Category: Jetë dhe Stil

  • Cili është vendi me më pak turistë, vetëm 200 persona në vit e vizitojnë

    Cili është vendi me më pak turistë, vetëm 200 persona në vit e vizitojnë

    Mund të konsiderohet një parajsë në tokë, megjithatë pak njerëz e vizitojnë atë çdo vit.

    Turizmi është një barometër për ekonominë e disa vendeve.

    Çdo vit presin me padurim miliona turistë që vizitojnë ishujt, por edhe kontinentin, për t’i dhënë frymë ekonomisë vendase.

    Sigurisht që ka edhe raste të shteteve që nuk mbështeten fare në këtë sektor.

    Po flasim për vendet që janë në fund të Barometrit Global të Turizmit . Një rast i tillë është ai i Naurut , një ishull i vogël që i përket Mikronezisë dhe konsiderohet vendi me më pak turizmin në botë.

    https://www.instagram.com/peter_pydyglobetrotter_dosedla/?utm_source=ig_embed&ig_rid=e7b94540-be79-4cc9-975f-3cc4131af2a8

    Sipas British Mirror, ajo regjistron mesatarisht vetëm 200 turistë në vit.

    Çfarë ka kontribuar në këtë numër të vogël?

    Patjetër vendndodhja e ishullit, i cili është mjaft i izoluar, pothuajse në mes të Oqeanit Paqësor.

    Gjithashtu, aty nuk mund të shkosh lehtë, pasi nuk ka fluturime direkte dhe duhet të ndërrosh shumë avionë, nuk ka komplekse të mëdha hoteliere.

    Është vendi i tretë më i vogël në botë (pas Vatikanit dhe Monakos) me një sipërfaqe totale prej 21 kilometrash katrorë dhe një popullsi prej rreth 11,000 banorë të përhershëm.

    Një nga veçoritë më të spikatura, sigurisht, janë plazhet e tij të bukura të papërshkrueshme.

    https://www.instagram.com/peter_pydyglobetrotter_dosedla/?utm_source=ig_embed&ig_rid=90a11be1-e749-4bcc-97ac-210e210a1cb5e rërë të bardhë dhe ujëra të kulluar, ato strehojnë shkëmbinj nënujorë koralorë në fund, të cilët janë një magnet për zhytësit.

    Sa i përket historisë së saj, në vitin 1968 fitoi pavarësinë nga Australia.

    Klima e saj është tropikale për shkak të afërsisë me vijën e Ekuatorit me reshje të qëndrueshme midis nëntorit dhe shkurtit dhe një temperaturë mesatare midis 24ºC dhe 30ºC.

    Qeveria e saj është një demokraci parlamentare me një parlament prej 18 anëtarësh të zgjedhur me votim popullor çdo tre vjet.

    Qeveria e Naurut përbëhet nga gjashtë ministra, ndërsa presidenti është njëkohësisht kreu i shtetit dhe i qeverisë./Albeu.com

  • Këtu jetohet si mbret / Italiani vjen për të jetuar në Durrës habit me deklaratën

    Këtu jetohet si mbret / Italiani vjen për të jetuar në Durrës habit me deklaratën

    Nga Novara e Italisë në Durrës, për Carminen, një mjeshtër në pension kjo nënkupton mundësinë e kushteve më të mira të jetesës.

    Tetë vjet më parë, burri dhe gruaja e tij vendosën të largoheshin nga fshati Piemonte dhe të shpërnguleshin në qytetin bregdetar të Shqipërisë.

    Brigje të ndryshme nga pikëpamja mjedisore, sociale dhe kulturore por edhe nga pikëpamja tatimore, më të favorshme se në Itali.

    “Zbulova se Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm për pensionistët”, shpjegon Carmine, shkruan Tg Com.

    “Pensioni bruto vjen nga Italia dhe këtu shteti nuk aplikon taksa mbi pensionet”.

    Pas dyzet vitesh punë si zejtar në Itali, jeta e pensionistit në Shqipëri për Carminen ka marrë një tendencë krejtësisht të ndryshme.

    “Nuk kemi probleme burokratike këtu, as deklarata tatimore nuk bëjmë”, thotë burri nga tarraca e banesës me pamje nga deti.

    Dhe shton: “Shqiptarët janë popull fantastik, i duan italianët”.

