Category: Politikë

  • SPAK kërkon ta arrestojë, avokatët: Ahmetaj është larguar jashtë vendit për arsye familjare

    SPAK kërkon ta arrestojë, avokatët: Ahmetaj është larguar jashtë vendit për arsye familjare

    Ditën e djeshme avokatët e Arben Ahmetajt konfirmuan se ai nuk ndodhet në Shqipëri.

    Sakaq, ditën e sotme, gjatë mbledhjes së dytë të Këshillit të Mandateve avokatët e Ahmetajt kanë pohuar se ai është larguar nga vendi për arsye familjare.

    Ende nuk dihet vendndodhja e Ahmetajt, pasi avokatët nuk kanë dhënë detaje për vendin në të cilin është larguar.

    Në Këshillin e Mandatve po diskutohet sërish kërkesa e SPAK për t’i hapur rrugë ose jo arrestimit të Ahmetajt./Albeu.com.

  • “Para 5 minutash folëm me Ahmetajn”, avokati: E drejta e tij nëse do të vijë në Shqipëri ose jo

    “Para 5 minutash folëm me Ahmetajn”, avokati: E drejta e tij nëse do të vijë në Shqipëri ose jo

    Ardian Visha, njëri prej avokatëve të Arben Ahmetajt ka folur për mediet pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve,

    Ai u shpreh se Ahmetaj ka nisur përballjen e tij me drejtësinë momentalisht.

    Por i pyetur nëse zëvendëskryeministri do kthehet në Shqipëri, Visha u shpreh se është e drejta e Ahmetajt nëse do vijë ose jo.

    Visha shtoi më tej se prokuroria i ka paraqitur mbrojtësve ligjorë të Ahmetajt një material me 320 faqe, në të cilin sipas tij nuk ka asnjë rresht që justifikon kontrollin e banesës së ish-ministrit apo masën e arrestit me burg ndaj tij.

    Ardian Visha: Zoti Ahmetaj ka nisur përballjen me drejtësinë. Është e drejta e vet nëse do vijë në Shqipëri apo jo. Ne mbajtëm qëndrim të kundërt nga ajo që kërkon prokuroria. Na u dha kohë jo më shumë se 24 orë për të parë 320 faqe material, që janë dashur 2 javë për t’i shkruar. Ne nuk vërejtëm kurrkund në këto faqe asnjë rresht që justifikon kontrollin e banesës së zotit Ahmetaj. Ky është thjesht një show për të kënaqur epshet e disa njerëzve se si dhunohet e drejta e një deputeti. Për masën e sigurisë nuk kishte asnjë arsye pse kërkohet kjo masë ekstreme. Jemi kundër arrestimit të tij.

    Ata shtuan sërish se nuk e dinë ku ndodhet dhe përsëritën se është larguar jashtë Shqipërisë për arsye familjare.

    Henrik Ligori: Nuk e dimë ku ndodhet Ahmetaj. Është larguar për arsye familjare. Para 5 minutash ishte komunikimi i fundit me të./Albeu.com

  • Ylli Manjani zbulon ‘porosinë’ politike për çështjen e Arben Ahmetajt, ja kush e do në burg ish-ministrin

    Ylli Manjani zbulon ‘porosinë’ politike për çështjen e Arben Ahmetajt, ja kush e do në burg ish-ministrin

    Juristi Ylli Manjani duke folur në lidhje me çështjen e Arben Ahmetajt, është shprehur se, Rama e do në burg.

    Duke folur në ‘A Show’ me Adi Krastën, Manjani u shpreh se porosia është direkte dhe politike.

    ‘Është dhënë porosia që Arben Ahmetajn e dua në burg. Porosia është politike dhe të mos i vijmë fare vërdallë, se kjo e ka në lule të ballit të shkruar këtë gjë. E dua në burg dhe kjo është historia. Edhe ata të SPAK-ut, se nuk janë budallenj, i thonë; e do në burg, hiqja imunitetin. Ata po tallen, prokurori po tallet me porosinë politike.

    Profesionalisht mund ta çonin në gjyq, ta dënonin dhe më pas ti shkonin Kuvendit me një vendim dënimi’, tha Ylli Manjani.

  • A e “lëshoi” Ahmetajn? Gazetari i njohur ‘shuplakë’ Ramës: Do ishte faqe e zezë nëse…

    A e “lëshoi” Ahmetajn? Gazetari i njohur ‘shuplakë’ Ramës: Do ishte faqe e zezë nëse…

    Gazetari Flogert Muça tha në një intervistë për Euronews Albania se Edi Rama nuk ka asgjë në dorë lidhur me arrestimin ose jo të Arben Ahmetajt.

