Category: Politikë

  • Marrëveshja Rama-Meloni, GJK: Nuk ndryshon integritetin e vendit

    Marrëveshja Rama-Meloni, GJK: Nuk ndryshon integritetin e vendit

    Gjykata Kushtetuese e konsideroi të ligjshme marrëveshjen e migrantëve të firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni.

    Përmes një njoftimi për shtyp, Kushtetuesja thotë se marrëveshja nuk cakton kufij territorialë dhe as nuk ndryshon integritetin territorial të Republikës së Shqipërisë.

    Gjykata nuk vuri në dyshim ekzistencën e përgjegjësisë së shtetit shqiptar si dhe konstatoi se marrëveshja nuk krijon të drejta dhe liri të reja kushtetuese dhe as nuk sjell kufizime shtesë në të drejtat dhe liritë ekzistuese të njeriut, përtej atyre që parashikohen nga rendi juridik shqiptar.

    Me vendimin e ditës së sotme të Gjykatës Kushtetuese, i hapet rruga Kuvendit të Shqipërisë për ratifikimin e marrëveshjes.

    NJOFTIMI I GJK:

    Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, mori në shqyrtim në seancat plenare mbi bazë të dokumenteve, në datat 18.01.2024, 24.01.2024 dhe 29.01.2024, kërkesën e paraqitur nga 30 deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me objekt: “Deklarimi i papajtueshëm me Kushtetutën të Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë “Për Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Migracionit” dhe ndalimi i ratifikimit të tij nga Kuvendi. Pezullimi i procedurave për ratifikimin e Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë “Për Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Migracionit””.

    Gjykata Kushtetuese e mbledhur sot më 29.01.2024, në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështjeje, vlerësoi se:

    Lidhur me respektimin e procedurës së negocimit dhe nënshkrimit të Protokollit për Migracionin, në drejtim të organit kushtetues që ka autorizuar lëshimin e plotfuqisë, Gjykata verifikoi natyrën dhe përmbajtjen e Protokollit për Migracionin, i cili është negociuar dhe nënshkruar si një marrëveshje ndërqeveritare, e ratifikueshme në Kuvend sipas nenit 121, pika 2, të Kushtetutës.

    Më konkretisht, Gjykata Kushtetuese duke mbajtur në konsideratë jurisprudencën e saj, verifikoi nëse Protokolli për Migracionin përbënte marrëveshje ndërkombëtare që lidhej me territorin dhe të drejtat dhe liritë e njeriut, sipas shkronjave “a” dhe “b” të pikës 1 të nenit 121 të Kushtetutës.

    Gjykata Kushtetuese e analizoi konceptin “marrëveshje ndërkombëtare që ka të bëjë me territorin” në dy aspekte:

    (i) aspekti fizik; dhe

    (ii) aspekti juridiksional të lidhur me sovranitetin.

    Së pari, ajo vlerësoi se Protokolli për Migracionin nuk cakton kufij territorialë dhe as nuk ndryshon integritetin territorial të Republikës së Shqipërisë, ndaj ai nuk përbën marrëveshje që ka të bëjë me territorin në aspektin fizik.

    VENDOSI:

    Deklarimin e protokollit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane, “Për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”, në pajtim me Kushtetutën dhe lejimin e ratifikimit të tij nga Kuvendi.

    Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

    Në bazë të nenit 52/a, pika 2 të ligjit organik vendimi përfundimtar i njoftohet Presidentit, Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave dhe dërgohet për publikim në Fletoren Zyrtare. Vendimi përfundimtar hyn në fuqi me publikimin e tij në Fletoren Zyrtare dhe me hyrjen në fuqi, masa e pezullimit, bie automatikisht.

  • “Boll u bëtë megafoni i prishur i Edi Ramës”- Debati për Reformën Zgjedhore, Sula i përgjigjet Alibeajt: Pse u kujtuat vetëm kur ju hoq karrigia?

    “Boll u bëtë megafoni i prishur i Edi Ramës”- Debati për Reformën Zgjedhore, Sula i përgjigjet Alibeajt: Pse u kujtuat vetëm kur ju hoq karrigia?

    Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula i është përgjigjur kolegut demokrat, Enkelejd Alibeaj në lidhje me debatin e reformës zgjedhore.

    Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sula i drejtohet Aliebeajt duke i thënë se ‘Ppse u kujtove për reformën kur t’u hoq karrigia?’.

