Category: Jetë dhe Stil

  • Tragjedia në sytë e burrit! Vdes vajza e sapomartuar dhe shtatzënë

    Tragjedia në sytë e burrit! Vdes vajza e sapomartuar dhe shtatzënë

    Autoritetet italiane kanë identifikuar 21 viktimat e tragjedisë së aksidentimit të autobusit në Mestre.

    Bëhet fjalë për 9 ukrainas, 4 rumunë, 3 gjermanë, një kroat, dy portugez, një afrikano-jugor dhe një italian. I pari që u identifikuar ishte Alberto Rizzotto, shoferi 40-vjeçar, i cili ishte i fundit që u nxor nga mbetjet e autobusit të shkrumbuar.

    Midis ukrainasve kishte tre miq në udhëtim, tre vajza, të gjitha të lindura në 1983, vetëm tridhjetë vjeç: Liubov Shyshkarova, Iryna Pashenko dhe Yuliia Niemova . Vasil Lomakin ka lindur gjithashtu në Ukrainë , një baba 70-vjeçar me pushime me djalin e tij, i cili u nxor i gjallë nga rrënojat e autobusit. Tetiana Beskorovainova, 65 vjeçe, është gjithashtu nga Ukraina.

    Antonela Bakoviç, nga ana tjetër, ishte kroate , në fillim të të njëzetat. Ajo ishte në muajin e mjaltit me bashkëshortin e saj Marko, tashmë i shtruar në terapi intensive në Milano. Të dy u martuan rreth njëzet ditë më parë dhe kishin zgjedhur Venecian si stacion të tyre. Ajo ishte shtatzënë me një fëmijë në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

    Tedesca është një tjetër nga viktimat e autobusit që doli nga rruga. Kater fëmijë kanë mbetur jetimë. Prindërit e tyre janë ndër viktimat e tjera të kësaj tragjedie.

    Mes të vdekurve ka edhe një foshnjë një vjeç e gjysmë dhe një vajzë rreth 11 vjeç. Një tjetër vajzë 4-vjeçare, e lindur në Ukrainë, është shtruar në gjendje shumë të rëndë me djegie dhe trauma të ndryshme në repartin e reanimacionit të qendrës së djegieve të mëdha të spitalit të Padovës.

    Ajo është një nga 5-6 turistët, jeta e të cilëve është në rrezik. Nga të plagosurit u identifikuan 13 nga 15: pesë ukrainas, katër gjermanë, dy spanjollë, një kroat dhe një francez. Dy të plagosurit e fundit, për të cilët vijojnë hetimet, duhet të jenë shtetas ukrainas dhe gjerman. Në total, dhjetë janë të shtruar në terapi intensive.

  • Kjo gjëja që shihni në foto shitet për 184 mijë euro në Itali, a e dini se çfarë është?

    Kjo gjëja që shihni në foto shitet për 184 mijë euro në Itali, a e dini se çfarë është?

    Një tartuf i bardhë italian me peshë 700 gram u shit për 184 mijë Euro në një ankand të mbajtur në kështjellën madhështore të shekullit të 13-të të Grinzane Cavour, duke u bërë tartufi më i shtrenjtë në histori.

    Oferta e vitit të kaluar në ankandin vjetor, me peshë 830 gram, u shit për 103 mijë Euro. Këtë vit zhardhoku “i çmuar” u ble nga një biznesmen nga Hong Kongu pas një ankandi të mbajtur njëkohësisht në Hong Kong, Singapor, Seul, Vjenë dhe Doha.

    Rajoni veriperëndimor italian i Piemonte njihet si prodhuesi italian i këtyre zhardhokëve që rriten spontanisht në tokë në vetëm disa rajone të Italisë dhe Europës Qendrore.

    Me aromën e tyre unike, ato gjenden disa centimetra nën tokë pranë rrënjëve të pemëve me të cilat jetojnë në simbiozë.

    Ndërsa avullojnë lëshojnë një erë që zgjat për një periudhë të kufizuar kohore dhe mund të zbulohet vetëm me ndihmën e qenve të stërvitur mirë dhe gjuetarëve me përvojë.

