Category: Politikë

  • Vasili: Rama e Veliaj vjedhin, Berisha arrestohet, drejtësia varroset!

    Vasili: Rama e Veliaj vjedhin, Berisha arrestohet, drejtësia varroset!

    Nga Petrit Vasili

    Rama e Veliaj vjedhin, Berisha arrestohet, drejtësia varroset!

    Drejtësia është vetëvrarë dhe vetëvarrosuar tashmë.

    Rama, Veliaj janë provuar me mijëra prova si hajdutë, janë nëpër zyrat më të larta të shtetit dhe bredhin rrugëve ndërsa Berisha arrestohet.

    Mbi Ramën rëndojnë përgjegjësi shumë të rënda penale individuale dhe ai është akoma në zyrë, nuk është thirrur asnjë sekonde nga SPAK.

    FAJET E PROVUARA TE RAMES PER:

    1-Aferen e INCENERATOREVE, per firmat e tij fap fap, ndekohe afera eshte certifikuar tashme nga vete SPAK.

    2-Ne aferen Mc Gonigal, ku pergjegjesite e tij jane shume te renda dhe te certifikuara ne SHBA.

    3-Ne Ceshtjen Beçheti ku per shkak te Rames humben 150 milion euro e ku deklarat e tij ishin percaktuese ne humbjen e arbitrazhit.

    4-Ne mosveprimet e tij te qellimshme, kur u informua me shkrese zyrtare nga Ministri i Drejtesise ne prill 2017 per rrezikun e humbjes se 2 miliard euro ne arbitrazhe.

    5-Ne aferen e shembjes se Teatrit Kombetar, per te cilin ka vendim te Gjykates Kushtetuese, ku ai miratoi ligj te personalizuar per nje kompani, ne shkelje te hapur te interesit publik dhe duke e prishur ne kulmin e pandemise dhe te gjendjes se jashtezakonshme duke rrezikuar ne menyre kriminale shendetin e njerezve.

    6-Ne Aferen e Portit te Durresit ku u shkel cdo ligj, ku u shkel marreveshja e stabilizim asocimit dhe ku Parlamenti Europian dhe BE u shprehen qarte dhe nderprene edhe kredite.

    7-Ne aferen e Bordit te cmimeve teushqimeve dhe naftes ku bashke me oligarket kliente te tij te ulur ne tavolinen e Bordit grabiten qindra milion euro qyetareve e te cilin Gjykata Kushtetuese e rrezoi.

    8-Ne kercenimin e oficerit te policise Emiljano Nuhu per denoncimet e tij ndaj Taulant Balles e qe e detyruan te largohej nga Shqiperia e te merrej ne mbrojtje nga nje shtet i huaj.

    9-Ne veprimet e tij gjate pandemise kur deklaroi se maskat dhe testet jane te panevojshme, nderkoheqe OBSH kerkonte ” testim, testim testim”, si dhe mos dhenien per muaj me radhe te asnje rimbrsimi per ilacet per qindra mijra shqiptare qe vuanin covidin ne shtepi.

    Ne koncesionin e sterilizimit ku ai me ndergjegjegje vazhdoi te mashtronte me ndergjegje opinionin publik jo vetem perpara por edhe me pas kur SPAK kushte filluar arrestimet per kete afere.

    11Ne dosjen 184 te zgjedhjeve ne Diber ku vete Rama me zerin e tij vertetohet si pjese aktive e krimit zgjedhor.

    12-Ne Ligjin per dividentin te bere per interesat e klienteve te tij, duke i dhene fuqi prapavepruese dhe shkelur Kushtetuten per faqe te zeze.

    13-Ne deklaratat qe policia e shtetit te hiqte uniformat dhe te bente vota per partine e Rames.

    FAJET E PROVUARA TE VELIAJT:

    1-Erion Veliaj, ka qenë pjesë themelore e realizimit të vjedhjes së shekullit përmes inceneratorit të Tiranës; ka qenë pjesë e konceptimit të këtij projekti.

    2-Erion Veliaj, ka rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak, duke dhënë miratimin në parimin për studimin e fizibilitetit të inceneratorit të Tiranës.

    3-Erion Veliaj ka futur ne borxh per 30 vjet qytetaret e Tiranes per nje vjedhje 500 milion euro.

    4-Erion Veliaj ka lejuar zaptimin e 15 ha toke jashte teritorit te Lejes se Ndertimit te Projektit te firmosur nga Edi Rama.

