Category: Politikë

  • ‘Çfarë mund të më bëjnë më shumë? Të më dënojnë me vd’ekje?’ – Erion Veliaj reagon nga burgu

    ‘Çfarë mund të më bëjnë më shumë? Të më dënojnë me vd’ekje?’ – Erion Veliaj reagon nga burgu

    Tiranë, 25 shkurt 2025– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish nga burgu, duke komentuar zhvillimet e fundit dhe të akuzat që i janë drejtuar. Në një deklaratë të gjatë, ai ka ironizuar prokurorin Olsi Dado dhe ka ftuar mbështetësit të qëndrojnë të fortë, ndërkohë që vazhdon të jetë në burg për akuza që ai i cilëson të pabaza dhe të motivuara politikisht.

    Veliaj ka akuzuar Olsin dhe Sali Berishën për përdorimin e fushatave politike dhe ka mohuar akuzat që lidhen me pasuri të dyshimta. Ai thekson se ka kaluar një proces të vështirë “Vetingu” për 20 vjet dhe se ka dalë pa asnjë shkelje, duke argumentuar se nuk ka përfituar asgjë nga detyra e tij publike. “Zero! Nada! Nichts!” – kështu e përshkruan ai pasurinë e tij, duke kritikuar publikisht ata që e akuzojnë për korrupsion.

    Në reagimin e tij, Veliaj e cilëson procesin ndaj tij si një hakmarrje dhe një shpifje, duke shprehur indinjatën për një letër anonime që, sipas tij, është përdorur për ta sulmuar dhe për ta përfshirë në një histori të rreme. Ai gjithashtu është i ashpër ndaj akuzave që lidhen me vjehrrin e tij, i cili ka vdekur 6 vjet më parë, dhe makinës që, sipas Veliajt, nuk ka lidhje me të.

    “Po çfarë mund të më bëjnë më shumë? Të më dënojnë me vdekje? Se në burg jam dhe jam!” shkruan Veliaj, duke e shprehur këtë pyetje si një reagim ndaj situatës së tij të vështirë.

    Ish-kryebashkiaku i Tiranës gjithashtu e ka kritikuar ashpër sistemin gjyqësor, duke e quajtur gjykatësin dhe prokurorin që merret me çështjen e tij si “taleban” dhe “hajvan”. Ai ka theksuar se vendimi i fundit i Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, që ka vlerësuar të paligjshëm paraburgimin e tij pa gjyq, është një indikator i qartë i padrejtësisë që po kalon.

    “Po shihni vendimin më të freskët të Strasburgut për paraburgimin pa gjyq, për të kuptuar që busulla na duhet drejt Europës, e jo drejt kënetës së Sali Bufit,” ka thënë Veliaj, duke e lidhur situatën e tij me një fushatë më të gjerë kundër korrupsionit dhe padrejtësisë politike.

    Në fund, ai falenderon mbështetësit dhe shpreh mirënjohje për mbështetje e tyre, duke shtuar se do të dalë më i fortë dhe do të vazhdojë të luftojë për të drejtat e tij dhe për qytetin e Tiranës.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

  • Mashtrim ndaj publikut/ Paralajmëron Berisha: Do të këtë një padi ndaj Erion Veliajt

    Mashtrim ndaj publikut/ Paralajmëron Berisha: Do të këtë një padi ndaj Erion Veliajt

    Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar se do të padisë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili u arrestua me urdhër të SPAK. Berisha u shpreh se Veliaj do të paditet për mashtrim të publikut, referuar publikimit nga ana e kryebashkiakut të transkriptimin e replikave me prokurorin e çështjes në seancë. Kryedemokrati thekson se “publikimi nga Gjykata të audios së atij momenti tregonte se çfarë njeriu pa karakter dhe moral ka qeverisur Bashkinë e Tiranës”. Ai theksoi se përpilimi i aktakuzës ndaj Erion Veliajt do të nisë nga dita e nesërme, ndërsa kërkoi nga Rama që të sqarojë pozicionin e tij në këtë rast.

    Sali Berisha: Famoz në mashtrimet e tij publike, Lali Vjedhësi mashtroi qytetarët e Shqipërisë dhe komunitetit ndërkombëtar, duke postuar nga qelia procesverbal të falsifikuar dhe manipuluar, me të cilin ai me çdo kusht donte të rëndonte pozicionin e prokurorit të dosjes.

    Duke dënuar me forcën më të madhe këtë qendrim banditesk, e informoj Erion Veliajn dhe publikun se, ai nesër do të denoncohet për mashtrim publik dhe shihen modalitetet që kësaj dosje t’i bashkohet edhe dosja e Griseldës, e cila nuk mund t’i harrohet. Me mashtrimin e djeshëm ndaj publikut, Erion Veliaj tregoi se, për t’i shpëtuar krimeve që ka kryer është i aftë të ndërmarrë çdo veprim.

    Unë ju deklarova se ai po kërcënon indirekt dëshmitarë, duke i dërguar mesazhe personale, apo duke kërcënuar se e kemi personale prokurorin. Por dje ai e shpërkallëzoi qendrimin e tij kriminal. E përshkallëzoi duke mashtruar qytetarët shqiptarë, sikur prokurori i paska thënë atij një fjalë të dënueshme. Por, publikimi nga gjykata të audios së atij momenti tregonte se çfarë njeriu pa karakter dhe pa moral ka qeverisur bashkinë e Tiranës.

