Category: Politikë

  • 18 mijë euro shpenzime mjekësore, ndërhyrjet e familjes Meta-Kryemadhi në Austri, SPAK zbardh transaksionet

    18 mijë euro shpenzime mjekësore, ndërhyrjet e familjes Meta-Kryemadhi në Austri, SPAK zbardh transaksionet

    Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion listohen trajtimet mjekësore të ish-Presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit, në Austri.

    Sipas SPAK, ndërhyrjet me kosto të larta, ata nuk i kanë deklaruar.

    Pjesë nga dosja hetimore:

    Hetimet në lidhje me veprën penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dite nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Në funksion të hetimit lidhur me objektin e kallëzimit të shtetasit Halit Valteri dhe shtetasit Idajet Beqiri, u bë verifikimi i pretendimeve të kallëzuesve, se këta shtetas kanë fshehur shpenzimet lidhur me trajtimet mjekësore dhe estetike që kanë kryer në klinika jashtë vendit dhe konkretisht: SIGUR

    Me shkresën Nr. 3143 Prot. datë 10 Tetor 2022 i është kërkuar autoriteteve gjyqësore- austriake, të dhënat dhe dokumentacionin shëndetësor që lidhet me pacientët Ilir Metaj (Meta), Monika Kryemadhi, Bora Metaj, Besar Metaj dhe Era Metaj, të dhënat për dokumentacionin financiar duke përfshirë fatura shpenzimi, mandate arkëtimi, mandate bankare, identifikim të numrave të llogarive bankare nga ku janë bërë transfertat, informacion mbi mbajtësin e llogarive bankare, etj. Këto të dhëna u kërkuan të merren pranë klinikës private “Golldenes Kreuz”dhe në spitalin shtetëror të Vjenës.

    Në përgjigje të letërporosisë, me shkresën nr. Ref: 2022-0.899.988 datë 15 Dhjetor 2022, Prokuroria Vjenës ka përcjellë dokumentacion me të dhënat si vijon:

    Në bisedën e datës 9 Nëntor 2014 që Monika Kryemadhi ka zhvilluar me Mirza Alibegajn nëpërmjet aplikacionit Whatsapp, i kërkon Mirzës që të presë biletën e avionit për Ilir Metën vajte për ditën e martë që nga verifikimi në kalendar është data 11 Nëntor 2014 dhe kthimi në datën 16 Nëntor 2014. Monika Kryemadhi ka shkruajtur “Po bëja edhe Ilirit me linjën tuaj… Edhe vajtjen të martën në drekë në orën 3…. Beja ti te gjithën aty ku e ke bere ti qe te jeni bashke”. Mirza ka bërë blerjen e biletës për Ilir Metaj dhe i ka dërguar Monikës foton e biletës duke i shkruajtur “bileta u mbyll”. Bileta është blerë në agjencinë Odisea Travel & Tours.

    Nga këqyrja e sistemit TIMS për hyrjet dhe daljet e Ilir Metës dhe Mirza Alibegaj rezultoi se Iliri ka dalë nga Shqipëria në datën 11 Nëntor 2014, duke udhëtuar me linjën Austrian Airlines, dhe është kthyer në datën 16 Nëntor 2014 me Austrian Airlines. Mirza Alibegaj ka dalë në datën 09 Nëntor 2014 dhe ka hyrë në Shqipëri në datën 16 Nëntor 2014, duke udhëtuar me të njëjtën linjë Austrian Airlines.

    Nga verifikimi i llogarive bankare që Monika Kryemadhi ka në bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, nuk rezulton asnjë pagesë në vlerën 7.984 Euro në vitin 2014. Iu kërkua autoriteteve gjyqësore te Republikës së Austrisë informacion mbi shpenzimet financiare te kryer në qendrën (llixhën) Lanserhof nga Monika Kryemadhi, Ilir Metaj etj. gjatë periudhës 21 Mars 2013-16 Maj 2013, ndërkohë që një pjesë e shpenzimeve me shumë mbi 300 mijë lekë duhet të deklaroheshin si zë më vete.

