Category: Politikë

  • Ilir Meta në SPAK?! Anila Hoxha jep DETAJE TRONDITËSE: Letërporosi nga SHBA edhe për…

    Ilir Meta në SPAK?! Anila Hoxha jep DETAJE TRONDITËSE: Letërporosi nga SHBA edhe për…

    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ishte e ftuar paraditen e sotme në emisionin Breaking në Top News, ku foli për çështjen më të nxehtë politike të momentit.

    Pas çështjes “Berisha”, Hoxha komentoi edhe 2 emrat që së fundmi po përmenden më shpesh e që sipas tyre janë të “rrezikuar”.

    “Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë kthyer një përgjigje për letërporosinë e çështjes së lobimit. Po kryhen hetime edhe për ish-Presidentin, Ilir Meta.

    Është kthyer përgjigje edhe nga Qipro për sa i takon kësaj çështjeje, por SPAK ka kërkuar shtesë përgjigjeje për avokatin që ndërmjetëson këtë çështje.

    Është një emër shumë i njohur, është shtetas grek. Po pritet gjithashtu letërporosi përsa i takon edhe për zonjën Monika Kryemadhi. Për njërën prej tyre që ka të dhëna të plota, SPAK deklaroi në verë që menjëherë pasi të shihen shkresat, është vendosur që të pyetet Ilir Meta.

    Shumë shpejt pritet të pyeten. Kjo ishte strategji e SPAK, për të pyetur këta persona vetëm pas të dhënave shtesë.

    Deri në dhjetor priten ngjarje të bujshme. SPAK në 2019 mori stafetën dhe u hap për këtë arye, për të vënë pikat mbi i mbi korrupsionin, duke qenë se jemi një vend me nivel korrupsioni të lartë,” tha Hoxha

  • Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, në SPAK. Gazetarja flet mbi dosjet e bujshme

    Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, në SPAK. Gazetarja flet mbi dosjet e bujshme

    Gazetarja Anila Hoxha publikoi sot detaje nga dosja e SPAK në lidhje me çështje të nxehta që lidhen edhe me ish-Presidentin Meta dhe Monika Kryemadhin.

    “Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë kthyer një përgjigje për letërporosinë e çështjes së lobimit. Po kryhen hetime edhe për ish-Presidentin, Ilir Meta.

    Është kthyer përgjigje edhe nga Qipro për sa i takon kësaj çështjeje, por SPAK ka kërkuar shtesë përgjigjeje për avokatin që ndërmjetëson këtë çështje.

    Është një emër shumë i njohur, është shtetas grek. Po pritet gjithashtu letërporosi përsa i takon edhe për zonjën Monika Kryemadhi. Për njërën prej tyre që ka të dhëna të plota, SPAK deklaroi në verë që menjëherë pasi të shihen shkresat, është vendosur që të pyetet Ilir Meta.

    Shumë shpejt pritet të pyeten. Kjo ishte strategji e SPAK, për të pyetur këta persona vetëm pas të dhënave shtesë.

    Deri në dhjetor priten ngjarje të bujshme. SPAK në 2019 mori stafetën dhe u hap për këtë arye, për të vënë pikat mbi i mbi korrupsionin, duke qenë se jemi një vend me nivel korrupsioni të lartë,” tha Hoxha në Top News.

    Ndërohë, prej dy ditësh në rrjetet sociale po aludohet për largimin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nga Shqipëri për shkak të hetimeve të SPAK. Deri më tani, Meta nuk ka reaguar për diçka të tillë, as Kryemadhi.

    Blendi Fevziu pyeti mbrëmë Sali Berishën në “Opinion” nëse kishte folur me Metën gjatë kohëve të fundit, por ish-kryeministri tha se nuk kishte patur kontakt dhe nuk e dinte ku ndodhej.

    Për të njëjtën gjë është pyetur sëfundmi edhe avokati i Metës, Genc Gjokutaj, i cili po ashtu tha se nuk e dinte se ku ndodhej duke theksuar se Meta ishte i lirë, të ikte dhe të vinte ku dhe kur të donte duke qenë se ishte kryetar i Partisë së Lirisë.

    “Unë nuk e di ku është se unë nuk shkoj mbrapa Ilirit. Ilir Meta është kryetar i Partisë së Lirisë i cili ka lirinë të lëvizë të vijë të vejë, mund të jetë në Skrapar, mund të jetë në Tiranë. Unë e nuk e di.

