Category: Jetë dhe Stil

  • Bledi Mane: Homoseksualë ka edhe në qeveri

    Bledi Mane: Homoseksualë ka edhe në qeveri

    Opinionisti i “Big Brother VIP Kosova”, Bledi Mane ka dhënë një mesazh për të gjithë banorët duke i thënë se duhet ta pranojnë njëri-tjetrit dhe përzgjedhjet që njerëzit bëjnë në jetë. Ai tregoi mbështetjen e tij edhe për banoren Edona James duke e inkurajuar për rrugëtimin e saj.

    “Ne duhet të jemi më pak racistë, më pak homofobë, më shumë miqësor sepse ndaj nesh janë hedhur shigjeta me helm paragjykimesh, ndaj ky planet është i bukur sepse ka katër stinë, ka njerëz të shkurtër e të gjatë, të bukur e të shëmtuar, ka meshkuj që duan femrën, ka femra që duan femrën, ka femra që duan meshkujt, diversiteti na bën më interesant”, tha Mane.

    Bledi më tej u shpreh se homoseksualë ka edhe në Qeverinë Kurti dhe në Qeverinë Rama, dhe ka kudo në shoqëri prandaj duhet të jemi më të pranueshëm ndaj njëri-tjetrit.

    “Homoseksualë, biseksualë, transeksualë ka në Qeverinë e Albin Kurti, në Qeverinë e Edi Ramës, në Parlamentin e Kosovës, në Parlamentin e Shqipërinë, ka në Vatikan, ka në Arabinë Saudite, në media, në futboll, ka aty mes jush e mes nesh, çdokush e ka hapësirën e tij”, tha Bledi.

  • Shokon Bled Mane: Homos**sualë ka edhe në Qeverinë Kurti dhe në Qeverinë Rama

    Shokon Bled Mane: Homos**sualë ka edhe në Qeverinë Kurti dhe në Qeverinë Rama

    Opinionisti i “BBVK” Bled Mane ka goditur me komentet e tij që në “prime-n” e dytë të spektaklit.

    Mbrëmjen e kaluar ai ka dhënë një mesazh për të gjithë banorët duke i thënë se duhet ta pranojnë njëri-tjetrit dhe përzgjedhjet që njerëzit bëjnë në jetë.

    Më tej ai tregoi mbështetjen e tij edhe për banoren Edona James duke e inkurajuar për rrugëtimin e saj.

    “Ne duhet të jemi më pak racistë, më pak homofobë, më shumë miqësor sepse ndaj nesh janë hedhur shigjeta me helm paragjykimesh, ndaj ky planet është i bukur sepse ka katër stinë, ka njerëz të shkurtër e të gjatë, të bukur e të shëmtuar, ka meshkuj që duan femrën, ka femra që duan femrën, ka femra që duan meshkujt, diversiteti na bën më interesant”, tha Mane.

    Bledi më tej u shpreh se homoseksualë ka edhe në Qeverinë Kurti dhe në Qeverinë Rama, dhe ka kudo në shoqëri prandaj duhet të jemi më të pranueshëm ndaj njëri-tjetrit.

    “Homoseksualë, biseksualë, transeksualë ka në Qeverinë e Albin Kurti, në Qeverinë e Edi Ramës, në Parlamentin e Kosovës, në Parlamentin e Shqipërinë, ka në Vatikan, ka në Arabinë Saudite, në media, në futboll, ka aty mes jush e mes nesh, çdokush e ka hapësirën e tij”, tha mes tjerash Bledi.

  • ‘Edhe meshkujt mund të lindin’, banorët e BBVK habiten nga rrëfimi i transgjinores

    ‘Edhe meshkujt mund të lindin’, banorët e BBVK habiten nga rrëfimi i transgjinores

    Transgjinorja Edona James ka rrëfyer shumë mbi jetën e saj personale në “Big Brother Vip Kosova” dhe deklaratat e saj kanë bërë xhiron e rrjetit. Por deklarata e fundit i ka lënë banorët pa fjalë.

    Edona u tha atyre se është e mundur të vendoset mitra te meshkujt dhe se ata mund të lindin. Ajo njeh dikë që tashmë e kishte bërë këtë gjë.

  • “Si 13 vjeçar kam tentu me pre organin gj*nital”- Edona James shokon me rrëfimin

    “Si 13 vjeçar kam tentu me pre organin gj*nital”- Edona James shokon me rrëfimin

    Edona James ka vazhduar me rrëfime nga jeta e saj me banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

    Ajo ka thënë se nuk është pishman që ndryshoi gjininë, pasi siç tha ajo tutje, kurrë nuk është ndjerë si burrë.

