Category: Jetë dhe Stil

  • Komode dhe të bukura, por krijojnë terren për rritjen e baktereve! Ja cilat veshje këshillohen të shmangen në aktivitete sportive

    Komode dhe të bukura, por krijojnë terren për rritjen e baktereve! Ja cilat veshje këshillohen të shmangen në aktivitete sportive

    Shumë prej nesh përgjatë ushtrimit fizik, i veshim ato për shkak të rehatisë që ofrojnë përveçse bukurisë, por mjekët nuk janë “fansat” më të mëdhenj të këtyre rrobave

    Bëhet fjalë për streçet.

    Këto rroba zakonisht janë të përbëra nga copë sintetike, duke krijuar kështu terrenin e duhur për rritjen e mikroorganizmave, pra të baktereve. Me rritjen e baktereve, vijnë gjithashtu dhe infeksionet.

    Një ndër infeksionet më të zakonshme është cistiti. Ky lloj i infeksionit të traktit urinar prej të paktën 1 në 3 gra.

    Simptomat e saj janë:

    Dhimbje
    Ndjesi djegieje përgjatë urinimit
    Urinim të shpeshtë
    Çfarë duhet pasur kujdes

    Veshjet sportive, të bëra nga pëlhura sintetike, e bëjnë lëkurën dhe në fund të fundit trupin të mos “marrë frymë”. Kështu, djersa dhe lagështia bllokohen në pëlhurë, duke siguruar terren pjellor për rritjen e baktereve, shpjegon Dr. Catherine Hood, eksperte e shëndetit të grave. Përveç kësaj, për shkak se streçet janë të ngushta në zonën intime, uretra dhe zona përreth mund të vijnë në kontakt me fërkim gjatë stërvitjes. Kjo, e kombinuar me mjedisin e lagësht nën rrobë, rrit rrezikun që këto baktere të përhapen në uretrën dhe të shkaktojnë një infeksion të fshikëzës.

    Dr. Hood këshillon gratë që të ndërrojnë rrobat menjëherë pas stërvitjes për të parandaluar mundësinë e infektimit. Është po aq e rëndësishme që të lani menjëherë zonën e ndjeshme me ujë, duke shmangur xhelin e dushit dhe pecetat pastruese, pasi ato mund të shkaktojnë acarim. Së fundi, ajo rekomandon veshjen e të brendshmeve prej pambuku, të cilat lejojnë që zona dhe lëkura të “marrin frymë”.

  • Cilat janë përfitimet e shumta të të pasurit një kafshë shtëpiake?

    Cilat janë përfitimet e shumta të të pasurit një kafshë shtëpiake?

    Nga ulja e stresit dhe ankthit, deri tek ulja e presionit të gjakut dhe rritja e imunitetit. Këto janë përfitimet e të pasurit një kafshë shtëpiake, shkruan la repubblica.it.

    Sipas studimit të kryer nga Shoqata Kombëtare e Kompanive të Shëndetit të Kafshëve ”ndërveprimi me kafshët shtëpiake është një terapi me përfitime reale për të gjitha moshat”.

    Lajm i mirë është se shumë evropianë kanë një kafshë shtëpiake të cilën e konsiderojnë pjesë të familjes.

    Nga një sondazh i kryer del se 88% e të intervistuarve besojnë se kujdesi për një kafshë shtëpiake kontribuon ndjeshëm në shëndetin psikofizik të njerëzve më të brishtë, siç janë të moshuarit.

    1 – Përmirëson aftësinë fizike: shëtitjet e gjata në natyrë nxisin përkushtimin dhe qëndrueshmërinë në aktivitetin e rregullt dhe plotësisht të lirë.

    2 – Redukton stresin dhe ankthin: qofshin përqafime, lojëra apo aktivitet fizik, të kesh një kafshë shtëpiake çon në çlirimin e oksitocinës, një endorfinë qetësuese që ka efekte të dobishme për shëndetin.

