Category: Jetë dhe Stil

  • “Nënat falin”, lutja e Eni Çobanit zbut zemrën e Bahrijes

    “Nënat falin”, lutja e Eni Çobanit zbut zemrën e Bahrijes

    Pragu i Krishtlindjeve nuk ishte aspak i qetë në “Shihemi në Gjyq”. Përgjatë kësaj pjese të rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan konflikti mes vajzës dhe nënës pati një mori zhvillimesh.

    Alketa e akuzoi nënën se nuk e ka ndihmuar, se dëshiron që shtëpinë mos t’ia dhurojë ndërsa ndau edhe detaje delikate të historisë familjare. Bahrija gjithashtu i foli me një gjuhë të ashpër dhe i përmendi faktin se në shtëpi po mban mbesën, ndërkohë mbesa tjetër ka kryer vjedhje (gjë që e pranoi edhe vetë Alketa) apo se ka toleruar gjithçka në familje për hir të fëmijëve.

    Sa i përket shtëpisë për të cilën Bahrija tha se nuk do ta jepte për sa kohë ishte gjallë, duket se edhe në këtë pikë zemra e saj prej nëne zbutet nga lutjet e ndërmjetëses Eni Çobani

    Eni Çobani: Bahrije, pasurinë tënde të cilën do ta gëzosh deri ditën e fundit të jetës tënde dhe ta gëzosh, patjetër, çfarë do bësh, do ta dhurosh që gjallë apo do lësh ta ndajnë fëmijët?

    Bahrije: Unë e kisha ndryshe mendimin për atë. Ndryshe.

    Eni Çobani: Po mbaje atë “ndryshe”.

    Bahrije: Atë “ndryshe” nuk e mbaj më, nami të bëhet.

    Eni Çobani: Jo, mbaje atë “ndryshe” se unë e di se si ti e doje.

    Bahrije: Ia kam thënë!

    Eni Çobani: Mbaje atë “ndryshe!” Të lutem, ma bëj qëjfin për këtë gjë! Jemi në ditë Krishtlindjesh dhe realisht do doja që një nënë… pse e dua këtë? Që nënat falin. Nënat falin. Ke falur shumë, por nënat falin.

    Bahrije: Nëna fal gjithmonë, por një fëmijë që nuk të kupton, nuk të fal kurrë. Kurrën e kurrës!

    Eni Çobani: Do ta mbash atë “ndryshe” që the?

    Bahrije: Do ta mbaj po të qëndrojë si njeri!/tvklan.al

  • 17-vjeçarja rrëfen historinë e trishtë: Nëna më la në Shtëpinë e Fëmijës, sepse…

    17-vjeçarja rrëfen historinë e trishtë: Nëna më la në Shtëpinë e Fëmijës, sepse…

    Rubrika “Ka një mesazh për ty” nga “E Diela Shqiptar” në Tv Klan, sjell këtë të diel një rast shumë të trishtë të një vajze 17-vjeçare, e cila jeta e ka bërë të rritet para kohe. Vajza quhet Denisa, e ndonëse është përballur me shumë sfida, ajo mbetet po prapë e ëmbël dhe me një buzëqeshje në fytyrë.

    Në një bisedë me moderatorin e programit, Ardit Gjebrea, ajo rrëfen historinë e jetës së saj. Denisa tregon se edhe pse e vogël, ajo ka vuajtur shumë. Sipas saj, kur mamaja ishte shtatzënë me të, për shkak gjendjes së keqe shëndetësore të babait, ky i fundit kishte kërkuar që ta dështonin. Por mamaja kishte kundërshtuar dhe kështu, Denisa erdhi në jetë.

    17-vjeçarja shprehet më pas se prindërit, si pasojë e kushteve të këqija, e dërguan në “Shtëpinë e Foshnjes” në Durrës. Ndonëse Denisa arriti të kthehej sërish tek familja e saj, motra e vogël, e cila lindi më vonë, nuk e pati këtë mundësi.

    Denisa: Mami ka qenë pa banesë. Që në moshën 6 vjeçe asaj i vdes e ëma dhe në moshën 9 vjeçe humbet mundësinë për të ecur si të gjithë të tjerët, se çalon. Pavarësisht asaj, mami mundohej i jepte gajret vetes që të ishte dikush, të punonte. Sepse kishte dhe 3 vëllezër, që duhet t’i shërbente vetë babai. Duhet të lante rrobat, duhet të milte lopën, gjithë punët e shtëpisë si një fshat. Pasi kaluan nga fshati erdhën në qytet me shumë vështirësi dhe mami u desh të martohej. Se kishte 3 vëllezër, me një shtëpi nuk mund të jetonin dot. Me shkuesi, u martua gjeti një burrë.