    Edona tha se kur ishte djalë 13 vjeçar, sa herë e shihte veten në pasqyrë, tentonte ta priste organin gjenital.

    Madje për këtë, ajo tha se ka shkuar tre herë në spital nga gjakderdhja

    Videoja e mëposhtme ju sjell rrëfimin e saj të plotë

  • ​Shkencëtarët me ide gati të çmendur: Ja si planifikojnë të krijojnë oksigjen në Mars

    ​Shkencëtarët me ide gati të çmendur: Ja si planifikojnë të krijojnë oksigjen në Mars

    Shkencëtarët nga Universiteti Britanik i Surrey, të udhëhequr nga mikrobiologia Simone Krings, prezantuan një bojë revolucionare që mund të ketë një gamë të gjerë aplikimesh, jo vetëm në hapësirë, por edhe në Tokë.

    Është Chroococcidiopsis cubana, një bakter që përdoret për të zhvilluar një shtresë biologjike që lëshon sasi të matshme oksigjeni çdo ditë dhe në të njëjtën kohë zvogëlon sasinë e dyioksidit të karbonit në mjedis. Ky zbulim ka aplikim potencial në kolonitë hapësinore, por edhe në Tokë, veçanërisht në kontekstin e mbrojtjes së mjedisit dhe kursimit të ujit.

    “Për shkak të rritjes së gazeve serrë, veçanërisht dioksidit të karbonit, në atmosferë dhe shqetësimeve për mungesën e ujit për shkak të rritjes së temperaturave globale, nevojiten materiale inovative, miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme”, tha bakteriologia Suzie Hingley-Wilson nga i njëjti universitet.

    Për çfarë konkretisht bëhet fjalë?

    Është një shtresë e ngjashme me bojën në të cilën janë ngulitur baktere të gjalla. Kjo bio-veshje duhet të jetë e qëndrueshme dhe në të njëjtën kohë nuk duhet të përmbajë përbërës që mund të dëmtojnë bakteret në të.

    Shkencëtarët zhvilluan një mënyrë për të përzier lateksin me nanogrimcat e argjilës që arritën këto veti të dëshiruara, duke mbyllur në mënyrë të sigurt bakteret e tyre.

    Pasi ata kishin krijuar veshjen, ishte e nevojshme të sigurohej që ngjyra të funksiononte siç ishte menduar dhe që mikrobet brenda saj të vazhdonin të zhvilloheshin normalisht. Ekipi vëzhgoi veshjen për 30 ditë, duke marrë matje të emetimeve të oksigjenit dhe marrjes së dyoksidit të karbonit.

    Ata zbuluan se veshja lëshonte rregullisht oksigjen në një sasi deri në 0,4 gram oksigjen në ditë, dhe kjo mbeti konstante gjatë gjithë muajit. Kjo do të thotë se çdo kilogram ngjyrë mund të prodhojë deri në 400 gramë oksigjen. Përveç kësaj, veshja thith dyoksid të karbonit.

    Ndërsa kjo sasi vetëm e oksigjenit mund të mos jetë e mjaftueshme për një koloni të Marsit (vlerësohet se një ekipi astronautësh në Mars do t’i duheshin rreth 500 tonë metrikë oksigjen në vit), çdo pikë oksigjeni që mund të prodhohet në Planetin e Kuq do të zvogëlojë nevojën për të transportuar një sasi të madhe oksigjeni nga hapësira.

    “Bakteret Chroococcidiopsis nga fotosinteza kanë një aftësi të jashtëzakonshme për të mbijetuar në kushte ekstreme si thatësira dhe ekspozimi ndaj niveleve të larta të rrezatimit UV”, tha Simone Krings, duke shtuar se këta janë kandidatë potencialë për kolonizimin e ardhshëm të Marsit, raporton “Science Alert”.

  • E thotë shkenca: Dashuria zgjat vetëm 3 vjet

    E thotë shkenca: Dashuria zgjat vetëm 3 vjet

    Nëse je një nga ata që mendon se dashuria është e përjetshme, na vjen keq të themi se e ke gabim dhe se mund të mos të pëlqejë ky artikull, por është shumë e rëndësishme ta lexosh…

    Kohëzgjatja e dashurisë është për shkak të uljes graduale të dopaminës (kimike përgjegjëse për rënien në dashuri), një proces në të cilin truri desensibilizon emocionet, sipas specialistëve.

    Pra, sa kohë është dashuria? 3 vjet!

