Category: Jetë dhe Stil

  • Hiqni dorë nga uji i ftohtë, nutricionisti tregon rreziqet dhe temperaturën idele që duhet të konsumohet

    Hiqni dorë nga uji i ftohtë, nutricionisti tregon rreziqet dhe temperaturën idele që duhet të konsumohet

    Uji është burimi i rëndësishëm i një shëndeti të mirë dhe gjithnjë në formë, por vetëm që të konsumosh sa më shumë ujë nuk do të thotë se shëndeti jonë është i shkëlqyer. Duhet të dimë edhe në cilën temperaturë duhet ta pimë. Ka nga ata që edhe pse vera po largohet, sërish vazhdojnë të konsumojnë ujë të ftohtë frigoriferi.

    Nutricionisti Altin Joka është shprehur se kjo mund të rezultojë fatale për jetën e disa njerëzve. Mund t’u shkaktohet hemoragji cerebrale apo atak kardiak, ndaj temperatura e rekomanduar shkencërisht sipas tij është ajo në 15-16 apo 18 gradë.

    “Ngushton enët e gjakut dhe rrezikojmë për një presion më të lartë gjaku, për një bllokim të enëve të gjakut, duke u ngushtuar. Sidomos njerëzit që janë me problem shëndetësore dhe mund t’u shkaktohet edhe atak kardiak. Në momentin që ne fusim në gojë diçka shumë të ftohtë, mpihen nofullat, pak koka dhe nuk kuptojmë as shijen. Kjo tregon që jemi në një rrezik për të pësuar një hemorragji cerebrale. Kontraktohet muskuli për 22 minuta në momentin që ne pimë një temperaturë të ujit nga 2 deri n 6 gradë. Uji i ftohtë shkakton trashjen e mukusit të zorrëve, prishjen e dhëmbëve, ulet niveli i qelizave të bardha të gjakut për një moment të caktuar. Temperatura më e mirë e ujit e vërtetuar shkencërisht është ajo midis 15-16 dhe 18 gradëve ose e quajtur ndryshe temperaturë ambienti”, është shprehur Joka.

  • Dy australianë zbulojnë peshkun e rrallë paralajmërues/ I njohur si ‘Peshku i Ditës së Kijametit’

    Dy australianë zbulojnë peshkun e rrallë paralajmërues/ I njohur si ‘Peshku i Ditës së Kijametit’

    Australia ka zbuluar një nga peshqit më të rrallë në botë gjatë një shëtitjeje në rajonin Top End.

    Një postim në internet tregon dy burra duke mbajtur në dorë një peshk gjigant.

    Bëhet e ditur se peshku i cili noton vertikalisht në thellësi deri në 1,000 metra, njihet edhe si ‘Peshku i Ditës së Kijametit’, dhe si “shenjë paralajmëruese” për ata që e shohin.

    Një ekspert tha se krijesa me pamje të lashtë është një kapje e rrallë nga Top End.

    “Është hera e parë që kam parë dhe dëgjuar ndonjëherë dikë të kap një peshk të tillë”, tha Alex Julius.

    Imazhi ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale.

    Disa pyetën nëse ai ishte krijuar nga Al, ndërsa të tjerë e besuan.

    “Sigurisht që është një kalë deti që refuzoi të zhdukej kur bota zhduku dinosaurët”, shkroi një person

  • VIDEOLAJM/ Arrestohet në aeroport ‘Mushka e drogës’, radiografia i zbuloi 60 ovula me kokainë në stomak

    VIDEOLAJM/ Arrestohet në aeroport ‘Mushka e drogës’, radiografia i zbuloi 60 ovula me kokainë në stomak

    Një shtetase afrikane kishte gëlltitur 60 doza (ovula) kokainë për ti transportuar nga Brazili drejt Afrikës së Jugut

    Një shtetase afrikanekishte gëlltitur 60 doza (ovula) kokainë për ti transportuar nga Brazili drejt Afrikës së Jugut. Gruaja e cila punonte si korriere droge u arrestua në aeroportin Tambo në Johanesburg. Policia bëri publike në rrjetet sociale pamjet e radiografisë që demaskuan gruan e cila quhej ‘mushka e drogës’

  • Ideja e Ramës për të ndërtuar Shtetin Sovran të Urdhrit Bektashi, si do të funksionojë dhe rregullat që do ndiqen

    Ideja e Ramës për të ndërtuar Shtetin Sovran të Urdhrit Bektashi, si do të funksionojë dhe rregullat që do ndiqen

    Shqipëria zuri sërish një vend të dukshëm në faqet e New York Times, këtë herë jo me ndonjë investigim për fabrika demontimi armësh apo shpërthime me viktima, por me një lajm që i bën jehonë tolerancës fetare.

