Category: Politikë

  • Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Shqipëria abstenon rezolutën e Rusisë, ambasadori Hoxha: Nuk u trajtuan siç duhet çështjet kritike

    Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Shqipëria abstenon rezolutën e Rusisë, ambasadori Hoxha: Nuk u trajtuan siç duhet çështjet kritike

    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka abstenuar rezolutën e Rusisë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë.

    Lajmi është bërë i ditur nga ky institucion.

    Shkak është bërë mosfutja në rezolutë e çështjeve kritike, siç janë edhe sulmet e Hamasit ndaj Izraelit.

    “Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurisë, Shqipëria abstenoi sa i përket projekt-rezolutës së paraqitur nga Rusia sepse teksti nuk arriti të trajtonte siç duhet të gjitha çështjet kritike, duke përfshirë dënimin e sulmeve terroriste nga Hamasi. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duhet të bëhet bashkë në dënimin e terrorizmit, në adresimin e shumë prej nevojave urgjente dhe kritike në terren, duke përfshirë situatën e rëndë humanitare në Gaza dhe mbrojtjen e civilëve kudo.”, thuhet në reagim.

    Ambasadori Ferit Hoxha shtoi se situata është kritike dhe se kërkon diplomaci aktive nga aktorët rajonalë dhe ndërkombëtarë.

    Hoxha: 7 Tetori 2023 do të mbetet një ditë e zezë jo vetëm për Izraelin dhe popullin e tij, por edhe për botën. Me aktet e tij monstruoze terroriste, Hamasi ka kryer të pariparueshmen. Krimet e tij të tmerrshme kanë traumatizuar izraelitët, ata kanë lënduar tmerrësisht dhe thellësisht një komb të tërë, ata kanë sfiduar ndërgjegjen njerëzore. Ato janë dhe mbeten të pajustifikueshme dhe të papranueshme. Ata nuk përfaqësojnë asnjë komb apo fe, dhe nuk mbështesin dhe nuk mund të mbështesin asnjë kauzë. Shqipëria njeh ashpërsinë dhe urgjencën e situatës në terren. Ne e njohim nevojën që Këshilli të reagojë dhe të veprojë në përmbushjen e përgjegjësisë së tij thelbësore, në shumë aspekte: në dënimin me forcë të terrorizmit siç ka bërë gjithmonë; në njohjen e të drejtës së shteteve për t’u mbrojtur ashtu siç parashikohet në Kartën e OKB-së; duke mbrojtur gjithmonë civilët, në mbështetjen e përpjekjeve humanitare, në shmangien e përkeqësimit të mëtejshëm dhe çdo përhapjeje të një situate tashmë të tensionuar, komplekse dhe të rrezikshme, dhe në hartimin e një rruge të qartë për paqen, sigurinë, përparimin dhe dinjitetin për të gjithë, izraelitët dhe palestinezët.

    Ne abstenuam sepse teksti i paraqitur nuk arriti të paraqiste tablonë e plotë dhe të përfshinte elemente thelbësore për çështje thelbësore. Ne mbetemi me shpresë se ka vend për të vazhduar të mbetemi të angazhuar në mënyrë aktive, me shpresën për të përdorur në rastin më të mirë kohën dhe energjitë tona për t’u bashkuar për t’iu përgjigjur nevojave të shumta urgjente dhe urgjente në terren. Situata kritike nuk ka nevojë për konkurrencë mes teksteve apo protagonizëm mes shteteve anëtare. Kërkon diplomaci aktive nga aktorët rajonalë dhe ndërkombëtarë, siç po ndodh; dhe këtu, në Këshill, angazhim nga të gjithë dhe në mirëbesim, të bashkohemi për t’iu përgjigjur në mënyrën më të mirë të mundshme të gjitha imperativave dhe nevojave kritike në terren./Albeu.com

  • Vizita e parë në Shqipëri, përfundon takimi ‘kokë më kokë’ mes Begaj dhe Macron

    Vizita e parë në Shqipëri, përfundon takimi ‘kokë më kokë’ mes Begaj dhe Macron

    Presidenti francez Emanuel Macron zhvilloi sot një takim me homologun e tij, Bajram Begaj në Presidencë.

