Category: Politikë

  • Rusia planifikon luftë? NATO “blindon” Ballkanin: Siguria e rajonit kyçe!

    Rusia planifikon luftë? NATO “blindon” Ballkanin: Siguria e rajonit kyçe!

    Aleanca e Atlantikut Verior do të bëjë gjithçka për të parandaluar ndonjë përshkallëzim të gjendjes së sigurisë, apo kërcënim ushtarak ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-së apo edhe të vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor.

    Ky ishte mesazhi që përcolli në Shkup kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili takimin me kryeministrin Dimitar Kovaçevski e përqendroi pikërisht tek siguria e rajonit si edhe ajo globale. Stoltenberg u përpoq të fashiste frikën që ngjallën komentet e presidentit ukrainas Volodimir Zelensky e tha se nuk sheh ndonjë kërcënim të afërt ushtarak që do të vinte nga Rusia ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-s, apo rajonit.

    “Megjithatë ne jemi të kujdesshëm dhe po vëzhgojmë nga afër lëvizjet e Moskës. NATO-ja ka prani ushtarake në rajon, kemi KFOR-in në Kosovë, shtabin e përgjithshëm në Sarajevë dhe zyrën në Beograd dhe jemi të përgatitur që të bëjmë gjithçka për të mbrojtur çdo aleat nga çfarëdo qoftë kërcënimi”, ishte komenti i tij.

    Në fjalimin e mbajtur para ligjvënësve të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, numri një i NATO-s, i renditi edhe një herë avantazhet e anëtarësimit të vendit në aleancën më të madhe ushtarake të globit, ndërsa kërkoi nga deputetët maqedonas unitet në rrugëtimin drejt BE-së.

    “Të gjitha partitë politike kanë përgjegjësi që të punojnë së bashku dhe ta çojnë vendin përpara. Ju inkurajoj që të vazhdoni të punoni siç keni punuar për anëtarësimin në NATO, ta kompletoni udhëtimin tuaj drejt familjes europiane”, u shpreh ai.

  • Rama zgjohet me Kombëtaren kuqezi: Kjo skuadër do na bëjë surpriza të tjera të bukura

    Rama zgjohet me Kombëtaren kuqezi: Kjo skuadër do na bëjë surpriza të tjera të bukura

    Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video të postuar në rrjetet sociale të disa prej momenteve të tifozëve gjatë mbrëmjes së djeshme në stadiumin “Air Albania”.

    Rama shkruan se është i bindur që skuadra e kombëtares do të bëjë edhe surpriza të tjera të bukura gjatë kompeticionit “Euro 2024”.

    “Mirëmëngjes, dhe me shijen e jashtëzakonshme të arritjes historike të Kombëtares, si edhe me bindjen se kjo skuadër e re do të na bëjë surpriza të tjera të bukura, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.

    Mbrmjëen e djeshme Shqipëria u përball me Ishujt Faro në ndeshjen e fundit në grupe për kualifikueset Euro 2024. Ndeshja u mbyll me rezultatin 0-0, duke bërë që edhe me një pikë të fituar, kombëtarja shqiptare të kualifikohej e para në grup.

  • “Rama bridhte nëpër TV me gërshërë dhe pinca të thyera”- Berisha për akuzën mbi Ilir Beqajn: Për të mbuluar vjedhjen e shekullit, vetëm sa faktoi fajësinë e plotë të tij

    “Rama bridhte nëpër TV me gërshërë dhe pinca të thyera”- Berisha për akuzën mbi Ilir Beqajn: Për të mbuluar vjedhjen e shekullit, vetëm sa faktoi fajësinë e plotë të tij

    Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron akuzën e ngritur mbi ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj si një amnisti me qëllim shpalljen e pafajësisë së tij.

    Sipas Berishës, ndërsa rendit një sërë akuzash mbi Beqajn, është e papranueshme që ky i fundit të akuzohet për ndarjen e konfliktit të interesit.