    Sipas një raporti të fundit të Fondacionit Migrantes, jo vetëm Shqipëria, por edhe Tunizia dhe Portugalia janë destinacione të njohura për pensionistët italianë me valixhe në dorë, flukse që janë dyfishuar që nga viti 2006.

  • Histori shqiptare/ E ngujuar nga gjakmarrja, vuajtja e familjes që prej 4 vitesh jeton në kontenier

    Histori shqiptare/ E ngujuar nga gjakmarrja, vuajtja e familjes që prej 4 vitesh jeton në kontenier

    Në fshatin Shesh të Ndroqit, një familje e ngujuar jeton prej vitesh qiell të hapur. Një banor anëtar i kësaj familjeje, tregon, se prej vitit ‘98 janë të ngujuar, pasi babai ka vrarë një person për çështje nderi. Prej faktit, që nuk mund të dalin, nuk kanë mundur të bëjnë aplikim, pasi tërmeti iu dëmtoi shtëpinë. Prej kjo familje 4 vitesh jeton në kontejner, pa ditur, se çfarë do të ndodhë me shtëpinë e tyre, thotë emisioni “Stop”

    “Aplikim nuk kanë bërë sepse jemi të ngujuar me hasëm që prej vitit 1998. Procedurat e aplikimit duan shumë kohë që të mbarojnë. Për këtë arsye, të hasmërisë nuk kemi dalë, nuk kemi arritur t’i mbarojmë këto procedura. I kemi bërë kërkesë bashkisë dhe nuk na ka dhënë ndonjë rezultat. Thjesht na përcjellin. Kemi qenë edhe tek kjo çadra këtu. Është shumë e vështirë, shumë në gjendje të keqe jemi. Edhe prindërit janë të moshuar, të sëmurë. Është shumë e vështirë. Kërkojmë që të na ndihmoni, kemi parë që keni ndihmuar shumë familje në nevojë. Jemi të ngujuar, por në qiell të hapur”, tha denoncuesi.

    “Stop” u drejtua në Njësinë Administrative Ndroq, për të pyetur, nëse është ndihmuar kjo familje dhe na thonë, se ajo nuk ka certifikatë pronësie për shtëpinë dhe gjithashtu nuk është bërë aplikimi.
    “Nuk ka paraqitur asnjë lloj dokumenti, edhe në fazat më mbrapa për interesimin e bonusit të strehimit, nuk ka paraqitur një dokument për banesën që ka ekzistuese. Është vënë në dijeni për pjesën e dokumentit të pronësisë. Pas kësaj faze që nuk ka përfituar nga programet e tërmetit, është interesuar për banesë sociale. I jemi drejtuar shërbimit social, deri tani nuk kemi një përgjigje. Nuk ka pasur edhe shumë kohë që ka bërë këtë kërkesë në njësi, por akoma nuk e kemi përgjigjen për strehim në banesën sociale”, tha përfaqësuesi në njësinë administrative.

    Njësia pret përgjigje nga Bashkia, për t’i strehuar në qendër sociale. Në shkresën e bashkisë thuhet, se për t’i dhënë zgjidhje problemit, i janë drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë./ Tv Klan

  • Plas në “Love Island Albania”, sherr mes dy konkurentëve

    Plas në “Love Island Albania”, sherr mes dy konkurentëve

    Një sherr që gati nuk ka degraduar në përplasje fizike ka ndodhur mes Arlindit dhe Aleksandrosit.

    Në një klip të transmetuar gjatë mbrëmjes prime të “Love Island Albania”, u pa se dy djemtë kanë patur momente tensioni dhe janë ofenduar mes njëri-tjetrit.

    Ka qenë Ueda ajo që i ka treguar Arlindit se Aleksandrosi i ka thënë sërish “të dua”. Arlindi ia ka treguar këtë Eridës dhe kjo e fundit është përballur me Aleksandrosin. Erida ka shpërthyer në lot dhe është shprehur e zhgënjyer.

    “Arlindi ka ardhur tek unë dhe u shpreh, se ata të dy duan njëri-tjetrin. U mërzita edhe me Uedën sepse nuk kishte thënë të vërtetën”, tha Erida.

