Category: Politikë

  • Vendimi i Strasburgut për 21 janarin, Rama: Tha se ka vrarë qeveria! I hap rrugë hetimit për…

    Vendimi i Strasburgut për 21 janarin, Rama: Tha se ka vrarë qeveria! I hap rrugë hetimit për…

    “Që do të thotë i ka hapur rrugën atij hetimi të munguar për zinxhirin e komandimit. Sot një gjykatë supreme europiane ka thënë se është përdorur forcë vdekjeprurëse e pajustifikuar”

    Kryeministri Edi Rama ka folur për vendimin e djeshëm të Gjykatës së Strasburgun për vrasjen e Aleks Nikës nga trupat e Gardës para qeverisë në 21 janar 2011, ndërsa ishte i ftuar në një emision televiziv.

    Rama e quajti këtë si ngjarje të jashtëzakonshme që i hap rrugë hetimit të munguar për zinxhirin e komandimit që dha urdhrin për të qëlluar me armë drejt protestuesve. Ai shtoi se vendimi tregon qartë se në 21 janar të vitit 201, vrau qeveria, duke përmendur edhe shprehjen e Berishës asokohe “plumbin ballit”.

    “Një gjë më bën përshtypje mua, sot ka ndodhur diçka e jashtëzakonshme. Sot Gjykata e Strasburgut i ka dhënë të drejtë familjes Nikaj dhe faktikisht karrëzuar procesin që është bërë në Shqipëri për 21 janarin.

    Që do të thotë i ka hapur rrugën atij hetimi të munguar për zinxhirin e komandimit. Sot një gjykatë supreme europiane ka thënë se është përdorur forcë vdekjeprurëse e pajustifikuar. E di çdo të thotë kjo?

    Dhe ka saktësuar që procesi i bërë duke e lënë këtë punë mbi individë, është një proces që nuk konsiderohet i drejtë. Flet qartësisht për zinxhirin e komandimit. Ka vrarë qeveria në 21 janar. Vendimi thotë se ajo fjalia “plumbin ballit” nuk mund të kalojë si një plumb që shkoi në drejtim të paditur.

    Unë uroj shumë që 21 janari që për mua është themeli i drejtësisë në Shqipëri, të mos jetë më një ritual që të shkojmë atje e të vëmë lule, ndjehemi të gjithë kokëulur para atyre familjeve që duan drejtësi”- tha Rama.

  • “Në Paris sot ke frikë të dalësh”, Rama mburret për sigurinë në Shqipëri: E thonë dhe turistët e huaj…

    “Në Paris sot ke frikë të dalësh”, Rama mburret për sigurinë në Shqipëri: E thonë dhe turistët e huaj…

    Kryeministri Edi Rama teksa foli për shifra të larta turistësh në vend, deklaroi se sot Shqipëria është më e sigurt.

    Gjatë një takimi në Asamblenë e PS-së, Rama tha se madje vendi ynë është më mirë se sa Franca. Duke bërë një krahasim të situatës kriminale në vend, Rama tha se tashmë është ulur numri i vjedhjeve, por edhe i vrasjeve. “Ne kemi sot një vend që është vend i sigurt.,

    https://v19-web-newkey.tiktokcdn.com/44a50560756ea1a5820ab2c4c7781a14/655388f2/video/tos/useast2a/tos-useast2a-pve-0068/o07oaDUIEAJCkqQEfBjEyX5FiIdRQJFxlSBWkf/?a=1988&ch=0&cr=3&dr=0&lr=tiktok_m&cd=0%7C0%7C1%7C3&cv=1&br=430&bt=215&bti=NDU3ZjAwOg%3D%3D&cs=0&ds=3&ft=ApKJEBNXq8ZmoP3tyQ_vj~mMfAhLrus&mime_type=video_mp4&qs=0&rc=ZGg7Z2k3ZDg4aTc7ZDw5ZkBpM2Q4OHk5cmo7bzMzNzczM0BjXy8yLy40NTQxXy1iNDI1YSNmY2pmMmRrcDZgLS1kMTZzcw%3D%3D&l=202311140846057B78A1BB936D26004877&btag=e00098000

    Këtë se them unë, por e thonë të tërë. E keni parë vetë se sa shumë…ka disa prej këtu që janë disa që janë prej ditës së parë që unë jam në këtë rol që e kujtojnë se në 2013 kur bënim fushatë. Në të gjitha takimet ishte; na mbroni nga hajdutët që na vjedhin shtëpitë. Na mbroni nga kriminelët se nuk na lënë rehat. Ishin tmerruar pilat se njerëzit po e po.