    Duke e cilësuar koncesionin e sterilizimit si një nga vjedhjet më të mëdha të shekullit, Berisha shtons e Rama “me amnistinë e dytë vetëm sa faktoi para shqiptarëve fajësinë e tij të plotë”.

    Sali Berisha: Të akuzosh Ilir Beqën për shpërdorim detyre, se nuk ka diktuar konfliktin e interesit Rrapaj-Rrjepaj, është de facto, në bazë të ligjit e shpall atë të pafajshëm. Dhe këtu qëndron i gjithë thelbi i amnistisë së dytë në katër muaj të Ilir Beqës.

    E shpall të pafajshëm sepse ligji i konfliktit të interesit, nuk ngarkon titullarin Beqaj për të diktuar se cili është apo nuk është në konflikt interesi. Këtë detyrë, ligjërisht dhe përgjegjës para ligjit, janë ata të cilët aplikojnë për një projekt, një tender, një kërkesë financiare në konflikt interesi.

    Pra, Rama dërgon Beqën me akuzën se nuk diktoi konfliktin e interesit, me qëllimin e vetëm që gjykatësi të thotë se Beqaj është i pafajshëm. Ligji nuk ia kërkon Beqës këtë. Ligji ia kërkon Rrjepës dhe Rrapajt.

    Me amnistinë e dytë de facto të Ilir Beqës nga SKAP i tij, Edi Rama, njeriu që bridhte studio më studio me një gërshërë me një krah dhe një pincë të thyer, për të mbuluar vjedhjen e tij të dytë të shekullit, vetëm sa fakton para shqiptarëve, fajësinë e tij të plotë për këtë aferë.

    Kështu që me këtë rast, dënoj para të gjithë shqiptarëve, këtë akt të shëmtuar, të paimagjinueshëm. Ilir Beqaj është përgjegjës direkt para ligjit, sepse ai ka firmosur kalimin me koncesion të sterilizimit, i cili bëhej nga sektori publik, në sektorin privat.

    Ilir Beqaj është përgjegjës para ligjit, sepse jo vetëm ka firmosur, por ai ka caktuar kushëririn e tij të parë, dhe në këtë rast nuk kemi të bëjmë lidhjen Rrjepaj-Rrapaj, por me lidhjet Byrazeri-Beqaj për fizibilitetin.

    Ilir Beqaj është fajtor direkt, pasi ka firmosur studimin-mashtrim, sipas të cilit dhënia me koncesion do të ulte 3 herë çmimin, ndërkohë që kjo dhënie e rriti çmimin e sterilizimit83 herë.

    Ilir Beqaj është përgjegjës direkt para ligjit, prandaj e shpëton Edi Rama, sepse me firmën e tij në kundërshtim me çdo praktikë ligjore, ka firmosur pikët që i ka dhënë Investalit të Ramës, kompanisë Rama-Rrapaj, në një kohë kur kjo nuk ishte kurrë detyrë e ministrit.

    Ilir Beqaj është përgjegjës direkt para ligjit sepse i ka dhuruar Investalit të Rama-Rrepajt, megasterilizatorin e blerë 1.7 milionë euro ultramodern dhe një kat të spitalit të ri të ndërtuar pikërisht për sterilizimet.

    Ilir Beqaj është përgjegjës para ligjit, apo njeriu që amnistoi Edi Rama është përgjegjës para ligjit, pasi me firmën e tij, ai i ka dhuruar kompanisë falas, shpenzimet për energjinë elektrike, shpenzimet për ujin.

    Në gjysmën e afatit të përcaktuar, kjo kompani ka grabitur 79 milionë euro, ndërkohë që në 10 vite, fitimi i saj ishte parashikuar 99 milionë. Pra, të çosh përpara gjykatësit Beqën, me akuzën se nuk ka diktuar konfliktin e interesit mes Rrjepajt dhe Rrapajt, do të thotë ta shfajësosh atë nga të gjitha këto akuza.

