Category: Politikë

  • Shtyhet sërish seanca për Berishën

    Shtyhet sërish seanca për Berishën

    Është shtyrë sërish seanca në GJKKO për ish-kryeministrin Sali Berisha. Sa i takon kërkesës së SPAK për arrest shtëpie ndaj ish-kryeministrit, i cili akuzohet për korrupsion pasiv në privatizimin e kompleksit Partizani.

    Seanca do të mbahet më 30 Dhjetor, të shtunën në orën 12:00.

    Mësohet se shkak janë bërë kërkesat e avokatëve, të cilët kanë depozituar në sekretarinë e gjykatës kërkesën për prova të mëtejshme lidhur me procesin.

    Situata ku tashmë, seanca për caktimin e masës ndaj Berishës, është shtyrë për të tretën herë lidhet me një strategji të ndjekur nga avokatët e tij, të cilët kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

  • “Meta po hetohet”/ Sekuestrimi ndaj Kryemadhit, Dumani: Është mjet për të gjetur prova

    “Meta po hetohet”/ Sekuestrimi ndaj Kryemadhit, Dumani: Është mjet për të gjetur prova

    Kreui i SPAK, Altin Dumani ka zhvilluar një takim me informal me gazetarët. Ai nuk i ka shpëtuar disa pyetjeve me interes të këtyre të fundit.

    Sa i përket sekuestrimit ndaj Monika Kryemadhit Dumani tha:

    “Kontrollet tona janë instrument apo mekanizëm si mjet për të gjetur prova. Sa i takon Metës, është çështje ndaj të cilës po kryhen ende hetime dhe nuk kam një koment.”

    “Më pyesni sa herë takohemi për këtë çështje. Kemi dhëne përgjigje”, shtoi kreu i SPAK.

  • “Ilir Meta është nën hetim”/ Sekuestro pasurive të Kryemadhit? Dumnai: Po mblidhen prova…

    “Ilir Meta është nën hetim”/ Sekuestro pasurive të Kryemadhit? Dumnai: Po mblidhen prova…

    “Kontrollet tona janë instrument apo mekanizëm si mjet për të gjetur prova”

    “Kontrollet tona janë instrument apo mekanizëm si mjet për të gjetur prova”

    Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka zhvilluar ditën e ostme një konferencë për mediat.

    Dumani i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me disa nga çështjet me interes të madh. Teksa ka folur në lidhje me hetimin e nisur ndaj ish-kryetares së Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi dhe ish-presidentit Ilir Meta, Dumani u shpreh se sekuestrimi i telefonave apo kontrollet janë kryer për të mbledhur prova.

    “Kontrollet tona janë instrument apo mekanizëm si mjet për të gjetur prova. Sa i takon Metës, është çështje ndaj të cilës po kryhen ende hetime dhe nuk kam një koment. Më pyesni sa herë takohemi për këtë çështje. Kemi dhëne përgjigje”, tha kreu i SPAK.

  • Rrëzohet kërkesa e Fredi Beleri për zëvendësimin e masës së sigurisë

    Rrëzohet kërkesa e Fredi Beleri për zëvendësimin e masës së sigurisë

    Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për zëvendësimin e masës së sigurisë.

    Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, mbahet nën masë sigurie arrest në burg për blerje votash për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023.

    Fredi Beleri u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve vendore dhe që prej atëherë vijon të qëndrojë në paraburgim.

    Gjithashtu, gjykata nuk e ka lejuar Fredi Belerin as që të betohet si kryebashkiak që fitoi zgjedhjet për Bashkinë e Himarës.

    /tvklan.al

  • SPAK kërkon arrestimin e Berishës, GJKKO do të japë vendimin nesër

    SPAK kërkon arrestimin e Berishës, GJKKO do të japë vendimin nesër

    TIRANË- Ka përfunduar seanca në GJKKO për Berishën, ndërsa vendimi për masën do të jepet ditën e nesërme në orën 15:00.