    Nga këqyrja e aktit të ekspertimit Nr. 260, datë 21 Dhjetor 2013, rezultoi se në 6 Tetor 2014, zyra e rezervimit të qendrës Lanserhof i ka kërkuar Monika Kryemadhit nëpërmjet email- it, që të bëjë parapagim për rezervimin dhe bashkëlidhur email-it i ka dërguar të dhëna për llogarinë bankare të Lanserhof. Këto të dhëna, Monika Kryemadhi po atë ditë ia ka dërguar Mirza Alibegaj në adresën mirza.alibegaj@ lespot.al. Në datën 27 Tetor 2014, në bisedën e zhvilluar midis Monika Kryemadhit dhe Mirza Alibegaj, Monika i ka dërguar Mirzës email-in që Bianca Bücher nga qendra e trajtimit mjekësor Lanserhof i ka dërguar, ku ndër të tjera i shkruan: – E dashur Monika, konfirmojmë marrjen prej llogarisë tënde bankare të shumës prej 7,984 Euro për katër persona ku ju keni rezervuar dy javë nga 2 Nëntor deri në 16 Nëntor dhe tre personat e tjerë nga data 9 Nëntor deri në 16 Nëntor.

    Nga bisedat e zhvilluara nga Monika Kryemadhi si dhe nga fotot e dërguara tek Thodhori Çami, rezulton se Monika ka kryer trajtime mjekësore në Lanserhof prej datës 02 Nëntor 2014 deri në 16 Nëntor 2014. Në emailin e datës 06 Tetor 2014, që Monika Kryemadhi i ka dërguar Reservierung Lans, nga ku rezulton se Monika Kryemadhi do të qëndrojë 2 javë në Lanserhof, Ilir Metaj do të qëndronte 1 javë, Theodhori Çami do të qëndronte 1 javë dhe Mirza Alibegaj do të qëndronte 1 javë.

    Pacienti Bora Metaj… ka paguar cash në datën 22 Mars 2013, shumën prej 8.114 Euro nga të cilat 6.000 Euro parapagim.

    Pacienti Ilir Metaj me nr. pacienti 1061023, ka qenë i shtruar në klinikën Konfraternitat nga data 21 Mars 2013 deri në datën 25 Mars 2013 dhe për trajtimin mjekësor që ka marrë, ka paguar cash në datën 22 Mars 2013, shumën prej 7.341 Euro nga të cilat 6.000 Euro parapagim.

    Pacienti Monika Kryemadhi me nr. pacienti 1061070, ka qenë e shtruar në klinikën Konfraternitat nga data 22 Mars 2013 deri në datën 22 Mars 2013, dhe për trajtimin mjekësor që ka marrë, ka paguar shumën prej 1.474 Euro. Pagesa nuk jep detaje për mënyrën se si është kryer.

    Pacienti Monika Kryemadhi me nr. pacienti 1061070, ka qenë e shtruar në klinikën Konfraternitat nga data 16 Maj 2013 deri në datën 16 Maj 2013 dhe për trajtimin mjekësor që ka marrë, ka paguar cash në datën 16 Maj 2013, shumën prej 500 Euro. Pagesa është bërë me karte krediti Maestro A 000000004306 me nr. xXXX XXXX XXXX xxx2 288 001 121, SVC201 (1), IIN 67027.

    Nga shqyrtimi i deklaratave periodike/vjetore të shtetasve Ilir Metaj dhe Monika Kryemadhi për vitin 2013 rezulton se janë deklaruar pakësim i gjendjes cash me 10.000 Euro dhe pakësim i gjendjes së llogarisë së pagës në vlerën 243.000 lekë. Në rubrikën shpenzime të deklarueshme nuk kanë deklaruar shpenzime mjekësore në vlerën 17.429 Euro të shpenzuara.

    Në përgjigje të letërporosisë është informuar se për periudhën 28 Korrik 2013 -15 Tetor 2023, Ilir Metaj, Monika Kryemadhi dhe Bora Metaj kanë qëndruar në Lanserhof gjithsej 8 (tetë) herë. Sipas dokumenteve të qëndrimit, pagesave për rezervim dhe pagesave për trajtimin, rezultoi se këta shtetas kanë shpenzuar për qëndrimin e tyre në këtë resort, shumën prej 98.677 Euro e ndarë sipas viteve si më poshtë:

    1. Monika Kryemadhi ka qëndruar në Lanserhof nga data 28 Korrik 2013 deri në datën 04 Gusht 2013, në dhomën nr. 62, ka paguar gjithsej 7.258 Euro nga të cilat 4.000 Euro me transfertë bankare të datës 18 Korrik 2013 (llog. 119835 e Monikes) dhe shumën 3.258 Euro me para në dorë.