    Kryeministri Edi Rama ka në plan të ndërtojë në Shqipëri një shtet të vogël, i njëjti si ai i Vatikanit, për bektashinjtë.

    Shteti i ri parashikohet të jetë i shtrirë në një sipërfaqe sa pesë blloqe banimi të qytetit të Nju Jorkut dhe brenda tij do të lejohet alkooli, gratë do të lejohen të veshin çfarë të duan dhe të mos imponojnë rregulla të stilit të jetesës.Në një intervistë për NYT, kryeministri Rama tha se qëllimi i shtetit të ri është të promovojë një version tolerant të Islamit me të cilin krenohet Shqipëria. “Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar, që është toleranca fetare dhe që nuk duhet ta marrim kurrë si të mirëqenë”, tha ai.

    Territori i shtetit të ri islamik të propozuar është një kompleks në një lagje banimi me qira të ulët në Tiranën lindore. Është vetëm një e katërta e madhësisë së qytetit të Vatikanit, aktualisht vendi më i vogël në botë, i qeverisur nga Papa, një monark absolut, raporton NYT.

    Idenë e tij kryeministri Rama nuk ia tha vetëm New York Times, por e shpalosi një ditë më parë edhe në OKB ku mbajti një fjalim në Samitin për të Ardhmen.

    “Shqipëria po kështu i ka dhënë botës shenjtoren më të re, Nënë Tereza, jeta e së cilës ka mishëruar dashurinë për njerëzimin. Na ka kujtuar se jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe. Ky është parimi të cilit i qëndron Shqipëria dhe kjo është ajo me të cilën rrekemi të veprojmë e ky është burimi i frymëzimit tonë, për të mbështetur transformimin e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda kryeqytetit tonë, Tiranës, si një qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë”, u shpreh Rama.

    Bektashinjtë, një sekt sui shiit i themeluar në shekullin e 13-të në Turqi, por prrj vitit 1925 jane me qendër në Shqipëri.

    Duke kombinuar një interpretim të lirë të Kuranit me misticizmin, elementet e besimeve para-islamike të Turqisë dhe përkushtimin ndaj njerëzve të tyre të mençur, të njohur si dervishët, bektashinjtë e zhvendosën selinë e tyre në Tiranë nga Turqia gati një shekull më parë pasi ne pushtet erdhi themeluesi i Republikes Turke, Mustafa Kemal Ataturku.

    Të parë si heretikë nga shumë shiitë dhe sunitë konservatorë dhe të persekutuar në tokat myslimane, bektashinjtë kanë qenë një forcë në Shqipëri dhe vendet fqinje si Kosova dhe Maqedonia që nga pushtimi i Ballkanit nga Perandoria Osmane në shekujt 14 dhe 15.

    Anëtarët e sektit luajtën një rol të rëndësishëm në zgjimin nacionalist të Shqipërisë ne fund te shekullit te 19 dhe ne fillim të shekullit të 20 kundër sundimit turk. Mjaft personalitete të Rilindjes Kombëtare Shqiptare ishin besimtare bektashinj.

    Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi pritet të funksionojë sipas modelit të Vatikanit. Por funksionon Vatikani?

  • “Kur ajo na rrihte babi nuk reagonte”- Denoncoi njerkën për dhu në, rrëfehet 14-vjeçarja: Duam të jetojmë me gjyshin, këtu të paktën hamë bukë

    “Kur ajo na rrihte babi nuk reagonte”- Denoncoi njerkën për dhu në, rrëfehet 14-vjeçarja: Duam të jetojmë me gjyshin, këtu të paktën hamë bukë

    Një 14-vjeçare e cila ka denoncuar për dhunë babain e saj dhe njerkën, ka rrëfyer së fundmi detaje nga bashkëjetesa me ta.

    14-vjeçarja përmes një lidhje telefonike në emision ‘Me Zemër të Hapur’ të autores dhe moderatoret, Evis Ahmeti, u shpreh se shpesh herë ajo së bashku me dy fëmijët e tjerë të familjes kishin rënë pre e dhunës nga njerka, por babai nuk i besonte kur këta të fundit i rrëfenin se ajo ushtronte dhunë fizike ndaj tyre.

    Sipas dëshmisë të së miturës, ka pasur raste që në momentet kur njerka ushtronte dhunë fizike, i pranishëm ka qenë edhe babai i tyre, por ai nuk ka reaguar.

    Po ashtu, e mitura është shprehur se më të ëmën nuk janë takuar që kur ajo është larguar nga banesa dhe braktisi tre fëmijët e saj.