    Arlindi ka shkuar të sqarohet me Aleksandrosin dhe këtu ka plasur sherri ku janë përfshirë edhe ishullorë të tjerë për t’i ndarë.

  • Qeni i rruges përgjërohet për ushqim, kur e ushqejnë i falenderon me këmbë dhe i dalin lot, do përloteni…

    Qeni i rruges përgjërohet për ushqim, kur e ushqejnë i falenderon me këmbë dhe i dalin lot, do përloteni…

    Një qen end acak ‘q au me l ot gëzimi’ teksa një kalimtare gjeti kohë ta ushqente. Pamjet e skenës së ndodhur në provincën Shanxi të Kinës veriore, janë shpërndarë në mediat sociale dhe shumë persona janë përl otur.

    Në klip, qeni i vogël mund të shihet duke qëndruar mbi këmbët e p asme ndërsa lëkund këmbët e para në ajër, ku duket sikur po përg jë rohet për ushqim.
    Dhe ndërsa gruaja i jep disa salsiçe, bebet e syve të kël yshit fillojnë të zmadhohen sikur të ishte i lumtur se e kishin ushqyer. Një pjesë tjetër e klipit tregon gruan që kthehet në park për të kontrolluar qenin, i cili e njeh dhe afrohet për ta përshëndetur. Sapo ajo i jep diçka tjetër për të ngrënë, ai fillon të përl o tet sërish.

    Gruaja tha për Xiaoxiang Morning Post:

    Unë dhe miqtë e mi ishim rrugës për në park kur pamë qenin e nda cak.

    Ai filloi të q a nte kur ne i dhamë ushqim dhe unë u përpoqa ta fus në makinën tonë një herë, por ai nuk pranoi dhe shkoi përsëri në rrugë.

  • “Çobanët po i merr Greqia, mjekët Gjermania, modelet Dubai”

    “Çobanët po i merr Greqia, mjekët Gjermania, modelet Dubai”

    Nga Lutfi Dervishi

    Habere të reja nga Kiko: Quo vadis Shqipëri?
    Teksa po mbllaçiste bananen e fundit për vaktin e drekës, majmunit Kiko i bëri shumë përshtypje titulli me shkronja kapitale i një artikulli që i referohej burimit zyrtar të statistikave: INSTAT.

    Vetëm gjatë mandatit të dytë të qeverisë aktuale numri i gjedhëve u ul me 200 mijë krerë, numri i të imtave me 800 mijë dhe ai i shpendëve me 1.5 milionë?! Ç’bëhet në këtë vend?! Mirë njerëzit që po ikin ditën, por edhe kafshët po na ikin natën? Në fillim Kiko fajësoi instinktin e gazetarëve që fokusohen vetëm të anët negative.
    “Pse nuk i është dhënë me shumë hapësirë faktit që numri i gomerëve është rritur?”,- pyeti Kiko me një shprehje të stampuar mbi fytyrë thua se sapo kishte parë një elefant duke fluturuar.

    Megjithatë, i mësuar që të mos bëjë si njerëzit të cilët nxitojnë të thonë fjalën e fundit qysh në fillim, Kiko ju drejtua Chat-GPT për të kuptuar më qartësisht se pse Shqipëria po vuan nga emigrimi i trefishtë: I njerëzve, i kafshëve dhe i shpendëve.

    Kiko kërkoi 10 arsyet e dramës dhe brenda një minutës mori përgjigjen:
    “Ka shumë arsye për “largimin e trurit” nga Shqipëria. Duhet kuptuar që në një ekonomi tregu, është raporti kërkesë ofertë që përcakton shumë gjëra:

    Ja edhe 10 arsyet:

    1. Çobanët po i merr Greqia; pavarësisht ngritjes së Akademisë së barinjve.
    2. Mjekët dhe infermierët po i josh Gjermania;
    3. Kuzhinierët po i gllabëron Italia;
    4. Kamionistët i tërheq Franca.

    5. Modelet i thith Dubai;
    6. Kujdestarët e hashashit i kërkon Spanja;
    7. Picierët po i fton Kroacia;

    8. Kuksianët po i tundon Londra;
    9. Korçarët kanë lindur për Amerikën;
    10. Politikanët po i thërret SPAK-u;

    Kiko kroi kafkën e vogël dhe pyeti Chat-GPT nëse kishte ndonjë kategori që nuk do të lëvizte nga vendi i shqiponjave, por kur lexoi përgjigjen u bë pishman për pyetjen.