  • “E turpshme, është rrahur deputeti”, Erion Braçe del në mbrojtje të Çollakut: Po hanë njëri-tjetrin!

    “E turpshme, është rrahur deputeti”, Erion Braçe del në mbrojtje të Çollakut: Po hanë njëri-tjetrin!

    Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar pas sherri të ndodhur në ambientet e kryesisë së Kuvendit, mes dy demokratëve, Kreshnik Çollaku dhe Dashnor Sula.

    Braçe thotë se është e turpshme kjo që po ndodh. Është rrahuar deputeti – thekson ai- dhe këta po hanë njëri tjetrin.

    Është i vetmi rast – thotë Braçe- që nën udhëheqjen e Sali Berishës komisioni i ekonomisë detyrohet të bëjë mbledhje online.

    “Gazetarët janë këtu për të parë kush rrihet me grushte këtu në ambientet e Kuvendit. Nuk është diskutuar buxheti ndonjëherë 1 muaj e gjysmë rresht nëpër komisione. Nuk ka pasur kurrë diskutime kaq të gjera sa kësaj radhe. Secili prej nesh do ta donte kundërshtarin përballë.

    Nuk është zgjedhja jonë të ketë mbledhje të tilla. Në këtë komision nuk ka ndodhur një herë të vetme t’i mohohet fjala dikujt dhe të mos i përmbushet kërkesa. Mund të jetë ngritur zëri dhe nuk ka pasur kurrë konflikt. Është i vetmi rast që nën udhëheqjen e Sali Berishës detyrohet të bëjë mbledhje online. Është e turpshme kjo që po ndodh. 20 minuta më parë është rrahur deputeti aty.

    Është deputeti i tyre. Po hanë njëri-tjetrin. Ne kemi përgjegjësi dhe përgjegjësia jonë është të miratojmë ato akte që janë në funksion jo vetëm të shtetit por edhe të qytetarëve”, tha ai në një mbledhje online të Komisionit të Ekonomisë.

  • “Servil, legen”, plas sherri mes demokratëve, Çollaku dhe Sula përplasen fizikisht! Ndërhyn Garda

    “Servil, legen”, plas sherri mes demokratëve, Çollaku dhe Sula përplasen fizikisht! Ndërhyn Garda

    Deputetët opozitarë kanë vijuar edhe sot me bllokimin e mbledhjeve të komisioneve, praktikë që po e ndjekin prej më shumë se një jave. Gjatë zhvillimit të mbledhjes së komisionit për Çështjet Evropiane, deputetët demokratë, kanë hyrë në sallë dhe kanë bërë të pamundur vijimin e mbledhjes duke goditur tavolinën.

    Për pasojë Etilda Gjonaj urdhëroi kalimin e mbledhjes së komisionit online.

    Por, pas mbylljes së mbledhjes janë shënuar përplasje fizike dhe fyerje të ashpra mes deputetëve demokratë Kreshnik Çollaku dhe Dashnor Sula. Është dashur ndërhyrja e garditësve për të shuar përplasjen fizike mes deputetëve.

    U desh ndërhyrja e disa të pranishmëve dhe deputetit Lefter Gështenja për të ndalur përplasjen.

    Debati:

    Çollaku: Të foli njeri?

    Dash Sula: O udhëheqës i madh.

    Çollaku: Mos më bëj si trim mua se e di unë çfarë je…

    Çollaku: Servil, legen.

    Dash Sula: Ti je mashtrues, kështu ke qenë gjithë jetën tënde.

    Çollaku: Je servil, bën si opozitar./Albeu.com

  • 36 mijë refugjatë në Shqipëri/ Akil Pano ngre “alarmin”: T’i mbash në një kamp është bombë me sahat

    36 mijë refugjatë në Shqipëri/ Akil Pano ngre “alarmin”: T’i mbash në një kamp është bombë me sahat

    Pastori Akil Pano ka komentuar marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët nga vendet e treta, ku në Shqipëri do të vijnë 36 mijë refugjatë.

    I ftuar në emisionin Now me Erla Mhillin, Pano ka theksuar se të mbash mbyllur në një kamp 36 mijë burra është një bombë me sahat pasi kanë nevojë për raporte intime dhe nga kjo sipas Panos do të hapet vendi për trafik të qënieve njerëzore.