    Ta shfajësosh atë nga krimi i shëmtuar. Për shkak të kësaj marrëveshje, kanë mbetur pa u operuar së paku 1 mijë qytetarë në muaj dhe në një vit, qindra e mijëra prej tyre mund të kenë pasur pasoja fatale, për shkak se nuk operoheshin dot sepse spitalet nuk përballonin kostot e Investalit Rama-Rrjepaj për kostot e sterilizimit.

    Pra, kemi të bëjmë me një amnisti ndëra më kriminalet në historinë e këtij vendit, e dyta në katër muaj, nga SKAP i partisë, i shndërruar në një vegël të verbër, i shndërruar totalisht në një organizatë kriminale në duart e Edi Ramës.

  • “Pse i mbani gardistët? Kaq frikë keni?”, Berisha futet LIVE në Facebook: Rama është fshehur

    “Pse i mbani gardistët? Kaq frikë keni?”, Berisha futet LIVE në Facebook: Rama është fshehur

    Ish-kryeministri Sali Berisha, ndonëse nuk ka nisur ende zyrtarisht seanca plenare, ka nisur që të flasë për qytetarët përmes rrjetit social ‘Facebook’. Berisha sulmoi kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentaren Nikolla.

    “E ka kapur frika, erdhi me një karvan të gjatë makinash. Po ashtu do ikë. Ne po mbrojmë të drejtat tona kushtetuese, të popullit opozitar. Këta po mbrojnë një grup hajdutësh, janë fatkëqinj.Ajo Linda, ka rekordin më të zi të keq shfrytëzimit nga Rama dhe funksionimit të saj si një njeri pa dinjitet. Si një njeri që nuk njeh dhe shkelmon rregulloren. Këtu pas meje janë deputetë socialistë. Pse i mbani këto gardistë ju? Keni kaq frikë prej opozitës?

  • Berisha futet live në Facebook e hedh akuza njëra pas tjetrës: Ulusi je i djegur! Ja Ms.Covidi dhe ministrja e anti-kulturës…

    Berisha futet live në Facebook e hedh akuza njëra pas tjetrës: Ulusi je i djegur! Ja Ms.Covidi dhe ministrja e anti-kulturës…

    Ashtu siç pritej, ende pa nisur seanca, në sallën e Kuvendit ka tensione mes palëve politike. Punonjësit e Gardës janë rreshtuar pranë foltores dhe ulëseve të PS-së, ndërkohë që deputetët e opozitës nuk heqin dorë nga përpjekjet për të bllokuar punimet e Parlamentit.

    Ndërkohë kreu i demokratëve Sali Berisha është futur në lidhje Live në Facebook-un e tij, duke hedhur akuza të njëpasnjëshme ndaj mazhorancës, që nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja e deri te kreu i qeverisë Edi Rama.

    Sali Berisha: Po pse i mbani këto gardistë, keni kaq frikë prej opozitës?! Këtu është me mosbindje civile, por nuk ka punë me ju, gjithë problemin e ka me Edi Ramën. Në ditën më solemne, Çuçi s’ka ardhur fare, në ditën që duhet të miratohet buxheti. Këta kanë tmerr nga buxheti se është ai i vjedhjes më të madhe në historinë e vendit. Ku lejnë Felajt, felë për të tjerë?! Më mirë thojini asaj mos të çojë 4 familjarë nëpër Prokurori, se kur burrin e saj e morën peng në Urën Vajgurore se u premtoi banditëve lirimin, shkloi kjo e çliroi, e di vetë sa pagoi. Burri i saj është prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Ja ku erdhi Ulsiu, që i ka ditët e numëruara, bodyguardi i Edi Ramës, ik më mirë para se të heqë ai ty! Taulanti s’ka ardhë akoma se po merret me biografinë e oficerëve të policisë, ndërkohë që është njeriu më i lidhur me bandat. Bëj ç’të duash Ulsi, ke marrë fund! Ministrja e Anti Kulturës që i jep tendera thjeshtrës, në kundërshtim me çdo standard, ajo akordon me firmën e saj, me zemrën e saj, tendera vetëm thjeshtrës së parë të vendit.