    Panairi historik ndërkombëtar i tartufit të bardhë D’alba tërheq rreth 100,000 vizitorë çdo vit nga e gjithë bota që vijnë në qytetin e vogël në Piemonte për të blerë, shitur dhe nuhatur delikatesën e shtrenjtë ndryshe nga tartufi i zi që mund të kultivohet në plantacione, rritet vetëm natyrshëm në pyje

  • Arditi nuk duron dot në emision live, gruaja përballë tij e bën të qajë. Nuk e kishim dëgjuar kurrë të fliste kështu

    Arditi nuk duron dot në emision live, gruaja përballë tij e bën të qajë. Nuk e kishim dëgjuar kurrë të fliste kështu

    Historia e djeshme ne rubriken “Ka një mesazh për ty” e ka bere Ardit Gjebrean te beje nje rrefim prekes dhe te sinqerte. Behej fjale per zonjën Besnike, e cila prej 24 vitesh nuk mund ta shohë dot vëllain e saj në sy. P.e.ngu që ka në zemër i shkakton dhimbje të madhe sepse ajo nuk mund ti kthejë dot b.orxhin që i ka marrë.

    Për shkak të vështirësive ekonomike, Besnike detyrohet t’i kërkojë lekë vëllait, por të blerë shtëpi dhe ai pa asnjë hezitim ja jep. Por b.orxhin e marrë nuk mundi t’ja kthente.

    Sot ajo ka ardhur në studio për ta falenderuar vëllain dhe për të hequr brengën që ka në shpirt. Historia e saj emocionon edhe drejtuesin e emisionit, Ardit Gjebrea.

    Ardit Gjebrea: Nuk i bëtë dot lekët?

    Besnike: Nuk i bëmë dot lekët kurrë. Unë falë jush, se nuk e mora kurrë guximin. I kisha shumë qejf njerëzit që vinin dhe jepnin mesazhe, kështu në televizion, kur i shikoja nuk di çfarë të them. Gjithmonë thoja ta çoj dhe unë vëllain atje, sepse ai e meritonte faktikisht se më kishte bërë një gjë kështu..

    Ardit Gjebrea: Po ai vëllai sa herë në muaj të thotë ty: Po ato lekët kur do m’i japësh?

    Besnike: Asnjëherë! Prandaj edhe kam ardhur më shumë këtu sepse vëllai sot edhe 24 vjet, atë muhabet nuk e zuri asnjëherë në gojë.

    Ardit Gjebrea: As larg e larg?

    Besnike: Jo, jo dhe nuk më ka pyetur njëherë: O Besnike çfarë u bë me ato lekët? Ato kushërinjtë e burrit nuk mundën t’ju drejtonin pak. Se me thënë të drejtën kjo është edhe pak neglizhenca jonë, për burrin tim në rradhë të parë që duhet të ishte marë pak më shumë me këtë çështje.

    Ardit Gjebrea: Pse nuk e thirre burrin këtu, ta kishe bërë për një lek?

    Besnike: E donte, se kam 24 vjet që rri me këtë brengë, e donte por hajt mo!

    Ardit Gjebrea: Po ja falim?

    Besnike: Ehe, po ja falim. Edhe ishte dhe pak neglizhenca jonë ta them, edhe pak ne besuam. Dhe ne ngelëm dhe pak kështu si mbas dore, më ngelën gocat pa shkollë, se burri punonte, po vetëm ushqeheshim nuk është se na mbetën të ardhura. A e di çfarë pike kam në zemër, nuk e ke idenë, prej kësaj gjëje. Sepse ndoshta ne po të kishim marrë pak kompesim atje, do të rregulloheshim nga një anë dhe do të kishin ecur edhe fëmijët pak më përpara. Edhe nusja e vëllait, edhe fëmijët e vëllai s’ma thanë asnjëherë.

    Ardit Gjebrea: Edhe ata asnjëherë?

    Besnike: Asnjëherë! Bëjnë sikur nuk e dinë. Prandaj kam shumë peng Ardit. Unë nuk e shikoj dot vëllain në sy, bëhet një dasëm, bëhet një gjë. Të blesh një gjë nuk kam mundur.

    Ardit Gjebrea: Se të duket dikur e ble me lekët e tij?

    Besnike: Po!

    Ardit Gjebrea: Të të them diçka një sekret. Është shumë e vështirë kur dëgjon kështu gjërash dhe sidomos në momentet kur ti përlotesh, që unë ta mbaj veten, si me thënë.

    Besnike: Unë me zor si e kam mbajtur këtu brend, se nuk desha.

    Ardit Gjebrea: Duhet gjithmonë të dini që sa herë përloteni aty, unë këtu brenda jam një lum me lotë, domethënë. Mundohem, sepse ne jemi prezantues dhe nuk duhet të dorëzohemi përballë telekamerave, por ndonjëherë është e pamundur.

    Ardit Gjebrea fton në studio vëllain e saj, Skënderin. Ata përloten kur shohin njëri-tjetrin në studio dhe Skënderi tepër i emocionuar shprehet: Kushdo të ishte do ta bënte!/tvklan.al

  • 13-vjeçarja shqiptare shpallet kampione Europe në shah, Rama: Urime kampione!

