Category: Jetë dhe Stil

  • “S’ka kush më sjellë një gotë ujë”/ 71-vjeçarja e paralizuar, 17 vite pa parë fëmijët

    “S’ka kush më sjellë një gotë ujë”/ 71-vjeçarja e paralizuar, 17 vite pa parë fëmijët

    Edhe pse e moshuara ka tre fëmijë, ajo dergjet në shtat e vetme

    Varfëri, mjerim dhe probleme pa fund. Kështu mund të përmblidhet me pak fjalë historia e 71-vjeçares Liljana Kovaçi, nga Elbasani.

    E moshuara vuan nga shumë sëmundje, ndërkohë që ka 13 vite që dergjet në shtrat e vetmuar dhe muajt e fundit ka pësuar edhe paralizë.

    “Kam problem shëndetësor, kam vite që jam rrëzuar, kam rënë nga tarraca mbrapsht me kokë. Jam shtruar në urgjencë disa herë te neurologu”, tregon e moshuara.

    Mes sëmundjes së rëndë dhe varfërisë, 71-vjeçarja me lot ndër sy apelon për ndihmë në mënyrë që të arrijë të plotësojë kushtet bazë dhe siç ajo thotë, të jetojë.

    “Unë kam probleme shëndetësore dhe përveç kësaj jam paralizuar. Kam gati dy muaj që unë nuk luaj këmbë e duar, kam një muaj që as ha as pi. Nuk kam njëri kush të më bëj hyzmet, kush të më japë një gotë ujë. Vetëm azili me sjell bukën e drekës një vakt e unë gjithë kohën rri pa ngrënë. Edhe për t’u ngritur për të shkuar në tualet, do eci këmbadoras, do rrëzohem. Kur jam rrëzuar, ka ardhur ambulanca dhe policia dhe ka gjetur dy dyert mbyllur”, thotë 71-vjeçarja.

    Edhe pse Liljana ka tre fëmijë, ajo dergjet në shtat e vetme, duke mos pasur mundësinë as të ushqehet.

    “Më kanë vdekur motra, vëllezër, kam një motër në Durrës ajo është sëmurë për vete. Fëmijët kanë vite që kanë ikë, unë kam gati 17 vjet që më kanë braktisur kalamajtë në këtë kuzhinë. Unë kam tre fëmijë, dy çuna, një gocë. I vogli është 45 vjeç, u martua dhe ka ikur në Itali me gjithë gruan”, tregon e moshuara.

    Duket e pabesueshme që në vitin 2024, 71-vjeçarja të jetojë në këtë gjendje. Në shtëpinë përdhese e me lagështi nuk ka asnjë orendi, teksa frigoriferi është bosh dhe dollapët pa ushqime.

  • Kishte dhimbje, mjekët zbulojnë folenë e merimangës në veshin e 29-vjeçares

    Kishte dhimbje, mjekët zbulojnë folenë e merimangës në veshin e 29-vjeçares

    Një nënë e tre fëmijëve ka zbuluar momentin e tmerrshëm kur zbuloi një fole merimange të fshehur brenda veshit të saj. Lucy Ëild, 29, nga Sale, Cheshire, e bëri zbulimin e zymtë duke hetuar acarimin dhe dhimbjen në njërin nga veshët e saj, ndërsa fillimisht e lidhi dhimbje me grumbullimin e dyllit.

    Tre javë më parë, ajo nxori një merimangë nga brenda veshit pasi ajo ishte zvarritur brenda, ndërsa Lucy që fillimisht mendoi se heqja e saj i kishte dhënë fund sprovës. Gruaja vuri re shqetësimin në vesh në mes të muajit tetor. Ajo tha: “Rreth tre javë më parë ndjeva kërcitje në veshin tim dhe mendova se një pjesë e dyllit të veshit donte të binte”.

    Por, ndërsa ndjesia vazhdoi gjatë gjithë ditës, ajo përdori kamerën e kufjes për të hetuar dhe u trondit kur gjeti një merimangë që kishte zënë vend në veshin e saj.

    Pasi mori antibiotikë, Lucy supozoi se sprova kishte mbaruar – por vetëm një javë më vonë, ajo filloi të ndjente përsëri dhimbje në vesh.