    3 – Ul presionin e gjakut dhe kolesterolin: na bën të lëvizim më shumë.

    4 – Ndihmon në marrjes e përgjegjësive: kujdesi për një kafshë shtëpiake është një përgjegjësi e madhe. Nuk është një lojë, por një kafshë e vërtetë që duhet të kujdeset, të ushqehet dhe të merret për shëtitje.

    5 – Ju jep më shumë paqe shpirtërore: duke ofruar shoqëri, kafshët shtëpiake mund t’ju ndihmojnë të luftoni depresionin dhe të jeni më të lumtur.

    6 – Ndihmon socializimin: pavarësisht nëse ndërveproni fizikisht me njerëz të tjerë ose përfshiheni në biseda për kafshën tuaj, të kesh një kafshë shtëpiake është një mënyrë e shkëlqyer për t’u lidhur me të tjerët.

    7 – Ndihmon fëmijët të kenë më shumë antitrupa: studimi amerikan, i botuar në ”Journal of Allergy and Clinical Immunology”, pretendon se të kesh një qen gjatë fëmijërisë mund të përmirësojë sistemin e përgjithshëm imunitar të një fëmije si dhe të reduktojë alergjitë.

    8 – Ndihmon në zhvillimin e fëmijërisë: zhvillimi emocional është një proces themelor në jetën e një fëmije në mënyrë që ai të rritet i shëndetshëm dhe të jetë i gatshëm të përballet me sfidat që i pret jeta e të rriturve.

    Kafshët shtëpiake janë provuar të jenë shumë të dobishme, veçanërisht për fëmijët me probleme zhvillimi ose që vuajnë nga çrregullimi i mungesës së vëmendjes: ata përqendrohen më shumë kur e gjejnë veten duke jetuar në një rutinë të parashikueshme, të ofruar nga kafshët shtëpiake.

    Edhe në rastet e autizmit, përvoja shqisore e përkëdheljes së një kafshe mund ta ndihmojë fëmijën të relaksohet dhe të ketë aftësi më të mëdha sociale.

  • Përhapja e zgjebes, mjekja dermatologe: Ja si duhet të veproni nëse preket një person i familjes, NUK ka bum rastesh

    Përhapja e zgjebes, mjekja dermatologe: Ja si duhet të veproni nëse preket një person i familjes, NUK ka bum rastesh

    Dermatologia Loreta Kuneshka, për përhapjen e lajmit të zgjebes në Shqipëri, deklaroi se në punën e saj si konsulente në Pediatrinë e QSUT, nëse do kishte një bum rastesh do e kishin ndjerë dhe kuptuar.

    “Zgjebja ka qenë është dhe gjithmonë do jetë se është një sëmundje që infektohet nga kontakti lëkurë me lëkurë apo kur prek gjëra që ka prekur një person që vuan”, tha doktoresha në një emision televiziv.

    Duke folur për simptomat mjekja the se zgjebja që nga momenti i infektimit do dy deri në gjashtë javë që të shfaqet dhe varet nga imuniteti i njeriut.

    “Në një familje po kapi një person i kap të gjithë se është shumë ngjitëse. Te fëmijët kryesisht shfaqet në pjesën brendshme të duarve dhe te këmbët shfaqen shenjat e para, janë dy pjesët që kap më shpejt.

    Duke qenë fëmijë janë me imunitet më të ulët se një i rritur. Zgjebja fillimisht fillon me kruajtje që janë kryesisht të intensifikuar në darkë dhe gjatë natës, nuk flenë natën, por nuk kanë temperaturë.

    Apo vetëm në rastet kur lihet shumë pas dore, që kalojnë në puçrra me qelb dhe shumë të ekzagjeruara që të japin temperaturë.

    Ndërsa lia edhe shfaq temperaturë. Tek të rriturit kap më shumë pjesën abdominale në pjesën e barkut.

    Ka shurup ose kokrra në varësi të moshës që e kalon, të cilat ulin ndjesinë e kruajtjes dhe ulet mundësia të lërë shenjë.

