Category: Jetë dhe Stil

  • “Zoti mi plotësoi lutjet”/ Arbër Hajdari zbulon lajmin e madh: Së shpejti baba

    “Zoti mi plotësoi lutjet”/ Arbër Hajdari zbulon lajmin e madh: Së shpejti baba

    “Zoti mi pranoi lutjet që bëra, doja të bëhesha babi i një vajze”

    Arbër Hajdari zbuloi ekskluzivisht për “Më Lër të Flas” se do të bëhet babai i një vajze shumë shpejt.

    Romeo Veshaj: Ti Arbër kur do ta bësh një fëmijë? Se kemi një lajme ekskluziv më duket.

    Arbër Hajdari: E keni informacion juve?

    Romeo Veshaj: Po e kemi…

    Arbër Hajdari: Po, do bëhem baba shumë shpejt.

    Romeo Veshaj: Këto festa do të të gjejnë ndryshe Arbër.

    Arbër Hajdari: Këto festa do të më presin ndryshe. Në momentin që bëhesh prind shumë gjëra ndryshojnë tek njeriu. Sidomos në momentin që sjell në jetë një fëmijë rritet përgjegjësia në mënyrën e të menduarit.

    Romeo Veshaj: A ka nisur të ndryshojë tek ti, tani që do të bëhesh baba, mënyra e të menduarit?

    Arbër Hajdari: Ka nisur që prej dy-tre muajsh të ndryshojë mënyra e të menduarit. Prioritetet deri diku kanë nisur të lëvizin.

    Romeo Veshaj: Do të bëshesh babi i një vajze apo djali?

    Arbër Hajdari: Zoti mi pranoi lutjet që bëra, doja të bëhesha babi i një vajze, dhe do të bëhem me vajzë.

  • E njohu e gjithë bota si shqiptare/ 44 vjet nga dita kur Shën Terezës iu dha çmimi Nobel për paqe

    E njohu e gjithë bota si shqiptare/ 44 vjet nga dita kur Shën Terezës iu dha çmimi Nobel për paqe

    Atë ditë e gjithë bota mësoi se Shën Tereza ishte shqiptare

    Data 10 dhjetor është ditë e shënuar dhe ka një simbolikë të veçantë për kombin shqiptar. Pikërisht, 44 vjet më parë, Shën Tereza u vlerësua me çmimin Nobel për Paqe.

    Më 10 dhjetor 1979, në Oslo të Norvegjisë, Gonxhe Bojaxhiu u shpall nobeliste, duke u bërë kështu shqiptarja e parë fituese e çmimit më prestigjioz në botë. Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel në vitin 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte.

    Ajo deklaroi: “Jam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.

    Atë ditë e gjithë bota mësoi se Shën Tereza ishte shqiptare. Ka hasur në vështirësi për të folur rrjedhshëm shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por ajo kurrë nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare.

    Shkrimet e saj në shqip janë letrat e rinisë dhe më pas me familjen në shqip, përshëndetje në shqip popullit shqiptar pas fitimit të çmimit Nobel më 1979.

    Ajo ishte nënë kujdestare e 7.500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960.000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47.000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3.400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve tetëdhjeta.

  • Vrasja e Liridona Ademajt në sy të fëmijëve/ Zhaklina Lekatari reagon ashpër: Jemi shoqëri maskiliste dhe e dhunshme

    Vrasja e Liridona Ademajt në sy të fëmijëve/ Zhaklina Lekatari reagon ashpër: Jemi shoqëri maskiliste dhe e dhunshme

    Zhaklina Lekatari në një lidhje ‘live’ në rubrikën “Opinion”, komentoi vrasjen e Liridona Ademajt, ku autori i dyshuar është bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

    Lekatari u shpreh se është e shokura nga kjo ngjarje, por jo e surpizuar, ndërsa shtoi se shoqëria maskiliste po ushqen dhunë. Ndër ët tjera ajo tha se sa herë vdes një grua, fajtorë jemi ne, referuar shoqërisë.

