Category: Politikë

  • Balla nga Berati: Duhet ta konsolidojmë Paketën e Sigurisë në shkolla, problem edhe dhuna në rrjetet sociale! Prindërit të shqetësuar

    Balla nga Berati: Duhet ta konsolidojmë Paketën e Sigurisë në shkolla, problem edhe dhuna në rrjetet sociale! Prindërit të shqetësuar

    Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi një takim në shkollën e Mesme Artistike “Ajet Xhindole” në Berat, ku u interesua rreth zbatimit të “paketës së sigurisë në shkolla” dhe rezultateve të arritura.

    Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi një takim në shkollën e Mesme Artistike “Ajet Xhindole” në Berat, ku u interesua rreth zbatimit të “paketës së sigurisë në shkolla” dhe rezultateve të arritura. Në bashkëbisedimin që pati me stafin drejtues të shkollës dhe një përfaqësi të nxënësve, ishin të pranishëm edhe drejtues të pushtetit vendor dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

    Ministri Balla theksoi se paketa e sigurisë në shkolla, mbetet një objektiv shumë i rëndësishëm i punës së Policisë së Shtetit dhe që ka nevojë të konsolidohet më tej, duke përfshirë edhe problematikat e dala nga fenomeni i krimit online, që po shfaqet përmes formash nga më të ndryshmet.

    “Paketën e sigurisë në shkolla duhet ta konsolidojmë sepse gjithmonë dalin gjëra të reja. Kur e filluam paketën, nuk e kishim menduar që një prej shqetësimeve janë krimet kibernetike, apo online, të cilat janë shqetësim edhe për familjet, mësuesit etj.” – tha ai në lidhje me këtë fenomen.

    Duke vlerësuar punën e bërë nga DVP Berat për zbatimin e paketës së sigurisë në shkolla, Ministri Balla u shpreh se ajo mbetet një objektiv shumë i rëndësishëm.

    “Kemi diskutuar me Prokurorin e Përgjithshëm për të shtuar një dimension tjetër te paketa e sigurisë, që lidhet me dhunën dhe format e saj online. E vërteta është që ky shqetësim na vjen nga shumë prindër. Unë personalisht marr mesazhe nga prindër, që shqetësohen se vajza apo djali i tyre dhunohet online nga bashkëmoshatarë të fshehur në llogari të tjera dhe që kjo ka sjellë gjithmonë një shqetësim nga ana e tyre. Unë dua t’ju garantoj që Policia e Shtetit po punon që bashkë me prokurorinë, të rrisim sa më shumë forcën tonë parandaluese, pra që edhe kjo formë e re të marrë një zgjidhje nga ana jonë. Por kjo ka vetëm një kusht: – kushti ynë është që të kemi sa më shumë bashkëpunim nga ana juaj. Sa më shumë të rinj, nxënës, por edhe staf arsimor, që bashkëpunojnë me ne, për të na dhënë sa më shumë informacion; bie fjala, te rruga aty kur dilni nga shkolla, aty mund të jetë dikush që synon të bëjë tregti me shëndetin tuaj, duke shitur lëndë narkotike. Mjafton një informacion që ju mund të na jepni në mënyrë të besuar, drejtorit të shkollës, kryetarit të bashkisë ose mund të na e jepni drejtpërdrejt ne! Ne jemi aty për të garantuar që askush të mos afrohet, sepse mendoj dhe këtu biem të gjithë dakord që përdorimi i lëndëve narkotike, jo vetëm që dëmton shëndetin tuaj në radhë të parë, krijon varësi, por dëmton edhe shëndetin financiar të familjes tuaj, më keq akoma,” – nënvizoi Ministri gjatë fjalës së tij.

    Më tej, duke folur në lidhje me gjendjen e rendit dhe sigurisë në qark dhe mbi parametrat dhe rezultatet e arritura Balla tha se Berati nuk është më qyteti i dhjetë viteve më parë.