    Ndaj dhe, nesër nis përpilimi i aktakuzës ndaj tij. Do të paditet për mashtrim të rremë publik. Paralajmëroj Ramën të denoncojë këtë akt mashtrues në rast se nuk është në bashkëpunim me të sepse qarkullojnë lajme se ai njoftim, në atë njoftim, edhe Edi Rama ka pjesën e tij. Ndaj urgjentisht do të qartësojë pozicionin e tij.

  • “Ajola person me rrezikshmëri të lartë”, Kalaja akuzon Xoxën: Ja çfarë ndodhi më 17 dhe 18 shkurt në apartamentin e saj

    “Ajola person me rrezikshmëri të lartë”, Kalaja akuzon Xoxën: Ja çfarë ndodhi më 17 dhe 18 shkurt në apartamentin e saj

    Avokatja dhe anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Adriana Kalaja ka renditur të gjitha faktet se si, sipas saj, bashkëshortja e kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxa po prish provat dhe po intimidon dëshmitarët.
    Po ashtu, Kalaja renditi edhe arsyet se pse prokurorët e SPAK-ut Altin Dumani dhe Olsi Dado duhet të kërkojnë në GJKKO shtrëngimin e masës së sigurimit personal ndaj Ajola Xoxës.

    DEKLARATA E ADRIANA KALASË

    Sipas informacioneve që kemi në datat 17 dhe 18 shkurt në hyrjen nr.3, Ap.31, në rrugën “Brigada e Tetë”, persona të paidentifikuar nga banorët e këtij pallati, janë futur në orët e vona të natës, ose në orët e para të mëngjesit, në orën 2 dhe 3 duke bërë zhurmë dhe duke zhvendosur pajisje, dokumente dhe çdo gjë tjetër.

    Duke qenë se ky apartament survejohet nga kamera, i bëj thirrje prokurorit të çështjes Olsi Dados dhe drejtuesit të SPAK-ut, Altin Dumani, që të marrin masa dhe të sekuestrojnë të gjitha kamerat në zonë për të parë të gjitha filmimet se më kë persona lidhen këto që themi?

    Dhe të verifikojnë a është e vërtetë informacioni që na ka ardhur nga banorët se nga kjo banesë po lëvizen prova të cilët jo vetëm që mund të kenë një efekt të mirë dhe të qartë për hetimin e SPAK-ut?!

    Nga ana tjetër, këto prova kanë rrezik shumë të madh që të prishen nga Ajola Xoxa, apo njerëzve të Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës.

    Ju e dini që masa e sigurimit personal një nga kriteret që merret nga organi i akuzës është edhe për rrezikun e prishjeve të provave , apo për rrezikun e intimidimit të dëshmitarëve.
    Këtu jemi para faktit që AJola Xoxa ka filluar me kohë, dhe sidomos pas masave të dhëna nga gjykata, prishjen e provave dhe për këtë arsye ne i kërkojmë organit të Akuzës që përveç se të sekuestrojnë kamerat në këtë godinë, t’i kërkojnë GJKKO-së shtrëngimin e masës së sigurisë personal për Ajola Xoxën, pasi duke qenë e lirë në masën e detyrimit të paraqitjes, ajo paraqet një rrezikshmëri shumë të lartë në prishjen e provave, në manipulimin e tyre dhe në intimidimin e dëshmitarëve.

  • “Telefoni i Veliajt pulsoi 87 herë në Kavajë”, kryebashkiaku reagon nga burgu: Kam qenë në fushatë, celulari ishte edhe te Kisha Katolike kur…

    “Telefoni i Veliajt pulsoi 87 herë në Kavajë”, kryebashkiaku reagon nga burgu: Kam qenë në fushatë, celulari ishte edhe te Kisha Katolike kur…

    Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia.

    Kryetari i bashkisë së Tiranës shprehet se në dosje prokurori i çështjes së tij, Olsi Dado ka deklaruar se telefoni i tij ka rezultuar të pulsonte 87 herë në zonën Kavajë, Lekaj, Golem, Harizaj, Mali i Robit, Gosë, Synej, gjatë muajve prill-maj 2023, duke e lidhur sipas tij me pronësinë e vilës.

    Por Veliaj thotë se kjo përkon me kohën kur ka qenë drejtues i fushatës në Rrogozhinë e Kavajë, në cilësinë e Drejtuesit Politik të Qarkut të Tiranës dhe se në vitin 2024, në po këto bashki, ka drejtuar fushatën e anëtarësimeve të reja në PS.

    “Mjafton të shihni këtë foto-album nga fushata, për të kuptuar se me çfarë provash të leshit të humbur të kokës së tij më ka mbyllur mua në burg ky muzikant i dështuar, ndërtues i padeklaruar dhe prokuror i korruptuar”, thotë Veliaj.

    Top Channel/ Veliaj sulmon prokurorin, zbulon të tjera gabime të dosjes


    Reagimi i plotë:
    Përshëndetje të dashur miq,

    Uroj të jeni mirë! Unë për vete po lexoj romanin e gjatë të Ols Violinës se, siç e dini, jam i burgosur, por jo i pandehur, kështu që, skuthi më ka hetuar fiks si dikur hetuesit e Enverit me syrin te vrima e çelësit dhe pastaj më ka ngritur akuzë në thertoren e Erjon Kasapit, për gjëra që po i mësoj në burg.

