Category: Politikë

  • Rama do të mbyllë tregun e te përdorurave: Shqiptarët do të blejnë rroba firmato

    Rama do të mbyllë tregun e te përdorurave: Shqiptarët do të blejnë rroba firmato

    Pasi ka luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe ka rritur ekonominë e shqiptarëve, Edi Rama kërkon që të mbylli tregun gabi, njohur ndryshe si tregu i rrobave te përdorura. Kjo për arsyen se në tregjet shqiptare do të shiten vetëm rroba firmato dhe të markave të çërtifikuara. Ky vendim është hedhur për shqyrtim në një relacion të publikuar së fundmi, ku qeveria e sheh të udhës t’i veshi shqiptarët me rroba të shtrenjta që blihen në butikët e qendrave tregtare.

    “Projektligji i kushton një rëndësi të veçantë masave për mbrojtjen e markave dhe të drejtave të pronarëve të markave nga cenimet që u bëhen atyre nga spekulatorë dhe manipulatorë të tregut. Në këtë aspekt, projektligji parashikon të drejtën e pronarëve të markave që cenohen nga veprime shkelëse të ngrenë padi, të paraqesin prova dhe t’i sigurojnë këto, të kërkojnë marrjen e masave të përkohshme për parandalimin e një shkeljeje, nxjerrjen jashtë qarkullimit, konfiskimin dhe vënien nën kontroll të mallrave që dyshohet se shkelin të drejtat e markave të regjistruara më parë dhe kështu me radhë”, thuhet në relacion.

    Madje në këtë projektligj ju njihet e drejta pronarëve të markave të ngrenë padi në gjykatë ndaj tregtarëve si dhe të kërkojnë dëmshpërblim për dëmin që ju është shkaktuar. Thënë ndryshes, synohet që më çdo mënyrë të mbyllen tezgat e rrobave të reja apo përdorura që vijnë nga Turqia, Kina, Indonezia apo vënde të tjera. Këto rroba ndoshta nuk janë firmato, por me to punojnë tregtarët e tregjeve lokale si “tregu çam”, “tregu i Medresesë”, apo dyqane të vogla që kanë rroba të ndryshme.

    Si duket qeveria kërkon që të favorizojë qendrat tregtare për të pasur sa më shumë klientë dhe për të mbyllur sa më shumë biznese të vogla, apo për të falimentuar të vetëpunësuarit. Kosto pritet të ketë edhe për shqiptarët, të cilët në vështirësi ekonomike, preferojnë të blejnë rroba të përdorura apo të një cilësie më të dobët, për të kursyes më tepër para për jetesën e tyre.

  • “Doktor mblidhi zagarët”/ Berisha e “kryqëzoi” pasi votoi buxhetin, Flutura Açka: Jam deputete jo çamarroke

    “Doktor mblidhi zagarët”/ Berisha e “kryqëzoi” pasi votoi buxhetin, Flutura Açka: Jam deputete jo çamarroke

    “Unë votoj siç më dikton ndërgjegjja ime dhe siç ma ndien sentimenti politik”

    Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açkaka reaguar nw lidhje me akzuat e ngritura ndaj saj nga deputetwt e opozitws, pasi mori pjesw nw votimi ne buxhettit tw vitit 2024, sot nw Kuvend.

    Pjesëmarrja e saj dhe e disa deputetëve të tjerë në votim është kritikuar nga mbështetësit e Sali Berishës, duke i akuzuar ata se morën pjesë vetëm për të plotësuar kuorumin. Për këtë, deputetja Açka ka mbajtur një qëndrim të ashpër, duke argumentuar se “këtë qeveri të korruptuar nuk e voton me heshtje, as me kinse, por me karton të kuq”.

    “Doktor, mblidhi zagarët! Unë votoj siç më dikton ndërgjegjja ime dhe siç ma ndien sentimenti politik, të cilin, veç Zotit, nuk ka kush fuqi ta urdhërojë. Ky shqetësim i madh që ju paska zënë, më thotë se kam vepruar drejt. Unë jam deputete, jo çamarroke, e Parlamentit shqiptar. Kam fjalën dhe votën për sjelljen time politike.

