Category: Jetë dhe Stil

  • Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

    Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

    Kjo e moshuar e moshës 74 vjeç po aplikon për abone falas nga 1 Janari në transport publik. Mesatarisht ajo shpenzonte 2400 lekë të reja në muaj vetëm për transport publik, nga një pension mesatar.

    “Jam 74 vjeç, po aboneja më duhet se vazhdoj punoj. Zgjedhja ime sepse pensionin e kam të vogël, 178 mijë. Për ne është ndihmë e madhe se harxhoj 80 Lekë vajtje-ardhje”, tha pensionistja.

    Si kjo e moshuar janë edhe me dhjetëra të tjerë të cilët janë paraqitur pranë njësive administrative për të aplikuar për abone falas.

    “Jam 82 vjeç, qarkulloj sepse edhe dalim mërzitemi, edhe kjo është një ndihmë shumë e madhe për ne”, tha një i moshuar.

    “Unë jam në një moshë madhore 80 vjeç. Kjo është një ndihmë shumë e madhe”, tha një e moshuar.

    Përfaqësues të njësisë administrative thonë se interesi i të moshuarve për t’u pajisur me abone falas është e lartë.

    “Interesi ka qenë i lartë me dhjetëra pensionistë janë paraqitur. Brenda 24 orëve janë 65 regjistrime”, tha Erjola Ndoci, përgjegjëse e Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse, njësia 10.

    Pas aplikimit me kartë identiteti, pensionistët duhet të tërheqin abone vetëm në 5 pika të autorizuara nga Bashkia e Tiranës dhe që janë të shpërndara në kryeqytet.

    “Konkretisht janë 5 pika të tërheqjes së aboneve, kioska tek 15 katëshi, rruga “Urani Pano”. Pika e dytë tek Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, rruga “Muhamet Gjollesha”. Pika e tretë tek Biblioteka Kombëtare, rruga “Luigj Gurakuqi”, tek kioska tek “Brryli” bulevardi Zhan D’Ark , tek Stacioni i Trenit, rruga “Reshit Petrela””, tha Ndoci.

    Deri në fund të Dhjetorit pensionistët mund të aplikojnë për të përfituar abone falas. Janë 177 mijë pensionistë që prietet të përfitojnë nga vendimi i Bashkisë së Tiranës.

  • Festat e fundvitit pa shtuar kilogramë? Ja disa mënyra për ta bërë të mundur

    Festat e fundvitit pa shtuar kilogramë? Ja disa mënyra për ta bërë të mundur

    Ruajtja e peshës gjatë festave të fundvitit mund të jetë sfiduese, por është absolutisht e realizueshme me disa strategji praktike. Duke shijuar gjithçka me masë dhe duke qenë të vetëdijshëm për zgjedhjet tuaja, mund të kaloni festat e fundvitit pa shtuar kilogramë dhe duke shijuar gjithçka që kjo periudhë e bukur ofron.

    1. Planifikoni paraprakisht

    Hani shëndetshëm përpara festave dhe konsumoni vakte të pasura me proteina dhe fibra përpara ngjarjeve festive, në mënyrë që të mos shkoni të uritur. Vendosni qëllime të qarta. Ruani peshën aktuale në vend që të humbni kilogramë gjatë periudhës festive.

    2. Zgjidhni me kujdes ushqimin

    Provoni gjithçka, por në sasi të vogla dhe shijoni ushqimet festive pa e tepruar. Fokusohuni te cilësia, jo te sasia. Evitoni ushqimet e tepërta të përpunuara. Përqendrohuni te ushqimet e freskëta dhe të shëndetshme kur është e mundur.

    3. Hidratohuni

    Hidratimi është thelbësor. Pirja e ujit para dhe gjatë vakteve mund t’ju ndihmojë të kontrolloni oreksin.

    Kujdes me pijet kalorike: Reduktoni pijet alkoolike dhe ato me sheqer të shtuar.