    “Jam e shokuar, por jo e surprizuar. Bëj thirrje vazhdimisht se si më vjen keq për familjet shqiptare dhe krizat që ka shoqëria. Nuk mendoj se duhet të ndihemi të suprizuara nga këto skenarë filmash, të cilët marrin shkas nga ngjarjet reale.

    Sa herë që vdes një vajzë, një grua, një nënë faji është i gjithë shoqërisë. Faji nuk është i porositësve. Dhuna që ndodh në vendin tonë nuk është rastësore, por ka burim. Janë injorimeve që bëjmë situatave të tilla, janë jo serioziteti që në i trajtojmë këto ngjarje, ai populizmi dhe ajo dëshira për ët ditur dhe spiunuar te jeta e tjetrit. Ne jemi shoqëri e dhunshme dhe primitive. Moskallëzimi nuk është një tipar gjinor, por është mentalitet.

  • Shqiptarja gjeni në matematikë, 6-vjeçarja fiton vendin e parë në botën

    Shqiptarja gjeni në matematikë, 6-vjeçarja fiton vendin e parë në botën

    Dua 6-vjeçerja nga Kosova triumfoi mes 30 pjesëmarrësve nga 45 shtete të botës, duke fituar vendin e parë në kategorinë në garat e Matematikës.

    Vogëlushja Dua përfundoi e para 40 detyra për 2 minuta e 52 sekonda. Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, Vlera Matoshi tregoi se 6-vjeçarja është apasionuar edhe pas baletit dhe pikturës.“Kemi pothuajse një vit që ushtrohemi. Vazhdimisht Dua punon për gara. Prindërit e Duas vazhdimisht më informojnë për aktivitetin e saj. Dhe gjithashtu kemi mbajtur edhe mësime ekstra. Ne jemi shumë të gëzuar sepse edhe rezultati ka qenë shumë i mirë. Kemi 18 kampionë gjithsej pasi 18 nxënës kanë marrë vendin e parë dhe 7 vendin e tyre. Jemi shumë krenarë që kemi arritur rezultate të mira”, ka treguar Vlera Matoshi.

  • “Mashkull plerë”, degradon në dhunë “Përputhen”, Enisa godet me shpullë Herrisonin

    “Mashkull plerë”, degradon në dhunë “Përputhen”, Enisa godet me shpullë Herrisonin

    Enisa dhe Herrisoni janë përfshirë në një situatë të paprecedentë në “Për’puthen”, e cila ka degraduar në dhunë.

    Gjithçka ka ndodhur gjatë një ballafaqimi 4 minutësh mes palëve, ku Enisa i ka kërkuar llogari Herrisonit për diçka që ai i kishte thënë. Dhe si përgjigje ka marrë një shprehje banale “kot për po*dhë”.

    E irrituar nga situata, Enisa e ka gjuajtur konkurrentin me shuplakë dhe është larguar nga takimi, duke u shprehur se ai është ‘mashkull plehër’.

    I prekur nga situata, Herrisoni në gjaknxehtësi e sipër pas shuplakës iu kthye Enisës duke thënë: “lut Zotin që nuk je mashkull sepse dija unë çfarë të bëja, të zbërtheja në vend direkt.”

    Herrisoni: Ti u ndikove nga të tjetri.

    Enisa: Pse e vazhdove në takim more, pse e vazhdove në takim?

    Herrisoni: Pse e vazhdova? Kot për po*dhë, për qejf.

    Enisa: Kot për po*dhë?

    Herrisoni: Po për të shitur po*dhë.

    Enisa: Të të vijë turp, mashkull ordiner.

    Herrisoni: Mos mu afro ashtu se nuk të shikoj dot.

    Enisa: Ik ore… Më mirë të dalë fare.

