Category: Jetë dhe Stil

  • Jeta sentimentale/ Cilat janë 5 problemet e zakonshme në s*ks që dëgjojnë psikologët

    Jeta sentimentale/ Cilat janë 5 problemet e zakonshme në s*ks që dëgjojnë psikologët

    Nëse jeni në një lidhje afatgjatë, mund të keni vënë re se jeta seksuale nuk është dhe aq intensive sa në fillimet tuaja.

    Sipas psikologëve, lista e mëposhtme janë 5 problemet me të cilat çiftet përballen më shpesh.

    Dëshirat seksuale mes partnerëve nuk është gjithnjë e njëjtë

    Advertisement
    Një nga çështjet më të rëndësishme që lind në jetën seksuale të një çifti është kur njëri partner dëshiron marrëdhënie seksuale më shpesh se tjetri. Në këto raste, partneri që dëshiron më shumë marrëdhënie mund të ndihet i padëshiruar, duke e interpretuar refuzimin e tjetrit si mungesë interesi apo dashurie. Nga ana tjetër, partneri që dëshiron më pak aktivitet seksual mund të ndiejë se ka diçka që nuk shkon me të, duke përjetuar ndjenja zemërimi ose faji.

    Tradhtia

    Tradhtia e bën seksin më të vështirë . Partnerët që janë tradhtuar e kanë shumë të vështirë të funksionojnë seksualisht si më parë. Problemi këtu është humbja e besimit. Kur humbet besimi, intimiteti dhe rehatia komprometohen.

    Lodhja për shkak të rutinës së përditshme

    Marrëdhëniet afatgjata sidomos me prezencën e fëmijëve janë veçanërisht provë kur bëhet fjalë për seksin. Me punën , shtëpinë dhe fëmijët që shpesh flenë në shtratin e prindërve , spontaniteti dhe dëshira për marrëdhënie intime humbasin në një moment.

    Në fakt, kur barrat familjare nuk ndahen në mënyrë të barabartë mes dy partnerëve, njëri nga të dy mund të ndihet i trajtuar në mënyrë të padrejtë dhe zemërimi dhe inati ndaj partnerit tjetër mund të minojnë më tej dëshirën seksuale.

    Çiftet kanë humbur lidhjen e tyre emocionale

    Kur çiftet me jetë seksuale jofunksionale konsultohen me psikologë dhe këshilltarë marrëdhëniesh , ata shpesh ankohen për mungesën e lidhjes emocionale mes tyre. Ata shpesh përshkruajnë situata ku jetojnë së bashku , por nuk flasin për mendimet dhe ndjenjat e tyre. Kjo distancë në komunikim mbart pothuajse gjithmonë në dhomën e gjumit dhe me kalimin e viteve , çiftet bëhen gjithnjë e më të largët dhe të distancuar nga seksi .

    Çdo partner ka nevoja të ndryshme seksuale

    Njëri partner mund të shijojë seksin në pozicione që tjetri jo. Njëri mund të jetë i hapur për eksperimente, tjetri jo. Dallime të tilla seksuale minojnë seksin dhe shpesh “shtrihen” në kolltukun e terapistit .

  • Nëse hani djathë në mëngjes, çfarë i ndodh organizmit

    Nëse hani djathë në mëngjes, çfarë i ndodh organizmit

    Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e shndërron edhe sallatën apo vaktin më të mërzitshëm në një gosti të shijshme.

    Djathi, edhe në të kaluarën ka qenë një nga produktet e bulmetit më të rekomanduara nga mjekët, për shkak të vlerave shëndetësore që ka.

    Por e kishit menduar ndonjëherë se kur është koha më e mirë për t’i marrë të gjitha vlerat e tij?

    Duke qenë se është një produkt që konsumohet gjërë, nuk është menduar gjatë se në cilin vakt djathi ka potencialin e tij më të madh.

    Është shumë i thjesht për t’u tretur

    Sipas të dhënave të mbledhura nga AgroWeb.org, mëngjesi është vakti më i përshtatshëm ku trupi ynë përfiton më shumë nga vlerat e djathit të bardhë.

    Më poshtë gjeni të listuar gjashtë arsyet përse djathi i bardhë duhet të konsumohet në mëngjes.

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, djathi i bardhë është produkti i bulmetit që organizmi ynë e tret më lehtë.

    Falë strukturës së tij, enzimat e stomakut arrijnë ta shpërbëjnë shumë shpej dhe në të njëjtën kohë lehtësohet dhe përthihtja e mineraleve që ai përmban.

