Category: Politikë

  • I fundit! Shkarkohen 2 ministrat shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

    I fundit! Shkarkohen 2 ministrat shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

    Pas një seance maratonë për gati 10 orë, Parlamenti i Maqedonisë së Veriut shkarkoi sot pas mesnate dy ministrat shqiptarë Fatmir Mexhitin dhe Azir Aliun nga radhët e Aleancës për Shqiptarët.

    Siç raportojnë mediat maqedonase Parlamenti miratoi shkarkimin e dy ministrave me 62 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

    Seanca për shkarkimin e dy ministrave Fatmir Mexhiti (ministër Shëndetësie) dhe Azir Aliu (ministër për Shoqërinë Informatike dhe Administratën) nga Partia Aleanca për Shqiptarët nisi pasditen e së premtes me kërkesë të ish-kryetarit të kësaj partie, Ziadin Sela, pas përplasjeve me kreun aktual, Arben Taravari.

    Krahu i drejtuar nga Taravari vendosi që t’i bashkohet opozitës shqiptare për zgjedhjet që do të zhvillohen në pranverë, gjë që ka shkaktuar përçarje brenda partisë. Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu u shkarkuan nga parlamenti pasi u rreshtuan me Taravarin lidhur me vendimin e tij për t’iu bashkuar opozitës shqiptare në zgjedhjet e pritshme në pranverë.

  • Përplasja e Ramës me Kurtin, Basha: Kosova s’ka nevojë për leksione, por për mbrojtje

    Përplasja e Ramës me Kurtin, Basha: Kosova s’ka nevojë për leksione, por për mbrojtje

    “Flet si perëndimor, vepron si lindor.” Kështu e cilëson kryedemokrati deklaratën e kreut të qeverisë Edi Rama mbi mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurisë së OKB, ku u diskutua mbi Kosovën.

    Kurti u vu “përballë” Vuçiç, në mesin e akuzave të ndërsjellta lidhur me vendimin e qeverisë së Kosovës për caktimin e euros si monedhë zyrtare.

    Ndërsa kreu i qeverisë, Edi Rama e cilësoi sit ë pakuptimtë zhvillimin e kësaj seance, duke nënvizuar se dy vende që aspirojnë anëtarësimin në BE, duhet të fokusohen tek konsensusi dhe dialogu.

    Lulzim Basha përmes një reagimi në rrjetin social X, thotë se Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat, duke iu referuar Ramës, por për mbështetje konkrete.

    Lulzim Basha: Aleatët strategjikë e trajtojnë sigurinë e Kosovës si çështje të sigurisë kombëtare, rajonale, europiane dhe euroatlantike. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron të tillë. Aleatët strategjikë e trajtojnë korrupsionin e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë në Shqipëri si cënim të sigurisë së tyre kombëtare. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron çështje të sigurisë së vendit tonë. Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat, por për mbështetje konkrete. Shqipëria nuk ka kërcënim më të madh ndaj sigurisë së saj kombëtare se korrupsioni që vret vende pune, varfëron shqiptarët dhe shkatërron besimin te institucionet dhe shteti.

    Kujtojmë që ditën e djeshme, gjatë seancës plenare, Partia Socialsite rrëzoi dy amendamentet e depozituara nga Lulzim Bashan ë Kuvemd. Kryedemokrati kërkonte që një pjesë e buxhetit të shteti shqiptar të shkonte si ndihmë ushtarake për Kosovën.

  • Fotolajm/ Shkallët e hyrjes së Kuvendit të shtruara me miell në formën e vizave të kokainës

    Fotolajm/ Shkallët e hyrjes së Kuvendit të shtruara me miell në formën e vizave të kokainës

    Flamur Noka ka shtruar miell në formën e vizave të kokainës në shkallët e Kuvendit, pasi hodhi miell mbi gardistët, të cilin nuk lejuan hyrjen e tij apo të deputetëve të tjerë të opozitës në parlament.

