Category: Politikë

  • “Je ëndrra e çdo vjehrre, por gocën e kemi të zënë”, Rama batuta me kampionin e karatesë

    “Je ëndrra e çdo vjehrre, por gocën e kemi të zënë”, Rama batuta me kampionin e karatesë

    Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuata me kamionin e karatesë, në Lojërat Europiane, Alvin Karaqi gjatë ceremonisë së nderimit me medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike” të sportistit.

    Rama tha se Alvini është ëndrra e çdo vjehrre, por shtoi se “nuk jam këtu kandidat për t’u bërë vjehrri i tij sepse një vajzë që kemi, e kemi të zënë”.

    “Përveçse se është djali që çdo prind do të donte të kishte, siç tha ministrja, jam i sigurt që është dhëndri që çdo vjehrrë apo vjehërr do të donte të kishte për vajzën e vet. Nuk jam këtu kandidat për t’u bërë vjehrri i tij sepse një vajzë që kemi, e kemi të zënë. Jam i bindur që edhe në këtë aspekt, ai është një djalë shumë i veçantë. Më ka bërë përshtypje, mënyra se si flet për prindërit, si përshkuan nënën dhe të atin”, tha kryeministri Edi Rama.

  • “Njëri prej tyre qëlloi”/ Zbardhen dëshmitë për sherrin te “Kepi i Rodonit”, Frroku: Na goditën…

    “Njëri prej tyre qëlloi”/ Zbardhen dëshmitë për sherrin te “Kepi i Rodonit”, Frroku: Na goditën…

    Frroku ka deklaruar se është kontaktuar nga kisha për të bërë rrethimin e sipërfaqes së pronës prej 5,4 dynymësh

    Detaje të reja janë mësuar rreth arrestimit të Mark Frrokut në lidhje me konfliktin të Kepi i Rodonit. Ndërkohë mësohet se palët në konflikt janë marrë në pyetje.Frroku ka deklaruar se është kontaktuar nga kisha për të bërë rrethimin e sipërfaqes së pronës prej 5,4 dynymësh.

    Jam kontaktuar nga kisha për të bërë rrethimin e tokës.Në momentet që po punonim jemi sulmuar nga një grup banorësh, të cilët na thanë që të ndërpresim punimet se toka është e jona.

    Na kanë goditur e ne jemi mbrojtur. Ndërkohë ka ardhur policia e na ka ndarë e më pas na ka ndaluar. Lidhur me tokën, kisha ka dokument të vjetër pronësie. Nuk di të ketë qëlluar njeri me armë nga njerëzit që po punonin për rrethimin e tokës si dhe nga ata që ishin me mua në vendngjarje”- ka thënë Frroku.

    Ndërsa anëtarë të familjes Kaçuli, kanë thënë se “shkuam për të mbrojtur pronën tonë sepse e kemi me letra sipas 7501. Aty jemi penguar nga njerëzit e kishës dhe jeni përleshur me ta. Njëri prej tyre ka qëlluar me pistoletë në ajër por nuk kemi mundur që ta identifikojmë se cili ishte”.

  • “Askush nuk është mbi ligjin”/ Preç Zogaj zbulon çfarë ndodh me Berishën nëse del i pafajshëm

    “Askush nuk është mbi ligjin”/ Preç Zogaj zbulon çfarë ndodh me Berishën nëse del i pafajshëm

    Preç Zogaj ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka komentuar procesin e SPAK ndaj Sali Berishës.

    Zogaj tha se sot, me reformën në drejtësi, kemi arritur në epokëm ku “askush nuk është mbi ligjin” dhe se Berisha duhet të përballet me drejtësinë. Analisti shtoi se në një rast të shpalljes i pafajshëm, Berisha do të përfitonte politikisht.

    “Ai është një veprim i pritshëm, i paralajmëruar. Kjo që ndodhi me Berishën, në përshkallëzimin e ngjarjeve të ngjashme, ku disa ish ministra dhe zyrtarë të PS, janë hetuar, akuzuar dhe dënuar. Në këtë përshkallëzim, rasti i Sali Berishës përfaqëson një kulm. Pritej të ndodhte një gjë e tillë.

    Unë të them të drejtën, nuk marr përsipër të bëj as avokatin, as prokurorin dhe as gjyqtarin, sepse nuk jemi në këto, jemi analistë politik. Unë mund të them se jemi në histori të re, kush do ta kuptojë, ka patur kohë ta kuptojë.