    Sipas tij, fakti që kryeministri distancohet nga një person që po hetohet nga drejtësia, dhe që nesër mund të shpallet fajtor për akuzat që janë ngritur ndaj tij është një zhvillim pozitiv në politikë, që i ka munguar vendit në të shkuarën

    “Në momentin që një anëtar i skuadrës shkel ligjin s’duhet të ketë avokati as partinë as pushtetin, ne nga kjo kemi vuajtur. Në 21 janar kishim një kryeministër që nuk lejonte të arrestoheshin gardistët. Kemi kaluar në një pikë tjetër ku kryeministri nuk ka çfarë lëshon fare se nuk ka asgjë në dorë. Mund t’i dalë në mbrojtje publikisht, por kjo do ishte faqe e zezë. Fakti që është distancuar publikisht nga çdo rast dhe e ka bërë të qartë se kushdo që shkel ligjin nuk do ketë mbështetjen e tij”, tha Muça.

  • E pranon avokati i vet: Arben Ahmetaj nuk është në Shqipëri!

    E pranon avokati i vet: Arben Ahmetaj nuk është në Shqipëri!

    Teksa SPAK ka urdhëruar arrestimin e tij, vetëm pak momente më parë është mësuar se ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri.

    Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij Henrik Ligori gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve, i cili ka konfirmuar se Ahmetaj ndodhet jashtë kufijve të territorit shqiptar.Ndërkohë pyetjes së Gazment Bardhit nëse Ahmetaj ndodhet në Kanada, kreu i SPAK i është përgjigjur: “nuk e dimë”!

    Kujtojmë se, kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi dhe deputeti Ervin Salianji janë përplasur me Ermonela Felajn, duke i thënë se është në konflikt interesi, prandaj sipas tyre kërkon mbledhjen me dyer të mbyllura. “Je pjesë e dosjes ndaj nuk do që të bëhet me dyer të hapura” i tha Salianji.

    Më pas kreu i SPAK-ut nisi prezantimin e kërkesës me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor, por Gazment Bardhi e pyeti nëse Arben Ahmetaj në këto momente ishte brenda vendit apo ishte arratisur jashtë?“Ku ndodhet Arben Ahmetaj? Mos ka ikur në Kanada? Keni informacion për ketë? Maxhoranca po ndihmon Ahmetajn që të arratiset” tha Bardhi.

    Po ku ndodhet?

    Në nisje të mbledhjes dy avokatët e tij, Ardian Vishaj dhe Henrik Ligori deklaruan se nuk kanë dijeni se ku ndodhet. Në nisje të këshillit, kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi e pyeti kreun e SPAK-ut, ku ndodhet Ahmetaj?

    “Ku ndodhet Arben Ahmetaj? Mos ka ikur në Kanada? Keni informacion për ketë? Maxhoranca po ndihmon Ahmetajn që të arratiset” tha Bardhi.Përfaqësuesit e SPAK-ut deklaruan se nuk kanë dijeni. Por sigurisht kjo gjë nuk mund të thuhet për policinë, pasi do të ishte dështim dhe skandal.

    Ligji parashikon qartësisht se në momentin që SPAK kërkon masë për një individ, aq më tepër për një politikan të një niveli të tillë, policia e merr në vëzhgim duke mos e humbur nga sytë.

    Po a u arratis deputeti socialist, ashtu sikur pretendon dhe pyet Bardhi? Askush nuk di që të përgjigjet. Por koha që socialistët i dhanë ka qenë e mjaftueshme gjithçka…

  • Ku ndodhet Arben Ahmetaj? Gazetari i njohur zbardh detaje të reja, ja çfarë pritet të bëjë ish-ministri

    Ku ndodhet Arben Ahmetaj? Gazetari i njohur zbardh detaje të reja, ja çfarë pritet të bëjë ish-ministri

    Ish-ministri Arben Ahmetaj pritet të arrestohet, pasi SPAK ka bërë kërkesë për heqjen e mandatit të deputetit.

    Teksa pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve, pyetja që të gjithë bëjnë është: “Ku ndodhet ish-ministri Arben Ahmetaj?”

    Prej disa ditësh ai nuk shihet në Shqipëri, teksa i ftuar në “Shqipëria LIVE”, gazetari Flogert Muça deklaroi se ai nuk ndodhet në vend, por do të kthehet për t’u përballur me drejtësinë.“Nëse nuk është këtu, avokati e ka thënë se ai do kthehet dhe do vijë të përballet. Nuk e di nëse është për sot ekzakt sepse nuk është e detyrueshme prezenca e tij. Duhet të presim dhe të shohim, sepse akoma asgjë nuk është e qartë. Gjithçka do varet dhe nga masa e sigurisë që do të japë gjykata.”- tha gazatari.

