Category: Politikë

  • VIDEO/ Berisha: Duke përshëndetur miqtë që protestojnë kundër diktaturës së Ramashenkos

    VIDEO/ Berisha: Duke përshëndetur miqtë që protestojnë kundër diktaturës së Ramashenkos

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook, pamje nga përshëndetja e tij për qindra mbështetësit që janë mbledhur poshtë banesës së tij në rrugën ‘Mustafa Matohiti’.

    ‘Duke përshëndetur miqtë që po protestojnë kundër diktaturës së Ramashenkos! #sb’, shkruan kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në postimin e tij në faqen e Facebook.

  • “O Sali, o hero…”, mbështetësit i shkojnë në shtëpi, Berisha i përshëndet nga ballkoni

    “O Sali, o hero…”, mbështetësit i shkojnë në shtëpi, Berisha i përshëndet nga ballkoni

    Ish kryeministri Sali Berisha e kaloi ndërrimin e viteve në banesë, pasi ndaj tij GJKKO vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

    Por këtë të martë, mbështetës të tij, udhëhequr edhe nga deputetë i kanë shkuar poshtë banesës. “O Sali o hero gjithë Shqipëri ty të do”, kjo ishte thirrja që demokratët kanë brohoritur në korr për liderin e tyre. Ndërkohë që vetë Berisha i ka përshëndetur ata nga ballkoni, duke respektuar vendimin e gjykatës.

    Ish deputeti Belind Këlliçi tha se Berisha është i burgosur politik, teksa akuzoi kryeministrin Edi Rama si skenaristin e procesit ndaj ish kryeministrit.

  • “Divorc dhe burg!”, astrologia habit me parashikimin e të ardhmes së Ramës

    “Divorc dhe burg!”, astrologia habit me parashikimin e të ardhmes së Ramës

    Astrologia Liza Gjika ka nisur vitin në emisionin “Living Room”, ku krahas parashikimit të përgjithshëm të 12 shenjave, është ngacmuar nga moderatorja Brunilda Lahe për të parashikuar fatin e disa personaliteteve.

    (04 korrik, 1964. Datëlindja e Kryemnistrit Edi Rama)

    “Probleme! 4 ka në vetvete ka divorc, duhet të tjerë shumë i kujdesshëm me partnerin. Numri 4, mban izolim, spital, izolim shtëpie, por edhe burg. Ky individ del 4-4 nga të dy krahët dhe është shumë i vështirë. Mban mbingarkesa për të gjithë dhe nuk arrin dot. Kalon në nervozizëm të jashtëzakonshëm. E ka zemrën e gjerë, e do shumë familjen, por ka mbingarkesa”, shprehet astrologia Liza Gjika.

  • Liberalizimi i vizave për Kosovën/ Reagon Berisha: Arritje e madhe, plotësisht e merituar

    Liberalizimi i vizave për Kosovën/ Reagon Berisha: Arritje e madhe, plotësisht e merituar

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me liberalizimin e vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se Iiberalizimi i vizave sot me 1 janar është një arritje e madhe plotësisht e merituar për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj.

    Berisha thotë se kjo është një goditje e rëndë dhe e merituar për argatin, puthadorin e Vuçiçit (e ka fjalën për Ramën).

    Postimi i plotë:

    Të dashur miq, Iiberalizimi i vizave sot me 1 janar është një arritje e madhe plotësisht e merituar për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj. Prej vitesh Kosova ka plotësuar çdo kriter për këtë vendim realisht historik.

    Por kjo është një goditje e rëndë dhe e merituar për argatin, puthadorin e Vuçiçit, që me urdhër të këtij të fundit do të bëhej i vetmi qeveritar në rajon dhe Europë që pafytyrësisht si armik i egër i qytetarëve të Kosovës dhe lirive të tyre kërcënonte e lobonte për anulimin e këtij vendimi dëshprimisht edhe pasi ky vendim ishte votuar në Parlamentin Europian.

    Një urim të përzemërt për qytetarët e Kosovës për kartolinën më të bukur për vitin 2024 që morën sot nga BE.

    Turpi mbuloftë armikun e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës, argatin e Beogradit, shqipfolsin albanofob Edivin Kristaq Rama. Rroftë Kosova!

