Category: Jetë dhe Stil

  • “Kërkohen akte ekstreme si greva e urisë”- Qëndresa e opozitës në Parlament, Lubonja: Kemi parë dhe protesta të fuqishme, por…

    “Kërkohen akte ekstreme si greva e urisë”- Qëndresa e opozitës në Parlament, Lubonja: Kemi parë dhe protesta të fuqishme, por…

    Analisti Fatos Lubonja ka komentuar aksionin e fundit të opozitës, e cila ka nisur me qëndresën e deputetëve në Parlament.

    I ftuar në News24, ai u shpreh se duhen akte ekstreme, duke perëndur grevën e urisë, që sipas tij është një formë që nuk mund t’i dalësh kundër.“Në këtë situatë kërkohen akte ekstreme. Greva e urisë është një akt ekstrem. Problemi është sesa edhe këto akte mund të arrijnë të sensibilizojnë. Kemi parë dhe protesta të fuqishme… kështu që nuk mund t’i dalësh kundër këtyre akteve, është akt i fuqishëm greva e urisë, tërheq vëmendje dhe nuk mund t’i dalësh kundër. Situata është e tillë dhe kërkon sensibilizim dhe akte ekstreme. Pastaj sa do të përfillen dhe sesa i ndjek publiku… Rama ka punuar për ta delegjitimuar këtë opozitë dhe për të qenë ai i pari në lojë. Duhet të jetë një grevë urie tamam, jo me ushqim nga pas”, u shpreh Lubonja.

    Po ashtu Lubonja komentoi edhe Samitin e Berlinit në Tiranë, ku tha se ishte një show propagandistik që i shërbeu kryeministrit Edi Rama dhe liderëve Perëndimorë.

    “Ishte një show propagandistik i dyanshëm. Jo vetëm nga ana jonë por edhe nga ana e politikanëve Perëndimorë. Erdhën për të mbajtur gjallë atë utopi që e quaj unë, si një lugë bosh. Ata vijnë dhe na thonë që do bëjnë kështu e ashtu, por kur?

    Dhe harxhimet që bën, se jemi vend i varfër… Ky samit i shërbeu edhe kryeministrit edhe Perëndimorëve. Një mbajtje gjallë e kësaj utopie. Shohin andej, e jo nga erdoganizmi dhe putinizmi, por taktikat janë ato.”, përfundoi Lubonja.

  • Pse sytë e maceve shkëlqejnë në errësirë?

    Pse sytë e maceve shkëlqejnë në errësirë?

    Sa herë ju ka ndodhur të bëni një foto të maces tuaj dhe ta shihni atë me sy demonikë?

    Apo edhe, në mes të natës, të trembesh duke e parë të hidhet në shtrat me sytë e ndezur? Epo, sytë e maces suaj, dhe shumë kafshëve të tjera, duke përfshirë edhe qentë, kanë veçantinë e “shkëlqimit në errësirë”. Tani shpjegojmë shkencërisht pse ndodh kjo.

    Merita i shkon ‘tapetum lucidum’, një shtresë reflektuese si një pasqyrë, e cila është e vendosur pas retinës. Ky element rrit sasinë e dritës që mund të kapet nga syri, duke e lejuar atë të shohë më mirë në kushte me dritë të ulët, ose errësirë të plotë. Kjo është arsyeja pse ajo gjendet veçanërisht tek kafshët, si macet dhe kafshët e natës, si minjtë. Ndërsa ne njerëzve ky element na mungon në retinën e syrit.

    Por kjo ka dhe një anë negative. Fatkeqësisht, kafshët me elementin ‘tapetum lucidum’ sakrifikojnë njëfarë mprehtësie vizuale në dritë të fortë në favor të aftësisë së tyre për të parë në dritë të zbehtë. Natën, macet shohin 6 deri në 8 herë më mirë se ne njerëzit, dhe kjo falë edhe numrit të lartë të fotoreceptorëve në retinë, që kanë sytë e tyre. Por gjatë ditës këto kafshe duhet të jenë shtatë herë më afër se ne njerëzit për të parë qartë një objekt në dritë.