    Ardit Gjebrea: Dhe linde ti.

    Denisa: Dhe linda unë, që e falenderoj shumë. Kur kanë dashur që të më sillnin mua në jetë, që mami ka qenë shtatzënë, babi ka qenë dhe sëmurë dhe nuk ka dashur që unë të vija në jetë. I ka thënë që të më dështonin mua. Mami me kokëfortësinë e saj tha që “unë nuk e heq fëmijën, do ta mbaj sido që të jetë, me bukë pa bukë, dikush do të më ndihmoj”.

    Ardit Gjebrea: Erdhe ti në jetë.

    Denisa: Erdha unë në jetë, si bekim i mamit. Mamit iu desh që të më çonte mua për të më sjellë në jetë, në Tiranë, që pasi të lindja unë, të shkoja në “Shtëpinë e Foshnjës” Shkozet të Durrësit. Që mami të mos më mbante sepse nuk kishte as banesë, as kushte ekonomike, as shëndetësor, nuk kishte me çfarë të më ushqente.

    Ardit Gjebrea: Të çuan ty tek shtëpia e fëmijës?

    Denisa: Po. Më çuan atje, më lanë për një vit – një vit e gjysmë.

    Ardit Gjebrea: 1 vit e gjysmë atje. Vinte mami, të shihte?

    Denisa: Ka ardhur mami pas katër muajsh që më ka gjetur, kur u bë babi që u shërua. Ka dhe një foto, ku mami kur më ka parë mua, ka qarë atë ditë. I kanë bërë foto se nuk e dinte sesi unë isha sepse nuk kishte asnjë lloj informacioni. Qe fati që as unë nuk u birësova, si motra ime.

    Ardit Gjebrea: Pse pastaj erdhi në jetë edhe një motër?

    Denisa: Po, pas tre viteve, erdhi në jetë motra ime. Edhe mami përsëri tha që “do lind në Tiranë që të shkoj përsëri tek e njëjta ‘Shtëpi e Foshnjes’, ku qe goca e madhe”. Dhe tha që “do ta marrë pas tre viteve kur të bëhet tre vjeçe”, se nuk kishte as kushte të mira ekonomike, as shëndetësore. Pasi e çoi motrën atje, kaluan tre vite me sfida dhe gjithçka. Mami diagnostikohet nga kanceri i gjirit. Me gjithë ato peripeci, mamit iu desh që të shkonte të kryente operacionin, me kimioterapi, rreze. Dhe mua më la tek të afërmit e mi. Unë e ndieja shumë mungesën e mamit sepse isha 6 vjeçe. Nuk e di sesi më dukej jeta sepse isha mësuar me praninë e mamit. /tvklan.al

  • Gjykatësi ‘humbet qetësinë’ ndaj gruas me mbi 200 akuza mashtrimi në Britani

    Gjykatësi ‘humbet qetësinë’ ndaj gruas me mbi 200 akuza mashtrimi në Britani

    Një nënë e tre fëmijëve që kishte mashtruar dhjetra njerëz në një shumë totale prej më shumë se 100,000 paundë, është quajtur sot nga gjykatës britanik “moralisht e falimentuar” teksa u dënua sërish me burgim.

    37 vjeçarja Charmaine McAllister, ishte hequr si oficere policie, ushtarake apo dhe punonjëse banke në skemat e saj të mashtrimit, ndërsa më së fundmi ishte maskuar si drjetore e rrjetit të revistave ‘Horse and Hound’ për të zhvatur para nga njerëzit.

    Më pas me paratë e punës së saj manipuluese, gruaja blente makina të shtrenjta, rroba luksi produkte bukurie dhe pushime në hotele të rehatshme.

    Gjykatësi Steven Everett i tha McAllister se “je një person i përçmueshëm” pasi u dëgjua në sallë se kishte akumuluar rreth 220 shkelje të tilla në 21 vitet e fundit.

    Duke u hequr sikur punonte për rrjetin Horse and Hound, McAllister arriti të gënjejë reklamuesit e kompanisë t’i jepnin detajet e llogarisë bankare në telefon.

    Ajo më pas kihste shpenzuar 6,500 paundë për një makinë Hyundai të cilën e kishte shitur më pas për 4,000 paundë para në dorë.

    Më tej mashtruesja bleu një makinë BMW për 2,895 paundë me një tjetër kartë të vjedhur, por për fat viktimat u rimbursuan pas zbulimit të mashtrimit.

    McAllister, nga Lincolnshire, e cila përdorte dhe emrin Charmaine Rowan dhe 15 identitete të tjera, u burgos për 15 muaj pasi pranoi 10 akuza mashtrimi e vjedhjeje, shkruan e perditshmja Metro.co.uk.

