Category: Jetë dhe Stil

  • FOTO/ Papa Françesku “bëhet” shqiptar, fotografohet me plis

    FOTO/ Papa Françesku “bëhet” shqiptar, fotografohet me plis

    Nuk dihet se kur është shkrepur kjo foto, apo se si Papa arriti të shtinte në dorë një plis me shqiponjën dykrenare

    Duket se simbolet kombëtare shqiptare janë kthyer në trend për të huajt, gjatë kohëve të fundit.

    Pas Drake dhe futbollistit amerikan Joshua Palmer, të cilët u shfaqën të veshur me një xhaketë që mbante simbolin e shqiponjës dykrenare, këtë herë, Papa Françesku, është shfaqur duke mbajtur në dorë një plis.

    Foto është publikuar nga kryeministri Edi Rama, i cili e ka cilësuar si “foton e ditës”.

    Nuk dihet se kur është shkrepur kjo foto, apo se si Papa arriti të shtinte në dorë një plis me shqiponjën dykrenare.

    https://www.facebook.com/ediramaal/posts/925297358965926?ref=embed_post

  • Nata e Vitit të Ri pa shpërthimin më të fortë të energjisë në Diell që nga viti 2017, mund të kishte prishur satelitët

    Nata e Vitit të Ri pa shpërthimin më të fortë të energjisë në Diell që nga viti 2017, mund të kishte prishur satelitët

    Shpërthimi më i fortë i energjisë në diell që nga viti 2017, studiuesit e NASA-s e vëzhguan në natën e Vitit të Ri, i cili në fakt kishte mundësi për të prishur satelitët dhe sistemet GPS në Tokë deri dje.

    Observatori Diellor i agjencisë amerikane të hapësirës zbuloi lëshimin e fuqishëm të energjisë të dielën, me stuhi rrezatimi që mund të prekin komunikimet radio, rrjetet e energjisë, sinjalet e navigimit dhe të rrezikojnë anijet kozmike dhe astronautët.

    Pamjet tregojnë një zonë me shkëlqim në diell, e cila bëhet më e ndritshme përpara se të shpërthejë dhe të lëshojë flakë. NASA tha se hera e fundit që vëzhgoi një shpërthim të tillë ishte më 10 shtator 2017, kur u regjistrua një shpërthim që shkaktoi ndërprerje të radios për orë të tëra.

    “Blapsat diellore janë shpërthime të fuqishme energjie. Flakët dhe shpërthimet diellore mund të ndikojnë në komunikimet radio, rrjetet e energjisë, sinjalet e navigimit dhe të paraqesin rreziqe për anijen kozmike dhe astronautët ”, tha NASA në një deklaratë.

    Shpërthimi diellor arriti kulmin në orën 17:00 GMT më 31 dhjetor, duke krijuar një pamje spektakolare për Observatorin e NASA-s, një mjet që studion diellin që kur filloi funksionimin në vitin 2010.

    Ndërkohë, Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) e SHBA sqaroi se publiku i gjerë nuk ka asgjë për t’u frikësuar nga ky shpërthim, por zbuloi se shpërthimi fillestar i rrezatimit shkaktoi ndërprerje të energjisë mbi Oqeanin Paqësor.

    Qendra e Parashikimit të Motit Hapësinor të NOAA (SWPC) ka parashikuar se Toka mund të përjetojë – për një kohë – një stuhi të vogël gjeomagnetike, një shqetësim i përkohshëm në magnetosferën e Tokës që mund të ndikojë në funksionimin e satelitëve.

  • Rike Roçi i përgjigjet Dojna Memës pas kritikave për vajzat e Instagramit: Harrove që çuni i babit…

    Rike Roçi i përgjigjet Dojna Memës pas kritikave për vajzat e Instagramit: Harrove që çuni i babit…

    Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Rike Roçi, duket se ka shpërthyer ndaj një deklarate të fundit të moderatores Dojna Mema.