    Po ajo tjetra? Ms.Covidi, ajo që çoi në atë botë dhjetëra mijëra shqiptarë për shkak të vjedhjeve të tmerrshme. Ajo është për t’i thënë Misses Mortja, por me vjedhjen e të sëmurëve, është kampione në botë. Po, po ke vjedhur! Ke vjedh me Edi Ramën ndaj dhe ke imunitet. Ministrja që e mbylli me 20 mijë të vdekur, me rekord botëror. Ajo është Ibrahimi, një falsifikatore e famshme. Ajo tjetra nuk ka ardh ajo, ish-ministrja e Financave se edhe ajo ka marrë një post të ri, kjo është pak a shumë. Ulusi, ka një pyetje: A ka mbetur mushkë në fshatin tënd pa u punësuar? Se farefis si i ke pas i ke punësuar të gjithë me nga dy rroga, por në fund thonë se ka marrë dhe mushkat e fshatit për të të bërë ty qejfin. E ka vendin tek Shullazi, se është një kriminel elektoral. Ulusi, bëj sa të duash bodyguardin e Edi Ramës, por krimi elektoral do të të ndjekë ty gjithë jetën tënde, ndaj dhe je i djegur./tvklan.al

  • Rama thotë “mirëmëngjes” me pamjet fantastike nga Libofsha e Fierit

    Rama thotë “mirëmëngjes” me pamjet fantastike nga Libofsha e Fierit

    Mëngjesin e kësaj të Hëne, kryeministri Edi Rama ka postuar pamjet nga tokat bujqësore të Libofshës së Fierit. Atje po vijon puna me pastrimin e kanalit kullues.

    “Mirëmëngjes dhe me punën që vijon për pastrimin dhe rehabilitimin e kanalit kullues në Libofshë të Fierit, që shërben për kullimin e rreth 200 hektarëve tokë bujqësore, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.

    Kujtojmë se edhe në projektbuxhetin e 2024-ës është parashikuar një fond i konsiderueshëm për bujqësinë, ku prioritet është lehtësimi i punës së fermerëve dhe rritja e prodhimit të produktit të brendshëm./tvklan.al

  • “The Independent”: Anglia do të shpenzojë 1.5 mln £ për sistemin e burgjeve në Shqipëri

    “The Independent”: Anglia do të shpenzojë 1.5 mln £ për sistemin e burgjeve në Shqipëri

    Britania e Madhe i ka dhuruar 37 mikrobusë dhe automjete elektrike Shqipërisë që kanë kushtuar 1.5 milionë paund, si pjesë e marrëveshjes së muajit Maj për kthimin e të burgosurve shqiptarë.

    Mes dy vendeve u ra dakord që 200 të burgosur në Angli e Uells të transferohen në vendin tonë për të vijuar për pjesën tjetër të dënimit. Sipas kësaj media, në këmbim qeveria britanike do të ndihmojë në “modernizimin” e sistemit të burgjeve shqiptare.

    Marrëveshja pritet t’i kushtojë Ministrisë së Drejtësisë rreth 8 milionë paund gjatë dy viteve. Me këtë bashkëpunim, Britania ul kostot për të burgosurit që sipas “The Indepedent”, shkojnë deri në 40 mijë paund në vit për çdo të burgosur.

    Rreth 500 mijë paund do të shpenzohen për 15 automjete elektrike, ndërsa 22 mikrobusë të rinj do t’i ofrohen shërbimit të burgjeve të Shqipërisë me një kosto prej më shumë se 1 milion paund.

    Sekretari i Drejtësisë Alex Chalk deklaroi më herët se “publiku pret që kriminelët e huaj duhet të vuajnë dënimet e tyre jashtë shtetit, jo në burgjet tona në kurriz të taksapaguesit”.