    Ky veprim çon në një rënie të aktivitetit në korteksin paraballor që lidhet me arsyetimin. Kjo është arsyeja pse gjatë dashurisë fshihen aspektet negative të personit që na pëlqen.

    Por pas tre vjetësh truri përshtatet me personin dhe bie në dashuri, pra pranon të metat e tyre dhe përpiqet t’i mbajë afër ose zgjedh të kërkojë një individ tjetër për t’i ndihmuar ata të lirojnë dopaminën. Në fakt, gratë zgjedhin partnerin e tyre nëpërmjet ndjenjës së nuhatjes.

    Studiuesi tha gjithashtu se në këto procese, burrat dhe gratë bien në dashuri në mënyra të ndryshme. Gratë kanë një hipokampus më të madh (strukturë e specializuar për kujtesën dhe mësimin), maturohen më shpejt dhe i kanë të dyja hemisferat më të lidhura më mirë.

    Corpus callosum, struktura me të cilën lidhen dy hemisferat, është 25% më e madhe në to, që do të thotë se integron një hemisferë të majtë subjektive dhe analitike të trurit, ndërsa hemisfera e tij e djathtë është krijuese dhe organizative.

    Pra, duke pasur integrim më të madh ndërhemisferik, gjinia femërore ka një çlirim më të madh të dopaminës dhe oksitocinës, gjë që i bën ato të bien në dashuri më lehtë, sipas të siguruarit të specialistit.

    Në lidhje me dashurinë e jetës, studiuesi tha se midis moshës 16 dhe 23 lirohet një sasi më e madhe e dopaminës, kështu që procesi i rënies në dashuri priret të jetë më intensiv rreth moshës 23 vjeç, por si koha, lëshuesit e dopaminës janë të ndryshëm dhe ndodhin në përqendrime më të ulëta. Si përfundim, ai shtoi se procesi i rënies në dashuri është përgjithmonë kur një person e kupton se ka evoluar./PSIKOLOGJIA

  • Gjarpri futet papritur në studio, Diola Dosti trembet për vdekje

    Gjarpri futet papritur në studio, Diola Dosti trembet për vdekje

    Diola Dosti ishte e ftuar sot në rubrikën “Mos i bjer me Top” të “E diell”, kur i ndodhi një e papritur. Ronaldi i kishte përgatitur një kurth dhe gjatë intervistës, një gjarpër ra tek këmbët e Diolës.

    Diola u tremb për vdekje dhe bashkë me të edhe moderatorja Eriola Doçi.

    Diola tha se i ka fobi gjarpërinjtë dhe mezi mblodhi veten për të vazhduar intervistën.

    “Unë i kam fobi… po pse pikërisht gjarpër. Ta mbash mend, shpresoj të mos kem bërë ndonjë skenë. U tremba, sepse i kam fobi gjarpërinjtë, ta paça borxh domethënë”, tha Diola.

  • “Do të djeg si miu”, dy kunatat përleshen në studio, Arditi futet në mes

    “Do të djeg si miu”, dy kunatat përleshen në studio, Arditi futet në mes

    Rovena dhe Mirela janë dy kunatat që përballen në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan për çështjen e një apartamenti në Vlorë.

    Mirela ka blerë para disa vitesh dy apartamente në një pallat, njërin prej të cilëve ia ka kërkuar Rovena pasi shtëpia e saj ishte dëmtuar nga tërmeti. Rovena i ka ofruar edhe një pagesë prej 2 milionë Lekësh për qiranë.

    Për 3 muaj, Mirela i ka thënë se apartamenti do të jetë gati por konflikti vijon prej një viti e gjysmë. Kur Rovena ka shkuar në këtë apartament sepse ka parë që kondicionerët ishin vendosur dhe mendoi se ishte gati, ka gjetur një banor aty që i ka thënë se shtëpia është e tij.

    Ndaj ajo thotë se kunata e ka mashtruar dhe ia ka dhënë shtëpinë dikujt tjetër ndërkohë që ka marrë paratë. Replikat mes tyre bëhen aq të forta sa shkojnë deri në një përleshje që ndërpritet nga moderatori Ardit Gjebrea.

    Rovena: Të pëlqeu leku ty? Të pëlqeu shumë?

    Mirela: Dëgjo se s’plasa për lekët e tua, për atë 2 milionëshin.

    Rovena: Plase, s’plase motër e dashur unë mezi e kam nxjerrë dhe nuk kam takat të punoj më.

    Mirela: Moj e çmendur është futur abuziv.