    Sula ngre disa pyetje, ndërsa shprehet “boll u bëtë megafoni i Edi Ramës”.

    Reagimi i Dashnor Sulës:

    E vërtetë! Opozitarizmi fals nuk është certifikatë që e jep dikush, por fletë emërimi që e lëshon Edi Rama. Turp për këdo që e pranon!

    Pyetjet pa përgjigje vijon të mbetet:

    1-Pse nuk u mblodh për 22 muaj Komisioni i Reformës Zgjedhore?

    2- Pse u bllokua puna e Komisionit me dakortësi për 22 muaj?

    3- Pse u kujtuan për Reformën vetëm kur ju hoq karrigia që mbante të bllokuar Reformën?

    4- Pse vijojnë të hiqen diçka që nuk janë?

    5- Pse duan të mbajnë në këmbë strategjinë e “kërpëratave të 2020”?

    6- Pse nuk mbajnë parasysh detyrat e Komisionit të Venecias?

    Përgjigjuni!

    Demokratët dhe opozitarët po presin përgjigje! Boll u bëtë megafoni i prishur i Edi Ramës!

  • Rama në Spanjë me Kryeministrin Sanchez me rastin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në panairin ndërkombëtar të turizmit

    Rama në Spanjë me Kryeministrin Sanchez me rastin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në panairin ndërkombëtar të turizmit

    Kryeministri Edi Rama nisi sot një vizitë pune dy ditore në Spanjë me rastin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në panairin gjigand të turizmit “FITUR, Madrid”.

    Kryeministri Rama është mikpritur nga kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez në një takim kokë më kokë, në zyrën e tij në Madrid, që do të pasohet nga takimi i zgjeruar dypalësh mes dy delegacioneve, ku në përbërje të delegacionit që shoqëron kryeministrin Rama janë edhe disa nga kryetarët e bashkive të vendit tonë.

    Ditën e nesërme, kryeministri Rama do të marrë pjesë në çeljen e Panairit Ndërkombëtar tëTurizmit “FITUR 24” që do të bëhet nga Mbreti i Spanjës Felipe VI, kudo të prezantohet diversiteti i pasur turistik i vendit tonë, si një destinacion unik për t’u promovuar e vizituar.

    Gjatë pjesëmarrjes në panair, kryeministri Rama do të takohet me sipërmarrës dhe drejtues të kompanive prestigjioze botërore, si dhe përfaqësues të Organizatës Botërore të Turizmit.

    https://www.facebook.com/ediramaal/posts/936652741163721?ref=embed_post

  • “Rama braktisi protestuesit”/ Bamir Topi zbulon prapaskenat e 21 janarit: Çfarë i thashë Bashës

    “Rama braktisi protestuesit”/ Bamir Topi zbulon prapaskenat e 21 janarit: Çfarë i thashë Bashës

    Ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka kujtuar në prag të përvjetorit të radhës së 21 janarit ditët para dhe pas protestës së dhunshme, që u pasua me katër viktima dhe dhjetëra të plagosur në bulevard.

    I ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News 24, Topi theksoi se Rama i braktisi protestuesit në Bulevard, ndërkohë që sipas tij, ai duhet të ishte personi që duhet ti orientonte dhe udhëhiqte ata.

    “Zoti Rama duhet ta drejtonte, por ai iku dhe i la të dhunonin dhe të dhunoheshin. Një drejtues politik i orienton njerëzit. Braktisja në mënyrë të qëllimshme është përgjegjësi e zotit Rama”, theksoi Topi.

    Më tej, ish-presidenti Topi ka zbardhur dhe bisedën me Lulzim Bashën, i cili atë kohë mbante postin ministrit të brendshëm.

    “Thirrja ka qenë për vetëpërmbajte dhe për të eliminuar çdo episod dhune, se palët kishin humbur arsyen”, u shpreh Topi.

    Bamir Topi: Ishte një protestë që nisi si paqësore, por kaloj në një të dhunshme. Këtu e kam fjalën për pjesën që i takon opozitës. Ajo që nuk kam pranuar nga kjo protestë është kalimi i limiteve, dhe e dyta që nuk e kam kuptuar asnjëherë, ka qenë braktisja e kësaj protestë nga ai njeri që duhet ta drejtonte. Zoti Rama duhet ta drejtonte, por ai iku dhe i la të dhunonin dhe të dhunoheshin. Një drejtues politik i orienton njerëzit. Braktisja në mënyrë të qëllimshme është përgjegjësi e zotit Rama.