    Një vlerë tjetër është se duke qenë se ka veti anti inflamatore, ai ndihmon shumë tretjen e të gjithë personave që janë intolerantë ndaj produkteve të bulmetit.

    Ka përqindjen më të ulët të yndyrës

    Djathi i bardhë ka 21 gramë yndyrë për çdo 100 gramë, duke e çuar këtë produkt në shkallën më të lartë të klasifikimit të ushqimeve mirëbërëse.

    Nëse ky djathë konsumohet në mëngjes nga personat që kanë probleme me kolesterolin, ai ndihmon ruajtjen e një ekuilibri të shëndetshëm të përthithjes së yndyrës edhe gjatë ditës.

    Një burim i mirë i proteinës

    Përveç sasisë së konsiderueshme të kalciumit, djathi i bardhë përmban edhe proteina.

    Të gjithë ekspertët dhe mjekët këshillojnë këdo, që mëngjesin ta pasurojnë me sa më shumë proteina. Nga njëra anë ato i japin organizmit tonë më shumë energji gjatë ditës, dhe nga an tjetër janë jetësore për shëndetin e muskujve.

    Plot me vitamina

    Djathi i bardhë është i pasur me vitaminat më të rëndësishme siç janë B6, vitamina A dhe fosfori.

    Vitamina B6 ka një funksion thelbësor për metabolizmin dhe formimin e qelizave të reja.

    Ndërkohë vitamina A falë antioksidantëve që përmban, lufton të gjitha radikalet e lira.

    Fosfori, i fundit në radhë po jo nga rëndësia, është një mineral që gjendet në secilën qelizë të organizmit tonë.

    Ai ndihmon stomakun të ruajë ekuilibrin e aciditetit. Në bashkëveprim me kalciumin ai rigjeneron dhe ndërton qelizat kockore për rritjen dhe jetëgjatësinë e organizmit.

    Këto vitamina dhe minerale, nëse konsumohen në mëngjes, arrijnë të ruhen në organizëm dhe e kryejnë funskionin e tyre përgjatë gjithë ditës.

    Një probiotik fantastik

    Djathi i bardhë është produkti ideal për shëndetin e aparatit tretës. Ai përmban një numër të lartë probiotikësh, të cilët ndikojnë në përmirësimin e funksioneve të stomakut por jo vetëm.

    Ndihmon në shëndetin e kockave

    Duke qenë se djathi i bardhë prodhohet nga qumështi i lopës, deles apo dhisë, është burimi më i mirë i kalciumit dhe kaliumit.

    Nëse ai konsumohet në mëngjes, trupi përfiton nivelet e duhura të këtyre mineraleve.

  • Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë/ Si ta përdorni për shërim të shpejtë

    Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë/ Si ta përdorni për shërim të shpejtë

    Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar.

    Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin.

    Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të imunitetit, kolla e ka rrugën e lirë që të zgjasë edhe gjatë natës duke shkaktuar trazira të tjera në organizëm.

    Kolla mund të kurohet mjaft mirë me kura natyrale të cilat janë po aq efikase sa medikamentet që merren në farmaci.

    Vlerat E Shegës Kundër Kollës

    Gjethet, lulja, lëkurat dhe kokrrat e shegës kanë vlera kuruese për të gjithë organizmin.

    Lëngu i shegës ka një efekt shumë mirëbërës për fytin dhe rrugët e frymëmarrjes.

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ky lëng është shumë i pasur me vitaminë A dhe C të cilat fuqizojnë imunitetin.

    Përveç pastrimit të rrugëve të frymëmarrjes, shega është mirëbërëse edhe kundër kollës.

    Shurupi I Kollës Me Shegë Dhe Mjaltë
    Ekspertët e mjekësisë alternative rekomandojnë përzierjen e lëngut të shegës, xhenxhefilit dhe mjaltit për përgatitjen e një shurupi krejt natyral kundër kollës.

    Për përgatitjen e kësaj kure ju nevojiten:

    1 lugë gjelle me lëng të freskët dhe natyral shege i shtrydhur
    1 lugë gjelle me lëng të freskët xhenxhefili i shtrydhur
    1 lugë gjelle me mjaltë.
    Të gjithë përbërësit përziejini mirë deri sa të formoni një shurup të njëjtrajtshëm.

    Këtë shurup duhet ta pini 3-4 herë në ditë nga një lugë çaji.

