Category: Politikë

  • Dhëndri i Berishës fitoi 5.4 milionë euro, SPAK zbardh skemën si qarkulluan paratë

    Dhëndri i Berishës fitoi 5.4 milionë euro, SPAK zbardh skemën si qarkulluan paratë

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) mori të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha dhe bashkëshortin e vajzës së tij Jamarbër Malltezi nën akuzën e korrupsionit pasiv, duke akuzuar se kanë përfituar 5.4 milionë euro përmes përdorimit të funksionit publik të ish-kryeministrit, para të dhëna nga biznesmeni Fatmir Bektashi, i cili u mor i pandehur për pastrim parash.

    Akuza, e cila u bë publike të shtunën përmes arrestimit të Malltezit në aeroportin e Rinasit dhe komunikimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për Berishën, pritet të shkaktojë tërmet politik në Shqipëri.

    Berisha, njeriu që ka dominuar skenën politike të vendit për tre dekada, akuzoi prokurorinë se po bën lojë politike, duke aluduar se vendosja e tij nën akuzë lidhet me dëshirën e kryeministrit aktual Edi Rama për të eliminuar opozitën. Ai akuzoi gjithashtu prokurorinë dhe gjykatën se duke vendosur masë sigurie kundër tij pa autorizim nga parlamenti, kanë shkelur Kushtetutën e Shqipërisë.

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) mori të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha dhe bashkëshortin e vajzës së tij Jamarbër Malltezi nën akuzën e korrupsionit pasiv, duke akuzuar se kanë përfituar 5.4 milionë euro përmes përdorimit të funksionit publik të ish-kryeministrit, para të dhëna nga biznesmeni Fatmir Bektashi, i cili u mor i pandehur për pastrim parash.

    Akuza, e cila u bë publike të shtunën përmes arrestimit të Malltezit në aeroportin e Rinasit dhe komunikimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për Berishën, pritet të shkaktojë tërmet politik në Shqipëri.

    Berisha, njeriu që ka dominuar skenën politike të vendit për tre dekada, akuzoi prokurorinë se po bën lojë politike, duke aluduar se vendosja e tij nën akuzë lidhet me dëshirën e kryeministrit aktual Edi Rama për të eliminuar opozitën. Ai akuzoi gjithashtu prokurorinë dhe gjykatën se duke vendosur masë sigurie kundër tij pa autorizim nga parlamenti, kanë shkelur Kushtetutën e Shqipërisë.
    “Edi Rama mendon se duke angazhuar prokurorinë e tij kundër meje dhe ndaluar familjarët e mi si kundërshtar politik, në momentin kur opozita ka nisur më e vendosur se kurrë betejën pa kthim për rivendosjen e pluralizmit të plotë dhe politik, rikthimin e votës së lirë, dhe shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, do mund të frenojë, godasë aksionin opozitar,” deklaroi Berisha.

  • BE i “vë vulën”: Nuk ka pezullim të liberalizimit të vizave për Kosovën

    BE i “vë vulën”: Nuk ka pezullim të liberalizimit të vizave për Kosovën

    Në 17 tetor gjatë vizitës së tij në Tiranë, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është pezulluar nga ana e Francës. Deklarata ngjalli konfuzion në Kosovë, qytetarët e të cilës presin të lëvizin lirisht në Europë nga 1 Janari 2024. Por Këshilli dhe Komisioni Europian konfirmoi për Faktoje se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën nuk është i pezulluar dhe asnjë vend anëtar nuk ka kërkuar diçka të tillë nga unioni.

    Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama një ditë pas samitit të Procesit të Berlinit mbajtur në Tiranë, presidenti francez Emmanuel Macron u bë shkak për konfuzion në Shqipëri dhe Kosovë pas deklaratës se ‘procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën është pezulluar’.

    “E them me shumë qartësi. Ne ju kemi besuar për çështjen e vizave. Çështja është pezulluar nga ana e Francës sepse ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk po mbahet”. – Emmanuel Macron, President of France, 17 Tetor 2023, Tiranë

    Këshilli Europian konfirmoi për Faktoje se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën nuk është pezulluar dhe se nuk ka një kërkesë apo nismë për diçka të tillë.

