Category: Jetë dhe Stil

  • Ndodh hataja në Durrës. Nipi i tregon gjyshërve: “Mami tradhëton babin” Ata kapin nusen dhe

    Ndodh hataja në Durrës. Nipi i tregon gjyshërve: “Mami tradhëton babin” Ata kapin nusen dhe

    Në transmetimin e zakonshëm në TV Klan për “Aldo Morning Show” në qytetin e Durrësit, Dhurata sjell një lajm të tronditës.

    Një djalë i vogël, rreth moshës 12-13 vjeç, ka shkuar te gjyshërit e tij dhe aty i ka rrëfyer të vërtetën për nënën e tij.

    Nëpërmjet këtij rrëfimi, ai ua ka treguar gjyshërve të tij se e ëma po tradhton të atin.

    Dhurata: Iu ka treguar që nëna e tij tradhton babain. Pra nuk ka ditur se kujt t’ia shprehë këtë gjë dhe ka shkuar te gjyshërit pasi ka gjetur mbështetjen.

  • Shkuat në plazh dhe u “përcëlluat” nga diell? Ja si të shmangni rrjepjen e lëkurës!

    Shkuat në plazh dhe u “përcëlluat” nga diell? Ja si të shmangni rrjepjen e lëkurës!

    Kur lëkura dëmtohet si pasojë e ekspozimit të gjatë në diell, pjesë të mëdha të saj fillojnë e shkëputen nga trupi. Mënyra më e mirë për të evituar diçka të tillë është që të ruheni nga djegia e diellit. Hidratimi duhet të kthehet në një rutinë, dhe jo vetëm gjatë verës.

    Nëse ju pini ujë, atëherë lëkura juaj do të jetë e ushqyer dhe do të arrijë të mbrojë veten. Kur ju ekspozoheni ndaj diellit, trupi juaj humbet sasi të konsiderueshme uji, duke tharë lëkurën tuaj, prandaj është e rëndësishme t’i zëvendësoni ato. Pini ujë, apo dhe çaj jeshil të ftohtë në mënyrë që të fitoni dhe antoksidantë.

    Menjëherë pasi ta keni kuptuar që jeni djegur të përdorni kompresa të ftohta. Vendosini në zonat e dëmtuara për 20-30 minuta çdo 3-4 orë. Diçka e tillë do të freskojë lëkurën tuaj dhe do ta ndihmojë atë të shërohet më shpejtë.

    Mjekët këshillojnë që kur digjeni, zona e dëmtuar është akoma dhe më e ndjeshme ndaj rrezeve të këqija të diellit. Prandaj sugjerohet që të qëndroni në çadër dhe të lyheni më shpesh me krem mbrojtës. Aloe vera funskionon si magji kundër djegies së lëkurës, ndaj dhe këshillohet përdorimi i saj.

    Nëse nuk e dini gjethet e bimës para se të përdoren duhet të lihen në një gotë me ujë. Kështu kur ta përdorni xheli i saj nuk do të ketë më enzimat që shkaktojnë kruarje të lëkurës. Dermatologët britanikë paralajmërojnë kundër përdorimit të një produkti kur jeni jashtë, të cilin njerëzit e përdorin shpesh për të lehtësuar djegiet nga dielli.

    Sipas dermatologëve, në situatat e tilla duhet të shmangni përdorimin e vazelinës, sepse do t’i përkeqësojë djegiet në lëkurën tuaj. Edhe pse ndihmon në hidratimin e buzëve dhe lëkurës, nuk është mirë ta përdorni direkt në lëkurën e dëmtuar.

  • “Kam harxhuar 2 mijë euro për 5 ditë pushime në Spille”

    “Kam harxhuar 2 mijë euro për 5 ditë pushime në Spille”

    Sezoni veror ka nisur dhe shumë pushues kanë zgjedhur brigjet shqiptare për të shijuar disa ditë pushime. Ndërkohë jo të gjithë kanë mundësi financiare që të bëjnë pushime verore.

