Category: Jetë dhe Stil

  • I dhuroi çantën 1400 euro, plas sheri mes djemve në PP: Unë të mbuloj me para

    I dhuroi çantën 1400 euro, plas sheri mes djemve në PP: Unë të mbuloj me para

    Konkurrenti i Për’Puthen Redi ka trazuar ujërat këtë puntatë, duke shkaktuar zhurmë dhe debate të forta.

    Ai i ka dhuruar Albinës një çantë luksoze e cila kushton 1 mijë e 400 euro. Sipas tij kjo dhuratë është për t’i shprehur pëlqimin që ka ndaj saj dhe t’i tregojë se e vlerëson shumë si vajzë. Por kjo dhuratë ka revoltuar Saide, e cila shprehet se është çantë e përdorur dhe jo e re dhe se Albina e përdor atë.

    Redi: Do i ble dhurata të tjera mbi 2 mijë euro e do ja çoj me postë. Burri që është burrë i bën dhuratat dhe qep gojën.Seide: Është e përdorur, duket e përdorur sepse jam e fiksuar pas çantave.

  • Flokë të thinjur para kohe? Rastet kur tregojnë probleme shëndetësore

    Flokë të thinjur para kohe? Rastet kur tregojnë probleme shëndetësore

    Tradita shqiptare i quan flokët e bardhë si shenjë fisnikërie. Por ata që i mbajnë thinjat, sidomos në moshë të re, duan disa përgjigje se pse u ka ndodhur të zbardhen para kohe.

    Rrënjët e flokut kanë qeliza pigmentuese të cilat prodhojnë melaninë. AgroWeb.org tregon se kjo substancë është përgjegjëse për lëkurën e flokut.

    Me kalimin e moshës, këto qeliza shuhen. Në mungesë të pigmentit, flokët e reja kanë nuanca më të çelëta të grisë, argjendit apo të bardhës.

    Në momentin që rrënja e flokut resht së prodhuari melaninë, dalin thinjat.

    Arsyet Përse Dalin Thinjat

    Thinjat mund të dalin krejt papritur për arsye të ndryshme.

    Në disa raste, floku zbardhet për shkak të stresit, por në përgjithësi bëhet fjalë për diçka gjenetike.

    Nëse prindërit tuaj kanë pasur thinja në një moshë të caktuar, atëherë me siguri edhe ju do të ndiqni të njëjtat hapa.

    Mosha mesatare e shfaqjes së thinjave është tek të 30-at. Megjithatë, ka njerëz që thinjen më shpejt, madje që në moshën 20 vjeçare.

    Thinjat mund të dalin edhe si pasojë e mungesës së vitaminës B12, ndonjë problemi të trashëgueshëm, tiroides e të tjerë.

    Stresi është shkatërrimtar për flokun. Ai ndikon në rënien e tyre dhe kur flokët e rinj të dalin ato do të kenë ngjyrë gri.

    Duhanpirja është një fenomen që ndikon organizmin nga koka tek këmbët.

    Studimet kanë treguar se njerëzit që pijnë duhan janë 2-3 herë më të predispozuar të thinjen përpara se të mbushin 30 vjeç.

    A Duhen Shkulur Thinjat?

    Dikur, gjyshet tona na paralajmëronin se nëse do të shkulnit një thinjë, tre të tjera do të dilnin menjëherë në vend të saj.

    Kjo është shkencërisht e pamundur.

    Megjithatë kjo nuk do të thotë që duhet t’i shkulni thinjat.

    Një gjë është e sigurt: një tjetër do të dalë në vend të saj.

    Brishtësia e flokut

    Flokët e thinjur janë më të hollë sepse kanë humbur shtresën e nevojshme që i mbron nga uji, rrezet ultravjollcë, dielli, lagështia, apo nxehtësia.

    Floku i thinjët është më i thatë dhe shumë më i brishtë.

    Ushqimet që duhet të konsumoni kundër thinjave

    Ushqimet që janë të pasura me bakër, zink, hekur, vitaminat B, acidet yndyrore Omega-3, acid folik dhe barishtet janë shumë të rëndësishme për të parandaluar shfaqjen e thinjave.

    Për më tepër, ushqime të tilla e ndihmojnë flokun e ri të rritet shëndetshëm dhe skalpin të jetë më i pastër.

    Trajtimet për flokët e thinjur

    Nëse nuk dëshironi t’i lyeni flokët, atëherë mund të ndryshoni stilin e tyre për të fshehur praninë e fijeve të bardha.