    “Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën nuk është pezulluar.

    Vendimi i Parlamentit Europian dhe Këshillit është miratuar dhe ka hyrë në fuqi.

    Asnjë nga vendet anëtare në BE nuk ka kërkuar apo marrë ndonjë iniciativë për të anulluar liberalizimin e vizave për Kosovën prej Janarit 2024″, tha Këshilli Europian për Faktoje.

    Njëkohësisht kërkesës për informacion nga Faktoje iu përgjigj edhe Komisioni Europian duke theksuar se shtetet anëtare të BE-së nuk e kanë një fuqi të tillë.

    “Shtetet Anëtare individuale nuk mund të vendosin të pezullojnë një regjim pa viza.

    Rregullat për dhënien, pezullimin ose përfundimin e përjashtimit nga regjimi i vizave janë plotësisht të harmonizuara në nivel të BE-së dhe kërkojnë vendime në nivel të BE-së“, tha zëdhënësja e Komisionit Europian për punët e brendshme, Anitta Hipper.

  • “Kullat i kanë dhënë energji tjetër Tiranës”, Rama: Do të ndërtohen dhe të tjera

    “Kullat i kanë dhënë energji tjetër Tiranës”, Rama: Do të ndërtohen dhe të tjera

    Kryeministri, Edi Rama bëri me dije se do të ndërtohen dhe 3 kulla të tjera në Tiranë, 2 prej tyre në qendër dhe 1 tek Bulevardi i Ri.

    Në një intervistë për “Opinion” ai u shpreh se kullat i kanë dhënë një energji tjetër qytetit.“Besoj do të jenë 3 të reja. Janë të larta. Këto kulla I kanë dhënë një energji tjetër qytetit. Tirana e nesërme do të jetë dhe pikë turistike arkitekturore. Tirana e ka potencialin për tu ndërtuar lartë.

    Trashëgimia e vërtetë kulturore nuk shembet e nuk preket. Ne kemi shpëtuar shtëpinë e Toptanëve. Rritja e intensitetit në pjesë qëndrore sjell zhvillim. Këto kulla I blejnë shqiptarët, I blejnë dhe të huajt.”, u shpreh Rama.

    Gazetari: A mund ta blejnë shqiptarët?

    “Shqiptarët kanë punuar e sakrifikuar për shumë vite. Përderisa i blejnë munden.”, tha ai.

  • Opozita përmbys karriget, Berisha futet LIVE: Çuçi pusho, se të nxora jashtë!

    Opozita përmbys karriget, Berisha futet LIVE: Çuçi pusho, se të nxora jashtë!

    Seanca e sotme plenare nisi me trazira. 45 deputetë të Partisë Demokratike janë futur në ambientet e brenda të Kuvendit dhe kanë kthyer përmbys disa nga karriget e ministrave dhe nuk lejojnë nisjen e seancës plenare.

    Sipas opozitës, ky vendim vjen si pasojë e bllokimit që mazhoranca socialiste i ka bërë Komisioneve Hetimore dhe përfaqësimit të opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Sali Berisha u fut LIVE përmes Facebook-ut duke njoftuar se tani nis beteja kundër qeverisë.

    “Ne fillojmë sot qëndresën permanente sepse ky parlament… Ne kemi dorëzuar 31 ligje dhe rezoluta, që Rama me Lindën e tij (Lindita Nikolla) nuk i lejon që të diskutohen në parlament. Deputetët e opozitës kërkojnë në komisione paraqitjen e ministrave dhe ata me urdhër të Ramës refuzojnë që të paraqiten duke shkelur kushtetutën dhe ligjet e vendit.

    Së treti pas komisionit hetimor për djegësat, ku Rama dhe të tjerëve dilnin të implikuar, deputetëve të opozitës u është hequr e drejta për komisione parlamentare. Deri sot janë kthyer pesë kërkesa për krijimin e komisioneve hetimore” tha ai.

    Në sallë ka pasur tensione të shumta. Herë pas here Berisha u është drejtuar deputetëve të PS-së. “Pushoni ju aty se do u nxjerr jashtë fare. Ti Çuçi, a merr vesh? Pusho”.

