Category: Politikë

  • Gati të arrestohet nga SPAK, Berisha thotë fjalët e para: Parlament i vrimës së miut, ky vendim do të…

    Gati të arrestohet nga SPAK, Berisha thotë fjalët e para: Parlament i vrimës së miut, ky vendim do të…

    Berisha në reagimin e tij të parë është shprehur se ky vendim ishte antikushtetues dhe antiligjor

    Pas miratimit nga ana e deputetëve të mazhorancës për heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha, ky i fundit jashtë Kuvendit ka mbajtur një fjalë të shkurtër për mediat.

    Berisha në reagimin e tij të parë është shprehur se ky vendim ishte antikushtetues dhe antiligjor, teksa nuk dëshironte të zgjatej më tepër në komente.

    Ndër të tjera, sipas Berishës vendimi për heqjen e imuntietit shënon nisjen e protestave masive nga ana e opozitës.

    “Sot narkoparlamenti në një akt anti kushtetues dhe anti demokratik votoi në kundërshtim me çdo procedur ligjore për heqjen e imunitetit dhe arrestimin tim. Në një mënyrë apo në një tjertër parlamenti sot vazhdoi veprën që dështoi në datën 9 shtatori dy vite më parë. Por nëse dështoi atëherë, iu garatoi se sot do të jetë më i dështuar se kurrë. Ky vendim do të mobilizoi opozitën në shkallën më të lartë dhe nën moton ‘O sot o kurrë ‘do ti jap përgjigjen këtij vendimi.

    Parlamenti ditën e sotme përfundoi në parlamentin e vrismës së miut.”- tha Berisha

  • Vokshi përplaset me gardistët: Hapu mo, kush je ti që thua do të të kontrolloj

    Vokshi përplaset me gardistët: Hapu mo, kush je ti që thua do të të kontrolloj

    Brenda ambienteve të Kuvendit ka pasur përplasje mes efektiëve të Gardës dhe deputetëve të Partisë Demokratike.

    Deputetja Albana Vokshi nuk është lejuar që të hyjë në sallë për shkak se sipas efektivëve të Gardës nuk ka kaluar skanerin.

    Kjo gjë ka shkaktuar reagimin e fortë të saj.

    Albana Vokshi: Ik, kë të mbyllësh ti mo? Hapu mo.

    Gardisti: Pa kontrolluar jo, kalo te skaneri.

    Albana Vokshi: Kalova mo, je në terezi ti. Kujt i thua ti mo? Kalova te skaneri. Kush je ti që thua do të të kontrolloj. Kush je ti more? Hape, hape./tvklan.al

  • Autorizimi i kërkesës së SPAK/ Alibeaj dërgon në Kuvend raportin: Të lejohet arrestimi i Sali Berishës

    Autorizimi i kërkesës së SPAK/ Alibeaj dërgon në Kuvend raportin: Të lejohet arrestimi i Sali Berishës

    Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani

    Janë depozituar në Kuvend dy raportet e përpiluara nga anëtarët e Këshillit të Mandave të cilët dy ditë më parë me 6 vota pro votuan pro kërkesës së SPAK për arrestimin e ish kryeministrit Sali Berisha.

    Njëri prej tyre është raporti i mazhorancës, kurse raporti tjetër është i deputetit Enkelejt Alibeaj, që ishte i vetmi përfaqësues i opozitës në Këshillin e Mandateve. Të dy raportet kërkojnë dhënien e autorizimit për ti hapur rrugë kërkesës së SPAK që kërkon heqjen e imunitetit të Sali Berishës.

    Në raportin e opozitës, renditen faktet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për Berishën, i cili nga hetimet rezulton se “ka kryer veprime aktive, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, në vendosjen në dispozicion të shtetasit Jamarbër Malltezi të strukturave të ndryshme të administratës shtetërore për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore në favor të tij”.

    Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani, teksa SPAK ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij, nga “detyrim paraqitje” në “arrest shtëpie” ose “arrest me burg”. Kërkesa e SPAK dhe tashmë edhe e Këshillit të Mandateve, pritet të votohet ditën e nesërme në seancën parlamentare.

