Category: Politikë

  • Kryeministrja e Italisë vjen me pushime në Vlorë

    Kryeministrja e Italisë vjen me pushime në Vlorë

    Vendin tonë e ka zgjedhur për të kaluar pushimet edhe kryeministrja e Italisë. Giorgia Meloni mbërriti në Vlorë pasditen e së hënës me tragetin e linjës të nisur nga Brindisi së bashku me familjen e saj, për të pushuar disa ditë në bregdetin shqiptar.

    Ajo është pritur në portin e Vlorës nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili më herët e kishte ftuar atë për të vizituar Shqipërinë këtë verë. Meloni ishte shprehur se do të bënte të pamundurën dhe e mbajti premtimin.

  • Ylli Manjani paralajmëron Ramën nga Himara: E ke gabim që luan me nervin e himarjotit, do e pësosh si gjermani

    Ylli Manjani paralajmëron Ramën nga Himara: E ke gabim që luan me nervin e himarjotit, do e pësosh si gjermani

    Nga protesta që po mbahet në Himarë në mbështetje të kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Belerit, avokati Ylli Manjani u ‘kanos’ drejt kryeministrit Edi Rama, duke i bërë thirrje që të mos bëjë shaka me nervin e himarjotëve.

    Më tej ai u shpreh se nuk bëhet fjalë vetëm për Belerin, por për demokracinë dhe vullnetin e lirë të shqiptarëve.

    “Nuk bëhet shaka me nervin e himarjotit. Rama e ka gabim që luan me nervin e himarjotit se do e ketë me keq se ai i gjermanit. Nuk është çështja vetëm për Belerin, por është fjala për demokracinë, për ju, për vullnetin e lirë. Si është e mundur që në vitin 2023 gjunjëzojnë vullnetin e lirë? Edhe mua s’më pëlqen Rama, por është kryeministër. Pse me të pëlqyer është kjo punë? Kjo është një ngjarje e rëndë juridike për shtetin shqiptar. E arrestuan me pretendimin se u kap në flagrancë dhe unë e kam parë atë letër dhe nuk është e tillë.

    E dini kush ehte kapur në flagrancë? Policia e Shtetit, që gjet dëshmitarë fals. Gjetën hallexhiun fals, por e mëshirojmë atë se nga halli e ka bërë”, u shpreh Manjani në protestë

  • Vangjel Dule kërcënon Edi Ramën: Kjo është vijë e kuqe, pasoja të rënda nëse nuk tërhiqesh

    Vangjel Dule kërcënon Edi Ramën: Kjo është vijë e kuqe, pasoja të rënda nëse nuk tërhiqesh

    Vangjel Dule një nga pjesëmarrësit dhe organizatorët e protestës në Himarë kundër vendimit politik për të penguar betimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Bleri është shprehur se kjo është vizë e kuqe dhe se nëse Rama nuk tërhiqet do të ketë pasoja të rënda.

    Dule ka theksuar se qytetarët e Himarës janë qytetarë që e duan lirinë dhe se nuk mundet ti pengojnë në të drejtat e tyre kushtetuese.

    “Protesta ishte një kërkesë nga qytetarët e Himarës për të organizuar një tubim të tillë dhe të shprehim mesazhin se vendi i Belerit nuk është në qelitë e Edi Ramës si burgosuri i tij politik por në krye të punëve të bashkisë së Himarës.

    Pjesëmarrja mesazhi dhe vetë tempi i dhënë nga qytetarët është një dëshmi e qartë e ndjenjës së revoltës që ka shkaktuar çështja e sajuar e Ramës dhe personave në radhët e policisë dhe drejtësisë. Ky është momenti i një reflektimi përfundimtar dhe nuk do të tolerohet më nga qytetarët të cilët e kanë lirinë dhe barazinë si pjesë themeltare e tyre.

    Himara ishte nja nga trevat e pakta që nuk ju nënshtrua perandorisë osmane, ruante marrëdhënie me Venedikun dhe Himara në vitin 1945 që i dha votë negative kundër komunistëve.

    Burgosja e Belerit është burgosje ndaj lirisë dhe votës së lirë të qytetarëve por kjo nuk do të ndodhë dhe nuk do të tolerohet më”, tha Dule ne nje interviste per Syri Tv.

