Category: Politikë

  • “Opozita i ka tradhtuar shqiptarët”- Berisha nga Këshilli Kombëtar: Ne jemi shpresa e vetme, prandaj na luftojnë në çdo formë

    “Opozita i ka tradhtuar shqiptarët”- Berisha nga Këshilli Kombëtar: Ne jemi shpresa e vetme, prandaj na luftojnë në çdo formë

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për sulmet ndaj opozitës.

    Ai shprehet se opozita në fakt nuk është e dobët, por thjeshtë e sulmuar.

    Ish-kryeministri thotë se këto sulme vijnë për të vetmin fakt se ata po thonë të vërtetën.

    Ndërsa sa u takon shqiptarëve, Berisha tha se ata janë të tradhtuar, si nga qeveria, drejtësia por edhe nga opozita “fasadë” duke iu referuar këtu PD-së së drejtuar nga Lulzim Basha.

    Sipas Berishës, shpresa e vetme e shqiptarëve tanimë është vetëm PD e Rithemelimit.

    Sali Berisha: Pikërisht se nuk kanë prova, ky arrestim mund të realizohej vetëm nga një zinxhir shkeljesh ligjore.

    Po pse gjithë kjo luftë kundër Sali Berishës? Pse ky agresion 2-vjeçar kundër opozitës, aq sa janë të gatshëm të shkatërrojnë pluralizmin, vetëm për të na luftuar ne.

    Këto dy vite ne kemi prishur rehatinë, kemi goditur gjer në palcë Edi Ramën, sepse kemi treguar të vërtetën.

    Sepse kur qeveria u çan veshët qytetarëve “Shqipëria është Europa e Ballkanit” të kujton Sulltan Hamiti kur thoshte se Shqiptarët janë otomanët e Europës.

    Kjo është vetëm për ministrat e tij. Është krejt tjetër për qytetarët. Nga kjo parajsë kanë ikur 1 mln e 300 mijë qytetarë.

    Opozita luftohet se kur Edi Rama bën si klloun para Evropës, ne i tregojmë se ky klloun në fakt është një diktator që pushtetin e fiton duke shndërruar krimin në votë dhe votën në krim.

    Opozita nuk është e dobët, është e sulmuar, nga qeveria e padrinos, gjykata dhe prokuroria politike, edhe nga disa prej mediave më kryesore të vendit, nga organizatat e krimit dhe drogës

    Për t erën parë në histori ne jemi një komb në vdekje. Shqiptarët janë larguar nga vendi i tyre më shumë se sirianët nga luftrat.

    Shqipëria është e tradhëtar, qeveria i ka tradhëtuar shqiptarët, drejtësia i ka tradhëtuar shqiptarët, opozita fasadë si ato Brava-Balla-Alibeaj i ka tradhëtuar shqiptarët.

    Çfarë iu ka mbetur shqiptarëve? U ka mbetur vetëm opozita e vërtetë. Vetëm ne jemi shpresa e vetme që ka mbetur për shqiptarët prandaj dhe luftohemi në çdo formë.

  • Arrestimi i Berishës/ Vokshi: Plan i mirëmenduar i Ramës, është shkelur Kushtetuta

    Arrestimi i Berishës/ Vokshi: Plan i mirëmenduar i Ramës, është shkelur Kushtetuta

    Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, e ftuar në Ora News ka komentuar vendimin e Kuvendit për heqjen e imunitetit ndaj Sali Berishës, pasi pritet një masë arresti nga SPAK për të.

    Vokshi u shpreh se janë shkelur të gjitha ligjet dhe është shkelur Kushtetuta në raport me vendimin për arrestimi ne Berishës. Ajo shoti se ky është një plan i mirëmenduar i Edi Ramës, ku institucionet e drejtësisë po i bien me grusht Kushtetutës.

    Vokshi: Janë shkelur të gjitha ligjet dhe është shkelur kushtetuta, nga institucionet qeveritare, por edhe nga SPAK dhe GJKKO-ja, institucione për të cilat ka pasur pritshmëri të lartë sepse e kemi votuar të gjithë, bashkë me ndërkombëtarët. Ajo që i vuri vulën më tej, dhe që në fakt është një grusht i rëndë anti kushtetues ndaj shtetit shqiptar, ishte vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese.

    Nëse ajo nuk bën punën e saj dhe nuk interpreton konfliktin e kompetencave mes pushteteve, atëherë ku do ta gjejë të drejtën një qytetar, nëse nuk e gjen kreu i opozitës. Ky është një plan i mirëmenduar i Edi Ramës.

