Category: Jetë dhe Stil

  • VIDEO/ 25-vjeçarja lë burrin dhe dy vajzat për Gertin: Një histori dashurie për telenovela, thriller mes Elbasanit dhe Urës Vajgurore

    VIDEO/ 25-vjeçarja lë burrin dhe dy vajzat për Gertin: Një histori dashurie për telenovela, thriller mes Elbasanit dhe Urës Vajgurore

    Historia që do t’ju tregojmë është ndoshta nga më të veçantat dhe më të çuditshmet, por aspak e panjohur në ambientin patriarkal të një pjese të mirë të periferisë.

    Ajo flet për një çift, Gertin dhe Esmanë. Dy të rinjtë dashurohen prej dy vitesh dhe duan të bëhen bashke, por problemi është se… Esmaja, perveç Gertit, është edhe me dikë tjetër. E di, ngjan pak e ngatërruar kështu, por le të nisim historinë tonë.

    Jam njohur me vajzën në Facebook, kemi folur mbi një vit, pastaj jemi takuar në Fier, u përshtatëm dhe vendosëm të dy, bëmë fejesën në janar, dhe nisem të jetojmë në shtepinë e prindërve te mi. Jetonim shumë mirë, ishim shumë të lumtur.

    Pra një ceremoni në të cilen nuk mungonte asgjë, bazuar ne tradita dhe me shpenzime, siç e do zakoni.

    Deri këtu gjithçka normale. Një çift i ri që janë njohur ne rrjetet sociale, njëlloj si mijëra të tjerë, e që më pas e kanë konkretizuar në një lidhje. Ndërsa sot janë dy persona larg njëri tjetrit, ajo ka kërkuar ndihmë e duke qarë çdo ditë, s’ka qenë dëshira e saj asnjëherë. Pra sipas Gertit, pas 7 muajsh jetese të lumtur si çift mes tij dhe Esmasë, prindërit e paskan martuar vajzën me dikë tjetër, në një fshat pranë Beratit, pa miratimin e saj.

    Këtu jemi përpara një historie sa absurde, aq edhe te dhimbshme, të një çifti të ndarë në mënyrë brutale.

    Për më tepër, kur me një tradite patriarkale, babai e marton vajzën me një tjetër, pavarësisht se ishte e fejuar me dikë tjetër.

    Dhe kjo është e tmerrshme. Nese do të ishte e vërtetë. Sepse në fakt, Esmaja kishte qenë e martuar më përpara.

    Tani, gjërat nuk qenkan ashtu si na i tha ne fillim.

    Esmaja kishte një burrë. Bie në dashuri me Gertin, lë burrin dhe fejohet me të dashurin. Pas 7 muajsh bashkëjetese ajo dërgohet nga babai edhe njëherë në shtëpinë e burrit, duke e lënë Gertin të zhytur në dëshpërim.

    Por sidoqoftë dashuria i ka këto kapriçio dhe ne duhet t’i bindemi. Për me tepër që sipas Gertit ka edhe diçka te tmerrshme në këtë histori.

    Por kur thuhet mjaft është mjaft. Nuk mund te vazhdohet më kështu. Prandaj Gerti ka vendosur që njëlloj si ciganët, ta rrëmbejë ish-të fejuarën, e cila përpara tij kishte qenë gruaja e një tjetri.

    Duket se ky i ri e ka thurur fare mirë gjithë planin e rrëmbimit. Dhe ne, pranojmë ta shoqërojmë në këtë aventurë, që duket se do të jetë e këndshme. Prandaj të nesërmen që në mëngjes herët, nisemi nga Elbasani ku jeton Gerti, drejt Urës Vajgurore, atje ku sipas tij mbahet me forcë Esmaja, ish- e fejuara qe po vuan çdo ditë robërinë e bashkëshortit.

    Pas dy orësh rrugë, mbërrijmë në pikën e takimit me Esmanëe.

    Po asistojmë në një rrëmbim si qëmoti.

    Gertin nuk e mban vendi dhe mezi pret të takohet me ish-të fejuarën e cila, mos harrojmë, më parë ka qenë gruaja e një tjetri.