    13-vjeçarja shqiptare shpallet kampione Europe në shah, Rama: Urime kampione!

    13-vjeçarja shqiptare, Kler Çaku është shpallur kampione Europe në shah në Kampionatin e Rapidit, në Slloveni, për vajzat deri në moshën 14 vjeç. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka uruar sportisten shqiptare.

    “URIME KAMPIONE, KLER ÇAKU, 13-vjeçarja shqiptare shpallet KAMPIONE EUROPE në shah, në Kampionatin e Rapidit, në Slloveni, për vajzat deri në moshën 14 vjeç,” shkruan Rama në Facebook./tvklan.al

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=874798697349126&set=a.400250428137291&type=3&ref=embed_post

  • “Ti qepje për nuset e Enver Hoxhës! Familje spiunësh keni qenë!”, burri ‘vulos’ debatin

    “Ti qepje për nuset e Enver Hoxhës! Familje spiunësh keni qenë!”, burri ‘vulos’ debatin

    Ndarja dhe paratë vijojnë të mbeten kërkesa e Adriatikur ndaj Margaritës në “Shihemi në Gjyq”. Ai thotë se ka punuar me vite të tëra, ka kaluar një sëmundje të rëndë dhe tani ka ardhur momenti që paratë që Margarita ka marrë nga pasuritë e tyre t’i kthehen.

    Debati mes tyre përshkallëzon dhe nisin t’i përmendin njëri-tjetrit detaje të së shkuarës, të cilat çudisin studion e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

    Adriatik: Duke marrë parasysh se çfarë sakrifice kam bërë unë për ju, llogarite…

    Margarita: Ou! Mua do më fuste Enver Hoxha në agjitacion-propagandëqë qepja deri në 2 të natës dhe i shitja të nesërmen. Për të ngrënë ti, për të ngrënë familja jote, goca jonë…

    Adriatik: Nuk të futi se ti qepje për nuset e Enver Hoxhës!

    Margarita: Unë jam kështu… unë i bie dajres!

    Adriatik: Atyre të lagjes s’ua mbante se shoku im që qepte pantallona, e futën në burg atëherë. Ty nuk të futën se qepje për familjen e Enver Hoxhës. Familje spiunësh keni qenë! Vëllai jot spiun ishte prandaj e çuan në Kinë!

    Margarita: Tani e vulose! Për çfarë kemi ardhur, për qepë kemi ardhur, domate nxjerr!

    Adriatik: Mos u largo nga muhabeti,më kthe lekët mbrapsht mua, gjithsecili në punë të vet! Mos më luj teatër mua! Kush ke qenë ti e kush kam qenë unë nuk ka rëndësi fare! Rëndësi është fakti që unë kam ngelur me rrobat e trupit!/

  • Burri s’heq dorë nga 50 milionë Lekët, gruaja: Do të shtyp ca 50-she false!

    Burri s’heq dorë nga 50 milionë Lekët, gruaja: Do të shtyp ca 50-she false!

    Paratë që Adriatiku kërkon në “Shihemi në Gjyq” nga gruaja e tij, Margarita vijnë nga disa pasuri. Ndërmjetësja e rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani shpjegon se Margarita gëzon një të tretën nga një e treta e pasurisë nga prindërit e saj.

    Gjithashtu çifti ka patur një banesë që e kanë dhënë me qira, por këto para nuk i kanë marrë kurrë sepse i kanë kaluar vëllait të Margaritës. Totali që Adriatiku pretendon është 50 milionë Lekë.

    Adriatik: Unë dua lekët mbrapsht për ta qetësuar veten time se kam punuar kaq vjet.

    Margarita: Do ta rrah!

    Adriatik: Jam edhe me probleme, e di shumë mirë!

    Margarita: Dëgjo këtu!

    Adriatik: Se Zoti donte të më shpëtonte për të mësuar të vërtetën!

    Margarita: Të shpëtoi pra, kush të shpëtoi, laraska që ke në shtëpi të shpëtoi! Kush të shpëtoi re? nuk i çova lekët për rroba, për marka, për gjëra! M’i palos lekët si llokume!

    Adriatiku vijon të këmbëngulë, ndërsa Margarita i ofron një ‘zgjidhje’ për paratë që kërkon.

    Adriatik: Derisa të shkoj në varr, juve pa më kthyer lekët mbrapsht, nuk keni punë me mua!

    Margarita: Uh! Ciao Katerina! Do t’i bëjmë, 50-she false, do t’i shtyp unë të gjitha, do t’i blej në Greqi e do t’i jap. 100-she.