    Speciet, sytë e të cilëve shkëlqejnë në errësirë ​​kanë evoluar për të parë më mirë në dritë të ulët, sepse ushqehen ose duhet të kujdesen për gjahun dhe grabitqarët në agim dhe muzg kohë kur drita është e pakët. Vetitë reflektuese luajnë një rol të rëndësishëm për t’i ndihmuar këto kafshë të shkëlqejnë si gjahtarë në habitatet e tyre natyrore. Por sistemi është shumë më kompleks se kaq: bebëzat e maceve zgjerohen dhe ngushtohen në përgjigje të kushteve të dritës dhe kanë aftësinë të bëhen deri në 50 për qind më të mëdha se bebëzat e njeriut në kushte me dritë të ulët. Ato gjithashtu kanë një numër më të madh qelizash fotosensitive, të afta për të kapur dritë të nivelit të ulët.

  • “Mama a më njeh mua? Jam Albi”- Dy tragjedi në familje brenda 1 viti, i riu tregon takimin me të ëmën pas daljes nga jetimorja: Babi u martua 5 herë

    “Mama a më njeh mua? Jam Albi”- Dy tragjedi në familje brenda 1 viti, i riu tregon takimin me të ëmën pas daljes nga jetimorja: Babi u martua 5 herë

    I riu, Albi ka rrëfyer detaje tronditëse nga tragjeditë që kanë prekur famlijen e tij.

    Pak ditë më parë e motra e tij, me të cilën u rrit në jetimoren e Durrësit, akuzoi babain e tyre për përdhunim pasi shkoi të jetojë me të.

    Por, dy tragjedi kanë prekur familjen e tij kur Albi ishte fëmijë. I vëllai ishte 1 muajsh kur vdiq nga keq ushqyerja dhe 1 vit pas kësaj ngjarje tronditëse, vëllai tjetër dhe motra 6 miajshe pinë ilaçet e mamasë, duke ndërruar jetë brenda 1 dite.

    I ftuar në emisionin “Me zemër të Hapur”, ai tregoi se pas kësaj ngjarje, së bashku me Silvanën i dërguan në jetimore në Durrës dhe u shkëputëng nga familja e tyre ku jetonin në varfëri ekstreme, ndërsa prindërit e tij u divorcuan.

    Babai u martua me gruan e 5-të, ndërsa e ëma krijoi familje me një burrë tjetër me të cilin kishte 2 fëmijë, por kur bashkëshorti i dytë i vdiq, familjarët e tij e përzunë dhe ajo u kthye të jetojë tek e ëma.

    Albi tregoi se pas daljes nga jetimorja shkoi të takojë nënën e tij tek gjyshja, por ajo nuk e njohu dhe sipas tij fliste me vete duke përmendur emrat e fëmijëve të cilët kishin humbur jetën.

    Rrëfimi i të riut: “Para se të ndaheshin babai dhe mami erdhën në jetimore. Mami erdhi vetëm 1 herë. Babi është martuar 5 herë. Gratë iu janë larguar për shkak të kushteve, jetonim në një shtëpi ku s’kishim as tualet. Ishte me dy dhoma, me baltë e kallama. Shtëpia është akoma por e pabanueshme.

    Nëna rikthehet tek familja e saj e rimartojnë edhe njëherë dhe bëri 2 fëmijë, burri i saj i dytë ndërroi jetë. Pasi bashkëshorti vdiq, mamanë e përzunë nga fshati dhe u rikthye tek gjyshja.

    Kam një vëlla dhe një motër tjetër, nëse s’gaboj. Për mua s’ka problem nëse duan të flasin, nëse duan të më takojnë. Dua t’i kërkoj por varet a i lejojnë njerëzit e ish burrit të nënës.

    Kur e takova “mama më njeh mua”, i thashë 4 herë. më tha “jo”, iu prezantova kush jam. Jam Albi dhe ke një vajzë, Silvana, Por nuk më njohu. Ndërsa gjyshja më ngatërroi me kushëririn.

    Ndërkohë mami fliste me vete dhe përmendte emrat e fëmijëve që kanë vdekur.

    Nëna nuk e dinte që e kam takuar nënën sepse ishte akoma në Durrës. Do iki të takohem me motrën dhe nëse ajo do, do shkojmë të takojmë nënën

  • Sa vjeç bën? Lori Hoxha feston sot ditëlindjen, urimin e Sarës do e donte çdo motër

    Sa vjeç bën? Lori Hoxha feston sot ditëlindjen, urimin e Sarës do e donte çdo motër

    Lori Hoxha feston ditëlindjen sot dhe mbush 30 vjeç. Sigurisht që nuk mund të mungonte urimi i Sarës, që vjen gjithmonë shumë special.

