Category: Jetë dhe Stil

  • “Unë jetoj në Harem, burri im ka 147 gra”, rrëfehet ish-Missi i njohur që u martua me sheikun arab

    “Unë jetoj në Harem, burri im ka 147 gra”, rrëfehet ish-Missi i njohur që u martua me sheikun arab

    “Unë jetoj në Harem, burri im ka 147 gra”, rrëfehet ish-Miss Jugosllavia që u martua me sheikun arab

    Jelena Bin Drai, e cila u bë e famshme si Miss Jugosllavia, ka jetuar në Dubai për më shumë se një dekadë, ku u martua me Sheikh vendas Saeed Bin Drai, pasuria e të cilit vlerësohet rreth 2 miliardë dollarë.
    Çifti ka katër fëmijë, Asia 9 vjeç, Hilal 1 vjet, Hamdan 6 vjeç dhe foshnja Rashid. Mirëpo, për faktin se është e martuar me një sheik, Jelena shpesh ndeshet me ofendime dhe stereotipe të shumta, si për shembull se është një “grua e varfër në harem”, të cilës i është referuar në një intervistë për Telegrafin, duke e quajtur veten “ gjalli i Hyremit”.

    “Të them të drejtën, t’i hedh një gur çdo qeni që më leh, nuk do të shkoj larg”, tha ish-misi, tashmë një sipërmarrëse e suksesshme, e cila foli për komentet se si jeton në harem.

    “Sigurisht që jetoj në një harem. Unë jam një Hurrem më vampir. Burri im është Sulltani i Madhërishëm, ju tashmë e dini këtë, dhe për fat të mirë janë 147 gra të tjera, ndaj nuk kam pse ta rrah dhe ta shikoj çdo ditë gjatë kësaj pandemie”, tha Jelena duke qeshur dhe tregoi se si është jeta e saj.

  • I kthen portofolin me 1 mijë euro të zotit, pronari “i vë parajsën në duar” djalit në Ksamil

    I kthen portofolin me 1 mijë euro të zotit, pronari “i vë parajsën në duar” djalit në Ksamil

    Para disa ditesh, një djalë gjeti në një nga plazhet e Sarandës një portofol të mbushur me para dhe bëri ç’bëri, ia dorëzoi të zotit.

    Ai tregoi se portofolin e kishte gjetur pranë një shkurreje në Ksamil dhe se nuk u mendua dy herë, por ia dh pronarit, edhe pse brenda në të ndodhej një shumë e konsiderueshme parash.

    Ndërkaq, surpriza ishte e madhe edhe për vetë djalin që bëri veprimin për t’u marrë shembull.

    Ishte i zoti i portofolit ai që e shpërbleu më së miri, duke fituar kështu jo vetëm një mik më shumë, por edhe disa para, falë gjestit që kreu.

    Ky është shpërblimi që mora nga zotëria. Janë plot 650 euro, 100 franga dhe 50 mijë lekë shqiptare. Dmth zotëria me dha gjysmat e shumës së gjetur dhe në fund të fundit bëra një mik të mirë.

    Nuk më intereson shumë shpërblimi që ai më dha, se të isha keq për ato lekë, nuk ia kisha kthyer.

    Doja tu bëja thirrje të gjithë shqiptarëve nëse do u vijë një rast i tillë në dorë, mos u nxitoni ti mbani lekët për vete, sepse aq lekë nuk u bëjnë të pasur. Mund të fitoni një mik të mirë që mund t’ju hapë dyert për çdo problem që të keni, siç ndodhi në rastin im.

    Zotëria më dha një mundësi të mirë për të punuar në Zvicër në kompaninë e tij, në një pozicion shumë të miër pune, vetëm prej gjestit që bëra”, – tregon djali i lumtur.

  • Gratë që tradhtojnë më shumë i përkasin këtyre profesioneve…

    Gratë që tradhtojnë më shumë i përkasin këtyre profesioneve…

    Sipas këtij studimi, 65% e grave kanë më shumë gjasa për të tradhtuar me dikë nga vendi i punës së tyre, ndërkohë që 85% e tyre pranojnë se kanë fjetur me kolegun

    Një studim me 5658 gra ka treguar se cilat janë profesionet e grave të cilat kanë më shumë gjasa që të tradhtojnë. Studime të ndryshme si dhe statistika të marra nga përdoruesit e një faqeje për takime kanë nxjerrë të dhëna për profesionin e klienteve të tyre.
    Sipas këtij studimi, 65% e grave kanë më shumë gjasa për të tradhtuar me dikë nga vendi i punës së tyre, ndërkohë që 85% e tyre pranojnë se kanë fjetur me kolegun.