    5-Erion Veliaj ka firmosur me dorën e tij dokumente të paligjshme dhe po kryen edhe aktualisht me fondet publike, pagesa të paligjshme për shërbime publike të pakryera.

    6-Erion Veliaj, ka rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak, duke dhënë miratimin në parimin për studimin e fizibilitetit të inceneratorit të Tiranës.

    7-Erion Veliaj a refuzuar kerkesen zyrtare te Partise se Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, që të ndërpritet menjehere financimi i inceneratorit qe nuk ekziston si dhe te ndalet kjo vjedhje flagrante e taksave të qytetarëve permes projektit super korruptiv të inceneratorit të Tiranës.

    8-Zyrtarët e Veliajt, ndaj të cilëve SPAK ka ngritur akuzë, nuk kanë vepruar të vetëm; ata kanë zbatuar urdhrat direkte të kryetarit të tyre dhe si një grup i strukturuar kriminal, ata duhet të ishin të gjithë sëbashku përpara akuzave shumë të rënda për inceneratorin e Tiranës.

    PERFUNDIM:

    Rama dhe Veliaj ne zyre dhe Berisha i arrestuar eshte vetgroposje e drejtesise.

    Askush nuk mund te pranoje nje drejtesi te tille te paligjshme.

    Kjo drejtesi e kapur dhe me regji eshte riprpdhim i neveritshem i sigurimit te shtetit dhe nenit te agjitacion dhe propagandes.

    Kete drejtesi nuk e beson me askush.

  • Reagon Berisha: Do të vazhdojë të punojë dhe të luftojë çdo minutë, me të gjitha format dhe mjetet për të rikthyer demokracinë

    Reagon Berisha: Do të vazhdojë të punojë dhe të luftojë çdo minutë, me të gjitha format dhe mjetet për të rikthyer demokracinë

    Reagimi i Berishës: Të nderuar miq, demokratë, shqiptarë kudo ku ndodheni. Sot ndodhi ajo që të gjithë e dinim, izolimi dhe heqja e të drejtës së fjalës të liderit të opozitës nga narko-regjimi më mafioz i bastardit të ish-xhelatëve shqiptarë Kristaq Rama dhe Spiro Koleka, Edi Ramës që është dhe regjimi diktatorial më i korruptuar në Europë dhe më gjerë. Kjo masë arresti politik, dëshmi e një hakmarrje politike të verbër të Edi Ramës, nuk shpreh vetëm urrejtjen e tij të trashëguar ndaj kundërshtarit, por mbi të gjitha shpreh frikën, tmerrin që ne të dashur miq i kemi kallur atij deri në palcë dhe botës së tij të krimit me betejën tonë pa kthim. Ai që mendon se asgjesoi pluralizmin dhe opozitën do ketë fatin që populli opozitar i rezervon armiqve të lirisë, diktatorëve. Të dashur miq, Sali Berisha është dhe do të jetë ai që ka qënë gjithmonë.

    Me apo pa arrest shtëpie, me apo pa policë tek dera, asgjë nuk do mund ta ndajë dot atë nga ju, jo vetëm demokratë, por edhe shqiptarë kudo që ata ndodhen. Sali Berisha do të vazhdojë të punojë dhe të luftojë çdo minutë, me të gjitha format dhe mjetet për të rikthyer demokracinë që aktualisht është e shpërfytyruar: Më shumë nga të gjithë që e kupton se litari i kalbur po i këputet është vetë Edi Rama. Unë jam i bindur se sot jemi sëbashku jo thjesht ata demokratë që janë në krah të Sali Berishës, por dhe ata shqiptarë që e ndjejnë dhe e përjetojnë se Shqipëria është në rrezik. Ata janë shumica e qytetarëve të këtij vendi, ndaj a e dini pse fitorja jonë është e padiskutueshme? Është e tillë sepse ata që duan Shqipërinë janë më shumë se ata që duan thjesht Sali Berishën. Së fundmi, çdo masë që merr ky pushtet ndaj meje dhe opozitës është e përkohshme. Ajo që mbetet e pamposhtur është mosdorëzimi ynë dhe vendosmëria jone që izolimin e opozitës ta kthejmë në betejë lirie dhe në fitore për shqiptarët. Ndaj dhe ju ftoj të vazhdojmë me moton “O SOT O KURRË” betejën tonë pa kthim edhe më të fortë, të vendosur dhe më me pasion e guxim se kurrë më parë.