    4. Ruani aktivitetin fizik

    Gjeni kohë për lëvizje: Edhe një shëtitje e shkurtër pas vakteve mund të ndihmojë në tretjen dhe djegien e kalorive. Organizoni aktivitete argëtuese si ecje ose lojëra aktive me të afërmit.

    5. Menaxhoni emocionet dhe stresin

    Festat mund të jenë të ngarkuara emocionalisht. Praktikoni relaksimin për të shmangur ngrënien emocionale. Nëse keni ngrënë më shumë një ditë, vazhdoni me zakonet e shëndetshme të nesërmen.

    6. Fokusohuni te lidhjet sociale, jo vetëm te ushqimi

    Festat janë një kohë për të kaluar me të dashurit, prandaj përqendrohuni te bisedat dhe argëtimi, jo vetëm te vakti. Peshojeni veten rregullisht ose mbani shënim çfarë hani për të qëndruar të vetëdijshëm. Me këto strategji, do të mund të shijoni festat pa u shqetësuar për kilogramët shtesë.

  • Vezët e ziera çfarë po na shkaktojnë! Mjekët japin lajmin e papriturVezët e ziera çfarë po na shkaktojnë! Mjekët japin lajmin e papritur

    Vezët e ziera çfarë po na shkaktojnë! Mjekët japin lajmin e papriturVezët e ziera çfarë po na shkaktojnë! Mjekët japin lajmin e papritur

    Veza është një ndër produktet që mbart vlera të jashtëzakonshme ushqyese renditur në listën e 10 super ushqimeve dhe nuk ka mëngjes më të këndshëm se vezët sido të jenë të gatuara. A e keni pyetur veten se cila vezë është më e vyera dhe sa vezë është mirë të konsumoni në ditë?

    Rezultatet e studimeve të fundit mbi dobitë shëndetësore të vezëve të pulave. Rezulton që 2 deri 3 vezë është doza optimale ditore. Akoma më mirë nëse këto vezë janë me Omega 3 e cila konsi derohet sot në botë super veza e shëndetit të mirë.

    Veza me Omega 3 konsiderohet veza që mbron zemrën dhe ushqen tru rin. Më poshtë do të gjeni një listë të të mirave që i vijnë organizmin dhe shën detit nga konsumimi i dy vezëve në ditë.

    Truri gjendet nën mbrojtjen e kolinës eshtë provuar se kolina kjo vita minë e veçantë është materiali më i rëndësishëm ndër.timor i trurit. Nëse hani 2 vezë në di.të trupi juaj merr mjaf tueshëm nga kjo lëndë ushqyese. Mungesa e koli.nës çon në rënien e kujte sës.

    Shi kimi ruhet falë luteinës vezët e pulave janë të pas.ura me luteinë kjo substancë është për gjegjëse për shi.kimin e qartë dhe të mprehtë. Me mun gesën e tij indet e syrit dë.mtohen dhe shikimi përkeqësohet në mënyrë të pa kthyeshme.

    Vita mina D ndihmon për të absorbuar kalçium nëse i ofroni një per.soni të zgjedhë nëse do të pijë një lugë vaji peshku ose të konsumojë një vezë e zier gja sat janë të preferojë këtë të fundit.

    Sido mos në qoftë se ata zbulojnë se për.mbajtja e vitaminës D është e njëjtë në të dy rastet. Për më tepër shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë për të rritur sasinë e vitaminës D në vezë duke i ushqyer pu.lat në mënyra të veçanta. Vitamina D ndihmon kalçiumin për tu absorbuar më mirë dhe për të forcuar kockat dhe dhë mbët.

    Vita mina B mbron lëkurën, flokët dhe mëlçinë biotina vitamina B12 dhe proteinat e tretshme ushqyese kontribuojnë në for.cimin e flokëve dhe lëkurës. Elementet që përmbajnë vezët e pulës pro movojnë eliminimin e toksinave nga mëlçia. Veza është një ndër produ.ktet që mbart vlera të jashtë zakonshme ushqyese renditur në listën e 10 super ushqimeve dhe nuk ka mëngjes më të këndshëm se vezët sido të jenë të gatuara.