    Unë nuk e votoj këtë qeveri të korruptuar deri në palcë, as me heshtje, as me kinse, por me karton të kuq”, shkruan Açka në rrjetet sociale.

  • Babai i Naim Murselit tregon pse i biri u takua në Shqipëri me Ramën

    Babai i Naim Murselit tregon pse i biri u takua në Shqipëri me Ramën

    Naim Murseli ka qenë më parë ish-këshilltar i Behgjet Pacollit

    Babai i Naim Murselit, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes Liridona (Ademaj) Murseli, thotë se djali i tij ka punuar që 14-vjeç.

    Shaban Murseli thotë se kjo është arsyeja pse ai kishte shumë para dhe biznese. Madje ai ka thënë se Naimi vinte në Tiranë dhe takohej me lidera e biznesmenë, pasi donte të bëhej investitor strategjik.“Ka punuar që në moshën 14 -vjeçare. Po, në Shqipëri ka takuar presidentë, kryeministra. Ka takuar Edi Ramën. Ka qenë dhe në çeljen e punimeve për aeroportin e Vlorës,” tha i ati.

    Naim Murseli ka qenë më parë ish-këshilltar i Behgjet Pacollit. Ai thuhet se ka një kompani sigurimesh në Suedi dhe ka punuar me kompani të ndryshme reklamash.

  • Karriget “mal” në mes të Parlamentit, opozita saboton sërish seancën në Kuvend

    Karriget “mal” në mes të Parlamentit, opozita saboton sërish seancën në Kuvend

    Deputetë e opozitës kanë krijuar sërish kaos në sallën e Kuvendit. Karriget e ligjvënësve janë përmbysur dhe grumbulluar në mes të sallës, përpara foltores. Ndërkohë gardistët, të cilët, janë përplasur me deputetët e opozitës janë vendosur gardh tek foltorja dhe korridori i sallës së Kuvendit.

    “Komisionet janë ushtrim i sovranitetit të qytetarëve, Rama nuk mund të pranojë komisionet, se do të nxjerrë në pah se sarajet e Surrelit janë bërë mbi korrupsionin 5 mijë metra tokë janë marrë në shkelje flagrante të ligjit.

    Rama nuk mund të pranojë të hetohet, pasi në dy vite me 140 udhëtimet e tij ka grabitur nga thesari 22 milion euro. Këta nuk janë me deputetë, shiko si rrinë, si kukulla”, tha Berisha në një video live në Facebook.

  • Votëbesimi, Sali Berisha rizgjidhet kryetar të PD-së së Rithemelimit me 938 vota pro

    Votëbesimi, Sali Berisha rizgjidhet kryetar të PD-së së Rithemelimit me 938 vota pro

    Sali Berisha është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike pas votëbesimit në Kuvendin e Rithemelimit këtë të shtunë (2 dhjetor). Berisha mori 938 vota pro dhe 55 kundër. Ndërkohë nga 1000 delegatë që kanë votur, 7 vota rezultuan të pavlefshme.

    Në Kuvendin Kombëtar të zhvilluar sot, ish-kryeministri Sali Berisha ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha dhe vajza, Argita Malltezi.

    Kujtojmë se në Kuvend nuk morën pjesë; Ervin Salianji, Agron Gjekmarkaj dhe Ferdinand Xhaferaj, të cilët janë tre deputetët që mbështetën ish-kryeministrin në Primare, por nuk i janë përgjigjur ftesës.

    Por përveç këtyre deputetëve, ftesa e Berishës nuk i janë përgjigjur dhe 15 deputetë që mbështesin grupin e Gazment Bardhit, madje as ky i fundit vetë.

    Të pranishëm në Kuvendin e “Rithemelimit” ishin 1203 delegatë.