  • Tabaku takon senatoren Ernst në SHBA, diskutim për integrimin, sigurinë kibernetike dhe situatën në Ballkanin Perëndimor

    Tabaku takon senatoren Ernst në SHBA, diskutim për integrimin, sigurinë kibernetike dhe situatën në Ballkanin Perëndimor

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është takuar me senatoren Joni Ernst në SHBA. Pjesë e diskutimeve, sipas Tabakut, kanë qenë integrimi, siguria kibernetike dhe situata në Ballkanin Perëndimor.

    Duke folur për marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve, deputetja shprehet se Shqipëria duhet të ndërmarrë reforma ekonomike për të kthyer vendin më tërheqës për investimet e huaja.

    “Një takim frymëzues pas dy vitesh me Senatoren Joni Ernst , një prej drejtuesve kyç të Partisë Republikane në senat. Diskutuam për procesin e integrimit, rëndësinë vitale të ndihmës së SHBA-së për sigurinë kibernetike, dhe situatën në Ballkanin Perëndimor dhe Europën Lindore.

    Veçanërisht, u theksua mundësia për të forcuar më tej marrëdhëniet tona ekonomike dhe tregtare. Është thelbësore që Shqipëria të ndërmarrë reforma ekonomike për të kthyer vendin më tërheqës për investimet e huaja, veçanërisht ato amerikane, në fushën e teknologjisë, inovacionit dhe manifakturave. Kjo është një rrugë që kërkon angazhim të palëkundur dhe vizion të qartë për të ardhmen”.

    Ndërsa një ditë më parë, Tabaku zhvilloi një takim në Departamentin e Shtetit në SHBA me diplomatët Yuri Kim dhe Gabriel Escobar.

    Tabaku u shpreh se diskutimi kishte në fokus forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe luftën kundër korrupsionit.

    “Kënaqësi të takohem me Yuri Kim dhe Gabriel Escobar me të cilët pata një bisedë mbi rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe luftën kundër korrupsionit. Aleanca dhe partneriteti mes vendeve tona janë guri I themelit për një Shqipëri demokratike, ku respekti ndaj sundimit të ligjit është jetik për të ardhmen që duam të ndërtojmë”, shkruan Tabaku.

  • “Bet 365”, Sula në Kuvend me veshjen e veçantë: Rama do pastrojë para me lloto!

    “Bet 365”, Sula në Kuvend me veshjen e veçantë: Rama do pastrojë para me lloto!

    Deputeti Dashnor Sula ka vendosur të paraqitet sot në Kuvend me një veshje ndryshe, i veshur me euro dhe dollarë.

    “Para disa vitesh Rama tha do i japim fund marrëzisë, sot ka nisur cmenduria për mazhorancës. Përfundoi pastrimi i parave me kullat e ndërtuara.Krimi dhe trafiqet e kokainës të investoheshin në Ndërtim. Tani pastrimi do bëhet me bastet”, tha ai.Sula u shpreh se miratimi i këtij ligji është diçka e tmerrshme, ndërsa shtoi se qytetarëve që kanë ves bastet, qeveria do ua marrë dhe ato para që kanë.

    “Sepse para pak vitesh ju kujtohet deklarata e kryeministrit që tha i i japim fund marrëzisë, ndërsa sot ka nisur dita e çmendurisë. Përfunduan pastrimi i parave me kullat e ndërtuara dhe sigurisht, krimi i organizuar trafikimi do të investoheshin në ndërtim dhe tani e kanë gjetur që pastrimi i parave do të bëhet në sektorin e lotove. Do të justifikojnë paratë politikanët. Kjo është e tmerrshme. Të jeni të sigurt që çdo prind, e re apo i ri që e kanë një ves të tillë, këta do t’jua marrin dhe paratë e fundit që kanë”, tha Sula.