    “Gjithologët do të qëndrojnë, nuk ka asnjë tundim që i tund nga studiot televizive!”
    “-O Zot!” -klithi Kiko, “a ka ku shkon më keq se kaq?”.

    Në momentin që mendoi më të keqen Kiko mbylli gojën me të dy putrat dhe u lebetit nga ideja se një ditë ajo që mendoi mund të bëhej realitet:
    “Po sikur NATO të marrë Edi Ramën ku do të mbytemi vallë pastaj?!”.

    Dielli i qershorit i ra Kikos mbi krye: e përvëloi, por edhe e zgjoi nga mendimet egoiste.
    “Shqipëria është e vogël, bota është e madhe! Nevoja ndërkombëtare për lider të vërtetë si ai duhet të kapërcejë nevojat tona banale lokale!

    Njerëzimi ka nevojë për të, sot, nesër do të jetë vonë!”

  • Zhaklin Lekatari: Na quajnë të përdala vetëm se jemi vajza ekrani , ja çfarë kuptova pas Big Brother

    Zhaklin Lekatari: Na quajnë të përdala vetëm se jemi vajza ekrani , ja çfarë kuptova pas Big Brother

    Zhaklin Lekatari, gazetare e aktiviste, themeluese e blogut “Tabu.al” një nga zërat më rebelë në median shqiptare ishte e ftuar në Fitstation nga Çenkuela Hasa.

    Gazetarja tregoi se ky ka qenë një vit i vrullshëm për të, i mbushur me shumë sulme online por të cilat ajo ka mësuar ti përballoj tashmë.“ Ka qenë një vit i vrullshëm për mua, ka pasur komente negative të cilat mund t’i quajmë zë i urrejtjes, mua më vjen mirë që e gjithë kjo pa rehati e imja është vënë re. Vajzat patjetër janë më të sulmuara nga gjuha e urrejtjes por vajzat e ekranit janë aty si tabel qitje dhe është ok të linçohen se ato e kanë zgjedhur, është ok të qëllohen pasi kanë zgjedhur të jenë të njohura. Duket sikur çdo gjë që ne bëjmë është e pamfjaftueshme, apo kryesisht jemi vajza të përdala duke parë që i përkasim ekranit” – tha Lekatari.Moderatorja: Ke shumë vite në rrjete sociale që përballesh me komente të ndryshme, a janë gratë ato që kanë më shumë mllef, a ka gjini mllefi?

    Zhaklin Lekatari: Shumë pyetje e bukur, gratë në Shqipëri janë oportuniste, pas Big Brother pasi kam analizuar kam kuptuar se gratë dhe vajzat janë ato që kanë më shumë mllef online.

  • X mbyll qindra llogari të lidhura me Hamasin

    X mbyll qindra llogari të lidhura me Hamasin

    Drejtoresha ekzekutive e platformës së medias sociale X, Linda Yaccarino njoftoi se janë mbyllur qindra llogari të lidhura me Hamasin.

    Në deklaratën e saj të publikuar në X, Yaccarino u përgjigj nëse platforma përputhet me rregullat dixhitale të Bashkimit Evropian (BE) në konfliktin e Izraelit me Hamasin dhe grupet palestineze.“X ka identifikuar dhe hequr qindra llogari nga platforma të lidhura me Hamasin që nga fillimi i konfliktit”, tha Yaccarino.

    Duke theksuar se nuk ka vend në X për organizatat terroriste, grupet e dhunshme dhe ekstremiste, Yaccarino deklaroi se ata “vazhdojnë të heqin llogari të tilla në kohë reale”.

    Komisioni Evropian (KE) kishte raportuar se përmbajtje të paligjshme dhe dezinformata që përmbajnë dhunë ishin përhapur në platformën e mediave sociale, se përmbajtje të tilla nuk u hoqën pavarësisht paralajmërimeve dhe se pronarit të kompanisë, Elon Musk, iu dhanë 24 orë kohë për t’i hequr ato.