    Vetëm pudra me mentol këshillohet të përdoret për të lehtësuar kruajtjet. Ne në Shqipëri dhe Europë përdorim vetëm mjekime lokale, me lyerje.

    Squfuri është përdorur shumë para 1990-ës, merrej në farmaci bujqësore, por tani ka mjekime.

    Nuk ka ndonjë problem për rënie në ndonjë çerdhe apo kopsht, po e rëndësishme është që të mjekohen gjithë pjesëtarët e familjes, sepse mund t’iu shfaqen shenjat më vonë, pasi është infeksion parazitar më se i mjekueshëm.”

  • Arsyet pse duhet të pini një gotë ujë sapo zgjoheni në mëngjes

    Arsyet pse duhet të pini një gotë ujë sapo zgjoheni në mëngjes

    Uji luan një rol kyç në ruajtjen e shëndetit të mirë dhe është jetik për shumë nga funksionet bazë të trupit, si tretja, qarkullimi dhe rregullimi i temperaturës.

    Një nga zakonet më të thjeshta por efektive që mund të adoptoni është të pini një gotë ujë sapo të zgjoheni. Kjo mënyrë e vogël por e rëndësishme mund të sjellë disa përfitime për shëndetin tuaj.

    Përfitimet e pirjes së ujit në mëngjes

    Hidraton trupin tuaj

    Kur zgjoheni, trupi juaj ka kaluar shumë orë pa ujë dhe mund të jetë i dehidratuar. Një gotë ujë në mëngjes ndihmon në rivendosjen e niveleve normale të lëngjeve, duke përgatitur trupin tuaj për ditën.

    Fillon metabolizmin tuaj

    Pirja e ujit në mëngjes mund të aktivizojë metabolizmin tuaj dhe ta rrisë atë deri në 30% për disa orë. Kjo do të thotë që ju do të jeni në gjendje të digjni më shumë kalori gjatë ditës, gjë që është veçanërisht e dobishme nëse po përpiqeni të ruani ose të humbni peshë.

    Detoksifikon trupin

    Gjatë natës, trupi juaj grumbullon toksina. Uji ndihmon në eliminimin e tyre, duke forcuar funksionimin e veshkave dhe duke kontribuar në detoksifikimin e trupit tuaj.

    Mbështet tretjen

    Duke pirë ujë në mëngjes, ju aktivizoni sistemin tuaj të tretjes, duke ndihmuar në funksionimin normal të zorrëve dhe duke reduktuar shanset për kapsllëk. Kështu, ju përgatitni stomakun tuaj për vaktet e ditës dhe përmirësoni përthithjen e lëndëve ushqyese.

    Kujdeset për lëkurën tuaj

    Hidratimi në mëngjes ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës, duke reduktuar rrudhat dhe duke siguruar një shkëlqim natyral.

    Përmirëson funksionin e trurit

    Truri juaj është 75% ujë dhe dehidratimi i tij mund të ndikojë në përqendrimin dhe kujtesën tuaj. Një gotë ujë në mëngjes mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të zgjuar dhe vigjilentë.

    Rrit energjinë dhe humorin

    Dehidratimi mund të shkaktojë lodhje dhe ndryshime të humorit. Duke pirë ujë në mëngjes, ju rritni nivelet e energjisë dhe përmirësoni disponimin tuaj, gati për të përballuar ditën.

    Mbështet humbjen e peshës

    Uji mund të ndihmojë në rregullimin e oreksit, kështu që pirja e tij para ngrënies mund të parandalojë ngrënien e tepërt dhe të mbështesë përpjekjet tuaja për të humbur peshë.

    Ndaj përfitoni nga ky zakon i thjeshtë dhe jepini vetes mundësinë për të nisur çdo ditë me rinovim dhe energji!