    Mund ta përsërisni për disa ditë.

    Shega, xhenxhefili dhe mjalti janë përbërës natyralë dhe të shëndetshëm. Bashkimi i tyre në këtë shurup shkurton kohëzgjatjen e kollës dhe zbut sekrecionet dhe ashpërsinë e saj.

    Kjo kurë natyrale është e dobishme edhe për të rritur imunitetin, kuruar aneminë dhe bronshitin.

    Shega rekomandohet edhe për kollën që prek fëmijët.

    Për fëmijët mbi 2 vjeç, rekomandohet të përzieni sasi të barabarta të lëngut të xhenxhefilit, mjaltit dhe lëngut të shegës.

    Ky shurup u duhet dhënë fëmijëve tre herë në ditë nga një lugë çaji.

    Mjalti nuk rekomandohet për fëmijët nën 2 vjeç.

  • Kur një ëndërr na tregon rrugën që duhet të ndjekim

    Kur një ëndërr na tregon rrugën që duhet të ndjekim

    Natën, kur mburoja racionale bie, mendja mbushet me imazhe simbolike që synojnë t’u përgjigjen kërkesave më të thella: ja cila është arsyeja.

    Në jetën tonë të sotme, hapësira për botën e imazheve të brendshme është zvogëluar ndjeshëm; megjithatë, mund të kthehemi te vlera e saj duke u mbështetur në ëndrrat, ku logjika dhe kufijtë e hapësirë-kohës humbasin kuptimin, duke i lënë vend mesazheve që flasin drejtpërdrejt për zemrën.

    Ëndrrat, sidomos ato që duken më të çuditshme, shpesh përmbajnë burime të vlefshme, këshilla dhe sugjerime për të kaluar momentet më të vështira. Megjithatë, për t’i kuptuar ato, është e nevojshme të heqim dorë nga interpretimi sipas logjikës racionale dhe t’u hapim hapësirë kodeve universale që flasin në thellësi.

    Një histori e tillë është edhe ajo e Giacomos, një stilist i njohur që kishte humbur interesin për punën e tij. Në muajt e fundit, ai kishte filluar të vuante nga marramendja dhe dhimbje të tmerrshme koke, që e detyronin të flejë dhe e pengonin të punojë. Pas disa kontrollesh të cilat nuk zbuluan ndonjë problem të dukshëm, ai vendos të kërkojë ndihmë nga një psikoterapist. “Papritmas, nuk jam më i sigurt për asgjë. Puna ime nuk më kënaq si dikur dhe as nuk ndihem i vlerësuar mjaftueshëm nga eprorët. Më shumë, shpesh ndihem i dobët dhe pa energji,” shprehet ai.

    Terapisti e pyet nëse ka ndonjë ëndërr të përsëritur, dhe për habinë e Giacomos, i cili nuk mund të kujtojë ndonjë, e inkurajon të kushtojë vëmendje atyre që mund të vijnë.

    Le t’u besojmë ëndrrave: ato sjellin mesazhe nga shpirti.

    Giacomo i jep rëndësi sugjerimit dhe menjëherë dhimbjet e kokës fillojnë të zbehen. Në seancën tjetër, ai i tregon terapistit një ëndërr interesante: “Po eci përgjatë një shtegu buzë një pylli, pa ditur se ku më çon, derisa në distancë shoh format e një kështjelle. Është një festë e madhe, me vallëzime, këngë dhe një banket të bollshëm. Jam shumë i uritur, e di që nuk jam i ftuar, por afrohem dhe mbush pjatën me lloj-lloj gjërash, të cilat i shijoj me babëzi ndërsa vallëzoj i magjepsur.”

    Ky është një moment kyç për Giacomon, i cili ka hedhur mënjanë kontrollin racional dhe ka vendosur të ndjekë instinktet e tij. Kjo ëndërr zbulon një dëshirë të fshehtë: shprehjen e plotë të talentit të tij. Pas kësaj, ai e kupton se duhet të shprehë veten dhe të kërkojë mundësi për të realizuar ëndrrat e tij. Ky vendim e çon atë drejt një tjetër ëndrre: “Jam në prezantimin e një ekspozite, dhe sapo zbres nga skena, një i huaj simpatik më kap për dore dhe më fton të ndjek një sërë dhomash të mobiluara me kujdes.”