    Mund të bëni trajtime të ndryshme kozmetike për ushqyerjen e flokëve dhe zbutjen e tyre.

    Në të kundërt, mund t’i lyeni me një ngjyrë më të çelët dhe nuanca e flokët për të patur një tranzicion më të butë ngjyrash./AgroWeb.org

  • I martuar 18 herë, i moshuari nga Lushnja tregon historinë e jetës së tij(Video)

    I martuar 18 herë, i moshuari nga Lushnja tregon historinë e jetës së tij(Video)

    Asllan Shuli, nga fshati Grabjan i Lushnjes nuk është veshur kurrë si dhëndër edhe pse është martuar 18 herë.

    Martesën e tij të parë e ka lidhur kur ishte 18 vjec, kurse të fundit 44 vjeç. Jeta e tij nuk ka qenë aspak e lehtë, për shkak te gjendjes së rënduar ekonomike shumë gra kanë preferuar të ndahen prej Asllanit.

    GAZETARJA:Nga i ke pas bashkëshortet?

    A.SHULI:Ku mbahen mend ato nga Vlora deri në Lezhë.

    GAZETARJA:Zonjat ndaheshin nga ekonomia, apo pate arsye xhelozie?

    A.SHULI:Xhelozie.. po të merresh me tjetrin dale njëherë.

    GAZETARJA:Të kanë tradhtuar?

    A.SHULI:Po, pra ajo është punë më kanë tradhtuar. Unë e mbaja si ajo tradhtonte.

    GAZETARJA: Po si e kuptove që të tradhtonte?

    A.SHULI: Po kuptohet ajo, gruaja nuk i afrohet më burrit dhe tjetrit i afrohet.

    GAZETARJA: Nga këto 18 gra ndonjërën e more me dashuri?

    A.SHULI: Me dashuri kam marrë 6 unë.

    GAZETARJA: Në gjendje civile sa martesa ke lidhur?

    A.SHULI:12 herë jam martuar në gjendje civile, ndërsa me 6 jo nuk kam shkuar në gjendje civile.

    GAZETARJA:Dasma ke bërë?

    A.SHULI: Jo, unë i kam marrë kështu.

    GAZETARJA:Ia mban mend emrat?

    A.SHULI: Dashurija e parë ka qenë Esmaja nga Gradishti.

    GAZETARJA: E dyta?

    A.SHULI: Lavdije.

    GAZETARJA: E treta ?

    A.SHULI: Nuk mbaj mend di vetëm emrin e kësaj që kam në shtëpi. Dashuri e ka emrin. Kam 25 vjet martuar me këtë.

    GAZETARJA: Nga këto 18 gratë kush ka qenë më e bukura?

    A.SHULI: Më e bukura ajo e para nga Gradishti.

    GAZETARJA: Po më punëtorja?

    A.SHULI: Etleva.

    GAZETARJA: Po si i bëje për vete?

    A.SHULI: Po ja flisja me to, i mbushja mendjen dhe e coja në shtëpi.

    GAZETARJA: Po martesa më e shkurtër cila ka qenë?

    A.SHULI: Ku mbahen mend ato, 6 muaj ose 1 vit dhe më pas iknin. Vetëm ajo nga qyteti Stalin ka qendruar 7 vjet.

    GAZETARJA: Përse iku?

    A.SHULI: Berta iku se ndodhën rrëmujat dhe e vranë.

    Dashurinë e tij të vërtetë, Asllani e gjeti 25 vite më parë. Gruaja e 18 që ka emrin Dashuri i ka dhënë familjen që ai kish ëndërruar. Asllani thotë që është bërë baba 5 herë, ose të paktën vetëm 5 fëmijë e kanë njohur si baba, të tjerët kanë ikur me nënat e tyre që kur ata ishin ende te mitur. Asllani dhe Dashuria jetojnë vetëm me 100 mijë lekë të vjetra, këto para sipas tyre nuk mjaftojnë për ilaçet që ata kanë nevojë. Ata kërkojnë që shteti dhe shoqëria t’i ndihmojë sa do pak të ketë mundësi.

  • Ekspertët e Iphone: Ja si mund ta karikoni telefonin 4 herë më shpejt

    Ekspertët e Iphone: Ja si mund ta karikoni telefonin 4 herë më shpejt

    Mund të zgjasë deri në katër orë që të karikohet një telefon nga 0% deri në 100%. Duke marrë parasysh fakin se sa shumë të varur jemi nga telefonat, këto katër orë mund të duken të pafundme.