    “E vërteta është që Berati ka ndryshuar plotësisht, por ky ndryshim i madh e ka shndërruar Beratin edhe në një destinacion të rëndësishëm turistik. Berati ka qenë dhe mbetet një gur i çmuar i asaj që na ka ruajtur historia, por e vërteta është që ky guri i çmuar tashmë është pastruar edhe ka dalë në dritë. Dhe kjo rilindja do ta quaja unë, e Beratit, ka sjellë edhe rritjen e numrit të madh të turistëve, qofshin vendas, qofshin të huaj që e vizitojnë Beratin në çdo ditë të javës. Por e bukura dhe lajmi i mirë është që tashmë Berati ka edhe kapacitete akomoduese për një turizëm më të zgjatur.

    Por në aspektin tonë të sigurisë kjo është rritje e përgjegjësisë edhe më të madhe. Kështu që në këtë aspekt ne do bëjmë gjithçka për të forcuar përkujdesjen dhe rritjen e parametrave të sigurisë jo vetëm në qytetin e bukur të Beratit, por në të gjithë qarkun sepse e vërteta është që i gjithë qarku ka ofertat e veta turistike. Këtu është historia, por në pjesë të tjera të qarkut janë kanionet apo le të themi destinacionet e tjera të turizmit për këtë qark.
    Kështu që në këtë aspekt e kemi të qartë dhe dua që ky transformim i madh që po ndodh në Berat dhe kjo rilindje e vërtetë e këtij qyteti, që është në fakt e thash një gur i çmuar, ne ta mbështesim edhe në rritjen e parametrave të sigurisë. Nuk dua t’i dal para analizës që kemi, por e vërteta është që parametrat e sigurisë i kemi pasur, por dua t’i konsolidojmë edhe më tej,” theksoi Ministri Balla në lidhje me këto problematika.

  • PD kërkoi opinion nga Strasburgu për marrëveshjen Rama – Meloni/ Gjykata Kushtetuese shprehet e rezervuar

    PD kërkoi opinion nga Strasburgu për marrëveshjen Rama – Meloni/ Gjykata Kushtetuese shprehet e rezervuar

    Gjykata vendosi të rezervohet për t’u shprehur në përfundim të shqyrtimit gjyqësor për kërkesën e grupit të deputetëve demokratë për marrjen e opinionit këshillimor nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut për marrëveshjen e emigrantëve mes Italisë dhe Shqipërisë.

    Sot në datën 18.10.2024, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve kërkesën e paraqitur nga 30 deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (kërkuesi), me objekt: “Deklarimi i papajtueshëm me Kushtetutën të Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, “Për Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Migracionit” dhe ndalimi i ratifikimit të tij nga Kuvendi. Pezullimi i procedurave për ratifikimin e Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, “Për Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Migracionit””.
    Gjykata mori në shqyrtim pretendimet me shkrim të kërkuesit, prapësimet me shkrim të subjekteve të interesuara Kuvendi i Shqipërisë (Kuvendi), Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) dhe Avokatit të Popullit si edhe provat e paraqitura nga keto subjekte, ndersa konstatoi mungesën e prapësimeve me shkrim të Presidentit të Republikës.

    Gjatë shqyrtimit të çështjes, Gjykata konstatoi se subjekti i interesuar Këshilli i Ministrave ka prapësuar se Protokolli i Bashkëpunimit është lidhur bazuar në Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë i vitit 1995. Në këto rrethana, Gjykata bazuar në nenin 44/a të ligjit organik të saj vlerësoi se shqyrtimi i këtij Traktati është i nevojshëm për hetimin e plotë të çështjes, ndaj vendosi t’i kërkojë Këshillit të Ministrave paraqitjen e kësaj prove dhe për këtë shkak, seanca plenare e radhës do të zhvillohet në datën 24.01.2024, ora 11.30.
    Sa i takon kërkesës së grupit të deputetëve për marrjen e opinionit këshillimor nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Gjykata vendosi të rezervohet për t’u shprehur në përfundim të shqyrtimit gjyqësor”, njofton Gjykata Kushtetues

  • Siç nuk i keni parë, Mimi Kodheli dhe Elisa Spiropali ja marrin këngës në festën e FRESSH

    Siç nuk i keni parë, Mimi Kodheli dhe Elisa Spiropali ja marrin këngës në festën e FRESSH

    Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë ka festuar më 15 janar 32-vjetorin e themelimit.