    Duke marrë parasysh rritjen e çmimeve dhe shpenzimet, krahasuar me rrogën që merr një familje shqiptare, jo të gjithë kanë luksin për ditë relaksi.

    Një qytetar në një intervistë për emisionin Summer Cube’, është shprehur se vitin që shkoi ka bërë pushime në Spille dhe për 5 ditë ka harxhuar 2 mijë euro, ndërsa shtoi se këtë vit, në një kohë kur çmimet janë në stratosferë, nuk ka vendosur nëse do të bëjë pushime.

    “Vjet i kam bërë pushimet në Spille dhe më shkuan 2 mijë euro për 5 ditë. Këtë vit është më shtrenjtë”- tha ai.

  • I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, kujdes nga vapa përvëluese, këto janë sëmundjet që shkakton

    I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, kujdes nga vapa përvëluese, këto janë sëmundjet që shkakton

    Me rritjen e temperaturave, kujdesi ndaj shëndetit dhe nevoja për të qëndruar sa më të freskët janë gjithnjë e më urgjente. Në këtë periudhë të vitit rekomandimet e mjekëve janë të qëndroni larg të nxehtit përvëlues të verës.

    E teksa termometri shënon rritje dita ditës duke kaluar 35 gradë celsius, përveç djersitjes trupi mund të vuajë edhe nga disa simptoma të tjera.

    Në këtë artikull ju do të mesoni se çfarë sëmundjesh mund të shkaktojnë temperaturat e larta.

    Cilat janë sëmundjet që shkakton i nxehti

    Sëmundjet e shkaktuara nga i nxehti shfaqen kur trupi nuk është në gjendje të kryejë procesin e vetë-ftohjes. Zakonisht trupi i njeriut ftohet me anë të djersitjes dhe qarkullimit të gjakut. Gjithsesi kur temperaturat janë shumë të larta, as ky proces nuk është i mjaftueshëm.

    Kështu trupi mund të zhvillojë gjendje të ndryshme të cilat kthehen në sëmundje. Këtu përmendim që nga djegiet e lëkurës, deri tek hipertermia apo siç quhen ndryshe goditjet nga i nxehti. Nëse me rritjen e temperaturave keni vënë re se ju dhembin muskujt apo keni kriza të vazhdueshme të gjymtyrëve, arsyeja mund të jetë vapa e madhe. Gjithashtu i nxehti ndikon shumë keq edhe tek personat që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Pasi vështirësojnë qarkullimin e gjakut duke e ngadalësuar apo përshpejtuar atë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit temperaturat e larta mund të bëhen shkak për përkeqësimin e sëmundjeve të veshkave, trurit dhe atyre të frymëmarrjes.

    Ndikimi i temperaturave në shëndet mund të jetë vdekjeprurës, sidomos nëse vuani nga sëmundje kronike. Pasi i nxehti ka tendencë të bllokojë dhe ngadalësojë shumë procese normale të organizmit, duke u kthyer në një rrezik për jetën.

    Kush janë më të rrezikuarit

    Ekspertët thonë se çdo njeri mund të jetë i rrezikuar nga sëmundjet e mësipërme nëse ekspozimi në diell është shumë i madh.

    Gjithsesi më delikatë gjatë verës ndaj këtyre problemeve janë një grup i caktuar njerëzish. Të moshuarit, kryesisht sipër moshës 65 vjeç nuk këshillohet të qëndrojë jashtë gjatë ditëve të nxehta. Të porsalindurit, lehonat dhe gratë shtatzënë gjithashtu janë të rrezikuar nga temperaturat e larta të verës.

    Mjekët theksojë se personat që vuajnë nga sëmundje kronike ku futen ato kardiovaskulare, diabeti apo sëmundjet e frymëmarrjes për shkak se gjatë kësaj kohe marrin medikamente të forta janë gjithashtu një grup në rrezik.