    Anëtari i KE-së përgjegjës për shërbimet dixhitale, Thierry Breton shkroi në letrën e tij se pas sulmit ndaj Izraelit nga krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam, tha se kishte indikacione se platforma X po përdorej për të përhapur përmbajtje të paligjshme dhe dezinformata në BE.

  • E tmerrshme, burri godet gruan në studio: Të kapa gafil

    E tmerrshme, burri godet gruan në studio: Të kapa gafil

    Vangjelia ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin e saj, Safetin pasi thotë se ai e ka ndarë pavarësisht se kanë 29 vite martesë dhe 3 fëmijë. Ndërkohë Safeti thotë se ai e ka “zënë gafil” bashkëshorten e tij, diçka që ajo nuk e pranon dhe kundërshtimi i fortë mes tyre ka shkaktuar një rrëmujë në seancën e ndërmjetësimit të programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

    I pyetur nga Ardit Gjebrea se prej sa kohësh vazhdon ky debat mes tyre, Safeti thotë se kanë të paktën një vit e gjysmë duke nxitur habinë e moderatorit.

    Vangjeli: Ku e bëra gabimin more zotëri? Ku e bëra gabimin?

    Ardit Gjebrea: E di pse i bëj gjithë këto pyetje? Sepse ju keni një vit e gjysmë që kështu bëni?

    Safet: Një vit e gjysmë…

    Vangjeli: Kemi dy vjet.

    Safet: Dy vjet që e kam kaluar, një vit e gjysmë që jam ndarë fare.

    Vangjeli: Ka dy vjet zoti Ardit që kemi kapur…

    Ardit Gjebrea: Kë ke kapur? Edhe ti e ke kapur?

    Vangjeli: I kemi kapur letrat, i kemi kthyer në kadastër.

    Safet: Vete në kadastër…

    Ardit Gjebrea: Tani më fal, cili është faji që ka Safeti sipas teje?

    Vangjeli: Safeti, pse më zbuloi certifikatën mua tani? Më futi në sherr me babanë.

  • Burri godet bashkëshorten në studio, shpërthen avokatja: Afrohu, afrohu, nuk jam …

    Burri godet bashkëshorten në studio, shpërthen avokatja: Afrohu, afrohu, nuk jam …

    Situata në “Shihemi në Gjyq” ka përshkallëzuar mes replikave të forta midis Eni Çobanit dhe Safetit. Ky i fundit kërkon llogari për tokën e bashkëshortes, Vangjelisë dhe paratë e kontratës së qiradhënies nga TAP.

    Në një lidhje telefonike me vjehrrën e tij në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, u sqarua se paratë kanë shkuar për vëllain e sëmurë të Vangjelisë.

    Megjithatë,ai vazhdon të thotë se do të ndahet nga Vangjelia si dhe vijon të kërkojë paratë. Këmbëngulja dhe reagimet e tij arrijnë kulmin duke shkaktuar një reagim të beftë nga Eni Çobani i cili nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.

    Safet: Kur kam ardhur me letrat e TAP-it vjet, kur kam ardhur aty nuk kam borxh unë të vete në burg për këtë!

    Eni Çobani: Kërko ndjesë tani, kërkoji ndjesë asaj zonjës tani ti! (Eni Çobani ngrihet në këmbë). Kërkoji ndjesë ti tani asaj Qazimesë tani, publikisht.

    Safet: T’i kërkoj unë ndjesë Qazimesë?

    Eni Çobani: Jo, jo kërkoji, kërkoji. Kërkoji ndjesë, 80 vjeç!

    Safet: Se më ka marrë te TAP-i… ajo më ka mashtruar!

    Eni Çobani: Çfarë të ka marrë mo?

    Safet: Më ka marrë te TAP-i…

    Eni Çobani: Çfarë të ka marrë mo? Tek unë vjen ti këtu? Tek unë afrohesh ti këtu? Afrohu, afrohu!

    (Ardit Gjebrea pozicionohet midis Eni Çobanit dhe Safetit).

    Ardit Gjebrea: Këtu nuk të lejoj!

    Eni Çobani: Afrohu, afrohu! Po s’jam Vangjelia unë! Jo, jo unë s’jam Vangjelia! Nuk jam Vangjelia unë ore zotëri! Toka nuk është jotja! Toka është e Vangjelisë! Vangjelisë do t’ia marr unë tokën e ty s’do të ta jap!/tvklan.al