    Shiko kjo pyetje nuk ka lidhje sepse po shikoj diçka, përmbajuni objektit të këtij emisioni. Unë jam ftuar për çështjen Berisha. Nëse do të filloni të më pyesni ku ndodhet ky apo ai, pastaj, mund t’i shikosh, Shqipëria ka dy satellite”, tha Gjokutaj. /albeu.com

  • “Kalimera”- Ministrja e Turizmit nis fjalën në greqisht në Dropull: Dy flamujt dhe zemrat tona janë bashkë

    “Kalimera”- Ministrja e Turizmit nis fjalën në greqisht në Dropull: Dy flamujt dhe zemrat tona janë bashkë

    Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka marrë pjesë në inaugurimin e bustit të ish-kryeministrit të Greqisë, Konstantinos Mitsotakis, në sheshin e Derviçanit në Dropull.

    Kumbaro e nisi fjalën greqisht duke përshëndetur të pranishmit “Kalimera”.

    Ministrja u shpreh se busti i Mitsotakis është pjesë e një dëshmie të jashtëzakonshme e urës së kulturës së ndërtuar në shekuj mes dy vendeve.

    “Kemi detyrën ta çojmë përpara së bashku, siç janë bashkë edhe dy flamujt tanë, siç janë bashkë edhe zemrat tona”, u shpreh ajo.

    “Kalimera! Në Dropull s’kam thjesht kolegë e shokë, por motra e vëllezër. Ndihem kështu sepse ju më keni afruar si motër, si vajzën tuaj, edhe më keni birësuar. Kur isha e vogël vija të shikoja televizionin grek, një dritare e vogël europiane, ndonëse fshehuri.

    Ky shesh dhe ky bust janë pjesë e një dëshmie të jashtëzakonshme e urës së kulturës që kemi ndërtuar në shekuj, kemi trashëguar bashkë dhe kemi detyrën ta çojmë përpara së bashku, siç janë bashkë edhe dy flamujt tanë, siç janë bashkë edhe zemrat tona, në familje, falë martesave dhe punës së përbashkët.

    Nuk besoj se do të kisha fat më të madh se sa të punoj me ju, se sa të ndërtojmë bashkë urën e pathyeshme të pandalshme. Ndaj e paçim të pandarë”, deklaroi ministrja Mirela Kumbaro.

  • Ndoka “tradhton” Berishën: Nuk e mbroj dot, le të merren avokatët e vet me të

    Ndoka “tradhton” Berishën: Nuk e mbroj dot, le të merren avokatët e vet me të

    Hetimi i Sali Berishës për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani në Tiranë për kreun e PDK Nard Ndoka është pozitive. I ftuar në “Studio Live” në Report Tv Ndoka tha se shkëlqimin e këtij reagimi të SPAK e “sfumon” sipas tij veprimi me regji, e këtu iu referua mënyrës sesi shkuan në selinë e Rithemelimit agjentët për t’i komunikuar Berishës caktimin e masës së sigurisë detyrim paraqitje.

    “Është pozitive që SPAK po reagon. E kemi pritur që edhe politika të tronditet nga ky realitet plogështie. Shkëlqimin ia heq që njëra palë e ka kapur dhe po vijon me regji. Por fakti që SPAK po heton është poizitive”, tha ai.

    Sa i përket mënyrës se si u përball Berisha në Gjykatë duke mos shkuar personalisht dhe më pas duke e bojkotuar procesin edhe nga ana e përfaqësuesve të tij ligjorë, Ndoka i jep të drejtë.

    “E para Berisha ka dërguar avokatët e tij. Berisha vërejti që të dielën shkuan dy personazhë me letër te PD. Pse? Me kriju frikë terror…

    Nëse kjo s’do kishte ndodhur ai do merrte pjesë. Kushtetuta është mbrojtje e veçantë sidomos për opozitën. Mazhoranca sulmon opozitën prandaj mbrojtja është krijuar më shumë për të mbrojtur opozitën”, tha Ndoka në Report Tv.
    Sipas kreut të PDK edhe arrestimi i Jamarbër Malltezit në Rinas është bërë për show.