    Nga “ligji jam unë”, që ka qenë refreni i shumë drejtuesve politikë, kemi kaluar në një tjetër histori, që është “askush mbi ligjin”. Kjo më pëlqen, është fillimi i një historia të re. Ata që akuzohen duhet të shkojnë në gjykatë. Nëse dikush akuzohet padrejtësisht dhe fiton pafajësinë, ai përfiton edhe politikisht, rilind politikisht, nëse akuzat janë të padrejta.

    Liderët politikë dhe Sali Berisha, që është figurë qendrore e jetës politike, duhet të japë shembullin e institucionit. Ata kanë një problem, në lidhje me masën e ndalimit, është çështje e interpretueshme. Fjalët që e ndërtojnë nenin 73 të Kushtetutës, është e interpretueshme. Sali Berisha hiqet sikur është Gjykatë Kushtetuese. I takon atij të vërë në lëvizje institucionet, që të interpretohet. Them se duhet t’ju referohemi institucioneve, të japim shembullin e respektit.

    Kush nuk ka bërë gjë, me një drejtësi me disa shkallë, nuk mund të dënohet. Nuk kemi të bëjmë me një drejtësi që ka marrë role që nuk i takojnë, që të shqetësohemi. Ne kemi patur drejtësi të ndrojtur prej kohësh, që i mbivendoset institucioneve”, tha Zogaj.

  • “Dokumentar horror”, Berisha nxjerr pamjet: Mandati i Shkodrës është i Bajrëve, policia i shoqëronte në ditën e zgjedhjeve

    “Dokumentar horror”, Berisha nxjerr pamjet: Mandati i Shkodrës është i Bajrëve, policia i shoqëronte në ditën e zgjedhjeve

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme një videomaterial, ku sipas tij vërehen lëvizjen me makina të anëtarëve të grupit kriminal Bajraj, në Shkodër ditën e zgjedhjeve.

    Ai tha se mandati i fituar në Shkodër, është mandat i grupit Bajraj, dhe terrorit që ata kanë bërë ditën e votimit.

    Berisha: Ne ju paraqesim ju, terrorin që ata ushtruan më 14 maj, në qytetin e lirisë, në qytetin e Shkodrës, për të grabitur mandatin e qytetarëve të Shkodrës.
    Berisha, e ka cilësuar dokumentarin, i cili zgjat 24 minuta, si horror.

    Berisha: Më falni, harrova të them se përveç Beharit dhe Denisit, Safeti edhe ai u nxor nga burgu menjëherë, se kishte pasur qëndrim të mirë, dhe u dërgua te banda para zgjedhjeve.

    Gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri tha se në Shkodër kishte çdo gjë, por jo votim. Ai shtoi se nuk do ta pranojnë kurrë mandatin e shkodrës, i cili u fitua nga Benet Beci, pasi është mandate i Bajrëve.
    Berisha: Ne u deklarojmë shqiptarëve dhe në radhë të parë qytetarëve të Shkodrës, se motiv themelor për betejën tonë pa kthim, është rikthimi i votës së lirë, vota e qytetarëve pa terror të bandave kriminale, vota pa blerje masive të votës, vota e qytetarëve shqiptarë, njëlloj si qytetarë të vendeve të lira. Është një betejë jo e lehtë, por është betejë që ne e fitojmë.

    Më tej, ai hodhi akuza se policia dhe Bajrët janë një, pasi një makinë policie i shoqëronte këta të fundit në ditën e zgjedhjeve.

    Berisha: Kamerat nuk janë në asnjë mënyrë të policisë. Policia dhe Bajrët janë një. Ju e patë që policia i shoqëronte. Një makinë policie ishte me ta. Janë filmime të ofruar anga njerëz me guxim që kanë dashur të ndihmojnë, të bëjnë transparencën. Nuk janë të policisë, policia ishte me ta. Sepse Bajrët janë një strukturë parashtetërore, e cila mbështetet direkt nga kryeministri. Ka lidhje direkte intensive me Taulant Ballën./albeu.com

  • Arjan Curri nuk kursehet për Grida Dumën: Më e bukur se ç’ka qenë, më e mençur se ç’ka qenë

    Arjan Curri nuk kursehet për Grida Dumën: Më e bukur se ç’ka qenë, më e mençur se ç’ka qenë

    Teksa u rrëfye për fëmijërinë, apo vendimin e tij për t’u bërë pjesë e televizionit, Arjan Curri tha edhe dy fjalë për Grida Dumën, aty ku shpesh herë është i ftuar për të ndarë opinionet dhe analizat e tij në çështjet politike.

