Category: Jetë dhe Stil

  • Fier dhe Korçë/ Kanceri i gjirit ka prekur më shumë gra në 2024-ën! Kujdes me duhanin, kontraceptivët! Mjekja: Në fazë të avancuar s’ka shërim

    Fier dhe Korçë/ Kanceri i gjirit ka prekur më shumë gra në 2024-ën! Kujdes me duhanin, kontraceptivët! Mjekja: Në fazë të avancuar s’ka shërim

    Numri i grave që preken nga kanceri i gjirit është rritur në dy prej qarqeve më të mëdha në vend, si Korça dhe Fieri. Shkaqet, ndër më kryesoret përmenden, duhani, stresi, përdorimi i kontraceptivëve.

    Gjatë 9 muajve të këtij viti, 50 gra e vajza janë prekur nga kanceri i gjirit në qarkun e Fierit. Shifrat i përkasin Shërbimit të Onkologjisë për periudhën Janar- Shtator 2024, ndërsa shkaqet kryesore janë; jeta sedentare, duhani, përdorimi i kontraceptivëve, stresi. Mjekja këshillon grate të bëjnë kontrolle nis nga mosha 40 vjeç.

    “Kanceri i gjirit është shkaku nr. 2 i vdekjeve. Rastet janë në rrije. Nga Janari në Shtator, 50 gra të diagnostikuara. Sëmundja duhet të të diagnostikohet në fazë të hershme që të shërohet. Në faza të avancuar nuk ka shërim. Ndaj këshillohet të bëhet mamografia sepse e kap kancerin në faza të vogla. Disa nga faktorët, stili i jetesës, duhanit dhe kontraceptivët. Lindjet në moshë të madhe janë faktor rrisku”, tha për Report TV, mjekja onkologe e Fierit, Anisa Mone.

    Ajo shton se grupmosha më e prekur është 50- 60 vjeç, ndërsa një numër shumë i vogël nuk ka mundur të fitojë betejën me sëmundjen pasi e kanë pikasur në stade të avancuara.“Zakonisht mentaliteti dhe neglizhenca çon në këtë fazë, nuk vijnë tek doktori, kanë turp të tregojnë në familje, por ky është numër i vogël, pasi pjesa më e madhe e grave janë të ndërgjegjësuara dhe i kryejnë kontrollet gjatë gjithë vitit. Ekzaminimi kryehet falas përmes sistemit të referimit nga mjeku i familjes. Trajtimi me kimioterapi bëhet në spitalin e Fierit dhe kjo ka sjellë lehtësim për pacientët të cilët nuk shkojnë më në Tiranë”, shprehet onkologia.

    ‘Report tv’ kreu një vëzhgim dhe në spitalin e Pogradecit ku mungon mamografia, ndaj diagnostikimi është më i vështirë sidomos për gratë që jetojnë në zona rurale.

    Valbona Seitllarit specialiste e Njësisë Vendore e Kujdesit Shëndetësor thotë mamografia e lëvizshme ka ardhur vetëm një herë ku janë diagnostikuar 22 gra e vajza me kancer gjiri.

    “Në muajin qershor janë bërë104 vizita, 22 gra janë referuar për kontrolle të mëtejshme. Njësia Vendore ka mundësuar transportin për të bërë mamografinë. 22 raste të cilat janë të referuara për ekzamim të metejshëm në Korçë, pasi ë spitalin tonë s’ka mamografi”, tha ajo.

    Ndërsa në spitalin e Korçës janë diagnostikuar 46 raste të reja të prekura nga kanceri i gjirit në periudhën Janar-Shtator 2024.

  • Sipas dietologëve, ky është shkaku numër një i shtimit në peshë

    Sipas dietologëve, ky është shkaku numër një i shtimit në peshë

    Sipas dietologëve marrja e tepërt e kalorive është shkaku kryesor i shtimit në peshë. Ata thonë se edhe pse gjenetika luan një rol të rëndësishëm, nëse merrni më shumë kalori sesa digjni, do të shtoni në peshë.

    Dhe kjo ndodh lehtësisht në ditët e sotme, sepse njerëzit konsumojnë më tepër ushqime të përpunuara dhe me shumë kalori, se kurrë më parë.