  • Rama: Basha është duke fjetur, edhe po të zgjohet nuk presim gjë të re

    Rama: Basha është duke fjetur, edhe po të zgjohet nuk presim gjë të re

    Rama: Basha është duke fjetur, edhe po të zgjohet nuk presim gjë të re
    Gjatë konferencës me gazetar për fundvit, kryeministri Edi Rama nuk la pa injoruar edhe Lulzim Bashën, duke e konsideruar si “në gjumë”.

    Rama tha se do ja bënte opozitën qeverisjes së tij, shumë herë më mirë se ajo opozita aktuale, të cilën e konsideroi si të dobët. Gjithashtu, ai e konsideroi Lulzim Bashën dhe si përgjegjës për “21 Janarin”, ku sipas tij, pa u dënuar fajtorët e vërtetë, drejtësia në Shqipëri do të jetë e gjymtuar moralisht.

    “Nëse do merrja përsipër të bëja opozitën e vetes time dhe qeverisë do isha shumë më i zoti se gjithë këta, mund t’jua them. Por s’mund ta bëj. U mbyll viti me një opozitë të dobët, por nuk është pjesë e misionit tim që të ndërtoj një opozitë të fortë. Më vjen shumë keq po këtë e kam thënë prej kohësh, jo se jam profet as shoh filxhan, po duhet të ishe shumë i verbër që të mos e shikoje prej kohësh se kjo do vinte.

    Lulzim Basha s’dihet ku është. Mund t ju them se tani në këtë orë është duke fjetur. Jam i sigurtë. Po dhe po të zgjohet nuk presim gjë të re. Sa i përket 21 Janarit, pa u gjykuar 21 Janari dhe pa dënuar fajtorët e vërtetë drejtësia në Shqipëri do të jetë një drejtësi e gjymtuar moralisht.

    Sa i përket Lulzim Bashës, ka qenë ministër i Brendshëm, është padiskutim pjesë e zinxhirit komandues, por unë nuk bëj as Prokurorinë as gjykatësin, por unë mund të them që 21 Janari është krim shtetëror dhe vendimi i Gjykatës së Strasburgut është kaq i qartë, ku është vendosur e zeza mbi të bardhë nga dora e gjykatësve me reputacionin më të lartë në Evropë. Aty ka një zinxhir krimesh, nuk është vetëm vrasja.” tha Rama

  • Ku ndodhej Sali Berisha kur u dha vendimi për arrestimin e tij

    Ku ndodhej Sali Berisha kur u dha vendimi për arrestimin e tij

    Kreu i PD-së Sali Berisha ndodhej në banesën e tij në rrugën “Mustafa Matohiti” në kryeqytet, në momentin kur GJKKO vendosi për të zëvëndësimin e masës së sigurisë nga “detyrim paraqitje” në “arrest në shtëpi” me mbikqyrje policore, ku do t’i ndalohen kontaktet me personat e tjerë, përveç se me familjarët që qëndrojnë në të njëjtën banesë.

    Mësohet se lideri demokrat gjatë ditës së sotme nuk ka dalë prej banesës së tij dhe nuk është shfaqur në selinë e Partisë Demokratike si zakonisht duke zgjedhur që ta mësojë lajmin nga banesa e tij.

    Drejtoria e Krimit Ekonomik të Policisë së Shtetit ka marrë urdhrin e ekzekutimit nga GJKKO dhe pritet t’i drejtohet banesës së Berishës në rrugën”Mustafa Matohiti” për t’ia komunikuar. Çdo ditë, një efektiv i Policisë do të trokasë në derën e Berishës për të parë nëse ai ndodhet aty apo jo.

    Edhe pse e konsideron si një vendim politik të diktuar nga kryeministri Edi Rama, Berisha pritet ta respektojë vendimin për masën “arrest në shtëpi” të caktuar nga GJKKO. Të paktën këtë ka lënë të nënkuptohet nga deklarat e tij në media.

    Berisha akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim. Ish-kryeministri i ka konsideruar akuzat ndaj tij dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, si sulm politik, pasi sipas tij, nuk ka asnjë fakt dhe dokument që të ngrihen dyshimet mbi akuzat.

    Sipas SPAK-ut, Berisha në kohën kur ka qenë kryeministër ka vendosur në funksion të interesave të dhëndrit të tij bazën ligjore, si edhe ka ushtruar presion mbi vartësit për të nxitur plotësimin sa më të shpejtë të procedurave të kthimit të pronës dhe privatizimit të godinave të degraduara të ish-klubit sportiv “Partizani”.