    A e keni pye tur veten se cila vezë është më e vyera dhe sa vezë është mirë të konsumoni në ditë? Rezultatet e studimeve të fundit mbi dobitë shënde.tësore të vezëve të pulave. Rezulton që 2 deri 3 vezë është doza optimale ditore.

  • Mëngjesi për të rritur imunitetin, këto janë rregullat kryesore që duhen mbajtur parasysh

    Mëngjesi për të rritur imunitetin, këto janë rregullat kryesore që duhen mbajtur parasysh

    Mëngjesi i shëndetshëm , pa dyshim, do t’ju mbështesë në ndërtimin e masës muskulore dhe mbajtjen e sistemit tuaj imunitar të fortë.

    Rritni marrjen e proteinave
    Ngrënia e proteinave është veçanërisht e rëndësishme, pasi tretet më shumë sesa karbohidratet, që do të thotë se do të ndiheni më të ngopur për më gjatë. Përveç kësaj, ajo ndihmon për të përmirësuar dietën tuaj, duke promovuar zgjedhje më të shëndetshme.

    Sipas një studimi, gratë që kanë konsumuar të paktën 30 g. proteinat në mëngjes kishin më shumë gjasa të ndiheshin të ngopur dhe të shmangnin ngrënien e tepërt gjatë ditës. Megjithatë, nuk është e nevojshme të konsumohen 30 g. e proteinave për të arritur këto rezultate, pasi, siç shprehet autori, 15-25 gr. mund të ofrojë përfitime të ngjashme.

    Prandaj përpiquni të përfshini në dietën tuaj vezë (të ziera ose të fërguara), perime dhe bukë të thekur me bukë integrale.

    Ushtroni trupin tuaj në mëngjes
    Nëse hani mëngjes pas stërvitjes, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje përbërjes së tij, në mënyrë që trupi juaj të rikuperojë forcën e tij dhe të përballojë kërkesat e ditës.

    “Ju keni nevojë për proteina për muskujt tuaj dhe karbohidratet për të rimbushur rezervat tuaja të energjisë,” thekson Dawn Jackson Blatner.

    Bëjeni më të pasur
    “Mëngjesi juaj duhet të sigurojë rreth 400-600 kalori”, thekson autori. Për çfarë arsye? Hulumtimet tregojnë se ata që e lënë mëngjesin kanë më shumë gjasa të përjetojnë probleme me arteriet e tyre në krahasim me ata që e hanë atë.

    “Shumë nga klientët e mi nuk ndihen të uritur në mëngjes, zakonisht sepse kanë ngrënë shumë gjatë natës,” vëren Dawn Jackson Blatner.

    Nëse kjo tingëllon e njohur, “riorganizoni vaktet tuaja dhe përpiquni të hani më pak gjatë natës, në mënyrë që të zgjoheni të uritur në mëngjes”.

  • Ankthi i mëngjesit, nga se shkaktohet dhe si ta përballoni! Çfarë efekti ka konsumi i kafes, ja disa këshilla që ju nevojiten

    Ankthi i mëngjesit, nga se shkaktohet dhe si ta përballoni! Çfarë efekti ka konsumi i kafes, ja disa këshilla që ju nevojiten

    Ankthi është një gërshetim i ndërlikuar emocionesh negative që përfshijë frikën e tepruar, shqetësimin apo panik të lehtë.

    Zakonisht shoqërohet dhe me pasoja fizike si rrahje të forta të zemrës, dhimbje të kraharorit dhe një frymëmarrje të çrregullt.

    Krizat e ankthit të mëngjesit, është ai që të kap sapo hapim sytë, duke shkaktuar pasiguri, plogështi dhe lodhje të rënduar.

    Në fazat më të rënda, ky shqetësim shoqërohet dhe me marrje mendsh, të vjella dhe me një sistem tretës jo të qetë.