  • Pjesëmarrësit e samitit ‘nxituan’ të hapnin picat ‘Rama’ gjatë drekës, u habitën nga ajo që gjetën brenda

    Pjesëmarrësit e samitit ‘nxituan’ të hapnin picat ‘Rama’ gjatë drekës, u habitën nga ajo që gjetën brenda

    Pjesëmarrësit në Samitin e Procesit të Berlinit u përballën me një surprizë gjatë drekës së shtruar nga Rama.

    Pjesëmarrësit në Samitin e Procesit të Berlinit u përballën me një surprizë gjatë drekës së shtruar nga Rama.

    Teksa ishin ulur në tavolinën e gjatë, atyre u erdhi përpara një kuti pice mbështjellja prej kartoni e së cilës kishte kryeministrin që dukej si picajol.

    Pas hapjesë së kutive, të gjithë pjesëmarrësit rendën të hapin kutitë duke menduar se brenda saj ndodhej pica e gatuar nga Rama.Por pas hapjes së paketimit ata gjetën brenda disa pjata porcelani zbukurimi dhuratë me pikturat e kryeministrit Rama ndër vite.

    Të gjithë u suprizuan, dhe ishte kryeministri i Holandës i pari që pyeti në lidhje me to.

    “Si i ke bërë këtë?”, pyeti Rutte.

    “Kam punuar si i çmendur për t’i bërë. Janë te gjitha të punuara me dorë. E dua Europën”, tha Rama.

    Më tej ai iu drejtua kancelarit gjerman duke i thënë se mund të hante ushqim në to, pasi nuk fshihen.

    “Mund të bësh spaghetti këtu, nuk hiqet”, i tha Rama, Scholz.

    Më tej biseda u shoqërua me batuta, ku Rutte kërkonte të kishte 10% të fuqisë së Ramës.

    https://gsh.top-media.al/media10/652f8ea4000d1.mp4#t=0.2

  • “Kam punuar si çmendur për t’i bërë”, Rama u dhuron liderëve të BE pjata të pikturuara nga vetë ai, i drejtohet Scholz: Mund të hash spaghetti në të, nuk fshihet

    “Kam punuar si çmendur për t’i bërë”, Rama u dhuron liderëve të BE pjata të pikturuara nga vetë ai, i drejtohet Scholz: Mund të hash spaghetti në të, nuk fshihet

    Dreka e liderëve të BE-së dhe rajonit, që ishin në Tiranë më 16 tetor në kuadër të Procesit të Samitit të Berlinit, ka qenë e shoqëruar me një moment të veçantë.Para se te nisin drekën, atyre u ka mbërritur nga një kuti Piza me fytyrën e Edi Ramës, ndërsa në brendësi gjetën nga një pjatë të pikturuar nga vetë kryeministri.
    Të gjithë u suprizuan, dhe ishte kryeministri i Holandës i pari që pyeti në lidhje me to.

    “Si i ke bërë këtë?”, pyeti Rutte.
    “Kam punuar si i çmendur për t’i bërë. Janë te gjitha të punuara me dorë. E dua Europën”, tha Rama.
    Më tej ai iu drejtua kancelarit gjerman duke i thënë se mund të hante ushqim në to, pasi nuk fshihen.

    “Mund të bësh spaghetti këtu, nuk hiqet”, i tha Rama, Scholz.
    Më tej biseda u shoqërua me batuta, ku Rutte kërkonte të kishte 10% të fuqisë së Ramës.

    https://v16-web-newkey.tiktokcdn.com/2e5f86cd415966b0ba09936d0ec2c858/652fef38/video/tos/maliva/tos-maliva-ve-0068c799-us/oUbRIEVePJhg8WNuZ4BuEifxgQ8gDlAsLmnSbD/?a=1988&ch=0&cr=3&dr=0&lr=tiktok_m&cd=0%7C0%7C1%7C3&cv=1&br=1320&bt=660&bti=NDU3ZjAwOg%3D%3D&cs=0&ds=3&ft=ApKJEB0Vq8Zmooi2sQ_vjEuUKAhLrus&mime_type=video_mp4&qs=0&rc=ZjRoOjRpPDU1Njw1OTo1ZEBpanN4azU6ZnJmbjMzZzczNEBgMmA1YjI0NmIxYF9hMTRjYSM0YGtjcjRfXmtgLS1kMS9zcw%3D%3D&l=20231018083928C20F5E74A7819519CC0C&btag=e00098000