    2. Monika Kryemadhi ka qëndruar në Lanserhof nga data 2 Nëntor 2014 deri në datën 16 Nëntor 2014, në dhomën nr. 91 dhe në datën 15 Nëntor 2014 ka paguar gjithsej 10.375 Euro me para në dorë. Ilir Metaj ka qëndruar në Lanserhof prej datës 9 Nëntor 2014 deri në datën 16 Nëntor 2014, në dhomën 91, ka paguar shumën 7.984 Euro me transfertë bankare të paguara nga Mirza Alibegaj në datën 16 Tetor 2014, në drejtim të llogarisë Nr. AT773600000001042399. (Nga këqyrja e datës 12 Shkurt 2024, që iu bë transfertave bankare të kryera nga klientë të Credins Bank, rezulton se në datën 15 Tetor 2014, Mirza Alibegaj mbajtëse e llogarisë nr. 622064 ka urdhëruar transferimin e shumës 8.000 Euro në drejtim të llogarisë Nr. AT773600000001042399, Lanserhof).

    3. Monika Kryemadhi ka qëndruar në Lanserhof nga data 26 Korrik 2015 deri në datën 08 Gusht 2015, në dhomën nr. 23 dhe në datën 7 Gusht 2015 ka paguar gjithsej 13.244 Euro, nga të cilat 6.000 Euro jane paguar me transfertë bankare nga Fatime Kryemadhi (Ilog. 624312 Fatime) dhe 7.244 Euro me para në dorë. Bora Metaj ka qëndruar në Lanserhof nga à data 26 Korrik 2015 deri në datën 02 Gusht 2015, në dhomën nr. 23, dhe në datën 1 Gusht 2015 ka paguar 3.509 Euro, me para në dorë. Ilir Metaj ka qëndruar në Lanserhof nga data 02 Gusht 2015 deri në datën 08 Gusht 2015, në dhomën nr. 23 dhe në datën 7 Gusht 2015 ka paguar gjithsej 4.359 Euro, me para në dorë.

    4. Monika Kryemadhi ka qëndruar në Lanserhof nga data 11 Janar 2017 deri në datën 21 Janar 2017, në dhomën nr. 342 dhe ka paguar gjithsej 13.133 Euro, nga të cilat 1.250 Euro janë paguar në datën 28 Dhjetor 2016 me transfertë bankare nga Monika (Ilog. 119835 e Monikes) dhe 10.238 Euro janë paguar në datën 19 Janar 2017, me para në dorë.

    5. Monika Kryemadhi ka qëndruar në Lanserhof nga data 15 Tetor 2023 deri në datën 27 Tetor 2023, në dhomën nr. 84 dhe ka paguar gjithsej 19.881 Euro, me transfertë bankare. Ilir Metaj ka qëndruar në Lanserhof nga data 15 Tetor 2023 deri në datën 27 Tetor 2023, në dhomën nr. 84 dhe ka paguar gjithsej 18.934 Euro, me transfertë bankare nga karta Visa.

  • “Reformën në drejtësi e bëri Amerika”, Rama flet për dënimin e Metës: Askush s’është i paprekshëm

    “Reformën në drejtësi e bëri Amerika”, Rama flet për dënimin e Metës: Askush s’është i paprekshëm

    Kryeministri Edi Rama nga SHBA, është shprehur se Reforma në Drejtësi u bë nga Amerika jo nga pushteti politik, ndërsa theksoi se askush nuk është më i paprekshëm.

    Rama: Asnjë forcë politike dhe asnjë forcë e pushteti politk s’e bëri dot, i hoqëm duart nga drejtësia, e bëmë me vetëdije të plotë, askush s’është më i paprekshëm, cilido që kërkohet nga drejtësia nuk merr mbrojtje, nga ne investimi më i madh politik i PS gjatë shekullit të ri, shprehja shembullore e besnikërisë sonë të zgjedhësve që na votuan tri vite rresht, për ta bërë një shtet evropian të së drejtës në BE ku barazia para ligjit vlen njësoj si qytetarin e zakonshëm dhe kryeministrin e vendit.

    Lexoni shihni dhe dëgjoni se sa përpjekje bëhen gjatë kanaleve mediatike se reforma është një blof i qeverisë për të goditur kundërshtarët se reformën e beri Amerika me goditjet e shumëpritura me opinionin politik, për të dënuar të paprekshmit, aty ishte edhe para ardhjes sonë në qeveri, fuqinë e saj Amerika e kishte po aq të madhe seç e pati, aty është edhe ne vende të rajonit, ata që janë në nato, si mundi që s’e solli më parë këtë peshqesh.

  • Meta në burg, Kryemadhi nxjerr dokumentin: Drejtësia na goditi politikisht, me një ligj të shfuqizuar 4 vite më parë

    Meta në burg, Kryemadhi nxjerr dokumentin: Drejtësia na goditi politikisht, me një ligj të shfuqizuar 4 vite më parë

    Deputetja e PL, Monika Kryemadhi, e cila u la në detyrim paraqitje nga GJKKO për dosjen në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta, ka akuzuar se është goditur nga një ligj i shfuqizuar 4 vite më parë.

