Category: Politikë

  • “Lapsusi i Financial Times, sikur ia kishte shtyre dorën djalli!”, Rama: Në Veri lulëzon krimi si në Lazarat

    “Lapsusi i Financial Times, sikur ia kishte shtyre dorën djalli!”, Rama: Në Veri lulëzon krimi si në Lazarat

    Kryeministri Edi Rama ka folur për deklaratën në Financial Times se “Kosova ishte tokë e askujt”, duke u shprehur se ishte një lapsus në zbardhje i gazetarit britanik.

    Rama theksoi se Financial Times “në zbardhjen e intervistës sime të dhënë në telefon, kishte harruar sikur ia kishte shtyrë dorën djalli fjalën Veri përpara fjalës Kosovë”.Ai ngriti pikëpyetje se “pse nuk është Veriu i Kosovës tokë e askujt, kur aty lulëzon aktiviteti kriminal”, duke e krahasuar me Lazaratin

    “S’kam shpresë se këta do të ma lehtësojnë akuzën për tradhtuar përderisa edhe një lapsus i Financial Times, e cila në zbardhjen e intervistës sime të dhënë në telefon, kishte harruar sikur ia kishte shtyrë dorën djalli fjalën veri përpara fjalës Kosovë, gjë që u korrigjua dhe u kërkua ndjesë.

    E karakterizova veriun e Kosovës me shprehjen angelze, pse nuk qenka “no man’s land”, kur aty lulëzojnë aktivitete të paligjshme kriminale, kur s’ka asnjë kontroll dhe mundësi të parashikosh çfarë vjen nesër. Çfarë ishte Lazarati, “no mans land”, shumë e thjeshtë. U nxora nga konteksti, u shfrytëzua me epsh nga të gjithë shtazexhinjtë dogmatikë”, tha Rama.

  • FOTOLAJM/ Osmani merr automatikun, gishtin në këmbëz, syrin te shënjestra

    FOTOLAJM/ Osmani merr automatikun, gishtin në këmbëz, syrin te shënjestra

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vizitoi sot kompaninë për prodhimin e armëve në Karlovac të Kroacisë, HS Product. Fill pas vizitës, Osmani publikoi një fotografi ku shihet me armë në dorë.

    “HS Product – Kompania për prodhimin e armëve. Karlovac, Kroaci”, ka shkruar Osmani, sipër fotografisë.

    Osmani në Kroaci është pritur në takime nga Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic, kryeministri Andrej Plenkovic dhe kryetari i Parlamentit, Gordan Jandroković.

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=865285301622677&set=a.274428680708345&type=3&ref=embed_post

  • Edi Rama të premten në Britaninë e Madhe, në fokus emigrantët

    Edi Rama të premten në Britaninë e Madhe, në fokus emigrantët

    Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë të premten drejt Britanisë së Madhe për një vizitë zyrtare. Rama pritet të takohet me homologun e tij Rishi Sunak.

    Në fokus të vizitës pritet të jetë çështja e emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe.

    Disa ditë më parë gjatë qëndrimit në Granada ku mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim të përbashkët me liderët kryesorë të Europës, mes të cilëve edhe kryeministrin britanik.

    Në fokus të bisedimit ka qenë lufta kundër grupeve që organizojnë kalimin e emigrantëve në Britaninë e Madhe./albeu.com

  • Përjashtimi i Bardhit nga Basha, Berisha: Lulzim brava, s’ka asnjë vlerë, lexon fletushkat e Ballës

    Përjashtimi i Bardhit nga Basha, Berisha: Lulzim brava, s’ka asnjë vlerë, lexon fletushkat e Ballës

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar vendimin e Kryesisë së PD për të përjashtuar Gazment Bardhin nga PD, për shkak se ky i fundit ka bashkëpunuar me non gratat.

    Berisha tha se Basha është i keqpërdorur nga Qeveria dhe se lexon vetëm fletushkat që sipas tij i jep Taulant Balla.

    “Lulzim Brava, për të mos përmendur term tjetër sepse s’dua të lëshoj gojë, ai lexon fletushkat e Ballës. S’ka asnë lloj vlere, është i keqpërdorur. po kthjellohet çdo gjë rreth një personi që është marrë peng”, tha Berisha.

    Ish-kryeministri foli për mediat dhe për raportin me Ilir Meten, për të cilin siguroi se nuk ka asnjë krisje të marrëdhënieve mes dy aleatëve.

