Category: Jetë dhe Stil

  • Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse nuk hani brumëra për një muaj

    Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse nuk hani brumëra për një muaj

    Përpos të tjerave, këto ushqime ndikojnë në shëndetin e sistemit tretës duke i çelur rrugën shumë problemeve me stomakun dhe tretjen.

    Shumë ekspertë të ushqyerjes së shëndetshme fajësojnë grurin për probleme si : luhatjet e humorit, ekzemën, migrenën, psoriazën, plogështinë dhe problemet me trurin.

    Sipas tyre, gruri dhe nënproduktet e industrializuara të tij përmbajnë substanca të cilat edhe pse janë natyrale, ndërpresin dhe ndërhyjnë tek tretja dhe përthithja e ushqyesve të dobishëm.

    Përpos të tjerave, këto ushqime ndikojnë në shëndetin e sistemit tretës duke i çelur rrugën shumë problemeve me stomakun dhe tretjen.

    Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë se çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani ushqime prej gruri në një muaj të vetëm.

    Humbisni Në Peshë
    Nëse hiqni dorë nga produktet e grurit për një muaj do të humbisni të paktën 4 kilogramë nga pesha e tepërt.

    Për më tepër, heqja dorë nga këto produkte do të përmirësojë ndjeshëm tretjen.

    Ju do të ndiheni më pak të fryrë dhe nuk do të vuani nga konstipacioni apo sindroma e zorrës së acaruar.

    Lëkurë Më e Pastër
    Heqja dorë nga ushqimet prej gruri ofron një përmirësim dramatik të shëndetit të lëkurës.

    Kjo është veçanërisht e rëndësishme për njerëzit që vuajnë nga aknet dhe ekzema.

    Përmirësimi i shëndetit të lëkurës ndodh për shkak të zvogëlimit të inflamacionit në trup që ndodh pas eliminimit të karbohidrateve që vijnë nga ushqimet prej gruri.

    Energji Dhe Humor
    Nëse hiqni dorë nga ushqimet e grurit për të paktën një muaj, duhet të përgatiteni që në pesë ditët e para të keni disa simptoma.

    Këtu përfshihet: plogështia, dhimbjet e kokës dhe luhatjet e humorit.

    Më pas, njeriu arrin të flejë më mirë dhe të ketë nivele të larta energjie.

    Njeriu ndihet më energjik për shkak të përmirësimit të komunikimit të brendshëm mes stomakut dhe trurit.

    Ekspertët thonë se 90% e serotoninës dhe 50% e dopaminës të çliruar në organizëm e ka pikënisjen nga stomaku.

    Serotonina është një hormon përgjegjës për humorin dhe kundër depresionit.

    Dopamina është përgjegjëse për vëmendjen dhe motivimin.

    Produktet prej gruri kanë aftësinë të dëmtojnë pikat gjeneruese të këtyre hormoneve. /AgroWeb.org

  • “E hëna blu”, kur është dita më e trishtë për 2024-ën

    “E hëna blu”, kur është dita më e trishtë për 2024-ën

    “E Hëna blu” është emri që i jepet të Hënës së tretë të janarit dhe që njihet si dita më dëshpëruese e vitit. Ideja për ta etiketuar kështu të Hënën e tretë të muajit janar ishte e psikologut Cliff Arnall në bashkëpunim me Universitetin e Cardiff.

    Kete vit, kjo ditë e zymte do te jetë ne 15 janar. Nuk ka mjaftueshem shpjegime shkencore se çfarë fshihet pas të hënës Blu, por ka disa arsye se pse kjo ditë na bën të ndihemi më të trishtuar se zakonisht.

    Ata marrin në konsideratë disa variabël të ndryshme si moti, borxhet e akumuluara nga dhuratat e Vitit të Ri, rënia e motivimit pas festave, e të gjitha këto e bëjnë këtë ditën më të zezë të vitit, dita kur ndjehemi më të trishtuar.

    Teoria thotë se kjo është koha e vitit kur ne të gjithë jemi më të ftohtë, më të thyer dhe më pak të motivuar për tu përshtatur me vitin e ri. Me shpenzimet e shtuara të festave të fundvitit që na kanë lënë një boshllëk edhe në xhepa që kombinohet me natën e gjatë dhe motit gri, nuk bën aspak habi fakti, që kjo e Hënë të jetë dita më e trishtueshme e vitit.

    Janari mund të jetë një kohë depresive për shumëkënd pasi historikisht regjistrohet rritje e numrit të divorceve apo njerëzve që braktisin punën.