  • “U siguruan që ta…”, Artan Hoxha zbulon pse u nxorr sot kërkesa për arrestimin e Arben Ahmetajt

    “U siguruan që ta…”, Artan Hoxha zbulon pse u nxorr sot kërkesa për arrestimin e Arben Ahmetajt

    Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka reaguar në lidhje me kërkesën e SPAK ndaj Kuvendit, për të arrestuar ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj.

    Hoxha thotë se kjo erdhi si shkak për të mbuluar skandalin e Fushë-Krujës, ashtu siç edhe e kishte paralajmëruar.

    Hoxha gjithashtu hedh dyshime se Ahmetaj është larguar nga vendi.

    “Komandanti nuk me zhgenjen kurre…

    Ashtu si parashikova te shtunen, se per te mbuluar skandalin e Fushe Krujes, do të plaste nje skandal me te madh per te mbuluar te parin, ashtu beri…

    Ja ku jemi sot…

    “Papritur” dhe “pakujtuar” kerkohet arrestimi i ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj…

    Arben Ahmetajn aty e kishim qe prej nje viti, pse duhej ta “arrestimin” me patjeter sot, pasi u “siguruan” qe e ka kaluar kufirin shendoshe e mire???!!!!

    Ja ku e keni “temen e dites” per te kaluar vapen e ketij meskorriku…

    Ndodhi skandali i abuzimit dhe korrupsionit me Safetin, kandidatin e perzgjedhur dhe promovuar direkt nga komandanti, menjehere me pas plasi “skandali me muxhahedinet”…

    Ndodhi skandali me Rrajat në Fushe Kruje, qe atakon direkt kryeministrin dhe tregon degradimin e pushtetit, menjehere me pas plaset “arrestimi i ish-zevendesit te kryeministrit”….

    Te lumte Komandant, je magjistar i vertete per ta lene miletin me goje hapur…”, shkruan Hoxha.

  • Dhuna e Rrajave shkaktoi “tërmet” në politikë, sot propozimi në Presidencë për emërimin e Ministrit të ri të Brendshëm, Taulant Balla

    Dhuna e Rrajave shkaktoi “tërmet” në politikë, sot propozimi në Presidencë për emërimin e Ministrit të ri të Brendshëm, Taulant Balla

    Kryeministri Edi Rama njoftoi dy ditë më parë shkarkimin nga detyra të Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

    Lajmin e bëri publik vetë shefi i qeverisë përmes një postimi në Twitter, ku tha se ditën e hënë (sot 10 korrik) do t’i propozojë Presidentit Bajram Begaj shkarkimin e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe emërimin në këtë post të Taulant Ballës.

    Sipas Kushtetutës, përgjigjja nga presidenca kthehet brenda një afati kohor 7 ditor, ndërsa më pas i mbetet parlamentit të shqyrtoj dekretin brenda afatit 10 ditor, në kohën kur për këtë legjislacion kanë mbetur dy seancat e fundit parlamentare, ajo e datës 13 dhe 20 korrikut.

    Shkak për shkarkimin e Çuçit duket se është bërë ngjarja në Fushë Krujë, ku të afërmit e ish-deputetit Rrahman Rraja rrahën brutalisht dy kushërinjtë nga fisi Maja të cilët denoncuan prishjen e shtëpive të tyre nga shpërthimet në kantierin e gurores së familjes Rraja.

    Rama mori këtë vendim pas daljes së fakteve që policia në Krujë kishte lidhje me dhunuesit dhe 40 denoncime nga qytetarët nuk ishin marrë seriozisht por flinin në sirtarët e policisë.

    Ditën e djeshme Gjykata caktoi masën “arrest me burg” për tre nga katër personat e arrestuar për dhunën barbare në Krujë ndaj 2 qytetarëve, katër ditë më parë.

    Ineidi Rraja, Andi Rraja, Eni Kullaj u lanë në “arrest me burg”, teksa pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, Kujtim Bërdaku u la me masën “detyrim paraqitje”.

    Gjithashtu policia njoftoi dje mbylljen e gurores “Delia Group” në pronësi të Xhelal Rrajës në Borizanë të Krujës.

    Bllokimi i gurores erdhi 3 ditë pas ngjarjes së rëndë ku anëtarë të fisit Rraja së bashku me të birin e deputetit të dorëhequr të PS-së, Rrahman Rraja, dhunuan kushërinjtë Maja.

    Kujtojmë se deputeti i Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, dha dorëheqjen pas dhunës që familjarë të tij ushtruan ndaj Jashar dhe Bilbil Majës tre ditë më parë. Dorëheqja e Rrahman Rrajës nga mandati i deputetit erdhi 48 orë pas dhunës barabare që djali dhe vëllezërit e tij ushtruan ndaj dy kushërinjve Maja në aksin Thumanë-Fushë Krujë, për shkak se këta të fundit ishin ankuar për guroren e tyre, pasi po ju shkatërronte banesat.