    Që të keni një ide për besueshmërinë e materialeve të llaçit që ka gatuar prokurori ndërtues, në konflikt të hapur interesi, po ju jap një detaj komik nga leximet e mia.
    Siç ju thashë, Ols Violina më bëri mua pronar të shtëpisë së prindërve të Ajolës në Golem, meqë gjeti lodrat e djalit tim çilimi në shtëpinë e gjyshes.

    Por, hetimi i Violinës qenka edhe më i thellë në shejtanhajvanllëkun e tij, sepse në luftën e paepur kundër korrupsionit, ky dyfytyrësh që ditën heton dhe natën ndërton, më paska kapur me shtëpi në dorë nga qelizat e telefonit tim, i cili rezulton të ketë lëshuar sinjal 87 herë në zonën Kavajë, Lekaj, Golem, Harizaj, Mali i Robit, Gosë, Synej, gjatë muajve prill-maj 2023.

    Këtë idiotësi e paska ruajtur si as nën mëngë, se nuk më pyeti kur më kishte përballë e më pyeste për fustanët e gruas, por po të më pyeste do ia kishte kursyer vetes dhe Spakut një turp të tillë.

    Gjatë vitit 2023, unë kam drejtuar fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste në Rrogozhinë e Kavajë, (madje, dy herë në Rrogozhinë), në cilësinë e Drejtuesit Politik të Qarkut të Tiranës; dhe në vitin 2024, në po këto bashki, kam drejtuar fushatën e anëtarësimeve të reja në PS.

    Mjafton të shihni këtë foto-album nga fushata, për të kuptuar se me çfarë provash të leshit të humbur të kokës së tij më ka mbyllur mua në burg ky muzikant i dështuar, ndërtues i padeklaruar dhe prokuror i korruptuar.

    Po telefoni im ka lëshuar sinjal në atë kohë edhe te Kisha Katolike në rrugën e Kavajës, kur kam vajtur për të inspektuar punimet me Patër Zefin, por si duket, meqë Kisha është përballë pallatit të prokurorit tim ndërtues, do jetë trembur nga afrimiteti i krimit tim me ndërtimin e tij.

    Kështu është kur të bëjnë prokuror shoqet dhe të marrin në Spak shokët – pa kriter e pa procedurë, e kështu, një miks mes injorancës e arrogancës bëhesh vrasës i gatshëm dinjitetesh njerëzore.
    Më falni ta mbyll me një përshëndetje vëllazërore të gjithë stafit të Bashkisë së Tiranës.
    Përqafime dhe shumë dashuri të gjithëve ju!

    https://www.facebook.com/ErionVeliaj/posts/1172085134286652?ref=embed_post

  • Veliaj reagon nga paraburgimi: ‘Hetimi është idiotësi! Prokurori skuth’!

    Veliaj reagon nga paraburgimi: ‘Hetimi është idiotësi! Prokurori skuth’!

    Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish ditën e sotme nga paraburgimi i Durrësit. Në reagimin e tij, Veliaj ka sqaruar se pse telefoni i tij ka lëshuar sinjal 87 herë në zonën e Kavajës. Sipas Veliajt, kjo ka ndodhur sepse gjatë vitit 2023 ka drejtuar fushatën politike të PS në Rrogozhinë e Kavajë.

    Reagimi i plotë i Erion Veliaj:

    Përshëndetje të dashur miq, uroj të jeni mirë!

    Unë për vete po lexoj romanin e gjatë të Ols Violinës se, siç e dini, jam i burgosur, por jo i pandehur, kështu që, skuthi më ka hetuar fiks si dikur hetuesit e Enverit me syrin te vrima e çelësit dhe pastaj më ka ngritur akuzë në thertoren e Erjon Kasapit, për gjëra që po i mësoj në burg.

    Veliaj telefon në burg? Gazetarja zbulon DETAJE: Ja kush e vizitoi dje në qeli

    Që të keni një ide për besueshmërinë e materialeve të llaçit që ka gatuar prokurori ndërtues, në konflikt të hapur interesi, po ju jap një detaj komik nga leximet e mia. Siç ju thashë, Ols Violina më bëri mua pronar të shtëpisë së prindërve të Ajolës në Golem, meqë gjeti lodrat e djalit tim çilimi në shtëpinë e gjyshes.

    Por, hetimi i Violinës qenka edhe më i thellë në shejtanhajvanllëkun e tij, sepse në luftën e paepur kundër korrupsionit, ky dyfytyrësh që ditën heton dhe natën ndërton, më paska kapur me shtëpi në dorë nga qelizat e telefonit tim, i cili rezulton të ketë lëshuar sinjal 87 herë në zonën Kavajë, Lekaj, Golem, Harizaj, Mali i Robit, Gosë, Synej, gjatë muajve prill-maj 2023.

    Këtë idiotësi e paska ruajtur si as nën mëngë, se nuk më pyeti kur më kishte përballë, e më pyeste për fustanët e gruas, por po të më pyeste do ia kishte kursyer vetes dhe SPAK-ut një turp të tillë.

    Gjatë vitit 2023, unë kam drejtuar fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste në Rrogozhinë e Kavajë, (madje, dy herë në Rrogozhinë), në cilësinë e Drejtuesit Politik të Qarkut të Tiranës; dhe në vitin 2024, në po këto bashki, kam drejtuar fushatën e anëtarësimeve të reja në PS.