  • Elon Musk takon Ramën dhe kërkon të vijë në Shqipëri

    Elon Musk takon Ramën dhe kërkon të vijë në Shqipëri

    Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ditën e tretë të “Atreju 2023”, me ftesë të kryeministres Meloni. Aty Rama u takua me biznesmenin dhe investitorin Elon Musk, i cili ishte gjithashtu i ftuar në këtë event. Musk shprehu dëshirën për vizituar Shqipërinë.

    “Do më pëlqente të vija në Shqipëri!”, u shpreh Musk.

    “Eja, ka shumë për të parë dhe bërë në Shqipëri, po mbi të gjitha e sigurtë që s’do pendohesh”, tha kryeministri Rama.

  • VIDEO/ “Do të më pëlqente të vija në Shqipëri”, Rama takohet me Elon Musk

    VIDEO/ “Do të më pëlqente të vija në Shqipëri”, Rama takohet me Elon Musk

    Rama, i cili mori pjesë në ditën e tretë të “Atreju 2023” me biznesmenin dhe investitorin Elon Musk

    Kryeministri Edi Rama, i cili mori pjesë në ditën e tretë të “Atreju 2023”, me ftesë të kryeministres Meloni, u takua në Romë me biznesmenin dhe investitorin Elon Musk, i cili ishte gjithashtu i ftuar në këtë event.

    Musk shprehu dëshirën për vizituar Shqipërinë.

    “Do më pëlqente të vija në Shqipëri!”, u shpreh Musk.

    “Eja, ka shumë për të parë dhe bërë në Shqipëri, po mbi të gjitha e sigurtë që s’do pendohesh”, tha kryeministri Rama.

  • Mediat greke: Takimi i Mitsotakis me Ramën/ Pavarësisht kërcënimeve të Scholz, Greqia i tha ‘jo’ pranimit të Shqipërisë në BE

    Mediat greke: Takimi i Mitsotakis me Ramën/ Pavarësisht kërcënimeve të Scholz, Greqia i tha ‘jo’ pranimit të Shqipërisë në BE

    GREQI- Pas ‘përplasjeve’ të Kyriakos Mitsotakis me kancelarin gjerman Olaf Scholz në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, kryeministri grek postoi në rrjetet e tij sociale një foto me kryeministrin shqiptar Edi Rama nga samiti i Brukselit. Në këtë album, Rama ishte i fundit.

    Kryeministri grek dërgoi mesazhe të qarta nga Brukseli, në lidhje me çështjen e zgjerimit.

    Mitsotakis i dërgoi një mesazh Edi Ramës, i cili theksoi se mund të ketë progres në çështjen e anëtarësimit të Shqipërisë, me kushtin: Të ketë progres në çështjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

    Protothema shkruan se kryeministri grek synon që për Belerin të sigurohet që të vazhdojë gjykimi i drejtë në respekt të prezumimit të pafajësisë. Kryeministri grek në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel përsëriti qëndrimin e përhershëm të Greqisë se çështja e marrjes së detyrës nga Fredi Beleri dhe se e drejta e tij për një proces të drejtë nuk është një çështje dypalëshe midis Greqisë dhe Shqipërisë, por çështje respekti për shtetin e së drejtës, që është thelbi i procesit të anëtarësimit

    https://www.instagram.com/kyriakos_/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a535dcf8-440c-4229-8be9-e5de7cf4aabd

  • Gazeta greke “Kathimerini”: Pse Kancelari Scholz mbështet anëtarësimin e Shqipërisë dhe është kundër vetos së Greqisë?

    Gazeta greke “Kathimerini”: Pse Kancelari Scholz mbështet anëtarësimin e Shqipërisë dhe është kundër vetos së Greqisë?

    Kundërshtimi i Gjermanisë ndaj bllokadës që Greqia i ka bërë Shqipërisë për hapjen e kapitujve me BE-në, mesa duket nuk ka kapërdihet lehtë në Athinë.