    Adriatik: Nuk dua gjithë pasurinë. Shitni çfarë keni!/tvklan.al

  • Efi në gjendje jo të mirë shëndetësore, shtrohet në spital

    Efi në gjendje jo të mirë shëndetësore, shtrohet në spital

    Efi është shfaqur nga spitali në postimin e fundit në InstaStory. Ish-banorja e Big Brother VIP ka njoftuar largimin nga rrjetet sociale pasi do të operohet për apandesit.

    “Meqenëse do t’ju mungoj pak ditë më falni, por më zuri pak apandesiti”, shkruan ajo.

    Kujtojmë që Efi ka refuzuar edhe të marrë pjesë në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”. E ftuar në “Shqipëria Live”, ajo tha se e refuzoi ftesën për shkak të rolit shumë të vogël.

  • Ju flihet shumë në mëngjes? Ja marifetet që do t’ju ndihmojnë të zgjoheni më herët

    Ju flihet shumë në mëngjes? Ja marifetet që do t’ju ndihmojnë të zgjoheni më herët

    Disa prej nesh e kanë të lehtë për tu zgjuar herët në mëngjes e disa jo.

    Çelësi qëndron në trupin tuaj dhe veçanërisht në përbërjen tuaj gjenetike, në ritmin tuaj.

    Si rezultat, disa janë njerëz mëngjesi dhe disa janë tipa mbrëmjeje, për këtë arsye, më poshtë do të gjeni disa këshilla se si mund të mësoni trupin tuaj të zgjohet më herët.

    Ndryshoni gradualisht kohën tuaj të zgjimit

    Është e rëndësishme të bëni ndryshimet që dëshironi në mënyrë graduale. Dhe kjo do të thotë që nëse zgjoheshit në orën 9 të mëngjesit, nuk mund ta vendosni papritmas alarmin në 7 të mëngjesit.

    Trupi juaj nuk do të marrë pushimin që i nevojitet nëse shkurtoni kohën tuaj të gjumit dhe rikuperimi nuk do të jetë i qëndrueshëm. Mënyra më e mirë për të ndryshuar me sukses ciklin tuaj të gjumit është ta bëni atë gradualisht në rritje prej 15 deri në 20 minuta.

    Idealisht duhet të prisni të paktën tre net për t’u përshtatur me orarin e ri përpara se të ndryshoni 15 deri në 20 minuta të tjera. Me pak fjalë, do të duhet pak më shumë se një javë për t’u zgjuar një orë më herët.

    Mos flini vonë në fundjavë

    Sipas hulumtimit të botuar në revistën “Chronobiology International”, një orar i qëndrueshëm i gjumit në fundjavë duket se çon në gjumë më të mirë dhe zgjim më të lehtë gjatë javës.

    Relaksohuni 2 orë para gjumit

    Krijoni një rutinë mbrëmjeje që ju ndihmon të relaksoheni dhe ju përgatit për kohën e gjumit.

    Filloni duke kufizuar ekspozimin ndaj dritës së fortë, akoma më mirë, duke fikur pajisjet rreth dy orë para gjumit. Studimet kanë treguar se koha e ekranit para gjumit vonon kohën që i duhet dikujt për të fjetur.

    Kërkoni ndihmë profesionale nëse ende nuk mund të zgjoheni në mëngjes

    Nëse i keni provuar këshillat e mësipërme vazhdimisht për një deri në tre muaj pa sukses, lini një takim me një specialist të gjumit. Mund të keni të bëni me shqetësime themelore shëndetësore si depresioni ose ankthi, ose mund të keni një çrregullim gjumi.

  • Harrojeni hashashin, ja kush është bima që do ju bëjë milionerë. Quhet ARI i kuq, 20 mijë lekë grami

    Harrojeni hashashin, ja kush është bima që do ju bëjë milionerë. Quhet ARI i kuq, 20 mijë lekë grami

    Dy mijë lekë të reja për një gram. Quhet ari i kuq. Është erëza më e shtrenjtë në botë dhe ndër tre ushqimet më të shtrenjta bashkë me tartufin e bardhë apo Caviarin. Për fat gjendet edhe në Shqipëri, shafrani. Një erëz që është përdorur që në lashtësi e që përdoret edhe në industrinë farmaceutike. Konsiderohet mbreti i medikamenteve dhe i erëzave.
    Kultivimi i Shafranit në Kosovë ka nisur tashmë të jetë një biznes solid, e së fundmi ka nisur të jetë po aq i suksesshëm edhe në Shqipëri. Prodhimi më i ri i kësaj bime, po bëhet kryesisht nga një sipërmarrje shqiptaro-italiane. Ai kultivohet në Dëshiran të Belshit në një sipërfaqë prej disa dynym.