    Mjafton të shihni këtë foto-album nga fushata, për të kuptuar se me çfarë provash të leshit të humbur të kokës së tij më ka mbyllur mua në burg ky muzikant i dështuar, ndërtues i padeklaruar dhe prokuror i korruptuar. Po telefoni im ka lëshuar sinjal në atë kohë edhe te Kisha Katolike në rrugën e Kavajës, kur kam vajtur për të inspektuar punimet me Patër Zefin, por si duket, meqë Kisha është përballë pallatit të prokurorit tim ndërtues, do jetë trembur nga afrimiteti i krimit tim me ndërtimin e tij.

    Kështu është kur të bëjnë prokuror shoqet dhe të marrin në Spak shokët – pa kriter e pa procedurë, e kështu, një miks mes injorancës e arrogancës bëhesh vrasës i gatshëm dinjitetesh njerëzore.

    Më falni ta mbyll me një përshëndetje vëllazërore të gjithë stafit të Bashkisë së Tiranës.

    Përqafime dhe shumë dashuri të gjithëve ju!

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

  • “Nuk kam patur kurrë çantë Hermes apo Chanel”, Ajola Xoxa pas daljes nga SPAK: E vërteta do të dalë në fund

    “Nuk kam patur kurrë çantë Hermes apo Chanel”, Ajola Xoxa pas daljes nga SPAK: E vërteta do të dalë në fund

    Ajola Xoxa, pak pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka reaguar me një shkrim të gjatë në rrjetet sociale. Ajo i cilëson absurde të gjitha deklaratat e SPAK për shpenzimet marramendëse të kryera nga ajo online. Gjithashtu, bashkëshortja e Erion Veliajt deklaron se kurrë nuk ka pasur një çantë Hermes apo Chanel.

    Të gjithëve ju që më lexoni, ju kërkoj të parafytyroni vetëm faktin që unë jam e hetuar, por jo e pandehur, pavarësisht se e dënuar dhe e ekzekutuar pa gjyq në gjyqin e politikës, medias dhe rrjeteve sociale. Vonesa e këtij sqarimi të detajuar, lidhet me faktin se unë fustanët dhe bizhutë 800 mijë euro i kam marrë vesh në të njëjtën kohë me ju. Nga mediat. Ndërsa akt-akuzën qindrafaqëshe e kam marrë vetëm pasi jam akuzuar për këtë shifër tromaksëse dhe për një sërë çudirash të tjera, një ditë përpara se të shkoja në sallën e gjyqit.

    E marrë peng me dhunë në këtë valle shpatash e thikash mediatike dhe e konfirmuar si peng nga një trupë paragjykuesish, kam qenë e detyruar ta nis me vonesë punën për evidentimin e shifrave reale të financave që kanë të bëjnë me mua në atë akt-akuzë të mbushur me të pavërteta.

    Tani jam gati që nga sot dhe në ditët në vijim, të sqaroj me detaje të imta, narrative dhe financiare, dhe me përgjegjësi të plotë publike apo ligjore, të gjithë këtë bllof të dhunshëm, të cilin do ta përball deri në Gjykatën e Strasburgut me pafajësinë time të plotë.

    E para pjesë e të pavërtetës së madhe, që dua ta çmontoj dhe ta flak nga vetja si një thes, që ma kanë hedhur në kokë për të më shëtitur nëpër rrugë, duke nxitur linçimin tim me pështyma dhe gurë, është natyrisht ajo më skandalozja: 800 mijë euro online fustanë dhe bizhu.

    Në seancën e të martës, datë 11 shkurt, në GJKKO, unë deklarova se shifra ishte lebetitëse dhe fundekrye e pavërtetë. Pastaj, që prej të mërkurës, ekspertët kontabël kanë kaluar në një sitë shumë të imët çdo llogari timen bankare dhe kanë nxjerrë nda deklaratat e llogarive bankare çdo blerje online të 10 viteve të fundit (1.1.2015 – 1.1.2025).

    Totali i blerjeve të mija online që përfshijnë veshje, produkte kozmetike dhe parafarmaceutike, aksesorë, etj. (duke mos përfshirë libra, tarifa dixhitale, abonime), është për 10 vite: 75’025 Euro në total (1.1.2015 – 1.1.2025).

    E kam të qartë që shumëkujt edhe kjo shifër mund t’i duket e madhe, por dua ta theksoj me këtë rast se unë nuk kam lidhje me imazhin e asaj kukullës me 800 mijë euro fustanë dhe bizhu, sepse punoj si juriste dhe avokate prej 17 vjetësh, fillimisht në dy prej studiove më të mëdha të vendit, e më pas me studion time, me një numër të madh klientësh e bashkëpunëtorësh. Punoj edhe si kuratore apo drejtoreshë artistike e vizuale (dhe këtë gjithashtu do ta detajoj imtësisht shumë shpejt). Unë nuk njoh zbavitje tjetër përveç punës sime.

    Unë vij nga dy familje të njohura shqiptare. Nga familja e babait tim, kemi trashëguar toka, troje, ndërtesa, shtëpi, etj., si në Tiranë, ashtu edhe jashtë saj. Të tëra të ditura kohë e kohë më parë se sa unë të rritesha e të bëhesha bashkëshortja e Erionit. Dikur pedagog, gazetar dhe kritik arti, pas ’90-ës im atë nisi të merrej me biznes, si shumë të tjerë. Unë kam patur fatin të rritem në një ndër ato familje shqiptare të tranzicionit me mundësi shumë të mira financiare, cka mundësoi edhe mbështetjen e studimeve të mia të larta për drejtësi, master e doktorature, në Paris e Romë.