    Ekspertët e teknologjisë, kanë zbuluar një metodë që karikon telefonin tuaj më shpejt dhe mund të karikohet deri në 90% brenda një kohë të shkurtër.

    Ekspertët sugjerojnë që në momentin që karikoni telefonin, vendoseni atë në “Airplane Mode” dhe në këtë mënyrë cdo aplikacion që harxhon batërinë do të ndalojë dhe si pasojë telefoni do të karikohet më shpejt.

    Gjithashtu, një tjetër gjë që mund të bëni është se pasi të aktivizoni “Airplane Mode”, shkoni tek opsioni i baterisë dhe aktivizoni “Low Battery Mode” dhe si pasojë shpejtësia e karikimit do të rritet.

  • Alba sfidon Endin, i del përpara makinës: Mendon se më dridhet qerpiku?! (FOTO)

    Alba sfidon Endin, i del përpara makinës: Mendon se më dridhet qerpiku?! (FOTO)

    “Hë mo jeta do afrohesh apo nuk do afrohesh? Mendon se do më dridhet qerpiku?!”

    Dy konkurrentët e “Për’puthen”, Alba dhe Endi kanë zhvilluar takimin e tyre për t’u njohur më mirë me njëri-tjetrin, por gjithçka ishte e mbushur me të papritur.

    Konkurrentja i doli përpara makinës së Endit ose siç njihet ndryshe Batmani, gjatë kohës që ai po shkonte drejt saj.

    Me guxim ajo ka sfiduar Endin, duke i folur gjatë gjithë kohës, por më pas nisën të diskutonin.

    Pjesë nga biseda në takim:

    Alba: Hë mo jeta do afrohesh apo nuk do afrohesh? Mendon se do më dridhet qerpiku?! Nuk kam frikë unë jo. Kaq di?

    Endi: Je gati për një super aventurë?

    Alba: Po si gjithmonë. Ti a je i sigurt?

    Endi: Unë i sigurt kam lindur.

    Pas këtyre replikave që ata i bënin njëri-tjetrit, konkurrenti ka zbutur disi gjendjen duke treguar afrimitet me vajzën që ka dalë në takim.

    Endi: A të kanë thënë që të ka bërë Zoti fiks për mua?

    Alba: Jo nuk më ka thënë. Nga e pe ti që jemi fiks për njëri-tjetrin.

    Endi: Na solli në takim së bashku.

  • Hajde cifteli hajde, 42-vjeçarja gëzon në mënyrë të pazakontë ndarjen nga bashkëshorti(Video)

    Hajde cifteli hajde, 42-vjeçarja gëzon në mënyrë të pazakontë ndarjen nga bashkëshorti(Video)

    Ashtu siç u martua, festoi edhe divorcin. Çilem Ulkerler, 42 vjeçe nga Adanaja në Turqi pasi përfundoi procesin gjyqësor me bashkëshortin bëri festë në lagje me daulle.
    E quan fitore ndarjen pas një procesi dy vjeçar ndaj vendosi që të thirrte daullexhin, mblodhi shoqërinë dhe gëzuan së bashku këtë moment.

    Kjo habiti banorë të tjerë të qytetit por edhe vetë daullexhiun i cili thotë se është hera e parë që e thërrasin një festë divorci.

    42-vjeçarja është nënë e dy fëmijëve ndërsa ishte e martuar prej 18 vitesh. Dhuna dhe problemet ekonomike thonë se e çuan drejt divorcit.

  • Çaji i zi sjell përfitime të shumta në shëndet, studiuesit amerikanë: Nëse pini dy filxhanë në ditë, keni rrezik më të ulët të vdekjes së parakohshme

    Çaji i zi sjell përfitime të shumta në shëndet, studiuesit amerikanë: Nëse pini dy filxhanë në ditë, keni rrezik më të ulët të vdekjes së parakohshme

    Pirja e çajit të zi lidhet me një rrezik të reduktuar të vdekjes së parakohshme, tregon një studim i ri shkencor amerikan.

    Reduktimi i rrezikut është më i madh për ata që pinë dy ose më shumë filxhanë çaj të zi në ditë.

    Studiuesit, të udhëhequr nga Dr. Maki Inoue-Choi i Divizionit të Epidemiologjisë dhe Gjenetikës së Kancerit në Institutin Kombëtar të Kancerit në SHBA, i cili bëri publikimin përkatës në revistën mjekësore amerikane “Annals of Internal Medicine”, analizuan të dhënat për rreth gjysmë milioni, persona nga mosha 40 deri në 69 vjeç, prej të cilëve 85% pinin çaj rregullisht dhe, prej tyre, 89% çaj të zi.