    Në shumë raste, kur zgjohesh në një mëngjes të tillë mendja të shkon menjëherë tek konsumimi i një kafeje, tek disa persona ajo ka efekt qetësues por tek disa të tjerë kafja ndikon në rritjen e mëtejshme të ankthit.

    Dy format e ankthit të mëngjesit

    Ankthi i mëngjesit që shfaqet menjëherë pas zgjimit të organizmit, ndërkohë që jemi ende shtrirë.

    Simptomat e këtij tipi të ankthit lidhen me nje tension në të gjithë trupin si dhe me rrahje të çrregullta e të forta të zemrës.

    Duke ndikuar në gjendjen psikologjike dhe fizike të personit të prekur gjatë ditës.

    Forma tjetër e ankthit të mëngjesit është ai që del në pah pas disa minutash që jemi zgjuar.

    Një gjendje e cila rritet gradë pas grade derisa arrin të formohet një dhimbje në kraharor.

    Në të dy rastet e ankthit të mëngjesit, vëmendja dhe përqëndrimi është i ulët.

    Disa nga reagimet fizike ndaj ankthit të mëngjesit janë: ngërçet të muskujve, kriza të stomakut, dhimbje të qafës dhe të kokës.

    Një nga karakteristikat kryesore të këtij lloj ankthi është plogështia që kap organizmin në mesditë.

    Simptomat e ankthit të mëngjesit

    Lodhje e vazhdueshme nga detyrimet e përditshme, pa pasur mundësi për të rikuperuar energjitë.

    Një numër i lartë përgjegjshmërish

    NJë çrregullim i mënyrës së jetës, apo pamundësia e organizmit të saj

    Mos interesim në aktivitetet e zakonshme

    Pritshmëri të larta dhe të pakapshme

    Nervozizëm dhe irritim

    Si të përballoni ankthin e mëngjesit

    Për të shuar ndjesinë e ankthit të mëngjesit nuk është e nevojshme që të stresoheni për të gjetur shkakun e këtij ankthi.

    Gjëja kryesore është pranimi që keni një problem, dhe të ndryshoni sjelljen tuaj ndaj tij.

    Ekspertët e psikologjisë pohojnë se një ankth i tillë nuk duhet luftuar, pasi mund të përkeqësohet duke shkaktuar kriza paniku.

    Thelbi është qetësimi dhe reflektimi rreth problemeve që ju vërshojnë në mendje.

    Një sjellje e tillë arrin të normalizojë reagimin e organizmit.

    Duke qenë se truri fillon dhe dërgon sinjale qetësuese, trupi nuk është në gjendje alarmi dhe kështu kriza e ankthit kalon.

    Por nëse kriza të tilla janë kronike, ju këshillohet që të konsultoheni me mjekët përkatës./AgroWeb.org

  • Keni gjithmonë ftohtë? Ja 4 shkaktarët e mundshëm që lidhen edhe me shëndetin

    Keni gjithmonë ftohtë? Ja 4 shkaktarët e mundshëm që lidhen edhe me shëndetin

    Jeni nga ata persona që gjithmonë kërkoni një batanije apo fustan më të ngrohtë se të tjerët? A keni menduar ndonjëherë pse ndiheni të ftohtë gjatë gjithë kohës?

    Konsideroni me kujdes disa kushte që mund të lidhen me të ftohtin dhe sigurohuni që në çdo rast të konsultoheni me mjekun tuaj.

    Çrregullim i gjëndrës tiroide
    Gjëndra tiroide sekreton hormone që rregullojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në kontrollin e zgjerimit të enëve të gjakut, të cilat mund të ndikojnë në rrahjet e zemrës, frymëmarrjen, tretjen dhe shumë funksione të tjera.

    Në rastet e çrregullimeve të tiroides, metabolizmi mund të ngadalësohet dhe enët e gjakut mund të ngushtohen, duke na bërë të ndihemi të ftohtë.