    “Asnjë krisje, ajo është një ftesë, ai ka treguar me këtë vendosmërinë e tij të palëkundur për betejë politike dhe e përshëndes”, u shpreh Berisha.

  • Sulmi me raketa i Hamasit/ Rama: E dënojmë fuqishëm, të vendosur kundër terrorizmit

    Sulmi me raketa i Hamasit/ Rama: E dënojmë fuqishëm, të vendosur kundër terrorizmit

    Mëngjesin e kësaj të shtune Izraeli u godit ngë një sulm i befasishëm me raketa dhe predha ku kanë mbetur dhjetëra të plagosur dhe 22 viktima.

    Ky sulm është quajtur terrorist dhe organizata që ka kryer sulmet, Hamas është quajtur e tillë.

    Për agresionin ka patur shumë reagime edhe nga politikanët në Shqipëri.Së fundi ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili ka dënuar fuqishëm sulmin terroristë Hamasit kundër Izraelit.

    Rama shkruan se Shqipëria është e vendosur kundër terrorizimit.

    “Dënoj fuqishëm sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, shkruan Rama.

  • Vrasja e policit në Kosovë, Rama: KFOR të marrë në kontroll Veriun, vonesa mund të sjellë viktima

    Vrasja e policit në Kosovë, Rama: KFOR të marrë në kontroll Veriun, vonesa mund të sjellë viktima

    Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se KFOR duhet të marrë në kontroll Veriun e Kosovës. Ai theksoi se diçka të tillë e ka propozuar dhe më herët në samitin e NATO-s. Kjo pasi, sipas Ramës, vonesa e këtij hapi mund të sjellë viktima të një konflikti të hapur.

    “Sot që ajo që ndodhi dje të mos përsëritet më nesër dhe largqoftë dhe më keq. Edhe qeveria e Kosovës të mos degradoj në një arenë luftimesh të herë pas hershme, të cilat mund ta kthejnë në një dombas të vogël, ama mjaftueshmërisht të madh, për ta kthyer të djeshmen në të sotme dhe të ardhmen në të djeshme, duke i humbur Shqipërisë, Kosovës padyshim dhe gjithë këtij rajoni dhe kushedi sa vite të tjera për t’u rikthyer aty ku jemi sot dhe lërë për të shkuar atje ku duhet të jemi nesër.

    Prandaj e kam thënë që formati i zyrtarizimit të dialogut duhet ngritur në nivelet e një konference të normalizimit. Me planin franko-gjerman si udhërrëfyes të bisedimeve të pandërprera, ndërsa përfqësimi i BE dhe i komunitetit euroatlantik në dialog duhej ngritur në dialog.

    Me Francën dhe Gjermaninë në presidencë në nivelin e presidentit dhe kancelarit si bashkëautore të këtij plani, sot besoj është e qartë për të gjithë se formati i Brukselit ku shkojnë e vijnë dy burra nuk ka më asgjë për t’i ofruar paqes në këtë situatë të re. kjo besoj minimalisht është e qartë.

    Nga ana tjetër, dua ta theksoj që gjërat mund të shkojnë lart dhe shpejt, shumë më shpejt se sa mund të ndodhi në një ditë si kjo, ku vetëm niveli i përfaqësimit në dialog duhet ngritur lart dhe shpejt. Duhet pasur parasysh që kjo të bëhet, vonesa e këtij hapi mund të sjellë dhe një stokë viktimash të një konflikti të hapur. Pikërisht, për të parandaluar viktimat, KFOR duhet të marr në kontroll veriun e Kosovës. Është një propozim që e kam bërë më parë dhe në samitin e NATO, e kam shpjeguar gjerë e gjatë pse“, u shpreh ai.

  • Në pritje të mbledhjes për Ukrainën, Rama nga oborri i OKB-së: Sot, një nga seancat më të rëndësishme të dekadës

    Në pritje të mbledhjes për Ukrainën, Rama nga oborri i OKB-së: Sot, një nga seancat më të rëndësishme të dekadës

    Presidenca shqiptare do të drejtojë sot në Këshillin e Sigurimit të OKB, një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit, me praninë e shumë krerëve të shteteve dhe qeverive.

    Kryeministri Edi Rama pak para nisjes së mbledhjes, ka postuar një foto nga selia e OKB-së, ndërsa i uron shqiptarëve një ditë të mbarë.

    “MIRËMËNGJES dhe me këtë foto nga oborri i OKB-së, ku sot Shqipëria do të ulet në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit, për të drejtuar një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

    Java e rëndësishme e OKB ka bërë bashkë në SHBA, presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Rama me një axhendë të ngjeshur takimesh.