    Çfarë të bëni nëse sëmureni nga i nxehti

    Ndihma e parë që mund t’i jepni vetes dhe të tjerëve në këtë rast është të lëvizni në një vend më të freskët dhe të errët. Përpiquni të ftohni kyçet e gjymtyrëve dhe të konsumoni ujë të freskët. Në këtë mënyrë trupi do të rregullojë temperaturën e brendshme të tij.

    Nëse jeni në shtëpi mjekët këshillojnë që të bëni një dush me ujë të freskët. Evitoni daljen nga shtëpia gjatë orëve kur dielli është shumë i nxehtë dhe evitoni pijet alkoolike apo kafen. Është e rëndësishme që të jeni të kujdesshëm me simptomat, nëse ndjeni se po përkeqësohen njoftoni menjëherë një mjek./AgroWeb.org

  • Lopa Prej “floriri”, Shitet Për 4.3 Milionë Dollarë

    Lopa Prej “floriri”, Shitet Për 4.3 Milionë Dollarë

    Një lopë e madhe e bardhë u shit për çmimin më të lartë ndonjëherë, duke e bërë atë më të shtrenjtën në botë. Lopa u shit në ankand në Arado, Brazil për 4.3 milionë dollarë.

    Lopët Nelore janë një racë e veçantë e karakterizuar nga gëzofi i tyre i bardhë i ndritshëm, me një gungë mbi supet e tyre.

    Ato janë shumë rezistente ndaj temperaturave më të larta, për shkak të gëzofit të tyre të bardhë dhe faktit që gjëndrat e tyre të djersës janë dy herë më të mëdha dhe 30% më të mëdha se shumica e racave europiane, sipas Universitetit të Oklahoma.

  • Eni Çobani e thotë troç : Përfundimisht në Shqipëri nuk ka burra, ja çfarë e tr*nditi

    Eni Çobani e thotë troç : Përfundimisht në Shqipëri nuk ka burra, ja çfarë e tr*nditi

    Një hi stori aspak e zakonte ishte ajo e sotmja në rubrikën “Shihemi në gjyq” në E diela Shqiptare në Tv Klan.

    Fatimja kishte thirrur vajzën e saj, Sonilën, pasi kjo e fundit ka 23 vite që është në një mar rëdhënie me një burrë të martuar me të cilin kanë dhe një fëmijë, por që Gëzimi nuk pranon ti japë atësinë, pasi nuk e lë bashkëshortja dhe dy vajzat.

    Juristja Eni Çobani, tregoi se ka biseduar disa herë me Gëzimin dhe ai i kishte thënë se do m errte pjesë në seancën e ndërmjetësimit.

    “Gëzimi është telefonuar disa herë nga unë dhe i është kër kuar të ma rrë pjesë në këtë seancë dhe deri në këto momente që ne flasim ai ka premtuar që do vijë. Ç udia dhe ha bia ime ishte që kjo fjalë nuk u mb ajt. Brenda vetes dy shoja që do të vinte, por megjithatë besova në fjalën që më tha në telefonatë kur e pyeta: Gëzim ju e njihni djalin, si djalin tuaj? Zonja, Eni djali është i imi. E pyeta pse nuk e pranoni përpara organit kompetent që djali është tuaj dhe të regjistrohet me atësinë tuja? Jo, tha se unë kam një pen gesë nga fa milja im, nuk e pranon këtë fë mijë në trungun tim familjar, përndryshe do nd aj bashkëshorten.

    I thashë zoti Gëzim, si mundet brenda një qyteti, brenda një fshati të mbani dy gra, të vazhdoni një bashkëjetesë normale dhe të jeni të martuar. Dhe përgjigjja e tij ishte: Zonja Eni, unë nuk e di pse ank ohen, se unë i mbaj me të gjitha të mirat, si njërën dhe tjetrën. Nuk e kuptoj se çfarë duan më shumë.