    Ndërsa, për Jamarbër Malltezin dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi, SPAK-u deklaron se ata kanë përfituar shuma të mëdha financiare nga tjetërsimi i truallit në ndërtime të larta.

  • “Të duket vetja gjeneral që e vendos atë rripin”/ Rama tregon historinë e Ardian Klosit me policin rrugor

    “Të duket vetja gjeneral që e vendos atë rripin”/ Rama tregon historinë e Ardian Klosit me policin rrugor

    “Hë more profesor të duket vetja i rëndësishëm ty që e vendos atë rripin si me qenë gjeneral”

    Kryeministri Edi Rama, tregoi historinë e Ardian Klosit me një polic rrugor, gjatë vizitës në shtëpinë e një prej inspektorëve të Policisë së Shtetit.

    Duke bërë batuta ai tha se asokohe kur ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës, Klosi i kishte treguar për një efektiv të uniformave blu, i cili e ndalonte vazhdimisht.

    “Hë more profesor të duket vetja i rëndësishëm ty që e vendos atë rripin si me qenë gjeneral”, i drejtohej polici Ardian Klosit sipas kryeministrit Rama.

    “Ai miku im i shkreti se u bë për ndjesë pastë, Ardian Klosi. Ai ishte njeri korrekt vetë. Atë e ndalonte, ishte një polic qarkullimi, më thoshte kur isha në bashki që çfarë t’i bëj unë atij se më ndalon e më thotë ‘hë more profesor të duket vetja i rëndësishëm ty që e vendos atë rripin si me qenë gjeneral’. O zotëri unë e vendos për sigurinë time. Ai e kishte stres që shihte Ardianin me rrip. Më thoshte, është njëri që ma bën, mos ma përsërite se po të kapa të vendos gjobë”, tregoi ai.

  • “Asnjë hap pas”/ Berisha në pritje të vendimit për arrestimin

    “Asnjë hap pas”/ Berisha në pritje të vendimit për arrestimin

    Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike ka thënë ditën e sotme se gjithçka mund të ndodhë gjatë procesit të hapur nga drejtësia, por ai nuk do të tërhiqet nga politika. Berisha në emsionin “Pa censurë” në RTSH vijoi duke thënë se ai ka dhënë prova konkrete që nuk tërhiqet.

    “Kam dhënë prova që nuk bëj hap pas. Kam dëshmuar në mënyrën më të qartë se unë hapa pas për të shkelmuar të vërtetën nuk bëj kurrë.”-tha Berisha.

    Dhe ai është i bindur në këtë rrugë të ndjekur, pavarësisht kostos shumë të madhe që po merr familja e tij.

    “Kjo nuk është dëshmi e një kokëfortësie, është dëshmi e një përultësie para të vërtetës. Unë besoj se e vërteta duhet mbrojtur në çdo rrethanë dhe në çdo kohë, sepse, pas Zotit, ajo është më e madhe se çdo gjë tjetër.“- u përgjigj zoti Berisha, i cili u tregua edhe shumë i hapur se zakonisht, në raport me të ardhmen politike të fëmijëve të tij.

    A ka lënë Sali Berisha një trashëgimi politike për Argita malltezin në PD.

    “Argita mund të garojë për çdo gjë, por jo në supet e babait”- u shpreh ish kryeministri Berisha, duke iu përgjigjur edhe pyetjeve përse ka ndryshuar qendrim për përfshirjen në politikë të Argitës, vajzës së tij.

  • Pse Berisha iu rikthye sot arrestimit të Fatos Nanos?

    Pse Berisha iu rikthye sot arrestimit të Fatos Nanos?

    Bëri çudi rikthimi i arrestimit të Fatos Nanos sot nga Sali Berisha. Se ai rast i takon një kohe të largët, të harruar dhe njeriu që Sali Berisha përmend, nuk është më në politikë. E megjithatë, doktori nuk ka pasur mëshirë, e ka quajtur hajdut Fatos Nanon, duke përmendur madje se ka vjedhur 10 milion euro, edhe pse euro ka hyrë si monedhë 10 vjet më pas, por edhe se Fatos Nano nuk ka 17 kulla të marrë nga një vendim qeveritar siç ka ndodhur me klubin Partizani.

    Por duket se Berisha i është rikthyer rastit të Fatos Nanos, për ta konsideruar veten si një person që po përjeton një persekutim politik apo hakmarrje si pasojë e arrestimit dhe dënimit të liderit të opozitës shqiptare.