    Bashën e mora ti shprehja shqetësimin time se çfarë po ndodhte. Thirrja ka qenë për vetëpërmbajte dhe për të eliminuar çdo episod dhune, se palët kishin humbur arsyen. Kemi një arsye të pushteti të mazhornacës që errësohet dhe të opozitës që errësohet.

  • Protesta e 21 Janarit/ Bamir Topi tregon deklaratën që irritoi Berishën: Nuk thash që vrasjet ndodhën në kryeministri, por…

    Protesta e 21 Janarit/ Bamir Topi tregon deklaratën që irritoi Berishën: Nuk thash që vrasjet ndodhën në kryeministri, por…

    Teksa ndodhemi në prag të përvjetorit të radhës së ngjarjes së rëndë të 21 janarit, ish-presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, ka kujtuar deklaratat e tij atë ditë, të cilët sipas tij kanë irrituar Sali Berishës, i cili mbante portin e Kryeministrit.

    I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, Topi tregoi se ajo që sipas tij irritoi ish-kryeministrin Sali Berisha, ishte fakti që ai deklaratën pas ngjarjes e bëri nga bulevardi, aty ku dhe u vranë 4 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

    “E di dhe jam i qartë se Berishës nuk i ka pëlqyer që unë kam folur në bulevard. Vrasjet ndodhën në bulevard. Unë nuk citova që vrasjet kanë ndodhur në kryeministri, ato ndodhen në bulevard”, u shpreh ish-presidenti Topi.

    Pyetje: Çfarë nuk i pëlqeu Berishës nga fjalimi juaj i parë?

    Bamir Topi: Komunikimi është në momentin ku u ekzekutua qytetarët, kam dënuar dhunën, kam bërë thirrje paqe qetësi, drejtësi. E di dhe jam i qartë se Berishës nuk i ka pëlqyer që unë kam folur në bulevard. Vrasjet ndodhën në bulevard. Unë nuk citova që vrasjet kanë ndodhur në kryeministri, ato ndodhen në bulevard.

  • A i trembet ‘goditjes’ nga SPAK? Ja si përgjigjet Meta

    A i trembet ‘goditjes’ nga SPAK? Ja si përgjigjet Meta

    Sipas Metës ky institucion është me standard të dyfishtë

    Ai trembet Ilir Meta ‘goditjes’ nga SPAK? Kreu i Partisë së Lirisë, tha se nuk ka aspak frikë, por shtoi se nuk habitet pasi sipas tij SPAK merr urdhra nga Edi Rama.

    Sipas Metës ky institucion është një institucion me standard të dyfishtë, dhe se për afera të rënda ku përfshihet, sipas tij, kreu i qeverisë, nuk guxohet që t’i përmendet emri.

    “Kam qenë shumë më herët në SPAK, kam qenë dhe për të paraqitur shumë kallëzime për persona që kanë kryer akte të rënda penale.

    Kam qenë një ndër kallëzuesit kryesor edhe në kohën kur isha President. Është një institucion i standardeve të dyfishta. Nuk i trembem, nuk jam i habitur që SPAK zbaton direktivat e Ramës.

    Nuk besoj se duhet të jetë askush i habitur që në çështje të rënda si inceneratorët, nuk guxojnë të përmendin emrin e Ramës. Këto janë të qarta dhe janë evidente”, tha Meta në News24.

  • “Jam luftëtar i antikorrupsionit”- Berisha nga ballkoni: Kjo betejë ‘dhëmb për dhëmb’ është me Edi Ramën, jo me drejtësinë

    “Jam luftëtar i antikorrupsionit”- Berisha nga ballkoni: Kjo betejë ‘dhëmb për dhëmb’ është me Edi Ramën, jo me drejtësinë

    Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se hetimi ndaj tij nuk është për korrupsionin, por politik, dhe këtë sipas tij e ka dëshmuar Edi Rama me aktet e tij.

    Berisha tha se është luftëtar i antikorrupsionit dhe se betejën e tij e ka me Edi Ramën, jo me drejtësinë.

    “Me aktin e fundit, Edi Rama u provoi shqiptarëve se Sali Berisha nuk po hetohet për korrupsion, por po hetohet se luftoi dhe lufton korrupsionin.