    Kjo ishte jo vetëm ha bia, por dhe kur ajoja e një burri të papërgje gjshëm i cili përgjigjet në këtë for më dhe nuk paraqitet në seancë. Dhe më të drejtë shqiptarët me drejtohen, Zonja Eni pse e ke vetëm më bu rrat dhe jo me gratë? Të paktën në këto 8 vjet të këtyre seancave të ndër mjetësimit, çfarëdolloj burri që kemi thi rrur të

    përb allet jo vetëm me këto lloj situatash, por çfarëdolloj situatash nuk i janë përgjigjur thi rrjes. Atëherë, këto nuk janë burra, se burri ka një fjalë, përderisa i kë dalë ballë një martese edhe bashkëjetese, duhet të vish dhe të përb allesh. Por, përfundimisht në këtë vend nuk ka burra. Por ka vetëm gra dhe gratë janë bërë të for ta dhe me kurajo sepse të përb allesh me një situatë të tillë dhe të thuash një situ atë të tillë si e Sonilës do një kur ajo të jashtëz akonshme”, u shpreh juristja Eni. /tvklan.al

  • Shpenzoi 100 mijë £ për tu dukur si kukull Barbie, 31-vjeçarja tregon si dukej para operacioneve

    Shpenzoi 100 mijë £ për tu dukur si kukull Barbie, 31-vjeçarja tregon si dukej para operacioneve

    Një grua që ka shpenzuar 100,000 £ për kirurgji estetike që të dukej si një kukull Barbie, ka ndarë një foto se si dukej dikur.

    Modelja suedeze e OnlyFans, Alicia Amira, 31 vjeçe, e cila tani ndodhet në Britani të Madhe, tha se është në një mision për të qenë kukulla njerëzore më plastike në planet.

    “Unë nuk mendoj se do të ndaloj ndonjëherë së kryeri operacion. Është një pjesë e imja,” tha ajo.

    Por ajo ka publikuar edhe një foto se si dukej para se të fillonte operacionin.

    Alicia tha në Twitter: Kam fshirë të gjitha fotot se si kam qenë. Unë jam duke luftuar vazhdimisht stigmën dhe duhet shumë guxim për t’i qëndruar besimeve, ëndrrave dhe stilit të jetës që dua.

    Transformimi befasues i Alicias filloi pasi la punën e saj në fushën e marketingut. Ajo filloi të ndryshojë pamjen e saj me operacione të shumta në gjoks, ballë, sy, faqe dhe buzë. Për më tepër, ajo ka pasur mbushës faqesh, mbushës hundësh, botoks në të gjithë fytyrën e saj, mbushës për mjekrën dhe mbushës të nofullës.

    Alicia gjithashtu ka bërë vetullat e saj më të larta, ka vendosur qerpikë më të trashë dhe ka bërë tatuazhe në gishtat, gjoksin dhe qafën e saj.

    Suedezja pretendon se ka shpenzuar mbi 98,930 paund për trajtime bukurie.

    Një herë ajo shpjegoi: Unë mund të kisha bërë një jetë normale nëse do të doja, por zgjodha të bëhem një objekt seksi. Jam krenare për udhëtimin tim, çdo hap të tij dhe të gjitha hapat që do të bëj.

    Por ajo tha se jeta si kukull plastike nuk është për të gjithë dhe nuk do të këshillonte domosdoshmërisht asnjë vajzë në të ardhmen që të ndjekë rrugën e saj.

    “Nëse vajza ime dëshiron vërtet gjinjtë e mëdhenj dhe gjithçka tjetër, atëherë unë do ta çoja te kirurgu”, ka thënë ajo.