    Një në pesë gra gjithashtu besojnë se nëse në zyrën e tyre qarkullojnë thashetheme, shqetësohen që partneri ta marrë vesh. 10% shqetësohen për karrierën e tyre, dhe asgjë tjetër.

    “The Independent” ka analizuar këtë listë dhe ka nxjerrë se ku punojnë gratë që tradhtojnë më shumë. Sipas kësaj renditje, bëhet fjalë për shërbimet financiare, aviacioni, shëndetësia, biznesi, sporti, arti, jeta e natës, komunikimi, dhe në fund drejtësia.

    1. Financë (Punonjëse në bankë, analiste, etj) 21%

    2. Aviacion (Pilote, stjuardesa) 19%

    3. Shëndetësi (Mjeket, infermieret, etj) 15%

    4. Biznes (Drejtoreshat, menaxheret, sekretaret) 12%

    5. Sport (Atletet, instruktoret, etj) 11%

    6. Art (Muzikantet, modelet, aktoret, fotografet) 7%

    7. Industria e jetës së natës (DJ, balerinat, kamerieret) 6%

    8. Drejtësi (Avokatet, sekretaret, prokuroret, gjyqtaret)5%

    9. Komunikim (gazetaret, punonjëset e marrëdhënieve me publikun) 4%

    10. Profesionet e tjera 2%.

  • Meshkujt nga Veriu apo nga Jugu? Dedektivja zbulon kush tradhëton më tepër në Shqipëri

    Meshkujt nga Veriu apo nga Jugu? Dedektivja zbulon kush tradhëton më tepër në Shqipëri

    Femrat janë më besnike se sa meshkujt kur bëhet fjalë për shkelje të kurorës martesore.

    Por e ftuara në “Ora News” ishte dedektivja private Shkënda Lili, e cila na zbulon edhe më shumë detaje nga situatat e tradhtisë që ajo trajton gjatë punës së saj të përdtishme.

    E pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, dedektivja zbuloi edhe cilët meshkuj shqiptarë janë më tradhtarët e partnerëve të tyre.

    “Se jam dhe veriore vetë tani… Shiko, tek unë sikur veriorët vijnë më shumë, sikur këta burrat veriorë tradhtojnë pak më shumë”, u shpreh dedektivja Shkënda Lili.

    https://www.instagram.com/rtvora/?utm_source=ig_embed&ig_rid=afba2eca-7e1a-48d9-a354-39ee849ac6ff

  • Njihuni me fshatin në Shqipëri ku flitet greqisht, banorët marrin dhe pension te majmë nga Greqia(Video)

    Njihuni me fshatin në Shqipëri ku flitet greqisht, banorët marrin dhe pension te majmë nga Greqia(Video)

    Njihuni me fshatin në Shqipëri ku flitet greqisht, banorët marrin dhe pension nga Greqia?

    Në fshatin Derviçan të Gjirokastër, të gjithë tabelat orientuese janë të shkruara në Greqisht,pavarësisht se ky vend është pjesë e Shqipërisë. Përveç kësaj banorët e kësaj zone, flasin edhe greqisht dhe kjo gjuhë sipas tyre flitet që prej kohës së komunizmit.

    Gjithashtu ata theksojnë se janë të njohur si minoritet grek dhe i kanë të gjithë të drejtat si në Greqi.

    “Si të jetë, si kudo. Shtëpitë i kemi me gurë edhe mbulesën që në atë kohë kështu vazhdojmë. Greqishtja është gjuhë amtare. Jemi të njohur si minoritet grek, i kemi të gjithë të drejtat.

    Shumë banorë në këtë fshat kanë edhe emra grek, ndërkohë që marrin edhe pension nga shteti i Greqisë.

    “Ka ca njerëz që marrin pension, kanë punuar në Greqi dhe marrin, unë quhem Kristo.”

    Një problem tjetër në fshat është se po braktiset dita ditës, pasi banorët kanë ikur nga fshati duke u shpërngulur në qytete por edhe në emigrim.