    Në një reagim në rrjetet sociale, Kryemadhi pretendon se është goditur politikisht, ndërsa akuzon prokurorët se mund të jenë analfabetë funksionalë apo ushtarë funksionalë.Kryemadhi ka publikuar dokumentin e vitit 2020 ku shkruhet “Ligji nr. 8331, datë 21.4.1998 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, i ndryshuar, shfuqizohet në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji.” Gjithashtu ajo ka publikuar edhe dokumentin nga dosja hetimore e SPAK e firmosur nga prokurorët Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.

    “Drejtësia e re me ligjet e vjetra. Të nderuar qytetarë, aq me nxitim dhe aq me urdhër e ka pasur kjo drejtësi e re goditjen time politike, sa që kanë përdorur një ligj të shfuqizuar jo pak por plot 4 vite më parë.
    Të jenë analfabetë funksionalë apo ushtarë funksionalë?! Këtë le ta gjykojnë shqiptarët.
    Shikoni, vlerësoni dhe gjykoni vetë faktet me poshtë, por mos harroni që secilin nga anëtarët e kësaj drejtësie e paguajmë 5-6 mijë euro/muaj ne të gjithë së bashku.Kjo është drejtësia që duam?”, ka shkruar Kryemadhi.Ndaj Kryemadhit, GJKKO caktoi masën “detyrim paraqitje” për akuzën e pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurive, ndërsa Meta u la në burg për korrupsion, pastrim parash dhe mos deklarim të ardhurash.

  • Dosja Meta-Kryemadhi/ Debat në studio, Ornela Çuçi: Nuk kam bërë ndonjëherë 10 mijë paund blerje në Londër! Shehaj: Mos bëjmë moralizma kot!

    Dosja Meta-Kryemadhi/ Debat në studio, Ornela Çuçi: Nuk kam bërë ndonjëherë 10 mijë paund blerje në Londër! Shehaj: Mos bëjmë moralizma kot!

    Dosja e hetimeve për kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi ka shkaktuar debate të forta në opinionin publik.

    Lidhur për ketë çështje folën sot në studion e News 24 pedagogia dhe ish-zv, ministre e Turizmit, Ornela Çuçi dhe ish- drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve , Brisida Shehaj.

    Gjatë bisedës në studio Çuçi dhe Shehaj patën përplasje mendimesh me njëra tjetrën.

    Çuçi tha se në dosjen e Meta-Kryemadhit rezultojnë blerje të padeklaruara të cilat nuk suportohen nga rroga që ata kanë patur në karrierën e tyre politike. Ajo tha se vetë nuk ka bërë ndonjëherë një blerje 10 mijë paund në Londër.

    Pjesë nga debati:

    Çuçi: Nëse ka miliona paund , po ato mijërat që mua më duken miliona se aq e kam rrogën. Se kemi shfrytëzuar të gjithë njësoj pozicionin që kemi pasur,, nuk kam bërë ndonjëherë 10 mijë paund shopping në Londër.Shehaj: Mos vëjmë tani moralizma kot.

    Çuçi: Ka blerje të padeklaruara, për shopping për bukuri..ajo që them unë që unë, ti Ola nuk i bëjmë dot këto që këta njerëz me ate rrogë kanë, si është e mundur që i kanë paguar. Pse nuk ka fatura SPAK? SePSE janë paguar cash…Sigurisht që unë si shqiptar i zakonshëm them shyqyr që erdhi dita që ata që blejnë çanta në sheshet e Londrës me 5, 6 apo 10 mijë paund dhe nuk justifikojnë bërjen që t’i marri SPAK.

    Shehaj:Kryemadhi në dosje për lobimin dhe për pasurinë unë jam njeriu i parë që ka dyshime. Ashtu siç është shkruar unë të bëj fajto

  • “Do e shihni çfarë do u ndodhë”/ Si i ‘kërcënoi’ Meta prokurorët e SPAK në sallën e gjyqit

    “Do e shihni çfarë do u ndodhë”/ Si i ‘kërcënoi’ Meta prokurorët e SPAK në sallën e gjyqit

    Ai ka folur edhe kundër Altin Dumanit, duke iu referuar si “dumduman” dhe ushtar i kryeministrit Rama

    Seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme për caktimin e masës së sigurisë për Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe dy të akuzuarit e tjerë ka qenë e tensionuar.