    “Të mbyllen 36 mijë burra në një kamp është bombë me sahat , janë burra kanë nevojë për raporte intime me vazja dhe gra. Kjo do hapë vendin për trafik të qënieve njerëzore. Nëse vajzat nuk do të jenë shqiptare do jenë nga vende të tjera që do të punojnë si punonjëse seksi për të plotësuar nevojat seksuale të këtyre individëve. Kush përfiton nga ky vendim”, tha Pano.

  • E pazakontë, Berisha mban fjalim nga dritarja e Kryesisë së Kuvendit: Rama i tmerruar, as Putin…

    E pazakontë, Berisha mban fjalim nga dritarja e Kryesisë së Kuvendit: Rama i tmerruar, as Putin…

    Sali Berisha ka mbajtur fjalim nga dritarja re Kryesisë së Kuvendit, aty ku pak më parë u futën disa nga deputetët e opozitës, që nuk u lejuan nga Garda, që të futen nga dera.

    “Janë të gjithë deputetë me imunitet dhe kurrë ndonjëherë në historinë e një parlamenti deputetët nuk janë ndaluar do kurrë. Sa kohë kanë qenë deputetët, të marrin pjesë në mbledhjen e grupit. Frika dhe tmerri i Ramës bën që të urdhërojë lindën e tij në akte të turpshme. Deputetët nuk mund të përjashtohen përveçse nga mbledhja e grupit nga grupi i tyre.Edi Rama ka frikë, tmerr. Shikoni se ku arrin kjo verbëri. Sipas tij, ata që përjashton ai nga aktiviteti parlamentar nuk mund të marrin pjesë në mbledhjet e tyre. As Lukashnenko e Putini nuk kanë dhënë një urdhër të tillë. Kjo është fytyra e Ramës.

    Nuk lejohet kryetari i grupit me ardh në mbledhje, Histori më të turpshme se kjo nuk ka. Ky është vetëm fillimi. Deputetët dhe populli opozitar nuk tërhiqet. Ti po tregon veten si pasardhës i xhelatit, babait tënd”, tha Berisha.

  • Video/ Puthje e përqafime, si u prit Mark Frroku pas lirimit nga Gjykata e Durrësit

    Video/ Puthje e përqafime, si u prit Mark Frroku pas lirimit nga Gjykata e Durrësit

    Mark Frroku, i cili u arrestua pas sherrit me disa banorë për një pronë tek Kepi i Rodonit, është liruar nga qelia. Gjykata e Durrësit dha masën e sigurisë “detyrim paraqitje ndaj tij”.

    Ish-deputeti u prit jashtë ambienteve të gjykatës me puthje e përqafime pasi u dha vendimin për lirimin e tij nga paraburgimi.Mark Frroku shihet i lumtur teksa takohet me disa prej persona të pranishëm aty, me të cilët shtrëngon duart dhe i përqafon.

    Ish-deputeti mbërriti në Gjykatë rreth orës 11:45 i prangosur. Ai zbriti nga furgoni i policisë dhe më pasi iu drejtua Gjykatës, ku u njoh me masën e sigurisë nga togat e zeza.

    Mark Frroku u arrestua së bashku me 7 persona të tjerë, Antonio Lazari, Pal Doda, Martin Lazeri dhe banorët e fshatit Shetaj, Bajram Kaçuli, Ylli Reka, Erjon Reka dhe Orgito Reka pasi një sherri për një pronë tek Kepi i Rodonit të dielën (29 Tetor).Sherri mes tyre ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie.

    Por banorët e fshatit Shetaj, nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.

    Fillimisht ata kanë konfliktuar fizikisht më pas sherri ka agravuar në përdorimin e sendeve të forta dhe armës.

    “Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte. Në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri”, raportoi policia.

    Personat që u arrestuan më 29 tetor:

    Banorët e zonës: Bajram Kaçuli, Ylli Reka, Erjon Reka dhe Orgito Reka

    Përfaqësuesit e kishës: Mark Frroku, Antonio Lazari, Pal Doda dhe Martin Lazeri

  • “O Xhemal mos qëllo”, përplasje mes deputetit të PS dhe ligjvënësve të opozitës për karriget

    “O Xhemal mos qëllo”, përplasje mes deputetit të PS dhe ligjvënësve të opozitës për karriget

    Deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia është përplasur me deputetët e opozitës teksa ka tentuar të marrë karrigen e tij. Në një moment deputeti socialist ka shtyrë Edmond Spahon. “O Xhemal mos qëllo, na vrave”, i drejtohet Ina Zhupa.

    Më pas, Xhemal Qefalia ka arritur që të marrë një nga karriget dhe është ulur në vendin e tij.