    Anëtarët e FRESSH, deputetët e socialistë të tjerë festuan 32-vjetorin e themelimit.

    Një moment mjaft interesant është shkëputur nga festa, ku deputetja Mimi Kodheli dhe ministrja Elisa Spiropali këndojnë në festë këngën “Summertime” të Nina Simones.
    Edhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla përmes një postimi në “Facebook”, tha se para 32 vitesh me nismën e disa vajzave dhe djemve pjesëmarrës në lëvizjen studentore të Dhjetorit 90’ u krijua ajo që e ai e quan “organizata më e madhe politike rinore në Shqipëri”.

  • Berisha: Askush nuk do vijë ta përmbysë për ne Edi Ramën

    Berisha: Askush nuk do vijë ta përmbysë për ne Edi Ramën

    Kryetari i PD, Sali Berisha kujtoi Skëndërbeun në 556-vjetorin e vdekjes, gjatë fjalës për qytetarët që u mblodhën poshtë banesës së tij.

    Duke u rikthyer në realitetin e sotëm, Berisha tha se Skënderbeu luftoi një pushtim të huaj, ndërsa ju drejtua protestuesve se “ju po luftoni një pushtim të brendshëm më barbar”.

    Berisha tha se Skënderbeu u ngrit i vetëm ndaj perandorisë më të fuqishme të kohës dhe triumfoi, ndërsa shtoi se “askush nuk do vijë ta përmbysë për ne Edi Ramën”.

    “Të ngrihemi të shpëtojmë shoqërinë shqiptare nga kthetrat e egra të krimit që e kanë kapluar. Të ngrihemi të përmbysim këtë regjim për të çelur dyert e mbyllura të Europës për Shqipërinë. Miqtë e mi, e ardhmja evropiane e Shqipërisë është e ardhmja më e shkëlqyer. Integrimi ynë në familjen evropiane është interesi absolut i çdo shqiptari.

    Ndaj dhe populli i opozitës, popull i vokacionit perëndimor të kombit shqiptar, të marrim në dorë fatin e Shqipërisë dhe jo t’ia lëmë atë një armiku të shqiptarëve, kryehajdutit të kombit, një të keqe të madhe që po shfaros, që po largon, që po poshtëron, që po varfëron, që po mjeron më shpejt dhe më shumë se çdo pushtim tjetër, shqiptarët dhe vendin tonë”, deklaroi kryedemokrati.

  • Debati për bullizmin online nxjerr nga sirtari “ëndrrën e vjetër” për censurimin e medias

    Debati për bullizmin online nxjerr nga sirtari “ëndrrën e vjetër” për censurimin e medias

    Vetëvrasja e një 41-vjeçareje në fillim të janarit në fshatin Vadardhë të Sukthit në Bashkinë e Durrësit ngriti fillimisht dyshime se u nxit nga një histori bullizimi në platformën TikTok

    Vetëvrasja e një 41-vjeçareje në fillim të janarit në fshatin Vadardhë të Sukthit në Bashkinë e Durrësit ngriti fillimisht dyshime se u nxit nga një histori bullizimi në platformën TikTok, të cilën viktima e kishte denoncuar pa gjetur zgjidhje në polici.

    Por hetimi mori një rrjedhë tjetër katër ditë më vonë, kur policia e Durrësit arrestoi bashkëshortin e nënës së katër fëmijëve me akuzën e dhunës së vazhdueshme psikologjike dhe kërcënimet ndaj saj.

    Dhuna fizike dhe psikologjike ndaj vajzave dhe grave është një plagë e hershme dhe e patrajtuar e shoqërisë shqiptare, e cila gjatë viteve të fundit është ndërthurur edhe me forma të reja të ngacmimeve, denigrimit apo bullizmit përmes rrjeteve sociale.

    Megjithatë, zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste në pushtet e devijuan debatin publik pas vetëvrasjes së 41-vjeçares nga bullizmi në platformat e rrjeteve sociale tek një armik i vjetër i tyre – mediat online.