  • Ky fshat është i vetmi vend në botë ku nuk lejohen burrat, nuk do ta besoni arsyen

    Ky fshat është i vetmi vend në botë ku nuk lejohen burrat, nuk do ta besoni arsyen

    Një vend për gratë, nga gratë: kjo është ajo që përfaqëson Umojan, një fshat në kontenë Samburu, Kenia veriore. Duket shumë si vendbanimet e fiseve të tjera, me kasolle përreth, ku jeta e përbashkët është normë – përveç një gjëje: është pa burrat.

    Umoja është fjala Kisuahili për unitet, dhe është e qartë se ky koncept është në thelb të këtij komuniteti. E themeluar në vitin 1990 si një vend i shenjtë për gratë e Samburut që i shpëtojnë dhunës me bazë gjinore, Umoja është shtëpia e femrave të të gjitha moshave.

    Burrave u ndalohet hyrja për të krijuar një hapësirë ??të sigurt për vajzat dhe gratë që janë të mbijetuara të dhunës dhe abuzimit seksual, të dëbuara nga familjet e tyre, si dhe atyre që i shpëtojnë martesës që fëmijë.

    Fotografi ganez Paul Ninson së pari mësoi për gratë Umoja nga një postim në blog dhe vendosi të shkonte në Kenia për të fotografuar këtë fshat në vitin 2017, pjesërisht sepse, ai ndjente se këto histori “duheshin treguar nga një perspektivë (afrikane). ”

    Pa asnjë kontakt paraprak me gratë, ai e bëri udhëtimin duke ditur vetëm vendndodhjen e përgjithshme të fshatit.

    Anëtarët e parë të Umoja ishin nga fshatrat e largëta Samburu të shpërndara nëpër Luginën e Riftit. Shifrat e sakta zbehen, por në rastin më të madh, ky fshat i vetë-qëndrueshëm ka qenë shtëpia e rreth 50 familjeve të përbëra nga gra dhe fëmijët e tyre dhe vazhdon të edukojë banorët e tij mbi të drejtat e grave dhe dhunën me bazë gjinore.

    Çdo fëmijë mashkull i grave lejohet të jetojë në fshat derisa të mbushë 18 vjeç.

    Ai thotë se arritja e aksesit ishte shumë e vështirë, dhe ai u mirëprit nga gratë vetëm pasi shpjegoi qëllimin e vizitës së tij, duke shtuar se ata ishin “shumë, shumë të lumtura” kur ai u tregoi atyre fotografitë që bëri.

    Mënyra e jetesës së atyre që jetojnë atje është modeste, me gratë që punojnë për të siguruar të ardhura për ushqim dhe burime arsimore për fëmijët e fshatit dhe disa nga vetë gratë.

    I vendosur rreth një kilometër larg nga Umoja është një kamping ku qëndrojnë shumë turistë kur vizitojnë rajonin për të eksploruar rezervatin e famshëm të kafshëve të egra Maasai Mara.

    Turistët që dëshirojnë të vizitojnë Umoja paguajnë një tarifë të vogël hyrjeje dhe mund të blejnë stoli të përpunuara me rruaza dhe vepra artizanale të tjera të punuara me dorë nga gratë Samburu.

  • “Familja jote më quan k*rvë, ku e dinë ata jetën time”, e kapi me ish gruan në hotel, gjermania “ia plas në fytyrë” burrit shqiptar

    “Familja jote më quan k*rvë, ku e dinë ata jetën time”, e kapi me ish gruan në hotel, gjermania “ia plas në fytyrë” burrit shqiptar

    Blerimi një shqiptar nga Maqedonia e Veriut dhe Nensi një grua gjermane janë burrë e grua. Nensi për Blerimin është gruaja e dytë, ndërsa Blerimi për Nensin është burri i tretë.

    Nensi në seancën “Shihemi në Gj yq” tek E Diela Shqiptare është shprehur se ka dy shime që Blerimi akoma shkon me gruan e parë. Me të je ton në shtëpi, ndërsa ish-gruan e çon në hotel.