    Deputetët e opozitës krijuan situatë katotike në Kuvendin e Shqipërisë pak para nisjes së seancës parlamentare.

  • Debate të forta në zyrën e Bushkës, Berisha hyn “live”: Erdhëm për…

    Debate të forta në zyrën e Bushkës, Berisha hyn “live”: Erdhëm për…

    Deputetët e opozitës kanë hyrë në zyrën e Klotilda Bushkës, ndërsa pritej që të bëhej mbledhja e sekretariatit të Etikës, për kërkesën e mazhorancës për përjashtimin e 7 deputetëve pas sherrit në Kuvend.

    Mes deputetëve që nuk kanë lejuar zhvillimin e mbledhjes, ishin Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Dashnor Sula, etj. Ndërkohë ish-kryeministri Berisha është futur ‘live’ në Facebook duke treguar se çfarë po ndodh.

    Ai tha se ata kërkuar që të marrin pjesë në mbledhje dhe të dëshmojnë se po shkelet Kushtetuta me përjashtimin e tyre.“Ky qëndrim banditesk i komisioneve dëshmoi se ky Parlament nuk meriton të ekzistojë as edhe një javë. Ky parlament përfaqëson interesat e kësaj pseudomazhorance. Erdhëm për debat të hapur për motivet, për të denoncuar motivet antikushtetuese të përjashtimit të tyre nga Parlamenti”, tha Berisha ‘live’ në Facebook.

  • “Rroftë Babo, rroftë Shqipëria edhe pa ne!”- Analiza satirike e Gjekmarkajt: Jorida e Etilda i luteshin Zotit! Salianji spërkaste me ujë si frat! Nallbati i tregoi pëllëmbën…

    “Rroftë Babo, rroftë Shqipëria edhe pa ne!”- Analiza satirike e Gjekmarkajt: Jorida e Etilda i luteshin Zotit! Salianji spërkaste me ujë si frat! Nallbati i tregoi pëllëmbën…

    Nga Agron Gjekmarkaj

    Parathënia e ditës !

    Daci i Bernard Banushit pas tre ditësh lëngatë në spitalin e zonjës Edhit ngordhi. Një lëngatë në vend të keq pas shumë hazdisjesh i kushtoi jetën. I zoti, i perzhitur dhimbjeje priste ngushellime nën një portret të punuar hijshem të maçokut emri i të cilit paskësh qënë Terminator si Arrnold Shvarceneger. Aty morëm vesh që i ndjeri paskësh leruar qamet arat e sevdasë dukë lënë peng edhe jetën e tij mes mjaullimash shpirtëkeputese. Bernardi i ngashëryer rrëfeu se i kishte mbërritur kerrthi si peshqesh nga Holanda dhe ikja e tij merrte me vete kujtimin e fundit nga ish Kryetari i ngratë Lul.

    Mes kësaj dalldie mora rrugën drejt një ziafeti kulturor kushtuar “Një histori personale e Europes” të Timothy Garton Ash dhe vetë autorit. Aty gjeta edhe Ditmarin tashmë një kritik letrar i stërholluar. Më pas erdhi Mazniku i cili kapi një libër me dorë dhe menjëherë i filluan teshtima e të kruara, u skuq e desh u mbyt. Ditmari e këshilloi dil jashtë se këto ambiente japin alergji .

    Ne vetëm një libër kemi e di ti?! Ashtu po bëj tha dhe iku. Më pas gjerbëm një kafe me ish ministrin i cili njihet për dashamirësitë e tij ndaj çdo kujt e çdo gjëje. Ai me foli gjere e gjatë për planet e reja të oponencës politike me Nikon dhe Damon brenda në Kongresin e së shtunës. Mbi të gjitha u kujdes të pyeste për Tezen si e vetmja që përtej rrethanave e ruante të pathyer miqësinë me të. Ditmari desh të dinte në e mori veten nga gremisja e fundit si Rako Ferra. I llamburiten sytë kur të gezuarin lajm i dhashë që ajo ja hodhi. Me percolli deri të atomobili po nuk shkeputej. I dukej si makinë e Babos që nuk pat hypur qemoti. Po deshe ta bëj një xhiro me timen i thashë, madje bjeri dhe borisë po kjo s’të çon asgjëkundi.