    “Kur njerka na rrihte babai ndonjëherë ishte aty ndonjëherë jo, ne i tregonim ai nuk na besonte. Mami nuk na takon, ajo duhet të paguajë për ne, që kur ka ikur mami vetëm muajin e parë e takuam pastaj ajo nuk erdhi më”, ka treguar ajo.

    Në mbyllje të telefonatës, e mitura u shpreh se nuk e do rikthimin e të atit as të njerkës në shtëpi, pasi ndjehen shumë mirë tek gjyshi.

    “Na pyetën psikologët e Gjykatës dhe ne treguam se na rrihte njerka, babin e futën në burg. Ne treguam se na rrihnin, na merrnin lekët, dhe njerka iku te babai i saj.

    Kur njerka na rrihte babai ndonjëherë ishte aty ndonjëherë jo, ne i tregonim ai nuk na besonte. Mami nuk na takon, ajo duhet të paguajë për ne, që kur ka ikur mami vetëm muajin e parë e takuam pastaj ajo nuk erdhi më.

    Njerka ka thënë që unë pi duhan, unë s’po gjej bukë për të ngrënë jo më të gjej duhan. Unë rri me gjyshin, jemi rehat të paktën hamë bukë, na ra çatia para ca javësh po na i rregulloi Bashkia tani jemi mirë. Nuk e duam në shtëpi as babain as njerkën, jemi shumë mirë këtu me gjyshin”, ka rrëfyer ajo.

  • Ankohet telefonuesi i moshur ‘Kam shumë gazra, si t’ia bëj?’/ Ja përgjigjia e Ylli Merjas

    Ankohet telefonuesi i moshur ‘Kam shumë gazra, si t’ia bëj?’/ Ja përgjigjia e Ylli Merjas

    “Rreze Dielli”, miqësisht ngrohtë e plot dritë vjen çdo ditë, nga e hëna në të premte, ora 9:00.
    Për rreth dy orë, ju shoqërojmë me receta të shijshme, si dhe me miqtë e ditës që kanë histori për të treguar a këshilla për të ndarë.Kthim pas në kohë dhe zhytje mes kujtimesh në rubrikën nostalgji. Një ftesë e përditshme nga “Rreze Dielli”, që nuk duhet humbur, për një nisje të ditës plot emocione dhe buzëqeshje!

  • Alba Pollozhani bën deklaratën e fortë:”Është rritur numri i femrave të pandershme”

    Alba Pollozhani bën deklaratën e fortë:”Është rritur numri i femrave të pandershme”

    Deklarata e fortë dhe e pahijshme që bëri Alba Pollozhani për femrat bëri që panalistët e rubrikës “Trotuar” në E Diell, t’i kthehen kundër.

    Deklarata e fortë dhe e pahijshme që bëri Alba Pollozhani për femrat bëri që panalistët e rubrikës “Trotuar” në E Diell, t’i kthehen kundër.Në studio po trajtohej çështja se përse të rinjtë nuk martohen, dhe kësaj pyetje Alba u përgjigj duke thënë se “Meshkujt nuk kanë faj, pasi numri i femrave të pandershme është rritur akoma më shumë”.
    Kjo deklaratë u kundërshtua nga të ftuarit në studio, ku Ronaldo Sharka i drejtoi pyetjen “Po ti sa besnike je?!”

    “Ka diçka që duhet ta theksojmë, meshkujt sot e kësaj dite janë bërë më të pavendosur. Por, nga njëra anë ata nuk kanë faj sepse edhe numri i femrave të pandershme është rritur akoma më shumë. E dyta është rritur numri i femrave që shkojnë në tendencën për tu bërë femrat pak si burrat. Më ketë idenë 50 me 50.
    Pandershmëria për mua përfshin mungesë besnikërie. Femrat në përgjithësi e kanë minimizuar çështjen e besnikërisë.”, u shpreh Alba Pollozhani

  • Ekspertët “të tmerruar” dhe ky nuk është lajm i mirë: Dallgët oqeanike po rriten si kurrë më parë

    Ekspertët “të tmerruar” dhe ky nuk është lajm i mirë: Dallgët oqeanike po rriten si kurrë më parë

    Shkencëtarët vërejnë me shqetësim se dallgët oqeanike po rriten, duke u bërë më ekstreme dhe komplekse nga sa është imagjinuar ndonjëherë më parë.