    Pala mbrojtëse e Berishës, kërkoi një ditë më parë përjashtimin nga procesi, të gjyqtares Irena Gjoka, duke dorëzuar provat që sipas tyre provojnë faktin e shkarkimit në shkurt të 1996 nga KLD ku kryetar ishte Sali Berisha.

    Pas miratimit të autorizimit nga Kuvendi për heqjen e lirisë së Sali Berishës, SPAK iu drejtua Gjykatës më datë 22 dhjetor duke i kërkuar ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin, i cili po hetohet nën dyshimet për korrupsion në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

  • “Burgjet me dy standarde”, BIRN: VIP-at i kthejnë qelitë në apartamente, të tjerët jetojnë mes mykut

    “Burgjet me dy standarde”, BIRN: VIP-at i kthejnë qelitë në apartamente, të tjerët jetojnë mes mykut

    Në sistemin e burgjeve në Shqipëri, ish-zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste dhe anëtarët e krimit të organizuar gëzojnë privilegje dhe kushte të favorizuara, në dëm të sigurisë dhe rregulloreve për trajtimin e të dënuarve.
    Më 18 shtator, një grup inspektimi i Avokatit të Popullit vëzhgoi dy pamje të kundërta brenda burgut të Durrësit. Në godinën A rrinin të burgosurit e zakonshëm, të cilët ankoheshin për lagështirë në mure, dushe të amortizuara dhe dyshekë të vjetër e të konsumuar.

    Ndërsa në katin e dytë të godinës B ishin akomoduar një grup ish-zyrtarësh të lartë të Partisë Socialiste, të cilët akuzohen për vepra penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Ndryshe nga të tjerët, ata gëzonin kushte dhe privilegje luksi.

    Dhomat e tyre ishin të investuara, të lyera dhe të arreduara me krevatë të rinj, pajisje elektroshtëpiake dhe dushe të personalizuara. Në sektorin e tyre kishte gjithashtu një palestër për aktivitete sportive, një kuzhinë private dhe një mini-fushë bashkohore futbolli – donacion i Federatës Shqiptare të Futbollit.“Brenda këtij sektori ishte përshtatur një dhomë banimi si ambient gatimi, i cili ishte i pajisur me sobë, frigoriferë, raft për mbajtjen e ushqimeve, tavolinë ngrënieje dhe enë kuzhine,” thuhet në rekomandimin e Avokatit të Popullit, që iu dorëzua drejtuesve të Burgjeve më 20 dhjetor.

    Të burgosurit VIP të burgut të Durrësit, të tillë si ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputeti Alqi Bllako apo ish-kreu jetëgjatë i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako simbolizojnë jashtë burgjeve shembujt e luftës kundër pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Por brenda një sistemi që duhet të garantojë trajtim të barabartë dhe pa diskriminim mes të burgosurve, ish-zyrtarët socialistë ishin më të barabartë se të tjerët. Dhe ata nuk janë të vetmit.

    Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes dokumenteve, emaileve dhe raporteve të inspektimit tregojnë se trajtimi me dy standarde i të burgosurve është një praktikë e zakonshme e sistemit të burgjeve në Shqipëri, e cila nuk favorizon vetëm ish-zyrtarët e lartë publikë, por edhe figura të krimit të organizuar apo të dënuar për krime të tjera të rënda.

    Dokumentet tregojnë gjithashtu se kjo ka sjellë cenim të vazhdueshëm të sigurisë në burgje, kontrolle selektive dhe diskriminim për pjesën tjetër të të burgosurve.

    Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca i tha BIRN se sistemi i burgjeve ka ndërmarrë masa për të përmirësuar situatën, por përballet ende me sfida të shumta.

    “Sistemi ka nevojë për përmirësimin e kushteve për të gjithë të dënuarit njësoj,” tha Ballanca, ndërsa shtoi se disa godina të vjetra “nuk plotësojnë kushtet e sigurisë”.

    Problemet e trajtimit me dy standarde dhe futjes në burgje të sendeve të ndaluara u ekspozuan pas vrasjes së ndodhur më 15 dhjetor brenda burgut të sigurisë së lartë në Peqin, por BIRN gjeti se raporte të tilla u janë dërguar në vazhdimësi krerëve më të lartë të burgjeve, ndërsa masat kanë qenë të diskutueshme.

    Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN për favorizimin e një kategorie të dënuarish në burgje deri në publikimin e shkrimit. Edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja nuk pranoi të komentonte, duke sugjeruar që t’i drejtoheshim Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

    Festa dhe vrasjeShqipëria numëroi rreth 5200 të dënuar dhe të paraburgosur në nëntor 2023, të cilët i ka akomoduar në një rrjet prej 16 institucionesh të ekzekutimit të vendimeve penale. Mes tyre, 2128 veta ishin të dënuar dhe 3107 të tjerë të paraburgosur dhe në pritje të një vendimi.

    Rreth 10% e numrit total të të burgosurve gjenden në burgun e Peqinit në Shqipërinë e Mesme – një institucion me dy seksione të sigurisë së lartë, regjim 41 Biz si dhe shërbime të tjera mbështetëse.

    Ndryshe nga burgu i Durrësit që akomodoi të akuzuarit për krime “të jakave të bardha”, Peqini strehon kategorinë e të burgosurve më të rrezikshëm të Shqipërisë. Në nëntor 2023, rreth 66% të të dënuarve me burgim të përjetshëm dhe 64% të personave të dënuar për krim të organizuar në rang vendi ndodheshin në këtë institucion.

    Më 15 dhjetor, siguria e burgut të Peqinit u cënua rëndë, pasi i dënuari me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj vrau një bashkëvuajtës, plagosi një tjetër dhe kërcënoi disa punonjës policie. Arma e krimit, një pistoletë bashkë me fishekët, ishte futur në burg në rrethana të paqarta, ndërsa Mjacaj deklaroi më pas se e mbante atë të fshehur prej 1 muaji në një kuti qumështi.

    Ngjarja në burgun e Peqinit nuk ishte një rrufe në qiell të kthjellët.

    Thuajse një muaj më parë, një tjetër episod i thyerjes së sigurisë kishte ndodhur në Peqin, çka kishte zbuluar favorizime dhe futje të sendeve të ndaluara në kundërshtim me rregulloret.

    BIRN siguroi një video dhe një kallëzim të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të cilat tregojnë se brenda ambienteve të burgut ishte zhvilluar një festë private me pjesmarrjen e mbi 30 të dënuarve me burgim të përjetshëm dhe krime të tjera të rënda më 20 nëntor.

    Mbi tryezën e të dënuarve kishte ushqime të porositura, shishe uji dhe Coca- Cola. Një telefon celular klandestin filmonte të dënuarit teksa ngrinin dolli me gota plastike që dyshohet se janë të mbushura me raki, pija tradicionale e shqiptarëve, e ndaluar për popullatën e burgjeve.

    Ngjarja u pasua me pezullimin e drejtorit të burgut, Artan Tabaku më 22 nëntor dhe komandimin në vend të tij të Kamber Hoxhës. Por tre javë më pas, Hoxha dhe 11 vartës të tij u arrestuan pas vrasjes së kryer nga Mjacaj nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

    Në seancën e masës së sigurisë, Hoxha deklaroi para gjykatës se “burgu i Peqinit ishte kthyer në hotel”. Para vrasjes, Hoxha i kishte përcjellë informacione të ngjashme drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Admir Abrija.

    “Të burgosurve u është lejuar ndërhyrja/ investimi në dhoma (rikonstruksion/kompletim), tashmë të privatizuara. Ndërhyrja në dhoma e ka kufizuar shumë mundësinë e kontrollit për elementë sigurie dhe sende të ndaluara…,” thuhet në një letër të datës 30 nëntor.

    Në letër shtohet më tej se të dënuarit i konsideronin qelitë si pronë të tyre dhe akomodimi i të dënuarve të tjerë në dhomat e tyre “ishte në kufijtë e së pamundurës”.

    Në dy sektorët e sigurisë së lartë në Peqin, sipas shkresës së Hoxhës, kishte 160 shtretër bosh, ndërsa 115 të dënuar të tjerë ishin akomoduar në kundërshtim me aktet ligjore dhe jashtë kushteve normale të jetesës dhe sigurisë.