    Deri në fund të vitit 2022, raportohet se në burgjet e Anglisë dhe Uellsit ndodheshin 1336 shqiptarë. 17 prej tyre janë të dënuar me burgim të përjetshëm dhe pritet që të transferohen të parët drejt Shqipërisë.

  • Berisha paralajmëron protesta: Do të ketë një lëvizje të fuqishme popullore që ska uragan që e ndalon

    Berisha paralajmëron protesta: Do të ketë një lëvizje të fuqishme popullore që ska uragan që e ndalon

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se do të ketë protesta të opozitës ndaj qeverisë.

    Në një bashkëbisedim me qytetarët në “Facebook” Berisha tha se do të letë një levizje të fuqishme popullore që “s’ka diktaturë që e ndalon”.

    “Do të kalojmë në një lëvizje të fuqishme popullore, uragan që s’ka diktaturë që e ndalon.

    Jemi në një betejë pa kthim kundër kësaj diktature. Në ’91 përmbysëm një diktaturë pikërisht sepse qëndruam në betejën pa kthim.

    Kjo po ndodh edhe tani, deputetët do të qëndrojnë të pamposhtuar aty ku ju i keni mandatuar. Në çdo nevojë do të gëzojnë dhe e meritojnë mbështetjen. Nuk jemi për mosekzistimin e Parlamentit, por dua që të funksionojë në përputhje me Kushtetutën. Ka përballje dhëmb për dhëmb”, tha ish-kryeministri.

  • Qeveria i jep ‘OK’, drafti për refugjatët i kalon Kuvendit për ratifikim! Kritikat se mund të rrezikojë integrimin

    Qeveria i jep ‘OK’, drafti për refugjatët i kalon Kuvendit për ratifikim! Kritikat se mund të rrezikojë integrimin

    Qeveria miratoi 10 ditë pas firmosjes në Romë, marrëveshjen për ngritjen e qendrës pritëse për azilkërkuesit nga Afrika në zonën e Gjadrit. Protokolli i kalon tanimë Parlamentit për shqyrtim dhe ratifikim.

    Dy kryeministrat, Rama dhe Meloni, u dakordësuan për ngritjen e një kampi refugjatësh në Lezhë. Ai do të jetë streha e përkohshme e 36 mijë emigrantëve të paligjshëm në vit, që mbërrijnë në brigjet e Italisë.

    Sipas marrëveshjes, kampi që pritet të ngrihet në Gjadër do të funksionojë sipas ligjeve italiane dhe të gjitha shpenzimet do të merren përsipër nga qeveria e Romës. Opozita e ka kontestuar nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje mes Kryeministrit Rama dhe homologes italiane Meloni për mungesën e transparencës, por edhe sepse pretendon se është në shkelje të Kushtetutës si dhe e marrëveshjes ndërkombëtare.

    Kryeministri ka deklaruar se kjo është e para dhe e vetmja marrëveshje e kësaj natyre, që nënshkruhet me një shtet të BE-së, edhe pse pranon se nuk kanë munguar kërkesat nga vende të tjera. Arsyeja përse e pranoi, ai përsërit se nuk ka lidhje me interesat shtetërore, por me borxhin që Shqipëria i ka Italisë, e cila ka mirëpritur dhe integruar me mijëra shqiptarë që emigruan atje pas ‘90-s. Marrëveshja mes dy vendeve do të jetë në fuqi për 5 vite me të drejtë rinovimi.

    Ajo parashikon që gjatë kësaj periudhe emigrantët që do të transportohen nga Italia fillimisht do të regjistrohen në Portin e Shëngjinit dhe më pas do të vendosen në qendrën e pritjes në Gjadër, e cila ka një kapacitet deri në 3 mijë vende. Të gjitha shpenzimet si për transportin, ashtu dhe rikonstruksionin e godinave, por dhe ato për kostot ditore si të azilkërkuesve dhe personelit, që do të punojë brenda qendrës së pritjes do të mbulohen nga qeveria italiane.