    Pas ceremonisë në ambientet e jashtme të institucionit shtetëror, Macron, ashtu siç e do edhe tradita, nënshkroi në librin e të ftuarve brenda Presidencës dhe më pas vijoi takimin ‘kokë më kokë’ me Begajn për gati 30 minuta.Macron, e nisi vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, me dorëzimin e dekoratës më të lartë të Republikës së Francës për shkrimtarin e shquar shqiptar, Ismail Kadare. Thuajse 1 orë pas mbërritjes së tij në vend, është pritur me ceremoni në Pallatin e Brigadave, ku i dorëzoi shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, dekoratën më të lartë të Republikës së Francës “Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit”.

    Presidenti francez humbi punimet e samitit BE-Ballkani Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, pasi shtyhu vizitën e tij me disa orë, edhe pse më herët e kishte konfirmuar pjesëmarrjen. Shkak i shtyrjes u bë një sulmi terrorist në Arras (Francë) ku mbeti i vrarë një mësues dhe për shkak të situatës në Lindjen e Mesme. Vizita e Macron është historike, pasi është hera e parë që një president francez viziton zyrtarisht Shqipërinë.

    AGJENDA E PLOTË:
    Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.
    Sot më 17 tetor 2023 Presidenti francez do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
    Më poshtë agjenda e vizitës në Presidencë:

    8:25 -Mbërritja e Presidentit të Republikës Franceze në Institucionin e Presidentit të Republikës.
    Presidenti i Republikës franceze do të pritet nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj.
    -Interpretohet himni kombëtar francez;
    -Interpretohet himni kombëtar shqiptar;
    -Kryhet kalimi para truprojës së nderit;
    -Dy krerët e shteteve prezantojnë ekipet e tyre respektive.
    Presidenti i Republikës së Francës ftohet të nënshkruajë në librin e të ftuarve.
    Në hollin ”Nënë Tereza” do të bëhet fotoja zyrtare.
    08:35 – 09:05 – Takim kokë më kokë mes dy presidentëve.

  • FOTOLAJM/ E ngrysur, sikur e kanë sjellë me zor: Çfarë nuk u pa nga takimi i Ramës me Kryeministren e Serbisë

    FOTOLAJM/ E ngrysur, sikur e kanë sjellë me zor: Çfarë nuk u pa nga takimi i Ramës me Kryeministren e Serbisë

    Ndërkohë që liderët e tjerë janë takuar përzemërsisht me Ramën, kryeministrja serbe Ana Brnabiç duket se ka ardhur me zor në Tiranë. Ajo ishte mjaft e ngrysur dhe e ngurtë në takimin me Ramën si edhe në parakalimin në tapetin e kuq, gjë që është pasqyruar edhe te kryeministri shqiptar.

    Rama nuk është se “ia vari” shumë Brnabiçit, ndryshe nga liderët e tjerë. /albeu.com

  • Rama: Shqipëria është gdhirë si Europa e Ballkanit!

    Rama: Shqipëria është gdhirë si Europa e Ballkanit!

    MIRËMËNGJES

    dhe me tryezën e Samitit të parë të Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së, në Piramidën e Diktatorit në Tiranë, ku do të ulen armiqtë e tij të betuar, të cilët e shohin me respekt e me vlerësim gjithnjë e më të lartë Shqipërinë, që sot është gdhirë si Europa e Ballkanit, ju uroj një javë të mbarë

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=882771419885187&set=a.400250428137291&type=3&ref=embed_post

  • Shqipëria pret për herë të parë një president francez, zbulohet shkaku i shtyrjes së vizitës së Macron në Tiranë

    Shqipëria pret për herë të parë një president francez, zbulohet shkaku i shtyrjes së vizitës së Macron në Tiranë

    Për herë të parë, vendi ynë do të vizitohet zyrtarisht nga një president Francez. Emmanuel Macron pritet të mbërrijë pasditen e sotme në Tiranë, ku do të pritet me ceremoni shtetërore, por ende nuk janë bërë me dije detaje të tjera nga axhenda e tij.