  • Pesë ushqime për trajtimin e menjëhershëm të rënies sezonale të flokëve

    Pesë ushqime për trajtimin e menjëhershëm të rënies sezonale të flokëve

    Të gjithë e dimë se stinët sjellin ndryshime, jo vetëm në mot, por edhe në trupin tonë! Kur vjeshta troket në derë, shumë prej nesh vërejnë se flokët fillojnë të na bien më shumë se zakonisht. Mos u trembni! Ka mënyra për ta përballuar këtë, dhe një fillim i mirë është të shtoni ushqime të caktuara në dietën tuaj.

    Le të shohim pesë prej tyre që do t’ju ndihmojnë të mbani flokët tuaj të shëndetshëm dhe plot jetë.

    Salmoni
    Salmoni nuk është vetëm i shijshëm, por është gjithashtu i mbushur me acide yndyrore omega-3, të cilat janë jetike për shëndetin e flokëve. Këto yndyrna të mira ndihmojnë në hidratimin e lëkurës së kokës dhe për të mbajtur flokët të shëndetshëm. Në fakt, proteinat dhe vitaminat që përmban salmoni kontribuojnë në rritjen dhe qëndrueshmërinë e flokëve.

    Spinaqi
    Sa herë keni dëgjuar se spinaqi është i mirë për ju? E megjithatë, ka shumë arsye! Kjo perime jeshile është plot me hekur, vitamina A dhe C, si dhe acid folik, të cilët ndihmojnë në qarkullimin e mirë të gjakut dhe ushqimin e flokëve. Spinaqi mund të shtohet në sallata, smoothie apo edhe makarona për t’i dhënë një shije të shëndetshme vakteve tuaja.

    Arroret
    Arroret, si bajamet dhe arrat, janë një burim i shkëlqyer i vitaminave, mineraleve dhe acideve yndyrore. Këto lëndë ushqyese ndihmojnë në forcimin e flokëve dhe parandalojnë rënien e flokëve. Një grusht arra në ditë mund të bëjë mrekulli dhe janë perfekte për një rostiçeri të shëndetshme në zyrë ose në shtëpi!

    Avokado
    Avokadot janë plot me yndyrna të shëndetshme dhe vitaminë E, e cila nxit qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës. Një avokado në javë mund të sigurojë lëndët ushqyese që ju nevojiten për të mbajtur flokët tuaj të shëndetshëm dhe të fortë. Shtoni në sallata, sanduiçe ose bëni një krem ​​avokado për ta shijuar me bukën tuaj!

    Kos
    Kosi është një burim i shkëlqyer i proteinave dhe vitaminave B, të cilat janë të rëndësishme për rritjen e flokëve. Ai gjithashtu përmban probiotikë, të cilët ndihmojnë në shëndetin e kokës. Shijojeni si meze të lehtë ose shtoni në smoothie dhe ëmbëlsira për ta bërë dietën tuaj më ushqyese!

  • Frutat që të shëndoshin, cilat kanë më shumë kalori?

    Frutat që të shëndoshin, cilat kanë më shumë kalori?

    Frutat i bëjnë shumë mirë organizmit dhe shëndetit.

    Kjo vështirë të mohohet apo kundërshtohet.Frutat përmbajnë shumë minerale, vitamina, antioksidantë dhe fibër.

    Kjo pasuri vlerash është arsyeja përse shkencëtarët insistojnë se rritja e konsumit të frutave dhe perimeve mund të përgjysmojë rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet kronike.

    Ndaj ju duhet të hani shumë fruta, ama nëse po përpiqeni të humbni në peshë, ngrënia e panumërt e frutave do të ketë një efekt negativ.

    E vërteta është se frutat përmbajnë kalori dhe sheqerna natyralë, ndaj nuk duhet të konsumoni më shumë se dy racione në ditë.

    Frutat mund t’i konsumoni në vend të ëmbëlsirave ose për të shuar nepsin për sheqer, thonë ekspertët.

    Sipas tyre, njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga frutat, por thjesht të përkujdesen për racionet.

    Frutat si avokado, arra e kokosit, frutat e thata dhe lëngjet e frutave kanë kalori.