    Gjithashtu, vec mundësive shumë të mira financiare të prindërve të mi, unë kam punuar që fare e re në fushën e avokatisë dhe jam paguar gjithmonë shumë mirë e vazhdoj paguhem shumë mirë. Të ardhurat e mia në vite janë të deklaruara dhe publike.
    Të gjithë ata që më njohin apo që kanë punuar me mua e dijnë fort mirë se unë nuk kam orar në punë, as ditë pushimi, punoj minimalisht 12 orë në ditë, cdo ditë; të gjithë klientëve të studios së avokatisë apo bashkëpunëtorëve të mi u shkojnë emaile nga unë edhe në 2 apo 3 të mëngjesit, edhe të dielave apo edhe në mes të gushtit. E ndaj jetën mes punës dhe përkujdesjes për familjen time.

    Të gjitha blerjet e mësipërme janë kryer me kartën time të kreditit dhe i konsideroj produkte të miat (them “konsideroj” sepse shumë prej tyre janë përdorur gjithashtu për videoklipe apo reklama të cilat unë kam realizuar).

    Jam porositëse dhe përfituese e vetëm kësaj vlere dhe e asnjë vlere tjetër, që nuk e di pse dhe si është bashkuar, por që nuk ka asnjë lidhje me shpenzime të bëra nga unë apo të përfituara prej meje.

    Këtë fakt të argumentuar me tabela financiare dhe të noterizuar me firmat e ekspertëve, do ta dorëzoj edhe pranë GJKKO dhe SPAK, me besim se e vërteta e varrosur nën malin me gurët e shpifjeve dhe fantazive do të dalë në fund.

    Unë nuk kam patur KURRE ndonjë çantë Hermes apo Chanel, sikurse është thënë në gjyqin tim publik mediatik. Nuk kam as fustane apo të brendshme me vlera absurde, sikurse ndonjë gazetar/e ka thënë. Madje me këtë rast dua të them se ka qenë një përballje tejet e trishtueshme prej më shumë se nëntë orësh me prokurorin, ku kuptova se me jetën time ishte bërë një çorbë e madhe. Por s’ka krahasim me asgjë trishtimi i hidhur që të jep niveli i rrugës i disa portaleve e gazetare/ëve, që merren me fustanet apo nën fustanet e një gruaje, duke e fryrë dhjetëfish vlerën e tyre, për të diskredituar armikun si në kohën e komunizmit…

    Nuk kam ndier kurrë një trishtim e dëshpërim kaq të madh. Tmerr.

    Mos e provoftë askush, askujt në këtë vend nuk ia uroj, këtë mizori juridike dhe mediatike.

    Zoti e faltë mosnjerzillëkun e gjithë kësaj historie dhune.

  • “Bashkia e Tiranës, lavatriçe e pastrimit të parave të drogës dhe krimit”,Xhixho akuzon Veliajn: Të hetohet edhe Rama..

    “Bashkia e Tiranës, lavatriçe e pastrimit të parave të drogës dhe krimit”,Xhixho akuzon Veliajn: Të hetohet edhe Rama..

    Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në fjalën e sot në Kuvendin e Shqipërisë tha se arrestimi i Veliaj është i vonuar dhe se partia e saj e ka denoncuar para 8 vitesh.

    Fjala e Erisa Xhixhos:

    Vota e diasporës
    Shoqata “Skënderbeu” në Parma të Italisë ka guxuar të marrë qytetarët në telefon dhe t’u thotë “hajdeni t’u regjistrojmë” dhe pasi i ndihmojnë të regjistrohen, u thonë “do votojmë të gjithë këtu te shoqata që të nisim bashkë postën”.

    Gjithashtu, një qytetare në Dyseldorf të Gjermanisë, pasi është regjistruar dhe ka marrë miratimin dhe aprovimin nga KQZ, një ditë telefonohet me numër shqiptar dhe i thuhet se do vijë Taulant Balla dhe i kërkohet të jetë në takim.

    Pyetja është: nga i marrin këto të dhëna? Nga KQZ? …..

    Po bëjmë dosjen dhe do kallëzohen e do mbajnë përgjegjësi direkte për këtë skandal dhe krim zgjedhor që po përgatisin.

    Arrestimi i vonuar i Veliajt

    Erion Veliaj është denoncuar nga Partia e Lirisë dhe presidenti Meta tetë vjet më parë. Në vitin 2017 e më tutje ndaj tij janë bërë kallëzime konkrete për mega aferën e inceneratorëve, e cila padyshim kishte firmën e Erion Veliajt. Pra, tetë vjet më parë, Erion Veliaj ka marrë kompetencat e këshillit bashkiak dhe i ka dhënë fuqi juridike dhe financiare megaaferës së inceneratorëve. Sot, falë miratimit dhe firmës së tij ende paguhen mbi 90 mijë euro në ditë për një incinerator që nuk ekziston. Ato para u përdorën në vitin 2021 për të blerë mediat e për të vjedhur zgjedhjet, në mënyrë që ai dhe Edi Rama të kishin pushtet për të vjedhur akoma më tej.
    Akuza zyrtare e ngritur ndaj Erjon Veliajt nga SPAK nuk është gjë tjetër veçse një mënyrë dinake për t’u shpëtuar akuzave akoma më të rënda për vepra penale që ai do të duhet të përgjigjet deri më një. Ai i ka futur qytetarët e Tiranës në borxh për 30 vite, përmes një vjedhjeje që do t’i kushtojë kryeqytetit plot 500 milionë euro. E gjithë kjo skemë korrupsioni nuk mund të ngrihej e të funksiononte pa bekimin e kryeministrit, ndaj sot Veliaj nuk hetohet për inceneratorin.