    Është një argument i fortë, madje shumë i rëndësishëm për diskutim edhe pse i përket një kohë të vjetër sikur sot në opinionin publik të diskutohet mbi këtë çështje. Por a mund të ndodhë që panelet 80 përqind berishjane të pranojnë një përballje të tillë të argumenteve të proceseve Nano-Berisha? Ku avokati i Sali Berishës që ka qenë prokurori që ka kërkuar arrestimin e dënimit të Fatos Nanos të përballet me avokatët e ish-liderit të opozitës. Të cilët kanë qenë: Spartak Braho, Agim Tirana e Përparim Sanxhaku. Asnjëri prej avokatëve të Fatos Nanos nuk janë sot personazhe publike, madje secili bën jetën e vet familjare e njerëzore, përveç Spartak Brahos, i cili si politikan veteran flet herë pas here.

    Berisha thotë që Nano ka përvetësuar 10 milionë euro, kur asnjë prokuror nuk e ka thënë këtë. Kur akuza më e tmerrshme e bërë ndaj tij nga avokati i doktorit sot është: abuzim në favor të të tretëve.

    E që natyrisht nuk krahasohet me një konglomerat kullash që dhëndri i Sali Berishës përfitoi me vendime të vjehrrit të tij. Përpara se të merrte 17 kullat Jamarbri nuk ishte milioner, por u bë kur e shkatërroi klubin Partizani e mbi të ndërtoi pallatet, duke qenë vazhdimisht njeriu kryesor i aferës. E ku ende nuk janë sqaruar se ku u morën paratë për të ndërtuar 17 kullat.

    E megjithatë si Jamarbri, ashtu edhe Sali Berisha janë të lirë sot, e Fatos Nano, pikërisht në komentin kur prokuroria e përgjithshme e komanduar nga presidenti Sali Berisha, i cili shkarkoi Maksim Haxhinë dhe emëroi zëvendëskryeprokurorin për akuzën ndaj Nanos, u arrestua menjëherë. Madje duke i ndaluar çdo komunikim me mjedisin e jashtëm.

    Të vetmit materiale që ju lejuan Fatos Nanos ishin librat e shenjta. E në fund, Fatos Nano u shpall i pafajshëm nga një gjykatë e Republikës së Shqipërisë për akuzën që Sali Berisha ja kishte ngritur. Mori pafajsinë dhe lekët kokërr më kokërr.

    Atëherë pse e përmend Sali Berisha sot, si një mjegull të vjetër të ndërgjegjës së tij? E përmend sepse ndoshta kërkon ta konsiderojë veten si pjesë e hakmarrjes së socialistëve sepse ju burgosi kryetarin. Ja edhe mund të qëndrojë si argument, por kur nuk ke bërë abuzim je i qetë, edhe sikur nga kundërshtarët mund të vijë furtuna.

    Fatos Nano e ka lënë politikën në vitin 2005, por gjatë qeverisjes së tij kurrë nuk është marrë me Sali Berishën. Madje siç thonë njerëz të afërt të Nanos, ai nuk donte që të ndërmerrte një aksion gjyqësor ndaj njeriut që kishte shkatërruar tmerrin e 1997-s. Po sot që Berisha sfidon Fatos Nanon, e i thotë se ka vjedhur 10 milionë euro, çfarë do të thotë lideri historik i së majtës shqiptare?

    Edhe pse ai ka folur kur ka qenë koha, sot është realisht momenti kur Fatos Nano duhet t’i tregojë Sali Berishës diferencën me të. Edhe pse realisht Berisha atë po kërkon, rastin për tu shpallur martir për një arsye apo tjetër. Po pse ja dha klubin Partizani dhëndrit të tij? Kur të gjithë ishin kundër? Për të ndërtuar 17 kullat, për të cilat Berisha thotë se i takojnë familjes së tij. Por SPAK thotë se nuk i takojnë. Po sa ka fituar Berisha nga 17 kullat? Secili i bën llogaritë vetë!

  • Pala e Berishës s’kërkoi zyrtarisht përjashtimin e Irena Gjokës, reagojnë avokatët e ish-kryeministrit

    Pala e Berishës s’kërkoi zyrtarisht përjashtimin e Irena Gjokës, reagojnë avokatët e ish-kryeministrit

    Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë reaguar pasi nuk arritën të depozitojnë kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

    Në reagimin e tyre ata shprehen se GJKKO duhet të informojë se cila është arsyeja pse nuk dha vendimin e mospranimit të kërkesës së tyre.