    Përveç tensioneve mes çiftit që është në proces divorci, përplasje ka pasur edhe mes Metës dhe prokurorëve, Arben Kraja, Altin Dumani dhe Sotir Kllapi, të cilët ishin përfaqësuesit e palës akuzuese në seancë.

    Mësohet se në nisje të seancës ka pasur akuza nga ana e Metës kundrejt trupës së prokurorëve të SPAK. Debati nisi kur Kraja deklaroi se arrestimi i Metës është kryer sipas procedurave ligjore. Në këtë moment Meta ka përdorur tone intimiduese duke u thënë prokurorëve se “do ta shohin çfarë do u ndodhë “ dhe nuk do e harrojë atë që i kanë bërë”.

    Ai ka folur edhe kundër Altin Dumanit, duke iu referuar si “dumduman” dhe ushtar i kryeministrit Rama. Ish-Presidenti i ka cilësuar akuzat që rëndojnë ndaj tij si të motivuara politikisht.

    GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Metën, “detyrim paraqitje” për Monika Kryemadhin dhe Ema Çokun, teksa ka ndryshuar masën për Pirro Xhixhon, nga “arrest shtëpie”, në “detyrim paraqitje”.

  • U la në burg, Ilir Meta do të akomodohet tek burgu 313 në Tiranë

    U la në burg, Ilir Meta do të akomodohet tek burgu 313 në Tiranë

    GJKKO ka vendosur që të lërë në fuqi arrestin me burg për kreun e PL Ilir Meta.

    Sipas burimeve të Report Tv, mësohet se Meta do të akomodohet tek burgu 313 në Tiranë.1
    Ndërkohë, për Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku u lanë në detyrim me paraqitje, ndërsa u ndryshua masa e sigurisë për Pirro Xhixhën, i cili do të qëndrojë në ‘detyrim me paraqitje’ ndërsa më parë ishte dhënë masa ‘arrest shtëpie’.

  • Meta mbetet në burg, Kryemadhi e mbron sërish: Nuk ka lidhje me akuzat

    Meta mbetet në burg, Kryemadhi e mbron sërish: Nuk ka lidhje me akuzat

    Ilir Meta mbetet në burg. Ndërsa për Monika Kryemadhin, u vendos masa “detyrim paraqitje”.

    “Monika Kryemadhi në komunikim për mediat u shpreh: “Aty u vërtetua që çështja CEZ-DIA ka filluar në janar të 2018 dhe duke qenë se nuk kanë pasur asgjë e kanë bashkuar me akuzat e mia. Ishte shumë qesharake ajo që tha Prokuroria.Për të gjitha gjërat që akuzohet Monika, por marrin në burg Ilir Metën. Unë kisha qejf që të ma bënin një herë në javë detyrimin për paraqitje, por do ta bëj një herë në muaj. Do të më keni këtu. Prokurori tha që ti Monika Kryemadhi ke bërë një operacion. Edhe vila që u tha është një vilë, unë nuk e kam porositur.”, u shpreh Kryemadhi.

  • GJKKO lë në burg Metën, lirohet Pirro Xhixho, nuk ndryshon masa për Kryemadhin e Çokun

    GJKKO lë në burg Metën, lirohet Pirro Xhixho, nuk ndryshon masa për Kryemadhin e Çokun

    GJKKO ka vendosur të lërë në fuqi masën e arrestit me burg ndaj ish-Presidentit të Republikës Ilir Meta.

    Pas përfundimit të seancës gjykata vendosi të mos ndryshojë masat për Monika Kryemadhin dhe Ema Çokun, ndërsa për Pirro Xhixhon u vendos ndryshim i masës.Ky i fundit nuk do të mbetet në arrest shtëpiak, pasi gjykata caktoi ndaj tij masën e detyrimit të paraqitjes.

    Fillimisht seanca e nisur në orën 09.30 të paradites u ndërpre pas rreth 1 ore, ndërsa u shoqërua me debate mes Metës me prokurorëve të SPAK. I pranishëm në seancë ishte edhe drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani. Mësohet se Meta i është drejtuar me tone të forta Dumanit dhe dy prokurorëve që kanë hartuar dosjen e tij, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi. Nga ana tjetër avokatët mbrojtës kërkuan më tepër kohë që të njiheshin me aktet.

    Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

    Ish-drejtori i AKEP, Pirro Xhixho është i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 260 dhe 25 të Kodit Penal.

    Ndërsa Ema Çoku akuzohet nga SPAK për pastrim parash.