    “S’ke gjë këtu, është çdo gjë e mbaruar, kanë ikur njerëzit”

  • E pëson Google, paditet në Gjykatën e Lartë në SHBA për diskriminim të Gjuhës Shqipe

    E pëson Google, paditet në Gjykatën e Lartë në SHBA për diskriminim të Gjuhës Shqipe

    Gjiganti teknologjik Google është kallëzuar në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë për mospërfshirjen e gjuhës shqipe në gjuhët e mbështetura nga Google. Ky diskriminim ka pasur pasoja të mëdha në media, marketing, investime të huaja, zhvillim ekonomik dhe teknologjik në Shqipëri, Kosovë dhe kudo që flitet gjuha shqipe.
    Padia është ngritur nga Z. Haki Dervishi – shtetas amerikan me banim në Palm Springs Kaliforni, i dekoruar rishtazi nga Presidenti Biden me Dekoratën dhe Mirënjohjen Jetësore për kontribut të vazhdueshëm për kombin Amerikan, dhe Dr. Neshad Asllani – mjek i njohur kosovar, themelues i “Qendrës Kosovare për të Drejtat e Njeriut” dhe anëtar bordi në organizatën “Dekada për të Drejtat e Njeriut” në New York.

    Në njoftimin për media thuhet se paditësit besojnë se diskriminimi i vazhdueshëm i gjuhës shqipe nga Google ka bërë që folësit e gjuhës shqipe të diskriminohen nga pjesa tjetër e Evropës dhe botës në zhvillimin e biznesit, në marketing dhe gazetari, pasi janë të përjashtuar nga platformat Google Ads, Google Adsense dhe Google Admob.Kontributi i Z. Dervishit dhe Dr. Asllanit për Kosovën është shumëdimensional qysh nga fillimi i viteve të 90-ta. Vlen të ceket, dokumentimi i shkeljes së të drejtave të njeriut dhe lobimi i vazhdueshëm në Kongresin Amerikan për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.

    Por, sipas Dr. Asllanit dhe Z. Dervishit, angazhimi i tyre lobues dhe koordinimi i aktiviteteve për pranimin e Kosovës në Rotary International me 5 Nëntor të vitit 2005 që rezultoi me njohjen e parë ndërkombëtare të Kosovës, do të mbetet një nga momentet më të ndritura të përkushtimit të tyre për kauzën kombëtare.
    Z. Dervishi dhe Dr. Asllani gëzojnë një përkrahje të pa rezervë të miqve Amerikan për ta bërë të padrejtën të dukshme. Ata kanë angazhuar edhe avokatë Amerikanë për të paditur gjigantin Google në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë për diskriminim të gjuhës shqipe.Dedikimi i Z. Dervishit dhe Dr. Asllanit për zhvillim të kombit dhe kontributi i tyre i vazhdueshëm për liri, paqe, barazi dhe mos-diskriminim shton besimin se Google do të shqyrtojë me interes këtë padi dhe konsiderojë shtimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare të mbështetur nga Google. Kjo do të sjellë risi të mëtejshme të teknologjisë informative duke krijuar mundësi reale për zhvillim ekonomik, punësim, investime të huaja, marketing dhe informim cilësor duke i’u mundësuar gazetarëve të bëjnë punën e tyre edhe më mirë.

    Dr. Asllani dhe Z. Dervishi gëzojnë përkrahje të jashtëzakonshme ndërkombëtare dhe mbesin të hapur për bashkëpunim me të gjithë të interesuarit për këtë çështje të rëndësishme për kombin tonë.

  • Futet në disko të kërkojë mbesën, gjyshja e fëlliq keq fare: Hajde në shtëpi se

    Futet në disko të kërkojë mbesën, gjyshja e fëlliq keq fare: Hajde në shtëpi se

    Një 70 vjeçare është futur në një diskotekë për të kërkuar mbesën e saj, pasi kjo e fundit kishte ikur pa i thënë.

    Sipas mediave meksikane, e moshuara është future të kërkojë mbesën e saj 19-vjeçare dhe të gjithë janë habitur kur e kanë parë.

    Në mes të të gjithëve, e moshuara ka fëlliqur mbesën duke i thënë që të vijë në shtëpi të kujdeset për djalin e saj, shkruan meganews.al.

    Të gjithë e kanë parë me habi, ndërsa adoleshentja, e cila kishte një fëmijë 1 vjeç nuk i ka kushtuar shumë rëndësi, pasi ka qenë në gjendje të dehur.

    Kjo e ka detyruar të moshuarën ta marrë pa dëshirë mbesën dhe ngjarja e publikuar në rrjetet sociale është bërë mjaft virale.

  • Udhëtim falas me tren për 30 ditë për të rinjtë europianë, mjafton të fitojnë një kuic

    Udhëtim falas me tren për 30 ditë për të rinjtë europianë, mjafton të fitojnë një kuic

    38.000 të rinj evropianë kanë tani mundësinë të fitojnë një biletë falas për të udhëtuar me tren në të gjithë kontinentin.