    Prestigjiozja greke “Kathimerini” ka bërë një artikull të titulluar “Berlini, Edi Rama dhe prapaskenat”, duke analizuar faktin përse Kancelari gjerman Olaf Scholz mbështet anëtarësimin e Shqipërisë dhe është kundër vetos që ka vendosur Greqia.

    “Mbështetja e Kancelarit Olaf Scholz për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, ndërkohë që ai ishte në dijeni të vetos greke që lidhet me betimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, nuk ishte një rrufe në Athinë. Javët e fundit kanë mbërritur mesazhe nga Berlini dhe Uashingtoni që Athina duhet të tregojë se po negocion me Ramën. Përgjigjia nga Athina ishte e njëjta, që Fredi Beleri të betohet, të ketë një gjykim të drejtë dhe të respektohet prezumimi i tij i pafajësisë”, shkruan “Kathimerini”.

    Sipas analizës së të përditshmes greke, ekzistojnë 2 arsye përse Kancelari gjerman shprehu hapur kundërshtimin e tij ndaj Greqisë.

    “E para ka të bëjë me investimin e vetë Shqipërisë në reformimin e drejtësisë dhe të sundimit të ligjit në vend. SPAK-u, që nuk lejoi Fredi Belerin të betohet, është një organ i formuar me frymë anglo-saksone dhe financim e mbështetje gjermane. Prokurorët janë trajnuar në akademinë e FBI-së në Quantico në Virxhinia të SHBA-së, por edhe në Mbretërinë e Bashkuar në Londër. Si për amerikanët, ashtu dhe për gjermanët, SPAK është shembulli më i suksesshëm i reformës në drejtësi në Ballkanin Perëndimor”, vijon Kathimerini, që shkon më tej duke shkruar se “as nuk e kuptojnë që (SPAK) mund të bëhet mjet shfrytëzimi politik dhe që nxjerr në pah kryesisht naivitetin e Perëndimit për situatën në Shqipëri”.

    Sa i përket arsyes së dytë të kundërshtisë gjermane, sipas Kathimerini, është më së shumti politik dhe më pak teknik.

    “Gjermania e kishte shprehur pakënaqësinë që në Gusht kur Kryeministri grek Mitsotakis organizoi samitin e Ballkanit Perëndimor në Athinë, me pjesëmarrjen edhe të Presidentit ukrainas, por nuk ftoi Kryeministrin Edi Rama. Disa javë më vonë në Tiranë u mbajt samiti i Procesit të Berlinit. Një arsye kryesore, që tregon gjithashtu përpjekjen shpesh të nxituar gjermane, është situata në Ballkanin Perëndimor pas Shkurtit të vitit 2022 të pushtimit rus në Ukrainë. Gjermania, e cila deri atëherë kishte hezituar, u kthye fuqishëm në anën e atyre shteteve që dëshirojnë integrim të shpejtë dhe të menjëhershëm (dhe pa shumë kushte) në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, shkruan ndër të tjera “Kathimerini”.

    E përditshmja greke e mbyll artikullin duke thënë se në kampin shqiptar, qeveria mban tone të ulëta. “Një ditë më parë në një konferencë për shtyp, Kryeministri Rama e cilësoi Mitsotakisin mik dhe theksoi se sipas tij çështja Beleri mund të zgjidhet mes dy shteteve dhe jo përmes BE-së”, thekson Kathimerini.

    Në samitin e mbajtur në Bruksel mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dy ditë më parë, Greqia u bë pengesë për Shqipërinë duke mos firmosur hapjen e kapitujve, edhe pse shumë shtete europiane vlerësuan progresin e vendit tonë.

  • “S’kemi ç’bëjmë, ka dhënë urdhër Erion Braçe”- Deputeti socialist sulmon Administratën Tatimore: Idiotë të padobishëm të shtetit! Duhet ndaluar kjo..

    “S’kemi ç’bëjmë, ka dhënë urdhër Erion Braçe”- Deputeti socialist sulmon Administratën Tatimore: Idiotë të padobishëm të shtetit! Duhet ndaluar kjo..

    Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka sulmuar ashpër administratën tatimore, pas kërkesës së tij për inspektim në treg.