    Në një reagim në Facebook pas ngjarjes, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla paralajmëroi ashpërsimin e legjislacionit për mediat online.

    “Kuvendi do të rishqyrtojë menjëherë, me përparësi ashpërsimin e legjislacionit për mediat online dhe Kodin Penal, sidomos dispozitat që lidhen me krimin kibernetik, sulmet, fyerjet dhe agresivitetin në rrjetet sociale,” shkroi Nikolla.

    Zyrtarë të tjerë si ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja përsëritën gjithashtu të njëjtin mesazh, duke paralajmëruar rishikimin e legjislacionit për mediat online.

    Qeveria e kryeministrit Edi Rama tentoi të rregullonte mediat online përmes një fushate ligjore të njohur si paketa “antishpifje” në fund të vitit 2019, por u detyrua që ta tërheqë nismën nga parlamenti për shkak të kundërshtimit të organizatave ndërkombëtare dhe një opinioni fshikullues të Komisionit të Venecias.

    Paketa “antishpifje” e Ramës u kundërshtua si nismë drakoniane edhe nga organizatat lokale dhe ndërkombëtare të lirisë së shprehjes, të cilat e konsideruan atë një përpjekje për të vënë në kontroll mediat online.

    Riaktivizimi i debatit, ende pa u hetuar mirë shkaqet që çuan në vetëflijimin e 41-vjeçares në Durrës, tregon sipas ekspertëve të medias një interes politik, që nuk synon të zgjidhë problemet e dhunës dhe bullizmit, por të zgjerojë kontrollin te mediat online.

    “Komentet e disa politikanëve tregojnë padije të thellë për temën mbi të cilën po komentojnë dhe nevojën për ta reduktuar çdo problem të shoqërisë apo të politikës tek censura e mediave online, pa përmendur ngutin për të folur përpara rezultatit të hetimeve,” tha Koloreto Cukali, kryetar i Këshillit të Medias.

    Edhe Elvin Luku, pedagog dhe drejtues i qendrës MediaLook, thotë se projektligji për mediat online është “një ëndërr e vjetër” e politikës, që vazhdon të mbahet në sirtar.

    “Politika nëpërmjet tij synon të kapë apo të ushtrojë presion edhe tek ajo hapësirë e medias online e cila është kritike, hulumton apo investigon,” tha Luku për BIRN.

    Ligjet nuk zbatohen

    Përvoja e hidhur e 41-vjeçares nga Durrësi me keqpërdorimin e identitetit të saj në platformën TikTok, ku ajo u fye dhe u denigrua, nuk ishte një histori e panjohur për institucionet ligjzbatuese.

    Sipas një njoftimi të Policisë së Durrësit, gruaja i ishte drejtuar policisë me kallëzim në dhjetor të vitit 2022 për hapjen e një profili të rremë në emrin e saj në TikTok, ku persona ende të panjohur shpërndanin sharje dhe fyerje në emër të saj.

    Pas vdekjes së 41-vjeçares, policia e Durrësit deklaroi se ngjarja ishte ende në hetim.

    “Për kallëzimin e bërë në dhjetor 2022, Policia ka kryer të gjitha veprimet dhe i ka referuar materialet në Prokurori. Nuk ka patur asnjë kallëzim apo shqetësim nga shtetësja B.L pas këtij kallëzimi,” deklaroi policia.

    Juristja Megi Reçi, njëherazi kërkuese pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, thotë se debati publik pas ngjarjes u instrumentalizua politikisht. Reçi theksoi gjithashtu se para se të flitet për ndryshime ligjore, do të duhet të analizohet se pse nuk kanë funksionuar mekanizmat në fuqi.

    “Përgjigja ndaj ngjarjeve serioze si kjo, që ekspozojnë probleme sistemike, duhet të jetë llogaridhënia institucionale, informimi, analiza dhe debati teknik mbi zgjidhjet,” tha Reçi.

    “U përmendën ndryshime në legjislacion për median online dhe jo për platformat e mëdha sociale, që në fakt lidhen me rastin,” shtoi ajo.