    Rovena: E çmendur je ti se ti punon me të çmendurit!

    Mirela: E kam për nder që punoj me ata po harroji lekët se s’ke për t’i marrë!

    Rovena: E dashur, 30 milionëshin këtu!

    Mirela: Po s’ti dhashë lekët çfarë do më bësh?

    Mirela: Provoje po s’të dogja si miu ty edhe…

    Rovena: Vëllain tënd do djegësh.

    Mirela: S’pyes më për nënën që më ka bërë moj!

    Rovena: Vëllain tënd do djegësh!

    Mirela: S’pyes për nënën që më ka bërë, do të të sjell policinë brenda e do të dal!

    Rovena: Kë do djegësh ti? Vëllain tënd? Vëllain tënd do djegësh ti? Shtëpinë? Mua?

    Mirela: S’pyes për nënën që më ka bërë kokën, moj merr vesh ti? Moj ndyrësirë! S’pyes për nënën! Përfiton nga djersa ime! Palaço!

    Rovena: Unë nuk e gjej gjuhën me këtë lloj njeriu, unë nuk e gjej gjuhën!

    Mirela: Moj merr vesh është futur abuziv?

    Rovena: Nuk më intereson fare!

  • “Ç’vajzë ke rritur kështu moj?” Vjehrra e nuses bën “për 1 lek” krushkën, ajo përfundon në urgjencë

    “Ç’vajzë ke rritur kështu moj?” Vjehrra e nuses bën “për 1 lek” krushkën, ajo përfundon në urgjencë

    Një vajzë e sapo fejuar ndodhet në pr sion të vazhdueshëm nga vjehrra e saj, kjo për shkak se

    për cdo sjellje të cilën ajo e quan gabim të nuses, ajo ia tregon krushkës, pra nënës së nuses.

    Por jo vetëm kaq. Kjo vjehrrë i kërkon edhe llogari krushkës, pse ka rritur sipas saj një vajzë të tillë.

    Nga ajo që thonë dëshmitarët, nusja e re thjesht nuk është ambientuar me familjen e re dhe

    sjelljet e saj mund edhe të mos shihen si gabime, por mesa duket vjehrra është syshqiponjë dhe nuk toleron.

    Krushka nga ana tjetër si tip i ndjeshëm, e ka përjetuar keq gjithë këtë situatë prej kohësh dhe thuhet se disa herë ka përfunduar në Urgj ncë me tension të lartë.

  • Mbërrin në Tokë sinjali radiofonik 8 miliardë vjeçarë!

    Mbërrin në Tokë sinjali radiofonik 8 miliardë vjeçarë!

    Astronomët kanë pikasur një sinjal misterioz radiofonik, të cilit iu deshën 8 miliardë vite për të mbërritur në Tokë

    Astronomët kanë pikasur një sinjal misterioz radiofonik, të cilit iu deshën 8 miliardë vite për të mbërritur në Tokë. Ai është një prej sinjaleve më të largët dhe me më shumë energji që ka arritur deri në planetin tonë përgjatë viteve. Këto sinjale radiofonike janë të fortë dhe zgjasin zakonisht me milisekonda, ose një e njëmijta e sekondës. Sinjali i parë i tillë është zbuluar në vitin 2007 dhe që prej asaj kohe, qindra të tillë janë kapur nga pika të ndryshme të universit.

    Sipas studimit të botuar në revistën “Science”, sinjali më i fundit, i emërtuar FRB 20220610A, zgjati më pak se një milisekond, por lëshoi energji të barasvlershme me atë që lëshon dielli përgjatë 30 viteve. Shumë prej këtyre sinjaleve zhduken menjëherë pas valëve që lëshojnë, çka e bën të vështirë gjurmimin dhe studimin e tyre. Teleskopët radiofonikë kanë ndihmuar astronomët në këtë proces, duke arritur të zbulojnë origjinën e sinjaleve.Për sinjalin e fjalë, është mësuar se është lëshuar nga një grup prej dy ose tre galaksish që janë duke u bashkuar me njëra-tjetrën. Shkencëtarët besojnë se këto sinjale janë një metodë unike që mund të përdoret për të “peshuar” Universin, duke matur materien mes galaksive.

    “Përmes metodave të reja të kapjes së sinjaleve radiofonike mund të ndërtojmë një hartë të strukturës së Universit dhe ta përdorim për t’i dhënë përgjigje pyetjeve të mëdha rreth kozmologjisë”, tha në një deklaratë për mediat Ryan Shannon, bashkautor i studimit. /TAR/