    Presidenti Begaj do të mbajë fjalën në emër të Shqipërinë në Asamblenë e Përgjithshme ndërsa Rama do të prezantojë 2 nisma në Këshillin e Sigurimit, të ndërmarra nga vendi ynë që mban presidencën e këtij institucioni.

  • Fatos Nano feston ditëlindjen, Rama uron liderin historik: Nxori socialistët nga shkretëtira! E mbajti timonin e PS në të përpjeta e të tatëpjeta

    Fatos Nano feston ditëlindjen, Rama uron liderin historik: Nxori socialistët nga shkretëtira! E mbajti timonin e PS në të përpjeta e të tatëpjeta

    Kryeministri Edi Rama ka uruar nëpërmjet një postimi në Facebook, liderin historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, në ditën e tij të lindjes.
    Në reagimin e tij, Rama shkruan se Nano “mbajti timonin e PS në të përpjeta e të tatëpjeta dhe padiskutim është e tija në radhën më të parë, merita që Partia Socialiste nuk lëvizi asnjë moment, nga graviteti i interesit kombëtar”.

    Ndërsa më tej Rama shkruan se “në krye të PS ai i nxori socialistët nga shkretëtira pas varrosjes së Partisë së Punës”.

    Urimi i kryeministrit Edi Rama

    FATOS NANO u gjend në krye kur armata e shpartalluar komuniste kryente funeralin e Partisë së Punës në mes të shkretëtirës, me flamurin e rreckosur të diktaturës së proletariatit në gjysëm shtizë, moralin nën shuajt e këpucëve të rraskapitura nga marshimi 45 vjeçar drejt horizontit që vetëm largohej derisa u zhduk dhe gurmazin e konsumuar të komunizmit që nxirrte thirrjet e fundit për luftë me tërë botën, teksa era e papërmbajtshme e ndryshimit e kthente vajtimin e egër të dëshpërimit, në një fishkëllimë sa çjerrëse aq edhe qesharake.

    Mes fytyrave verdhacuke të udhëheqësve gjemimbytur nga ardhmja e qametit dhe sekretarëve lëkurërreshkur nga dielli i arafabrikakantiereve, “Qorri” ishte aty fytyra e dykuptimtë e kuadrit të ri të partisë, që punonte në Institutin e Marksizëm-Leninizmit dhe e presorit garip të Ekonomikut, që tregonte barcaleta tallëse për regjimin e luante Bitëllsat me kitarën e tij.

    Ishte pikërisht profili joskematik i Fatos Nanos që i dha atij skeptrin e të majtës së porsalindur pas varrimit të Partisë së Punës dhe natyra e tij jodogmatike, e kombinuar me burgosjen absurde që e pagëzoi si lider të pakonkurueshëm të socialistëve, i dha Partisë Socialiste një frymëmarrje të re e një perspektivë si forcë e parë në rrugën e përpjetë të politikës shqiptare.

    Mbase pa sakrificën e tij të imponuar, socialistët do të kishin pasur një fat më pak bujar, por edhe Fatosi pa atë sakrificë të imponuar, mbase nuk do ishte bërë lideri i tyre aq jetëgjatë. Fotoja që kam përzgjedhur për këtë ditë urimi ka qenë për mua pamja më domethënëse e Fatos Nanos fill pas daljes së tij nga burgu dhe ende sot befasohem nga ndryshimi i hatashëm mes saj e pamjes së tij në gjyq.

    Fatosi i prangosur para gjykatësve me vështrimin enigmatik, është presori i Ekonomikut i marrë peng që mbahet fort për sytë e popullit. Ndërsa Fatosi me duart e lira dhe sytë që shkëlqejnë fort është një kafshë e rrallë politike, të cilën pata fatin ta njoh nga afër.

    Ai e mbajti timonin e PS në të përpjeta e të tatëpjeta dhe padiskutim është e tija në radhën më të parë, merita që Partia Socialiste nuk lëvizi asnjë moment, nga graviteti i interesit kombëtar, çka përbën sot e gjithë ditën një vijë sjelljeje të palëkundur të PS e unikale mes partive politike në Shqipëri.

    Në krye të PS ai i nxorri socialistët nga shkretëtira pas varrosjes së Partisë së Punës, duke i futur në Internacionalen Socialiste si një familje idesh progresiste të kohës së re dhe duke e bërë shpirtin e ndryshimit motor të lëvizjes përpara. Në krye të qeverisë atij iu desh të drejtonte daljen e popullit nga shkretëtira e piramidave dhe rifillimin e shtetndërtimit nga zeroja pas katrahurës rrafshuese të vitit ’97.