    Ajo ishte burgosur disa herë prej vitit 2008 dhe ka dalë në gjyq më shumë se 30 herë.

  • “Kështu na rriti edhe ne”, nëna e re e shqetësuar për fëmijët e saj: Mamaja ime po i streson

    “Kështu na rriti edhe ne”, nëna e re e shqetësuar për fëmijët e saj: Mamaja ime po i streson

    Kontributi i gjyshërve në edukimin e nipërve është padyshim i vlefshëm, por çfarë ndodh kur sjellja e tyre jo vetëm që bëhet shumë ndërhyrëse, por shqetësohemi se po ndikon keq tek fëmijët tanë? Nëna e binjakëve 18-muajshe ndau këtë përvojë në lidhje me nënën e saj.

    ” A ka ndokush tjetër një nënë të re, gjuha kryesore e dashurisë së së cilës është stresi? Sepse ndihem sikur kemi nevojë për mbështetje ”, tha Gabi Day.

    Edhe pse ajo pranoi se sjellja e nënës së saj buron nga dashuria, ajo e përshkruan mënyrën se si e kishte futur atë në fëmijërinë e saj si “tepër rraskapitëse”: “Ajo ishte gjithmonë shumë ndërhyrëse , nervoze dhe e shqetësuar . Dhe motra ime dhe unë e përthithëm atë tension dhe, çudi, jemi bërë të rritur të shqetësuar. Ajo u sigurua që ne të kuptonim çdo detaj të shqetësimit të saj për diçka .’

    “Ajo ka qenë gjithmonë shumë ndërhyrëse, nervoze dhe e shqetësuar. Dhe motra ime dhe unë e përthithëm atë tension dhe, çudi, jemi bërë të rritur të shqetësuar. Ajo u sigurua që ne të kuptonim çdo detaj të shqetësimit të saj për diçka.”

    Sot ajo e sheh historinë të përsëritet, në ndërhyrjen e nënës së saj në rritjen e fëmijëve të saj . Ajo përmend si shembull një aksident të vogël që fëmijët e vegjël patën, kur ranë nga divani , në një dyshek në dysheme, dhe reagimet fizike ishin “ekstreme”, të cilat ajo ka frikë se do t’ua kalojë nipërve të saj. Ajo nga ana tjetër, siç shpjegon ajo, përpiqet të jetë “ e ftohtë në dhomë, me vetëkontroll emocional, ndërsa më shikon e hutuar ”. Ajo shtoi se nëna e saj nuk e kupton se qetësia është një model më i mirë prindërimi , sidomos në situata të vështira.

    ” Si e menaxhon dikush këtë?” Sidomos kur prindi juaj është i përfshirë edhe si gjysh. Ajo i do shumë fëmijët e mi, këtë nuk e vë në dyshim. Por si t’i mbroj ata që të mos bëhen të shqetësuar si unë? ».

    Disa komente në internet i referoheshin panikut bumer , panikut të gjeneratës së bumerëve në situata ku ata kishin vështirësi të përballonin emocionet e tyre. Një përdorues shkroi, në mënyrë treguese, se boomers përjetojnë ” panikun e një foshnjeje sepse ata nuk mund të kontrollojnë emocionet e tyre .”

    Një terapist, Eli Hardwood , shpjegoi se si të rritur shumë prej nesh kanë bërë ” shërimin emocional ” që prindërit tanë nuk e kanë bërë. Pra, të paktën shumë prindër modernë dinë të kontrollojnë emocionet e tyre para fëmijëve të tyre.

    Pra, çfarë mund të bëjmë për të menaxhuar këtë realitet të çuditshëm? Për të menaxhuar pritshmëritë tona prej tyre. Nëse prindërit tanë nuk kanë filluar terapinë e tyre , ne duhet të pranojmë se ata ndoshta mbeten të ndenjur në nivelin e tyre të të kuptuarit emocional dhe papjekurisë. Kështu do t’i kontrollojmë zhgënjimet tona të përditshme prej tyre .’

    “Nëse prindërit tanë nuk kanë filluar terapinë e tyre, ne duhet të pranojmë se ata ndoshta po ngecin në nivelin e tyre të të kuptuarit emocional dhe papjekurisë. Kështu do të kontrollojmë zhgënjimet tona të përditshme prej tyre”.