    Rezolutë e Kuvendit Kombëtar të Rikthemelimit:

    Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, mbledhur sot më datë 2 dhjetor 2023, pasi mori në shqyrtim situatën politike, ekonomike në vend, konstaton se:

    o Tridhjetë vjet pas përmbysje së regjimit totalitar komunist më të ashpër në Evropë, në Shqipëri aktualisht është vendosur narko-diktatura e bazuar ne drogën, krimin dhe korrupsionin. Shtyllat e shtetit të së drejtës, shtyllat e një shoqërie demokratike, institucionet e Republikës Parlamentare, parlamentarizmi, zgjedhjet e lira, liria ekonomike, rendi dhe dhe siguria, janë goditur rëndë dhe në mënyrë sistematike nga narko-regjimi i instaluar ne Shqiperi. Edi Rama ka vendosur tashmë kontrollin e tij të plotë mbi çdo qelizë të shtetit, mbi pushtetin legjislativ, gjyqësor, ekonominë dhe mediat e vendit;

    o Regjimi mbahet në këmbë nga bashkëpunimi i tij i ngushtë me krimin e organizuar, nëpërmjet financimit me paratë që vijnë nga trafiku i drogës dhe pastrimi i tyre, si dhe nga korrupsioni i lartë dhe i kudogjendur qeveritar. Instalimi i këtij narko-regjimi shënon një rast të paprecedentë, rastin e parë dhe të vetëm në Evropë, ku një vend i cili aspiron të ardhmen evropiane, qeveriset nga pushtetarë të lidhur ngushtë me krimin e organizuar, në të gjitha nivelet e qeverisjes qëndrore dhe vendore;

    o Regjimi i Edi Ramës në Shqipëri, ndër të tjera përfaqëson një makineri gjigande të frikësimit të zgjedhësve shqiptarë kontrollit te vullnetit te tyre dhe deformimit të thellë, me të gjitha instrumentet, të institucionit të zgjedhjeve. Nëpërmjet industrisë së blerjes së votës, dhe makinerise se frikesimit te qytetarëve, regjimi shndërron krimin në votë dhe votën në krim, duke bllokuar rotacionin dhe vendosur “de facto” monizmin politik në Shqipëri;

    o Shtetit i së drejtës po zhbëhet çdo ditë dhe është zëvendësuar nga narkoshteti: krimi i organizuar është vendimarrësi kryesor në rrugë, në egzekutivin, legjislativin dhe gjyqesorin shqiptar. Parimet themelore kushtetuese si pluralizmi politik, ndarja e pushteteve, të drejtat dhe liritë themelore të individit, e drejta e patjetërsueshme e pronësisë, ekzistenca e një media të lirë dhe të pavarur, janë tashmë nën nje agresion real të përditshëm për zhbërjen e tyre dhe kapjes nga ky narko-regjim;

    o Regjimi, ka asgjësuar “de facto” Kushtetutën dhe pluralizmin parlamentar në Shqipëri. Të drejtat kushtetuese dhe ligjore të deputeteve te opozitës për ngritjen e Komisioneve hetimore Parlametare si dhe zgjedhjen e perfaqesueseve te tyre ne komisionet parlamentare, inisiativat e tyre ligjevense, janë zeruar nga ky regjim me logjikën e ftohtë dhe kalkuluese të një autokratik. Deputetët e Partisë Demokratike dhe Opozita trajtohen si armiq të brendshëm të vendit. Pluralizmin politik në parliament është zëvendësuar me monizmin e partisë-shtet;

    o Institucionet e reja të drejtësisë, të ngritura për të qenë të pavarura, po ndjekin një axhendë politike agresive të mazhorancës, duke i shërbyer interesave të saj dhe aspak drejtësisë dhe shtetit ligjor. “Heronjtë e Antikorrupsionit” nuk guxojnë të godasin asnjë zyrtar të lartë socialist pa miratimin e kreut të qeverisë, ndërsa Opozitës i rezervohen metodat staliniste të ngritjes së akuzave dhe fabrikimit të provave të rreme. Goditja nëpërmjet këtyre “akuzave” e liderit të Partisë Demokratike, janë një provë e pakundërshtueshme e kapjes totale të sistemit të drejtësisë nga ana e Edi Ramës dhe qëndrimit armiqësor të tij ndaj opozitës;