    Krahasuar me ata që nuk pinin fare çaj, ata që pinin të paktën dy filxhanë çaj të zi në ditë kishin një rrezik më të ulët të vdekjes 9% deri në 13%. Ulja e rrezikut ishte e vërtetë pavarësisht nëse dikush pinte kafe në të njëjtën kohë, i shtonte sheqer ose qumësht çajit, e pinte të nxehtë apo të ftohtë etj.

    Çaji është një nga pijet më të konsumuara në mbarë botën. Studimet e mëparshme kanë lidhur çajin jeshil me vdekshmërinë më të ulët të parakohshme, por hulumtimi i ri tregon se çaji i zi gjithashtu ofron një përfitim.

  • FOTOT/ 29-vjeçarja vdes nga ataku kardiak, disa orë pas ndërhyrjes estetike

    FOTOT/ 29-vjeçarja vdes nga ataku kardiak, disa orë pas ndërhyrjes estetike

    “Një ditë e trishtë me lajme të këqija, së pari për prindërit e mikes time Luana, ngushëllime familjes”

    Një modele braziliane ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare. Luana Andrade, në kohën e vdekjes ishte pjesë e një programi reality TV së bashku me partnerin e saj, Joao Hadad.

    Mediat e huaja shkruajnë se e reja vdiq nga ataku kardiak pas një procedure estetike të reduktimit të dhjamit.

    Ndërkohë disa orë para vdekjes, 29-vjeçarja pozonte me kostumin e stërvitjes për 536 mijë ndjekësit e saj në “Instagram”, para se të shkonte te kirurgu estetik për një ndërhyrje në gju.

    Modelja e njohur ishte e ndjekur për bukurinë e saj dhe nuk kuptohet përse kishte nevojë për procedurës e reduktimit të dhjamit të njohur si “liposuctuion’.

    Andrade kishte shkuar në spitalin e qytetit të saj Sao Paulo, në Brazil, ku doktorët thanë se u detyruan të ndërprisnin procedurën prej një embolizmi pulmonar që pacientja kishte pësuar.

    Disa orë më vonë vajza kishte vdekur nga katër arreste kardiake, zbulonin zyrtarët. Ata thanë se testet tregonin se pacientja kishte pësuar një trompozë masive në mushkëri dhe ishte dërguar në repartin e emergjencës për t’i shpëtuar jetën, por tragjikisht pa sukses.

    Procedura e ‘liposuction’ ishte kryer nga një kirurg dhe një anestezist që ishin pajtuar nga familjarët e saj.

    I dashuri i saj Joao tha pas ngjarjes se ishte i shkatërruar, duke jetuar makthin më të keq pas vdekjes së papritur të Luana. Ai e kujtonte atë si një person “të jashtëzakonshëm” që mahniste këdo “me mirësi e elegancë”.

    Futbollisti i njohur brazilian, Neymar, gjithashtu bënte homazhe për vdekjen e papritur të Andrade me një mesazh në rrjetet sociale.

    “Një ditë e trishtë me lajme të këqija, së pari për prindërit e mikes time Luana, ngushëllime familjes, Zoti ta presë atë me krahë hapur”, shkruante Neymar.

    Luana kishte lindur në São Paulo por kishte jetuar në Vitória ku punonte me programet televizive. Policia tha se vijon hetimet për ngjarjen.

  • Krizë e madhe ekonomike, vrasja e Putin, sulm i rëndë terrorist në Europë/ Parashikimet e Baba Vangës për 2024

    Krizë e madhe ekonomike, vrasja e Putin, sulm i rëndë terrorist në Europë/ Parashikimet e Baba Vangës për 2024

    Thuhet se Baba Vanga ka fituar fuqitë e saj pasi humbi shikimin gjatë një stuhie vdekjeprurëse kur ishte fëmijë.

    Baba Vanga e cila thuhet se parashikoi 11 shtatorin dhe Brexit, ka parashikuar disa lajme të frikshme për vitin 2024.

    E njohur ndryshe si ‘Nostradamusi i Ballkanit’, besohet të ketë pasur vizione aq të forta sa 85% besohet se janë të sakta. Thuhet se Baba Vanga ka fituar fuqitë e saj pasi humbi shikimin gjatë një stuhie vdekjeprurëse kur ishte fëmijë. Mistikja parashikoi saktë tragjedinë e Çernobilit, vdekjen e Princeshës Diana dhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Ajo vdiq në moshën 84-vjeçare në vitin 1996, por disa nga parashikimet e saj kanë dalë të vërteta që nga vdekja e saj.