  • Sulmi në spitalin në Gaza, shpërthen Erdogan: Brutalitet i paprecedentë

    Sulmi në spitalin në Gaza, shpërthen Erdogan: Brutalitet i paprecedentë

    Sulmi në një spital plot me gra, fëmijë dhe civilë të pafajshëm është shembulli më i fundit i politikave të Izraelit që janë plotësisht të zhveshur nga vlerat më themelore njerëzore, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan për bombardimin e spitalit të Gazës që vrau qindra persona.

    I kërkoj njerëzimit të ndërmarrë veprime për të ndalur këtë brutalitet të paprecedentë, shtoi presidenti turk.

    Në një zhvillim paralel, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Izraelit u bëri thirrje të gjithë izraelitëve që të largohen menjëherë nga Turqia, duke ngritur paralajmërimet e udhëtimit në nivelin më të lartë të mundshëm.

  • Macron përmbyll vizitën në Shqipëri, Rama: Mirupafshim dhe shihemi së shpejti zoti President

    Macron përmbyll vizitën në Shqipëri, Rama: Mirupafshim dhe shihemi së shpejti zoti President

    Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron përmbylli sot vizitën zyrtare dyditore në vendin tonë, e para e një presidenti francez në Shqipëri që prej vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve, 101 vjet më parë.

    Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga përcjellja në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit të Presidentit Macron.

    “Mirupafshim dhe shihemi së shpejti zoti President. Rroftë Shqipëria! Rroftë Franca!”, shkruan Rama.

    Macron nisi mbrëmë vizitën e tij në Tiranë ku dekoroi shkrimtarin e shquar Ismail Kadare me dekoratën e “Oficerit të Lartë të Legjionit të Nderit”.Më pas në në Pallatin e Brigadave u shtrua një darkë zyrtare e mbajtur me miqtë e Francës, në nderim të Presidentit francez Emmanuel Macron.

    Ditën e sotme Macron u takua me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.

    Më pas në Kryeministri u nënshkruan disa marrëveshje mes vendit tonë dhe Francës.

    Presidenti Macron dhe kryeministri Rama dhanë dhe një konferencë të përbashkët për mediet.

    Ndërsa më pas morën pjesë në ceremoninë hapjes së vilës së ish-diktatorit për artin dhe shndërrimin në një rezidencë artistësh, në një bashkëpunim me fondacionin francez “Art Explora”

  • “Kosova po mbytet me një lugë ujë”- Rama flet për sulmet në Veri të Kosovës: Po ja bën vetes! Serbia bëri një skandal europian me ditën e zisë

    “Kosova po mbytet me një lugë ujë”- Rama flet për sulmet në Veri të Kosovës: Po ja bën vetes! Serbia bëri një skandal europian me ditën e zisë

    Kryeministri Edi Rama është shprehur se Kosova po mbytet me një lugë ujë dhe sipas tij, “po ja bën vetes”.

    Kreu i qeverisë theksoi se do të ishte dramatike që Kosova të humbiste një të drejtë të fituar për të lëvizur lirisht në BE.

    Ai u shpreh se Prishtina duhet të ulet në tryezë dhe të firmosë planin franko-gjerman, duke shtuar se është gjëja më e mirë e mundshme që mund t’i ndodhë.

    Kryeministri Rama shtoi se zia kombëtare në Beograd ishte një skandal, por kjo s’mund të jetë arsye për të frenuar procesin

    “Kosova është futur në një kurth që ia ka bërë vetes. S’ka qenë kurrë më mirë, do të ishte dramatike të humbiste një të drejtë të fituar për të lëvizur lirisht në BE, dramatike. Të dyja palët kanë në tavolinë, planin franko-gjerman është gjëja më e mirë e mundshme që mund t’i ndodhë Kosovës.