  • ”Gëzuar Kosovë”, Rama bën urimin e parë për liberalizimin e vizave

    ”Gëzuar Kosovë”, Rama bën urimin e parë për liberalizimin e vizave

    Urimi i parë për Kosovën e cila nga sot çdo qytetar i saj mund të udhëtojë pa viza në vende të zonës Shengen erdhi nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

    “Ky vit nis i mbarë për Kosovën, me lirinë e shumëpritur të lëvizjes në Bashkimin Europian.

    Gëzuar Kosovë, gëzuar, shëndet e gjithçka ju do zemra shqiptarëve e shqiptareve të Kosovës” shkruan Rama në një postim në facebook.

    Qeveria e Kosovës në kuadër të fushatës informuese, organizon sot udhëtimin e parë pa viza për fituesit me fat nga kuiz-i i BE-së më 1 janar 2024.

    Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do të urojnë dhe përshëndesin qytetarët e parë që udhëtojnë pa viza.

    Takimi mbahet në terminalin kryesor të Aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 10:00, ndërsa konferenca për media e Kurtit dhe Gërvallës në orën 10:30.

  • Në “arrest shtëpie”, ish-kryeministri uron shqiptarët për Vitin e Ri: Berisha nuk dorëzohet kurrë

    Në “arrest shtëpie”, ish-kryeministri uron shqiptarët për Vitin e Ri: Berisha nuk dorëzohet kurrë

    Nga banesa e tij nga ku nuk i lejohet që të largohet tashmë, ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë një mesazh urimi për qytetarët teksa 2023 po i vjen fundi.

    Në një postim të gjatë në llogarinë e tij në Facebook, teksa u kujton qytetarëve se shpresa është ajo që e bën natën e ndërrimit të viteve magjike, kreu i Rithemelimit bën edhe një bilanc për ato që sipas tij, Shqipëria humbi gjatë vitit që po lëmë pas.

    Zgjedhjete lokale në pranverë, Berisha i krahason me ato që bëhen në Rusi, por kujton se 600 mijë shqiptarë me votën e tyre e dhanë mesazhin se ka shpresë. Ish-kryeministri ndalet te situata në Parlament dhe te masa e sigurisë “arrest në shtëpi” që u vendos ditën e djeshme ndaj tij.

    Por ky është veçse inspirim sepse tregon se regjimi ka frikë,” shton Berisha duke u kujtuar qytetarëve se nuk do të dorëzohet kurrë dhe se nuk do të dorëzohet së luftuari “për të vërtetat që beson dhe për Shqipërinë.”

    SALI BERISHA NË FACEBOOK

    Mesazh urimi për Vitin e Ri
    Të dashur qytetetarë dhe qytetare shqiptarë.
    Gëzuar vitin e ri 2024, kudo që po festoni sonte. Në vatrat tuaja familjare, në lokale, clube, udhëtime, spitale apo institucione të vuajtjes të dënimit. Kjo natë magjike e ndërrimit të viteve, është nata e dashurisë, mirënjohjes dhe shpresës.
    Për shumicën e shqiptarëve, mirënjohja dhe shpresa, mund të jenë të vështira në mbyllje të një viti si ky që po lejmë pas.
    Shqipëria nuk është më e njëjta. Vendi ynë është nxjerrë nga rruga e demokracisë dhe i është rikthyer udhës qorre të dikurshme. Diktaturës! Në retrospektivë Shqipëria humbi shumë këtë vit.
    Shqipëra u nda perfundimisht me votën e lirë. Në 2023 pamë një fushatë elektorale që nisi me tritol, u kontrollua nga bandat, dhe u mbyll me arrestime politike.
    Shqipëria humbi pluralizmin. Në 2023 pamë luftën më të egër ndaj opozitës që nga koha e Enver Hoxhës. Opozitës ju vodh logo e partisë. Ju ndalua emri i kryetarit në fletën e votimit. Dhe kreu i tyre u burgos, pa prova apo fakte.
    Opozites ju mohua e drejta kushtetuese e kontrollit mbi qeverisjen. Shqipëria humbi Parlamentarizmin. Humbi demokracinë.