    Prit 10 minuta, 20, 30, 40. Pas një ore pritjeje, me Gertin që nuk ka asnjë plan rezervë, ndërhyjmë dhe pyesim rrotull për banesën e Esmasë. Pak minuta më vonë, ja ku jemi përballë saj. Për çudinë tonë, pavarësisht planit të rrëmbimit qe kishte thurur bashkë me ish të fejuarin, ajo nuk e kishte prishur aspak rutinën e saj ditore, dhe madje shfaqej e qetë përkrah burrit.

    Fundja rrëmbimi është një tradite e dalë mode.

    Kur vihemi përballë burrit të Esmasë, ai duket i hutuar.

    Ndërsa nusja e ‘dhunuar sistematikisht’, është fare e qetë dhe e shkujdesur.

    Sidoqoftë me idenë se burri mund ta dhunojë nga çasti në çast, nëse mëson të vërtetën, kërkojmë të gjejmë një shkak për ta marrë Esmanë mënjanë.

    Pasi kemi dëgjuar çfarë na tha Esmaja, vendosim që të flasim hapur me burrin, dhe aty mësojmë diçka që si Gerti dhe ashtu edhe Esmaja na e kishin mbajtur të fshehur.

    Këtu gjërat ndryshojnë dhe mundohemi të kuptojmë të vërtetat e kësaj historie që tashmë nuk është aq e këndshme sa dukej.

    Madje aspak e këndshme…

    Pasi dëgjon këto fjalë, burri i Esmasë shtanget dhe i pafuqishëm të reagojë, kërkon ndihmë me telefon tek babai i Esmasë, në një fshat tjetër.

    Ok, me babain e Esmasë nuk e mbyllëm edhe aq mirë. Por le të kthehemi te Esmaja dhe burri.

    Pas një debati pa fitues, duket qartë se Esmaja e ka ndarë mendjen për tu kthyer me Gertin. Ajo hyn nxitimthi në shtëpi për të marrë rrobat, ndërkohë që Kastrioti qëndron ende me shpresë se ajo do të ndërrojë mendje. Gjatë këtyre minutave, ai na tregon mesazhet e shkëmbyera me gruan, të cilat i ka të gjitha të ruajtura. Aty krijojmë një këndvështrim krejt tjetër të historisë.

    Pavaresisht këtyrë, Esmaja është e vendosur që të ike nga shtëpia dhe të rikthehet për herë të pestë tek ish-i fejuari të cilin siç e mësuam nga mesazhet, e kishte lënë duke iu lutur ish-burrit për tu kthyer në shtëpi.

    Duket që kjo grua e re 25 vjeçare, ka një koncept disi të ndryshëm për dashurinë dhe lidhjet e qëndrueshme.

    Me të hyrë në makinë, Esmaja rikthehet edhe njëherë tek diskutimi i dhunës së bashkëshortit dhe babait.

    Ajo çfarë thotë kjo nënë e re, është vërtetë e dhimbshme, por sidoqoftë dyshimet tona janë se nuk është aq e sinqertë në ato që thotë. Aq me tepër pasi njohëm bashkëshortin i cili për asnjë çast nuk foli me tone kërcënuese ndaj saj.

    Sidoqoftë kur flitet për Gertin, fytyra e saj merr një tjetër shkëlqim.

    Pak minuta më vonë, në makinë na bashkohet edhe i fejuari që më në fund ka arritur të kryeje rrëmbimin për të cilin bënte plane prej shumë kohësh. Për të qenë të sakte, ishte Esmaja që iku.

    Me të mbërritur në Elbasan takohemi për herë të fundit me çiftin e ri, që nuk ndahen për asnjë çast nga njëri-tjetri.

    Dhe ju mendonit se kjo telenovele do të mbyllej këtu?

  • A mund të pini ujë shiu pa e zier atë?

    A mund të pini ujë shiu pa e zier atë?

    Shumica e shiut është krejtësisht e sigurt për të pirë dhe mund të jetë edhe më e pastër se furnizimi me ujë publik. … Vetëm shiu që ka rënë drejtpërdrejt nga qielli duhet të mblidhet për të pirë. Nuk duhet të ketë prekur bimë ose ndërtesa. Zierja dhe filtrimi i ujit të shiut do ta bëjë atë edhe më të sigurt për të pirë.