    o Korrupsioni galopant në Shqipëri është i përhapur në të gjitha nivelet me në krye Edi Ramën dhe familjen e klanet qeveritare. Korrupsioni po rrënon çdo ditë ekonominë e vendit dhe sigurinë ekonomike të shqiptarëve. Organet e drejtësisë të ngritura për të vënë përpara drejtësisë përgjegjësit e korrupsionit në vendin më të korruptuar të Europës, kanë dështuar qëllimisht duke demostruar anshmërinë e tyre politike për të vënë drejtësinë në vend dhe mbrojtur interesin publik;o Partia Demokratike si forca kryesore opozitare, ndodhet prej vitesh nën një sulm politik të paprecedent, të papajtueshëm me normat e shtetit ligjor dhe rendit demokratik në një republike parlamentare. Ky sulm është orkestruar drejtpërsëdrejti nga Edi Rama me qëllim zhbërjen e opozitës dhe vlerave të saj të qëndrës së djathtë, goditjen e reformave të thella të ndërmarra që kanë transformuar Shqipërinë në rrugën e saj evropiane, goditjen e trashëgimisë politike dhe të lidershipit të saj;

    o Partia Demokratike u shantazhua në të gjitha mënyrat për ta detyruar atë të mos merrte pjesë në zgjedhjet vendore 2023, dhe pasi ky skenar dështoi, mazhoranca manipuloi thellësisht zgjedhjet vendore, në fushën zgjedhore më të pabarabartë ndonjëherë që nga vendosja e demokracisë në Shqipëri;
    o Cënimi i të drejtave politike të kandidatëve të opozitës ka vënë seriozisht në pikëpyetje garantimin e të drejtave kushtetuese për të zgjedhur dhe per tu zgjedhur, çka ka dëmtuar dhe rrezikon të bllokojë procesin e integrimit europian të vendit.

    o Opozitës, si pasojë e një sistemi gjyqësor të kapur politikisht nga mazhoranca, në shkelje flagrante të çdo norme juridike, si edhe kapjes politike të organeve administruese të procesit zgjedhor, iu mohua identiteti i saj politik dhe e drejta për të patur përfaqësuesit e saj në administrimin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi;

    o Raporti OSBE/OHDIR rrëzoi përfundimisht zgjedhjet vendore 2023, duke konfirmuar problematikat e rënda të ngritura nga Partia Demokratike përpara, gjatë dhe pas periudhës zgjedhore;

    Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, është i vetëdijshëm për:
    – Gjendjen dramatike të demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri;
    – Rrezikun imediat të shpopullimit dhe zhbërjes së vendit, kur mafia, korrupsioni i kudogjendur, zhbërja e institucioneve demokratike, dhunimi i lirive dhe te drejtave thelbësore të individit, varferia e frikshme ne rritje, mungesa e shpresës dhe e të ardhmes po i detyrojnë shqiptarët të marrin përsëri rrugën e mërgimit;

    – Faktin se Partia Demokratike dhe aleatët e saj përfaqësojnë sot të vetmin institucion opozitar që nuk kontrollohet nga rregjimi autokratik dhe të vetmin instrument për të normalizuar Shqipërinë dhe për të rikthyer të ardhmen evropiane të vendit;

    Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike deklaron se:

    – Me anë të kësaj rezolute, Partia Demokratike e Shqipërisë, miraton si doktrinën e saj dokumentin e Kushtetutës së Vlerave të Djathta, si bazë programore dhe ideore për programet elektorale dhe qeverisjen e nesërme.

    – Mbrojtja e Kushtetutës së vendit, pluralizmit, ruajta e interesit kombëtar të Shqipërisë dhe shqiptarëve pavarësisht se ku ata jetojnë, mbrojtja e opozitarizmit dhe të demokracisë, lirive dhe të drejtave të qytetarëve dhe sundimit të ligjit si dhe mbështetja e integrimit të vërtetë evropian si objektivi më i rëndësishëm strategjik për vendin, janë dhe do të jenë misionet e patjetërsueshme të Partisë Demokratike për të cilën ajo është themeluar, ekziston dhe do të kontribuojë në vazhdimësi.
    – Partia Demokratike është krijuar mbi bazën e këtyre premisave dhe i konsideron të shenjta ato. Ajo do të bëjë gjithçka, çdo sipërmjarrje, çdo sakrificë, do të kërpërcejë çdo vështirësi për të rikthyer Shqipërinë në rrugën e demokracisë, vlerave evropiane dhe ta shpëtojë atë nga regjimi i narkoshtetit që po shkatërron çdo ditë;