    Erion Veliaj nuk po hetohet sot as për inceneratorët, as për kompaninë 5D, as për Teatrin Kombëtar. Nuk hetohet për skemat ulëritëse të korrupsionit, sepse aty del edhe emri i Ramës.

    E dimë të gjithë se Bashkia e Tiranës është përdorur nga Veliaj dhe drejtorët e tij për t’u pasuruar, por luksi familjar është vetëm maja e ajsbergut.

    Ky grup i strukturuar kriminal nuk pati asnjë mëshirë për banorët e “5 Majit” që u hodhën në rrugë e u dhunuan sa herë protestuan. Sepse po flasim këtu për një standard tjetër, që nuk ka asnjë lidhje me qytetarin e thjeshtë. Po flasim për standardin e atyre që pinë verë 33 mijë euro shishja e trajtohen në klinika detoksi me 10 mijë euro fundjava.

    Kjo bandë e ktheu Tiranën në lavatriçe të pastrimit të parave të krimit dhe drogës, betonizoi qytetin, e bëri të pajetueshëm për kostot në stratosferë, ku nuk ka vend për parqe por ka për kulla, nuk ka vend për shkolla e çerdhe por ka vend për kulla e beton, që me ndotjen që përjetojnë përditë qytetarët vuajnë sëmundje që shtohen çdo ditë.

    U nxihet jeta në trafik qytetarëve sepse shërbimi urban nuk përmbush as oraret, as kapacitetin, as shpejtësinë, as shërbimin. Sepse prioritet për Bashkinë ishin vjedhjet, e jo qytetarët e Tiranës. Shkatërruan historinë e qytetit shembën Teatrin Kombëtar në mes të pandemisë për të bërë kulla.

    Dy standardet në rastin Meta dhe Veliaj

    Dua të ndalem në mënyrë të veçantë te rruga që u ndoq për të arrestuar simbolin e abuzimit me pushtetin lokal në Shqipëri. Tetë vite me vonesë, duke u shoqëruar në mënyrë korrekte, me makinë personale, pa shou. Erion Veliaj u shoqërua nga ata që pak kohë më parë i quajti kolegë.

    Nuk mund të mos bësh këtu krahasimin me arrestimin e paligjshëm të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, katër muaj e gjysëm më parë, kur në mënyrën më banditeske u rrëmbye në mes të rrugës nga njerëz me maska dhe pa mjete identifikimi, me automjete private.

    Ish-Presidenti, ish-Kryeministri, ish-Kryetari i Kuvendit u mor forcërisht, në kundërshtim të hapur me parimet e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe vijon edhe sot të mbahet në izolim ekstrem pa prova dhe pa fakte penale.

    Nuk ju paraqit asnjë vendim gjykate, nuk iu deklaruan asnjë nga të drejtat kushtetuese që ka, nuk iu deklarua e drejta për avokat. Por u mor peng në mënyrë kriminale për turpin e Shqipërisë dhe do jetë njolla më e madhe e turpit për vendin tonë.

    Është e qartë se drejtësia me regji e Edi Ramës ka dy standarde: një për bashkëpunëtorët e tij në korrupsion dhe një tjetër për kundërshtarët politikë që duhen mbajtur sa më larg votuesve, sepse zgjedhjet po afrojnë.

    Duhet izoluar Presidenti Partisë së Lirisë sepse denoncimet dhe të vërtetat e mëdha nuk i pëlqejnë Edi Ramës dhe aftësia e tij elektorale padyshim frikëson këtë regjim.

    Dhe flet Kryeministri për prezumim pafajësie, për standarde europiane dhe për ekzistencën e komisionit të torturës në Këshill të Europës, ky që do përgjigjet sëbashku me gjithë ministrin e Brendshëm dhe tërë zinxhirin që kanë dhënë atë urdhër politik për Presidentin Meta.

    Rama dhe telefoni

    “Mos të bëjnë gabim të vijnë për telefonin tim ata që kanë mbledhur të gjithë telefonat e Shqipërisë”, tha Edi Rama.

    Nga çfarë ka frikë ky njeri? Pse kapet pas të drejtës për privatësi kryeministri që nxorri në shesh të dhënat e të gjithë shqiptarëve me sistemin e patronazhistëve apo me dështimin për t’i mbrojtur ato përmes strukturave si AKSHI që u kushtojnë taksapaguesve shqiptarë miliona euro në vit.

    Çfarë ka për të fshehur ai që miratoi 17 VKM brenda ditës vetëm për t’i hapur rrugë skemës së inceneratorëve?

    Çështja McGonigal

    Spak duhet të japë përgjigje për korruptimin kriminal të ish-hetuesit të FBI, McGonigal, nga kryeministri Edi Rama. McGonigal sot vuan dënimin në SHBA, ndërsa në dosjen e tij kryeministri ynë përmendet 14 herë.