  • FOTOT/ Protesta e opozitës, grupi i Bardhit bashkohet me Rithemelimin pas dy vitesh të ndarë! Tymuese dhe përplasje me efektivët

    FOTOT/ Protesta e opozitës, grupi i Bardhit bashkohet me Rithemelimin pas dy vitesh të ndarë! Tymuese dhe përplasje me efektivët

    FOTOT/ Protesta e opozitës, grupi i Bardhit bashkohet me Rithemelimin pas dy vitesh të ndarë! Tymuese dhe përplasje me efektivët
    Vijon prej më shumë se një orë protesta e opozitës para Kuvendit, ku për herë të parë pas dy vitesh, grupi i Bardhit i është bashkuar Rithemelimit.

    Pas tensioneve të shkaktuara në Kuvend, Gazment Bardhi tha se do t’i bashkohet çdo proteste, pasi deputetët nuk u lejuan të futeshin në sallën e parlamentit.

    Aktualisht protesta vijon e qetë me fjalime, ndërsa më herët protestuesit përdorën tymuese ndaj efektivëve të policisë, madje pati edhe përplasje, sikurse duket përmes fotove të mëposhtëme.

  • Çipi i vendosur për herë të parë në trurin e njeriut, konspiracionisti Cako: Revolucion që do shoqërohet me luftë

    Çipi i vendosur për herë të parë në trurin e njeriut, konspiracionisti Cako: Revolucion që do shoqërohet me luftë

    Konspiracionisti Alfred Cako i ftuar në një lidhje skype për ‘Repolitix’ ka folur për zhvillimin më të ri të shkencës, vendosjen e mikroçipit të parë në trurin e njeriut.

    Sipas Cakos, një zhvillim i tillë lidhet me një fazë që njerëzimi e ka kaluar që nga revolucioni industrial. Konpiracionisti shtoi se ky revolucion i bërë do të shoqërohet sërish me luftë.

    “Këta deri në këtë fazë i ka sjellë paraja deri në këtë fazë. Paranë e zotërojnë njerëz si Bill Gates. Këta në përgjithësi shkencëtarët dinë vetëm këto pjesët e vogla të pazëllit. Nuk dinë sesi është skema e madhe. Kjo është faza e 4 apo e 5 dhe për cdo fazë është bërë një luftë e madhe e cila ka nxjerrë gjithë atë numër të të papunëve që do krijonte ky revolucion. U bënë luftërat napoleonike që zhdukën një numër të madh të rinjsh që do ishin të rrezikshëm për rendin shoqëror të vendeve ku është realizuar revolucioni industrial. Zhduku 30 milionë të rinj. Revolucioni i tretë industrial bëri luftën e dytë botërore që zhduku 60 milionë të rinj. Ky revolucion tjetër do shoqërohet sërish me luftë”- tha Cako.

  • Skënder Minxhozi: Nuk kanë hallin e Gjadrit, por të Melonit

    Skënder Minxhozi: Nuk kanë hallin e Gjadrit, por të Melonit

    Xhorxhia Meloni është vetëm e fundit politikane e djathtë e kësaj liste miqsh pragmatikë që ka kryeministri shqiptar nëpër kontinent. Dhe kjo s’mund t’i pëlqejë një veterani të së djathtës si Berisha, i cili nuk u influencua nga pozita e tij e palëvizshme ndaj marrëveshjes së emigrantëve, edhe pas telefonatës së zëvendësit të Melonit, ministrit të jashtëm italian Tajani.

    Në mesin e krizës për bashkinë e Himarës, verën e shkuar, kryeministrja italiane Meloni erdhi për disa ditë pushimi në Jug të Shqipërisë. Pjesë e një dallge turistike me italianë që vërshuan në brigjet tona, Meloni duket se e shijoi qëndrimin tek vila e ish-kryeministrit Mehmet Shehu, si dhe ecejaket nëpër brigjet e Jonit. Muaj më vonë mësuam se në atë hark kohor mes saj dhe Ramës ishte pjekur idea e krijimit të një baze emigrantësh afrikanë në zonën mes Shëngjinit dhe Gjadrit, për të ndihmuar menaxhimin e flukseve migratore me të cilat Italia përballet çdo vit.