    Eksperti këshilloi gjithashtu nënën e shqetësuar të kufizonte kohën që fëmijët e saj kalojnë me gjyshen: “ Disa ditë në javë me prindërit tanë në ankth nuk ndikojnë në zhvillimin e tyre emocional. Fëmijët thithin modele nga njerëzit me të cilët janë të lidhur më ngushtë (që zakonisht jemi ne), nga ata me të cilët kalojnë më shumë kohë . ‘

    Gjithashtu ajo këshilloi nënën që t’u shpjegojë fëmijëve se gjyshja është në ankth, me fraza të tilla si ” gjyshja ka shumë frikë dhe ndonjëherë del në momente kur unë dhe ti reagojmë më qetë. Kur ajo ma bën këtë, përpiqem të mendoj se jam i sigurt dhe se nuk kam pse të ndihem si ajo .’/vizionplus.tv

  • Mrekullia e Krishtlindjes, i rikthehet shikimi pas 36 vitesh! Sheh për herë të parë gruan dhe fëmijët

    Mrekullia e Krishtlindjes, i rikthehet shikimi pas 36 vitesh! Sheh për herë të parë gruan dhe fëmijët

    Ishte një javë para Krishtlindjes vitin e kaluar kur Serhiy Sydorenko iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në syrin e tij të djathtë. Një operacion i vështirë, por që nëse dilte me sukses do t’i jepte fund 30 dekadave verbëri për 56-vjeçarin.

    Kur infermieret i hoqën fashat disa orë pas operacionit ai mund të shikonte vetëm dritë… dritë të bardhë dhe të dhimbshme, sikur dikush i kishte vënë një elektrik para syve. Infermieret i hodhën disa pika në sy dhe më pas i rilidhën fashat.

    Disa orë më vonë, ia hoqën sërish dhe tashmë Serhiy mund të shikonte turbullt konturet e fytyrës së infermieres. Mëngjesin e ditës tjetër profesori që e kishte operuar e vizitoi dhe ia hoqi edhe njëherë fashat.


    Kur një grua po ecte me një qen të vogël leshator, ai ndaloi ta shikonte. Ai kujtonte qentë që ruanin bagëtitë në rininë e tij, por nuk e dinte që njerëzit mbanin qenë të vegjël që për të dukeshin si lodra. Ai ishte ndër të tjera i magjepsur nga mënyra si visheshin njerëzit, nga ndërtesat dhe nga mënyra si dukeshin makinat në vitin 2022. Herën e fundit që kishte parë, shumica e makinave kishin qenë i llojit Lada.

    Çifti e kapi trenin dhe kur arritën në Poznan kishte rënë darka. Në Poloni festimi kryesor ndodh në darkën e Krishtlindjes dhe kur arritën në shtëpi tavolina ishte shtruar me kujdes nga Marta, gruaja polake që i kishte pritur në banesë. E pranishme ishte edhe Margarita. Serhiy për herë të parë mund ta shikonte të bijën.

    “Ishte një mrekulli Krishtlindjeje”, thotë ai, duke kujtuar atë darkë afro 1 vit më parë.

    Serhiy dhe Tamara jetojnë ende në Poznan. Ai mban syze dielli. Ka ende nevojë për të kur del në dritë.

    I lindur në Zhytomyr në një familje ushtarake sovjetike, Serhiy ishte një fëmijë sportiv, që u mor me xhudo në shkollë. Në të ardhmen ëndërronte të bëhej oficer ushtrie. Në moshën 18-vjeçare hyri në kolegjin ushtarak, por një incident atje e la të verbër. Ai refuzon të flasë për këtë.

    “Këto gjëra janë më mirë të harrohen se të kujtohen, kështu ia kam dalë”, thotë ai.

    As doktorët e tij nuk arritën ta kuptonin me saktësi se çfarë ndodhi, por vetëm se një shpërthim e la pa shikim. Nga syri i majtë mund të shikonte herë pas here hije të turbullta, ndërsa nga i djathti, asgjë.

    Vitet e para ishin shumë të vështira. Serhiy u hoq nga kolegji dhe tashmë ëndrra e tij kishte përfunduar. Ai kishte nevojë për ndihmë që të realizonte edhe punët më të thjeshta. Rrugës iu krijua insomnia dhe kaloi periudha depresive. Është diçka që e mendon shpesh tashmë, pasi me mijëra ushtarë ukrainas kthehen nga fronti i luftës me lëndime serioze.

    “Ata kanë nevojë për një mbështetje të mirë morale dhe psikologjike”, tha ai.

    Meritën ua jep prindërve të vet që nuk e lanë të binte përtokë dhe të mos i kthehej alkoolit për të kaluar dhimbjen. Ai nisi të punonte në një akademi sportive në Zhytomyr, ku Tamara ishte studente. Asaj i pëlqeu fakti që ai nuk pinte dhe nisën të flisnin pas një pikniku në verë. Shpejt nisën të dilnin derisa në vitin 1991 u martuan. Në të njëjtin vit, Ukraina shpalli pavarësinë.