    – Partia Demokratike i bën thirrje të gjithë shqiptarëve, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj për të kuptuar me përgjegjësi këtë çast shumë të vështirë që vendi po kalon dhe ta konsiderojnë këtë moment si përcaktues në historinë e vendit, ku vendoset e ardhmja e demokracise në Shqipëri dhe e vlerave demokratike të saj;

    – Partia Demokratike i kërkon të gjithë shqiptarëve, anëtarësisë dhe simpatizantëve të saj, të bashkohen në një front të vetëm të gatshëm për të rezistuar dhe ndërmarrë të gjitha sakrificat që koha dikton, për t’u përballur pa kthim në betejën me rregjimin autokratik të narko-shtetit, me qëllim mbrojtjen e vlerave dhe arritjeve të shoqërisë shqiptare në këto 32 vite pluralizëm;
    – Partia Demokratike nuk do të tërhiqet kurrë nga ky mision historik i saj. Ne jemi të gatshëm të japim çdo kontribut dhe pranojmë çdo sakrificë për rivendosjen e pluralizmit politik, rendit demokratik dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri. Ne kemi nevojë për kontributin e të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim partiak, që vlerësojnë me të drejtë se demokracia është në rrezik dhe pluralizmi politik dhe opozitarizmi janë vlera te pazëvendësueshme te shoqërive të lira demokratike.

    – Partia Demokratike shpreh besimin e saj të plotë se thirrjes së saj do t`i bashkohen të gjithë ata që besojnë në rëndësinë jetike të pluralizmit politik dhe opozitës së vërtetë si kusht vendimtar për të patur një të ardhme europiane. Bashkimi në një front të vetëm garanton fitoren tonë, fitoren e demokracisë dhe të së ardhmes të sigurtë evropiane të Shqipërisë.

  • “Më vjen të qesh e të qaj”/ Rama flet për mesazhet anonime që i kanë dërguar vlonjatët

    “Më vjen të qesh e të qaj”/ Rama flet për mesazhet anonime që i kanë dërguar vlonjatët

    Kryeministri, Edi Rama në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste në Vlorë ka folur lidhur me mesazhet anonime që i kanë dërguar vlonjatët.

    Ai tha se me të tilla mesazhe i vjen të qeshë dhe të qajë njëkohësisht.

    Rama tregon se arsyeja e mesazheve është punësimi i demokratëve nga kryetari i Bashksë.Ai ju drejtua vlonjatëve duke ju thënë se nuk duhet të mërziten se demokratët merren në punë kur janë të zotë, është e vjetër dhe e pakutimtë të merremi me këtë pjesë.

    “Dua të them diçka për partinë e Vlorës. Më vjen të qesh e të qaj kur marr mesazhe anonime. E kishit harruar këtë stil ca kohë dhe kam vënë re që arsyeja e këtyre mesazheve anonime është pse Ermali është i hapur për të marrë në ekipin e tij demokratë. Unë nuk e di kush janë dhe si janë, unë di që Ermali ka të drejtë dhe kush i bën këto mesazhe e ka gabim. Kush është socialist dhe e beson që ne jemi të hapur për të gjithë, jo që nuk duhet të mërziten se demokratët merren në punë kur janë të zotë, është e vjetër dhe e pakutimtë të merremi me këtë pjesë.

    Ana tjetër është që pas kaq vitesh në qeveri e në qeverisje në Vlorë nuk besoj se ka mbetur njeri pa i dhënë hakun. Ka pasur njerëz dhe mund të ketë akoma që nuk e kanë merituar me punën e tyre besimin që ju është dhënë. Këta njerëz duhet të vihen përpara përgjegjësisë. Ndarjen socialist e demokrat kur vjen puna te kontributi që mund të japë në një bashki askush nuk duhet ta bëjë. Përkundrazi, ne nuk jemi thjesht një parti e një ane më. Ne jemi partia e të gjitha anëve, sepse ne jemi e vetmja parti që, që në lindje të saj, nuk është lëkundur asnjëherë në mbrojtje të interesit kombëtar dhe për shkak të rritjes së saj ka detyrën ku të jetë një parti ku çdo shqiptar të ndjehet në shtëpinë e vetë.”, tha ai.llllllllllllllll