    Kur përdori pajisjen e saj Smartbud për të parë përsëri, ajo gjeti se pjesa e brendshme e veshit të ishte e mbuluar me një substancë të zezë të çuditshme. Zonja Ëild rezervoi një takim me mjekun, i cili e referoi në departamentin e veshit, hundës dhe fytit (ENT) – dhe kur ata hetuan, asaj iu dha lajmi i tmerrshëm nga një specialist se kishte të ngjarë të ishte një fole merimange.

  • “Miss Earth”, Drita Ziri: Ndiqni ëndrrat tuaja

    “Miss Earth”, Drita Ziri: Ndiqni ëndrrat tuaja

    18-vjeçarja Drita Ziri është përzgjedhur si mbretëresha e bukurisë, duke rrëmbyer kurorën e “Miss Earth 2023”. Në një konferencë për shtyp sëbashku me producentin e “Miss Shqipëria” Petri Bozo, ajo tha ngritja e flamurit Shqiptarë ka qenë momenti më emocionues në jetën e saj.

    “Një emocion i paparë kur dëgjoja “Albania” që thirrej në atë skenën madhështore në Vietnam dhe shikoja veten pastaj prapa skenave kur bëheshin reklamat. Ishte diçka e bukur. Nuk e prisja që pas top tetëshës të isha në top katër. Doja shumë që të isha, por nuk e prisja. Mendova që nuk do të ndodhë. Është shumë e bukur, është diçka shume e veçantë që të ndodhë. Nuk mund të jetë kaq e mrekullueshme, por që ndodhi dhe kur isha në top katërshe në atë moment thash, ‘nuk dua më, kaq jam shumë e lumtur’ dhe jam shumë falenderuese ndaj të gjithëve që më suportuan sepse do të ishte shumë e vështirë. Kisha nevojë për shumë suport emocional sepse ishte vështirë të ishe vetëm në një kontinent tjetër.”

    Producenti i Miss Shqipëria Petri Bozo vlerësoi Drita Zirin për arritjen dhe punën e shkëlqyer të saj.

    “Ngjarje historike për të gjithë eventet e bukurisë në Shqipëri dhe fitorja që ka marrë gjithashtu është e veçantë sepse asnjë vajzë shqiptare që nga viti ’91 që është zhvilluar konkursi i parë i bukurisë në Shqipëri që ka fituar Valbona Selimllari nuk ka mbërritur dot në këtë shkallë suksesi. Drita konkurroi në Vietnam mes 85 shteteve të botës dhe arriti që të triumfonte ‘step by step’. U zgjodh në fillim në top 20, pasataj në top 12, pastaj në top 8 dhe pastaj në katërshe deri në fitoren e kurorës duke mposhtur në katërshen e fundit tre shtetet aziatike që për hir të së vërtetës kanë një super vlerësim për figurën femërore dhe për figurën e missit në shtetet e tyre.”

    Bozo vlerësoi faktin se “Deliart” për herë të parë këtë vit ka marrë të drejtën për ‘Miss Earth’ dhe u kthyen me çmim të parë.

    “Ku ka më mirë sesa që në vitin e parë që ne marrim të drejtat zyrtare për të përfaqësuar Shqipërinë në një kompeticion kaq të madh të vijmë me kurorën e madhe në Shqipëri. Është sukses gjithashtu për Shqipërinë sepse me këtë rast vëmendja i shtohet vendit tonë.”

    Drita Ziri, 18-vjeçarja nga Kruja, u përzgjodh Miss Earth 2023 mes 85 shtetesh pjesmarrëse dhe është misi me moshën më të re në këtë kompeticion bukurie në nivel botërorë.

  • Mjaft e rrallë! Ky zog e ka gjysmën e trupit femër dhe gjysmën mashkull!

    Mjaft e rrallë! Ky zog e ka gjysmën e trupit femër dhe gjysmën mashkull!

    MEKSIKË- Ç’zbulim i rrallë! Ky zog (chlorophanes spiza) e ka gjysmën e djathtë të trupit mashkull dhe gjysmën e majtë femër. Parimisht ky zog ushqehet me fruta dhe është i përhapur nga Meksika jugore deri në Brazilin jugor. Ai arrin 13 deri 14 centrimetra. Zogu mashkull ka ngjyrë jeshile në blu, zogu femër ka pupla në ngjyrë jeshile bari.