    Jam i bindur që e mira e madhe e madhe e Kosovës është jo që të ulet në tavolinë, por ta firmosë dhe ekzekutojë ulitarelisht marrëveshjen edhe sikur Serbia të mos e dojë, Kemi dokumentet do i zbatojmë dhe s’na intereson çfarë bën Serbia. Paqja bëhet për veten, jo për t’i shërbyer armikut.Është një mundësi e artë në tavolinë që Kosova ka në krah të gjithë aleatët që duhet të ketë dhe që të mbytet në një lugë ujë, se çfarë thotë e çfarë bën presidenti serb, Duhet të veprojë e pavarur nga Serbia dhe t’i dedikohet rrugës europiane. Këto nuk janë kushte që i vendos BE janë mundësira themeltare për ta çuar përpara procesin e paqes. As nuk diskutohet që Shqipëria do të vazhdojë të mbajë flamurin e paqes e dialogut. Zia kombëtare në Beograd ishte një skandal. Kjo s’mund të jetë arsye për të frenuar proces ”, tha Rama në konferencë me presidentin francez Emmanuel Macron.

  • Vizita historike e Macron në Shqipëri, zbardhet çfarë diskutoi me Begajn

    Vizita historike e Macron në Shqipëri, zbardhet çfarë diskutoi me Begajn

    Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj priti sot Presidentin e Republikës së Francës, Sh.T.Z. Emmanuel Macron, si dhe delegacionin që e shoqëron.

    Kjo vizitë është një ngjarje historike në marrëdhëniet midis dy vendeve tona, pasi është vizita e parë zyrtare e një Presidenti të Francës në Shqipëri. Përgjatë takimit kokë më kokë, Presidenti Begaj nënvizoi se kjo vizitë demonstron interesin e përbashkët për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe në drejtim të paqes, sigurisë, dhe zhvillimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

    Pjesë e bisedimeve me Presidentin Macron ishin edhe integrimi evropian i Shqipërisë dhe zhvillimet në rajon. Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen, për mbështetjen e vyer që Franca dhe Presidenti Macron i kanë dhënë e i japin procesit të zgjerimit dhe të integrimit evropian të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet Procesit të Berlinit. Ai gjithashtu vlerësoi iniciativën e ndërmarrë një vit më parë nga Presidenti Macron, për lançimin e Komunitetit Politik Evropian, si një iniciativë që i jep më shumë mundësi Shqipërisë dhe vendeve të tjera kandidate në Bashkimin Evropian, të kenë më shumë akses në projektet e BE-së, veçanërisht në fushën e shkëmbimeve universitare dhe studentore.Presidenti Begaj falenderoi gjithashtu Presidentin Macron, për kontributin në mbështetje të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht përmes planit të quajtur franko-gjerman, duke nënvizuar nevojën e mbështetjes së mëtejshme të këtij dialogu, por edhe të nevojës së dënimit dhe të çkurajimit të akteve të dhunës dhe të provokimeve në komunat e Veriut të Kosovës. “Kosova është vend sovran dhe i pavarur, dhe akte terroriste si ajo e Banjskës në Zveçan (24 shtator 2023), janë të papranueshme e të dënueshme për sigurinë e saj, por edhe të rajonit e të mbarë kontinentit evropian.”

    Presidenti Begaj vlerësoi se pesë vjet pas nënshkrimit të Deklaratës së Partneritetit Strategjik midis dy vendeve, marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Francës kanë hyrë në një fazë të re e shumë dinamike.

    Presidenti Begaj shprehu kënaqsinë e tij se përtej marrëdhënieve të konsoliduara kulturore midis dy vendeve, interesi i madh i kompanive franceze, veçanërisht në fushën e energjisë së rinovueshme, por jo vetëm, po i çon marrëdhëniet në një nivel tjetër, edhe më të lartë. “Jam besimplotë që projektet e parqeve fotovoltaike në Karavasta dhe Spitallë, do të ndiqen edhe nga projekte të tjera të mëdha nga investitorët francezë,” – tha në një mesazh të shpërndarë për mediat Presidenti Begaj.