    Ky është një moment tjetër i rëndësishëm, sepse Giacomo kupton se ka penguar kaq shumë shprehinë e vetvetes. E fuqizuar nga ky ndërgjegjësim, ai e gjen guximin për të hapur studion e tij. Siç ndodhi me dhimbjet e kokës, gjithashtu edhe marramendja papritmas zhduket.

    Imazhet e pavetëdijshme janë porta drejt së ardhmes.

    Giacomo është gati të përballet me jetën e tij të re, duke mos u frikësuar më nga marrja e hapave të guximshëm dhe duke i thyer barrierat që mendja i kishte vendosur. Shumë herë, marramendja ka një origjinë psikosomatike dhe shpesh shfaqet kur është koha për të ndryshuar. Mungesa e ekuilibrit dhe përshtypja e rënies, që ato shkaktojnë, janë shenjë e frikës për të bërë një hap përpara, e cila na bën të qëndrojmë në të kaluarën, edhe kur shpirtërorja jonë na shtyn të ecim përpara.

    Në këtë mënyrë, natën dhe imazhet që ajo sjell na vijnë në ndihmë. Në ëndrra, identiteti që kemi krijuar për veten zhduket, duke hapur mundësinë për të njohur natyrën tonë më autentike, e cila na udhëheq aty ku shpirti ka vendosur të shkojë. Thjesht duhet t’i besojmë asaj dhe ta ndjekim pa justifikime, siç bëri Giacomo, i cili, përmes këtij udhëtimi, rizbuloi energjinë dhe guximin për të kapërcyer çdo frikë dhe për të planifikuar një të ardhme më të mirë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin

  • “Fasting” riformaton funksionin e qelizave

    “Fasting” riformaton funksionin e qelizave

    Agjërimi (ose fasting siç përdoret), një praktikë me rrënjë të thella në traditë, ka tërhequr vëmendjen e shkencës për aftësinë e tij për të shkaktuar ndryshime të thella qelizore dhe sistemike.

    Studimet e fundit theksojnë rolin e agjërimit në aktivizimin e autofagjisë, modulimin e shprehjes së gjeneve, përmirësimin e funksioneve metabolike dhe imune, promovimin e rigjenerimit të qelizave staminale dhe reduktimin e moshës biologjike, duke theksuar rëndësinë e qasjeve të sigurta dhe të individualizuara për maksimizimin e potencialit të tij terapeutik. Studimet gjithashtu kanë sjellë njohuri të reja mbi proceset komplekse qelizore të shkaktuara nga agjërimi. Një studim i vitit 2024 zbuloi se agjërimi ndryshon dinamikisht modelet e shprehjes së gjeneve përgjatë ventrikulit të tretë të trurit, duke çuar në një rishpërndarje hapësinore të përgjigjeve specifike të tipeve qelizore. Ky ndryshim metabolik zakonisht ndodh pas 12 orësh nga ndërprerja e ushqimit, kur rezervat e glikogjenit në mëlçi janë shteruar dhe acidet yndyrore fillojnë të metabolizohen.

    Proceset kyçe molekulare që ndodhin gjatë agjërimit përfshijnë ndërveprimin midis sinjalizimit AMPK dhe mTOR. Me rënien e niveleve të energjisë qelizore, AMPK aktivizohet dhe fosforilizon drejtpërdrejt nën-njëhsinë raptor të mTORC1 në Ser722 dhe Ser792, duke çuar në shtypjen e aktivitetit kinazë të mTORC1. Ky proces është thelbësor për inicimin e autofagjisë, një mekanizëm qelizor pastrimi që është jetësor për riparimin e ADN-së dhe mbijetesën e qelizave.

    Zbulime të fundit mbi mekanizmat e riparimit qelizor përfshijnë:

    Nukleofagjia: Një studim i vitit 2024 identifikoi një proces të ri ku qelizat heqin dëmtimet e ADN-së të lidhura me proteinat nga bërthama, të udhëhequra nga proteina TEX264.
    Autofagjia e muskujve: Minjtë që agjëruan që mungonin AMPK-në muskujt skeletorë treguan dështim në nxitjen e autofagjisë, duke çuar në hipoglicemi dhe hiperketozë.
    Adaptimi metabolik: Një studim mbi agjërimin e zgjatur në vitin 2024 zbuloi se shpenzimi i energjisë në gjendje të qetë ra në nivelin më të ulët në ditën e 20-të, me një ulje mesatare prej 20.3%.
    Këto gjetje theksojnë adaptimet komplekse qelizore që ndodhin gjatë agjërimit, duke ofruar njohuri të reja mbi aplikimet terapeutike për çrregullimet metabolike dhe mekanizmat e riparimit të ADN-së.