    Me aktin e fundit, me tmerrin që ka nga mandati i Sali Berishës, Edi Rama dëshmoi se Sali Berisha po luftohet politikisht sepse ai ka denoncuar të gjitha vjedhjet personale, familjare, qeveritare të Edi Ramës dhe larove të tij.

    Me aktin e fundit, Edi Rama faktoi se Sali Berisha nuk po hetohet për korrupsion, por për antikorrupsionin e tij, sepse ai denoncoi para shqiptarëve dhe botës, tradhëtinë e tij kombëtare ndaj Kosovës.

    Denoncoi projektet e tij të përbashkëta me Aleksandër Vuçiç.

    Denoncoi Jugosllavinë e re, Ballkanin e Hapur.

    Denoncoi çdo akt të tij, me të cilin përpiqej që hegjemonia serbe dhe influenca ruse të mbizotëronte në rajon dhe Shqipëri.

    Miqtë e mi!

    Edi Rama faktoi edhe njëherë se beteja e Sali Berishës nuk është me drejtësinë, përkundrazi kjo betejë dhëmb për dhëmb është me Edi Ramën dhe drejtësinë e korruptuar, është me narkoshtetin, lidhet e tij me krimin.

    Ndaj dhe i them Edi Ramës, se mandati im nuk u var dot as nga etërit e tu, xhelatë të shqiptarëve.

    Sepse kur ata bënin thirrje për tanke, ne zvarrisnim rrugëve të Tiranës, shtatoren e Enver Hoxhës, ndërsa ti ja mbathje në Zallherr nëpër bunkere për të shpëtuar lëkurën tënde.

    Edi Rama je i pashpresë.

    Sali Berisha dhe këta burra e gra, janë sot më të vendosur se kurrë të të japin përgjigjen që meriton”, tha Berisha.

  • Debati për ‘Zgjedhoren’, Basha ‘përplaset’ me gazetarin: PD marrëdhënie 100% të shëndosha me ndërkombëtarët! Kam takuar një nga ambasadorët më të rëndësishëm

    Debati për ‘Zgjedhoren’, Basha ‘përplaset’ me gazetarin: PD marrëdhënie 100% të shëndosha me ndërkombëtarët! Kam takuar një nga ambasadorët më të rëndësishëm

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar sërish deklaratat e ambasadës së SHBA dhe BE, të cilat mohuan ndërmjetësimin për reformën zgjedhore. Ai nënvizoi se PD ka marrëdhënie 100% të shëndosha me ndërkombëtarët. Sipas Bashës kjo është një përpjekje për të hequr vëmendjen nga interesi publik.

    Pyetje: Si e gjykoni faktin që asnjë ambasador nuk ju ka takuar në cilësinë e kryetarit të partisë?

    Basha: Ku e di ti që s’më ka takuar. Dje më ka takuar

    Pyetje: Kush ambasador?

    Basha: Është informacion që nuk e shfrytëzoj për interes mediatik. Një nga ambasadorët më të rëndësishëm, pardje, para katër ditësh… para gjashtë ditësh. PD ka marrëdhënie 100% të shëndosha me faktorin ndërkombëtar.

    Pyetje: Ju përgënjeshtruan ambasadorët për Reformën Zgjedhore?

    Basha: Nuk është e vërtetë… Qesh gajasem me këto… A e tha Basha ndërmjetësim apo nuk e tha. Nuk i shkoj pas përpjekjes për të na hequr nga interesi publik. Debati është votimi elektronik, votimi elektronik, Shqipëria një zonë… Debati sot është e lagu s’e lagu bishtin macja apo daci.

    Basha-Zotëri takime private, janë takime private, takime pune, lëreni këtë se nuk ju nxjerr asnjë gjë. PD nuk është e izoluar, ka marrëdhënie 100% të shëndosha me faktorin ndërkombëtarë

  • Rama takim me drejtuesit e Bashkisë së Divjakës/ Diskutime rreth projekteve në bujqësi, turizëm dhe ekonomi

    Rama takim me drejtuesit e Bashkisë së Divjakës/ Diskutime rreth projekteve në bujqësi, turizëm dhe ekonomi

    Kryeministri Edi Rama ishte sot në Bashkinë e Divjakës ku zhvilloi bashkëbisedim me drejtues të pushtetit lokal mbi projekt-idetë, rreth bujqësisë, turizmit dhe ekonomisë.