  • Berisha mbrohet me avokat shteti/ Sot seanca e tretë për ish-kryeministrin, çfarë pritet të ndodhë

    Berisha mbrohet me avokat shteti/ Sot seanca e tretë për ish-kryeministrin, çfarë pritet të ndodhë

    Për të tretën ditë me radhë, sot në GJKKO do të zhvillohet seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha. Seanca e sotme pritet të nisë në orën 10:00, ndërsa për dy ditë ato kanë dështuar. Ish-kryeministri Berisha është lënë në detyrim paraqitje dhe ndalim për dalje jashtë shtetit, pasi hetohet për korrupsion me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

    Një ditë më parë, avokatët u larguan nga seanca me argumentin se Gjykata ka rrëzuar disa kërkesa që ata kanë bërë, përfshirë përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i çështjes dhe mospranimin e kërkesës për ta dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese për interpretimin e vendimit për masën “detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin.

    GJKKO caktoi avokatin Artan Simoni të paguar nga shteti në mbrojtje të interesave të Berishës. Por pas një statusi në Facebook të Shkëlzen Berishës, djalit të ish kryeministri edhe ky avokat është larguar.Shkëlzen Berisha, publikoi një status në rrjete sociale të avokatit Simoni, i cili dy ditë më parë, fliste për “një bishë të plagosur, që diku paska gabuar”, që sipas tij i referohet babait të tij.

    Në këto kushte me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata ka vendosur largimin e Simonit, si avokat mbrojtës të ish-kryeministrit duke e zëvendësuar me një avokat tjetër nga lista e avokatëve kryesisht dhe i la kohë që të njihet me aktet, duke e shtyrë vendimin për sot (26 Tetor).

    Ndërkohë ish kryeministri Berisha ka refuzuar dy herë të shkojë në seancë për t’u njohur me masën e sigurisë.

  • “Dëshmitari mori 7 mijë euro”, Berisha për mediat greke: Arrestimi i Belerit me urdhër të Ramës, kam prova!

    “Dëshmitari mori 7 mijë euro”, Berisha për mediat greke: Arrestimi i Belerit me urdhër të Ramës, kam prova!

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për median greke ‘SKY’, duke hedhur akuza ndaj Edi Ramës për çështjen e Fredi Belerit.

    Gjatë intervistës, Berisha ka deklaruar se aktakuza kundër kryetarit të zgjedhur të Himarës është e sajuar dhe se dëshmitarit mbi të cilin ishte bazuar prokuroria për tentativë blerje votash, është paguar me 7 mijë euro për shërbimet e tij, dhe se për këtë thotë se ka prova.

    Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha ka folur ekskluzivisht për SKY, duke hedhur akuza ndaj Edi Ramës për çështjen Beleri.

    “E kuptova që ishte një provokim i vjetër policor ndaj tij. Më vonë gjeta prova të qarta se oficerë të lartë të policisë dhe një informator ishin të përfshirë. Ekziston një fond sekret për ata që kryejnë “misione speciale”. Ky provokator ka mbledhur para nga ky fond në kundërshtim me ligjin, një tarifë prej 7000 euro”, ka deklaruar Berisha shprehet se ka prova se shuma që i është dhënë dëshmitarit kryesor ndaj Fredis Beleris është paguar nga fondet sekrete të policisë shqiptare.

    .Berisha e quan Belerin të burgosur politik dhe e lidh ndjekjen e tij me dëshirën e kryeministrit Edi Rama për të kontrolluar investimet në Himarë.

  • Akuzat ndaj ish-kryeministrit, reagon për herë të parë Shkëlzen Berisha: T’i kishin caktuar Taulant Ballën avokat se e njeh dosjen

    Akuzat ndaj ish-kryeministrit, reagon për herë të parë Shkëlzen Berisha: T’i kishin caktuar Taulant Ballën avokat se e njeh dosjen

    Shkelzen Berisha ka reaguar për herë të parë ndaj akuzave që i janë bërë babait të tij, ish-kreyeministrit Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit, në lidhje me privatizimin e Kompleksit Partizani.
    Ndërsa seanca në GJKKO e thirrur për të dëshmuar Sali Berisha, dy avokatët e tij braktisën sallën me arsyetimin se u janë rrëzuar shumë kërkesa.
    Në këto kushte, GJKKO shtyu për të dytën herë seancën, ndërsa është caktuar një avokat nga shteti për Berishën, që bëhet fjalë për Artan Simonin.