  • Berisha në “arrest shtëpie”, deputetët demokratë i shkojnë poshtë banesës

    Berisha në “arrest shtëpie”, deputetët demokratë i shkojnë poshtë banesës

    Anëtarë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike janë mbledhur paraditen e kësaj të diele poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha, në shenjë mbështetjeje ndaj tij.

    Nënkryetarët Luçiano Boçi e Oerd Bylylykbashi mbajtën një deklaratë për mediat ku theksuan se mosbindja civile do të jetë edhe më e fortë në vitin që vjen.

    “Sot është sulmuar jo thjesht Sali Berisha, jo thjesht opozita, por çdo qytetar, të cilëve u janë cenuar të gjitha vlerat që ka Shqipëria”, u shpreh ndër të tjera Boçi.

  • FOTO lajm/ Kur Yuri Kim dhe ambasadori britanik drekonin në restorantin e korrupsionit të Ilir Beqajt

    FOTO lajm/ Kur Yuri Kim dhe ambasadori britanik drekonin në restorantin e korrupsionit të Ilir Beqajt

    Restoranti ‘Gzona’ në Kalanë e Tiranës pronë e fshehur e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj e zbuluar nga hetimet e SPAK qenka frekuentuar dhe nga Kim Yuri ish-ambasadorja e SHBA dhe ambasadori britanik King Smith.

    Ambadadorë që flasin për parime demokracie e luftë kundër korrupsionit, në praktikë duket se shijojnë benefitet e kundërta të asaj që thonë.

    Nuk është rasti i parë që këta dy ambasadorë janë bërë objekt diskutimi në media për afrinë e tyre me biznesmenë e politikanë shqiptarë të korruptuar të partisë në pushtet.

  • 2023-shi, vit i vështirë për PD! Nisi me përçarje, u mbyll me “arrest shtëpie” për Berishën

    2023-shi, vit i vështirë për PD! Nisi me përçarje, u mbyll me “arrest shtëpie” për Berishën

    Por planet e Berishës janë krejt ndryshe. Ai po përgatitet të drejtojë PD edhe nën arrest

    Viti 2023 po mbyll kapitullin për PD, me kryefjalë burgosjen e Sali Berishës, një akt i cili po duartrokitet nga fëmija i tij politik, Lulzim Basha.

    “Mendoj se Berisha do donte ta shndërronte arrestimin e tij në një martinizimin, si të thuash deri në momentin e fundit ai është në një aktrim politik po del si në pranga nga diktatura. Problemi se ai është ndeshur me gjykata, me SPAK-un dhe janë ata, është drejtësia e re që po bën historinë, Berisha tashmë është histori e mbyllur”, tha analisti Artur Zheji.

    Viti nisi po vrullshëm për Partinë Demokratike me luftën brenda llojit. 33 vite më vonë, kjo forcë politike që solli demokracinë, në frymë krejt të kundërt sherroset për karrigen e kryetarit, shkuan të përçarë në zgjedhje vendore, përballen ligjërisht se kujt i përket vula, si edhe gëzimet i përjetojnë të ndarë.

    “Ka qenë një parti me një pjesë non grata aktive, e cila e ka çuar partinë drejt agresivitetit, konfliktualitetit, ndërsa një grup tjetër ka qenë thuajse pasiv në heshtje, madje nuk ka marr pjesë as në zgjedhje, pra në shumë pak zona. Viti kur u rikthye Basha por prapë në pasivitetit. Opozita si mos më keq, këtë vit shkoi pas një njeriu i cili në fakt nuk ishte aty për ndërtimin e opozitës po ishte aty me misionin për shpëtimin e vetë dhe të familjes”, thotë analisti Ergys Mërtiri.

    Ndonëse kërkesa për arrestin e liderit historik të demokratëve ka trazuar arenën politike, analistët vlerësojnë se bashkë me vitin e ri po vijnë ditë më të mira për opozitën e shqiptarët, me energji të re.

    “Për ata që janë fansat e Berishës është një vit i dhimbshëm, por për të tjerët që shohin përtej mendoj se Berisha është një pengesë tashmë që duhet kapërcyer për një kohë të re”, thotë Zheji.