    Vizita e Macron në vendin tonë shënon një ngjarje historike mes Shqipërisë dhe Francës, duke shënjuar vizitën e parë në marrëdhëniet dypalëshe. Macron ishte parashikuar që të merrte pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, por ai e shtyu me disa orë vizitën e tij për në Tiranë.

    Sipas mediave franceze, shkak për këtë shtyrje u bënë vrasja e mësuesit në Francë, si edhe konflikti në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe grupit Hamas.

    Vizita e tij do të zgjasë dy ditë 16 dhe 17 tetor, ndërsa në fokus të bisedimeve do jenë marrëdhëniet mes dy vendeve, si edhe mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si kultura, arsimi, ekonomia apo energjia.

  • Kosovë-Serbi në Samitin e Procesit të Berlinit? Rama: S’është vendi për zgjidhje konfliktesh bilaterale

    Kosovë-Serbi në Samitin e Procesit të Berlinit? Rama: S’është vendi për zgjidhje konfliktesh bilaterale

    Në konferencën e përbashkët për mediat Presidentja e Këshillit të Europës dhe Edi Rama deklaruan se në Samitin e Procesit të Berlinit që do ta mbahet nesër, nuk do të ketë një qëndrim për çështjen e Kosovës dhe Serbisë, ndërsa Von der Leyen shtoi se këto dy shtete duhet të ulen në tryezën e dialogut.

    Rama shtoi se tipikisht ky proces nuk është vendi për zgjidhjen e çështjeve bilaterale.

    “Marrëveshja e Ohrit është ato që u arritën në shkurt dhe mars, baza për pajtimin përmes dialogut të BE.

    Është me rëndësi që Kosova dhe Serbia të kthehet në tryezë për normalizimin e marrëdhënies. Kjo është rruga e duhur për të ardhmen sepse Kosova dhe Serbia do jenë pjesë e BE”, tha Ursula Von der Leyen.

  • Grida Duma rrëfen dramën pas divorcit: Ja frika ime më e madhe!

    Grida Duma rrëfen dramën pas divorcit: Ja frika ime më e madhe!

    Grida Duma ka treguar dramën e pas divorcit.

    Deputetja demokrate ka folur për herë të parë mbi këtë temë pasi vendosi t’i japë fund martesës me bashkëshortin.

    Duma ishte e ftuar në “E Diell” në rubrikën “Këndi i së vërtetës” përballë Edi Manushit për të folur për disa detaje nga jeta e saj private, veçanërisht marrëdhënien me të birin.

    Duma thotë se nuk bën jetë luksoze.

    Teksa sheh sesi djali i saj hedh shtat çdo ditë dhe ka hyrë në fazën e adoleshencës, ajo tregon se atij ka filluar t’i pëlqejë palestra dhe se nuk rri tërë kohës me iPad në dorë.

    “Më janë shtuar frikërat që po afrohen vitet që unë do të jem shumë më vetëm pa të”, ka rrëfyer me sinqeritet ajo.

    Grida ka shtuar se nuk mund të jetë shoqe me të birin dhe kjo e ka një arsye të fortë:

    “Nuk mund të jem shoqja e djalit tim sepse njeriu duhet të dijë distancën, ekuilibrin dhe rolet. Po e humbëm këtë, do të thotë se nuk mund ta guidoj. Unë shpresoj që të kem edhe ca vite që ta guidoj”, ka thënë ish-deputetja.