    Krah një fotoje të tyre në fëmijëri, Sara ka shkruar fjalët që me siguri kanë përlotur Lori Hoxhën:

    “Gezuar ditelindjen Lori🤍
    Une i jam mirenjohese Zotit per shume gjera, jeta ime eshte plot bekime. Por, lutja ime e cdo mbremje je ti. Ne te dyja kemi kontribuar shume tek njera tjetra dhe besoj jemi versioni me i mire i vetes fale ksaj.

    Te jam falenderuese Lori, qe jam pjese e jetes tende, qe drita jote rrezaton dhe tek une, qe femijet e mi te duan dhe te respektojne aq shume por sidomos qe jam deshmitare e gjithe fuqise qe ti je. Gjithmone ketu, nje hap pas teje, per te dhene nje dore sa here ta ndjesh nevojen.

    Love you always❤️”

  • ‘Kam fjetur me më shumë se 300 meshkuj në një vit’. Deklarata e 26-vjeçares, rrjeti shpërthen në komente

    ‘Kam fjetur me më shumë se 300 meshkuj në një vit’. Deklarata e 26-vjeçares, rrjeti shpërthen në komente

    Një grua australiane, e cila thotë se ka fjetur me më shumë se 300 meshkuj në një vit, është ‘kryqëzuar ‘ në rrjetet sociale.

    Annie Knight, 26 vjeçe, tha për “The Kyle and Jackie O Shoë” se ajo madje arriti të flinte me pesë meshkujt në një ditë të vetme,

    dhe se pavarësisht kritikave që ka marrë, vetë ajo për këtë fakt ndihet “e fuqizuar”.

    “Unë u ndjeva si e plotfuqishme pas kësaj. Seksi më bën të ndihem mirë. Sa më i çrregullt të jetë seksi, aq më mirë”, deklaroi ajo.

  • Çfarë do t’i ndodhte Tokës nëse të gjithë vullkanet do të shpërthenin njëkohësisht

    Çfarë do t’i ndodhte Tokës nëse të gjithë vullkanet do të shpërthenin njëkohësisht

    Çfarë do t’i ndodhte Tokës nëse të gjithë vullkanet do të shpërthenin njëkohësisht
    Në Tokë shpërthejnë çdo ditë deri 20 vullkane. Por çfarë do të ndodhte nëse çdo vullkan në Tokë shpërthen njëkohësisht?

    A do të arrijë Toka, siç e njohim, të mbijetojë? Shkencëtarët thonë se shansi që çdo vullkan të shpërthejë njëherësh është aq i vogël sa thuajse i pamundur.

    Por, çfarë nëse…?

    Dy rreziqe të mëdha nga një kataklizëm vullkanik në mbarë botën janë hiri dhe gazet. (Ndërsa shpërthimet dhe vërshimet e llavës do të ishin vdekjeprurës për njerëzit që jetojnë afër vullkanit.)

    Një shtresë e trashë hiri do të mbulonte Tokën krejtësisht duke bllokuar depërtimin e rrezeve të diellit. Planeti do të binte në errësirë të plotë, fotosinteza do të shkretohej, të lashtat do të shkatërroheshin, dhe temperaturat do të uleshin jashtëzakonisht – kjo do të mbizotëronte atmosferën për deri 10 vjet.

    Shiu acid do të zhdukte çdo të mbjellë që i kishte mbijetuar mbulimit nga hiri. Gazet vullkanikë me përmbajtje acid klorhidrik, sulfide hidrogjeni dhe dioksid squfurit, do të shndërroheshin në shi acid kur të ngriheshin lart në atmosferë. Pastaj ky shi do të ndotte ujrat burime nëntokësorë dhe sipërfaqe të oqeanit – koralet dhe krijesat detare do të vriteshin, zhdukja do të përfshinte peshqit dhe jetën tjetër në dete.Është dokumentuar një lidhje e ngjashme mes acidifikimit të oqeaneve, zhdukjes në masë dhe përmbytjeve vullkanike. Për shembull, këto mega-vërshime kanë ndodhur 3 herë në historinë e Tokës; 252 milionë vjet më parë; 201 milionë vjet më parë; dhe 65 milionë vjet më parë.

    Por çfarë mund të mbijetonte nga shpërthimi vdekjeprurës vullkanik?