    Një studim i ri, i publikuar në revistën Nature, del në përfundimin se në kushte specifike, ku dallgët takohen nga drejtime të ndryshme, ato mund të arrijnë lartësi katër herë mbi atë që mendohej deri tani. Është supozuar shpesh se dallgët janë dy-dimensionale dhe kuptimi i thyerjes së dallgëve deri më tani është bazuar në këto supozime. Megjithatë, në oqean, dallgët mund të udhëtojnë në shumë drejtime dhe rrallë përputhen me këtë model të thjeshtuar.

    Një ekip studiuesish, përfshirë Dr. Samuel Draycott nga Universiteti i Mançesterit dhe Dr. Mark McAllister nga Universiteti i Oksfordit, kanë zbuluar se dallgët tre-dimensionale, të cilat kanë lëvizje më komplekse dhe shumë drejtimshe, mund të jenë dyfish më të pjerrëta përpara se të thyhen krahasuar me dallgët konvencionale dy-dimensionale, dhe, për habi, ato vazhdojnë të rriten edhe më pjerrët edhe pasi ka ndodhur thyerja.

    Zbulimi mund të ndikohë mbi mënyrën sesi projektohen strukturat në det të hapur, parashikimin e motit dhe modelimin e klimës, ndërsa gjithashtu ndikojnë në kuptimin tonë themelor të disa proceseve oqeanike. Profesori Ton van den Bremer, studiues në TU Delft, thotë se fenomeni është i paprecedent, “njëherë që një dallgë konvencionale thyhet, ajo formon një majë të ‘bardhë’ dhe nuk ka kthim prapa. Por, kur një dallgë me shpërndarje të gjerë drejtimi thyhet, ajo mund të vazhdojë të rritet”.

    Dallgët tre-dimensionale ndodhin për shkak të përhapjes së dallgëve në drejtime të ndryshme. Forma ekstreme e kësaj është kur sistemet e dallgëve “kryqëzohen,” gjë që ndodh kur sistemet e dallgëve takohen ose kur erërat ndryshojnë papritur drejtimin, siç ndodh gjatë një uragani. Sa më të shpërndara të jenë drejtimet e këtyre dallgëve, aq më të mëdha mund të bëhen.

  • Stina e alergjive të forta, si të mbroheni nga sëmundjet e vjeshtës

    Stina e alergjive të forta, si të mbroheni nga sëmundjet e vjeshtës

    Vonë ose jo, vjeshta erdhi duke shënjuar nisjen e një stine të mundimshme sëmundjesh dhe teshtimash. Teshtima është një shpërthim i fortë i trupit që arrin të shpërndajë viruse dhe baktere në një largësi prej 2 metrash dhe me një shpejtësi të madhe. Sidoqoftë, teshtimat janë vetëm një prej simptomave drobitëse të alergjive të vjeshtës. Bllokimet dhe rrjedhjet e hundëve, skuqjet dhe kruarjet e syve janë simptoma të tjera po aq të vështira të këtyre alergjive.

    Gjërat që nuk i dinit për alergjitë e vjeshtës

    Vjeshta është një stinë shumë e vështirë për njerëzit që kanë ndjeshmëri të lartë ndaj mykut dhe polenit të bimëve. Fëmijët ekspozohen ndaj pluhurit të shkumësit në shkollë.

    Rënia e gjetheve të pemëve gjithashtu mund të shkaktojë alergji në vjeshtë.

    Kjo ndodh sepse me rënien e tyre, ato nxisin qarkullimin e polenit dhe mykut në ajër duke shkaktuar alergji dhe azëm. Për më tepër, shiu është gjithashtu një nxitës i alergjive sepse shpërndan më shumë polenin dhe mykun. E keqja e alergjive të vjeshtës është se ato nisin shumë herët dhe zgjasin më gjatë. Në këtë artikull do të mësoni për disa këshilla praktike se si të përballoni stinën e vjeshtës dhe alergjitë.

    Kujdesuni për stomakun

    Në përballjen me alergjitë është shumë e rëndësishme që njeriu të kujdeset për florën bakteriale në stomak. Njerëzit që vuajnë nga alergjitë e vjeshtës duhet të marrin çdo ditë probiotikë që të garantojnë mbrojtjen e organizmit.

    Kujdes me ushqimet

    Ushqimet e përpunuara, të modifikuara gjenetikisht, sheqeri, bulmeti, gluteni, alkoli përmbajnë substanca irrituese për organizmin. Këto substanca përkeqësojnë simptomat e alergjisë. Në Tetor duhet të shmangni bananet, shalqinin, pjeprin, kastravecin, domatet dhe kungujt e njomë që mund të preken nga disa lloje barishtesh të cilat shkaktojnë alergji. Gjithashtu kujdes duhet të tregoni me çajin kamomil dhe të rubinit të kuq për të njëjtat arsye si më lart. Rekomandohet që nëse vëreni shenja alergjie pas konsumit të tyre, konsultohuni me një mjek.