    Një trajner lokal i xhudos i tha Serhiy-t për lojërat Paraolimpike dhe i sugjeroi që të merrej sërish me pasionin e fëmijërisë.

    “Jetoja pranë stadiumit dhe shkoja atje me tren. Tamara më çonte. Kishte tre sesione stërvitjeje në ditë, kështu që nuk kisha kohë të stresohesha”, kujton ai.

    Ndër të tjera ai synonte të ndihmonte sa më shumë me punët e shtëpisë, teksa pranon se ka thyer shumë sende teksa ndihmonte që t’i lante. Në vitin 1996, ai nisi të trajnohet me skuadrën kombëtare të Ukrainës në xhudo dhe nisi të udhëtonte për sfidat e para ndërkombëtare. Në vitin 2000 dhe 2004 ai doli i katërti, ndërsa në 2008 fitoi medaljen e bronztë.

    Një tjetër moment i madh në karrierën e tij ishte fitorja në vitin 2003 me xhudistin britanik Simon Jackson duke fituar kampionatin e botës të Federatës Ndërkombëtare të Sporteve të të Verbërve.

    Xhudo e ndihmoi Serhiy-n që t’ia dilte fizikisht dhe psikologjikisht me mungesën e shikimit. E ndihmoi si të rrëzohej i sigurt, një aftësi e nevojshme në rrethanat e tij dhe e ndihmoi që të largonte ndjenjën e të qenit vulnerabël, një nga efektet më të vështira të verbërisë.

    “Një herë kur unë dhe gruaja ime po ecnim një person na doli përpara, një burrë i madh që kishte pirë. Ai nuk donte të na linte të kalonim dhe shtyu Tamarën. Iu hodha dhe ai përfundoi duke fluturuar në asfalt”, tregon ai.

    Serhiy e dinte se kishte një shans për një operacion që t’i kthente shikimin, por nuk kryhej në Ukrainë. Më pas ndodhi pushtimi rus. Nuk donte të ikte nga shtëpia, por e bija ishte e tmerruar nga sirenat që paralajmërojnë sulmet dhe kështu familja vendosi të udhëtonte në Poloni. Ishte një vendim që me kalimin e kohës çoi në kthimin e shikimit të tij.

    Kornea është një membranë transparente në formë kubi. Ajo mbron pjesën tjetër të syrit dhe duhet të jetë transparente në mënyrë që rrezet e dritës të depërtojnë dhe të godasin retinën. Nëse kornea e humb transparencën një person nuk mund të shohë më.

    Në rastin e Serhiy-t nxehtësia dhe kimikatet në shpërthim kishin shkaktuar inflamacion të madh dhe në kornenë e tij ishte formuar një shtresë e trashë enësh gjaku.

    “Kur i ekzaminova për herë të parë sytë e tij, pashë një palë perdesh të rënda”, thotë Profesor Edward Wylęgała. Ai është kreu i klinikës së oftalmologjisë në Universitetin Mjekësor të Silesisë.

    Menjëherë thotë se e kuptoi që Serhiy mund të përfitonte nga një implant artificial i korneas. Kjo metodë është zhvilluar në vitin 1960 nga Claes Dohlman në Shkollën Mjekësore të Harvardit dhe kornea e Bostonit u aprovua nga FDA në SHBA në vitin 1992 si një alternativë për pacientët që nuk ndërmarrin dot procedurat e transplantit standard të korneas.

    Dohlman, tashmë 102 vjeç, refuzoi që ta shiste idenë e tij për qëllime komerciale dhe Shkolla Mjekësore e Harvardit mbetet prodhuesi i vetëm i kornesë së Bostonit. Në vitin 2010 pas shumë lutjesh, profesori polak e bindi Dohlman që të dhuronte 5 pajisje në spitalin e tij. Tashmë në Poloni zhvillohet rreth 100 operacione në vit duke përdorur kornean e Bostonit.

    Që prej operacionit gjithçka ka marrë një dimension të ri vizual për Serhiy-n. Ai u kthye bashkë me gruan në Zhytomyr, disa ditë për të vizituar nënën e moshuar, djalin dhe vëllain me të vogël që po lufton me ushtrinë ukrainase. Vizita përkoi me disa sulme me raketa në qytet duke e bërë rikthimin të hidhur. Megjithatë pati shanse të shihte shumë miq të vjetër.

    “Në kokën e time imagjinoja si dukeshin në fëmijëri, por sigurisht që nuk duken aspak ashtu tani. Nuk mendoj se do kisha njohur ndonjërin prej tyre po t’i shihna në rrugë”, thotë ai.