    Një tjetër faktor është edhe qëndrimi ulur për orë të gjata. Kjo gjë bën që të digjni më pak kalori dhe rrit rrezikun e obezitetit dhe të sëmundjeve shoqëruese.

    Po pse kaloritë e tepërta janë arsyeja kryesore e shtimit në peshë dhe çfarë mund të bëni për këtë?

    Zgjidhja e thjeshtë e matematikore

    Mënyra për të zgjidhur këtë enigmë është duke shmangur ushqimet e përpunuara dhe duke krijuar një defiçit në kalori. Këtë deficcit në kalori mund ta arrini duke reduktuar kaloritë që merrni përmes ushqimit dhe duke qenë sa më aktivë fizikisht.

    Më e lehtë për t’u thënë sesa për t’u bërë? Por mund të bëhet. Dhe fillon duke kuptuar matematikën e thjeshtë të shtimit në peshë.

    Studiuesit kanë llogaritur se në 1 kg yndyrë trupore ka rreth 3.500 kalori.

    Pra, le të bëjmë një llogari të thjeshtë. Supozojmë se keni reduktuar 500 kalori në ditë, për një javë. Kjo do të llogaritet si: 500 x 7 = 3.500 kalori të humbura. Pra ju do të humbisni 1 kilogram yndyrë në shtatë ditë.

    Ekziston gjithashtu një mënyrë tjetër për të humbur kilogramët e padëshirua, që nuk kërkon të reduktoni shumë kalori në ditë. Ajo është: lëvizni sa më shumë.

    Teorikisht, nëse digjni 200 kalori në ditë përmes aktivitetit fizik dhe reduktoni vetëm 300 kalori nga regjimi juaj ushqimor, në fund të javës do të përfundoni me një defiçit prej 3.500 kalorish. Pra një kile yndyrë e zhdukur.

    Siç e shihni, për të arritur një deficcit në kalori, ose mund të reduktoni një sasi kalorish në ditë nga ushqimi ose t’i digjni përmes aktivitetit fizik ose të bëni një kombinim të të dyjave.

    Bëni zëvendësime në regjimin tuaj ushqimor.

    Dietologët këshillojnë të zëvendësoni ushqimet tuaj të preferuara të cilat përmbajnë shumë kalori, me një ushqim të shëndetshëm i cili ju shijon po njëlloj.

    Për shembull në vend të akullores ju mund të konsumoni kos me fruta të freskëta, të cilin mund ta përgatisni fare lehtë në shtëpi.

    Eliminoni ushqimet dhe pijet që përmbajnë shumë kalori

    Dy këshillat më të lehta të dietologëve për humbjen e peshës janë: të pini më shumë ujë dhe të hani më pak ushqime të përpunuara. Këto dy ndryshimeve në stilin e jetesës do të zvogëlojnë automatikisht kaloritë që merrni gjatë ditës.

    Nëse jeni nga ata persona që konsumojnë çdo ditë pije të gazuara dhe të ëmbëlsuara me shumë sheqer, hani shumë ëmbëlsira, biskota, ushqime të kripura dhe ushqim të shpejtë, është koha të filloni me reduktimin e tyre/aw.

  • Sa orë gjumë janë shumë? Ja arsyeja pse nuk duhet të flini tepër

    Sa orë gjumë janë shumë? Ja arsyeja pse nuk duhet të flini tepër

    Gjumi ka efekte të shumta pozitive në shëndet, por duhet të keni parasysh që nuk duhet ta teproni.

    Neurologu dhe specialisti i mjekësisë së gjumit Chris Winter tha për Fox News Digital se për të rriturit, gjumi më shumë se 11 orë është ende shumë, dhe më pas qëndrueshmëria dhe cilësia e gjumit vihet në pikëpyetje.

    Ndërsa gjumi i pakët mund të shkaktojë shumë pasoja negative, gjumi i tepërt mund të përbëjë rreziqe të tilla si inercia e gjumit, d.m.th. ndjenja e lodhjes që ndodh pas gjumit shumë të gjatë.

    “Shumë njerëz luftojnë me gjumin kompensues. Me fjalë të tjera, ju nuk keni fjetur mjaftueshëm gjatë javës së punës, kështu që përpiqeni të kompensoni gjumin e humbur gjatë fundjavës”, tha ai.