    Aktivizimi i Qelizave Staminale përmes Agjërimit

    Hulumtimet e fundit kanë zbuluar njohuri mahnitëse mbi rigjenerimin e qelizave staminale gjatë agjërimit, duke theksuar ndërveprimin kompleks midis mungesës së lëndëve ushqyese dhe rinovimit qelizor. Një studim i rëndësishëm i vitit 2024 nga Qendra Mjekësore e Universitetit të Kolumbias zbuloi se një paradigmë agjërimi dhe rifurnizimi mund të rigjallërojë qelizat staminale të vjetra, veçanërisht ato të sistemit hematopoetik. Studimi tregoi se inflamacioni kronik dëmton qelizat staminale hematopoetike te minjtë e moshuar, por qelizat që reagojnë me autofagji mund të përshtaten dhe të ruajnë funksionin e tyre.

    Gjetje kyçe mbi aktivizimin e qelizave staminale gjatë agjërimit

    Qelizat staminale nervore: Një studim i vitit 2023 tregoi se agjërimi i ndërprerë çdo dy ditë nuk ndikoi ndjeshëm në sjelljen e qelizave staminale nervore të rritura apo në neurogjenesën e hipokampusit të të rriturve te minjtë.
    Qelizat staminale muskulore: Një studim i udhëhequr nga Stanford zbuloi se qelizat staminale muskulore hyjnë në një gjendje të thellë pushimi gjatë agjërimit ose kur konsumojnë një dietë të pasur me yndyrna (dieta ketogjenike), duke rritur rezistencën ndaj stresit.

    Qelizat staminale hematopoetike: Ciklet e agjërimit të zgjatur janë treguar se mbrojnë kundër dëmtimit të sistemit imunitar dhe nxisin rigjenerimin e bazuar në qelizat staminale të sistemit imunitar. Faza e rigjenerimit arrin kulmin gjatë periudhës së rifurnizimit, me një rritje të aktivitetit të qelizave staminale brenda 24 orëve të para të rifurnizimit.

    Lidhja midis agjërimit dhe aktivizimit të qelizave staminale përfshin ndërveprimin midis rrugëve të ndjeshme ndaj lëndëve ushqyese dhe autofagjisë. Gjatë agjërimit, reduktimi i sinjalizimit të faktorëve të rritjes të ngjashëm me insulinën (IGF-1) dhe aktiviteti i ulët i protein-kinazës A (PKA) promovojnë vetë-rinovimin dhe pluripotencën e qelizave staminale hematopoetike. Ky proces lidhet ngushtë me rrugët e sinjalizimit AMPK dhe mTOR të përmendura më parë, ku aktivizimi i AMPK dhe shtypja e mTOR luajnë role kyçe në inicimin e autofagjisë dhe mirëmbajtjen e qelizave staminale.

    Ndërsa këto gjetje janë premtuese, është e rëndësishme të theksohet se shumë nga këto studime janë kryer mbi modele kafshësh, dhe kërkime të mëtejshme janë të nevojshme për të kuptuar plotësisht ndikimet e rigjenerimit të qelizave staminale gjatë agjërimit te njerëzit.

  • Speci djegës, si ta përdorni sa herë keni këmbë të ftohta

    Speci djegës, si ta përdorni sa herë keni këmbë të ftohta

    Ekspertët besojnë se këmbët janë shumë të lidhura me pjesën tjetër të trupit tuaj, me 72,000 mbaresa nervore në secilën këmbë që korrespondojnë me zona të ndryshme.

    Ndërsa plakemi, qarkullimi në këmbët tona nuk është aq i mirë sa dikur dhe mund të na duhet ndihmë për t’i mbajtur komod.

    Një mënyrë e thjeshtë për ta bërë këtë është duke përdorur spec djegës.

    Kur hamë spec djegës, i gjithë trupi ynë ngrohet, përfshirë këmbët.

    Sipas “Bright Side”, kjo është shumë e dobishme gjatë netëve të ftohta të dimrit dhe ja cilat janë arsyet.

    Specat djegës mund të ngrohin këmbët.

    Të gjitha specat përmbajnë një përbërës të quajtur kapsaicinë. Kur hani diçka që përmban këtë përbërës, ajo rrit qarkullimin e gjakut në trupin tuaj.