    Personi tjetër që ka vështirësi të njohë është vetja e tij. Kur shikon në pasqyrë, shikon fytyrën e një 56-vjeçari që e shikon. Herën e fundit që u pa në pasqyrë ishte 19 vjeç. Tashmë ai mund të dalë xhiro në Poznan vetëm, pa ndihmë. Duket se deri tashmë bashkë me Tamarën ia kanë dalë që të përballojnë këtë ndryshim dramatik në jetën e tyre.

    “Jeta ime është më e lehtë tashmë”, thotë ai.

    Këtë darkë Krishtlindjesh familja do të ulet sërish në tavolinën e Martës në Poznan. Serhiy shpreson se së shpejti do të ndërmarrë një tjetër operacion për të rikthyer plotësisht shikimin në syrin e majtë. Megjithatë ai po shikon gjëra të reja. Së fundmi bëri një udhëtim në Sopot, bregun e Detit Baltik dhe ishte i mahnitur. Ka notuar më parë në oqean në Brazil dhe Australi, por nuk e ka parë ujin.

    Disa mëngjese ai zgjohet duke pyetur nëse e gjitha është një imagjinatë. Shpejt ngre dorën e djathtë. Aty ka një shenjë të madhe nga lindja e vajzës që pëlqen ta fërkojë për fat të mirë. Kur e sheh atë qetësohet. Ende mund të shohë. “Është ende një surprizë për mua çdo ditë”, thotë ai.

    Shkrim nga The Guardian

    Përshtati në shqip Tvklan.al

  • Forcon imunitetin dhe ndihmon në rënien në peshë, 5 arsyet përse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit

    Forcon imunitetin dhe ndihmon në rënien në peshë, 5 arsyet përse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit

    Vlerat e mjaltit për shëndetin janë të provuara shkencërisht dhe jo më kot ai njihet si ‘ari i lëngshëm.’

    Prej mijëra vitesh mjalti ka qenë zgjedhja kryesore kundër inflamacionit dhe për shërimin e organizmit.

    Sipas të dhënave një nga mënyrat më efikase dhe të thjeshta për të shfrytëzuar të mirat e mjaltit është konsumi i tij përpara gjumit.

    Ekspertët e mjekësisë popullore rekomandojnë njëzëri ngrënien e një luge çaji me mjaltë përpara se të shtriheni për të fjetur.

    Mjaltin mund ta tresni edhe në çaj kamomili ose qumësht të ngrohtë.

    Vlerat shëndetësore të ngrënies së mjaltit përpara gjumit

    Rënia në peshë

    Nëse konsumohet në mbrëmje, mjalti ndihmon më shumë në djegien e yndyrnave dhe në përmirësimin e funksioneve të mëlçisë.

    Duke pirë çajin me mjaltë në vend të sheqerit do të parandaloni shtimin në peshë dhe do të ulni nivelin e sheqerit në gjak dhe të triglicerideve.

    Studimet, konfirmojnë se ngrënia e një luge çaji me mjaltë përpara gjumit frenon urinë gjatë natës.

    Kësisoj, mjalti ju ndihmon të humbisni peshë teksa jeni në gjumë.

    Mjaltë për një gjumë të qetë

    Mjalti përmirëson cilësinë e gjumit, mungesa e të cilit mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore siç janë: tensioni i lartë, diabeti i tipit 2, artriti, ishemia dhe sëmundjet e zemrës.

    Nëse konsumoni një lugë çaji me mjaltë përpara gjumit, ai do të rrisë lehtë nivelin e insulinës e cila ndihmon në çlirimin e hormonit tryptophan.

    Mjalti ndihmon edhe në rritjen e serotoninës, hormoni i humorit të mirë, kënaqësisë dhe gëzimit si dhe melatoninës, hormoni i gjumit të mirë.

    Mjalti ul rrezikun e diabetit

    Një lugë çaji me mjaltë ul nivelet e glukozës në gjak për një kohë të shkurtër.

    Mjaltin mund ta kombinoni me pak kanellë për të mirëmbajtur këto nivele dhe parandaluar diabetin.

    Parandalon alergjitë

    Mjalti lufton alergjitë dhe forcon imunitetin.

    Këto aftësi i atribuohen mjaltit të vërtetë dhe jo atij të pasterizuar.

    Mjafton një lugë çaji me mjaltë çdo natë për të shmangur alergjitë e shkaktuara nga poleni.

    Imuniteti

    Antioksidantët tek mjalti parandalojnë sëmundjet e zemrës dhe forcojnë imunitetin.

    Nëse pini një lugë çaji me mjaltë në mbrëmje do të jeni plot energji dhe do të mbroni rrugët e frymëmarrjes nga infeksioni.