  • Marrëveshja me Italinë për emigrantët/ Rama: Është llogaritur për 3 mijë persona në muaj, nuk e di nëse do të funksionojë

    Marrëveshja me Italinë për emigrantët/ Rama: Është llogaritur për 3 mijë persona në muaj, nuk e di nëse do të funksionojë

    Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në Këshillin e Atlantikut, për të diskutuar mbi sfidat e Rajonit, teksa është pyetur edhe për marrëveshjen për emigrantët me shtetit italian.

    Rama tha se do të jetë vetëm një qendër për emigrantët me 3 mijë vende dhe e ndërtuar në bazë të rregullave të BE dhe po ashtu do të jetë edhe një terminal që do të bëjë regjistrimin e tyre fillimisht.

    Ai bëri me dije se mënyra se si është llogaritur të funksionojë është që aty të priten 3 mijë emigrantë në muaj dhe në këtë mënyrë të procesohet.

    Sipas tij, e gjithë kjo zhurmë ka ardhur vetëm për një arsye, sepse Shqipëria nuk është vend anëtar i BE.

    Rama: Për të korrigjuar, për t’i thënë gjërat sic duhet të jenë. Është një qendër dhe një terminal pritjeje në kufi, ku këta persona do të regjistrohen së pari në momentin që hynë.

    Së dyti 36 mijë është një numër i imagjinar me dëshirë , bazuar në idenë që ky proces do të jetë një proces që do të punojë si një orë zvicerane, a do të ndodhë kështu, nuk jam i sigurt. Edhe nëse do të jetë kështu, çështja është që kjo qendër, do të ketë vetëm 3 mijë vende. Do të ndërtohet 100% bazuar në kriteret, që BE ka hartuar për mënyrën se si do të funksionojë. Marrëveshja ndërkohë është 100 në kuadrin e së drejtës ndërkombëtare.

    Arsye se pse ka ndodhur kjo zhurmë është një dhe e vetja, Shqipëria nuk është anëtare e BE. Nëse kjo marrëveshje do të ishte bërë mes Italisë dhe një vendi tjetër të BE, askush nuk do të kishte marrë një minutë të mërej me të, e jo më të zinte ekranet për të folur për t.

    Kjo është e trishtë pasi tregon një paragjykim, kundrejt vendit tonë dhe vendeve që nuk janë anëtare të BE.

    I shoh këto komente, me njëlloj keqardhje.

  • “Sharlatan, ke vënë dorë mbi gratë”- Braçe përplaset ashpër me Spahon: Rrezikuat jetën e 140 ligjvënësve! Deputeti i PD: Do vazhdojmë po me atë sjellje nëse…

    “Sharlatan, ke vënë dorë mbi gratë”- Braçe përplaset ashpër me Spahon: Rrezikuat jetën e 140 ligjvënësve! Deputeti i PD: Do vazhdojmë po me atë sjellje nëse…

    Deputeti socialist Erion Braçe dhe ai demokrat Edmond Spaho, kanë debatuar gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë online, ku në rendin e dites po shqyrtohej paketat fiskale e vitin 2024.

    Ndërsa mori fjalën, deputeti Spaho tha se Kuvendi ka miratuar për 5 minuta buxhetin, ndërsa paralajmëroi sërish të njëjtën situatë në Kuvend nëse mazhoranca nuk ndryshon qëndrim ndaj kërkesave të opozitës. “Përfaqësuesit e SHBA, Britanisë, Gjermanisë dhe Kamionit Evropian kanë tërhequr vëmendjen për nevojën e një parlamenti normal në përputhej me ligjet, dhe se dialogu mes mazhorancës dhe opozitës është një element thelbësor për integrimin në Bashkimin Evropian.