    Herrisoni: Je femër për Zotin sepse të ishe mashkull e dija unë se çfarë të bëja.

    Enisa: Ik ore plehër.

    Herrisoni: Lut Zotin që nuk je mashkull sepse dija unë çfarë të bëja, të zbërtheja në vend direkt.

    Enisa: Mashkull koti, ulu o ulu aty.

    Herrisoni: Të më prekësh ti mua me dorë, po s’ka shance në botë. S’ka lindur akoma ai njeri…

    Enisa: Ulu aty, ulu.

    Herrisoni: Është e ulët më kupton. Ti e ulët je dhe vetë. Je femër e ulët sepse s’je gjë tjetër.

    Enisa: Ti je për vete super i ulët si mashkull.

    Herrisoni: Po lëre më tregon ti mua, mbaj vendin tënd atë bëj.

    Enisa: Ti je dyfytyrësh. Të paktën tregove fytyrën tënde të vërtetë.

    Herrisoni: Të thash edhe njëherë, lut Zotin që je mashkull… domethënë që je femër. Le që ti si mashkull je xhanëm.

    Enisa: O Zot i madh.

    Pas këtij momenti të tensionuar Enisa ka shpërthyer në lot, duke shpjeguar se e qëlloi me shuplakë Herrisonin në inerci e sipër pasi ishte e nxehur me të sepse e kishte thirrur ‘e përdorur’. Në kundërpërgjigje Herrisoni, ja preu shkurt duke theksuar se ‘na ka hapur barkun duke qarë çdo ditë’.

    Herrisoni: Qaj, qaj, sepse e ke bërë kështu ti, javë për javë qaj. Qaj, jepi qaj.

    Enisa: Herrison, mbylle gojën.

    Megi: Herrison të lutem…

    Herrisoni: Po lëre se na ka hapur barkun duke qarë.

    Megi: Enisa çfarë të lëndoi?

    Enisa: Unë këtu kuptova se për ju është normale të preket një femër, por mashkulli nuk duhet të preket në asnjëlloj mënyre sepse ‘oboboo, jemi meshkuj neve’.

    Megi: Enisa çfarë të tha që të lëndoi?

    Enisa: E përdorur. Nuk humba unë, humbi ai.

  • Parada e Pavarësisë, Veliaj pret Presidentin e “Albanian Roots”

    Parada e Pavarësisë, Veliaj pret Presidentin e “Albanian Roots”

    Një ditë përpara Paradës së Shqiptarëve, që do të zhvillohet për herë të parë në Tiranë, në 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim Presidentin e “Albanian Roots”, Marko Kepi, organizator i përvitshëm i paradës në Nju Jork, dhe anëtarë të komunitetit shqiptar nga mbarë bota, të cilët do të marrin pjesë në këtë ngjarje të madhe.

    Kryebashkiaku tha se kombi shqiptar po jeton sot ditët e tij më të mira.

    “Jemi duke jetuar sot ditët tona më të mira. Nuk po them ditët tona perfekte sepse besoj që dita perfekte e shqiptarëve ende nuk ka mbërritur, por janë sot ditët tona më të mira. Shqipëria ka qenë 111 vite e pavarur, por sot Kosova është e lirë dhe e pavarur. Në Maqedoni e kemi Zv/kryeministrin dhe në fillim të janarit kryeministri do të jetë gjithashtu shqiptar. Në Malin e Zi e kishim më përpara Zv/kryeministër, u bë kryeministër, tashmë kemi prapë Zv/kryeministër shqiptar. Kur mendoj se sa e padrejtë ka qenë historia, sa të diskrimuar e kemi ndjerë veten, sot jemi më “nalt”. Por, çdo ditë duhet të punojmë me çuar edhe pak më lart. Besoj është një moment të reflektojmë, se kombi ynë sot po jeton ditët e veta më të mira,” u shpreh ai.