  • Luana Vjollca e nis janarin me pushime, poston foto hot nga Deti i Karaibeve

    Luana Vjollca e nis janarin me pushime, poston foto hot nga Deti i Karaibeve

    Moderatorja Luana Vjollca, ka nisur vitin 2024 me një pushim të merituar dhe po shijon ditët e bukura në bregdetin e bukur të Detit të Karaibeve, në ishullin e mahnitshëm të Arubës.

    Për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, Luana ka ndarë një pamje të mrekullueshme nga deti, duke pozuar me një bikini tërheqëse. Fotografitë e publikuara kanë treguar bukurinë natyrore të vendit dhe nuk kanë munguar komentet dhe pëlqimet nga fansat e saj të shumtë. Në fotografitë e publikuara, Luana shfaq linjat e saj trupore në një mënyrë delikate dhe të sofistikuar. Me sfondin e plazhit tërheqës të Arubës, ajo ka bërë që deti dhe dielli të jenë pjesë e një pamjeje të mrekullueshme.

    Ndjekësit e këngëtares dhe prezantueses kanë reaguar me një valë komplimentesh dhe pëlqimesh.


    Shumica e tyre janë fokusuar në vitalitetin dhe formën e përkryer të trupit të Luana Vjollcës, duke e lavdëruar për aftësinë e saj për të ruajtur një pamje të shkëlqyer fizike. Luana, e cila ka një prezencë të fortë në rrjetet sociale dhe një bazë të madhe ndjekësish, ka treguar se është në formë optimale dhe se po i dedikon kohën për të kujdesur për veten gjatë këtij pushimi.

  • “Një valë e keqe…”/ Parashikimi i Nostradamusit u realizua që në ditën e parë të vitit 2024?

    “Një valë e keqe…”/ Parashikimi i Nostradamusit u realizua që në ditën e parë të vitit 2024?

    Tërmeti në Japoni ka ngritur dyshime parashikimi i errët u bë realitet

    Viti 2024 ka ardhur dhe të gjithë kanë nisur t’i tremben parashikimit të errët që Nostadamus ka bërë. Madje, disa argumentojnë sen jë nga këto parashikime është bërë tashmë realitet.

    “Toka e thatë do të bëhet më e tharë dhe do të ketë përmbytje të mëdha,” Nostradamus në atë kohë. Ai gjithashtu tha se viti 2024 do të shihte një “uri të madhe buke përmes valëve të dëmshme”, me një “valë të keqe” që mendohet të jetë tërmeti.

    Tani, njerëzit po i kthehen shkrimeve të tij pas tërmetit që goditi Japoninë ditën e Vitit të Ri. Dhjetëra mijëra njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre në të gjithë vendin dhe numri i të vdekurve aktualisht është 48, pas tërmetit 7.5 ballë, që shkaktoi edhe paralajmërime për cunami.

    Ishulli kryesor i vendit, Honshu, u godit keq nga tërmeti me magnitudë pasi shkaktoi një cunami me valë 10 metra të larta që goditën bregun e vendit. Kjo është një nga fatkeqësitë natyrore më të mëdha në historinë e vendit dhe tani njerëzit po e lidhin atë me parashikimin e Nostradamusit.

  • FOTO/ Papa Françesku “bëhet” shqiptar, fotografohet me plis

    FOTO/ Papa Françesku “bëhet” shqiptar, fotografohet me plis

    Nuk dihet se kur është shkrepur kjo foto, apo se si Papa arriti të shtinte në dorë një plis me shqiponjën dykrenare

    Duket se simbolet kombëtare shqiptare janë kthyer në trend për të huajt, gjatë kohëve të fundit.

    Pas Drake dhe futbollistit amerikan Joshua Palmer, të cilët u shfaqën të veshur me një xhaketë që mbante simbolin e shqiponjës dykrenare, këtë herë, Papa Françesku, është shfaqur duke mbajtur në dorë një plis.

    Foto është publikuar nga kryeministri Edi Rama, i cili e ka cilësuar si “foton e ditës”.

    Nuk dihet se kur është shkrepur kjo foto, apo se si Papa arriti të shtinte në dorë një plis me shqiponjën dykrenare.

    https://www.facebook.com/ediramaal/posts/925297358965926?ref=embed_post

  • Nata e Vitit të Ri pa shpërthimin më të fortë të energjisë në Diell që nga viti 2017, mund të kishte prishur satelitët

    Nata e Vitit të Ri pa shpërthimin më të fortë të energjisë në Diell që nga viti 2017, mund të kishte prishur satelitët

    Shpërthimi më i fortë i energjisë në diell që nga viti 2017, studiuesit e NASA-s e vëzhguan në natën e Vitit të Ri, i cili në fakt kishte mundësi për të prishur satelitët dhe sistemet GPS në Tokë deri dje.