    Gjithashtu, kur ky përbërës bie në kontakt me lëkurën, bën që enët e gjakut të zgjerohen, duke nxitur rrjedhjen shtesë të gjakut dhe duke siguruar ngrohtësi në atë zonë.

    Për disa njerëz, ndjesia e ngrohjes mund të ndodhë menjëherë. Për të tjerët, nxehtësia rritet gradualisht me kalimin e kohës.

    Ky truk është veçanërisht efektiv gjatë të ftohtit ekstrem.

    Cilësia e gjumit mund të përmirësohet vetëm duke manipuluar temperaturën e këmbëve gjatë gjumit. Nëse keni provuar shumë gjëra për t’ju ndihmuar t’i mbani këmbët të ngrohta gjatë dimrit, por asnjëri prej tyre nuk ka funksionuar, kjo mund të jetë e vlefshme.

  • Dimri ka “trokitur”, por çfarë ndodh me trupin kur bën papritur ftohtë! Këshillat se si duhet të veproni

    Dimri ka “trokitur”, por çfarë ndodh me trupin kur bën papritur ftohtë! Këshillat se si duhet të veproni

    Shqipëria dhe vende të tjera të Mesdheut gëzojnë një mot përgjithësisht të mirë me diell, por kur dimri troket, i ftohti është i mprehtë.

    Sipas të dhënave i ftohti, veçanërisht kur ndodh papritur, ka një ndikim jo vetëm në shëndetin fizik por edhe në rritjen e nivelit të stresit.

    Këto luhatje shëndetësore janë të rëndësishme dhe me to duhet patur kujdes.

    Çfarë Ndodh me Ju Kur Bën Ftohtë Papritur?

    Digjni më shumë kalori

    Studimet, kanë treguar se ritmet bazë të metabolizmit ose djegia e kalorive pa aktivitet fizik rritet gjatë temperaturave të ftohta.

    Kjo ndodh sepse trupi punon më shumë që të ngrohet.

    Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ju duhet të qëndroni në të ftohtë gjithë kohën.

    Gishtat tkurren

    Gishtat tkurren gjatë vjeshtës dhe dimrit dhe enjten gjatë verës, thonë ekspertët.

    Moti i ftohtë ngushton enët e gjakut në përpjekje për të ruajtur temperaturën e trupit.

    Kjo do të thotë se gjaku qarkullon më pak nëpër gishta, rrjedhimisht duke i bërë ato të duken më të vegjël.

    Dhimbje më të forta në gishta

    Gjatë motit të ftohtë, disa njerëz vuajnë nga një simptomë e quajtur Sëmundja e Rejnaudit që shoqërohet me mpirje e të disa pjesëve të trupit si pasojë e të ftohtit ose stresit.

    Kjo ndodh në zonën e duarve, këmbëve dhe veshëve dhe shkaktohet si pasojë e ngushtimit të enëve të gjakut që furnizojnë lëkurën me gjak.

    Një gjë e tillë nuk është e rrezikshme por është e parehatshme dhe shkakton dhimbje.

    Vishni rroba të përshtatshme dhe mos rrini shumë jashtë, thonë ekspertët.

    Probleme me sytë

    Kujdes me sytë gjatë të ftohtit.

    Ekspozimi i tepërt në temperature të ftohta ndikon në shikimin tuaj.

    Fytyra skuqet

    Nëse gjatë ekspozimit në të ftohtë ën mëngjes ju skuqet hunda apo faqet atëherë duhet të dini se gjaku i anashkalon këto zona dhe fokusohet tek zemra ose mushkëritë.

    Kur ngroheni gjaku rikthehet në rrugëtimin normal duke shkaktuar skuqje.

    Probleme me zemrën

    Kjo ndodh zakonisht tek të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.

    Rreziku është në rritje sepse trupi përpiqet të ruajë nxehtësinë dhe rrit presionin në zemër.

    Kjo e fundit duhet të punojë fort që të furnizojë gjakun tek gishtat e duarve dhe këmbëve.

    Luhatje humori

    Moti i ftohtë ka ndikim të fortë në gjendjen tuaj shpirtërore.

    Rënia e temperaturave nënkupton më pak ditë dhe dritë.

    Rrjedhimisht, trupi merr më pak vitaminë D.

    Mungesa e dritës dhe vitaminës shkakton depresion dhe çrregullime humori.