    Frutat e pyllit përmbajnë shumë pak kalori dhe fibër duke ju mbajtur të ngopur për shumë kohë.

    Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org listën e plotë të frutave që shoqërohen me shumë kalori, pavarësisht vlerave ushqimore.

    Avokado
    Një avokado e vetme përmban 322 kalori. Megjithatë ky frut është shumë i mirë për zemrën sepse përmban yndyrna mono-të-pangopura.

    Një avokado përmban 30 gramë nga këto yndyrna.

    Rrjedhimisht ju këshillojmë të hani gjysëm avokadoje në ditë.

    Përpos yndyrnave, avokado përmban edhe fibër që është shumë e mirë për tretjen.

    Fiqtë
    Pesë fiq të vegjël përmbajnë 150 kalori. Fiqtë janë shumë të ëmbël dhe një kokërr përmban 7 gram sheqer.

    Megjithatë, bashkë me sheqerin përfitoni vitaminën K dhe manganin.

    Hurmat e Arabisë
    100 gramë me hurma Arabie përmbajnë 277 kalori.

    30 gramë hurma ofrojnë 25 gramë sheqerna natyralë.

    Megjithatë mos u shqetësoni sepse hurmat e Arabisë janë një burim shumë i mirë fibre.

    Arra e kokosit
    Një filxhan me grimca të arrës së kokosit përmban 466 kalori. Ky frut tropikal përmban yndyrna të mira që ju ngopin.

    Rrushi i thatë
    Një filxhan me rrush të thatë përmban 429 kalori.

    Këto fruta janë në vetvete një burim i përqendruar sheqeri.

    Një filxhan me rrush të freskët përmban 62 kalori, ndaj zgjidhja është e juaja.

    Bananja
    Një banane e madhe përmban 121 kalori.

    Bananet ofrojnë shumë ushqyes të mirë e të dobishëm për zemrën siç është kaliumi dhe vitamina C.

    Ndaj ju këshillojmë që të konsumoni banane të vogla për më pak kalori.

    Kumbullat e thata
    Një filxhan me kumbulla të thata përmban 418 kalori.

    Kumbullat e thata ashtu si edhe rrushtë e thatë përmbajnë sasi të larta sheqeri dhe kalorish në krahasim me kumbullat dhe rrushtë e freskët.

    Megjithatë, ato përmbajnë shumë fibër që përmirëson përpjekjet tuaja për të humbur në peshë./AgroWeb.org

  • A mund të ketë vetmia efekte të dëmshme në shëndetin tuaj? Rezultatet e një sondazhi do t’ju habisin

    A mund të ketë vetmia efekte të dëmshme në shëndetin tuaj? Rezultatet e një sondazhi do t’ju habisin

    Kur ka qenë hera e fundit që jeni ndjerë vërtet vetëm? Jo vetëm në shtëpi me Netflix dhe pica, por një ndjenjë më të thellë vetmie? Nëse përgjigja juaj është “tani”, mos u shqetësoni, sepse nuk jeni vetëm.

    Deri më tani, vetmia është shoqëruar me një sërë problemesh shëndetësore, si depresioni dhe sëmundjet e zemrës, gjë që duket e logjikshme.

    Një studim i fundit nga Universiteti Mjekësor Guangzhou në Kinë na ofron një këndvështrim tjetër.
    Çfarë gjetën shkencëtarët?

    Deri vonë, ne besuam se vetmia ishte përgjegjëse për shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme. Megjithatë, studiuesit kinezë kryen një studim duke përdorur të dhëna nga Biobank në Mbretërinë e Bashkuar, një bazë të dhënash të gjerë informacioni për mbi gjysmë milioni njerëz, dhe arritën në përfundimin se vetmia mund të mos jetë shkaku i problemeve shëndetësore që menduam.

    Në fakt, vetmia duket se funksionon më shumë si një “shënues shoqërues” ose “simptomë” sesa si një shkak kryesor. Domethënë, vetmia mund të bashkëjetojë me problemet shëndetësore, pa i shkaktuar domosdoshmërisht ato.