    Pasditja e luftes !Qielli i Politikes ishte plot re. Babo qortoi për matematikë të dobët atë që 10-ten e bëri 11-të. Ai dha leje me dorë në zemër që deputetet plëngprishës të Opozitës të kthehen në Kuvend por zymtësia si qefin pllakoste ngado. Luan Baçi që në oborr vikaste “Perendi a ndjeve tradhtaret na lanë pa atdhe”! Dhurata Çupi këndonte “jem Ilira, jem Teuta jemi rritur neper luftra”

    Dyert e banjove ishin mbyllur. Duhej ta mbanim. Ato anësoret po e po. Gardistet na thanë do hyni drejt e në katua si gjë e gjallë e me mend në kokë na porositen.

    Jorida dhe Etilda si dy murgesha i luteshin Zotit që më e keqja mos të ndodhte po kur Gaz Bardhi lideri në perspektive ja behu kuptuan që Hyu nuk po i dëgjonte. Marazin ndanë përgjysmë. Jorida nuk qau. Etilda nuk buzeqeshi. Ah kohë jallanë njëzëri leshuan tinguj.

    Kryezevendes Lideri Muli çarmatoste deputetet një nga një duke ju marrë kartat. Bujari i Lushnjës u tha nuk u behet kjo nacionalisteve të ndershëm. Florenc Spaho thirri mos u afroni se do shtie. Muli tha nuk me tremb deka po jeta ime i duhet revolucionit. Dyert e ferrit ishin hapur pash me pash. Sapo nisi furia Niko u zbeh dhe i ra të fiket. Margeriti ndonëse në shënjester të Ines që me kopsa të xhaketes e gjuante e shkundte nikoqirin po ai as jepte as merrte.

    Dita e gjykimit erdhi tha Toni me sytë kah tavani, kaq e patem. Ulsiu dontë të zbriste në shesh të betejes kur Bledion Nallbati me fuqi titanike smbrapsi nja 30 deputetë socialistë dhe njërit i tregoi pëllëmbën por lotët e Gertes e penguan. Mos se do vritesh i tha do na mungosh, do qajmë.

    Ulsiu u thye si njeriu pa zgjidhje dhe qendroi në vend me tëmthat që po i dilnin. Elisa i tha nuk të vjen më ky rast për të rënë theror , malësori u mbyt nga lotët si narcizi në pasqyrën e vet teksa pak ujë piu ajo.

    Igli me Albanen e mjekësisë bënin pyetje retorike , po ne ç’patem që erdhëm ketu, mire ishim. Tao i prerë në fytyrë dhe Bela solemne ishin bërë një për të thënë të fundit fjalë “rroftë Babo , rroftë Shqipëria edhe pa ne”. Shalsi kishte vëne një tigan mbi koke që të mbrohej. Nasipi me Xhemalin nga një kusi. Eni Xake i tha Çyrbes fshihu pas meje se nuk të prek kush me dorë sa të jem unë gjallë. Laerti nderdyzej e pyeste Pllumin a ti mbledh lotet e frikes ?! Ai i tha jooo partizanet nuk kanë frikë ne jemi partizanë e keta reaksionarë.

    Majko , Mimi di Puccinit i tha si nuk vdiqa në luften e Kosovës ta mbyllja me madhështi, ndersa ketu nga shalqinjet kokes të Saimir Korreshit a geshtenjat e Lefteriut po me vjen fundi ! Eh vllai ja ktheu ajo po unë që kam tre net që ëndrrat me prishin gjumin, zgjohem sikur në fyt kam duart e Vokshit. Me ndjek zalia nga pas.

    Dash Sula kërcënonte me shamitë e xhepit do jua bëj litarin more dordomuzë. Salianji dukej si frat që i spërkaste me ujë të bekuar duke hyr në mes që luftes paqja vëndin ti zinte. Nderkohe padër Salianji u tha po bëjmë shaka , Opozita e vërtete është Luli atë ka frikë Babo, ja të shihni shtatë nga të tijet do përjashtoje Klotilda neser. Bled Çuci , bismilah bismilah dhe rrotullonte një palë tespie.

    Ed Paloka u shfaq mbi një llozhë për t’u caktuar gjithsecilit me drejtësi vendet në histori si posedues i saj ndersa Kryezevendes Lideri si kalores vraponte udheve të saj. Kosta i Gramozit dhe Lindites ju hakerrye Jones kjo botë u prish prapësi a dreq vetëm Babo e ndreq. Në sytë e saj Kostaqi u zmadhua me dhjetë herë por gezimi nuk zgjhati shumë kur pa Genc Gjonçajn maskuar me gjethe hardhie duke u larguar me vrap nga kauza. Dolem ënde më kokat mbi supe por të enjten kushedi a do i kemi!