    Denisa Elezi, administratore e kompanisë “Victus Fed”, që prodhon shafranin e Dumresë në Shqipëri, thotë për AgroËeb.org se kjo kompani lindi në mars të vitit 2013, pas disa vitesh eksperimentimi në zonën e Dumresë dhe zona të tjera të Shqipërisë.

    ‘Përzgjedhja e shafranit si kulturë, pas një analize të kujdesshme të territorit dhe tregut shqiptar erdhi edhe për shkak të pasionit tonë për gastronominë ku shafrani është mbreti i erëzave’, thotë Denisa për AgroËeb.org

    Por, duke qenë se shafrani është një erëz jo shumë e njohur në Shqipëri, a ka kërkesë nga konsumatori shqiptar?

    ‘Duhet të themi që përgjigjja e konsumatorëve ishte surprizuese’, thotë Denisa, duke shtuar se ‘prirja ndaj të ushqyerit mirë e shëndetshëm dhe kurioziteti ndaj shijeve të reja, ka bërë që interesi ndaj shafranit të jetë gjithnjë e më i madh.

    Fara e mbjellë në Dumre është përzgjedhur nga zona e Acquila-s në Italinë qendrore, e cila është edhe zona e njohur historikisht për prodhimin e shafranit’, thotë Denisa për AgroËeb.org.

    Shafrani i Dumresë veç tregtimit në pikat e produkteve organike në Tiranë trëgtohet edhe në Vlorë, Elbasan apo Sarandë, ndërkohë që një sasi e prodhimit eksportohet edhe drejt Italisë.

    Shafrani me emrin botanik Crocus sativus, merret nga bima e familjes Iridaceae, e cila ka një sezon të shkurtër lulëzimi, vetëm tre javë në vit.

    Pjesa shëruese e shafranit janë stigmat që përmbajnë safranal dhe fitokimikate të shumta si krocina, pikrokrocina, likopena, karotenoidet dhe alkaloidet.

    Shafrani është ilaç natyral për stresin dhe depresionin dhe ndihmon edhe në zbutjen e sëmundjeve si Alzheimerit.

    Nga vitaminat, shafrani në sasi të konsiderueshme përmban vitaminë C, tiaminë, riboflavinë, niacinë, acid folik dhe vitaminë B6.

    Për 0.5 kg të erëzës është e nevojshme të merren rreth 75.000 lule. Një lule ka 3 fije që duhen mbledhur me kujdes me dorë.

    Një gramë ka rreth 200-300 fije stigma shafrani.

    Si të përgatisni çaj shafrani

    3 – 4 fije shafrani

    Pak mjaltë

    Një gotë ujë

    Vendosini fijet e shafranit në një gotë me pak ujë të ngrohtë dhe lereni për 10 minuta. Më pas hidhini aty rreth gjysëm gote ujë të nxehtë të vluar. Shtoni mjaltë nëse dëshironi për ta ëmbëlsuar. Fijet e shafranit janë të kosumueshme, nëse dëshironi.

    Konsumimi i shafranit preferohet për të gjithë njerëzit, por në sasi të vogla. Këshillohet të mos konsumohet më shumë se 0.2 gram në ditë.

  • Ka babanë super miliarder, kush është djali i cili jeton me qira dhe lëviz me transport publik

    Ka babanë super miliarder, kush është djali i cili jeton me qira dhe lëviz me transport publik

    Pasuria e babait duket se nuk i jep qëllimet që ai ka në jetë. Álexander Fridman është djali i personit të 11-të më të pasur të Rusisë,

    por askush nuk e njeh pasi ai jeton më qira në një apartament me dy dhoma në periferi të Moskës për 500 dollarë në muaj dhe përdor metro për të shkuar në punë çdo ditë.

    “Unë ha, jetoj dhe vishem me gjithçka që fitoj vetë”, tha Fridman, 19 vjeç, babai i të cilit, Mikhail Fridman, ka një pasuri prej 13.7 miliardë dollarësh.

    Fridman u kthye në Moskë vitin e kaluar, pasi mbaroi shkollën e mesme në Londër.

    Pesë muaj më parë, ai krijoi “SF Development’.Edhe pse nuk ka përfituar financiarisht nga babai i tij ai ka përdorur lidhjet dhe njohjet e tij.

    “SF Development” shpërndan produkte në dyqanet me pakicë të babait të tij, përveç klientëve të tjerë.

    Fridman nuk e sheh atë në atë mënyrë, duke thënë se menaxherët nuk do të vendosin mallra në rafte vetëm, sepse ai është djali i pronarit.