    Është hera e parë që një zog i tillë gjinandromorf vëzhgohet në hapësirën natyrore ku jeton. Një gjinandromorfizëm i tillë krijohet kur një ovum (vezë) nuk ndahet mirë dhe fekondohet nga dy spermie. Ky fenomen i rrallë është konstatuar edhe tek kanarinat, gaforret, fluturat dhe insekte të tjera.

    Tek shapkat ai është vërejtur 100 vjet më parë, por deri tani nuk ishte vërejtur edhe tek zogj në natyrë. Dhe zogu i para 100 viteve i kishte ngjyrat anasjelltas, djathtas ishte femëror dhe majtas mashkullor.

    Fat perfekt i ornitologut amator

    Zogu i rrallë dyseksor është zbuluar në Villamaria të Kolumbisë nga ornitologu amator, John Murillo. Morillo i tregoi për zbulimin e tij ornitologut neo-zelandez Hamish Spencer, nga Universiteti i Otagos, që po ashtu ndodhej në Kolumbi për pushime.

    “Ky fenomen është shumë i rrallë tek zogjtë. Shumë vëzhgues zogjsh nuk hasin në jetën e tyre asnjëherë ndonjë zog gjinandromorf”, shpjegon Hamish Spencer për revistën shkencore “Journal of Field Ornithology”.

    Për fat ornitologu amator John Murillo kishte ngritur një çerdhe zogjsh me ushqim, çerdhe ku zogu i rrallë hermafrodit shkonte rregullisht për dy vjet rresht. Nga tetori 2021 deri në qershor 2023, shapka e ndarë në dy gjysma u shfaq rregullisht për katër deri gjashtë javë rresht në çerdhen e zogjve, pastaj u zhduk sërish për rreth tetë javë.

    Zog i rrallë, por i vemtuar

    Zogu i rrallë u soll në mënyrë jo tipike në çerdhen e zogjve, por me sa duket kjo shapkë dygjinorëshe është e pazakontë për zogjtë e tjerë të llojit së vet, sepse vazhdon të jetojë e izoluar.

    “Zogu gjinandromorf priste që zogjtë e tjerë shapkë të largoheshin nga çerdhja e zogjve, pastaj futej ai për të ngrënë. Në përgjithësi ai u shmangej zogjve të tjerë të llojit të tij, por edhe zogjtë e tjerë i shmangeshin atij. Prandaj është e pamundur, që ky individ të gjejë rast për t’u riprodhuar.”

  • 2023 vit zhgënjyes në Shqipëri, Tupe kritikon politikanët: Punët nuk po ecin mirë

    2023 vit zhgënjyes në Shqipëri, Tupe kritikon politikanët: Punët nuk po ecin mirë

    Profesori, shkrimtari dhe përkthyesi, Edmond Tupja ishte i ftuar një program televiziv ku foli për ngjarjet kryesore të vitit 2023. Gjatë intervistës Tupe u shpreh se viti që po lëmë pas ishte zhgënjyes dhe se punët në Shqipëri nuk po ecin mirë.

    Edmond Tupja: Zhgënjyes në kuptimin që po i largohemi asaj gjendjeje së cilës ëndërrojmë ti afrohemi. Ka një farë fataliteti në kuptimin që punët nuk po ecin mirë.

    Punët në Shqipëri po ecin shumë keq. Unë personalisht jam shumë i zgjënjyer, sepse bëjmë atë që nuk duhet bërë.

    Dhe për këtë përgjegjësi të madhe kanë politikanët tanë. Unë shikoj që shpresa po vdes, në mos ka vdekur por ende nuk është varrosur.

    Nuk mund të themi më shpresa vdes e fundit sepse shpresa është zhdukur. Ska më shpresë. Të rinjtë duan të largohen, fshati u zbraz.

  • Nuk është “Barbie”/ Filmi me fitimin më të madh

    Nuk është “Barbie”/ Filmi me fitimin më të madh

    Filmi bardh e zi, që tregon dramën shtëpiake të një amvise të abuzuar në Romën…

    Filmi i aktores italiane Paola Cortellesi, “C’e’ Ancora Domani”, mbi dhunën në familje ka tejkaluar fenomenin e kultit “Barbie” si filmi me fitimet më të larta në arkat italiane në vitin 2023, sipas të dhënave të Cinetel të publikuara të premten.