    Për këtë të fundit, djali i Berishës, Shkëlzeni, ka publikuar një status të avokatit dy ditë më parë, i cili bën ironi me ish-kryeministrin duke e cilësuar si “bisha”.
    “Ky eshte “avokati” qe gjykatesja qe shkeli kushtetuten ka caktuar per te mbrojtur Sali Berishen! Do i kisha sugjeruar me mire Taulant Ballen se njeh dhe dosjen!”, shkruan Shkëlzen Berisha.

    https://static.xx.fbcdn.net/rsrc.php/v3/yM/r/afk-8279vNB.png

  • (FOTO) Avokatët e tij braktisën gjyqin, ky është avokati nga shteti që do mbrojë Berishën

    (FOTO) Avokatët e tij braktisën gjyqin, ky është avokati nga shteti që do mbrojë Berishën

    Sali Berisha do të mbrohet me paratë e shtetit pasi dy përfaqësuesit ligjorë të ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mengjesi braktisën seancën gjyqsore. Shkak u bë fakti që GJKKO rrëzoi kërkesat e tyre dhe kësisoj gjykata vendosi që të caktojë një avokat të paguar nga shteti për të vijuar procedurat.

    Tashmë seanca do rinis me avokatin Artan Simoni. Më herët avokati i Berishës, Genc Gjokutaj në një deklaratë për mediat bëri me dije se u larguan nga seanca pasi gjykata i rrëzoi kërkesat, ku një prej tyre ishte dhe përjashtimi nga kjo çështje i gjyqtares Irena Gjoka.

    “Siç e dini kemi paraqitur një kërkesë dje për përjashtimin e gjyqtares dhe sot kemi bërë kërkesën që të kemi procesverbalin audio dhe shkresor. Po ashtu kemi kërkuar nga gjykata të vendosë një kopje të akteve, gjë të cilën gjykata pretendon se e ka vendosur dje. Ndërkohe pa u njohur me aktet, ajo merr vendimin. Së fundmi kemi kërkuar që të marri iniciative dhe t’i kërkojë gjykatës Kushtetuese për interpretim pikërisht pët çështjen e kufizimit apo heqjes së lirisë, që justifikon mos dërgimin e kërkeses për caktimin e masës së sigurimit.Gjykata duke qenë në dijeni të kërkesës për përjashtim, mori vendimin duke e rrëzuar këtë kerkesë tonë dhe në këtë mënyrë ne u larguam nga seanca”, tha Gjokutaj.

    Sali Berisha akuzohet për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me shtetasin Jamarbër Malltezi, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal. Sipas SPAK:

    Nga ana e shtetasit Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, jane kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi Jamarbër Malltezi.

    Nga ana e shtetasit Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë kryer veprime aktive për kryerjen e kontrolleve administrative, me qëllimin e ushtrimit të presionit dhe dhënien e urdhrave konkrete, për konkludimin e procedurave të privatizimit, në favor ndër të tjerë, edhe të shtetasit Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i vajzës së tij.Nga ana e shtetasit Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë kryer veprime aktive në vendosjen në dispozicion të shtetasit Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i vajzës së tij, të strukturave të ndryshme të administrates shtetërore për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore.

    Njoftimi:

    – Në datën 25.10.2023, ora 14.30, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u çel seanca gjyqësore për vijimin e shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha.

    – Gjykata pasi verifikoi praninë e palëve, konstatoi se nuk ishte paraqitur personalisht i hetuari Sali Berisha dhe se ishin paraqitur 2 mbrojtësit e tij, të zgjedhur me prokurë të posaçme, av.Sokol Mëngjesi dhe av.Genc Gjokutaj.

    – Nga ana e mbrojtësve u parashtruan 2 kërkesa, e konkretisht: Për vënien në dispozicion të kopjeve së akteve të hetimeve paraprake të depozituara nga ana e organit procedues, CD-audio të seancës së shkuar gjyqësore dhe transkriptimin e saj si dhe njëherazi kërkuan dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për gjykim incidental, lidhur me interpretimin e nenit 73, pika 2 të Kushtetutës.

    – Pasi gjykata u tërhoq në dhomën e këshillimit, disponoi si vijon lidhur me kërkesat e parashtruara nga ana e mbrojtësve të zgjedhur të të hetuarit Sali Berisha:

    Lidhur me kërkesën për vënien në dispozicion të kopjeve së akteve të hetimeve paraprake të depozituara nga ana e organit procedues, gjykata ka disponuar me vendim në seancën e shkuar gjyqësore të datës 24.10.2023, me të cilin është pranuar kërkesa e tyre për njohjen me aktet dhe njëkohësisht të marrin kopje të tyre konform nenit 105,110 dhe 248, pika 1 e K.Pr.Penale.