    Ne jemi shumë pak për t’u ndarë dhe vetëm të bashkuar mund të ecim përpara, theksoi Veliaj.

    “Sot ne jemi të njëjtët autorë të progresit, siç mund të jemi edhe autorë të mungesës së bashkëpunimit. Shpresoj shumë të mbizotërojë fryma e të parëve tanë, që nga koha e Skënderbeut, se bashkimi bën fuqinë përtej dallimeve të vogla, përtej partive, përtej mbiemrit, përtej vendit të origjinës. Ne jemi shumë pak për t’u ndarë! Mesazhi që duam të japim me këto festa është se ka ardhur koha për t’u bashkuar. Shpresoj që gjenerata e re e shqiptarëve, që janë këtu sot, i kanë mësuar këto mësime. Unë besoj se këto dy ditë do të jetë një valle e bukur, edhe për ta dhënë këtë mesazh, edhe për të reflektuar se sot s’na pengon më askush,” tha Veliaj.

    Marko Kepi, nga shoqata “Rrënjët shqiptare”, u shpreh i lumtur që kanë arritur t’ja dalin deri në finalizimin e një parade për 28 Nëntorin nga Nju Jorku në Tiranë.

    “Faleminderit për mikpritjen kryetar! Është hera e parë që një qeveri shqiptare bashkëpunon me organizatën tonë, pra për ta sjellë paradën e shqiptarëve këtu në Tiranë. Jemi shumë krenar se më në fund po zhvillohet kjo ëndërr, që kemi pasur, që ta bëjmë paradën këtu me të gjithë shqiptarët e të gjitha trojeve,” u shpreh ai.

    Kepi tha gjithashtu se në këtë paradë janë ftuar që të marrin pjesë 128 bashki në trojet shqiptare dhe se për të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e këtij organizimi po kryhen me Bashkinë e Tiranës./tvklan.al

  • Gazetarja: Një vajzë e njohur e showbiz-it shkoi si eskortë në Dubai për 600 mijë euro!

    Gazetarja: Një vajzë e njohur e showbiz-it shkoi si eskortë në Dubai për 600 mijë euro!

    Gazetarja Anduena Llabani zbuloi në emisionin “Bilardo” se është gati plani për ndërtimin e 5 burgjeve të reja në Shqipëri, të cilat do të jenë të vendosura në disa nga qytetet kryesore të vendit.

    Do ndërtohen 5 burgje të reja. Plani është gati, janë gjetur edhe tokat, është bërë edhe struktura. Kapacitetet e burgjeve jo vetëm janë plot, por janë shumë të amortizuara. Përpos që mungon standardi dhe niveli njerëzor për të qëndruar brenda, ka edhe një numër shumë të madh punonjësish policie që duhet të shërbejnë dhe ka një kosto të lartë. Janë 5 qytete të mëdha ku do ndërtohen këto burgje.

    Tirana do ketë, Vlora, Fieri, Durrësi, edhe dy qytete nga Veriu. Do të ndërtohen 5 burgje të mëdha ku do të futet i gjithë kontingjenti që është aktualisht”.
    Llabani vuri në dukje se drama e shqiptarëve si popull është s’e s’do të ketë kurrë sodisfaksion nga drejtësia, sepse ende merret më së shumti me të shkuarën.

    Drama jonë si popull është që s’do arrijmë kurrë të kemi sadisfaksion nga drejtësia. E di pse? Sepse akoma zbulojmë ngjarje dhe episode të shkuara. Flasim me ish, ish-drejtori i Policisë, ish-shefi i Rendit. Me të tashmen po ecim me hap liliputi, ndërsa me të shkuarën po i marrim vesh gjërat, por ngjarje që kanë ndodhur këtu e 5 vjet, këtu e 7 vjet. 20 mijë punonjës të policisë janë mangët sot që flasim. Në muaj japin dorëheqjen 20-50 punonjës policie”, tha ajo.