    Filmi bardh e zi, që tregon dramën shtëpiake të një amvise të abuzuar në Romën e pasluftës dhe përballet me çështjet e patriarkatit dhe fuqizimit të grave në vitin që gratë italiane morën të votonin për herë të parë, tani ka marrë 32.250.000 euro, ndërsa filmi i Greta Gerwig me Margot Robbie si kukulla më e famshme e modës ka marrë 32.122.000 euro.

    Oppenheimer i Christopher Nolan është në vendin e tretë me 27.990.000 euro.

  • Inteligjenca artificiale, AKSHI tender 2.6 mln euro për projektin që lidhet me BE

    Inteligjenca artificiale, AKSHI tender 2.6 mln euro për projektin që lidhet me BE

    Qeveria synon të përdorë inteligjencën artificiale në disa procese pune të administratës publike që kanë si synim përafrimin e disa aspekteve ligjore e rregullatore të kuadrit shqiptar me atë të Bashkimit Europian. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit çeli këtë të enjte tenderin me një fond limit 279 milionë lekë apo rreth 2.6 milionë euro me objekt “Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin e Transpozimit të Aqcuis për Integrimin Evropian”.

    Në dokumentet e procedurës nënvizohet se “objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është implementimi i teknologjisë AI në institucionet publike me qëllim përshpejtimin e procesit të transpozimit të akteve të BE. Ofrimi i këtij shërbimi nëpërmjet përdorimit të kapaciteteve NLP (Natural Language Processing), do të mundësojnë automatizimin, grumbullimin, seleksionimin e të gjithë akteve/ligjeve të sjella nga BE dhe aksesimin e këtyre kodeve në çdo kohë dhe nga çdo pajisje nga të gjithë aktorët e përfshirë në këto procese”

    Konkretisht, ky automatizim sipas AKSHI-t përfshin shtimin e teknologjisë AI në institucionet publike për menaxhimin e kërkesave dhe dhënies së informacioneve të dëshiruara, të marra nga aktet e BE ndaj të gjithë përdoruesve të platformës përgjatë gjithë kohëzgjatjes së këtij projekti.

    Në thelb qëllimi i kësaj nisme është konfigurimi i një platforme për institucionet publike e cila vendos në përdorim Inteligjencën Artificiale (AI) me qëllim uljen e barrës administrative të transpozimit të legjislacionit të BE-së.Po kështu përdorimi i AI në përgatitjen e akteve për përafrim, në proceset e: grupimit dhe kategorizimit të akteve/rregullores së Acquis, filtrimin e informacioneve sipas prioritetit dhe përkthimin e akteve.

    Një tjetër qëllim është përdorimi i AI në krahasimin e legjislacionit aktual shqiptar me atë të Acquis për të identifikuar: boshllëqe, mospërputhje, dhe ngjajshmerite si dhe në hartimin e një draft ndërhyrjeje ligjore dhe/ose përafrimit të politikave në sistemin tonë.

    Arsyeja e kësaj nisme lidhet me faktin se tashmë në këtë etapë të re Shqipërisë i duhet të përshpejtojë procesin për transpozimin e Acquis ndërkohë që volumi i punës mbetet i lartë.

    “Niveli i radhitjes së Acquis të BE-së në sistemin tonë ligjor mbetet i ulët, me një shpejtësi aktuale për hartimin e legjislacionit të përafrimit më afër më shumë se 60 akteve në vit. Duke filluar procesin e negociatave në korrik 2022, Shqipëria duhet të përshpejtojë procesin e radhitjes, prandaj:

    Ekziston nevoja që Shqipëria të përshpejtojë integrimin në BE (veçanërisht të bashkohet me Tregun e Vetëm) – një nevojë e tillë mund të mbështetet nga optimizimi i kohës dhe burimeve gjatë procesit të negociatave
    Shqipëria mund të kërkojë të miratojë mjete teknologjike për të ulur barrën administrative të transpozimit të legjislacionit të BE-së në kontekstin shqiptar, etj.
    Inteligjenca Artificiale (AI), mund të luajë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e shtrirjes së Acquis të BE-së në Shqipëri; Implementimi i një sistemi AI do te bënte te mundur automatizimin e proceseve te punes së përafrimit të akteve ligjore lidhur me të, të tilla si vlerësimi i ndikimit të Acquis të BE-së, identifikimi i boshllëqeve, analiza dhe madje edhe ofrimi i disa veprimtarive paraligjore (hartuese) dhe të tjera mbështetëse” thuhet në dokument./Monitor

  • Lajmet e divorcit mes çiftit mbretëror, cila është fotografja që ‘hyri’ mes Princit dhe Elias?