    Përmes një video ai kritikon ashpër agjencitë ligjzbatuese në vend për mënyrën se si ushtrojnë kontrollin e tyre tek tregtarët.

    Më herët ai denoncoi përmes një video se si tregtarët në kryeqytet abuzojnë me çmimet e produkteve dhe nuk lëshojnë asnjë faturë. Ky konstatim, deklaron ai erdhi pas një inspektimi në terren nga ana e tij, pas mesazheve denoncuese në adresë të tij.

    Braçe kërkoi nga administrata tatimore që të dalë në terren dhe të sigurohet që faturat lëshohen me qëllim ndaljen e “grabitjes së qytetarëve dhe bujqve”.

    Por, ai shprehet i indinjuar se në fakt përfaqësuesit e agjencisë në fjalë që dolën në terren, janë shprehur tek tregtarët se ishin të detyruar të dilnin pas një urdhri nga deputeti Braçe.

    Postimi i plotë:

    Nuk qenka e thënë! Pas klithmës së mëngjesit lidhur me mënyrën e funksionimit të tregjeve të frutave dhe perimeve në gjithë territorin e vendit, në kundërshtim me ligjin në mënyrë abuzive por dhe në kufijtë e grabitjes, ka reaguar njëra nga agjencitë ligjzbatuese në këtë vend, e lidhur me fiskun.

    Kanë shkuar përfaqësues të saj në tregun e madh te Tiranës, një pjesë janë njoftuar më parë, një pjesë kanë mbyllur qepenat, një pjesë janë kapur.

    Çfarë ju është thënë?

    -“S’kemi çfarë bëjmë.. Ka dhënë urdhër Erion Braçe.”

    Për tu sqaruar deri në fund, me ju dhe idiotët e padobishëm të shtetit, unë nuk ka tagër të urdhëroj kërrkënd, jam thjeshtë deputet.

    Nuk është qëllimi gjoba, qëllimi është fatura. Nëse shkoni në ato tregje bëni gjënë që është më e thjeshta dhe e dobishmja, të detyroni faturën për çdo transaksion në blerje nga bujku dhe në shitje tek konsumatori.

    Detyroni faturën deri në 31 dhjetor dhe në viji9m. Por deri në 31 dhjetor është urgjente, nëse doni të vendosni rregull në treg. Kaq bëni!

    Denoncimi i një dite më parë:

    Bëra një xhiro të shkurtër në tre pikat kyçe të tregjeve më të mëdha të produkteve bujqësore rreth e qark qendrës së Tiranës. Ky nuk është inflacion, por abuzim i pastër në treg,

    Dola sot për të parë se çfarë ndodh aty, i nxitur nga një grup që më shkruanin.

    Nuk gjeta faturë kërrkund, dhe kur nuk ka faturë nuk dokumentohet asgjë, as grabitja e bujqve atje, as grabitja e konsumatorëve këtu, as grabitja e shtetit që duhet të marrë tatime dhe taksa nga këto fitime marramendëse.

    Unë mendoj se gjithë agjencitë ligjzbatuese të shtetit duhet të dalin atje për të parë se si shkelet ligji me të dyja këmba, se si fatura nuk ekziston.

    Duhet të nisë nga ajo që është para Drejtoria e tatimeve, pse jo edhe ministrat, tek ato tregjet të shikojnë se si gjithë ajo çka ne po u japim pensionistëve po jua marrin këta tregtarë, me çmimet grabitëse.

    Ejj.. kudo në botë ka ulje çmimesh, këtu ka vetëm rritje çmimesh, duhet ndalur kjo, është e turpshme, e neveritshme

  • “E mora vesh nga mediat”/ Kërkesa e SPAK për imunitetin, Berisha: Faza e parafundit për asgjesimin e opozitës

    “E mora vesh nga mediat”/ Kërkesa e SPAK për imunitetin, Berisha: Faza e parafundit për asgjesimin e opozitës

    “Janë të gjithë në unison se ky vendim bazohet në një vendim antikushtetues, antiligjor, të mëparshëm të SKAP-it”

    Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka folur për mediat, pas mbledhje së grupit të “Rithemelimit”.