    Nensi tregon se ajo nuk është shka ktarja e pr oblemeve që ai ka në fam ilje dhe se të dy kanë dashur të bëjnë fëmijë, por nuk mund të marrë këtë hap përderisa Blerimi sipas saj po takon ish-gruan e parë. Ajo ka parë foto së bashku dhe këtë gjë e konsideron si prov okim nga ish-gruaja e tij.

    Eni Çobani: Ke dalë foto me ish-gruan tënde ndërkohë që je ton me Nensin në Gjermani: Blerimi: E kam bërë, por për h atër të fëm ijëve të mi. Kam dy fëm ijë nga martesa e parë.

    Nensi: Nuk bëhet ashtu. Blerimi: Jam div orcuar në vitin 2019, por nuk qëndron pro blemi tek di vorci por tek fa milja. Nensi: Blerimi ka bërë di vorcin pasi më njohu mua. Blerimi: Unë jam djali i vetëm, prindërit nuk kanë dashur të h umb fa miljen dhe fë mijët.

    Nensi: Pse më ofen dojnë mua prinderit dhe ish-gruaja e tij, ata thonë që unë jam k**vë, ata nuk më njohin mua dhe nuk e dinë je tën që unë kam b ërë. Babai, ish-gruaja edhe dajat edhe krejt familja më sha jnë kështu duke më dërguar mesazhe.

    Blerimi: Prob lemin e kanë pasur tek unë ata. Më kanë ak uzuar se ia kam kth yer shpinën. Unë nuk kam dashur të lë ndoj Nensin përderisa jet oj me të. E pranoj që nuk dua ta vr as shp irtërisht.

    Nensi: Ish-gruaja më ka nisur një foto me Blerimin në hotel. Ai më thotë që e bëra për fë mijët. Nuk bëhet kjo gjë për fëm ijët.

    Blerimi: Unë nuk kam dashur të të fu s ty në pr obleme. Unë jam divo rcuar nga ish-gruaja por jo nga nëna e babi dhe fa milja. Unë nuk dua t’i hu mbas ata, familja më ka kt hyer shpinën. /tvklan

  • Vajza kujton se i fejuari ka bërë aksident, por në mes të Tiranës ajo merr propozimin për martesë. Kjo video do t’ju përlotë

    Vajza kujton se i fejuari ka bërë aksident, por në mes të Tiranës ajo merr propozimin për martesë. Kjo video do t’ju përlotë

    Një video e publikuar në YouTube nga Klajdi Qefalia është shndërruar në hit edhe pse kanë kaluar vite nga publikimi i saj, shkruan ShkodraNews.

    “Realizimi i një ëndrre, t’i propozoja të fejuares time për martesë pas 4 vitesh të mrekullueshme të kaluara sëbashku…Gjithçka ishte surprizë për të”, thotë Klajdi.

    Gjithçka nisi si një ide, për tu finalizuar në sheshin Skëndërbej. Jona, protagonistja e surprizës, në momentin që merr propozimin jo vetëm që nuk dinte asgjë çfarë po thurej “pas krahëve të saj”, por vrapoi në shesh pasi mendonte se Klajdi kishte bërë aksident.

    Për më tepër shikoni videon që lë pa fjalë dhe ju përlot nga emocionet:

    Disa nga komentuesit e videos shprehen: Nuk e besoja qe eshte bere nje realizim kaq i mir ne Shqiperi,se jemi msu duke pare vetem ne bote keto!Jete te gjate dhe te lumtur!

    Superrrrr bravooooo me ne fund nje mashkull i verte te trashgoheni e jete te lumtur nje cift superrr .

    Sa bukur !eshte veshtire te gjesh nje djale te tille…

    <iframe width=”780″ height=”439″ src=”https://www.youtube.com/embed/0Yo7UrZ1WY4″ title=”Propozim per martese ne Tirane, Jona &amp; Klajdi. ( best wedding proposal ever )” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” allowfullscreen></iframe>