    Opinionisti është shprehur edhe më parë që në syrin e tij, Grida Duma është një grua e bukur. Por ai zbuloi se për të Grida është më e bukur dhe më e butë se më parë.

    Të shohim çdo mbrëmje në Top Story, në studion e Grida Dumës. Si është të punosh me Grida Dumën, vazhdon të mendosh që është një grua shumë e bukur?

    “Ia kam thënë, vazhdoj të mendoj që është një grua më e bukur se çka qenë, më e mençur se çka qenë, dhe me mirë se çka qenë, dhe më e butë e dhembshur. Ajo përparon në bukuri, në mençuri, zgjuarsi. Është bërë edhe më fisnike, më e butë, nuk është më ajo Grida e viteve më përpara”, është shprehur Curri në “Se Luan Topi”.

    https://www.instagram.com/seluantopi/?utm_source=ig_embed&ig_rid=5f9e67b6-d8b6-4eb7-ad45-c5ead33b928d

  • “Urimet më të mira popullit mik”- Presidenti Begaj telegram Erdoganit për 100 vjetorin e Republikës: Mirënjohje për mbështetjen e vyer që Turqia i ka dhënë Shqipërisë

    “Urimet më të mira popullit mik”- Presidenti Begaj telegram Erdoganit për 100 vjetorin e Republikës: Mirënjohje për mbështetjen e vyer që Turqia i ka dhënë Shqipërisë

    Presidenti Bajram Begaj i ka dërguar një telegram urimi liderit turk, Rexhep Taip Erdogan në 100-vjetorin e Ditës së Shpalljes së Republikës së Turqisë.

    Kreu i Shteti në telegramin drejtuar homologut të tij, “përcolli urimet mё tё mira pёr Ju personalisht dhe përmes jush, popullit mik turk”.

    Presidenti Begaj shprehet se 100 vjetori i Republikёs sё Turqisё pёrkon edhe me 100 vjetorin e marrёdhёnieve diplomatike mes dy vendeve.

    “Shqipëria çmon kontributin Tuaj personal dhe të Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fushat e bashkëpunimit”, shkruan ai.

    Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen e thellë për “mbështetjen e vyer që Turqia mike i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve ndër vite”.

    “Në emrin e popullit shqiptar dhe emrin tim, përcjell urimet mё tё mira pёr Ju personalisht dhe përmes jush, popullit mik turk. Vlerësoj me shumë kënaqësi, se marrëdhëniet e partneritetit strategjik Shqipëri-Turqi kanë hyrë në një fazë të re e shumë dinamike. 100 vjetori i Republikёs sё Turqisё pёrkon edhe me 100 vjetorin e marrёdhёnieve diplomatike mes dy vendeve tona.Shenjё kuptimplote e angazhimit tonё tё pёrbashkёt qё nё krye tё herёs, ndaj jam besimplotë për të ardhmen e tyre të shkëlqyer.

    Shqipëria çmon kontributin Tuaj personal dhe të Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fushat e bashkëpunimit. Shprehim besimin në vazhdimësinë e mëtejshme të këtij angazhimi, si një dëshmi e forcimit të miqësisë midis dy vendeve e popujve tanë. Mirënjohje të thellë për mbështetjen e vyer që Turqia mike i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve ndër vite”, shkruan Begaj.

  • VIDEO/ Rama luan bilardo në Thumanë me kampionin e botës, Eklent Kaçin, “i merr pikë rastësisht”

    VIDEO/ Rama luan bilardo në Thumanë me kampionin e botës, Eklent Kaçin, “i merr pikë rastësisht”

    Thumana me lagjet e rindërtuara nga themelet, u shndërrua sot në zemrën e eventeve sportive të nxënësve nga shkolla të ndryshme të zonës, në kuadër të Lëvizjes Sportive në shkolla, duke u kthyer në model suksesi për t’u ndjekur edhe nga shumë qytete të tjera.

    I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili luajti edhe një lojë bilardo me kampionin e botës në këtë sport, Eklent Kaçi.

    ‘Rastësisht’ siç edhe thotë vetë, kryeministri Edi Rama ka arritur në pikë në bilardo 24-vjeçarit, i cili është kampion në disiplinën me nëntë gurë.

  • Thumana e shkatërruar nga tërmeti dhe e rindërtuar/ Rama nxjerr foton: Forcë rilindjeje

    Thumana e shkatërruar nga tërmeti dhe e rindërtuar/ Rama nxjerr foton: Forcë rilindjeje

    Mëngjesin e kësaj të diele kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto të Thumanës pas tërmetit të 26 nëntorit të 2019-ës dhe të banesave të rikonstruktuara.