  • Berisha: Opozita nuk mposhtet me burgje dhe atentate

    Berisha: Opozita nuk mposhtet me burgje dhe atentate

    Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi konferencën e përjavshme për shtyp. Kryedemokrati tha se opozita nuk mposhtet kurrë as me atentate dhe as me burgje.

    “Fati i opozitës do të jetë fitorja! Nuk i kanë mposhtur kurrë opozitat me burgje. E kanë provuar! Dy gjëra tregon historia, se me burgje dhe atentate, opozitat nuk mposhtet kurrë. Jo! Kanë dështuar të gjithë ata që kanë përdorur këto praktika”, njoftoi Berisha.

  • ‘Thotë do votojmë dhe nuk shkon në Kuvend të votojë’/ Korreshi: Basha nuk erdhi në Parlament se ishte duke ngrënë byrek

    ‘Thotë do votojmë dhe nuk shkon në Kuvend të votojë’/ Korreshi: Basha nuk erdhi në Parlament se ishte duke ngrënë byrek

    Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, është shprehur se kryedemokrati Lulzim Basha nuk kishte guximin të vinte në Kuvend dhe të votonte nismën për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

    Komentet Korreshi i bëri në Euronews Albania, ku tha se Basha këtë bën gjithmonë, ‘thotë do votojmë dhe nuk shkon në Kuvend të votojë’. Ai shtoi se prej 8 javësh është ngritur një kauzë opozitare dhe Basha “rri dhe ha byerek”

    “Grupimi i Bashës nuk e ka guximin të shkonte në Parlament, sepse do përballeshin me atë ç’ka sajojnë në dokumentacion. Ne votojmë, kështu ka bërë gjithmonë Basha, ka 8 javë që thotë do votoj dhe s’ka ardhur kurrë të votoj. Nuk e di kishte frikë apo nuk kishte frikë të vinte në Kuvend. Ka 8 javë që është ngritur një kauzë opozitare dhe ai e ka mendjen të hajë byrek.

    Defacto ka rënë imuniteti, pra moskontrolli trupor nga Policia ka rënë. Duhet një interpretim, unë jam për ta lënë të gjithë imunitetin. Është një nisëm që ne kemi bërë dhe ka rënë. Pra maxhoranca të shpjegojë pse nuk e votoi në vitin 2012. I thoni shokut Luli që edhe ai asaj t’i mëshojë se e ka firmosur në vitin 2021”, tha Korreshi.

  • “Na ka tronditur të gjithëve”/ Masakra me 15 të vdekur në Pragë, reagon kryeministri Rama

    “Na ka tronditur të gjithëve”/ Masakra me 15 të vdekur në Pragë, reagon kryeministri Rama

    “Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave”

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmin e armatosur në universitetin e Pragës, ku mbetën të vrarë 15 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

    Rama shprehet se Shqipëria dënon ashpër dhunën dhe sulmin e tmerrshëm, ndërsa thekson se në këtë kohë të vështirë qëndron pranë miqve çekë.

    “Sulmi i tmerrshëm në Universitetin Charles në Pragë na ka tronditur të gjithëve. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave. Shqipëria dënon ashpër dhunën vdekjeprurëse dhe qëndron pranë miqve të saj çekë në këtë kohë të vështirë”, shprehet Rama.

    https://twitter.com/explore?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1737904668385194006%7Ctwgr%5E1b8eaef63579fb4929ec5b2bae8d108ab7a7f802%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fgazeta-shqip.com%2Faktualiteti%2Fna-ka-tronditur-te-gjitheve-masakra-me-15-te-vdekur-ne-prage-reagon-kryeministri-rama%2F

  • “Beleri, çështje e drejtësisë”, Rama: Vendimi i GJKKO për të mos u betuar, korrekt!

    “Beleri, çështje e drejtësisë”, Rama: Vendimi i GJKKO për të mos u betuar, korrekt!

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht për vendimin e GJKK për të mos i dhënë lejen kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, për të mos u betuar duke qenë se ende ndodhet në paraburgim për akuzën lidhur me vjedhjen e votave.