    Rreth 2 orë pas rinisjes së seancës, kreu i SPAK, Altin Dumani ka dalë nga salla e gjyqit.

    AKUZAT E SPAK

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit R. K. kryer në ish Prokurorinë e Krimeve të Rënda, procedimin penal Nr. 55 të vitit 2019. Objekti i hetimit të këtij procedimi janë veprimet korruptive të zyrtarëve të shtetit në lidhjen dhe zbatimin e kontratës së shërbimit CEZ-DIA.

    Ndërkohë që po vijonin hetimet për këtë procedim, mbi bazën e kallëzimeve të shtetasve H. V. dhe I. B., Prokuroria e Posaçme ka rregjistruar procedimin penal nr.122 të vitit 2022 për veprat penale “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve vendorë”, “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 i K.Penal.

    Në vijim të hetimeve, procedimet e sipërcituara janë bashkuar në një procedim të vetëm në vitin 2024.

    Nga sa më sipër, janë dokumentuar disa episode ku subjektet e këtij procedimi penal I.M. dhe M. K. në bashkëpunim mes tyre por edhe me funksionarë të tjerë publikë janë përfshirë në kryerjen e disa veprave penale.

    1- Është provuar se ish-Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, I. M., ka përdorur autoritetin dhe influencën e tij për të ndërhyrë në procesin e lidhjes së kontratës ndërmjet shoqërisë “Debt International Advisory” dhe kompanisë CEZ Shpërndarje. Kjo kontratë kishte për objekt asistimin në identifikimin dhe arkëtimin e borxheve të prapambetura.

    Këto marrëdhënie ngushtësisht të ndërlidhura kanë ndikuar drejtpërdrejtë në procesin e përzgjedhjes së DIA-s për të kryer shërbimet e mbledhjes së borxheve të CEZ-it, pavarësisht se shoqëria nuk përmbushte të gjitha kriteret ligjore dhe profesionale për të menaxhuar detyrime të kësaj natyre.

    Shoqëria “Debt International Advisory”, përmes kësaj marrëveshjeje ka përfituar në mënyrë të parregullt shumën prej 649,803,520 lekësh, e cila është konfirmuar nga një vendim gjyqësor i formës së prerë.

    Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se I.M. ka kërkuar dhe pranuar shuma të konsiderueshme parash nga z. K. I., gjatë periudhës kur ai mbante funksionin e Ministrit, detyrë e cila përfshinte mbikëqyrjen e procesit të privatizimit të CEZ-it dhe lidhjen e kontratave për mbledhjen e borxheve, duke konsumuar kështu elementët e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

    2- Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi I. M. në sajë të funksionit të tij si Kryetar i Kuvendit dhe bashkëshortja e tij, M. K. si deputete e Kuvendit, në vitin 2014 kanë përdorur influencën e tyre duke ndikuar tek drejtuesit e institucioneve të ndryshme shtetërore si dhe tek drejtuesit e kompanive të telefonive celulare, me qëllim futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë “U… C… INC” dhe një kompanie private telefonike celulare.

    Si rezultat i kësaj influence të paligjshme subjektet në hetim I.M dhe M.K. kanë përfituar pjesën e tyre në përqindje nga fitimi i kompanisë, dhe janë pajisur me karta krediti nga administratori i shoqërisë. Shpenzimet e kryera nëpërmjet këtyre kartave, nuk janë deklaruar në deklaratat periodike të pasurive nga të hetuarit.

    Personi nën hetim P. Xh., duke shfrytëzuar autoritetin e tij si Kryetari i AKEP, i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë me propozimin e subjektit politik “Lëvizja Socialiste Për Integrim” (LSI), në zbatimi të porosive të marra nga subjektet I. M. dhe M. K., jo vetëm ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes por nga ana tjetër, ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP. Për këto arsye, personat nën hetim I.M. dhe M.K. ka dyshime se kanë konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve”, në bashkëpunim, të ndihmuar edhe nga personi tjetër nën hetim P. Xh., i cili akuzohet për të njëjtën vepër penale.

    3- Gjatë hetimit ka rezultuar gjithashtu se çifti I.M. dhe M.K., kanë hyrë në marëdhënie korruptive me biznesmenin S.M., duke përfituar përkohësisht një vilë si shpërblim për influencën e paligjshme që ata ushtronin ndaj funksionarëve publikë të emëruar nga LSI, në interes të aktiviteteve ekonomike të bizmesmenit në fjalë. Personi nën hetim M.K., me porosi të biznesmenit në fjalë, ka marrë përsipër edhe ndryshimin e një ligji në Kuvendin e Shqipërisë (ligj i cili u ndryshua sipas kërkesës së biznesmenit S.M.).