    Rama deklaron se kjo foto është një kartolinë dhe një shembull i forcës së politikës për të rilindur shpresën, besimin dhe krenarinë për vendlindjen.

    “Mirëmëngjes

    dhe me këtë kartolinë të Rilindjes së Thumanës, si një shembull i forcës së politikës për të rilindur shpresën, besimin, krenarinë për vendlindjen, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.Kujtojmë se rreth 4 vite më parë Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4, që mori jetën e 51 personave dhë plagosi mbi 3 mijë të tjerë.Pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, qeveria nisi rindërtimin e banesave të shkatërruara për të strehuar familjet që ishin prekur nga tërmeti. Njëra prej zonave të dëmtuara ishte edhe Thumana.

  • Ku ndodhet Meta?- Avokat Gjokutaj zbulon nëse ka komunikuar me të: Mbrëmë kam parë disa foto…

    Ku ndodhet Meta?- Avokat Gjokutaj zbulon nëse ka komunikuar me të: Mbrëmë kam parë disa foto…

    Avokat Genc Gjokutaj ka zbuluar sot se komunikon rregullisht me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta, ndërsa është shprehur se nuk e di ku ndodhet ai, por shton se mbrëmë ka parë disa foto të tijat me disa miq në Shqipëri.

    Në emisionin “Kjo Javë” në News24, Gjokutaj shprehet se ndaj Metës janë aktivizuar persona me të kaluar të dyshimtë për t’i përpiluar kallëzime, por shton se nuk është marrë në pyetje dhe se nuk flitet për ndonjë letërporosi.

    “Ndaj zotit Meta janë aktivizuar më herët disa që s’dua t’u përmend emrat. Janë vënë njerëz me të kaluar të dyshimtë për të përpiluar kallëzime. Meta është prej gati 5 vjet është në sulm permanent. Meta nuk është pyetur. Hetimet kanë vazhduar. Nuk flitet për letërporosira.

    Berisha dhe Meta janë aleatë të një koalicioni, dhe në çfarëdolloj situate të gjendjen, nuk kërkojnë ndihmë. Futja e zotit Meta në këtë betejë të Berishës do të ishte e tepër dhe e rekomandoj të mos marrë pjesë.

    Meta çdo muaj shkon takon fëmijët, shkon për arsye shëndetësore. Meta nuk ka cilësi në proces, nuk i është bllokuar dalja jashtë vendit.

    Është hapur ky muhabeti i Berishës dhe tashmë është krijuar perceptimi.

    Me Metën komunikoj telefonisht, është shumë mirë. Nuk më duhet se ku ndodhet. Ai ka ardhur, ka ikur. Do iki, do vijë prapë. Mbrëmë kam parë disa foto me disa miq në Shqipëri, nuk e di tani”, tha ai

  • “Nuk do të isha non grata dhe dhëndri im s’do të ishte në burg nëse do pranoja pazarin”- Berisha: Pluralizmi është fëmija im, nuk dalim nga ai Parlament

    “Nuk do të isha non grata dhe dhëndri im s’do të ishte në burg nëse do pranoja pazarin”- Berisha: Pluralizmi është fëmija im, nuk dalim nga ai Parlament

    Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së është shprehur se Lulzim Basha bëri pazare me Edi Ramën, dhe nëse do të kishte pranuar dhe vetë, opozita dhe pluralizmi do të ishin shkatërruar.

    Berisha gjithashtu u shpreh se nëse do të kishte firmosur atë pazar, sot nuk do të ishte as non grata dhe as dhëndri i tij nuk do të ishte në burg.Më tej ish kryeministri shprehet se pluralizmi është fëmija e tij dhe është i vendosur ta rikthejë.

    “Edi Rama qeverisjen pas 25 prillit e kishte mbyllur me Lulzim Pengut. Ky i fundit shiti zgjedhjet dhe dërgoi njerëzit e tij për të marrë uratën e Sali Berishës për bashkëqeverisje.

    Atë ditë, nëse unë do të kisha pranuar atë marrëveshje nuk do të isha non grata, nuk do të kisha dhëndrin në burg. Si mund ta pranoja unë? Do të ishte thikë pas shpine në zemrën e shqiptarëve.

    Ky pazar me Edi Ramë do të ishte vdekja e opozitës, firmosja e shkatërrimi i kombit. Pluralizmi është fëmija im, fëmija e të gjithë atyre që shembën diktaturën.

    Nuk dalim nga ai parlament pa rikthimin e pluralizmit. Ky është zotimi ynë para të gjithë demokratëve shqiptarë”, tha Berisha.