    Gjëndra tiroide rregullon proceset metabolike që djegin energji dhe prodhojnë nxehtësi. Tek njerëzit me hipotiroidizëm, këto procese mund të mos funksionojnë pa probleme.

    Anemia
    Në rastet e anemisë, mund të ketë mungesë të një numri të mjaftueshëm rruazash të kuqe të shëndetshme, gjë që pengon transportin e duhur të oksigjenit dhe lëndëve të tjera ushqyese në qelizat e trupit, duke çuar në ndjesi të shpeshta të të ftohtit.

    Përveç kësaj, përqendrimet e ulëta të vitaminës B12 ose acidit folik mund të shkaktojnë lloje të ndryshme të anemisë.

    Mungesa e hekurit gjithashtu mund të çojë në anemi dhe rritje të ndjeshmërisë ndaj të ftohtit.

    Pesha e reduktuar e trupit
    Shumë njerëz me nivele të ulëta të yndyrës në trup zakonisht priren të jenë më të ndjeshëm ndaj të ftohtit.

    Gjumi me cilësi të dobët
    Gjumi ka një ndikim në hipotalamus, një zonë e trurit që ndihmon në rregullimin e homeostazës dhe temperaturës së trupit.

    Kështu, mungesa e gjumit adekuat mund të çojë në mosfunksionim, duke rezultuar në ndjesinë e fortë të të ftohtit.

    Në çdo rast, gjëja më e mirë që mund të bëni është të siguroni një dietë të ekuilibruar dhe një jetë të përditshme. Dëgjoni trupin tuaj dhe nëse diçka ju duket e çuditshme ose ju shqetëson, konsultohuni me mjekun tuaj, i cili do t’ju udhëzojë në përputhje me rrethanat.

  • Dëshironi jetëgjatësi? Ky është ushqimi numër 1 i rekomanduar nga ekspertët

    Dëshironi jetëgjatësi? Ky është ushqimi numër 1 i rekomanduar nga ekspertët

    Sipas ekspertëve, ngrënia e një filxhani fasule në ditë mund të shtojë 4 vite jetë. Bishtajoret konsiderohen si ushqimi më i mirë për jetëgjatësinë për shkak të përmbajtjes së lartë të proteinave, fibrave dhe antioksidantëve.

    Cilat janë përfitimet shëndetësore të bishtajoreve?

    Shëndeti i zorrëve është një temë e rëndësishme në të ushqyerit dhe fasulet janë një burim i shkëlqyer i fibrave, të cilat forcojnë mikrobiomën e zorrëve. Në fakt, qiqrat ofrojnë 44% të nevojave tuaja ditore për fibra në vetëm ½ filxhan. Edhe pse mund të ndiheni të fryrë kur filloni të rritni konsumin tuaj, kjo është normale dhe tregon se bakteret e zorrëve ushqehen me fibra.

    Bishtajoret janë gjithashtu të pasura me hekur, magnez dhe folate. Hekuri është thelbësor për energjinë dhe në veçanti gratë mund të kenë mungesë. Magnezi kontribuon në shëndetin e zemrës, kockave dhe trurit, ndërkohë që përmirëson gjumin dhe redukton stresin. Acidi folik është i rëndësishëm për shëndetin para lindjes dhe rigjenerimin e qelizave.

    Edhe pse bishtajoret janë të mbushura me lëndë ushqyese, ato nuk janë të mjaftueshme për të ruajtur shëndetin tonë. Një dietë e ekuilibruar e pasur me ushqime të shëndetshme, stërvitja e rregullt, konsumimi i moderuar i alkoolit, gjumi i mjaftueshëm dhe mënyrat për të reduktuar stresin janë elementë thelbësorë për jetëgjatësinë.

  • Pse nuk duhet të flini në anën tuaj të djathtë! Studimi zbulon ndikimet negative në shëndet

    Pse nuk duhet të flini në anën tuaj të djathtë! Studimi zbulon ndikimet negative në shëndet

    Megjithëse gjumi në anën e djathtë mund të jetë më i mirë për zemrën tuaj, ai gjithashtu ka shumë disavantazhe.