    E ftuar në emisionin “Oxygen”, Dojna diskutoi me gazetarin Besim Dinën mbi jetën luksoze që shfaqet në rrjete sociale, “vajzat e Instagramit” dhe presionin ndaj djemve për të bërë para.

    “Mendoj që televizioni, sa më shumë kalon koha, aq më shumë degradohet,” u shpreh Dojna. “Përpos argëtimit, mendoj që është shumë e rëndësishme të ketë edhe emisione edukative. Kur them edukative, [e kam fjalën] edukative në çdo aspekt, sepse kemi nevojë të dëgjojmë muzikë të mirë, të promovojmë vlera, kemi nevojë të flasim për tema të rëndësishme. […]Jo vetëm goca Instagrami. Nuk kam asgjë me gocat e Instagramit, por nuk ka shumëllojshmëri, ka vetëm goca Instagrami në televizionet shqiptare, apo djem të pasur, pa i pyetur se si e kanë bërë pasurinë.”

    Por deklaratës së moderatores ju përgjigj Rike Roçi, ish-banore e Big Brother.

    “Harroi kjo që çuni i babit [emri i fshirë] i vendoste 500 euro në ballë dhe i bëheshin sytë me zemra kësaj…i urrej vajzat që bëjnë si moraliste dhe pastaj nga mbrapa janë më keq.”

    Komenti i referohet një interviste të Dojnës me djalin e Ardian Fullanit, ky i fundit ish-Guvernator i Bankës së Shqipërisë, Erik Fullani. Gjatë videos live në Instagram, dikush i shkroi “A ke ndonjë 500 euro për të na i dhënë?”. Ai nxori 500 euro dhe i mbuloi sytë Dojnës, e cila reagoi duke thënë “Oh my God” (Oh, Zot!).

    Kujtojmë se djalit të ish-guvernatorit të BSH-së, vite më parë kur ishte adoleshent, iu publikuan foto, teksa fshinte djersët me kartëmonedha 500 euroshe.

  • Partnerja e re e Princ Lekës, mike prej vitesh e Elia Zaharias

    Partnerja e re e Princ Lekës, mike prej vitesh e Elia Zaharias

    Tashmë lidhja e te e Princ Lekës nuk është më një sekret. Fotot e çiftit të teksa “arratiseshin” për të festuar natën e ndërrimit të viteve bënë xhiron e rrjetit.

    Dhe i vetmi “reagim” i Princit ishte të postonte disa foto nga Budapesti si për të konfirmuar gjithçka.

    Ndërkohë, partnerja e Princit duket se ka qenë “fanse” e dashurisë së tij me Elian. Prej më shumë se 4 vitesh ajo shihet teksa i bën rregullisht “like” fotove të Elia Zaharias, sidomos në kartolinat familjare.

    Siç thuhet, vajzat kanë patur edhe një miqësi më njëra-tjetrën.

    Kujtojmë se Elia Zaharia, ka uruar Vitin e Ri me një foto me familjen e saj, vajzën, prindërit dhe vëllain Amos Zaharian.

  • Grida Duma opinioniste e “Big Brother VIP Albania 3”? Ja çfarë thotë Olti Curri

    Grida Duma opinioniste e “Big Brother VIP Albania 3”? Ja çfarë thotë Olti Curri

    Mbrëmjen e djeshme Olti Curri, Fatma Haxhialiu, Andi Vrapi dhe Altin Berisha kanë realizuar një video Live në Instagram.

    Aty ka patur shumë hipoteza dhe biseda mbi Big Brother VIP Albania 3.

    Ndonse Olti Curri ka thënë se Arbër Hajdari do të vazhdojë të jetë opinionist në BB VIP, teksa Fatma ka treguar se nëse Arbri shkon pa pagesë, kjo është e leverdisshme.

    Teksa Olti shprehet se më shumë se çështje pagese është çështje PR.