    Të udhëtosh me tren nëpër Evropë një herë në jetë, për shumë të rinj por edhe më të moshuar është mishërimi i vetë lirisë.38.000 të rinj evropianë kanë tani mundësinë të fitojnë një biletë falas për të udhëtuar me tren në të gjithë kontinentin.

    Dhe për të rinjtë jashtë BE-së

    Komisioni Evropian ka njoftuar fillimin e raundit të ardhshëm të programit të udhëtimit “DiscoverEU”, ku mund të marrin pjesë qytetarët e vendeve të BE-së, si dhe të rinjtë nga Islanda, Lihtenshtajni, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Turqia dhe Serbia. Deri tani nuk ka ndonjë shpjegim pse shtetasit e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor nuk janë përfshirë në këtë projekt.

    Të rinjtë mund të aplikojnë për bileta deri më 18 tetor në orën 12:00, njoftoi Komisioni në Bruksel.

    Kushdo që dëshiron të fitojë një biletë falas, fillimisht duhet të demonstrojë njohuritë e tij në një kuiz të shkurtër. Fituesit mund të udhëtojnë nëpër Evropë deri në 30 ditë midis 1 marsit 2024 dhe 31 majit 2025.

    Dhuratë për ditëlindjen e 18-të

    Programi është i dedikuar për të rinjtë e moshës 18 vjeç e lart. Më saktësisht, të gjithë të lindurit nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2005 mund të marrin pjesë. Pjesëmarrësit me aftësi të kufizuara ose probleme shëndetësore mund të sjellin një shoqërues me vete.

    Iniciativa “DiscoverEU” filloi në vitin 2018 dhe ishte ideja e aktivistëve Vincent-Immanuel Herr dhe Martin Speer. Propozimi i tyre për t’i dhënë çdo qytetari të BE-së një biletë Interrail për ditëlindjen e tyre të 18-të dhe për t’i prezantuar ata në kontinent në këtë mënyrë u përmbush. /DW

  • Çmenduri! Plot 104 vjeçe, ndërron jetë parashutisje më e vjetër në botë, adhuronte sportet ekstreme

    Çmenduri! Plot 104 vjeçe, ndërron jetë parashutisje më e vjetër në botë, adhuronte sportet ekstreme

    Bëhet me dije nga mediat e huaja se 104-vjeçarja Dorothy Hoffner nga Çikago ishte aventurierja më e moshuar në botë e cila kishte qejf sportet ekstremk.

    Ka ndërruar jetë parashutistja më e vjetër në botë.
    Bëhet me dije nga mediat e huaja se 104-vjeçarja Dorothy Hoffner nga Çikago ishte aventurierja më e moshuar në botë e cila kishte qejf sportet ekstreme.

    Miku i ngushtë i Hoffner, Joe Conant, tha se ajo u gjet e vdekur të hënën në mëngjes nga stafi i shtëpisë së të moshuarve në Brookdale Lake View . Conant tha se Hoffner me sa duket vdiq në gjumë të dielën mbrëma.

    Ai tha se ajo kishte energji të mahnitshme dhe mbeti e mprehtë mendërisht deri në momentin që ndërroi jetë.

  • Testohet me sukses ilaçi i ri kundër kancerit

    Testohet me sukses ilaçi i ri kundër kancerit

    Një medikament i ri jep shpresë, pasi riaktivizon sistemin imunitar për së luftuar kancerin. Është eksperimentuar mbi kaviet e laboratorit ky ilaç, ka rezultuar efikas në përgjigjen e organizmit ndaj disa lloje sëmundjesh kancerogjene, duke ngadalësuar zgjerimin tumoral, duke zgjatur jetën dhe duke rritur forcën dhe veprimin e terapive të tjera.

    Studimi është kryer nga Universiteti i Texas në Austin dhe është bazuar në një molekulë që prodhohet në mënyrë natyrale nga organizmi jonë, dhe që është në gjendje të shkatërrojë një përbërje toksike të prodhuar nga qelizat kancerogjene.

    Gjithashtu grupi kërkimor ka sintetizuar këtë molekulë, duke e fuqizuar edhe me shumë në laborator, për ta bërë që të qëndrojë më shumë në qarkullimin e gjakut. Aktualisht po zhvillohen teste te tjera për të vlerësuar sigurinë e medikamentit dhe së shpejti pritet të nisin studimet klinike mbi njeriun.

    Deri tani në testet mbi kaviet, version i modifikuar i kësaj molekule ka dhënë rezultate mjaft premtuese, duke sjellë toksinat në nivele normale dhe mbi të gjitha ka riaktivizuar sistemin imunitar në modalitetin e sulmit.