    Në Divjakë, një prej zonave me potencial të lartë në bujqësi, turizëm dhe ekonomi, do të zbatohen një sërë projektesh që do të çojnë përpara zhvillimin në këta sektorë dhe jo vetëm.

    Pasi dëgjoi prezantimin e bërë nga kryetari i Bashkisë së Divjakës, Josif Gorrea, Rama tha se Divjaka do të shërbejë si një model për t’u ndjekur edhe nga bashki të tjera të vendit.

    “Faktikisht, ne e kishim lënë përpara Vitit të Ri me Erionin që të bënim një takim me Kryetarin e bashkisë, me Ministrin e Pushtetit Vendor, me Drejtorin e Fondit të Zhvillimit dhe me Ministren e Bujqësisë dhe duke marrë parasysh disa elementë, që mendoj unë, janë bërë bashkë këtu, që nga fakti që për shembull, më korrigjoni nëse bëj ndonjë gabim, bashkia e Divjakës i bën vetë një sërë shërbimesh publike, si për shembull pastrimin, tek fakti që Kryetari i Bashkisë vjen drejtpërdrejtë nga sektori i bujqësisë, por jo thjesht, po themi si njëri prej shumë të tjerëve, por si njëri prej atyre që e kanë udhëhequr, si të thuash, këtë zhvillim me punën e shembullin e tyre, pra, ka një eksperiencë të gjerë sepse njeh mirë prodhimin, njeh mirë grumbullimin, njeh mirë eksportin e njeh mirë edhe tregun ndërkombëtar, – tek fakti që kemi një moment shumë të rëndësishëm, në përgjithësi, të rritjes së interesit për Shqipërinë, në aspektin turistik.

    Ne e kemi, prej kohësh, qëllimin që në plazhin e Divjakës, të kemi një zhvillim, por ama, një zhvillim model për nga aspekti i harmonizimit të nevojës për një infrastrukturë akomoduese me nevojën për të ruajtur ekuilibrin e plotë me natyrën, me parkun që është mbrapa e të tjerë e të tjerë edhe tek fakti që me Fondin e Zhvillimit kemi pasur disa eksperienca më të vogla, më pjesore, në bashki të ndryshme të futjes së investimeve me një logjikë ekonomike, jo thjesht te investojmë, të bëjmë edhe të ikim, por të investojmë dhe kërkojmë që të krijojmë të ardhura.

    Ideja që ne përpunuam me Erionin është në Divjakë, në bashkinë e Divjakës, duke qenë se ka shumë potencial, jashtëzakonisht shumë dhe duke qenë se në njëfarë mënyre janë bërë shumë gjëra, por tani duhet bërë një lidhje zinxhir e të gjithave bashkë për të nxjerrë në një nivel tjetër njësinë qeverisëse dhe vetë zonën e qeverisur, të bëjmë një projekt-pilot, një projekt-pilot të një zhvillimi lokal të integruar që do të thotë të futemi bashkërisht, qeveria, bashkia,

    Fondi i Zhvillimit, patjetër, duke përfshirë këtu komunitetin, biznesin, donatorët dhe të fokusohemi për të krijuar një model të integruar, i cili do të na shërbejë për më tej dhe nga ky process, ne pastaj krijojmë një eksperiencë dhe i themi bashkive të tjera “Shiko, modeli që bëmë ne, tregoi që duke i bërë vetë kursen kaq dhe fiton kaq në cilësinë e shërbimit”, tha Rama.

  • Ilir Meta: Më ka këshilluar mjeku të mos dal në Televizor

    Ilir Meta: Më ka këshilluar mjeku të mos dal në Televizor

    Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur për zhvillimet e fundit politike, duke zbuluar edhe nje keshille qe i ka dhene mjeku.

    Ai nuk ka mundur t’i shpëtojë as pyetjes, se cila është arsyeja që kohët e fundit është shfaqur më pak në dalje mediatike.

    Ai sqaroi se kjo ka ndodhur për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, dhe sapo të rikuperohet do të rikthehet sërish.

    “Jam këshilluar nga mjekët të qëndroj sa më larg të jetë e mundur ambienteve të mëparshme dhe toksike, deri në një moment rikuperimi të plotë, i cili po ndodh”, tha ai.