    A mund të pimë ujë shiu direkt?
    Është e mundur që ne të pimë ujë shiu të patrajtuar. Kjo ndodh sepse uji i shiut është ujë i pastër, i distiluar i avulluar nga dielli – asgjë tjetër. … Ky ujë (uji nëntokësor) është relativisht i sigurt për të pirë. Sidoqoftë, uji i shiut që bie në tokë nuk absorbohet vetëm në tokë – ai shkon kudo.

    A mund të vloni ujin e shiut dhe ta pini atë?
    Pasi të keni mbledhur ujin e shiut, atëherë duhet të vazhdoni ta bëni atë plotësisht të sigurt për të pirë. Ka dy mënyra me të cilat mund ta bëni këtë: zierja dhe filtrimi. Përmes vlimit, ju mund të vrisni çdo patogjen; ndërsa filtrimi thjesht heq kimikatet, polenin, pluhurin, mykun dhe grimcat e tjera.

    A është uji i shiut i fortë apo i butë?
    Uji i shiut është natyrisht i butë, por gazi i tretur i dioksidit të karbonit nga atmosfera e bën atë pak acid. (Kjo nuk duhet ngatërruar me ‘shiun acid’, i cili është shumë më i fortë dhe shkaktohet nga gazra të ndryshëm). Uji i shiut zhytet në tokë pasi të bjerë dhe pastaj rrjedh ngadalë nëpër tokë dhe shkëmbinj nën të.

    A mund të sëmureni nga pirja e ujit të shiut?
    Ndotësit e mjedisit, bakteret e dëmshme dhe parazitët mund të kontaminojnë ujin e shiut, dhe pirja e tij mund t’ju bëjë të sëmurë. Zierja, filtrimi dhe trajtimi kimik i ujit të shiut mund ta ndihmojë atë të bëhet më i sigurt për konsum njerëzor.

    Keni nevojë të filtroni ujin e shiut?
    Filtrat e ujit nuk duhet të jenë të nevojshëm për të ruajtur cilësinë mikrobike, kimike ose fizike të ujit të shiut nëse ujëmbledhësit dhe rezervuarët mirëmbahen mirë. … Furnizimet e ujit të shiut mund të kenë nevojë të filtrohen për të siguruar trajtim efektiv UV. Trajtimi UV nuk heq kimikatet nga uji. Sistemet UV do të kërkojnë një furnizim me energji elektrike.

  • Dy vëllezër nënkampionë Europe në boks, Amar dhe Ahmed Koçi rrëfejnë synimet e tyre

    Dy vëllezër nënkampionë Europe në boks, Amar dhe Ahmed Koçi rrëfejnë synimet e tyre

    Dy vëllezërit Amar dhe Ahmed Koçi stërviten çdo ditë në këtë palestër pranë parkut të Liqenit Artificial në kryeqytet nga babai i tyre Arturi, i cili është një ish-kampion i Shqipërisë në boks.

    Ata po shkojnë më tej duke arritur të shpallen kampionë Ballkani për moshat 18 dhe 16 vjeç, ndërsa muaj më parë morën titullin nënkampionë të kontinentit. Ahmedi i cili është edhe më i vogli tregon se si është dita e përgatitjes.

    “2 orë e gjysmë në ditë, por edhe 2 herë në ditë kur kemi garë dhe marrim leje nga shkolla”.

    Amari thotë se cili prej tyre i ngjan babait në mënyrën se si bokson.

    “Babi ka qenë më shumë fizik, mendoj se unë i kam ngjarë më shumë, pasi Ahmedi është më i gjatë dhe e mban kundërshtarin”.

    Synimet shkojnë me tej, pasi kërkojnë maksimumin nga ky sport.

    Amar Koçi: Unë kam për vete vitin tjetër Europianin dhe Botërorin, ndërsa vëllai ka botërorin për 20 ditë.

    Ahmed Koçi: Synimi medalje të artë, të nderojmë Shqipërinë dhe me punë do t’ia arrijmë.

    Objektivi Amarit dhe Ahmedit për më tej është përfshirja në boksin profesionit që po merr zhvillim në vitet e fundit në Shqipëri.