    Një lugë me mjaltë ju ndihmon edhe kundër kollës dhe mbron shëndetin e organizmit./AgroWeb.org

  • Hodhi shishen nga makina, një vjeçari e bën të turpërohet

    Hodhi shishen nga makina, një vjeçari e bën të turpërohet

    Për të dhënë mësime të jetës, sigurisht që nuk duhet të jesh i madh apo i madh, përkundrazi, edhe një fëmijë njëvjeçar mund t’i mësojë një të rrituri të dojë planetin e tij. Kështu ndodh në një video që është bërë virale ditët e fundit, ku një djalë një vjeçar, Sun Jiarui, i cili jeton në Kinë, në provincën e Shandong, vë në vështirësi një shofer të paqytetëruar.

    Djali i vogël ishte duke ecur me nënën e tij kur pa një shishe plastike të rënë nga dritarja e një makine të parkuar, të hedhur nga burri që drejtonte. Fëmija vrapoi menjëherë të merrte shishen dhe me një gjest naiv por njëkohësisht të vendosur ia ktheu pronarit të ligjshëm. Një sjellje që e bëri shoferin të turpëruar dhe që në vend të kësaj duhet të jetë një shembull i shkëlqyer për të gjithë banorët e planetit.

  • Rrëfimi me lot në sy i aktores shqiptare: “Vjehrri dhe vjehrra nuk më kanë dashur kurrë”

    Rrëfimi me lot në sy i aktores shqiptare: “Vjehrri dhe vjehrra nuk më kanë dashur kurrë”

    Me lot në sy, Zamira rrëfeu se familja e bashkëshortit nuk e kanë dashur kurrë si nuse.

    Zamira Kita, është një ndër aktoret më të suksesshme të kinematografisë shqiptare, rolet e së cilës kanë lënë një gjurmë në historinë filmit.

    Mometalisht Zamira po shijon një tjetër sukses në kinematografi, falë pjesëmarrjes së saj në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, i cili po korr një sukses të jashtëzakonshëm, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Europë.

    Në një intervistë të dhënë së fundmi për podcastin “Zë me Mirën”, aktorja ka bërë një rrëfim prekës në lidhje me jetën e saj personale, duke rrëfyer historinë e dashurisë me bashkëshortin e saj, me të cilin kishin hasur shumë vështirësi në fillimet e lidhjes së tyre.

    Aktorja ka zbuluar se për shkak se ajo ishte 4 vite më e madhe se partneri i saj, si edhe për shkak të profesionit të saj, ata vendosën që të martoheshin pas 14 vitesh lidhje dashurie.

    Me lot në sy, Zamira rrëfeu se familja e bashkëshortit nuk e kanë dashur kurrë si nuse. Ndërkohë që vjehrra vendosi ta pranonte si nusen e djalit , babai i bashkëshortit vdiq duke mos i folur dhe duke mos i dhanë as dorën, ndërkohë aktorja u përkujdes që atij mos t’i mungonte asgjë gjatë kohës që ai ishte sëmurë.

    “Ata nuk më kanë dashur kurrë, madje e kanë patur tmerr që ai të martohej me mua. Nëna e tij vetëm kur ne u martuam, më priti me tha që po të do djali, edhe unë do të dua. Babai Benit nuk ma dha dorën kurrë ndërkohë që unë jam kujdesur shumë për të. Kur ai u sëmur dhe ishte në spital unë i çoja ushqimet ndërkohë që Beni kujdesej atje. U kërkova vetëm të më linin ta takoja njëherë, por më thanë jo sepse mund t’i shkaktoja dëm emocional. Por ai e dinte se ia çoja unë dhe infermieri i thoshte që këtë nuk ta bëj se më tha Zamira”.

    Pavarësisht gjithë historisë së trishtë, Zamira sigurisht që e ka falur dhe mendon se ai ishte burrë shumë krenar dhe prandaj nuk donte që ta ndryshonte ate se cfarë kishte thënë në fillim.

    “Por ngaqë ishte shumë burrë krenar dhe tha që në fillim “jo”, nuk ndërronte dot. Por ata duhet ta kuptonin se unë jam kujdesur shumë për djalin e tyre”, rrëfeu aktorja e cila tha se i kishte thënë partnerit të saj Benit, se donte vetëm të ishin bashkë dhe ajo do i linte të gjitha për të, edhe aktrimin. Megjithatë ajo tha se ky ka qenë gabim dhe se s’do donte kurrë që e bija t’ia thoshte këtë dikujt.

  • U zhduk pa gjurmë gjatë pushimeve me familjen në Spanjë, adoleshenti britanik gjendet në Francë pas 6 vitesh

    U zhduk pa gjurmë gjatë pushimeve me familjen në Spanjë, adoleshenti britanik gjendet në Francë pas 6 vitesh

    Një 17-vjeçar britanik, i cili u zhduk pa gjurmë në vitin 2017, është gjetur në Francë dhe do të kthehet së shpejti në shtëpi, sipas autoriteteve franceze.