    Janë ato që në po kërkojë prej kohësh, parlamenti të kthehet në normalitet, të plotësohen keksit legjitime për krijimin e komisioneve hetimore parlamentare si dhe për komisionin e reformës zgjedhore. Ka ardhur koha ti jepnin fund qëndrimin kokëfortë dhe jotolerues, dhe të respektoni të drejtat Kushtetuese të opozitës, dhe të mos vazhdoni të votoni dhe duartrokisni sikur të jeni automat dhe jo politikanë të një vendi që do të anëtarësohet në BE”, tha Spaho.

    Nga ana tjetër, deputeti Braçe mori fjalën për replikë, duke u shprehur se sipas tij, ndezja e flakëve në kuvend është një ngjarje kriminale, ndërsa theksoi se Kuvendi duhej të kishte kallëzuar.

    Ai tha se ajo që shpërtheu në flakë në sallë nuk ishte tymuese, por lëndë djegëse.

    “Zjarri mes Kuvendit është një akt i pastër kriminal, që rrezikon jetën jo vetëm të deputetëve por që rrezikon jetën institucionale dhe kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, tha Braçe.

    Pjesë nga debati

    Edmond Spaho: Pas ngjarjeve të ditës së hënë ku u miratua buxheti në 5 minuta në kushtet e një reagimi të opozitës për sjelljen e saj për një kohë të gjatë nga ana e mazhorancës për arsyet që iu i dini, dua t’ju kujtoj reagimet e trupit diplomatik gjatë ditës së djeshme dhe të sotme. Përfaqësuesit e SHBA, Britanisë, Gjermanisë dhe Kamionit Evropian kanë tërhequr vëmendjen për nevojën e një parlamenti normal në përputhej me ligjet, dhe se dialogu mes mazhorancës dhe opozitës është një element thelbësor për integrimin në Bashkimin Evropian.

    Janë ato që në po kërkojë prej kohësh, parlamenti të kthehet në normalitet, të plotësohen keksit legjitime për krijimin e komisioneve hetimore parlamentare si dhe për komisionin e reformës zgjedhore. Ka ardhur koha ti jepnin fund qëndrimin kokëfortë dhe jotolerues, dhe të respektoni të drejtat Kushtetuese të opozitës, dhe të mos vazhdoni të votoni dhe duartrokisni sikur të jeni automat dhe jo politikanë të një vendi që do të anëtarësohet në BE.

    Erion Braçe: Kam që nga e hëna që dua ti them nja dy fjalë, për të renditur disa fakte nga data 1 nëntor e në vijim. Buxheti nuk është miratuar në 5 minuta në parim, ka ndodhur vetëm votimi.

    Buxheti ka që në 1 nëntor që është shqyrtuar në komisionin e ekonomisë, është bërë prezantimi, diskutimi, pyetje-përgjigje, propozime. Janë mbi 13 seanca në vetëm 20 ditë që janë zhvilluar nga Komisioni i Ekonomisë. Ka pasur diskutime, pyetje-përgjigje si edhe sqarime të domosdoshme edhe me shkrim, jo vetëm me gojë, që marrin përgjigjet që duhet. Këtij komisioni që diskutojmë sot nuk i ka munguar asnjë shifër që është kërkuar.

    Buxheti nuk është miratuar ende, sepse diskutimi nen për nen është ai që vlen. Votimi më 7 dhjetor është proces i miratimit të buxhetit të shtetit. Kush e ka pasur mendje te ndjek sherrin, për te buxheti për 5 minuta është votuar.

    Ditën e hënë nuk ka ndodhur ngritja e dorës, por në sallën e Parlamentit ka ndodhur një ngjarje kriminale, se deri tek tymueset jemi mësuar. Por ajo që shpërtheu në flakë në sallë nuk ishte tymuese, ishte lëndë djegëse, dhe të ndezësh zjarr në mes të sallës, ku brenda saj janë 140 veta, natyrisht është krim. Jam i habitur se si Kuvendi nuk e ka kallëzuar këtë krim.