    Historia e marrëdhënies sonë të zhvilluar mes ekstremesh, nga “birësimi” im në familjen socialiste me bekimin e Fatosit, deri tek “vrasja e babait” për marrjen e skeptrit të tij, dihet përgjithësisht. Po në ndërkohën që flasim marrëdhënia mes nesh ushqehet shëndetshëm, me një komunikim miqësor ku e kuptojmë njëri-tjetrin në ajër, sepse prej kohësh tanimë flasim si shoferi i turnit të parë me shoferin e turnit të dytë, për të njëjtën makinë.

    Ose jo në fakt, se kur mendoj çfarë katërrrotaku sovjetik mori Fatosi në turnin e parë, çfarë mjeti shumë më të mirë mora unë prej tij dhe çfarë brandi shpejtësie është sot Partia Socialiste, flasim në fakt si dy pilotë të një makine që duhet të vijojë vetëzhvillimin dhe lëvizë ende më shpejt, duke e mundur përditë rrezikun e ngadalësimit nga konkurenca e dobët.

    Duke i uruar ditëlindjen liderit historik të socialistëve, uroj gjithashtu që një ditë ta shkruajmë në një libër, së bashku, raportin e turneve tonave, për t’ua lënë në bibliotekën e zyrës së kryetarit, atyre që do të marrin turnin pas nesh. Po ka kohë plot deri atëherë dhe në ndërkohë, uroj për Fatosin shëndet, gëzime e çdo të mirë familjarisht.

  • VIDEO/ Flet berberi që qethi kryeministrin Rama: Pagoi lekët, por e teproi me bakshishin!

    VIDEO/ Flet berberi që qethi kryeministrin Rama: Pagoi lekët, por e teproi me bakshishin!

    Fabiani, berberi fierak që qethi Edi Ramën këtë verë, ka treguar në një emision televiziv se kryeministri i ka paguar paratë si çdo klient tjetër, por e ka tepruar me bakshishin.

    “Një pagesë u bë, por me (bakshishin) e teproi pak”, u shpreh Fabiani në emisionin “Zgjohu” në MCN.

    I riu tha se qethja e kryeministrit i ka shtuar punën.

    Njerëzit shkojnë në sallonin e tij dhe i kërkojnë t’i qethë njëlloj si kreun e qeverisë.

    -Një person diku te 65-70 vjeç më tha o çuni ti je berberi i Ramës.

    -Po, i thashë.

  • Prej javësh i shtruar te “Hygeia”, Fatos Nano feston sot ditëlindjen e 71-të

    Prej javësh i shtruar te “Hygeia”, Fatos Nano feston sot ditëlindjen e 71-të

    Ish-kryeministri Fatos Nano feston sot 71-vjetorin e lindjes.

    Ai lindi më 16 shtator 1952 dhe u rrit në rrugën “Hoxha Tahsim” në Tiranë.

    Lideri historik i PS-së po kalon ditë të vështira në spital, për shkak të komplikacioneve shëndetësore në mushkëri që kanë nisur që në periudhën e Covid-19. Prej 29 gushtit, ai ndodhet i shtruar në spitalin “Hygeia”, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

    Fatos Nano ka qenë tre herë kryeministër i Shqipërisë dhe për 14 vjet e 1 muaj kryetar i Partisë Socialiste. Kjo periudhë përfshin dhe vitet e burgut, kur socialistët vendosën ta mbanin atë kryetar dhe merrnin udhëzime nga qelia për drejtimin e partisë.

    Ai është i pari politikan që reformoi Partinë e Punës duke u zgjedhur kryetar i saj si pasardhës i Ramiz Alisë jo vetëm duke i ndryshuar emrin nga Partia e Punës së Shqipërisë në Partia Socialiste e Shqipërisë, por duke e strukturuar dhe drejtuar atë me koncept perëndimor demokratik, ndërkohë që anëtarësia dominohej nga koncepti i vjetër bolshevik e lindor.

    Fatos Nano është gjithashtu i pari politikan i kësaj partie që mbajti pa të drejtë peshën e përgjegjësisë për komunizmin duke u bërë i pari socialist që dënoi publikisht nomenklaturën komuniste dhe regjimin e Enver Hoxhës dhe duke ndryshuar edhe mentalitetin komunist në parti./Albeu.com