    Ndërkohë ka përmendur edhe emrin e Grida Dumës, nisur nga fakti që i kemi parë shumë së fundmi me Lori Hoxhën.
    “Kam përshtypjen se gjithmonë këto të zotët e bizneseve kanë një marramendje ndaj një vartësi, në një moment ose një tjetër e duke qenë se është dashuria profesionale dhe pse jo e intelektuale.

    Unë mendoj se do ishte bërë një gjë shumë e bukur e do ngjante me Mediaset në qoftë se do ishte Grida Duma. Në qoftë se ka kohë, në qoftë se pranon kushtet e të gjitha”- ka thënë Olti.

  • A rrezikoni të helmoheni? Ja sa kohë mund të qëndrojë në frigorifer ushqimi i Vitit të Ri

    A rrezikoni të helmoheni? Ja sa kohë mund të qëndrojë në frigorifer ushqimi i Vitit të Ri

    Në periudhën pas Vitit të Ri, frigoriferët tanë janë plot me ushqime të mbetura. Pyetja se sa kohë është e sigurt për të ruajtur mbetjet e ushqimeve është një pyetje e zakonshme këto ditë.

    Sipas agjencive të sigurisë ushqimore, peshku dhe mishi i gatuar mund të ruhen në frigorifer për tre deri në katër ditë. Në rastin e produkteve të qumështit, përgjigja varet nga përbërësit e përdorur në gjellë. Për shembull, djathi zgjat më shumë se kremi i qumështit.

    “Sa kohë i ruani mbetjet në frigorifer varet nga disa faktorë, duke përfshirë temperaturën e frigoriferit tuaj, freskinë e ushqimit para Vitit të Ri. Është e sigurt për të mbajtur ushqimin për disa ditë pas Vitit të Ri, për aq kohë sa të ruhet në frigorifer dhe të ruhet siç duhet. Por kontrolloni erën dhe pamjen e ushqimit para çdo përdorimi”, tha doktor Babak Ashrafi.

    Temperatura në pjesën më të ftohtë të frigoriferit duhet të jetë nën pesë gradë Celsius. Nëse konsumoni mish që ka qenë në temperaturë më të lartë ose ka qëndruar për një kohë të gjatë, rrezikoni të helmoheni.

    “Lënia e mishit në temperaturën e dhomës ose mosftohja e tij mjaftueshëm mund të nxisë rritjen e baktereve dhe të çojë në sëmundje të shkaktuara nga ushqimi”. “Disa baktere, si salmonela dhe E. coli, mund të rriten në mish dhe të shkaktojnë të vjella, diarre dhe dhimbje stomaku”, shpjegoi ai.

    Nëse ushqimi ka erë të keqe ose nuk duket mirë, hidheni. Nëse nuk jeni të sigurt, përsëri këshillohet ta hidhni. Është opsion më i mirë se rreziku i helmimit.

  • Argita përshëndet simpatizantët e Berishës: Nuk ka pranga që burgosin lirinë tuaj

    Argita përshëndet simpatizantët e Berishës: Nuk ka pranga që burgosin lirinë tuaj

    Argita Berisha ka përshëndetur simpatizantët e Sali Berishës, të cilët janë mbledhur sot në rrugicën e shtëpisë së ish-kryeministrit.

    Vajza e ish-kryeministrit u shpreh se nuk ka pranga që burgosin lirinë dhe se ky vit do të sjellë fitoren për opozitën.

    “Ju falënderoj për ardhjen dhe gjithë angazhimin tuaj këto ditë të para të Vitit të Ri. Të nisësh Vitin e ri me një sfidë të tillë është shumë e vështirë por dhe motivuese, nuk ka pranga sistemi që mund të burgosin lirinë tuaj, ju jeni misionarët e lirisë suaj, që nga kjo rrugicë do të shtrihet në çdo cep të vendit. Kjo është beteja që do ta fitoni.