    Pranoi kërkesën për vënien në dispozicion të CD-audio të seancës së shkuar gjyqësore dhe transkriptimin e saj, kundrejt tarifave respektive.

  • Berisha përballë drejtësisë, Grida Duma: S’doja ta shikoja në këtë situatë njeriun që krijoi PD-në

    Berisha përballë drejtësisë, Grida Duma: S’doja ta shikoja në këtë situatë njeriun që krijoi PD-në

    Ish-deputetja demokrate, Grida Duma ka folur së fundmi për përballjen e Sali Berishës me drejtësinë.

    Me urdhër të SPAK u arrestuar mbrëjen e 21 tetorit dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi. Ndërsa masa detyrim paraqitjeje u vendos për Berishën dhe ortakun e Malltezit, Famtir Bektashi.

    Duma e ftuar në “Wake up” tha se nuk do të dëshironte që personi që krijoji Partinë Demokratike të përballet me një betejë për figurën dhe respektin individual të tij. Sipas Gridës duhet të ketë një ulje në tryezë nga të gjithë faktorët e mëdhenj të politikës të së djathtës, të cilët të dakordësojnë një zgjidhje për këtë çështje.

    Grida Duma: Edhe me Berishën ka qenë e njëjta gjë. Presupozohet që unë në të njëjtën mënyrë normale, sidomos me situatat e tij, me vështirësitë që ka shumë atipike dhe specifike në këto momente, do dukej sikur ose do duhej që mos godisja, por ajo që i thashë që a duhet që Partia Demokratike të ketë moshën biologjike të Sali Berishës, unë besoj se është goditja më e madhe që i është dhënë atij në publik drejtpërdrejt, pavarësisht se i është thënë qetësisht nga unë.

    Blendi Salaj: Çfarë do i thoshte sot Grida?

    Grida Duma: Sot do i thosha që këto beteja ia kemi parë, ia ka parë gjithë opinioni publik dhe qytetarët shqiptarë, besoj që unë nuk do doja kurrë që individit që krijoi një Parti Demokratike, që hodhi Murin e Berlinit në Shqipëri, të mund të vijonte një betejë për figurën dhe respektin individual të tij. Do ishte mirë që në këto momente, këto çështje, t’i rrinin drejtësisë vetëm dhe stablishmenti politik opozitar të kishte një qasje me më shumë higjienë nga kjo, pa përjashtuar fare që Berisha është aty ku është, por një formulë e cila e çliron nga solidariteti me situatën e Berishës si individ, duhet të ishte. Duhet të ketë një ulje në tryezë nga të gjithë faktorët e mëdhenj të politikës së djathtë, të cilët të dakordësojnë një zgjidhje për këtë çështje, sepse nuk mund të jetë çështja sot je apo s’je me Berishën sepse të gjithë e kanë treguar që ia njohin peshën Berishës elektorale dhe të kronologjisë historike. Sot diskutimi është që sa Berisha e njeh peshën që shkakton ai në këtë betejë që nuk është vetëm e drejtësisë, por në fund është edhe elektorale.”

  • Veliaj takon në SHBA ish-ambasadorin Arvizu: Avokat i përjetshëm i Shqipërisë

    Veliaj takon në SHBA ish-ambasadorin Arvizu: Avokat i përjetshëm i Shqipërisë

    Në vizitën e tij të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryebashkiaku Erion Veliaj është takuar edhe me një mik të veçantë të vendit tonë, ish-ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu.

    Siç e shihni edhe nga kjo foto e publikuar nga Veliaj, miqësia me ish-diplomatin amerikan është tepër e madhe, ndërkohë që kryebashkiaku e cilëson atë si avokatin e përjetshëm të Shqipërisë.

    “Asnjë udhëtim në SHBA, sado i shkurtër qoftë, nuk quhet i plotësuar pa një bisedë të këndshme me Alex Arvizu – avokatin e përjetshëm të Shqipërisë dhe kryepromotorin e Tiranës! Faleminderit Alex – Tiranës i mungon”, shkruan Veliaj.