    Observatori Diellor i agjencisë amerikane të hapësirës zbuloi lëshimin e fuqishëm të energjisë të dielën, me stuhi rrezatimi që mund të prekin komunikimet radio, rrjetet e energjisë, sinjalet e navigimit dhe të rrezikojnë anijet kozmike dhe astronautët.

    Pamjet tregojnë një zonë me shkëlqim në diell, e cila bëhet më e ndritshme përpara se të shpërthejë dhe të lëshojë flakë. NASA tha se hera e fundit që vëzhgoi një shpërthim të tillë ishte më 10 shtator 2017, kur u regjistrua një shpërthim që shkaktoi ndërprerje të radios për orë të tëra.

    “Blapsat diellore janë shpërthime të fuqishme energjie. Flakët dhe shpërthimet diellore mund të ndikojnë në komunikimet radio, rrjetet e energjisë, sinjalet e navigimit dhe të paraqesin rreziqe për anijen kozmike dhe astronautët ”, tha NASA në një deklaratë.

    Shpërthimi diellor arriti kulmin në orën 17:00 GMT më 31 dhjetor, duke krijuar një pamje spektakolare për Observatorin e NASA-s, një mjet që studion diellin që kur filloi funksionimin në vitin 2010.

    Ndërkohë, Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) e SHBA sqaroi se publiku i gjerë nuk ka asgjë për t’u frikësuar nga ky shpërthim, por zbuloi se shpërthimi fillestar i rrezatimit shkaktoi ndërprerje të energjisë mbi Oqeanin Paqësor.

    Qendra e Parashikimit të Motit Hapësinor të NOAA (SWPC) ka parashikuar se Toka mund të përjetojë – për një kohë – një stuhi të vogël gjeomagnetike, një shqetësim i përkohshëm në magnetosferën e Tokës që mund të ndikojë në funksionimin e satelitëve.

  • Rike Roçi i përgjigjet Dojna Memës pas kritikave për vajzat e Instagramit: Harrove që çuni i babit…

    Rike Roçi i përgjigjet Dojna Memës pas kritikave për vajzat e Instagramit: Harrove që çuni i babit…

    Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Rike Roçi, duket se ka shpërthyer ndaj një deklarate të fundit të moderatores Dojna Mema.

    E ftuar në emisionin “Oxygen”, Dojna diskutoi me gazetarin Besim Dinën mbi jetën luksoze që shfaqet në rrjete sociale, “vajzat e Instagramit” dhe presionin ndaj djemve për të bërë para.

    “Mendoj që televizioni, sa më shumë kalon koha, aq më shumë degradohet,” u shpreh Dojna. “Përpos argëtimit, mendoj që është shumë e rëndësishme të ketë edhe emisione edukative. Kur them edukative, [e kam fjalën] edukative në çdo aspekt, sepse kemi nevojë të dëgjojmë muzikë të mirë, të promovojmë vlera, kemi nevojë të flasim për tema të rëndësishme. […]Jo vetëm goca Instagrami. Nuk kam asgjë me gocat e Instagramit, por nuk ka shumëllojshmëri, ka vetëm goca Instagrami në televizionet shqiptare, apo djem të pasur, pa i pyetur se si e kanë bërë pasurinë.”

    Por deklaratës së moderatores ju përgjigj Rike Roçi, ish-banore e Big Brother.

    “Harroi kjo që çuni i babit [emri i fshirë] i vendoste 500 euro në ballë dhe i bëheshin sytë me zemra kësaj…i urrej vajzat që bëjnë si moraliste dhe pastaj nga mbrapa janë më keq.”

    Komenti i referohet një interviste të Dojnës me djalin e Ardian Fullanit, ky i fundit ish-Guvernator i Bankës së Shqipërisë, Erik Fullani. Gjatë videos live në Instagram, dikush i shkroi “A ke ndonjë 500 euro për të na i dhënë?”. Ai nxori 500 euro dhe i mbuloi sytë Dojnës, e cila reagoi duke thënë “Oh my God” (Oh, Zot!).

    Kujtojmë se djalit të ish-guvernatorit të BSH-së, vite më parë kur ishte adoleshent, iu publikuan foto, teksa fshinte djersët me kartëmonedha 500 euroshe.