  • Macron do të vijë në Tiranë, por nuk do të marrë pjesë në Samit! Zbulohet shkaku

    Macron do të vijë në Tiranë, por nuk do të marrë pjesë në Samit! Zbulohet shkaku

    President i Francës, Emmanuel Macron pritej në Shqipëri të hënën në mëngjes për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit. Por, sipas mediave farnceze, ai do të mbërrijë në Tiranë pasditen e së hënës.

    Emmanuel Macron do të shtyjë mbërritjen e tij në Tiranë, pas sulmit terrorist në Arras ku mbeti i vrarë një mësues dhe nga situata në Lindjen e Mesme, njofton Elysee.

    Presidenti francez pritej fillimisht në Shqipëri të hënën në mëngjes për të marrë pjesë në samitin e 9-të të procesit të Berlinit, i cili mbledh së bashku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe disa vendeve evropiane për të promovuar dialogun politik, bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon, si dhe afrimit me Bashkimin Evropian.

    Në kontekstin kombëtar dhe ndërkombëtar, ai do të mbërrijë në kryeqytetin shqiptar vetëm të hënën vonë pasdite, për pjesën dypalëshe të vizitës së tij që do të zgjasë deri të martën, sqaroi presidenca franceze. Ai do të përfaqësohet në samitin ballkanik nga Sekretarja e Shtetit për Evropën, Laurence Boone. Elysee ende nuk e ka specifikuar programin e tij në Francë përpara se të fluturojë për në Shqipëri.

  • A e ka kapur Ilirin me femra te tjera? Monika Kryemadhi habit me deklaratën

    A e ka kapur Ilirin me femra te tjera? Monika Kryemadhi habit me deklaratën

    Monika Kryemadhi ishte e ftuar në emisionin “Ndryshe” në “Top Albania Radio”, ku ka folur rreth jetës së saj private dhe marrëdhënien me bashkëshortin e saj, Ilir Metën.
    Paloma: Thonë, po thonë, ato gojëligët se Iliri është shumë feminist, madje ka qëlluar se i keni bërë zap ato femrat e Ilirit… Monika: Me thënë të drejtën është shumë feminist sepse vetëm një mashkull i mirë mund të pëlqejë femra, një budalla nuk i pëlqen femrat.
    Paloma: Domethënë… ti e lejon? Monika: Po sigurisht… pse jo?! Paloma: Nuk e ke problem që ta shikosh me një femër në zyrë? Monika: Pse çfarë do bëjë në zyrë? Paloma: Të jetë aty afër… të jenë me njëri-tjetrin…

    Monika: Mos ngatërro zyrën… ato gjërat e tjera afër-afër bëhen në vend tjetër… Paloma: Po në hotel nuk do ta kapim! Monika: Po pse, çfarë rëndësie ka?! Eksperiencat janë të domosdoshme. Paloma: Bravooo Mona!

    Gjithashtu ajo e mbyll këtë diskutim duke përmendur se s e k s i nuk është dashuri. Dashuria është shumë më e fortë, shumë më e fortë se pushteti dhe është shumë më e fortë se paraja.

  • Kurti në Tiranë me djalin e Komandantit Legjendar Adem Jashari: Forca djema!

    Kurti në Tiranë me djalin e Komandantit Legjendar Adem Jashari: Forca djema!

    Supersfida e kombëtares së Shqipërisë ndaj Çekisë ka mbledhur në Tiranë me mijëra tifozë shqiptarë të ardhur nga të gjithë trevat shqiptare.

    E ndërsa pritet një rezultat pozitivë listës së tifozëve i shtohen kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili përmes rrjeteve sociale thekson se është rrugës për në Tiranë së bashku me Lulzim Jasharin, djali i Komandantit Legjendar Adem Jasharit.

    “Bashkë me Lulzim Jasharin rrugës për Tiranë në përkrahje të Shqipërisë. Forca djema. Evropiani po na pret”, shprehet kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=871812520979143&set=a.469157147911351&type=3&ref=embed_post