    Reagimi i kryeministrit Rama:

    Nga leximi i vendimit të arsyetuar të GJKKO mbi mosdhënien e lejes për betimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, shoh të udhës të nënvizoj publikisht sa më poshtë:

    Mosdhënia e lejes për betim në kushtet e paraburgimit nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rezulton përfundimisht një qëndrim korrekt ligjor, ashtu sikundër edhe refuzimi i gjykatës speciale ndaj kërkesës është qartësisht i lexueshëm dhe lehtësisht i kuptueshëm.
    Fakti që kryetari i zgjedhur i Himarës mbetet i tillë deri në fund të gjykimit dhe vetëm shpallja me vendim të formës së prerë do të përcaktojë mundësinë e tij për t’u betuar në rast pafajësie apo pamundësinë e tij për të mbetur kryebashkiak në rast fajësie, është po ashtu qartësisht i lexueshëm dhe lehtësisht i kuptueshëm.

    Referimi nga ana e GJKKO e ngërçit që krijohet në vazhdimësinë e përkohshme të detyrës nga ana e kandidatit humbës, përderisa faktikisht kryebashkiaku i zgjedhur mbetet në paraburgim, ndërkohë që kryebashkiaku ende në zyrë nuk e ka legjitimitetin për të drejtuar bashkinë në mungesë të fituesit, e bën qartësisht të lexueshme dhe lehtësisht të kuptueshme nevojën e daljes nga ky ngërç përmes ndërprerjes së vazhdimësisë së qëndrimit në detyrë të kandidatit humbës, bazuar në praktikat më të mira europiane për sigurimin e shërbimeve publike në bashkinë e Himarës.

    Si përfundim, ky vendim i arsyetuar i GJKKO është një konfirmim i padiskutueshëm ligjor i “çështjes Beleri” si një çështje e drejtësisë, assesi e politikës apo kurrësesi e organeve të qeverisë qendrore. Po ashtu arsyetimi i këtij vendimi krijon një premisë pozitive për adresimin e ngërçit të lartpërmendur.

  • Rama s’kursen batutat gjatë takimit të fundvitit me trupin diplomatik, komenti për bashkëshorten: Ajo sa vjen…

    Rama s’kursen batutat gjatë takimit të fundvitit me trupin diplomatik, komenti për bashkëshorten: Ajo sa vjen…

    “Dua t’i shtoj dollisë edhe familjen time dhe për gjysmën time më të mirë”

    Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat as gjatë takimit të fundvitit me përfaqësuesit e trupit diplomatik në Shqipëri.

    Kreu i qeverisë ka ngritur dolli edhe për bashkëshorten e tij, duke u shprehur se ajo me kalimin e viteve po bëhet edhe më e bukur, ndërsa me të po ndodh e kundërta.

    “Këtu përfundon fjala ime e shkruar dhe mendojeni, e ndala së shkruari se pata shumë frikë se do të ishte një tjetër fjalim i gjatë. Besoj se mjafton kaq për atë që do të vijë, është shumë më mirë të presim me padurim të ndodhë dhe jam i bindur që ky vend i bukur, me verëra shqiptare të shkëlqyera, me muzikën që shpresoj se do të jetë në një nivel me shijen me të cilën është krijuar kjo hapësire këtu, me miq kaq të mirë përreth, janë më se të mjaftueshme për të vazhduar këtë mbrëmje të bukur. Nisi bukur dhe përvoja tregon se këto lloj mbrëmjesh tradicionale të fund vitit nisin bukur dhe përfundojnë edhe më bukur.

    Ju faleminderit të gjithëve dhe nëse mund ta marr sërish gotën, dua të ngre një dolli, së pari për familjet tuaja, sepse në fund të fundit, janë ato që paguajnë koston për të gjithë punën tuaj jashtë shtëpisë edhe për jetën tuaj mjaft argëtuese në politikën shqiptare jashtë shtëpisë dhe për gjithë sa iu duhet të bëjnë gjatë tërë kohës që ata në shtëpi ju presin. Dua po kështu, të them të njëjtën gjë për familjet e kolegëve të mi këtu, të cilët kanë një detyrë edhe më të vështirë, sepse jo vetëm iu duhet të na presin që të kthehemi në shtëpi, po edhe iu duhet të dëgjojnë gjëra të tmerrshme për ne gjatë ditës. Në mbyllje të dollisë për të gjitha familjet tuaja, dua t’i shtoj dollisë edhe familjen time dhe për gjysmën time më të mirë. Ajo sa vjen e bëhet më e mirë, unë sa vij e përkeqësohem, po ja që kështu është. Gëzuar pra, për familjet tuaja, për fëmijët tuaj, për të dashurit tuaj dhe iu uroj atyre, bashkë me ju natyrisht, së pari një Vit të Ri me shëndet, së dyti një Vit të Ri të gëzuar dhe së treti, një Vit të Ri shumë të suksesshëm”, tha Rama.