    Ushqehuni me perime ngjyra

    Në këtë stinë duhet të merrni me shumë vitaminë A, C dhe antioksidantë që luftojnë inflamacionin. Konsumoni më shumë brokoli, barishte të egra, karrota, selino, kungull të verdhë, qepë dhe hudhër.

    Higjiena

    Përpara se të bini për të fjetur, mirë është të bëni dush që të largoni sa më shumë elementë alergjikë nga trupi dhe flokët. Ndërroni rrobat dhe çarçafët më shpesh dhe sidomos këllëfët e jastëkëve me të cilët goja dhe hunda janë më shumë në kontakt. Nëse punoni në kopsht, mbani doreza dhe maskë.

    Për frymëmarrjen

    Përdorni solucione me kripë për pastrimin e hundëve. Bëni avull për të zhbllokuar rrugët e frymëmarrjes dhe përmirësuar imunitetin.

  • Çfarë të bësh kur nuk je gati të falësh dikë?

    Çfarë të bësh kur nuk je gati të falësh dikë?

    Shpeshherë, kur përballemi me trajtime të padrejta nga njerëzit përreth nesh, mbajmë brenda vetes ndjenja të forta inati që mund të zgjasin për vite të tëra. Ka raste kur ky zemërim zgjat aq shumë, saqë njerëzit nuk e lënë të shkojë për dekada të tëra. Por çfarë ndodh kur nuk jemi ende gati për të falur? Dhe si duhet të qasemi ndaj faljes nëse nuk mendojmë se është momenti i duhur?

    Shkenca, për më shumë se 30 vite, ka treguar se falja mund të jetë një mënyrë shumë efektive për të eliminuar zemërimin. Falja mund të sjellë përmirësime të ndjeshme në shëndetin emocional dhe fizik. Gratë që kanë përjetuar trauma të rënda, burrat me probleme kardiake dhe njerëz që kanë përjetuar padrejtësi të mëdha, kanë pasur përmirësime të dukshme pasi kanë vendosur të falin.

    Megjithatë, procesi i faljes nuk duhet të jetë i detyruar apo i nxituar. Kur njerëzit rreth nesh vendosin presion për të falur, ndonjëherë mund të ndodhë e kundërta: Ndjenja e inatit shtohet dhe ne ndiejmë se nuk jemi ende gati për këtë hap. Dhe ky nuk është problemi i faljes vetë, por i mënyrës se si na qaset nga ata që mendojnë se duhet ta bëjmë.

    Falja është një vendim personal dhe duhet të vijë natyrshëm, kur jemi emocionalisht të gatshëm për të. Këtu janë disa këshilla për t’u mbajtur parasysh kur bëhet fjalë për faljen:

    1. Falja është zgjedhje personale

    Askush nuk mund t’ju detyrojë të falni. Nëse ndjeni se falja është një hap shumë i madh dhe shumë i shpejtë për ju në moment, nuk ka asnjë problem që ta lini për më vonë. Gjithçka duhet të vijë në momentin e duhur për ju.

    2. Kuptimi i faljes

    Shpeshherë, falja ngatërrohet me pajtimin. Falja nuk do të thotë të ktheheni te personi që ju ka lënduar apo të lejoni që ai person t’ju lëndojë përsëri. Falja është një akt moral që lidhet me lëshimin e ndjenjave negative, por nuk kërkon domosdoshmërisht rikthimin e marrëdhënies me personin që ju ka bërë padrejtësi.

    3. Falja nuk do të thotë drejtësi

    Ju mund të falni dhe njëkohësisht të kërkoni drejtësi. Falja nuk nënkupton justifikimin e veprimeve të padrejta apo lënien e tyre në harresë. Thjesht do të thotë që ju zgjidhni të mos mbani më brenda jush atë barrë.

    4. Dëgjimi i ndjenjave tuaja

    Nëse ndiheni të zemëruar, të mërzitur apo të pavlerësuar, është e rëndësishme të mos e injoroni atë ndjenjë. Falja nuk është një zgjidhje magjike që i shuan menjëherë këto ndjenja, por mund të ndihmojë në procesin e shërimit kur të jeni gati.

    5. Kur falja bëhet pjesë e shërimit tuaj

    Disa njerëz, pas një periudhe reflektimi, zbulojnë se falja mund të jetë një mjet i fuqishëm për të lënë pas dhimbjen dhe për të ecur përpara. Kjo është një zgjedhje e fuqishme, por duhet të vijë në kohën kur jeni emocionalisht gati.