    Mirror ka renditur shtatë nga parashikimet e saj për vitin 2024:

    Përpjekje për atentat

    Baba Vanga ka pasur një vizion që presidenti rus Vladimir Putin do të vritej nga dikush nga vendi i tij vitin e ardhshëm, sipas Astrofame. Kremlini ka mohuar vazhdimisht spekulimet se Putini ka kancer dhe ka hedhur poshtë pretendimet se shëndeti i tij është përkeqësuar.

    Sulmet terroriste do të shtohen në Evropë

    Baba Vanga ka bërë një parashikim rreth armëve shkatërruese. Ajo pretendon se një “vend i madh” do të kryejë teste apo sulme të armëve biologjike vitin e ardhshëm. Ajo parashikoi gjithashtu se terroristët do të kryejnë një sulm në Evropë.

    Kriza e madhe ekonomike

    Baba tha se do të ketë një krizë të madhe ekonomike që do të ndikojë në ekonominë globale vitin e ardhshëm. Ajo theksoi disa faktorë kontribues si rritja e niveleve të borxhit, tensionet e mëtejshme gjeopolitike dhe zhvendosja e fuqisë ekonomike nga Perëndimi në Lindje.

    Ngjarjet e tmerrshme klimatike

    Ajo ka parashikuar se do të ketë ngjarje të tmerrshme të motit dhe fatkeqësi natyrore vitin e ardhshëm. Sipas parashikimit, do të ketë një ndryshim të orbitës që zakonisht ndodh për një periudhë të gjatë kohore. Megjithatë, nëse kjo ndodh për një periudhë të shkurtër kohore, mund të shkaktojë probleme, duke përfshirë dhe rritjen e niveleve të rrezatimit.

    Sulmet kibernetike

    Baba Vanga ka parashikuar gjithashtu se do të ketë një rritje të sulmeve kibernetike pasi hakerat e avancuar do të shikojnë drejtpërdrejt infrastrukturën jetike si rrjetet e energjisë dhe impiantet e trajtimit të ujit. Ajo parashikoi se kjo do të çojë në një kërcënim të sigurisë kombëtare.

    Zbulimet mjekësore

    Baba Vanga ka parashikuar edhe disa gjëra pozitive në fushën mjekësore, ku sipas saj do të ketë trajtime të reja për sëmundjet e pashërueshme duke përfshirë Alzheimerin. Ajo tha gjithashtu se do të ketë një kurë për kancerin në vitin 2024.

    Revolucionet e teknologjisë

    Baba Vanga ka pasur një vizion se do të kishte një përparim të madh në llogaritjen kuantike, raporton History.co.uk. Është raportuar se llogaritja kuantike po përparon me shpejtësi dhe mund t’i zgjidhë problemet më shpejt se kompjuterët tradicionalë. Nëse kjo ndodh vitin e ardhshëm, AI do të përshpejtohet edhe më tej.

  • ChatGPT nuk kalon testin e besueshmërisë, studiuesit të shqetësuar për AI

    ChatGPT nuk kalon testin e besueshmërisë, studiuesit të shqetësuar për AI

    ChatGPT nuk e ka kaluar Testin e Turing, i ideuar për të kuptuar nëse një pajisje ka arritur nivelin e inteligjencës të tillë sa të arrijë të gënjejë ndërverpuesin duke i bërë të besojë që është qenie njerëzore. Por ka arritur një nivel të mirë në versionin më të fundit të saj, duke arritur të bëhet i besueshëm në 41% të rasteve.

    Testi është kryer nga një grup kërkimor i Universitet të Californisë në San Diego, për të kuptuar nivelin e inteligjencës që ka arritur ChatGPT dhe sesa mund të arrijë të manipulojë një njeri në komunikim. Rezulton se defektet qëndronin kryesisht tek përdorimi i gabuar ose tepër perfekt i gramatikës, komunikimi ose shumë formal ose ekstremisht informal, dhe përgjigje shumë të përgjithshme, atipike të natyrës emocionale njerëzore.

    Grupi kërkimor shpreh shqetësimin, mbi pasojat ekonomike e sociale që mund të sjellë Inteligjenca Artificiale nëse arrin të bëhet e besueshme e të arrijë të komunikojë si njeri, pra nëse një ditë do ta kalojë me sukses Testin Turing.