    4- Përgjatë periudhës 2016-2017, I. M. me cilësinë e Kryetarit të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, ka lidhur dhe ekzekutuar kontrata për shërbimi konsulence dhe lobimi me kompanitë Global Security and Inovative Solution LLC dhe Grupi McKeon Inc në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga hetimi rezulton se një pjesë e financimit të kontratave është bërë me transferta bankare nga llogaritë e subjektit politik, Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërkohë që shuma prej 463.546,26 USD nuk është transferuar nga llogaritë bankare të këtij subjekti politik. Po kështu rezulton se kjo shumë monetare, e cila nuk është transferuar nga llogaritë bankare të forcës politike nuk është pasqyruar në bilancet e subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim, të depozituara pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

    5- Për peridhën 2009-2010, nga ana e personave nën hetim, I. M., M. K. dhe F. K., është blerë, një apartament dublex me vendndodhje në zonën e njohur si “ish bllok”, i deklaruar si i finacuar me kredi bankare. Nga hetimi ka rezultuar se shuma prej 310,000 Euro që kanë shërbyer për blerjen e katit të parë të dublex, janë derdhur Cash në sistemin bankar nga F. K., dhe shuma 335,000 Euro e marrë kredi nga F. K., është shlyer gjithashtu me para të depozituara në bankë të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë, në Mars-Nëntor 2010. Këto para dyshohet se kanë origjinën nga aktiviteti i paligjshëm i shtetasve I.M. dhe M.K. si dhe kredia bankare është përdorur si mbulesë dhe mënyrë për të futur në sistemin bankar shuma të konsiderueshme monetare.

    6- Nga hetimi ka rezultuar se shtetasit I.M. dhe M.K. nuk kanë deklaruar shpenzimet mjekësore të kryera gjatë periudhës 2013-2019, në vlerën totale prej 106.125 Euro. Nga këto shpenzime, 86.891 Euro janë paguar në cash. Hetimet kanë zbuluar se në deklaratën e Interesave Private Vjetore për vitin 2019, të dorëzuar në ILDKPKI më 29 Maj 2020, këta subjekte nuk kanë deklaruar shpenzimet shëndetësore në vlerën prej 9.000 Euro të kryera në një klinikë private jashtë vendit si dhe dhe shumën 100.000 Euro në llogarinë bankare dy emërore, të cilat i përkasin E.M. dhe F. K. Subjektet I.M. dhe M. K. dyshohet se kanë konsumuar veprën penale “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë” parashikuar nga neni 275/a të Kodit Penal.

    Prokuroria e Posaçme ka kryer hetime në kuadër të procedimeve penale nr. 55 të vitit 2019 (dërguar për kompetencë nga Prokuroria për Krime të Rënda), 122 të vitit 2022 (regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit I.B.), 125 të vitit 2022 (regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit H.V.), 165 të vitit 2022 (regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit I.B.), të cilët janë bashkuar në një procedim të vetëm duke u numërtuar procedimi penal nr.55/2019.

    Pas kryerjes së veprimeve të shumta hetimore dhe analizës së provave, në datën 09.10.2024 Prokuroria e Posaçme iu drejtua Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesën për caktim mase sigurimi ndaj katër shtetasve.

    Me vendimin nr.125 datë 20.10.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka vendosur:

    Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim I. M., i dyshuar për kryejen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 3 (tre) raste nga të cilat në dy raste është kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 i K.Penal.
    Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim, M. K., e dyshuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 2(dy) raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 i K.Penal.
    Caktimin e masës së së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim P. Xh. i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 260 dhe 25 të Kodit Penal.
    Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim E. Ç., e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.
    Po në datën 20.10.2024 Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit që të ekzekutojë masat e sigurimit të caktuara me vendimin nr.125 datë 20.10.2024. Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot në datën 21.10.2024 masat e sigurimit të mësipërme ndaj katër personave nën hetim.

    Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale.

  • Edi Rama hesht për Ilir Metën

    Edi Rama hesht për Ilir Metën

    Edi Rama ka zgjedhur heshtjen për ish aleatin e tij që e solli në pushtet më 2013, Ilir Meta.

    Në konferencën për shtyp që zhvilloi pak minuta më parë me Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, Kryeministri Edi Rama zgjodhi rrugën e heshtjes dhe madje mospërfillje

    Rama tha se jo vetëm ai, por në tërësi Partia Socialiste ka vendosur të heshtë edhe në rastin e Ilir Metës.