    Hulumtimi zbuloi se vetmia nuk është e lidhur drejtpërdrejt me shfaqjen e problemeve fizike apo mendore. Në vend të kësaj, mund të jetë një shenjë se ka një çështje tjetër në jetën tuaj, si depresioni ose vështirësitë në punë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se vetmia nuk është një çështje serioze.

    Hulumtimi aktual paraqet disa dobësi. Të dhënat nga Biobank në Mbretërinë e Bashkuar nuk janë veçanërisht përfaqësuese. Pjesëmarrësit janë kryesisht më të moshuar, të bardhë dhe më të arsimuar se britaniku mesatar. Prandaj, përfundimet mund të mos vlejnë për popullatën e përgjithshme.

    Studiuesit gjithashtu studiuan vetminë në një fazë të caktuar të jetës së pjesëmarrësve. Megjithatë, dihet se ndjenja e vetmisë në të 20-at nuk krahasohet me atë në të 40-at. Për më tepër, kohëzgjatja e vetmisë është një tjetër faktor i rëndësishëm që nuk u shqyrtua këtu. Sigurisht, ndjenja e vetmisë nuk është e këndshme, por nuk është ajo “përbindëshi” që keni imagjinuar. Çështja kryesore është ajo që fshihet pas saj, si depresioni, problemet e punës apo ankthi për të ardhmen.

  • Kur duhet konsumuar kafeja e parë?

    Kur duhet konsumuar kafeja e parë?

    Nëse konsumoni kafe, menjëherë pasi jeni ngritur nga krevati, atëherë do të duhet ta rimendoni atë.

    Shumë njerëz mendojnë se një filxhan kafe do t’i zgjojë dhe do t’i bëjë të kenë më shumë energji – por siç rezulton, pirja e një kafeje shumë herët mund t’ju pengojë gjumin.

    Rex Isap, eksperti i gjumit në Happy Beds, rekomandoi që mos te konsumoni kafen, për një orë pasi të jeni zgjuar nga gjumi.

    “Gjatë ditës truri i juaj prodhon një kimikat të quajtur adenozinë. Në thelb, kjo nxit gjumin; ndërsa jeni zgjuar më gjatë, ajo grumbullohet dhe ju ndihmon të ndiheni të përgjumur. Por kafeina bllokon receptorët e adenozinës, gjë që ju mban vigjilent dhe nxit zgjimin. Nëse keni pasur ndonjëherë vështirësi për të fjetur pas një kafeje, kjo mund të jetë arsyeja”.

    “Kur bëhet fjalë për kohën ideale për të pirë kafen tuaj të parë, ne mund të priremi të pimë sapo të zgjohemi”.

    Idealisht, ai pohon se duhet të prisni një orë para se të zgjoheni plotësisht, për të korrur përfitimet.

  • Tërshëra, aleati më i mirë i shëndetit! Ja si ndikon në organizimin tuaj nëse e konsumoni çdo mëngjes

    Tërshëra, aleati më i mirë i shëndetit! Ja si ndikon në organizimin tuaj nëse e konsumoni çdo mëngjes

    Tërshëra është një nga drithërat më të njohura, plot fibra që i sjellin dobi trupit tuaj në shumë mënyra. Është një superushqim që ndihmon në përmirësimin e shëndetit të zorrëve dhe lufton kolesterolin.

    Në të njëjtën kohë, ndihmon tretjen dhe ju mban të ngopur për më gjatë, duke reduktuar kështu nevojën për snack. Përveç kësaj, është plot me lëndë ushqyese si fosfor, magnez, zink dhe shumë vitamina, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e mirëqenies suaj.