    Tv Klan

  • Tr*ndit psikologia! Në këto qytete të Shqipërisë kushërinjtë martohen me njëri-tjetrin

    Tr*ndit psikologia! Në këto qytete të Shqipërisë kushërinjtë martohen me njëri-tjetrin

    Një prind në Amerikë kishte kërkuar të martohej me fëmijën e tij, duke shokuar opinionin.

    E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Psikologia Denata Toçe tha se raste të tilla ndodhin në fise të caktuara në Turqi apo Afrikë,

    ku është pjesë e kulturës që martesat të bëhen brenda familjes.

    Ndërkohë, Marsida Simo zbuloi se martesa mes kushërinjsh të dytë apo të tretë ndo dhin edhe në jug të Shqipërisë.

    “Në periudhën kur ka pasur k anuni efekt ruajti veriun, por jo jugun. Martesat brenda fa miljarëve ndodhin në shumë qytete në jug të Shqipërisë si Korça,

    Gjirokastra etj… Kjo jo vetëm për të ruajtur pasurinë, por edhe zakonin apo kulturën e tyre”, tha ajo.

  • “E tradhtoj, e kam të dashurën 30 vite më të re! Ç’e dua këtë, kjo nuk mi plotëson kushtet”, habit i moshuari në Tiranë(Video)

    “E tradhtoj, e kam të dashurën 30 vite më të re! Ç’e dua këtë, kjo nuk mi plotëson kushtet”, habit i moshuari në Tiranë(Video)

    Një çift të moshuarish në Tiranë i ka habitur të gjithë me ato që tregojnë për marr ëdhënien e tyre bashkëshortore.
    Burri thotë se e ka tr adhtuar gjithmonë bashkëshorten, ndërsa kjo e fundit është në dijeni për çdo gjë e bën një sy q orr e një vesh shu rdh.

    Deklarata ata i bënë gjatë një interviste të ORA për temën “tra dhtia dhe shqiptarët”.

    Bashkëshortja: “Kisha kuptuar që burri më tr adhtonte, por bëja një sy qorr dhe një sy shurdh sepse isha e re dhe kisha fëmijë.”

    Bashkëshorti: “E kam tr adhtuar që në tëra moshat. E tr adhtoj sepse nuk mi plotëson kushtet. Femra duhet të jetë më e vogël. E kam të da shurën 30 vite më të re, është thjesht kalimtare.”

    Po kush tra dhton më shumë?

    Disa qytetarë thonë femrat, të tjerë meshkujt, por ka dhe nga ata që thonë se të dyja palët janë njësoj.

    Qytetari 1:”Femrat tr adhtojnë më shumë. Nuk e f al tr adhtinë.”

  • Çfarë po na shkaktojnë vezët e ziera? – Mjekët japin lajmin e rëndësishëm

    Çfarë po na shkaktojnë vezët e ziera? – Mjekët japin lajmin e rëndësishëm

    Veza është një ndër produktet që mbart vlera të jashtëzakonshme ushqyese renditur në listën e 10 super ushqimeve dhe nuk ka mëngjes më të këndshëm se vezët sido të jenë të gatuara. A e keni pyetur veten se cila vezë është më e vyera dhe sa vezë është mirë të konsumoni në ditë?

    Rezul tatet e studimeve të fundit mbi dobitë shënde.tësore të vezëve të pulave. Rezulton që 2 deri 3 vezë është doza optimale ditore. Akoma më mirë nëse këto vezë janë me Omega 3 e cila konsi derohet sot në botë super veza e shëndetit të mirë. Veza me Omega 3 konsiderohet veza që mbron zemrën dhe ushqen trurin.

    Më poshtë do të gjeni një listë të të mirave që i vijnë organizmin dhe shën detit nga konsumimi i dy vezëve në ditë.

    Truri gjendet nën mbrojtjen e kolinës eshtë provuar se kolina kjo vita minë e veçantë është materiali më i rëndësishëm ndërtimor i trurit. Nëse hani 2 vezë në ditë trupi juaj merr mjaf tueshëm nga kjo lëndë ushqyese. Mungesa e kolinës çon në rënien e kujte sës.