    Jam e bindur që Zoti këtë vit ka plane shumë të bukura për Shqipërinë”, u shpreh ajo.

    Ndërkohë më herët Berisha i ka përshëndetur mbështetësit e tij nga dritarja, ndërsa ndodhet në masën ‘arrest shtëpie’.

  • Nuk jua ka fajin Shqipëria, por jemi ne shqiptarët që ua fusim njëri-tjetrit dhe të shesim për interes

    Nuk jua ka fajin Shqipëria, por jemi ne shqiptarët që ua fusim njëri-tjetrit dhe të shesim për interes

    Nga Anisa Bega

    Mirë se erdhe në vendin tonë të bukur, Shqipërinë ku të gjithë ankohen, qajnë, ulërasin, ia fusin njëri-tjetrit duke i qeshur në fytyrë, viktimizohen për gjërat më të vogla, etj. Tema më e përfolur është:

    Të largohemi nga Shqipëria, se këtu nuk jetohet! Edhe në hënë po vajtët, nëse keni këtë frymë armiqësore me njëri-tjetrin, sërish do ankoheni dhe do tentoni të largoheni. Pra fajin nuk na e ka Shqipëria, por njerëzit që sa gjejnë momentin i bëjnë gropën njëri-tjetrit dhe ju shesin te dikush vetëm për interes.

    Mendoj se jemi ndër vendet më të bukura, si për bukuritë natyrore, klimën, vendndodhjen gjeografike ku edhe të huajt na lakmojnë për këtë gjë. Por na çalon te gjëja më kryesore: te njerëzit.

    Disa thonë që gjendja e rënduar ekonomike na bën të jemi kokëulur dhe mos të këmbëngulim te vlera tona, ndërsa unë mendoj se ky nuk është fare një justifikim. Të keqen e kemi brenda nesh,

    sepse ne duam të dimë gjithçka për tjetrin, sa paguhet, me kë jeton, ku shkon, sa pasuri ka, etj. Mos të flasim për pjesën ku shesim pordhë pa limit, pra kaq të varfër edhe shpirtërisht jemi saqë jetojmë vetëm për të tjerët. Për çdo gjë që tregojmë, theksojmë çmimin sa e kemi blerë ose na e kanë bërë dhuratë, ndërkohë që askujt nuk ia ndjen hiç.

    A ka fatkeqësi më të madhe, sesa të jetosh me frikën se çfarë mendojnë të tjerët për ty dhe ta bësh sterrë realitetin ku jeton?! Nuk mbaron me kaq, ne edhe në vendin e punës, duam të spiunojmë te shefi, që të na marrë me sy më të mirë, t’ia çojmë kafen te zyra dhe t’i bëjmë lajka se me këtë rast mund ta kemi punën më të sigurt, ndërsa ata që flasin hapur dhe bëjnë punën e tyre shihen si “problematikët”.

    Ne nuk ndihemi mirë kur tjetrit i ecën mbarë dhe analizojmë me detaje, si ia arriti të jetë kaq mirë, në vend që të shohim punën tonë dhe të përpiqemi të përmirësojmë veten tonë. Kemi shumë ligësi brenda nesh dhe nuk duam të kemi një jetë tonën, nuk ka zë gjumi pa i bërë llogaritë tjetrit dhe nuk humbasim asnjë rast pa e bërë tjetrin të ndihet keq, duke e prekur te diçka që e ka pikë të dobët. Nëse dikush të bën një nder, ke frikë se pas kësaj fshihet ndonjë interes që do ketë prej teje. Mos të flasim për korrektesën në marrëdhëniet sidomos në punë,

    ku nuk kanë respekt fare për kohën e tjetrit, ti i dërgon një mesazh, ndërsa përgjigja ose të vjen shumë vonë, ose nuk të vjen fare. Nuk e kemi sensin e bashkëpunimit, por kush tregon se ka më shumë pushtet!