    Nëse doni të dini se çfarë mund të ndodhë nëse flini në anën tuaj të djathtë çdo natë, vazhdoni të lexoni.

    Mund të ndikojë në qarkullimin e gjakut

    Përveç përfitimit të tretjes, gjumi në anën e majtë mund ta ndihmojë zemrën tuaj të pompojë gjakun në mënyrë më efikase. Ndërsa gjumi në anën tuaj të djathtë bën që trupi juaj të ushtrojë presion mbi enët tuaja të gjakut, gjumi në anën tuaj të majtë mund të rrisë rrjedhjen e gjakut. Qarkullimi i duhur është çelësi për të ruajtur shëndetin dhe mirëqenien tuaj të përgjithshme dhe gjithashtu mund të parandalojë venat merimangë dhe venat me variçe.

    Mund të dëmtojë mëlçinë tuaj

    Për shkak se mëlçia është në anën e djathtë të trupit tuaj, gjumi në atë anë e ngarkon më shumë këtë organ jetik dhe përfundimisht mund të çojë në bllokim të mëlçisë. Për të shmangur këtë, përpiquni të mos flini në anën tuaj të djathtë të paktën shpesh.

    Mund të përkeqësojë refluksin e acidit

    Nëse jeni duke luftuar për të hequr qafe atë ndjesi të bezdisshme të urthit, atëherë miratimi i disa ndryshimeve në stilin e jetës si veshja e rrobave të gjera dhe zgjedhja e ushtrimeve me intensitet të ulët mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave. Por nëse flini vazhdimisht në anën tuaj të djathtë, mund ta përkeqësoni gjendjen ekzistuese. Diçka aq e thjeshtë sa kthimi në anën e majtë për të fjetur mund të ndihmojë në lehtësimin e ndjesisë së djegies në gjoks.

  • Analiza e ADN-së: Viktimat e Pompeit nuk ishin ato që mendonim se ishin

    Analiza e ADN-së: Viktimat e Pompeit nuk ishin ato që mendonim se ishin

    Një analizë novatore e ADN-së e viktimave të Pompeit po ndryshon pikëpamjet e vjetra për identitetet dhe marrëdhëniet e banorëve të tij, duke zbuluar të vërteta befasuese për jetën e tyre. Studimi, i botuar në Current Biology, analizoi ADN-në nga 14 pompeianët, duke sfiduar supozimet rreth roleve gjinore, strukturave familjare dhe identitetit kulturor të romakëve të lashtë.

    Mali Vezuv shpërtheu në vitin 79 të e.s., duke i mbuluar banorët e Pompeit në hi dhe duke ruajtur format e tyre. Shkencëtarët më vonë krijuan gips nga këto boshllëqe, duke ofruar pamje të momenteve të fundit të njerëzve. Megjithatë, kjo analizë e re e ADN-së zbulon se interpretimet tradicionale të jetës së këtyre individëve kanë qenë shpesh të pasakta.

    Një shembull përfshin një çift të gjetur në “Shtëpinë e byzylykut të artë”. Fillimisht besohej se ishin një nënë dhe fëmijë bazuar në praninë e bizhuterive dhe pozicionimin e tyre, analiza e ADN-së i identifikoi ata si një mashkull i rritur dhe një fëmijë pa lidhje gjaku. Më tej, të katër trupat e gjetur në shtëpi – një familje e supozuar – ishin meshkuj pa lidhje gjaku. Ky zbulim pasqyron ndikimin e paragjykimeve moderne rreth familjes dhe roleve gjinore në interpretimet e jetës së lashtë.

    Një rivlerësim i ngjashëm ndodhi në “Shtëpinë e Kriptoportikut”, ku dy individë të përqafuar në momentin e vdekjes mendohej se ishin motra, por më vonë u identifikuan dhe të paktën njëri prej tyre ishte mashkull. Studimi nënvizon se bizhuteritë dhe afërsia fizike janë tregues jo të besueshëm të marrëdhënieve familjare ose gjinore në kontekstet e lashta.