    KUNDËRSHTITË

    Një grup prej 29 organizatash të fokusuara ndër të tjera te të drejtat e njeriut i janë drejtuar të mërkurën qeverisë shqiptare në një letër të hapur, ku kërkojnë tërheqje të Shqipërisë nga marrëveshja me Italinë për refugjatët.

    Sipas BIRN, në letër organizatat shprehin shqetësimin se protokolli, që parashikon përdorimin e territorit shqiptar për krijimin e zonave të destinuara për pritjen dhe mbajtjen e refugjatëve azilkërkues rrit rrezikun e heqjes së padrejtë të lirisë dhe se është nënshkruar në mungesë të transparencës dhe në kundërshtim me legjislacionin e BE dhe po ashtu me Kartën Evropiane të të Drejtave Themelore.

    “Duke pasur në konsideratë të dhënat se Italia shqyrton kërkesat për azil në afate shumë të gjata (6 muaj deri në 1 vit), kjo mund të rezultojë në heqje të padrejtë të lirisë së lëvizjes për azilkërkuesit, duke cenuar parimin ndërkombëtar të ‘moskthimit të azilkërkuesit’ me pasoja potencialisht ligjore për shtetin shqiptar”, – thuhet në letrën e hapur.

    Protokolli në fjalë u nënshkrua nga Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni disa ditë më parë. Marrëveshja u prezantua në publik vetëm gjatë nënshkrimit dhe u bë publike po ashtu pas këtij nënshkrimi. Organizatat që kanë firmosur letrën e hapur ngrenë shqetësimin për mungesën e transparencës dhe konsultimit me publikun në arritjen e kësaj marrëveshje.

    “Mungesa e transparencës apo e konsultimit publik të marrëveshjes, si dhe për të informuar zyrtarisht si institucionet më të larta të vendit (Presidentin dhe Kuvendin), institucionet vendore të përfshira, ashtu edhe komunitetin lokal dhe publikun e gjerë përbëjnë një zhvillim shqetë sues dhe devijim negativ nga praktika dhe standardet e vendeve demokratike, të cilat janë të detyrueshme për një vend si Shqipëria”, – thuhet në letër.

    Marrëveshja është kritikuar më herët nga organizata ndërkombëtare të të drejtave të njeriut si “Amnesty International” dhe po ashtu edhe nga Këshilli i Europës. Duke iu referuar historisë së shqiptarëve me emigracionin, organizatat i kanë kërkuar qeverisë të tërhiqet nga protokolli.

    “Për sa më sipër, duke marrë parasysh kompleksitetin e imigracionit në drejtim të respektimit të të drejtave të njeriut dhe të detyrimeve ndërkombëtare mbi mbrojtjen e personave në nevojë (Konventa e Gjenevës e 28 korrikut 1951 dhe Protokolli i 31 janarit 1967) dhe duke shpresuar se historia e dhimbshme e emigracionit shqiptar të tri dekadave të fundit të shërbejë si mësim, kërkojmë tërheqjen e Shqipërisë nga ky protokoll”, – thuhet në letër.

  • “Pakti” me Italinë/ Qeveria i jep “OK” marrëveshjes për emigrantët, drafti i kalon për votim Parlamentit

    “Pakti” me Italinë/ Qeveria i jep “OK” marrëveshjes për emigrantët, drafti i kalon për votim Parlamentit

    Qeveria shqiptare ka miratuar marrëveshjen për emigrantët që kryeministri Edi Rama firmosi pak ditë më parë në Itali, me homologen e tij Giorgia Meloni.

    NJOFTIMI:

    VENDIM PERPROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE, PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E MIGRACIONIT”

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

    V E N D O S I:

    Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    K R Y E M I N I S T R I
    EDI RAMA

    Në mungesë dhe me porosi
    ZËVENDËSKRYEMINISTRI
    BELINDA BALLUKU