    Legjislacioni shqiptar parashikon aktualisht penalitete civile dhe penale për shpifjen si dhe për krimet që ndodhin në hapësirën digjitale, të cilat sipas Reçit do të duhej të ishin vënë në lëvizje pas denoncimit të rastit nga 41-vjeçarja.

    “U tha në mënyrë impulsive që duhej ashpërsuar legjislacioni penal, pa thënë pse nuk zbatohet ai që është aty,” shtoi ajo.

    Edhe ekspertja e medias, Valbona Sulçe mendon se arsyet e vërteta duhet të kërkohen te moszbatimi i ligjit aktual.

    “Në vend të ashpërsimit të legjislacionit, mendoj se do ishtë mirë të shihej zbatimi i ligjit aktual, apo pse nuk funksionoi hetimi i policisë për profilin e rremë, ku ka çaluar mekanizmi, si edhe të nxirren përgjegjësitë,” tha Sulçe.

    “Bullizmi online rezulton se ishte vetëm një aspekt i shqetësimit të viktimës, dhe sipas psikologëve nuk mund të cilësohet si përgjegjësi i vetëm për vendimin e vetëvrasjes,” shtoi ajo, duke i cilësuar të nxituara reagimet pas ngjarjes.

    Mungesa e kapaciteteve

    Përtej devijimit politik të debatit që pasoi vdekjen e 41-vjeçares në Durrës, bullizmi online është sipas ekspertëve një problem shqetësues që duhet adresuar. Ata besojnë gjithashtu se ky fenomen mund të kufizohet përmes forcimit të kapaciteteve të institucioneve ligjzbatuese në luftën ndaj krimit kibernetik.

    Koloreto Cukali nga Këshilli i Medias thotë se ndërsa bullizmi në mediat sociale nuk është një fenomen i ri, ai vëren një mungesë të interesit real të politikës për t’u marrë me të.

    “Bullizmi online është transferimi digjital i bullizmit në jetën e përditshme, ku politika jep shembullin personal shumë të keq,” tha Cukali.

    Ai thekson gjithashtu se Shqipërisë i mungon një strukturë serioze që lufton krimin kibernetik, ndërsa vlerëson se qeveria shqiptare duhet t’u kërkojë plaformave si Facebook, Instagram apo TikTok që të moderojnë “dhunën në hapësirën digjitale shqiptare”.

    “Bullizmi në sferën digjitale nuk luftohet me ligje, por me struktura. Ne nuk kemi asnjë strukturë serioze kundër krimit kibernetik, as trajnime të policisë, as dije dhe as vullnet për ta zgjidhur,” theksoi Cukali.

    Edhe gazetari Luku thekson se vendit i nevojiten tashmë struktura të forta ligjzbatuese në gjurmimin e agresorëve në platformat online, që sipas tij jo vetëm do të minimizonin dhunën, por edhe do të parandalonin krime që ekspozohen nga bota reale.

    “Nëse autoritet do të investohen dhe specializohen për të gjurmuar vetëekspozimin e autorëve në rrjetin TikTok, do të kishim asgjësimin e disa linjave të emigracionit illegal veçanërisht drejt Britanisë, një luftë më të ashpër ndaj ‘shtëpive të prostitucionit’ apo qarkullimin e drograve te fëmijët e gjimnazistët,” thotë Luku.

    Juristja Reçi sugjeron që Shqipëria duhet të ndjekë rrugën e Bashkimit Europian – ku ka tashmë diskutime dhe rregullore që synojnë rritjen e përgjegjësisë së platformave të rrjeteve sociale.

    “Asnjë akt ligjor nuk mundet të marrë përsipër të zgjidhë çdo problematikë online, megjithatë këto akte vendosën detyrime për platformat e mëdha dhe rritën përgjegjësinë e tyre,”, thotë Reçi.

    Në të njëjtën linjë ështe edhe Sulçe, e cila bën thirrje që përveç forcimit të kapaciteteve hetimore, Shqipërisë i nevojitet gjithashtu edukimi mediatik i popullatës, çka sipas saj do të sillte ndryshime reale në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve në hapësirën digjitale.