    Lista e sendeve të ndaluara që u gjendën brenda burgut ishte gjithashtu e gjatë; frigoriferë jashtë përmasave të lejuara, kondicionerë, furra pjekjeje, mikrovalë, shtrydhëse frutash dhe aksesorë e bokse muzike të përmasave të mëdha.

    Trajtimi me dy standardeVrasja e ndodhur në burgun e Peqinit ndikoi edhe privilegjet e grupit të të burgosurve VIP në Durrës, i cili përbëhej nga një ish-ministër, një ish-deputet, pesë ish-kryebashkiakë, një prokuror dhe një ish-drejtues i lartë i Policisë së Shtetit.

    Ata u transferuan përkohësisht në burgun e Fierit, pasi sipas një drejtuesi të policisë së burgjeve, “ishin trajtuar në mënyrë preferenciale dhe në kundërshti me rregullat e brendshme të burgjeve”.

    Megjithatë, trajtimi me dy standarde në shkelje të ligjit dhe rregulloreve është një praktikë që shkon përtej një kohe të caktuar apo institucioneve të veçanta të ekzekutimit të vendimeve penale.

    Një raport inspektimi i kryer në qershor- korrik 2023 në 16 institucionet e vuajtjes së dënimit, të cilin BIRN e disponon, ekspozon cenim të sigurisë dhe shkelje të rënda të parimit të barazisë dhe mosdiskriminimit edhe në institucione të tjera të vuajtjes së dënimit.

    Në burgun “Jordan Misja” në Tiranë, institucioni më i madh i paraburgimit në Shqipëri, grupi i inspektimit evidentoi kontrolle selektive për sende të ndaluara.

    “Kishte jo vetëm dhoma që nuk kontrolloheshin, por edhe sektorë që nuk ishin prekur dhe kontrolluar asnjëherë…,” thuhet në raport.

    Edhe në regjimin e brendshëm të burgut të Vlorës, trajtimi me dy standarde i të burgosurve u konstatua fare lehtë.

    “Kishte të burgosur të sistemuar që qëndronin të vetëm nëpër dhoma të mirëarreduara, ndërsa të tjerë të sistemuar në disa dhoma të quajtura dhoma karantinimi, pa asnjë orendi brenda, pa tualete, vetëm me një krevat, pa derë dhome, vetëm me zgarë,” shton raporti.

    Në burgun e Kosovës në Lushnje, inspektorët kishin gjetur një ndarje të pabarabartë të hapësirës mes të burgosurve. Në disa dhoma ishin akomoduar vetëm dy persona, ndërsa të tjerat “ishin mbushur plot”.

    Inspektimi konstatoi gjithashtu se në shumicën e burgjeve, kontrollet për sende të ndaluara ishin fiktive, se punonjësit e turnit të natës flinin gjumë dhe se kishte shkelje të rregulloreve për futjen e sendeve të ndaluara.

    “Nga sondazhi i kryer për procedurën e kontrollit të elementëve të ndaluar, u konstatua se kontrolli zgjaste 3 minuta në një sektor me 10-12 dhoma, ku mesatarja e kontrollit për një dhomë i bie 20 sekonda,’ citon raporti për burgun “Jordan Misja” në Tiranë./BIRN

  • VIDEO/ Faturinoja lë punën dhe i bashkohet protestës së Berishës: Na vdiqën hajdutët

    VIDEO/ Faturinoja lë punën dhe i bashkohet protestës së Berishës: Na vdiqën hajdutët

    Protestës i është bashkuar edhe një faturino, e cila ka lënë punën për të protestuar me opozitën

    Qindra qytetarë janë mbledhur para Gjykatës së Lartë, aty ku Sali Berisha ka thirrur protestë.

    Protestës i është bashkuar edhe një faturino, e cila ka lënë punën për të protestuar me opozitën. Ajo shihet mes qytetarëve, të cilët i thonnë “Bravo”.