    Edhe pse studime të shumta tregojnë se gjumi i tepërt, por edhe i pakët është një rrezik për shëndetin, Winter theksoi se është më mirë të flini shumë sesa të mos mjaftoheni.

    “Përpjekja për të krijuar qëndrueshmëri në gjumë është gjithashtu e rëndësishme”, shtoi ai.

  • Ndodh në Durrës! 36-vjeçari dashurohet me vajzën 10 vite më të re, i propozon gruas “martesë treshe”

    Ndodh në Durrës! 36-vjeçari dashurohet me vajzën 10 vite më të re, i propozon gruas “martesë treshe”

    Sipas gazetares së emisionit Aldo Morning, nje 36 vjecar i martuar eshte dashuruar me nje tjeter vajze 10 me te re dhe i ka propozuar gruas te mbaj nje “martese treshe”.

    Ai nuk ka pasur femije me bashkeshorten e pare dhe ka deshiruar te kete nje femije me 26 vjecaren duke i thene gruas se nese deshironte mund te jetonin bashke.

  • Sidrit Bejleri flet për humbjen e vajzës: Sot do të ishte 17 vjeç

    Sidrit Bejleri flet për humbjen e vajzës: Sot do të ishte 17 vjeç

    Këngëtari i mirënjohur, Sidrit Bejleri, së fundmi ka folur për humbjen e vajzës së tij.

    17 vjet nga ndarja e Sofisë nga jeta, Sidriti kujton për “S’e luan Topi”, se sprova ka qenë e fortë. Ama bashkë me tre fëmijët e tij, ai dhe Meri e kujtojnë Sofinë dhe do ta kujtojnë derisa të bashkohen me të një ditë në parajsë.

    Tre fëmijët e këngëtarit, Amad, 14, Emel, 11, dhe Ejna 5-vjeçare janë rritur me idenë që kanë pasur edhe një motër më të madhe, madje shpesh mendojnë edhe si do të ishte ajo sot.

    “Ne duam t’i rritim me idenë që kanë pasur edhe një motër më të madhe. Sepse duhet kuptuar që jeta është e çuditshme, jeta të vë para sprovave që ti nuk i mendon kurrë. Ti mendon se do të jesh gjithmonë një vëzhgues i papërfshirë, por kur je brenda pastaj thua “pse më ndodhi mua?”. Ja që ndodh, por duhet të dish të reagosh”.

    Ndarja nga jeta e Sofisë ishte një sprovë dhe provë tjetër që e fuqizoi raportin e Sidritit me Zotin.

  • Kërkohen barinj në Turqi – do të habiteni nga paga që ofrohet!

    Kërkohen barinj në Turqi – do të habiteni nga paga që ofrohet!

    Pronarët e tufave në provincën Elazig të Turqisë Lindore po përpiqen të gjejnë barinj (ose barinj) për t’u kujdesur për kafshët e tyre, dhe nëse ndodh që ju intereson kjo, do të interesoheni edhe më shumë kur të dëgjoni se sa është paga.

    Një pagë prej 70 mijë lirash ose 1850 euro në muaj ofrohet për bagëti, por pronarët e tufës ende nuk mund të gjejnë dikë që do ta pranonte këtë punë, raportojnë mediat turke.

    Paga nuk është e vetmja gjë me të cilën ata përpiqen të tërheqin kandidatët e mundshëm. Punëdhënësit e barinjve mbulojnë gjithashtu kostot e ushqimit, pijeve, veshjeve dhe akomodimit, dhe për Gjeneratën Z kanë një ofertë veçanërisht joshëse – paketa mujore interneti prej 30 gigabajt për shikim të pafund Tik Tok gjatë pushimeve.

    Pavarësisht ofertave joshëse, për shkak të mungesës së kandidatëve të interesuar, pronarët e tufave detyrohen të shesin kafshë.
    – Asnjë nga të rinjtë tanë nuk e bën më këtë. Sot e bëjnë këtë vetëm njerëzit e moshës së mesme. Ne e dimë që barinjtë sot vlejnë flori, por kemi ardhur në një situatë të tillë që mund të gjesh flori, por jo barinjtë – thotë pronari i tufës Nuretin Chelenk, e më pas tregoi se çfarë ndodhi kur një burrë i erdhi për punë. intervistë.