    Çështja McGonigal nuk mori kurrë përgjigje nga drejtësia, edhe pse kanë kaluar më shumë se dy vjet. Ndëshkimi popullor po vjen dhe do jetë masiv më 11 maj, për t’u bërë shembulli që kurrë nuk duhet të jetë një qeverisje.

  • “Veliaj u ‘gropos’ nga Balluku”, gazetari zbulon detajet: Kryebashkiakun e ‘shiti’ në SPAK një ndërtues dhe dy zonja…

    “Veliaj u ‘gropos’ nga Balluku”, gazetari zbulon detajet: Kryebashkiakun e ‘shiti’ në SPAK një ndërtues dhe dy zonja…

    Gazetari Almer Toska ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke theksuar se SPAK ka zbuluar se Tirana është shndërruar në një “skemë piramidale”.

    Toska deklaroi se Veliaj kishte rol si menaxher i interesave klienteliste, duke u lidhur me oligarkë dhe grupe të tjera interesi që i mbështesnin ato. Ai shtoi se Veliaj kishte premtuar një Tiranë të gjelbër, por në fakt kishte mbjellë kulla dhe betonizuar zona që më parë ishin mbrojtur, siç ishte rasti i njësisë 8, në rrugën “Qemal Stafa”.

    Toska gjithashtu u shpreh se SPAK ka vepruar, por ka qenë i vonuar, duke përmendur ndihmën që disa prokurorë të kontrolluar nga Taulant Balla mund të kenë ofruar. Ai ka sugjeruar se Veliaj mund të jetë “shitur” nga një ndërtues dhe dy gra, duke theksuar se ai ka përvetësuar miliona euro përmes klientelizmit dhe abuzimit me fondet publike.

    Në përfundim, Toska e cilësoi Veliajn si një person që meriton burgun për keqpërdorimet që ka bërë, përfshirë abuzimin me fondet e USAID dhe projekte të BE-së. Sipas tij, Belinda Balluku ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë situatë, duke “groposur” Veliajn dhe duke e bërë të pamundur mbrojtjen e tij, ndërsa Veliaj rrezikon një dënim të gjatë me burg për veprimet e tij.

    ‘SPAK tregoi se Tirana ishte shndërruar në skemë piramidale. Veliaj nuk ishte jnë drejtues, por menaxher i interesave klienteliste mes oligarkëve dhe çdo grupi interesi që i del përkrah. I mbante me para. Na tregoi se Veliaj erdhi për ta gjelbëruar Tiranën, por ndërkohë mbolli kulla. Një gjë ka pasur Basha kryetar, por tek njësia 8 te rruga Qemal Stafa, e ktheu në një zonë të paprekur të mbrojtur. Veliaj e ktheu në zonë të betonizuar. SPAK në segmente të caktuara është i kontrolluar. 4-5 prokuror janë të suportuar nga Taulant Balla. SPAK ka bërë detyrën por i vonuar. Nesti Angoni, kush është? Një njeri i Belind Ballukut orientoi SPAK. Kush e shiti Veliajn? E shiti një ndërtues dhe dy zonja.

    Se si përvetësoi miliona euro përmes klientelizmit duke shitur të drejtën që i dhanë qytetarët. Erion Veliaj e Meriton burgun. SPAK ka segmente të caktuara që janë kontrolluar nga Edi Rama. Kush ka ardhur nga Elbasani janë me lobimin e Ballës. Belinda Balluku dërgoi një person anonim. Balluku ka groposur Erion Veliaj. E pamundur të mbrohet Erion Veliaj. Rrezikon të paktën 11 vit burg. Ka abuzuar me fondet e USAID, me projektet e BE-së. ka abuzuar me shumë projekte të tjera. Si e zbuloi Ols Dado vilën në Qerret, me qelizë telefonike që iu kap vëllait. Vetëm njerëzit e ngushtë të Veliajt. E ka kopsitur Belinda Balluku’, tha Toska.

  • Goditja me grusht në parlament/ Deputeti Vullnet Sinaj nuk dorëzohet, çon përplasjen me Nallbatin në Gjykatën e Lartë

    Goditja me grusht në parlament/ Deputeti Vullnet Sinaj nuk dorëzohet, çon përplasjen me Nallbatin në Gjykatën e Lartë

    Deputeti i Partisë Socialiste Vullnet Sinaj ka vendosur ti shkoj deri në fund betejes me drejtësinë në lidhje me sherrin me kolegun e tij opozitar Bledjon Nallbati.

    Pasi dy shkallet e gjyqsorit pushuan procedimin nr 230 që kishtë të bëntë me vepren penale goditje për shkak të detyrës, Sinaj ka bërë rekurs në gjykatën e lartë.

    Deputeti socialsit kundërshton dy vendimet për pushimin e dosjës ndaj Nallbatit, që sipas tij e ka goditur me grusht më datën 30 tetor 2023, teksa opozita po përpiqej të bllokonte punimet e parlamentit.
    Deputeti Sinaj ishte duke folur në lidhje me problematikat e zgjedhësve në zonë, deputeti Nallbati që ndodhej aty pranë shkoi dhe i fiku mikrofonin.

    Ky incident bëri që dy deputetët të përfshiheshin në përplasje fizike. Ishte garda dhe kolegët e tjerë të parlamentit ata të cilët qetësuan situatën dhe ndaluan përshkallëzimin e konfliktit.