    Ne ankohemi për çdo gjë rreth nesh dhe kemi frikë të përballemi vetë me realitetin. Le ta fillojmë me gjetjen e problemeve te vetja jonë, e më pas të mendojmë të shajmë realitetin ku jetojmë. Askush nuk jua ul kokën, pa dëshirën tuaj. Nuk na e ka fajin vendi, por vetja jonë! Unë e dua Shqipërinë time dhe vendet kudo ku ka shqiptarë, bashkë me zakonet dhe traditat tona!

  • Shqiptari fiton gjyqin me Ministrinë e Brendshme britanike

    Shqiptari fiton gjyqin me Ministrinë e Brendshme britanike

    BRITANI-Gjelosh Kolicaj ka fituar gjyqin me Ministrinë e Brendshme britanike për akuzat e deportimit.

    Home Office kërkoi t’i hiqte shtetësinë britanike Gjelosh Kolicajt, 42 vjeç, me dy shtetësi dhe ta deportonte, pasi u burgos me 6 vite për akuzën e pastrimit të parave.

    Ai akuzohet se fitoi 8 milion paund me pastrimin e parave nga Britania e Madhe që i sillte me avion duke përdorur pasaportën e tij britanike.

    Ai u përshkrua nga Agjencia Kombëtare e Krimit se kishte një rol të rëndësishëm në një grup të krimit të organizuar në Britani dhe ishte person me rrezikshmëri të lartë.

    Kolicaj fitoi shtetësinë e dyfishtë MB-Shqiptare në vitin 2009 pasi hyri në Britani dhe u martua me një grua britanike. Ai u divorcua nga ajo dhe u martua me një shqiptare në vitin 2013 me të cilën ka dy fëmijë. Të dy janë shtetas britanikë pasi kanë lindur në Britani. Gruaja e tij e re, një shtetase shqiptare, po kërkon leje për të qëndruar në Britani.

    Vendimi i gjykatës ka ngjallur reagime. “Kjo tregon pse ne kemi nevojë për reforma urgjente të sistemit të azilit dhe ligjeve të të drejtave të njeriut për të lejuar dëbimin e shpejtë dhe efektiv të kriminelëve të rrezikshëm,” tha një deputet i lartë i konservatorëve.

    Kolicaj u dënua për pastrim parash në shkurt 2018 pas një hetimi nga autoritetet. Vendimi për t’i hequr nënshtetësinë u mor në janar 2021 pasi Kolicaj dhe vëllai i tij, një bashkëpunëtor, do të “vazhdonin të përbënin rrezik pas përfundimit të dënimit”.

    Kolicaj pretendoi për gabime ligjore në vendim dhe shkelje të së drejtës së tij për jetë familjare sipas nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

  • Ditëlindja në Hagë/ E bija e Krasniqit prek me postimin e saj: Dua të kthehesh në shtëpi

    Ditëlindja në Hagë/ E bija e Krasniqit prek me postimin e saj: Dua të kthehesh në shtëpi

    Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, që tashmë ndodhet në Hagë, Jakup Krasniqi, sot feston ditëlindjen.

    Vajza e tij, Gresa, e ka bërë një postim në Facebook ku uron babain e saj për ditëlindje. Ajo ka shkruar se dëshira për vitin 2024 është kthimi i Jakup Krasniqit në shtëpi.

    POSTIMI

    “Babi

    Në çdo 31 dhjetor, pak para mesnates kur të gjithë ndiznin fishekzjarret, ne ndiznim qirinjët për torten e ditëlinjës tënde. Tradita vazhdon edhe sot, festojmë gjithmonë lindjen e një njeriu të jashtzakonshëm.

    Po hym në vitin 2024 me një dëshirë të vetme; kthimin tënd në shtëpi dhe me një urim të thjesht; jetofsh sa malet e Shqipnisë. Urime ditëlindjen Babi! Me dashuri e mall pa fund: Sevdija, Gresa, Qendresa, Altini dhe Çlirimtarja.”