  • Studim: Nuk do ta besoni se çfarë mund të bëjë një përqafim

    Studim: Nuk do ta besoni se çfarë mund të bëjë një përqafim

    Përqafimi është një gjest i thjeshtë, por me një ndikim të thellë në shëndetin tonë mendor dhe emocional. Gjatë viteve të fundit, shkenca ka filluar të hetojë më në detaje përfitimet e këtij veprimi, veçanërisht në lidhje me ankthin dhe stresin.

    Një nga mekanizmat kryesorë përmes të cilit përqafimet ndihmojnë në uljen e ankthit është çlirimi i oksitocinës, një hormon i njohur si “hormoni i dashurisë”. Ky hormon ka efekte qetësuese dhe ndihmon në forcimin e lidhjeve emocionale midis individëve. Studimet kanë treguar se oksitocina kontribuon në uljen e nivelit të kortizolit, hormoneve të stresit, duke rezultuar në një ndjenjë të përgjithshme qetësie dhe relaksimi.

    Një përqafim mund të krijojë një ndjenjë të menjëhershme të ngrohtësisë dhe mbështetjes, duke ndihmuar në lehtësimin e ndjenjave të ankthit. Hulumtimet tregojnë se kontakti fizik, si përqafimi, rrit ndjeshëm ndjenjat e mirëqenies dhe lumturisë. Kjo ndodh sepse përqafimet aktivizojnë sistemin tonë nervor parasimpatik, i cili ndihmon trupin të kalojë nga një gjendje stresi në një gjendje relaksimi.

    Një studim i publikuar në revistën “Psychosomatic Medicine” zbuloi se individët që përjetonin më shumë kontakte fizike, përfshirë përqafimet, kishin nivele më të ulëta të ankthit dhe depresionit. Një tjetër studim nga Universiteti i Kembrixhit tregoi se përqafimet e rregullta mund të rrisin ndjeshëm ndjenjat e sigurisë dhe besimit, duke ndihmuar individët të përballen më mirë me situata stresuese.

    Përveç reduktimit të ankthit, përqafimet kontribuojnë në rritjen e vetëvlerësimit dhe ndihmojnë në ndihmën ndaj ndjenjave të izolimit dhe vetmisë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në kohë të vështira, kur ndjenja e mbështetjes sociale është thelbësore për shëndetin emocional. Duke ndihmuar në ndërtimin e lidhjeve të forta midis individëve, përqafimet luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin e një shoqërie më të shëndetshme dhe më të mbështetur.

    Në një botë që shpesh na ofron sfida dhe stres, përqafimet janë një mënyrë e thjeshtë dhe efektive për të përmirësuar shëndetin tonë mendor. Ato ofrojnë ngrohtësi, mbështetje dhe ndihmojnë në uljen e ankthit, duke krijuar një ndjenjë të fortë lidhjeje dhe mirëqenieje. Pra, mos hezitoni të ndiheni të lirë të përqafoheni dhe të ndani këtë akt të dashurisë me ata që ju rrethojnë.

  • Tetori rozë, si të kontrolloheni vetë në shtëpi për kancerin e gjirit

    Tetori rozë, si të kontrolloheni vetë në shtëpi për kancerin e gjirit

    Lloji i gjinjve që keni, përcaktohet nga gjenetika. Të kesh gjoks me gunga ose të lëmuara është njësoj si të kesh gjoks të madh apo të vogël; është jashtë kontrollit tuaj dhe shpesh nuk është shkak për shqetësim.

    Së pari, jini të vetëdijshme se si duken dhe ndjehen gjinjtë tuaj.l

    Ka ikur koha e vetëprovimeve shumë të diktuara dhe specifike. Tani, duhet të keni vetëm vetëdije të përgjithshme për të ndihmuar në monitorimin e ndonjë shenje të kancerit të gjirit, sipas Dominici dhe Yeh. “Është një gjë shumë e mirë për gratë që të kenë një ndjenjë të përgjithshme se si duket dhe ndihet zakonisht gjoksi i tyre,” tha Dominici.

    Kontrolloni disa vende kyçe gjatë vetë-provimit tuaj.