    Shi kimi ruhet falë luteinës vezët e pulave janë të pasura me luteinë kjo substancë është për gjegjëse për shikimin e qartë dhe të mprehtë.

    Me mungesën e tij indet e syrit dëmtohen dhe shikimi përkeqësohet në mënyrë të pa kthyeshme.

    Vita mina D ndihmon për të absorbuar kalçium nëse i ofroni një personi të zgjedhë nëse do të pijë një lugë vaji peshku ose të konsumojë një vezë e zier gja sat janë të preferojë këtë të fundit.

    Sido mos në qoftë se ata zbulojnë se për.mbajtja e vitaminës D është e njëjtë në të dy rastet.

    Për më tepër shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë për të rritur sasinë e vitaminës D në vezë duke i ushqyer pulat në mënyra të veçanta. Vitamina D ndihmon kalçiumin për tu absorbuar më mirë dhe për të forcuar kockat dhe dhëmbët.

    Vita mina B mbron lëkurën, flokët dhe mëlçinë biotina vitamina B12 dhe proteinat e tretshme ushqyese kontribuojnë në forcimin e flokëve dhe lëkurës.

    Elementet që përmbajnë vezët e pulës pro movojnë eliminimin e toksinave nga mëlçia.

    Veza është një ndër produktet që mbart vlera të jashtë zakonshme ushqyese renditur në listën e 10 super ushqimeve dhe nuk ka mëngjes më të këndshëm se vezët sido të jenë të gatuara.

    A e keni pye ltur veten se cila vezë është më e vyera dhe sa vezë është mirë të konsumoni në ditë?

    Rezultatet e studimeve të fundit mbi dobitë shëndetësore të vezëve të pulave. Rezul ton që 2 deri 3 vezë është doza optimale ditore.

  • E papritur! Arbana Osmani nuk do të prezantojë BBV 3? Emri që përflitet

    E papritur! Arbana Osmani nuk do të prezantojë BBV 3? Emri që përflitet

    Sezoni i tretë i “Big Brother VIP Albania” mund të mos prezantohet nga moderatorja Arbana Osmani.

    Burime të ndryshme brenda Top Channel thonë për Anabel se moderimi i BBVA mbetet i paqartë për shkak të një “ngërçi” mes administratorëve të televizionit dhe Arbanës, që mendohet se ka lidhje me negociatat mbi kompesimin financiar. Sipas burimeve, moderimi i BBVA-3 mbetet ende një çështje e pasigurt, por ekziston mundësia që të mos jetë Arbana Osmani moderatorja e sezonit të ardhshëm.

    Aktualisht, duke marrë në konsideratë natyrën delikate dhe konfidenciale të negociatave të tilla, nuk dihen më shumë detaje, megjithëse brenda Top Channel kanë nisur të qarkullojnë emra të tjerë. Një emër që mendohet se mund t’i besohet BBVA-3 është Ledion Liço. Ky i fundit, prej kohësh i angazhuar si producent në Top Channel, mund të jetë gati për rikthimin në ekran, qasje që duket sikur vërtetohet edhe falë projekteve të fundit si “A live night” apo filmi “Në kuadër të dashurisë”. Përpos kësaj, Ledioni ka prezantuar më parë sezonin e tetë të “Big Brother”.

    Një emër tjetër që po diskutohet është Bora Zemani, e cila aktualisht prezanton “Dancing with the stars”.

  • Vetëm 5% e njerëzve arrijnë ta zgjidhin/ E gjeni dot kameleonin e fshehur mes papagajve? (FOTO)

    Vetëm 5% e njerëzve arrijnë ta zgjidhin/ E gjeni dot kameleonin e fshehur mes papagajve? (FOTO)

    Ky iluzion nuk është aq i thjeshtë sa duket, vetëm 5% të njerëzve janë në gjendje të gjejnë kameleonin e fshehur në vetëm nëntë sekonda

    Ka shumë përfitime nga iluzionet optike, enigmat janë vërtetuar se shërbejnë për mirë në ruajtjen e shëndetit të trurit ndërsa plakemi.Ato gjithashtu mund të funksionojnë si një kujtesë e shkëlqyer. Ky iluzion nuk është aq i thjeshtë sa duket, vetëm 5% të njerëzve janë në gjendje të gjejnë kameleonin e fshehur në vetëm nëntë sekonda.Në foto shihni një seri papagajsh të ulur në degë dhe të kthyera në drejtime të ndryshme, të gjitha me ngjyra të ndryshme të ndezura, duke përfshirë portokalli, rozë, të kuqe, blu dhe jeshile, që është e ngjashme në hije me gjethet jeshile. Zogjtë janë krijuar për të tërhequr vëmendjen tuaj, por mos bini pre sepse ka një kameleon që pret të gjendet.