    Shkencëtarët thonë se kjo do të sillte epokën e ekstremofileve, organizma që tashmë jetojnë në mjedise jashtëzakonisht acidike

    Edhe strategjia fanta-shkencë është gjithashtu e mundur: disa njerëzit do të jetonin në bunkerë të thellë nëntokësorë të ndërtuara nga qeveritë dhe të financuara nga miliarderë të pasur, duke pritur derisa atmosfera të pastrohej – në këtë skenar, të vdekurit do të ishin njerëzit më me fat.

  • Vidhishta fshati me njerëzit më të mirë. “Djemtë i kemi florinj por vajzat nuk i meritojnë” (Video)

    Vidhishta fshati me njerëzit më të mirë. “Djemtë i kemi florinj por vajzat nuk i meritojnë” (Video)

    Një botë të ngarkuar me lajme dhe shume informacione te ndryshme, “Haberet e Fshatit” është një kanal në YouTube që sjell dicka ndryshe.

    Kanali fokusohet te jeta e banorëve të thjeshtë nëpër fshatrat e vendit, per jeten problemet dhe deshirat e tyre, duke zbuluar histori unike dhe shoqëruar me biseda plot humor dhe argetim.

    “Haberet e Fshatit” sjell një dozë të nevojshme humor dhe argetimi për të gjithë.
    Kesaj rradhe moderatorja e kanalit ka qene ne fshatin e Vidhishtes ne Fier, ku ka biseduar me disa prej banoreve te ketij fshati.

    Ndiqni videon e meposhtme:

  • “Diamanti i Zi” vjen në Shqipëri, njihuni me mollën e rrallë

    “Diamanti i Zi” vjen në Shqipëri, njihuni me mollën e rrallë

    Molla e zezë rritet në 10.000 metra mbi nivelin e detit, kryesisht në majat e Tibetit. Kjo mollë e varietetit të rrallë që njihet me emrin “Diamant i zi”, do të kultivohet edhe në Shqipëri nga një fermer.

    Kjo mollë nuk është si të tjerat. Ajo çfarë i bën këto mollë të veçanta janë vlerat e larta ushqyese ashtu si edhe shija unike e tyre që nuk ka të krahasuar me llojet e tjera të mollëve. Pjesa e jashtme e tyre shkëlqen dhe ka ngjyrë pothuajse të zezë dhe për këtë quhen diamante të zinj.

    Janë temperaturat e larta që i ka bërë këto mollë që ngjyrën e kuqe ta shndërrojnë në të zezë. Ashpërsia e tulit të frutit i atribuohet kushteve të rënda klimatike në majë të malit ku temperaturat bien ndjeshëm.

    Njerëzit në Tibet thonë se është më e lehtë të ngjitesh në Malin Everest se sa të këpusësh një mollë si kjo. Megjitatë, variante të kësaj molle janë parë të shiten në Azi por vetëm me disa kokrra.

  • E martoi vajzën në Tiranë por ajo e la burrin për dashnorin, babait i shkon ‘gjoba’ në shtëpi. Situatë e frikshme në Tiranë

    E martoi vajzën në Tiranë por ajo e la burrin për dashnorin, babait i shkon ‘gjoba’ në shtëpi. Situatë e frikshme në Tiranë

    Nje vajze ka qëndruar vetëm dy muaj e martuar tek shtepia e bashkëshortit dhe më pas e ka br aktisur per një partner tjetër që jeton në periferi të kryeqytetit.

    Kur babai i tu rpë ruar prej vajzës, është veshur dhe ka trokitur tek ish-krushqit për të kë rkuar falje dhe për t’i sqaruar ata, është gjendur i befa suar nga re agimi i tyre. Krushqit kanë llogaritur një më një se sa kushtonte fjetja, ushqimi dhe çdo shpenzim i të resë dhe si përfundim i kanë vënë “gj o bë” të atit, duke i kër kuar tre milionë lekë.

    Denon cimi, sipas burimeve të sigurta nga GazetaSi.al, u mbajt shënim në komisariatin numër pesë dhe ka si ka llëzues një 65-vjeçar me inicialet A.Z.

    “Jam me profesion punëtor krahu dhe e martova bijën me dëshirën e saj, pa ndërhyrje, pa dhu në dhe pa ndërm jetësinë e kurrkujt”, – shprehet mes të tjerash 65-vjeçari, i cili me ish-krushqit, ka dhe një li dhje tjetër krushqie, pasi në fisin e tyre ka të martuar të motrën.