    Për rastin konkret është tipikisht një rast që i takon vetëm drejtësisë, tha Rama duke mos i përmendur emrin Metës.

    Ndërsa shtoi: “Kur ndodh që çështjet të përmbyllen, mbase në ndonjë rast ia vlen të bëhet edhe ndonjë koment, sidomos kur vihet në vend drejtësia lidhur me fenomene katastrofike për shoqërinë, siç është shpifja”.

  • “Mona”, “Shefi”, “I madhi”, mesazhet në telefonin e babait të Erisa Xhixhos me Kryemadhin e Metën. Monika përfitoi 34 mijë

    “Mona”, “Shefi”, “I madhi”, mesazhet në telefonin e babait të Erisa Xhixhos me Kryemadhin e Metën. Monika përfitoi 34 mijë

    Mesazhet në telefonin e babait të Erisa Xhixhos, i cili u la në arrest shtëpie nga Gjykata e Posaçme me deputeten Monika Kryemadhi dhe ish-presidenti Ilir Meta janë një pjesë e provave të siguruara nga SPAK, nga hetimet ndaj tyre.

    Sipas organit të akuzës Monika Kryemadhi ka përfituar të ardhura nga aktiviteti i kompanisë UNIFI Holdings dega Shqipëri, si dhe ka përfituar pagesa për të mira materiale nga Adrian Shatku. Përfitimet konsistojnë në pagesa për udhëtimet dhe akomodimin e Monika Kryemadhit në Amerike dhe Angli, pagesa për blerje në dyqanet Maccapani në vlerën 12,000 USD, pagesën në shumën 3200 euro për shpenzime arsimi për Bora Metaj, etj.

    Gjithashtu Monika Kryemadhi ka përfituar një kartë krediti Amerikan Expres nr.374323115131009 e cila është lëshuar nga kompania American Expres, llogaria bankare nga e cila është rimbushur karta nuk është identifikuar ende nga autoritetet gyqësore të Britanisë së Madhe.

    Nga të dhënat e bisedave dhe email-eve ishte vërtetuar se Monika Kryemadhi ka përfituar edhe nga aktiviteti ekonomik i kompanisë UNIFI Holdings Inc, Dega Shqipëri, dhe në të paktën dy raste është përfituese e dy shumave prej 34,638 Euro. Monika Kryemadhi së bashku me Ilir Metën kanë përdorur pushtetin e tyre politik për të mbajtur nën kontroll dhe për të urdhëruar Kryetarin e AKEP, shtetasin Piro Xhixho që të krijojë të gjitha kushtet me qëllim që kompania UNIFI Holdings Dega Shqipëri të lidhë kontratë interkonjeksioni me kompaninë …, si dhe të përfitojë sa më shumë minuta për tranzitim.

    Nga bisedat e zhvilluara midis Monika Kryemadhit dhe Piro Xhixhos rezulton se ky i fundit ka vendosur autoritetin e tij si kryetar i këshillit drejtues të AKEP, plotësisht në funksion të interesave ekonomike dhe politike të llir Metës dhe Monika Kryemadhit, duke e shkelur detyrimin ligjor që përcakton se “AKEP është person juridik, publik i cili drejtohet nga Këshilli Drejtues që është i pavarur në marrjen e vendimeve dhe funksionon në bazë të rregullores së brendshme, të miratuar nga ai vetë. Këshilli Drejtues përbëhet nga 5 anëtare, të cilët zgjidhen nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave”. Në mesazhet e tij drejtuar Monika Kryemadhit, Piro Xhixho i drejtohet kësaj të fundit me emrin “Mona” ndërsa kur bëhet fjalë për llir Metën, i drejtohet me emrin “shefi” dhe “I madhi” .Sa më sipër, sipas organit të akuzës dokumentohet se Monika Kryemadhi dhe Ilir Metaj, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve”, nëpërmjet marrjes drejtpërdrejtë të një përfitimi të parregullt për veten e saj dhe për të tjerët, për të kryer një veprim që lidhet me detyrën apo funksionin dhe konkretisht me qenien e tyre përkatësisht deputet dhe Kryetar i Kuvendit/ Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjithashtu sipas organit të akuzës edhe personi nën hetim Piro Xhixho ka konsumuar në bashkëpunim me personat e tjerë nën hetim Ilir Metaj e Monika Kryemadhi, në rolin e ndihmësit të këtyre të fundit, elementët e figurës së veprës penale te “Korrupsioni pasiv i funksionarëve te larte shtetërorë dhe te zgjedhurve” parashikuar nga nenet 260 dhe 25 të Kodit Penal.