    Ndërkohë Gjykata e Lartë është rrethuar nga qindra forca policie, ndërsa protestuesit kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve. Protesta po mbahet në lidhje me vendimi ne gjykatës së Lartë, se kujt i përket “vula” e Partisë Demokratike.

  • “Po kërkohet roje për një 79-vjeçar”, avokati: Masa e SPAK ekstreme

    “Po kërkohet roje për një 79-vjeçar”, avokati: Masa e SPAK ekstreme

    SPAK kërkoi masën e sigurisë me “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore për ish-kryeministrin Sali Berisha.

    Krahas kësaj, në kërkesën e SPAK kërkohet që Berishës t’i ndalohet komunikimi me persona të tjerë veç pjesëtarëve të familjes.

    Avokati, Franc Nuri tha se masa e SPAK ndaj Berishës, në një kohë që ky i fundit është i moshuar dhe nuk ka rrezikshmëri shoqërore.

    “Është një masë e rëndë që është kërkuar nga SPAK për gjykatën. Në lidhje me arrestin në shtëpi, është një nga masat më të rënda se parashikohet që të rrijë polic te dera që ka një listë të familjarëve. Ajo që nuk dihej është që të kërkohet ndalimi total i komunikimit. Të dyja këto masa janë ekstreme dhe janë të jashtëligjshme në rastin konkret, se këto masa janë të parashikuara vetëm për persona me rekorde kriminale.

    Berisha është mbi 70 vjeç, nuk ka asnjë lloj rrezikshmërie shoqërore, as rrezik për të prishur provat, është e ekzagjeruar. Për çfarë kërkohet arresti në shtëpi për një person 79 vjeç dhe kërkohet edhe roje”, tha avokati në një intervistë për Euronews Albania.

  • “Bekime dhe festa të bardha”/ Kryeministri Rama uron Krishtlindjen me tablon e pikturuar në atelienë e Çetirëve

    “Bekime dhe festa të bardha”/ Kryeministri Rama uron Krishtlindjen me tablon e pikturuar në atelienë e Çetirëve

    Rama shkruan se tabloja shpreh dashurinë e Perëndisë ndaj njerëzit, ndërsa ka uruar besimtarët për këtë festë

    Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.

    Në një postim në rrjete sociale, kryeministri ka zgjedhur ta postojë urimin e tij krahas një tabloje të pikturuar në atelienë e Çetirëve, ku paraqitet ikona e lindjes së Jezu Krishtit.

    “Me këtë tablo të rrallë të lindjes së Krishtit, pikturuar në atelienë e Çetirëve, si simbol i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit, ju uroj bekime dhe festa të bardha. Muzeu “Onufri”, Berat”, shkruan Rama.

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=919688736193455&set=a.400250428137291&type=3&ref=embed_post

  • Berisha uron krishtlindjet: Magjia e kësaj nate le të shndërrohet… në besim e forcë për mbarë shqiptarët…

    Berisha uron krishtlindjet: Magjia e kësaj nate le të shndërrohet… në besim e forcë për mbarë shqiptarët…

    Kryetari i Partisë Demokratikë Sali Berisha ka uruar krishtlindjet, në një mesazh postuar në faqen e tij në facebook ku shkruan se, “magjia e kësaj nate le të shndërrohet në eliksirin e jetës, në mirësi, gëzime, shpresë, besim e forcë për çdo njërin prej jush, për të gjithë besimtarët e Zotit, për mbarë shqiptarët”.

    Postimi I plotë:
    Gëzuar Krishtlindjet

    Të dashur miq, sonte është nata e lindjes së Hyijt, Krishtit Mbret, nata më magjepsëse për të gjithë besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe mbarë botën. Prandaj dhe le të urojmë ne së bashku përzemërsisht miqtë tanë të krishterë kudo që janë Gëzuar Krishtlindjet, magjia e kësaj nate le të shndërrohet në eliksirin e jetës, në mirësi, gëzime, shpresë, besim e forcë për çdo njërin prej jush, për të gjithë besimtarët e Zotit, për mbarë shqiptarët.

    Krishti Mbret ju bekoftë! Gëzuar! #sb

    https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/1015505916597177?ref=embed_post