    Suplementat e vitaminës D duhen marrë në konsideratë për të kuruar problemet me humorin./AgroWeb.org

  • Studimi i ri tregon se kur është koha më e mirë për të pirë kafe

    Studimi i ri tregon se kur është koha më e mirë për të pirë kafe

    Një studim i ri ka arritur në konkluzionin se koha e duhur e konsumit të përditshëm të kafesë mund të ndikojë ndjeshëm në përfitimet shëndetësore.

    Studiuesit zbuluan se konsumi i kafesë në mëngjes mund të ketë më shumë përfitime sesa konsumit gjatë ditës, thuhet në një studim të botuar në Journal European Heart Journal .

    Siç raporton Independent, më shumë se 40,000 të rritur në SHBA morën pjesë në studime afatgjata që ndiqnin shëndetin, dietën dhe mënyrën e tyre të jetesës.

    U gjetën dy modele të ndryshme të konsumimit të kafesë: ata që pinë kafe para mesditës dhe ata që pinë kafe gjatë gjithë ditës.

    Më shumë se një e treta (36%) e njerëzve në studim e pinin kafe në mëngjes, ndërsa rreth 14% pinin kafe gjatë ditës.

    Çfarë ndodhi në një dekadë

    Ekipi hulumtues, i udhëhequr nga ekspertë nga Universiteti Tulane në SHBA, ndoqi njerëzit që morën pjesë në studim për gati një dekadë. Rreth 4,295 prej tyre ndërruan jetë gjatë periudhës së ndjekjes.

    Pasi morën parasysh faktorë të ndryshëm, studiuesit zbuluan se ata që pinin kafe në mëngjes kishin 16% më pak gjasa të vdisnin në krahasim me ata që nuk pinin fare kafe.

    Gjithashtu personat që konsumonin kafe kishin 31% më pak gjasa për të vdekur nga sëmundjet e zemrës.

    Nuk kishte ulje të rrezikut për ata që pinin kafe gjatë gjithë ditës në krahasim me ata që nuk pinin fare kafe.

    Studiuesit thanë se sasitë më të larta të konsumit të kafesë shoqërohen ndjeshëm me një rrezik më të ulët të vdekjes, por vetëm tek njerëzit që pinë kafe në mëngjes krahasuar me ata që pinë kafe gjatë gjithë ditës.

    “Pirja e kafesë në mëngjes mund të lidhet më fort me një rrezik më të ulët të vdekshmërisë sesa pirja e kafesë më vonë gjatë ditës”, shkruajnë studiuesit në studim.

    Autori kryesor Dr. Lu nga Universiteti Tulane, vëren:

    “Gjetjet tona tregojnë se nuk është vetëm nëse apo sa kafe pini, por edhe koha e ditës ajo që ka rëndësi. Zakonisht nuk japim këshilla se kur duhet të ushqehemi në udhëzimet tona dietike, por ndoshta duhet të mendojmë për këtë në të ardhmen”.

    Shpjegimi i mundshëm

    “Ky studim nuk na tregon pse pirja e kafesë në mëngjes ul rrezikun e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare”, tha Dr.Lu.

    “Një shpjegim i mundshëm është se pirja e kafesë pasdite ose në mbrëmje mund të prishë nivelet e hormoneve si melatonina. Kjo, nga ana tjetër, çon në ndryshime në faktorët e rrezikut kardiovaskular si inflamacioni dhe presioni i gjakut”.

    Ai përfundon duke vënë në dukje se nevojiten studime të mëtejshme për të vërtetuar gjetjet e tyre në popullata të tjera dhe prova klinike për të testuar efektet e mundshme të ndryshimit të orës së ditës kur njerëzit pinë kafe.

  • Bestytni/ Mund të largoni fatin e mirë! Gjërat që nuk duhen bërë në natën e Vitit të Ri

    Bestytni/ Mund të largoni fatin e mirë! Gjërat që nuk duhen bërë në natën e Vitit të Ri

    Veç elementeve që sjellin fat të mirë për të cilat duhe të kujdesemi që t’i kemi prezente në natën e ndërrimit të viteve, ka dhe disa gjëra që nuk duhet t’i bëjmë.

    Të qarit dhe pastrimi i shtëpisë mesa duket janë rreptësisht të ndaluar këtë ditë. Sipas traditave në disa vende, thuhet se shirja e pluhurit ose e papastërtisë fshin edhe fatin e mirë.