    “Eliminimi i tij nga skena politike do i hap rrugë zërave të rinj, një fryme të re. Arrestimi i Berishës bën atë që Berisha duhet ta bënte vetë. Si të themi varrosja politike e Berishës është zhvarrimi i partisë e një mundësi për ringjallje”, shton Mërtiri.

    Por planet e Berishës janë krejt ndryshe. Ai po përgatitet të drejtojë PD edhe nën arrest; dhe një dorë për këtë po ja jep edhe e bija, Argita Malltezi.

    “Duke qenë mesazhierja e babait, mund të jetë Argita plani B i drejtimit të PD deri sa të kalohet në planin C, në zgjedhjen e forumeve më të gjera për të rigjetur kryetarin e vërtetë nga poshtë lartë, jo me katapult. Mendoj që qoftë Bardhi apo Basha janë ende në kërkim të vetvetes. Politikisht Berisha i ngjan një peme të lartë, nën hijen e të cilit rriten vetëm shkurre të shkurtra, që pa u larguar ai nuk shihet dimensioni i vërtetë i të tjerëve”, tha Zheji.

    Edhe sociologjikisht është e vërtetuar se kur një forcë politike kalon nga një lider i vjetër në një variant të ri, është vështirë që ky i riu të prodhojë karizmën apo aureolën e tij. Berisha, mendoj unë, nuk i beson më askujt; sepse edhe kur Lulzim Basha nuk e mbrojti dot, i tha mjaft në një moment; ai mendon se edhe Argitën po të lër do i thotë që boll baba, se e bëj unë këtë punë. Ndoshta Argita do jetë në këmbët e të atit, por kjo do e bëj më të dobët grupin e tij politik. Akoma më I vetmuar do të jetë Berisha në atë që ta quajmë aksion me telekomandë”, tha sipas Mërtirit.

    Nga e gjithë kjo krizë e brendshme në PD, ajo që përfiton më shumë duket se është qeveria, e cila si rrallëherë në mandatin e tretë u ngjyros rozë edhe në zgjedhjet vendore të 2023.

  • Kurti në mesazhin e fundvitit: Çdo marrëveshje me Serbinë do të jetë në të mirë të Kosovë

    Kurti në mesazhin e fundvitit: Çdo marrëveshje me Serbinë do të jetë në të mirë të Kosovë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mesazhin e fundvitit ka theksuar se çdo marrëveshje që do të nënshkruhet me Serbinë do të jetë në të mirë të vendit.

    Ai ka garantuar se asnjë marrëveshje që do të nëshkruar në kuadër të këtij procesi, nuk do të kërcënojë sigurinë e integritetin territorial, kushtetutshmërinë e rendin ligjor të Kosovës.

    “Kosova jonë është në prag të një të ardhmeje që është më afër asaj se çka e meritojmë dhe për të cilën kemi punuar intensivisht”, ka deklaruar Kurti.

    Ai ka folur edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën që hyn në fuqi nga 1 janari i vitit 2024. Kreu i ekzekutivit kosovar është shprehur se po i jepet fund pritjes shumëvjeçare të qytetarëve.

    “Qeveria jonë shërben bashkë me ju dhe për ju. Prandaj, ju ftoj që të bashkëpunoni sa më shumë me ne. Kemi kaluar periudha të vështira të ndërtimit të shtetësisë tonë dhe tash është koha që të zhvillojmë e ndërtojmë vendin që e meritojmë dhe të jetësojmë vizionin tonë të përbashkët”, ka deklaruar Kurti.

    Ai theksoi se më 2024 duhet të reflektohet mbi mësimet e marra.

    “Kemi arritur në fund të një viti që, pa dyshim, ka lënë gjurmë në shtetin tonë. Teksa po e lëmë pas 2023-tën, një vit transformues, le të ngulisim në kujtesën tonë e të reflektojmë mbi mësimet që i kemi marrë, e të arriturat që i kemi shënuar. Ju falënderoj përzemërsisht dhe uroj që viti i ardhshëm 2024 të jetë i mbushur me paqe e dashuri, prosperitet dhe unitet për të gjithë ne. Gëzuar vitin e ri nga Qeveria jonë!