    Sipas tyre kjo kërkesë nuk u vu në dispozicion të tyre deri në orarin zyrtar, sikurse iu ishte premtuar zyrtarisht dhe verbalisht.

    “GJKKO të informojë, se cila është arsyeja qe deri ne orarin zyrtar nuk vuri ne dispozicion vendimin e papranueshmërisë se kërkesës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka sikurse i’u premtua avokateve zyrtarisht dhe verbalisht”, u shprehën ata në reagimin e tyre

  • “U zhdukën 10 mln euro”, Berisha: Fatos Nanon e arrestuan socialistët, jo qeveria e PD

    “U zhdukën 10 mln euro”, Berisha: Fatos Nanon e arrestuan socialistët, jo qeveria e PD

    “U zhdukën 10 mln euro”, Berisha: Fatos Nanon e arrestuan socialistët, jo qeveria e PD
    Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Fatos Nanon nuk e akuzoi dhe arrestoi PD-ja, por ishin ministrat e qeverisë socialiste ata që e futën në burg.

    Në një konferencë për mediat, Berisha tha se nuk ka asnjë krahasim mes arrestimit të Nanos dhe çështjes së tij apo të Jamarbër Malltezit.

    “Fatos Nano është arrestuar për disa akuza të PS, të disa akuzave Shane Korbeci dhe disa ministra të tjerë që nuk kishin firmosur, njëri prej tyre Qemal Visha. Ishin zhdukur 10 mln ndihma humanitare për shqiptarët e uritur. Pa nam dhe nishan.

    E vërteta doli se Qemal Visha në atë kohë ministër nuk kishte firmosur. Nano nuk ka pasur asnjë akuzë të vetme nga qeveria e PD, se kanë qenë gati. Ai është pyetur. Janë në dosje akuzat e ministrave të tij. Të krahasosh 10 mln ndihma të zhdukura të shqiptarëve me 450 metra katrorë tokë të Jamarbër Malltezit, janë dy gjëra më të pakrahasueshme. Në dosjen e italianëve ishte firma e italianëve.”, tha ai.

  • Gjyqtarja në shkelje të Kushtetutës/ Gjokutaj: Procesi ndaj Berishës i parregullt, ka njëanshmëri

    Gjyqtarja në shkelje të Kushtetutës/ Gjokutaj: Procesi ndaj Berishës i parregullt, ka njëanshmëri

    Avokati Genc Gjokutaj ka folur për seancën e ditës së sotme për çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe për shtyrjen e saj në datën 30 dhjetor të 2023.

    I ftuar në emisionin “Task Force” me moderatoren Sonila Meço, Gjokutaj u shpreh se është konstatuar njëanshmëri nga ana e gjykatëses Irena Gjoka dhe është kërkuar përjashtim i saj.

    Avokati thekson se Irena Gjoka ka shkelur Kushtetutën, pasi në 1996 është shkarkuar nga Berisha kur mbante postin e kreut të KLD-së.

    “Nëse flasim për një proces penal, baza e një procesi është procedura dhe as më shumë as me pak procedura është standardi i një procesi dhe tregon rrugën që ndjekin palët e është garancia për një proces të rregullt gjyqësor. Ne kemi kërkuar përjashtimin e gjyqtares Gjoka dhe kallëzimin ndaj saj për shkeljen kushtetuese që në fillim ku figuron si e shkarkuar nga KLD në 1996 kur ishte Berisha kryetar i atij organi. Ne dje kem konstatuar njëanshmëri siç ka filluar që në fillim të këtij procesi dhe kem ngritur kërkesën për përjashtimin e saj.

    Kam parë një habi sot ku gjykata ka respektuar një afat tre ditor pasi është i cenueshëm në Apel dhe ka respektuar këtë afat treditor dhe ka caktuar datën e shpalljes. Ne duhet të depozitojmë kërkesën e përjashtimit të gjyqtares dhe më pas të vijoi me shpalljen e vendimit.

    Ne dje e ngritëm kërkesën por nuk e kemi depozituar me shkrim dhe sot në mëngjes jem paraqitur që të marrim dokumentacionin dhe deri të shtunën kemi afatin e depozitimin të këtij afati.

    Të shtunën në orën 12 është caktuar ora për shpalljen e vendimit dhe nuk e dimë nëse është i kondicionuar me gjykimin e kërkesës për përjashtimin e saj. Nëse aprovohet kërkesa për përjashtim atëherë gjykimi fillon nga e para dhe e gjithë kjo procedurë që u konsumua tani fillon përsëri nga e para”, tha Gjokutaj.