  • “Letra e Nesti Angonit erdhi nga burgu ku mbahet më i besuari i Lubisë”/ Berisha akuza të forta: Balluku i jepte…

    “Letra e Nesti Angonit erdhi nga burgu ku mbahet më i besuari i Lubisë”/ Berisha akuza të forta: Balluku i jepte…

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë deklarata të forta gjatë konferencës së sotme për shtyp nga selia blu, duke akuzuar zëvendëskryeministren Belinda Balluku si personin që qëndron pas denoncimit të kryebashkiakut Erion Veliaj në SPAK.

    Berisha e etiketoi Ballukun si “Lubi Balluku” dhe e lidhi me një rrjet mafioz të kontrollit dhe përgjimeve të paligjshme. Sipas tij Balluku ishte personi që i dërgonte Oltion Bistrit, ish-shefit të Operacionales, listën e emrave për kryerjen e përgjimeve të fshehta.

    “Jo, unë këtë qasje kam pasur gjithmonë ndaj njerëzve të ligjit.
    Nuk kam një qasje të ndryshme.
    Unë edhe këtu e kam deklaruar.
    Unë kam respekt për ata sepse kur kam thënë Spaku është organizatë kriminale, nuk kam thënë kurrë se çdo anëtar i Spakut është anëtar i një organizate kriminale.
    Kur them qeveria është organizatë kriminale, nuk them kurrë se çdo ministër është anëtar i organizatës kriminale.
    Edhe në administratë nuk them se çdo punonjës.

    Kurrën e kurrës, nuk mund të mendoj në atë mënyrë sepse nuk mund të shkelmoj mbi integritetin e njerëzve që zbatojnë ligjin. Ata janë shërbëtorë të çmuar të qytetarëve dhe të shtetit.
    Ndaj dhe nuk ka ndonjë ndryshim në qëndrimin tim, të jemi realistë.
    Por t’i marrim pak gjërat, a nuk ishte Edi Rama që filloi të presë fotot të dala me Erion Veliajn? Jo tani, katër-pesë muaj para. I preu fotot nga ceremonitë.
    Priti, siç e dini ju, kryetarin e BDI, në bashki ku Erion Veliaj i dha çelësin dhe fotoja në rrjetet sociale, postimi i Edi Ramës ishte ai me Ali Ahmetin dhe çelësin e bashkisë, pa Erion Veliajn. E vërteta kjo.

    A nuk ishte kjo një shkallë persekutimi ekstrem politik?
    Së dyti, Erion Veliaj në zgjedhjet e vitit 2021 ishte i plotfuqishmi i qarkut të Tiranës. Çfarë bëri Edi Rama? Pasi provoi ta zëvendësonte me Lubinë dhe natyrisht në fushën e intrigave duket se nuk arriti, dërgoi Manastirliun. Mori nga Dibra një hajdut të papërmbajtur siç është Blendi Gonxhe dhe nisi edhe Spiropalin. Pra, e asgjësoi politikisht.

    Tani, pse nuk u arrestua në atë kohë. Unë nuk mund të them, se ky se ç’bëri disa udhëtime jashtë dhe brenda. Por që Edi Rama e përgatiti arrestimin, e përgatiti.
    Tani vijmë te Nesti Angoni. Çfarë është ky? Është Lubi Balluku me Edi Ramën. Letra ka ardhur nga burgu i Fierit. Bistri është në burgun e Fierit që ta dini ju. Por Bistrin nuk e zbërthyet. Më vjen keq që media e kaloi Bistrin në mënyrë shumë sipërfaqësore. Por Bistri ishte një supermafioz, më i besuari për Ramën dhe Lubinë, sepse Bistri kishte vendosur sistemin e regjistrimit të zyrtarëve të tjerë, jashtë procedurave.

    Ai kishte vendosur një sistem të veçantë përgjimi dhe u zbulua. Dhe atë në mënyrë absolute kishte vetëm një njeri që i jepte listën dhe kjo ishte Lubi Balluku.
    Dhe në letrën e Angonit ka të dhëna të qarta të regjistrimit të telefonave të Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij, por jo vetëm bashkëshortes, por edhe bashkëpunëtorëve të tij, nga Bistri.
    Kështu që në këtë kontekst, Rama përgatiti të gjithë gropën, por ishte për një arrest shtëpie dhe nuk ia preu mendja se prokurori dhe gjykatësi, me ato çka servirën vetë këta, nuk i serviri opozita ato, dosjet tona i mbyllin ata, nuk pyesin fare.

    Ato që paraqiti qeveria e fundosën Erion Veliajn.
    Është vepër e përbashkët. A e dëshironte Edi Rama sot në burg atje ku është? Jo, se e sheh vetën e vet. Rama e ka kuptuar se kjo dosje që kam unë këtu, që ka qindra… ja qindra fatura, është dhjetë herë më voluminoze për Ramën dhe Ramicën.

    Rama e ka kuptuar se me Veliajn i bëri gropën vetes.
    Dosja ka të gjitha faturat e blerjes së Velicës online… janë të gjitha këtu.
    Nuk kam nevojë t’i çoj në SPAK. Unë kam punë me publikun. Ndoshta nuk ia kanë dhënë prokurorit se këto dokumente vijnë kryesisht nga doganat. Ndoshta dogana ia ka fshehur.
    Isa, të shkosh të hapësh dollapët e Surrelit, minierë atje. Guxo po deshe…”, u shpreh ai.