    Mos qaj

    Nuk ka rëndësi nëse ndihemi sentimentalë, nëse sapo kemi parë filmin më të trishtuar ndonjëherë, ose nëse nuk kishte absolutisht asgjë nën pemën e Krishtlindjes, të qarat më 1 janar është rreptësisht e ndaluar. Përndryshe, ju rrezikoni ta mbani atë trishtim dhe negativitet gjatë gjithë vitit. Pra, mbani mend: pa lot!

    Mos e pastroni shtëpinë

    Mbajini duart larg pluhurit dhe lavatriçes! Sipas traditës së lashtë kineze, pastrimi i shtëpisë ose larja e rrobave në ditën e Vitit të Ri është e ndaluar. Fshirja e pluhurit ose e papastërtisë besohet se fshin edhe fatin e mirë. Kush është i gatshëm të marrë atë rrezik?

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

  • Ju maftojnë vetëm dy filxhanë/ Ja çaji që bën ‘mrekulli’, edhe kur rini ulur

    Ju maftojnë vetëm dy filxhanë/ Ja çaji që bën ‘mrekulli’, edhe kur rini ulur

    Të gjithë ne thuajse përballemi me pyetjen: Çfarë do të ndodhë me dhjamin e tepërt, të cilin ende nuk kemi arritur ta heqim qafe? Duke kërkuar përgjigjen, do të përballeni me një sërë këshillash, të cilat do të sillen rreth së njëjtës temë, ushtrimeve fizike. Shumë burime të ndryshme do t’ju inkurajojnë të ushtroheni në mënyrë që të përmirësoni shëndetin tuaj, si dhe pamjen tuaj.

    Në të vërtetë, ushtrimet fizike janë të vlefshme për shëndetin e trupit të njeriut në shumë mënyra, dhe nuk ka dyshim se duhet ta bëni atë pjesë të jetës tuaj, nëse nuk e keni bërë tashmë. Kjo, megjithatë, nuk do të thotë se është e keqe të kërkoni mënyra shtesë për të humbur yndyrën. Një studim i ri pohon se një nga këto mënyra mund të jetë konsumimi i një lloji të caktuar çaji, i cili duket se “fsheh” përfitime të shumta dhe të mrekullueshme për organizmin.

    Sipas kreut të hulumtimit, pirja e vetëm dy filxhanëve çaj “oolong” në ditë stimulon ndjeshëm proceset e djegies së yndyrës në trup. Ashtu si të gjitha llojet e çajit, edhe oolong përmban kafeinë, e cila ndikon në metabolizmin e energjisë, duke rritur rrahjet e zemrës. Megjithatë, studimet tregojnë se pirja e çajit mund të rrisë ndarjen e yndyrës, pavarësisht nga efektet e kafeinës, sipas ekspertit.

    Studiuesit gjithashtu donin të vlerësonin cilësinë e gjumit dhe nëse ai ndikohet nga konsumimi i pijeve me kafeinë. Përkundër faktit se kafeina është e njohur për aftësinë e saj për t’i mbajtur njerëzit zgjuar, studiuesit nuk vunë re ndonjë ndryshim në modelet e gjumit të grupeve që konsumuan pije me kafeinë dhe grupit që mori placebo. Për këtë arsye, ekipi hulumtues beson se pirja e çajit oolong nuk do t’ju mbajë zgjuar gjithë natën dhe mund të ndihmojë në djegien e yndyrës edhe kur flini.

    Çfarë e bën çajin oolong të ndryshëm?

    Edhe pse të gjitha llojet e çajit vijnë nga e njëjta bimë, shkalla e tyre e oksidimit është ajo që i jep çdo varieteti karakteristikat e veta të veçanta. Shkalla e oksidimit, që varion nga 8% në 85%, përcakton ngjyrën dhe shijen e çdo varieteti çaji. Çaji Oolong përftohet pas një procesi unik, i cili përfshin fazën e tharjes nën diellin e fortë dhe oksidimin.

    Ekspertët besojnë se çaji është jashtëzakonisht i shëndetshëm, përmban disa vitamina, minerale dhe antioksidantë të dobishëm. Një filxhan çaj i zier gjithashtu përmban kafeinë, rreth një e treta e sasisë që përmban një filxhan kafeje. Së fundi, ekspertët theksojnë se përveç efekteve që duket se ka në djegien e yndyrës, çaji oolong jep dëshmi të mira se mund të përfitojë ndjeshëm shëndetin e zemrës, trurit, kockave dhe dhëmbëve.