    Ndër të tjera ajo tregoi se një vajzë e showbiz-it shqiptar shkoi në Dubai si eskortë për një shifër 600 mijë euro.

    “Shumë femra të njohura të showbiz-it, modele, të bukura, ishin eskortat më të preferuara në Dubai. Një jurist, avokat, tregonte në një rreth tavoline që një femër shumë e njohur e showbiz-it ishte kërkuar nga një shqiptar për 20 mijë euro. Ishte kontaktuar, edhe vajza shqiptare i kishte thënë ‘jo’ për 20 mijë euro nuk pranoj. ‘OK’ i kishte thënë për 600 mijë euro. M’u duk si legjendë. Unë kam parë edhe videon ku femra që flitej ishte në jaht me personin që e kishte kërkuar dhe shifra ishte ajo. 600 mijë euro qëndrim vetëm me ty”, tha gazetarja.

  • Pse dhemb koka pas një gote me verë të kuqe?

    Pse dhemb koka pas një gote me verë të kuqe?

    Zbulohet shkaku i dhimbjes së kokës pas një gote verë të kuqe. Vjen si pasojë e një antioksidanti natyral që gjendet në përbërjen e rrushit, quercitina, që i bën mirë shëndetit, por kur bashkohet me alkoolin sjell ndonjë shqetësim të vogël, si dhimbja e kokës.

    Shpjegimi është arritur falë një studimi të kryer nga Universiteti i Kalifornisë në Davis dhe është publikuar në revistën ndërkombëtare “Scientific Reports”.

    Sipas kërkuesve, quercitina është e paranishme në pothuajse të gjitha frutat dhe zarzavatet dhe konsiderohet një antioksidant shumë i shëndetshëm, madje është i disponueshëm edhe në formën e integratorëve.

    Kur hyn në fluksin e gjakut, trupi e konverton në tjetër formë, gjë e cila bllokon metabolizmin e alkoolit, duke shkaktuar dhimbje koke apo përzierje. Quercetina, prodhohet nga rrushi në përgjigje të dritës diellore, dhe sa më i ekspozuar rrushi, aq më të larta janë nivelet e saj në përbërje. Por jo vetëm, niveli i saj tek vera e kuqe mund të ndryshojë edhe në bazë të prodhimit, të fermentimit e vjetërimit.

  • Habit studimi i ri: Çiftet që harxhojnë shumë para me dasmën dhe unazat, ndahen shpejtë

    Habit studimi i ri: Çiftet që harxhojnë shumë para me dasmën dhe unazat, ndahen shpejtë

    Çiftet që shpenzojnë shumë për dasmat e tyre kanë më shumë gjasa të divorcohen sesa ata që i përmbahen një buxheti të ngushtë, ka rezultuar në një studim.

    Sondazhi i cili u ndërmor nga profesorët e ekonomisë, Andreë Francis-Tan dhe Hugo M Mialon, shqyrtoi dasmat dhe martesat e mbi 3,000 çifteve në Shtetet e Bashkuara. Studimi zbuloi në përgjithësi se sa më shumë të shpenzoni për dasmën tuaj, aq më shumë ka gjasa që të divorcoheni.

    Një shembull i kësaj lidhej me sasinë e parave të shpenzuara për një unazë fejese që lidhej në mënyrë të kundërt me kohëzgjatjen e martesës. Sa më e shtrenjtë të jetë unaza, aq më shumë ka gjasa që çifti të divorcohet, veçanërisht nëse unaza kushton mbi 1500 paund.

    ” Në mënyrë të veçantë, burrat që shpenzojnë midis 2000 dollarë (rreth 1500 £) dhe 4000 dollarë (3000 £) për një fejesë. unaza është e lidhur me një rrezik 1.3 herë më të madh të divorcit në krahasim me shpenzimet ndërmjet 500 dollarë (376 £) dhe 2,000 dollarë (1,500 £),” thuhet në studim.