    E gjeni dot?

    Nëse e gjetët kameleonin brenda 9 sekondash, atëherë mendimi juaj kritik dhe vëmendja ndaj detajeve janë diçka që meriton zili, por nëse nuk keni pasur shumë fat me këtë lojë truri, mund ta ngushëlloni veten duke e ditur se sigurisht që është diçka e ndërlikuar.

    Përgjigja

  • Pitbulli sulmon 11-vjeçarin, merr lëndime të rënda në kokë

    Pitbulli sulmon 11-vjeçarin, merr lëndime të rënda në kokë

    Greqi- Një nxënës 11-vjeçar është sulmuar nga një qen piti bull mesditën e së enjtes në Artemisa.

    Sipas informacioneve të EL.AS-it, gjithçka ka ndodhur pak pas orës 19:00 të pasdites teksa fëmija po lëvizte me biçikletë pranë shtëpisë së tij.

    Qeni sulmoi të miturin, e kafshoi në këmbë, e hodhi nga biçikleta dhe më pas e kafshoi në kokë dhe qafë.

    11-vjeçari u dërgua fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Spatës dhe me ambulancë në Spitalin “Aglaia Kyriakou”, ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, pasi përveç gërvishtjeve dhe plagëve në fytyrë dhe këmbë, dhëmbi i qenit i ka shpuar dhe kafkën./albeu.com

  • “Armiqtë” që u bënë miq, Schwarzenegger tregon rivalitetin dhe shoqërinë me Stallone

    “Armiqtë” që u bënë miq, Schwarzenegger tregon rivalitetin dhe shoqërinë me Stallone

    Ndodh që miqësitë më të mira nisin nga zënka, debate dhe rivalitete të forta. I tillë është rasti dy prej yjeve të hollivudit.

    Arnold Schwarzenegger ka pranuar se ai dhe Sylvester Stallone e filluan marrëdhënien e tyre shoqërore si rivalët më të mëdhenj të filmit, përpara se të bëheshin miq fantastic.

    ‘Dikur jemi përpjekur t’i prishnin punë njëri-tjetrit, kur ndodheshim në kulmin e karrierës’, u shpreh aktori në një intervistë televizive.”Ne ishim rivalë të filmit, por e çuam konkurrencën në ekstrem,” ka shpjeguar ai për publikun.

    “Secili prej nesh donte të kishte trupin më të mirë, duhej të vrisnim më shumë njerëz në filmat tanë dhe të kishim armët më të mëdha dhe rivaliteti doli jashtë kontrollit”, vazhdoi Schëarzenegger.

    Dy yjet e aksionit në hollivud sot gëzojnë një shoqëri të shëndetshme, që filloi nga koha kur investuan në Planet Hollyëood dhe filluan të fluturonin nëpër botë së bashku për ta promovuar atë.

    Dy aktorët morën famë dhe pasuri në Hollyëood në vitet 1970, me Schëarzenegger-in që shpërtheu në skenë në vitin 1970 me “Hercules in Neë York” dhe Stallone me “Rocky” të vitit 1976, fitues i Oskar.

    Përveç partneritetit të tyre për Planet Hollyëood, çifti i heronjve të aksionit kanë marrë pjesë në filma të përbashkët, duke përfshirë “Escape Plan” të vitit 2013 dhe ekskluzivitetin ” Expendables”.

    Këtë vit, Schëarzenegger dhe Stallone janë gjithashtu subjekt i dokumentarëve të Netflix, me ” Arnold ” që doli në qershor dhe “Sly” që del në premierën muajin e ardhshëm.