  • Partnerja e re e Princ Lekës, mike prej vitesh e Elia Zaharias

    Partnerja e re e Princ Lekës, mike prej vitesh e Elia Zaharias

    Tashmë lidhja e te e Princ Lekës nuk është më një sekret. Fotot e çiftit të teksa “arratiseshin” për të festuar natën e ndërrimit të viteve bënë xhiron e rrjetit.

    Dhe i vetmi “reagim” i Princit ishte të postonte disa foto nga Budapesti si për të konfirmuar gjithçka.

    Ndërkohë, partnerja e Princit duket se ka qenë “fanse” e dashurisë së tij me Elian. Prej më shumë se 4 vitesh ajo shihet teksa i bën rregullisht “like” fotove të Elia Zaharias, sidomos në kartolinat familjare.

    Siç thuhet, vajzat kanë patur edhe një miqësi më njëra-tjetrën.

    Kujtojmë se Elia Zaharia, ka uruar Vitin e Ri me një foto me familjen e saj, vajzën, prindërit dhe vëllain Amos Zaharian.

  • Grida Duma opinioniste e “Big Brother VIP Albania 3”? Ja çfarë thotë Olti Curri

    Grida Duma opinioniste e “Big Brother VIP Albania 3”? Ja çfarë thotë Olti Curri

    Mbrëmjen e djeshme Olti Curri, Fatma Haxhialiu, Andi Vrapi dhe Altin Berisha kanë realizuar një video Live në Instagram.

    Aty ka patur shumë hipoteza dhe biseda mbi Big Brother VIP Albania 3.

    Ndonse Olti Curri ka thënë se Arbër Hajdari do të vazhdojë të jetë opinionist në BB VIP, teksa Fatma ka treguar se nëse Arbri shkon pa pagesë, kjo është e leverdisshme.

    Teksa Olti shprehet se më shumë se çështje pagese është çështje PR.

    Ndërkohë ka përmendur edhe emrin e Grida Dumës, nisur nga fakti që i kemi parë shumë së fundmi me Lori Hoxhën.
    “Kam përshtypjen se gjithmonë këto të zotët e bizneseve kanë një marramendje ndaj një vartësi, në një moment ose një tjetër e duke qenë se është dashuria profesionale dhe pse jo e intelektuale.

    Unë mendoj se do ishte bërë një gjë shumë e bukur e do ngjante me Mediaset në qoftë se do ishte Grida Duma. Në qoftë se ka kohë, në qoftë se pranon kushtet e të gjitha”- ka thënë Olti.

  • A rrezikoni të helmoheni? Ja sa kohë mund të qëndrojë në frigorifer ushqimi i Vitit të Ri

    A rrezikoni të helmoheni? Ja sa kohë mund të qëndrojë në frigorifer ushqimi i Vitit të Ri

    Në periudhën pas Vitit të Ri, frigoriferët tanë janë plot me ushqime të mbetura. Pyetja se sa kohë është e sigurt për të ruajtur mbetjet e ushqimeve është një pyetje e zakonshme këto ditë.

    Sipas agjencive të sigurisë ushqimore, peshku dhe mishi i gatuar mund të ruhen në frigorifer për tre deri në katër ditë. Në rastin e produkteve të qumështit, përgjigja varet nga përbërësit e përdorur në gjellë. Për shembull, djathi zgjat më shumë se kremi i qumështit.

    “Sa kohë i ruani mbetjet në frigorifer varet nga disa faktorë, duke përfshirë temperaturën e frigoriferit tuaj, freskinë e ushqimit para Vitit të Ri. Është e sigurt për të mbajtur ushqimin për disa ditë pas Vitit të Ri, për aq kohë sa të ruhet në frigorifer dhe të ruhet siç duhet. Por kontrolloni erën dhe pamjen e ushqimit para çdo përdorimi”, tha doktor Babak Ashrafi.

    Temperatura në pjesën më të ftohtë të frigoriferit duhet të jetë nën pesë gradë Celsius. Nëse konsumoni mish që ka qenë në temperaturë më të lartë ose ka qëndruar për një kohë të gjatë, rrezikoni të helmoheni.

    “Lënia e mishit në temperaturën e dhomës ose mosftohja e tij mjaftueshëm mund të nxisë rritjen e baktereve dhe të çojë në sëmundje të shkaktuara nga ushqimi”. “Disa baktere, si salmonela dhe E. coli, mund të rriten në mish dhe të shkaktojnë të vjella, diarre dhe dhimbje stomaku”, shpjegoi ai.

    Nëse ushqimi ka erë të keqe ose nuk duket mirë, hidheni. Nëse nuk jeni të sigurt, përsëri këshillohet ta hidhni. Është opsion më i mirë se rreziku i helmimit.