    Një statistikë e ngjashme u gjet kur shikonin se sa shpenzuan çiftet për ceremoninë, me dasma më të përballueshme që priren të çojnë në martesa më të suksesshme.

    Studimi zbuloi se dasmat që kushtojnë më pak se 1,000 dollarë (rreth 760 £) tregojnë një rënie të ndjeshme të gjasave për divorc krahasuar me ato që shpenzojnë mbi 20,000 dollarë (15,000 £), duke rritur gjasat me 1.6 herë.

    Megjithatë, studimi zbuloi se shpenzimi i parave në muajin e mjaltit është i vlefshëm, pasi të bësh një udhëtim pas dasmës është “i lidhur ndjeshëm me një rrezik më të ulët të divorcit”. Kështu që mund të ia vlen të shkurtoni disa nga kostot më të shtrenjta të ditës së dasmës dhe të vendosni para për një festë të mrekullueshme.

  • Kështu nuk i keni parë ndonjëherë! Saimir Kodra surprizon Gentian Zenelajn me gjestin emocionues: Je nona

    Kështu nuk i keni parë ndonjëherë! Saimir Kodra surprizon Gentian Zenelajn me gjestin emocionues: Je nona

    Në premierën e shfaqjes “E kuqe” në teatrin “Kujtim Spahivogli” nuk munguan dashamirësit e artit. Në këtë shfaqje Gentian Zenelaj vinte në rol kryesor i cili e riktheu te drama pas shumë vitesh në komedi. Këtë sfidë Gentiani e ka kaluar me shumë sukses sepse roli ishte impenjativ, i vështirë, i ngjeshur por ia ka dalë ta sjellë denjësisht te publiku.

    Mes personave që kanë qenë të pranishëm mbrëmjen e premierës ishte edhe kolegu i tij në emisionin “Stop” në Tv Klan, gazetari Saimir Kodra i cili i ka dërguar një mesazh përmes programit “Rudina”. Përveç fjalëve, Saimiri tregon edhe një gjest shumë të bukur kushtuar mikut të tij.

    Saimir Kodra: Shfaqja është filozofi, është e bukur, është interesante dhe po mendoja pse mos të bëja edhe unë si filozof, të them kështu, gjëra të bukrua, gjëra të menduara mirë po… do të thotë që kjo punë unë nuk mundem që të bëj aq filozof sa ç’ishte ai piktori i madh apo ai shkrimtari i madh që e ka bërë por unë mund të them me fjalët e një shikuesi që ishte një shfaqje e mrekullueshme, Gentiani bëri një rol të mrekullueshëm, po ashtu edhe kolegu i tij në shfaqje, po ashtu regjisori Altin Basha, një mrekulli. Është një gjë e bukur, me ngarkesa të mëdha emocionale. Gentian bravo! I ke treguar shqiptarëve që je një komedian shumë i mirë, je një aktor i mrekullueshëm komedie por tregove që edhe dramën, përzier me tragjedi e ironi e ke tënden. I uroj jashtëzakonisht suksese! Do thoni ju a s’ia ke thënë këtu në ambientet e zyrës? Ia kam thënë patjetër, por e thënë kështu publikisht zë vend për të gjithë ju që s’e keni parë akoma.

    Për t’ju treguar se sa shumë më ka pëlqyer kjo shfaqje, po ju tregoj se çfarë kam në zyrën time. Shikojeni pak! Janë momentet e shfaqjes, natës premierë, është Gentiani… këtu duhet të isha unë por nuk jam. Ndërkohë kjo është kolana që unë mbaj me gjërat më interesante. Është e bukur, ishte e bukur dhe e mrekullueshme. Gentian, urime, gjithë stafit, je nona!

    https://www.instagram.com/rtvklan/?utm_source=ig_embed&ig_rid=52df4dfd-9619-475b-a4f0-3f40fbfa79b9