    “Këto janë çështje globale tashmë, por pa një mirëkoordinim të të gjithë faktorëve të shoqërisë – qytetarëve, shtetit, shkollave, gazetarëve dhe prindërve, beteja nuk mund të fitohet,”, përfundoi Sulçe./BIRN

  • ‘Partizani’, Berisha dhe dhëndri merren në pyetje javën tjetër! Apeli i GJKKO regjistron ankimin e ish-kryeministrit për arrestin në shtëpi, në dorë të Olldashit

    ‘Partizani’, Berisha dhe dhëndri merren në pyetje javën tjetër! Apeli i GJKKO regjistron ankimin e ish-kryeministrit për arrestin në shtëpi, në dorë të Olldashit

    Me kërkesë të avokatëve, SPAK ka shtyrë për javën tjetër marrjen në pyetje të Sali Berishës dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi për aferën ‘Partizani’. Apeli i GJKKO ka regjistruar ankimin e Sali Berishës për masën arrest shtëpie, që do të shqyrtohet nga gjyqtarja në konflikt interesi Ilirjana Olldashi.

    TIRANË- Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi pritet që të merren në pyetje javën në vijim për aferën ‘Partizani’. Seanca e marrjes në pyetje ishte parashikuar ditën e sotme për Malltezin dhe nesër për ish-kryeministrin, por me kërkesë të avokatëve, SPAK pranoi shtyrjen e dy seancave.

    Avokatët kishin depozituar në SPAK kërkesën për shtyrje, me argumentin se për shkak të impenjimeve nuk mund të ishin të pranishëm në asnjë prej seancave.

    Nga ana tjetër, Apeli i GJKKO ka regjistruar dosjen e avokatëve të Berishës, të cilët kanë përfshirë ankimin e masën e sigurisë arrest shtëpie dhe ankimimin kundër vendimit që rrëzoi përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja e ish-kryeministrit.

  • “Kjo betejë është e shenjtë aq sa…”- Berisha përshëndet protestuesit nga ballkoni: Rama i është vërsulur me tërbim fjalës së lirë. Nga kjo tribunë…

    “Kjo betejë është e shenjtë aq sa…”- Berisha përshëndet protestuesit nga ballkoni: Rama i është vërsulur me tërbim fjalës së lirë. Nga kjo tribunë…

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur nga ballkoni protestuait që janë mbledhur në mbështetje të tij.

    Nga ballkoni, Berisha ka mbajtur dhe një fjalim ku tha se beteja e opozitës është aq e shenjtë sa fjala e lirë dhe dinjiteti.

    Berisha gjithashtu hodhi akuza ndaj Ramës duke thënë se në një hark kohor të shkurtër, Edi Rama, mafia e tij më e rrezikshme në Europë, u vërsul me tërbim kundër fjalës së lirë.

    “Kjo betejë është e shenjtë, aq sa është për njeriun e shenjtë liria e tij, aq sa është për njeriun i shenjtë dinjiteti i tij dhe aq sa është për qytetarin i shenjtë dheu i tij.

    Në një hark kohor të shkurtër, Edi Rama, mafia e tij më e rrezikshme në Europë, u vërsul me tërbim kundër fjalës së lirë. Mbylli televizione, mbylli media, i shembi kryeqytetin dhe kombit simbolin e mrekullueshëm, Teatrin Kombëtar.

    Edi Rama, njësoj si një bandit, pa ligj, moral dhe dinjitet, trajtoi shqiptarët në Astrit, te Unaza, njësoj si një pushtues i egër.

    Mashtroi studentët. Edi Rama vendosi votën e shqiptarëve, vullnetin e tyre, në kontrollin e tij, bandave të tij, parave të krimit të bandave të tij.

    Ai ia doli me fuqinë e korrupsionit të mposhtë opozitën, ta kontrollojë dhe pas kësaj mendoi se Shqipëria pa opozitë, si Shqipëria e xhaxhait të tij, dajës së tij, që firmoste ekzekutimin e Genc Lekës, e dhjetëra intelektualë shqiptarë.

