe vërteton me raport mjekësor që është e vërtetë që Arjan Gjini nuk paska memorie dhe harron, por këtu nuk kemi të bëjmë thjesht me memorie, këtu kemi të bëjmë me kalim parash dhe i thonë 80 milionë lekë të vjetra!/tvklan.al

  • “Nuk ka pasur dhunë”/ Ish-bashkëshorti i Ledjonës: Nuk më njoftoi kur u fut në BBV, nuk di ku e ka lënë vajzën…

    “Nuk ka pasur dhunë”/ Ish-bashkëshorti i Ledjonës: Nuk më njoftoi kur u fut në BBV, nuk di ku e ka lënë vajzën…

    Në një intervistë në “Mos i bjer me top” në Top Channel, Xoxi ka deklaruar se reagimin e një jave më parë e bëri pasi nuk u ndje mirë që nuk u lajmërua, e as kur ‘Ledjona deklaroi se e ka rritur vajzën pa bukë’.

    Ish-bashkëshorti i Ledjonës, Jorgen Xoxi ka deklaruar se Ledjona nuk e ka njoftuar që do futej në Big Brother, e as për vendndodhjen e vajzës,

    Në një intervistë në “Mos i bjer me top” në Top Channel, Xoxi ka deklaruar se reagimin e një jave më parë e bëri pasi nuk u ndje mirë që nuk u lajmërua, e as kur ‘Ledjona deklaroi se e ka rritur vajzën pa bukë’.

    “Nuk më njoftoi kur do futej, ku do e linte vajzën. Nuk më erdhi mirë si vend, nuk e di me kë e ka lënë vajzën. Nuk më erdhi mirë kur tha kam rritur çupën e vetme pa bukë, pasta tha kam komunikim me bashkëshortin. Nuk ka komunikim me mua.”

    Ai mohoi akuzat në rrjet ndaj tij.

    “Asnjëherë nuk kam ushtruar dhunë ndaj Ledjonës, e di shumë mirë Ledjona. Kam parë shumë gjëra që fliten për mua.”

  • Komunikimi me partnerin gjatë paralojës…/Ndiqni këto këshilla që të mos dështoni!

    Komunikimi me partnerin gjatë paralojës…/Ndiqni këto këshilla që të mos dështoni!

    Shumë vajza dhe gra kompleksohen kur vjen puna te komunikimi gjatë paralojë

    Shumë vajza dhe gra kompleksohen kur vjen puna te komunikimi gjatë paralojës, por është provuar se diçka e tillë e ndihmon shumë lidhjen tuaj. Kështu, nëse doni që herën tjetër ta impresiononi partnerin, ndryshoni mendimin. E folura e pistë nuk është gjithmonë diçka e mirë. Nëse nuk je totalisht e përfshirë ose nuk i beson partnerit, nuk do të jetë dhe aq qejf.

    Vetëm nëse e ndjen mund ta praktikosh! Flisni rreth të folurës pisët! Është një ide e mirë t’i tregosh partnerit çfarë ke në mendje dhe t’i kërkosh atij të të rrëfejë më shumë. Është strategji perfekte për të nisur paralojën. Lexoni një libër erotik bashkë! Do të pasuroni fjalorin ‘e pisët’ dhe do të mposhtni ndrojtjen.

    Filloni me mesazhe! Ky lloj komunikimi sigurisht që fillon edhe para se ta takoni partnerin ose mund të jeni në një lidhje në distancë. Filloni ëmbël, derisa situata të nxehet. Flisni për diçka që ju ka pëlqyer në të shkuarën. Nëse hera e fundit e seksit ishte magjike, përdoreni këtë për t’ia rikujtuar atij. Thuajini gjëra që do t’i dëgjojë. Trego me zë të lartë çfarë të pëlqen.

    Shumë çifte përballen me vështirësi dhe probleme, të cilat ndonjëherë duken të pakapërcyeshme dhe mund ta çojnë lidhjen drejt fundit. Psikologët thonë se para fundit ka shumë shenja që mund të tregojnë se lidhja po kalon një krizë, thjesht anëtarët e çiftit mund t’i shpërfillin apo edhe të mos i kuptojnë. Sipas Rick Netshiozwi, këshilltar dhe autor për marrëdhëniet në çift, një nga shenjat kryesore të prishjes së një marrëdhënieje është sjellja në shtrat dhe nuk bëhet fjalë për raportet seksuale. /TAR/

  • “Haremi me 4 femra”, avokatja mbron mjekun: S’është e ndaluar të mbash disa gra

    “Haremi me 4 femra”, avokatja mbron mjekun: S’është e ndaluar të mbash disa gra

    Temë e emisionit Review, në Euronews Albania këtë të shtunë ishte arrestimi i mjekut Dervish Hasi për kryerjen e marrëdhënieve me një vajzë të mitur 16-vjeçe, të cilën e prezantonte si gruan e katërt.

    E ftuar në studio Migena Balla, mori në mbrojtje mjekun kur tha se në Shqipëri ka vakum ligjor në lidhje me poligaminë dhe nuk ka asnjë ligj që e ndalon një person të jetojë me më shumë se një grua.

    Migena Balla: E para unë dua të kontestoj titullin tuaj që e quani “haremi i doktorit”, pasi është një linçim që i bëhet jetës personale të dikujt dhe nuk është aspak e drejtë që ne si opinion publik të analizojmë jetën personale të disa personave të implikuar në këtë histori, ku një pjesë janë fëmijë.Janë 7 fëmijë që jeta u ka ndryshuar nga linçimi publik i jetës personale të një individi, brenda mureve të banesës së një idividi, ku asnjë ligj dhe asnjë media ka të drejtë të hyjë dhe të gjykojë.

    Jonida Shehu: Le të ngelemi pak këtu, ju thoni që është gabim termi “harem”, çfarë ishte ajo që doktori kishte ndërtuar, çfarë terminologjie do të ishte më e sakta që një njeri ka ndërtuar jetën e tij dhe sot është përballë drejtësisë me dy akuza.

    Migena Balla: Ju po shkelni dy ligje në të njëjtën kohë. E para po ndërhyni jetën personale të dikujt, ku është interesi jonë publik si quhet jeta personale e dikujt. Ku është interesi publik, kur është jeta personale. Ky është një linçim fyes për ata fëmijëve të cilëve do tu thonë në shkollë që babai i tyre ka një harem. Se çfarë ai njeri bën me jetën e vetë, se sa gra merr, se me sa gra jeton, nuk ka ligj në Shqipëri, nuk ka asnjë ndalesë ligjore që të jetojë me 10 gra dhe të bëjë atë që thoni ju “harem”. Në Shqipëri ka vakum ligjor për këtë gjë.