    Alex Batty, nga Oldham, nuk u kthye më nga pushimet në Spanjë me nënën dhe gjyshin e tij kur ishte vetëm 11 vjeç, para rreth 6 vitesh.

    Ai u gjet, pasi kaloi gjashtë vjet i humbur, në qytetin Revel në lindje të Toulouse herët në mëngjesin e së mërkurës. Prokurorët francezë thanë se identiteti i tij është konfirmuar nga familja e tij.

    Një student tha për mediat franceze se kishte parë një adoleshent , i cili më vonë do të rezultoi se ishte Alex, duke ecur natën në shi dhe i kishte ofruar ta merrte me makinë.

    Pasi foli për një moment, Aleksi i tregoi atij historinë e tij dhe tha se kishte ecur në male për më shumë se katër ditë në një përpjekje për t’u kthyer në Angli.

    Duke folur për Le Depeche, ai tha: “Minutat e para, ai dukej pak i turpshëm. Ne u përpoqëm të flisnim në frëngjisht, por vura re se ai nuk e fliste gjuhën.

    “Vendosa të komunikoja në anglisht. Kur e pyeta se si quhej, ai tha se quhej Zac dhe më pas vazhduam të bisedonim. Ne folëm për më shumë se tre orë. Ai më dha identitetin e tij të vërtetë, Alex Batty, përpara se të më shpjegonte historinë e tij”, zbuloi ai.

    Ai tha se Alex i kishte thënë se ishte rrëmbyer nga nëna e tij dhe kishte jetuar në një shtëpi luksoze në Spanjë me rreth 10 persona si pjesë e një “komuniteti shpirtëror”, duke mbërritur në Francë rreth vitit 2021.

    Alex shkoi jashtë vendit me nënën e tij Melanie Batty, 38 vjeç dhe gjyshin e tij David Batty, 59 vjeç, në një udhëtim në vitin 2017. Ai fluturoi me ta në aeroportin e Malagës për një qëndrim njëjavor në zonën Benahavis pranë Marbella. Megjithatë, familja nuk u kthye në Angli siç pritej në tetor 2017.

    Pavarësisht apeleve publike ndërkombëtare, kujdestari ligjor i Alex, gjyshja e tij Susan Caruana, nuk e kishte parë atë që kur u largua nga Britania.

    Policia e Mançesterit tha se ishte në kontakt me autoritetet franceze. Një zëdhënës i autoriteteve tha: “Ky është një hetim kompleks dhe afatgjatë dhe ne duhet të bëjmë hulumtime të mëtejshme, si dhe të vendosim masat e duhura mbrojtëse”.

  • “Ndryshe predikojnë dhe…”/ La Kishën për “OnlyFans”, modelja: Ishte ambient i korruptuar, me keq se… (FOTO)

    “Ndryshe predikojnë dhe…”/ La Kishën për “OnlyFans”, modelja: Ishte ambient i korruptuar, me keq se… (FOTO)

    “Shumë gra e kalojnë këtë në Kishë dhe vuajnë në heshtje si unë”

    “Unë besoj se prodhimi i përmbajtjes sensuale nuk më pakëson mua si bijë të Zotit apo si person”. Kështu është shprehur një ish-modele e cila kishte nisur punë në Kishë dhe vendosi që t’a linte atë që të rikthehej te puna e saj e mëparshme.

    Është fjala për Ana Akiva, e cila predikonte në Kishën Fuxico Gospel në Brazil, por tani poston foto e video në faqen për të rritur, “OnlyFans”. Për CEN, ajo ka thënë se në një moment tjetër nuk e përjashton mundësinë që të rikthehet në Kishë.

    “Fillova të shoh se Kisha është një mjedis i korruptuar, është edhe më keq se bota e jashtme, sepse atje ndryshe predikojnë dhe ndryshe bëjnë. Jo të gjithë, por një pjesë e madhe e tyre janë të korruptuar”, ka thënë 36-vjeçarja.

    Një arsye tjetër që e bëri të ndryshonte drejtim ishte bashkëshorti i saj klerik.

    “Kur u martova, ai më ndaloi të punoja jashtë shtëpisë dhe të kisha miq. Ai jetoi për familjen dhe Kishën e tij. Është e vështirë të jesh e lumtur pranë dikujt që të kontrollon jetën dhe që nuk të ngre kurrë, që të quan plehra, që të pështyn në fytyrë. Shumë gra e kalojnë këtë në Kishë dhe vuajnë në heshtje si unë”, ka treguar Ana.