    Njëlloj si Shqipëria e babait të tij që firmoste varjen në litar të Havzi Nelës.

    Ku ai si padrino i saj, të merrte çdo vendim, të kryente çdo akt, të bënte ndaj Shqiptarëve atë që se ka bërë asnjë pushtues.

    Nga kjo tribunë e lirisë, dinjitetit dhe guximit, ju ftoni vlerat patriotike të çdo shqiptari.

    Shqiptarë, atdhetarë, kudo që jeni, mos harroni se në Tiranë sot është një armik i egër, i kombit shqiptar, i cili në raport me pjesë të tjera të kombit është vëlla siamez me Enver Hoxhën.

    Sa erdhi në pushtet, pa bërë betimin, fluturoi në Kosovë dhe e pritën si kryeministrin e Shqipërisë si kryeministër. Hyri si bandit dhe fyu pavarësinë e Kosovës.

    Beteja e tij kundër popullit të Kosovës është beteja më e egër e zhvilluar ndonjëherë pas asaj të Vuçiçit.

    Sot, ish udhëheqësit politikë të Kosovës janë në Hagë. Jua them se ndjekësi i tyre është Edi Rama.

    Rama dhe Sorosin nisën projektet e copëtimit të Kosovës për llogari të Vuçiçit”, tha Berisha.

  • Fotot/ I zhveshur nga kostumi i politikanit, Bledi Çuçi në përditshmëri me stil “hard rock”

    Fotot/ I zhveshur nga kostumi i politikanit, Bledi Çuçi në përditshmëri me stil “hard rock”

    Nëse e shohim në Parlament, Bled Çuçi është gjithnjë formal dhe i veshur zyrtar. Megjithatë, jashtë detyrës që përfaqëson, Çuçi, na ka treguar se preferon të jetë sportiv dhe komod në të përditshmen e tij.

    E tillë është edhe fotoja e fundit që paparaci ynë ka mundur ti shkrepë. Deputeti i Partisë Socialiste, duket tërësisht i relaksuar, teksa ka zgjedhur të vijë sportiv në një ditë të zakonshme.

    Ajo që na tërhoqi vëmendjen ishte pikërisht qesja që ai mbante në dorë. Një qese kartoni me mbishkrimin “Hard Rock”, duket se na ka zbuluar më shumë rreth shijeve të tij muzikore, apo zgjedhja është tërësisht rastësore.

  • “Edi Rama është njeriu më i urryer nga shqiptarët pas Enver Hoxhës”- Berisha: Ai e di që unë nuk frikësohen nga arresti shtëpiak, por e bëri për të…

    “Edi Rama është njeriu më i urryer nga shqiptarët pas Enver Hoxhës”- Berisha: Ai e di që unë nuk frikësohen nga arresti shtëpiak, por e bëri për të…

    Ish-kryeministri Sali Berisha, edhe sonte (12 janar), doli në ballkonin e banesës së tij ku ndodhet në arrest shtëpie dhe i foli simpatizantëve që ishin mbledhur në shenjë solidarizimi.

    Ndër të tjera Berisha tha se Edi Rama është njeriu më i urryer nga shqiptarët pas Enver Hoxhës, për të vetmet arsye se ashtu si diktatori, ai ka mbjellë frikë në katër anët e vendit.

    Ai po ashtu tha se Edi Rama nuk është budalla dhe e di që më vendosjen e liderit të opozitës në “arrest shtëpie” nuk do të frikësonte atë, por 600 mijë shqiptarët që votuan kundër tij në zgjedhjet e 14 majit.

    Berisha: Frika që Rama mbolli në katër anët e vendit, solli sot Shqipërinë nën terrorin e diktaturës së tij, por frika është ndjenja e cila, shkatërron qëniet njerëzore. Po të kthehemi mbrapa në diktature, një histeri të tmerrshme përjetoi Tirana kur vdiq diktatori dhe po të pyesja shqiptarët, ata përgjigjeshin që populli e do Enver Hoxhën dhe vdisnin për të. Edhe sot po t’i pyesësh, thojnë se e votojmë Ramën, sepse i tmerron dhe i frikëson. Njerëzit e lirën nuk duan diktatorë.