    Zjarri mes Kuvendit është një akt i pastër kriminal, që rrezikon jetën jo vetëm të deputetëve por që rrezikon jetën institucionale dhe kushtetuese të Republikës së Shqipërisë

    Spaho: Kur vazhdoni me këtë gjuhë, më këtë logjikë do të thotë që nuk keni ndryshuar asnjë. Nëse ju nuk ndryshoni asnjë edhe në do vazhdojmë po me atë sjellje që keni parë, qoftë në komisione apo në seancat plenare.

    Braçe: Zotëria që foli e ka bërë baltë edhe në këtë komision me fyerje të drejtpërdrejta të anëtarëve t këtij komisioni. E ka bërë baltë edhe ne sallën e seancave plenarë, duke vënë dorë, ky tipi ka vënë dorë edhe mbi gratë e Kuvendit. Këtij sharlatani dhe çdo sharlatani tjetër që është në Kuvend për ti lëpirë fytyrën Sali Berishës, duhet ti vini fre. Nuk ia ka njeri për borxh t’i dëgjoj fyerjet. Pecetat higjieno-sanitare për burra si puna e këtij do i japin falas.

  • A ka bërë ndërhyrje estetike? Mjekja nxjerr zbuluar kryeministrin Edi Rama

    A ka bërë ndërhyrje estetike? Mjekja nxjerr zbuluar kryeministrin Edi Rama

    Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel u fol për ndërhyrjet estetike tek meshkujt.

    Në VIP-at shqiptarë që u morën në “studim” në studio ishte edhe kryeministri Edi Rama.

    E pyetur nga moderatorja Erjona Rusi, mjekja Senera Hoxha, tregoi se e vetmja ndërhyrje estetike që ka bërë kreu i qeverisë shqiptare ka qenë heqja e qeseve poshtë syve.

    “Mendoj që e vetmja gjë që ka bërë kryeministri Edi Ram është heqja e qeskave poshtë syve, sepse në një periudhë kohe dukej që i kishte, por pas ca kohësh nuk i kishte më,” tha Hoxha.

  • Rama i jep garanci Stoltenberg: Me bazën detare në Porto Romano, NATO fiton akses në Ballkan

    Rama i jep garanci Stoltenberg: Me bazën detare në Porto Romano, NATO fiton akses në Ballkan

    Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Shkup, në kuadër të të liderëve të pesë vendeve anëtare të NATO-s nga Europa Juglindore.

    Kreu i qeverisë ka mbajtur fjalën e tij gjatë konferencës së përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Presidentin e Kroacisë, Kryeministrin e Malit të Zi dhe Kryeministrin e Sllovenisë.

    Rama u shpreh se duhet të zbatohet sa më shpejt kërkesa e Shqipërisë për bashkëfinancim me NATO-n, për bazën e re detare në Porto Romano.

    Rama: Dëshiroj të theksoj edhe kërkesën që aplikimi i Shqipërisë për të bashkëfinancuar me NATO-n bazën e re detare të NATO-s në Porto Romano të procedohet sa më shpejt.

    Sepse besojmë se çdo gjë që ndodh hap pas hapi e përforcon vlerën e strategjike të një investimi të tillë jo thjesht për Shqipërinë, as për rajonin por për vetë NATO-n që do fitojë një tjetër akses të shpejtë në këtë anë të Europës për çdo rast të mbrojtjes së nevojshme.

    Shqipëria ka përmbushur me buxhetin e vitit 2024, objektivin e financimit të Mbrojtjes me 2% siç është shtruar nga tryeza e NATO-s për të gjitha vendet anëtare. Do vazhdojmë të jemi të përkushtuar për rritjen e kapaciteteve dhe shtimin e efiçencës së forcave tona të armatosura. Kryeministri Edi Rama theksoi dhe nevojën që NATO të garantojë kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë pasi faktikisht është jashtë kontrollit dhe në shërbim të trafikut të armëve, drogës.

    Rama: Theksova domosdoshmërinë e rritjes së numrit të forcave të NATO-s në Kosovë dhe domosdoshmërinë për të garantuar kufirin mes Kosovës e Serbisë që faktikisht është jashtë kontrollit dhe është në shërbim të trafikut të armëve, drogës, e aktiviteteve të cilat pastaj ngatërrohen me aktivitetin politik me sfond ultranacionalist që shkakton devijime të rënda si devijimi në Banjskë.