  • Mediat e huaja jehonë heqjes së imunitetit të Berishës: E pret burgu ose arresti i shtëpisë

    Mediat e huaja jehonë heqjes së imunitetit të Berishës: E pret burgu ose arresti i shtëpisë

    Parlamenti votoi sot me 75 vota pro për të hequr imunitetin e ish-kryeministrit Sali Berisha, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.

    Teksa votimi është shoqëruar me tensione brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit, lajmi ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja.

    Washington Post shkruan se deputetët e opozitës u përplasën me punonjësit e gardës, teksa Berisha nuk pranoi të merrte fjalën në parlament.

    “Partia Socialiste në pushtet mban 74 nga 140 vendet në legjislaturën kombëtare të Shqipërisë dhe 75 ligjvënës ranë dakord të plotësojnë një kërkesë nga prokurorët për t’i hequr Berishës imunitetin e tij parlamentar. Votimi i së enjtes u hap rrugë prokurorëve të kërkojnë lejen e gjykatës për ta vënë Berishën në arrest në burg ose arrest shtëpie”, shkruan media e njohur.

    Ndërkohë, Associated Press shkruan se me mungesën e opozitës në Parlament, nuk pati asnjë votë kundër heqjes së imunitetit të Berishës.

  • Berisha drejt arrestimit, Kuvendi i dërgon SPAK dokumentin e autorizimit

    Berisha drejt arrestimit, Kuvendi i dërgon SPAK dokumentin e autorizimit

    Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar zyrtarisht SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës. Letra, që mban firmën e kryetares Lindita Nikolla, i është dërguar Prokurorisë së Posaçme, pas votimit paraditen e së enjtes me 75 vota pro për t’i hequr imunitetin e deputetit dhe për t’i hapur rrugë arrestimit të tij.

    Një ditë më parë në Kuvend u dorëzuan dy raportet e përpiluara nga anëtarët e Këshillit të Mandateve të cilët votuan në mbështetje të kërkesës së SPAK për t’i hapur rrugën arrestimit të Sali Berishës.

    Të dy raportet, si i mazhorancës dhe opozitës i rekomandonin Kuvendit dhënien e autorizimit ndaj kërkesës së SPAK që kërkon heqjen e imunitetit të Berishës dhe më pas arrestimin e tij.

    Si PS ashtu edhe PD argumentuan se akuzat ndaj Berishës nuk janë politike. Në raportin e tij të gjatë Enkelejd Alibeaj ndalet te faktet që SPAK ka paraqitur ndaj Berishës duke përmendur se ish-kryeministri akuzohet se ndryshoi disa ligje për të favorizuar dhëndrin në privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

  • Kuvendi i hoqi imunitetin, Berisha: Jam më i fortë se kurrë! Gjithçka që është ndërmarrë ndaj meje është ilegjitime

    Kuvendi i hoqi imunitetin, Berisha: Jam më i fortë se kurrë! Gjithçka që është ndërmarrë ndaj meje është ilegjitime

    Para selisë blu, ish-kryeministri Sali Berisha foli para mbështetësve të tij duke thënë se ndihet më i fortë se kurrë, pas heqjes së imunitetit të deputetit që i hap rrugë arrestimit të tij.

    “Jam pa imunitet, por më i fortë se kurrë. Më i vendosur se kurrë në mbrojtje të kauzës së drejtë të opozitës. Do të triumfojë.

    Kjo bandë që qëndron në pushtet do t’i ketë kohërat e numëruara. Rama do të përfundojë si gjyshi i tij Enver Hoxha.

    Shqiptarët do të kenë qeveritarët dhe opozitën e tyre siç e meritojnë.

    Kjo histori është në zhvillim, por është më krenare pasi nuk mposhte nga agresioni dhe korrupsioni i pashembullt.

    Ka të gjithë energjinë për të mbrojtur të drejtat e shtetit ligjor.

    Gjithçka që është ndërmarrë ndaj meje është ilegjitime. Vendimet nga alfa te omega janë marrë si hakmarrje e mirëfilltë politike në shkelje të çdo parimi dhe ligji. Ju falënderoj për praninë tuaj, mirupafshim”, tha Berisha