    Si ndihmon tërshëra në uljen e kolesterolit

    Beta-glukani, një lloj fibre e tretshme që gjendet në tërshërë, është “sekret” që i bën ato kaq të dobishme. Kur konsumoni tërshërë, kjo fibër krijon një lloj “xheli” në zorrë, i cili parandalon përthithjen e kolesterolit nga trupi juaj. Kështu, mëlçia juaj detyrohet të konsumojë më shumë kolesterol për të prodhuar acide biliare, duke ulur kështu kolesterolin total në gjak.

    Sasia ideale e tërshërës për rezultate më të mira

    Sipas Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore (EFSA), ju duhet të konsumoni rreth 75 gram tërshërë në ditë për të parë përfitimet e uljes së kolesterolit. Kjo sasi mund të mbulohet lehtësisht nëse përfshini tërshërën në vaktet tuaja të ndryshme, si mëngjes, sallata apo edhe ëmbëlsira.

    Tërshëra për mëngjes, mënyra më e mirë për të nisur ditën tuaj

    Mëngjesi është koha e përkryer për të ngrënë tërshërë. Përgatitet shpejt dhe mund ta kombinoni me shumë përbërës. Mund ta përzieni me kos, fruta, arra dhe pak mjaltë për një opsion të shijshëm dhe ushqyes. Nëse preferoni diçka më klasike, bëni një bollgur të ngrohtë me qumësht ose pije bimore, ose përgatisni një puding të ftohtë me tërshërë nga një natë më parë.

  • Katër fruta që duhet të shmangni nëse doni që të humbni peshë

    Katër fruta që duhet të shmangni nëse doni që të humbni peshë

    Duke qenë se humbja e peshës është një qëllim që shumë prej nesh ndjekin, zgjedhja e ushqimeve të duhura është vendimtare. Frutat konsiderohen shpesh si zgjedhje të shëndetshme, por disa prej tyre mund të jenë më të larta në sheqer dhe kalori nga sa mendojmë.

    Pra, le të shohim katër fruta që duhet të shmangni nëse po përpiqeni të humbni peshë.

    Banane
    Bananet janë të mbushura me lëndë ushqyese dhe fibra, por ato janë gjithashtu të larta në sheqerna natyrale. Një banane mesatare përmban rreth 105 kalori dhe 14 gram sheqer. Megjithëse bananet mund të japin energji, nëse po përpiqeni të kontrolloni kaloritë tuaja, mund të jetë më mirë t’i kufizoni ato.

    Rrushi
    Rrushi është i shijshëm dhe freskues, por mbikonsumimi mund të rrisë ndjeshëm marrjen e përditshme të sheqerit. Një filxhan rrush mund të ketë rreth 23 gram sheqer. Është e lehtë të hani më shumë se sa mendoni, pasi nuk ndiheni të ngopur si me frutat e tjera. Preferoni t’i konsumoni me moderim.

    Qershitë
    Qershitë janë të shijshme dhe ushqyese, por janë të pasura me sheqer. Një filxhan me qershi përmban rreth 18 gram sheqer. Shija e tyre e ëmbël mund t’ju bëjë të dëshironi të hani më shumë, gjë që mund të mos ndihmojë qëllimin tuaj për të humbur peshë. Për rezultate më të mira, mund të preferoni fruta me përmbajtje më të ulët sheqeri.

    Dardha
    Dardhat janë të pasura me fibra dhe ofrojnë përfitime të ndryshme shëndetësore, por janë edhe mjaft të ëmbla. Një dardhë mesatare mund të përmbajë rreth 28 gram sheqer. Edhe pse ato ofrojnë lëndë ushqyese, është mirë të kufizoni konsumin e tyre nëse jeni duke parë kaloritë tuaja.

    Ngrënia e frutave është thelbësore për një dietë të ekuilibruar, por është e rëndësishme të jemi të kujdesshëm me zgjedhjet tona kur përpiqemi të humbim peshë. Në vend që të hiqni tërësisht frutat, përqendrohuni te ato me përmbajtje më të ulët sheqeri, si manaferrat, limonët dhe grejpfruti. Mos harroni, ekuilibri është çelësi i një diete të shëndetshme!