    Pas martesës, e reja ka qëndruar e martuar vetëm dy muaj dhe më pas është larguar në periferi duke marrë vetëm një telefon dhe një xhup. Largimi i saj, nuk ishte aspak në drejtim të paditur, ajo ka njohur një 47-vjeçar në rrje tet sociale dhe ka bra ktisur gjithçka për hatër të tij.
    Megjithatë, 65-vjeçari, nga një qytet i veriut dhe me banim në Paskuqan, për të ruajtur traditën dhe për të qenë sa më korrekt me ish-krushqit, ka shkuar në shtëpinë e tyre për vizitë.

    “Aty gjeta të gjithë burrat e fisit të ish-burrit të sime bije. Nisa të flas, duke iu treguar se fëm ijët nuk na pyesin më dhe se na tu.r.p.ërojnë, pasi sa më të mëdhenj fëm ijët, aq më të mëdha pro blemet. Por krushku ma pr eu fjalën. Më tha; ‘na dety rohesh 3 milionë lekë, aq kushton dy muaj qëndrimi në shtëpinë tonë’”.

    A.Z., ka dashur t’i pyesë se përse ata nuk e nuhatën që diçka po ndo dhte me të bijën dhe se përse djali i tyre, nuk i ofroi ngrohtësi, përderisa ajo u vu në kër kim të një tjetri.

    “Ju thashë se vajza ime, nga ajo shtëpi kishte marrë vetëm telefonin dhe një xhup dhe gjithçka tjetër, pajën sipas traditës sonë në veri, e kishte lënë aty, si bizhu floriri, varëse e unaza floriri”.

    Megjithatë, 65-vjeçari kuksian, shton se ka hapur kuletën dhe ka nxj errë aq sa ai kishte në xhep.

    “Iu dhashë sa kisha në kuletë, ishin ndoshta 400 mijë lekë, nuk i numërova. Por krushku tha. ‘Ti je baba dhe ti do mbash përgjegjësi për bijën, na ke b.orxh 3 milionë lekë’”.

    Krushku

    Pas kësaj, po licia ka shoqëruar me urgj ncë krushkun kan os ës. Ai ka treguar një version tjetër, sipas të cilit, e reja u martua me ndërh yrjen e dy fami ljeve dhe derisa ajo u arr atis, ishte sjellë shumë mirë me ta. Por në krye të dy muajve, ajo ka lënë një letër tek njerëzit e burrit.

    Vajza shkruan në letrën, që GazetaSi.al, e lexoi dhe që u administrua si provë.

    “Ju kër koj shumë falje dhe me vjen shumë keq, por më mirë të tregoj të vërtetën time. Jeni njerëzit më të mirë që unë kam takuar në je tën time, jeni njerëzit më të mirë që kam pasur dhe dëgjuar në je të. Mirupafshim nga unë”.

  • Emri i fëmijës fut në sherr prindërit, çështja përfundon në Gjykatën e Lartë

    Emri i fëmijës fut në sherr prindërit, çështja përfundon në Gjykatën e Lartë

    Kush e ka fjalën e fundit për emrin që do t’i vihet fëmijës? Është e qartë se ky duhet të jetë një vendim i përbashkët i prindërve.
    Megjithatë, nëse fëmija lind jashtë martese, situata ndërlikohet. Prandaj dhe një çift në Greqi kanë vendosur që ta dërgojnë rastin në Gjykatën e Lartë.
    Në verën e vitit 2015, një djalë lindi jashtë martese dhe babai i tij biologjik, me një akt noterial e njohu si fëmijën e tij të mirëfilltë.

    Me të njëjtin akt noterial, nëna e fëmijës i ka dhënë babait biologjik “prokurë të posaçme për të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm për emrin e fëmijës”.
    Megjithatë, pas lindjes së fëmijës, marrëdhëniet e çiftit u acaruan tejmase. Dhe gruaja me një akt të ri noterial ka zhbërë prokurën që i kishte dhënë ish-partnerit për çështjen e emrit.

    Pas ardhjes në jetë të djalit, nëna i ka vënë emrin me “M”, ndërsa babai kërkonte që ai të kishte emrin e babait të tij të ndjerë që niste me “P”.
    Fëmija ishte konfuz për shkak se njerëzit nga ana e nënës e thërrisnin ndryshe nga të afërmit nga ana e babait, për rrjedhojë çështja ka shkuar deri në Gjykatën e Lartë.