    Kjo ngjarje e rëndë gjithashtu bëri që opinioni publik të reagonte ashpër edhe ndaj veprimeve të Policisë së Shtetit, të cilët ditën e parë pas shoqërimit të autorëve të dhunës, i lanë këta të fundit të lirë. Ndërsa një ditë më pas i shpallën në kërkim, pasi vunë re në video se dhuna barbare ju kishte rrezikuar jetën seriozisht dy anëtarëve të familjes Maja./albeu.com/

  • “Ballkani i Hapur” nervozon Ramën: Ju e doni o brenda o jashtë

    “Ballkani i Hapur” nervozon Ramën: Ju e doni o brenda o jashtë

    “Ballkani i Hapur” ka “nervozuar” kryeministrin Rama gjatë vizitës së tij në Malin e Zi. Edhe pse ai u përgjigj më herët nëse kishte hequr dorë nga “Ballkani i Hapurt”, gazetarët vijuan ta pyesnin sërish për të njëjtën temë.

    Rama theksoi dhe një herë se “Ballkani i Hapur” nuk është kompani private e tij dhe as nuk e hapi as nuk e mbylli ai, por thjesht dha opinionin e tij në lidhje me këtë proces. Rama theksoi se është e rëndësishme që të fokusohen në Procesin e Berlinit.

    Rama: Unë direkt e dhashë përgjigjen po prap ju nuk doni ta dëgjoni. Ju e doni o brenda o jashtë. Po mund të jesh dhe brenda dhe jashtë. Nuk është një kompani që e kam hapur unë, unë thjehst dhashë opinionin tim, por duhet t’i ballafaqojmë me të tjerët dhe të shkojmë përpara. Është një nismë komplementare. Ka 72 nisma të tjera në këtë rajon, 72 janë shpikur. Edhe unë jam llahtarisur kur kam dëgjuar numrin. Askush nuk merret me to, merren me “Ballkanin e Hapur.”

    Ne duhet të hapim gjëra të reja, jo të mbyllim ato që me zor janë hapur. Ne duhet të fokusohemi te Procesi i Berlinit. Po “Ballkani i hapur” përshembull ka hapur panairin e verërave, ta mbyllim tani? Si thoni ju? Kjo a e mbylle a e hape…unë kam mbyllur njëo opinion timin. Ballkanin e Hapur as e hapa vetë, as e mbylla vetë.

    Në fund Rama theksoi se “Ballkani i Hapur” i ka ndihmuar që të afrohen me njëri-tjetrin.

    /Albeu.com/

  • “As në rini si kam shku mbrapa një Zhuljete”, Ramës nuk i del inati me Kurtin: Nuk më përgjigjet as në Whatsapp, është si ti flasësh televizorit

    “As në rini si kam shku mbrapa një Zhuljete”, Ramës nuk i del inati me Kurtin: Nuk më përgjigjet as në Whatsapp, është si ti flasësh televizorit

    Albin Kurti e mbajti të mbyllur derën e zyrës për Edi Ramën, pavarësisht se kryeministri shqiptar bëri gjithçka publikisht që takimi mes tyre në Kosovë të ndodhte gjatë ditës së djeshme.

    Por përveç takimit që nuk ndodhi, duket se ftohja e raporteve mes Kurtit dhe Ramës do të ndikojë edhe në të ardhmen, për shkak se kryeministri tha se homologu kosovar nuk i përgjigjet as me mesazhe. Rama shkoi deri aty sa e krahasoi raportin e tij me Kurtin si historia e dashurisë mes Romeos dhe Zhuljetës.

    “As në rininë time nuk i kam shku mbrapa një Zhuljete indiferente me aq shumë kërkesa sa i kam bërë personalisht Albinit për këtë takim, edhe për takimin e mëparshëm. Për këtë takim se është pjesë e një procesi ku Kosova është aty një nga 6 vendet. Nuk e konceptoja dot që në raportin që do bëjmë për Berlinin të shkruajmë nga Kosova s’kemi ndonjë material, propozim se s’kemi arritur të kontaktojmë. Më ka ngel hatri, sot ia bëjmë ta lëmë Kosovën”, tha Rama në Klan Kosova.

    Rama ka vijuar më tej duke thënë se të flasësh me Kurtin është njësoj si të komunikosh me televizorin.

    Pjesë nga intervista

    Rama: Nuk kam ardhur këtu të bëj debat me Albinin, se me Albinin debatet i bëj në Whatsapp, unë flas ai dëgjon, por nuk flet.

    Gazetari: Nuk ju përgjigjet?

    Rama: Rrallë, nuk ka rëndësi, është çështje komunikimi. Ose përsërit të njëjtën përgjigje vazhdimisht.

    Gazetari: Dallojnë ato që flisni publikisht dhe ato private.

    Rama: Jo është njëlloj si t’i shkruash televizorit dhe ai të përgjigjet.