    Sot më shumë se kurrë duhet të jeni në këmbë. Edi Rama në shpirt dhe në zemër është sot pas Enver Hoxhës, figura më e urryer e shqiptarëve. Si të mos jet më i urryer ai që grabit me firmën e tij miliona euro me djegësit, gjobit shqiptarët me miliarda euro me portin e Durrësit.

    Si mund të votojnë shqiptarët, një njeri që jeton sot në saraje, të ndërtuara mbi vjedhje dhe përvetësimin. Si mund të duan shqiptarët një njeri që nisi duke deklaruar pasuri 400 milek dhe përfundoi me një park.

    Si mund të duhet një njeri që harxhon dhjetëra milion duke lëvizur me avion. Një njeri që grabit fondet publike dhe pasuritë e shqiptarëve.

    Shqiptarët kurrë nuk e votojnë Edi Ramën, por Rama i ka zhytur në frikë ata. Frika i bën ata të injorojnë këtë realitet të tmerrshëm.

    Si mund të votojnë shqiptarët një njeri të cilin Europa e quan “pashiqi i Tiranës”. Si mund të votojnë shqiptarët një armik të egër të qënies së tyre që për 10 vite përgjysmoi popullsinë shqiptare.

    Përball jush është armiku i qënies shqiptares, idealeve tuaja, vlerave që ju besoni. Mos harroni kurrë, që për t’u asgjësuar ju, Berisha dy vite më parë u shpall non grata. Sepse Rama donte një Shqipëri pa opozitë.

    Por ju u ngritët të betuar se Shqipëria do të ketë opozitë. Përsëri ky bastard i xhelatëve vazhdoi përpjekjet për zhdukjen e opozitës.

    Mori vulën, siglën hoqi emrin e kryetarit nga lista dhe dha zero financime, vetëm e vetëm për të zhdukur opozitën.

    Pas dështoi në zhdukjen e opozitës në 14 maj, vazhdoi me mohimin e drejtave kushtetuese të deputetëve tuaj, por kur ata u ngritën, ai mori hapin tjetër, vendosi në arrest shtëpie liderin e opozitës.

    Ai nuk vendosi Berishën në arrest shtëpie për ta frikësuar, sepse ai e ka të qartë që nuk mund ta frikësoi kurrë, por ai e bëri këtë për të frikësuar 600 mijë shqiptarë që votuan kundër tij më 14 maj. E bëri këtë si përpjekjen e fundit për të tmerruar popullin opozitar, por ai dështoi sërish.

    Ky ballkon, kjo rrugicë ishte projektuar nga ai të ishte ballkoni i frikës, por ju e shndërruar në ballkonin e shpresës dhe fitores.

    Edi Rama në këtë betejë shqiptarët, pa asnjë lloj mëdyshje, do bashkohen, do ngrihen dhe do të fshijnë diktaturën tënde nga faqja e dheut. Aty ku janë sarajet e Surrelit, do të ketë vetëm një muran që do të thotë se këtu dikur jetonte diktatori i kombit, Edi Rama që nuk është më.

  • Balla: 15 të arrestuar për dhunë se*suale ndaj të miturve dhe armëmbajtje pa leje

    Balla: 15 të arrestuar për dhunë se*suale ndaj të miturve dhe armëmbajtje pa leje

    Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me dhunën seksuale ndaj të miturve.

    Përmes një postimi në rrjetat sociale, Balla shkruan se falë operacioneve kombëtare “Tempulli” dhe “Sundimi i Ligjit” 15 persona të tjerë janë ndaluar për përfshirje në shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

    Reagim i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

    Përgëzime Policisë së Shtetit për vendosjen para drejtësisë së pesë personave të dyshuar për dhunë me bazë gjinore dhe dhunë seksuale ndaj të miturve. Gjithashtu falë operacioneve kombëtare “Tempulli” dhe “Sundimi i Ligjit” 15 persona të tjerë janë ndaluar për përfshirje në shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.