    Lajmet e divorcit mes çiftit mbretëror, cila është fotografja që ‘hyri’ mes Princit dhe Elias?

    Princ Leka dhe aktorja Elia Zaharia kanë zënë titujt kryesorë të mediave pas zbulimit se i kanë dhënë fund martesës.

    Leka dhe Elia janë në proces divorci, por ende pa përfunduar me procedurat Princit iu zbulua lidhja e re e dashurisë.

    Sipas Living, Princi është në një romancë dashurie me një fotografe e cila është kujdesur të kurojë në detaje edhe profilin në rrjetet sociale të tij.

    Fotot profesionale janë shtuar, por jo vetëm kaq, duket se fotografja ka rikthyer edhe buzëqeshjen në portretin e Lekës.

    Princi bën “tag” në secilën foto që është shkrepur nga profesionistja Blerta Celibashi.

    Të jetë Blerta që i ka marrë zemrën Princit?

    Kujtojmë se të gjitha dyshimet për ndarjen me Elian nisën nga Princi, i cili pasi e hoqi nga lista e ndjekësve në Instagram hoqi edhe unazën e martesës

  • Momente frike! Dallgët 21 metra për pak sa nuk fundosin anijen turistike

    Momente frike! Dallgët 21 metra për pak sa nuk fundosin anijen turistike

    Ky është momenti i tmerrshëm kur pasagjerët ulen në karrige së bashku me jelekët e tyre të shpëtimit, ndërsa valët e mëdha rreth 21 metra përplasen me anijen në Detin e Veriut.

    Anija ishte një anije norvegjeze që çon turistët përgjatë vijës bregdetare, ku varkat më të mëdha tradicionale nuk mund të arrijnë.

    Megjithatë, valët e larta prej 21 metrash të shkaktuara nga stuhia Pia, bënë që varka të mos funksiononte dhe i lanë të bllokuar pasagjerët. Videoja tregon njerëz të panikosur që mbahen të dëshpëruar pas karrigeve dhe tavolinave ndërsa varka lëkundet.

    Një person mund të dëgjohet duke bërtitur ‘shtrihuni në dysheme’ përpara se valët e mëdha prej 21 metrash të shfaqeshin para anijes.

    Brian Launder, 75 vjeç, ishte pjesë e bordit të MS Maud me gruan e tij Carole për të festuar ditëlindjen e saj të 70-të. Ky ishte lundrimi i tyre i parë ndonjëherë. MS Maud u nis nga Tilbury Docks më 9 dhjetor, por u përplas me ujëra të trazuar dhe humbi fuqinë e motorit së bashku me të gjitha pajisjet e lundrimit më 21 dhjetor.

    Launder, nga Richmond, North Yorkshire, tha se ai pa dallgë që arrinin në dritaren e kabinës së tyre, pavarësisht se ishte në katin e pestë të kuvertës dhe se uji rridhte nëpër korridore.

    Anija mbërriti më 23 dhjetor në Britani, ndërsa vetëm një pasagjer u plagos.

    https://www.dailymail.co.uk/news/article-12898417/Moment-terrified-passengers-sit-lifejackets-enormous-70ft-waves-crash-UK-bound-cruise-ship.html?ico=embedded

  • Top Channel publikon këngën e fundvitit, po Arbana a ishte pjesë?

    Top Channel publikon këngën e fundvitit, po Arbana a ishte pjesë?

    Arbana Osmani ka qenë shumë e komentuar kohët e fundit pas lajmeve se moderatorja nuk do e drejtojë Big Brother VIP në sezonin e tretë pasi ka patur krisje të raportit me drejtuesit e Top Channel.

    Megjithatë duket se Arbana dhe vetë drejtueset e Top-it, Lori e Sara i hodhën poshtë këto thashetheme dhe marrëdhënia mes tyre është e mirë.

    Këtë e vërteton edhe klipi i fundit i këngës së fundvitit të Top Channel, ku Arbana shfaqet mes gjithë personazheve të njohur dhe stafit të televizionit.