    Megjithëse njohja e gjoksit tuaj është më e rëndësishme sesa kryerja e një provimi në shtëpi në një mënyrë specifike, disa këshilla mund ta bëjnë vetëkontrollin tuaj më efektiv. Së pari, ngrini krahun më afër gjoksit që po kontrolloni, tha Yeh. Ndjeheni përreth gjoksit, duke përfshirë zonën qendrore.

    Kontrolloni gjithashtu për gunga të ngjashme në të dy gjokset.

    Nëse gjeni një masë në njërin gji, kontrolloni tjetrin për të parë nëse ndjeni një gungë të ngjashme atje, tha Yeh. Nëse ndjeni diçka me madhësi dhe strukturë të ngjashme në gjoksin tjetër, kjo mund të jetë se si ndihet normalisht indi juaj.

    Mos bëni vetë-provime gjatë menstruacioneve.

    Shumë njerëz raportojnë se gjoksi i tyre ndjehet veçanërisht i butë para dhe gjatë menstruacioneve, tha Dominici. Pra, kryerja e ekzaminimit të gjirit mund të jetë e dhimbshme në këto momente.

    Një gungë shqetësuese duhet të dallohet nga pjesa tjetër e indit tuaj.

    “Shumë gra kanë gunga në gjoks. Ajo që unë rekomandoj është ndjenja për çdo gjë që bie në sy, “tha Yeh. Kur kanceri i gjirit është i prekshëm, është i fortë, tha Yeh. Ajo vuri në dukje se një gungë shqetësuese duhet të duket pothuajse si një bizele në pure patatesh.

    Nëse ndjeni një gungë shqetësuese, bisedoni me mjekun tuaj.

    Nëse mendoni se ajo që ndjeni mund të jetë jonormale, por nuk jeni të sigurt, mos kini frikë të kontaktoni mjekun tuaj. Është absolutisht më mirë të jesh i sigurt sesa të vjen keq në këtë situatë. Plus, ekspertët pajtohen se është e vështirë për gratë të dinë dallimin midis diçkaje që është në rregull dhe jo në rregull

  • Mashtruan klientët dhe përfituan 15 mijë euro, arrestohen dy punonjës të agjencisë turistike në Tiranë. Emrat

    Mashtruan klientët dhe përfituan 15 mijë euro, arrestohen dy punonjës të agjencisë turistike në Tiranë. Emrat

    Dy punonjës të një agjencie turistike në Tiranë janë vënë në pranga pasi kanë mashtruar klientët, duke përfituar rreth 15 mijë euro.

    Policia njofton se dy punonjësit, Kleo Kariqi dhe Redi Hambari, kanë marrë para nga një klient për të kryer rezervimin e biletave për vajtje, ardhje dhe për akomodim në hotel, por kanë blerë vetëm biletën për vajtje në destinacion.

    “K. K., 22 vjeç, dhe R. H., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, parashikuar nga nenet 143/2-25, 180 dhe 181 të K. P”, njofton policia.

    Policia njofton se dy punonjësit kanë marrë para nga një klient për të kryer rezervimin e biletave për vajtje, ardhje dhe për akomodim në hotel, por kanë blerë vetëm biletën për vajtje në destinacion.

  • E rrallë! Gjyshja bëhet surrogate për vajzën e saj në Greqi

    E rrallë! Gjyshja bëhet surrogate për vajzën e saj në Greqi

    Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Heraklion të Kretës, ku një gjyshe 55-vjeçare u bë nënë surrogate për vajzën e saj, duke sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm.

    Ky rast i rrallë është bërë i njohur nga gjinekologu që asistoi në këtë proces.

    Ai ka treguar se gjyshja jeton në Kretë dhe vajza e saj në Athinë, por duke qenë se vajza ishte e sëmurë ishte përballur me disa dështime në përpjekjet për të pasur fëmijë.

    Pas dy vjetësh përgatitjesh dhe operacionesh, përpjekja e parë për transferimin e embrionit dështoi. Megjithatë, transferimi i dytë ishte i suksesshëm, pavarësisht rreziqeve që i kanoseshin gjyshes 55-vjeçare.

    Me transferimin e embrionit, gjyshja iu nënshtrua rregullave strikte dhe ndoqi me përpikëri udhëzimet e mjekut deri sa lindi dhe solli në jetë një djalë 3,500 gramësh.