    Me gjasë kjo vizitë nuk i ka pëlqyer aspak kryeministrit grek Micotaqis, pasi vinte si një ndihmë urgjente për Ramën në momentin e përplasjes për çeshtjen Beleri. Aq më pak i ka pëlqyer ajo Rithemelimit dhe Berishës, edhe ata të përfshirë në anën e Belerit në përplasjen Tiranë-Athinë. Kjo diplomaci me kapele kashte në kokë e Melonit dhe Ramës vinte në një moment kur dukej se po krijohej një mur izolimi në kufinjtë jugorë të Shqipërisë. Një rrethanë nga e cila do të përfitonte së brendshmi edhe Sali Berisha në Tiranë.

    Edi Rama është një lider partiak me tendenca të theksuara apolitike. Nuk beson në ndonjë ideologji, aq sa edhe partisë më të vjetër në Shqipëri i ndërroi ngjyrën, i shpiku një “nofkë” (Rilindje) dhe i ndërroi gjithë elitën e vjetër politike. Një ndër tiparet e kësaj sjelljeje që bazohet tek pragmatizmi politik, është raporti që ka vendosur me liderët ndërkombëtarë konservatorë, nga Trump, Merkel, Sarkozi, Orban e së fundi Meloni apo të tjerë kryeministra evropianë të të djathtës me të cilët takohet shpesh.

  • Berisha: Unë “non grata” që Rama të qeverisë me Bashën

    Berisha: Unë “non grata” që Rama të qeverisë me Bashën

    Edhe mbrëmjen e sotme është mbajtur një tubim pranë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha që qëndron në arrest shtëpie.

    Në fjalën e tij Berisha tha se shpallja e tij “non grata” ishte që Rama të qeveriste i qetë me Lulzim Bashën.

    Berisha tha se opozita nuk mund të pranonte që të kthehej në fasadë ndaj dhe u mor një kthesë vendimtare.

  • “E papranueshme shpallja non grata”/ Berisha flet për bashkëshorten: Punoi për 14 vite pa asnjë shpërblim…

    “E papranueshme shpallja non grata”/ Berisha flet për bashkëshorten: Punoi për 14 vite pa asnjë shpërblim…

    “Nuk mund të pranonit kurrë se Sali Berisha, të shpallej i rrezikshëm”

    Edhe mbrëmjen e sotme ish-kryeminsitri Sali Berisha ka thyer rregullat e arrestit të shtëpsië, teksa ka mbajtur fjalim nga dritarja e banesës së tij.

    Por ndryshe nga herët e tjera, kur fjalimi i tij kishte të bënte me opozitën dhe Partinë Demokratike, këtë herë ai është fokusuar tek vetja dhe familja e tij. Ai ka folur për shpalljen “non grata” nga Shtetet e Bahskuara të Amerikës, teksa e ka cilësuar këtë gjë të papranueshme, por jo vetëm për vete, por sipas tij, edhe për popullin shqiptar.

    Ndër të tjera, ai përmendi se bashkëshortja e tij i ka dedikuar 14 vite të jetës së saj punës me fëmijët e spektrit autik, pa asnjë shpërblim.

    “Sa e vështirë ishte për ju kthesa, por ju njerëz të ndershëm dhe të vërtetës, nuk mund të pranonit kurrë të besonit gënjeshtrën për të vërtetë. Nuk mund të pranonit kurrë se Sali Berisha, të shpallej 8 vite pas largimit nga pushteti, të shpallej i rrezikshëm për korrupsionin e tij.

    Që Liri Berisha, që kishte 14 vjet që punonte vullnetarisht pa asnjë shpërblim me fëmijët autikë, nuk mund ta pranonit kurrë një akuzë të tillë, e cila kishte vetëm një synim, të telikoste pushtetin e Edi Ramës”, tha Berisha.