    Berisha e cilësoi si vendim antikushtetues, kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit, për heqjen e imunitetit të deputetit për të dhe vendosjen e masës së sigurisë “Arrest shtëpie”.

    Ndërsa mazhoranca miratoi e vetme ndryshimin e Rregullores së Parlamentit, ish-kryeministri tha pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike se ky ishte hapi i parafundit për asgjësimin e opozitës. Megjithatë, ai shtoi se do ta respektojë, cili do qoftë vendimi i Parlamentit për të. Ndër të tjera, ai thase lajmin për kërkesën e Prokuorisë së Posaçme e kishte marrë nga mediat.

    “Ndryshimi i rregullores së Parlamentit, sipas të cilit një grup deputetësh i lejojnë vetes ndërprerjen e përkohshme të mandatit të deputetit, përjashtimin për dy muaj dhe defakto heqjen e mandatit. Kjo është faza para përfundimtare drejt asgjësimit të opozitës në Parlament dhe ju garantoj se kjo do të shoqërohet me të gjithë përpjekjet e opozitës për rivendosjen e pluralizmit në Parlament. Janë të gjithë në unison se ky vendim bazohet në një vendim antikushtetues, antiligjor, të mëparshëm të SKAP-it dhe gjykatëses së shkarkuar nga Berisha më 8 shkurt 1996. Duke thënë këtë siç theksova dhe para dy orësh në konferencë për shtyp në vitin 2012 jam angazhuar për heqjen e imunitetit të deputetit dhe ka qenë një përpjekje e drejtë. Vendimi i parlamentit do të respektohet nga unë. Por, sidoqofte, cilido qoftë vendimi i parlamentit, e pranoj.

    Asnjë ndryshim në strategjinë tonë në parlament nuk do të ketë. Ne sot vazhdojmë në mosbindjen civile. Grupi nuk merr pjesë në votim ose do votojë me mosbindje. Ka 6 javë që nuk voton. Së pari do të lexoj vendimin zyrtar. E kam marrë nga media, akoma nuk më ka ardhur nga Kuvendi.”– tha Berisha.

  • “Jemi ‘33’, por betejën e fitojmë me 20 vjeçarët”- Berisha nga ceremonia e përvjetorit të Themelimit të PD-së: Nga t’ia nisim? Ju bëj thirrje për betejë pa kthim!

    “Jemi ‘33’, por betejën e fitojmë me 20 vjeçarët”- Berisha nga ceremonia e përvjetorit të Themelimit të PD-së: Nga t’ia nisim? Ju bëj thirrje për betejë pa kthim!

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar të gjithë të rinjtë t’i bashkohen betejës pa kthim të Partisë Demokratike të Rithemelimit, nga fjala në ceremoninë e 33 vjetorit të themelimit të PD-së.

    Berisha thotë se këtë betejë e fiton me të rinjtë.

    Aksioni opozitar në Kuvend tha ai, është “drita në fund të tunelit”, për çdo demokrat.

    Sali Berisha: Sot, ne të gjithë demokratë kudo qe jemi, jemi 33 vjeçarë, por betejën e fitojmë me 20 vjeçarët, me 22 vjeçarët, e fitojmë me të rinjtë shqiptarë. Ata kanë ikur shumë. Kanë ikur këto 10 vite, qindra e qindra mijëra nga Shqipëria. Por prapë qindra e qindra mijëra janë në Shqipëri.

    Nga t’ja nisim? Tek fëmijët tanë, kudo që janë, në ballë të kësaj beteje.

    Tek çdo i ri dhe e re e këtij vendi që beson në një Shqipëri Europiane

    Beteja pa kthim që kemi nis në Parlament është beteja, drita në fund të tunelit që duhet të ndriçojë, mendjen, zemrën, shpirtin e çdo demokrati.

    Duhet të bëjmë gjithçka që t’i marrim me vete, t’i vendosim në piedestal të rinjtë e këtij vendi.

    S’ka forcë në botë që ju rezistonin forcës së tyre.

    Iu bëj thirrje të jetë kjo një ditë betimi kjo për ne dhe çdo demokrat, betejë pa kthim.