    Përveç dinamikës së marrëdhënieve, studimi ndriçoi prejardhjen e ndryshme të Pompeit. Për shumicën e individëve të analizuar doli se e kishin prejardhjen nga Mesdheu lindor dhe se ishin emigrantë, duke nënvizuar natyrën kozmopolite të Perandorisë Romake. Studiuesi kryesor David Caramelli shpjegoi se këto gjetje nxjerrin në pah migrimin dhe përzierjen kulturore brenda shoqërisë së lashtë romake.

    Ndërsa studiuesit vazhdojnë të analizojnë ADN-në nga më shumë individë të Pompeit, ata shpresojnë të krijojnë një pamje gjithëpërfshirëse të dinamikës së popullsisë së Pompeit dhe të zbulojnë njohuri të mëtejshme në historinë e pasur dhe të larmishme të qytetit. / Ifl Science – Syri.net

  • Sëmundjet serioze që mund të shkaktojë gërhitja gjatë natës

    Sëmundjet serioze që mund të shkaktojë gërhitja gjatë natës

    Zhurma karakteristike që një person lëshon kur rrugët e tij të frymëmarrjes bllokohen gjatë gjumit quhet gërhitje. Gërhitja është një problem i njohur për çdo njeri sa më shumë që vitet kalojnë. Ndonëse nuk është ndonjë sëmundje e veçantë në vetvete dhe mund t’i ndodhë çdo njeriu, kjo zhurmë aspak e pëlqyeshme mund të bëhet shkak për disa probleme shëndetësore.

    Sipas mjekëve, gërhitja qoftë në një kohë të gjatë apo edhe për disa sekonda është një problem që shpesh nënvlerësohet.

    Kjo pasi mund të sjellë pasoja shumë serioze anësore sidomos nëse është e përsëritur.

    Po çfarë mund të shkaktojë gërhitja në disa organe të trupit dhe si ta parandaloni dëmin.

    Çfarë i shkakton gërhitja trupit?

    Kjo ndërprerje e vazhdueshme e frymëmarrjes gjatë gjumit mund të jetë një armik i heshtur i zemrës dhe trurit tuaj.

    Sipas studimeve, bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes nga gërhitja shkakton probleme në organizëm

    Kjo sepse kur ndodh ky proces, trupi nuk mbushet me oksigjen për disa sekonda apo në raste të veçanta edhe minuta. Mungesa e oksigjenit shkatërron qelizat e trurit dhe nuk lejon zemrën të pompojë gjak rregullisht.

    Kur gërhitja është e vazhdueshme edhe këto probleme që prekin trurin dhe zemrën janë të vazhdueshme. Në këtë mënyrë mund të zhvillohen sëmundje si ishemia, arresti kardiak apo hipertensioni.

    Për personat që vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare rreziku është akoma më i madh, pasi zemra mund të jetë shumë e dobët.

    Kush janë më të rrezikuarit

    Më të rrezikuarit janë burrat në moshë madhore dhe mbi peshë, por nuk bëjnë përjashtim as fëmijët që vuajnë nga obeziteti.

    Faktorë të tjerë që mund të provokojnë gërhitjen janë duhani, alkooli apo ilaçet e ndryshme të gjumit. Jetesa abuzive mund të jetë një element kyç që prek si cilësinë e gjumit ashtu edhe atë të organeve brenda në trup.

    Kështu mundohuni që të kini kujdes me kilet e tepërta apo stilin e pashëndetshëm të jetesës duke e evituar plotësisht.

    Si ta ndaloni gërhitjen me mënyra natyrale

    Një ndër kuruesit më të mirë e natural kundër gëritjes gjatë natës është vaji i ullirit.

    Për të shpëtuar gjumin dhe shëndetin tuaj përdorni kurën me vaj ulliri çdo natë para se të flini.