  • Kush po e pengon hetimin për aferën e inceneratorëve? Sali Berisha del me deklaratën e fortë: Arben Ahmetaj dhe familja e tij po kërcënohen me jetë

    Kush po e pengon hetimin për aferën e inceneratorëve? Sali Berisha del me deklaratën e fortë: Arben Ahmetaj dhe familja e tij po kërcënohen me jetë

    Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë sot një denoncim të fortë sa i takon hetimeve për aferën e inceneratorëve. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se prej disa javësh Arben Ahmetaj dhe familja e tij janë në kërcënim.

    Sali Berisha: Sot sytë dhe mendjet e shqiptarëve janë të drejtuara në hetimin e vjedhjes së shekullit. Dua të shtoj këtu se afera e djegësave e vlerësuar nga shqiptarët si vjedhja e shekullit është hetimi ose dështimi i shekullit. Pra hetim i suksesshëm ose dështimi i tmerrshëm i këtij hetimi.

    Jam këtu sot për të denoncuar para shqiptarëve disa zhvillime me të cilat kupola e mafies së plehrave po bën gjithçka për të ndikuar dhe penguar hetimin.

    Së pari, unë ju informoj se prej tre javësh breshëri kërcënimesh me jetën e tij të prindërve dhe familjarëve të tjerë, vërishojnë nga të katër anë drejt Arben Ahmetajt.

    Këto dëshmojnë tmerrin dhe datën që Ahmetaj u ka kaluar Ramës dhe Veliajt si bosët e vjedhjes së shekullit.

  • Rama publikon mesazhet e turistëve të huaj: Të befasuar prej mikpritjes e plazheve “sekrete” të Vlorës

    Rama publikon mesazhet e turistëve të huaj: Të befasuar prej mikpritjes e plazheve “sekrete” të Vlorës

    Vlora po pret këtë verë turistë nga e gjithë Europa të cilët zgjedhin të zbulojnë bukuritë e fshehura të bregdetit jonian edhe përmes udhëtimeve me anije.

    Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale përshtypjet e disa prej tyre, të cilët shprehen të befasuar prej mikpritjes, detit, por edhe plazheve “sekrete” të zbuluara gjatë udhëtimeve magjike me anije.

    Është hera e parë që vijmë në Vlorë. Erdhëm një natë më parë dhe është me të vërtetë një qytet i bukur, me plazhe të bukura dhe njerëz shumë të dashur. Gjatë mbrëmjes gjallërohet dhe na pëlqen shumë”, u shprehën dy turiste të huaja.

    “Këtu në Vlorë është shumë bukur. Bëmë një udhëtim me anije turistike dhe pamë plazhe shumë të bukura edhe pse sot është shumë vapë. Po, temperaturat janë shumë të larta sot dhe ia vlente të ishe këtu në anije. Njerëzit dhe stafi ishin shumë të këndshëm. Njerëzit gjatë gjithë kohës ishin duke kërcyer në anije, të gjithë po argëtoheshin, pra ishte vendi i duhur për t’u vizituar”, thanë një çift turistësh të huaj.

    Simon nga Austria tha se ndodhej në Vlorë prej dy ditësh dhe u kënaq shumë gjatë udhëtimit me varkë.

    Kemi ardhur këtu prej dy ditësh. Është shumë vapë tani, por shumë bukur dhe u kënaqëm shumë gjatë udhëtimit me varkë. Ishte shumë argëtues, ishim të sigurt. Pata një udhëtim të këndshëm dhe ishte një ditë e mrekullueshme”, tha ai.

    https://www.facebook.com/watch/?v=5883548015080725

  • Ngjarja në Hamallaj/ Justifikohet Ish-shoferi i Nikollës: Qëllova në ajër që të përfundonte konflikti

    Ngjarja në Hamallaj/ Justifikohet Ish-shoferi i Nikollës: Qëllova në ajër që të përfundonte konflikti

    Ish-shoferi i Lindita Nikollës, Martin Nikolli, ka rrëfyer versionin e tij të ngjarjes që ndodhi dje në Hamallaj. Ai justifikon sjelljen e tij dhe fajëson familjen Kaçi si shkaktare të dhunës.

    Nikolli thotë se ka qëlluar me armë në ajër, që të përfundonte konflikti, pasi babai i familjes Kaçi ka shkuar dhe i ka ofenduar.

    Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në Hamallaj të Durrësit, ku mes personave të përfshirë është ish- punonjësi i Gardës së Republikës, Martin Nikolli i cili ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit.

    Ish-inspektori i Gardës së Republikës dhe pjesëtari i Grupit të Shoqërimit (nënoficer Sigurie) të Kryetares së Parlamentit, Lindita Nikolla, Martin Nikolla u arrestua nga policia e Durrësit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi rezultoi se me të afërm të tij dhunoi me shkopinj bejsbolli dhe qëlloi me armë gjatë konfliktit një 80-vjeçar dhe tre djemtë e tij.

    Nga kjo ngjarje mbetën të lënduar i moshuari Pjetër Kaçi dhe bijtë e tij Paulin, Kastriot dhe Sajmir Kaçi

  • Rama nga Tepelena flet për rënien e Euros: Histori suksesi e qeverisë!

    Rama nga Tepelena flet për rënien e Euros: Histori suksesi e qeverisë!

    TEPELENË- Kryeministri Edi Rama u pyet ditën e sotme nga gazetarët për rënien e euros dhe forcimit të lekut. Rama tha se ka pasur debat me një përfaqësues të sektorit të prodhimit dhe sipas tij, leku i fortë është një histori suksesi.

    “Kam pasur një debat para pak ditësh me një prej përfaqësuesve të sektorit të prodhimit. Ne e dimë shumë mirë që në sektorin e prodhimit dhe të eksporteve ka pasur një stres jo të vogël për shkak të forcimit të lekut dhe rënies së euros në raport me lekun, por kjo… dhe kemi pasur një konsultë të gjerë me disa ndër ekspertët më të mirë ndërkombëtarë. Mos harroni që këshilltari im për ekonominë është këshilltari i kancelares Merkel. Është një histori suksesi, është një histori suksesi. Një lek i fortë në këtë moment dhe në këtë kohë kur një lek i dobët do të na kishte sjellë një dhimbje koke katastrofike është një histori suksesi. Por nga ana tjetër duhet kuptuar që është dhe një kambanë e fortë alarmi për sektorin fason. Duhet shkuar drejt ciklit të mbyllur. Ky stres jam i bindur që do nxisë një pjesë prej tyre të vrapojnë drejt ciklit të mbyllur siç kanë bërë disa të tjerë”, tha Rama.

  • Sot zgjidhet kryetari i PD-së, Berisha njofton lëvizjen e papritur

    Sot zgjidhet kryetari i PD-së, Berisha njofton lëvizjen e papritur

    Më 1 gusht mblidhet Kryesia e Sali Berishës.

    Njoftimi është bërë nga Flamur Noka, në cilësinë e sekretarit të Përgjithshëm.

    Mësohet se mbledhja është parashikuar që të nisë në orën 12:30 në seli e PD-së dhe se do të bëhet një analizë e procesit zgjedhor të 14 majit.

  • Arrestohet Pëllumb Gjoka, krahu i djathtë i Edi Ramës dhe i forti i Velipojës

    Arrestohet Pëllumb Gjoka, krahu i djathtë i Edi Ramës dhe i forti i Velipojës

    Është arrestuar mëngjesin e sotëm në banesën e tij në Velipojë, Pëllumb Gjoka, krahu i djathtë i kryeministrit Edi Rama.

    Gjoka një emër i botës së krimit dhe i joshur nga Rama për tu bërë investitor strategjik është personi i cili mori pjesë në zgjedhjet e këtij viti në Velipojë ku mbështeti PS.

    Gjithashtu Gjoka akuzohet se në vitin 2022 ka vrarë 90-vjeçaren nga Malēsia e Madhe, Drane Hotaj. dhe më pas ka manipuluar me testamentin e saj duke i grabitur 390 mijë m2 tokë në bregdetin e Velipojës.

    E ndonëse biznesmeni akuzohej për një krim të rëndë, kryeministri Edi Rama po në vitin 2022, shpalli Gjokën investitor strategjik.

  • Fredi Beleri në burg, “kërcënon” Greqia: Shqipëria nëse do të bëhet pjesë e familjes europiane…

    Fredi Beleri në burg, “kërcënon” Greqia: Shqipëria nëse do të bëhet pjesë e familjes europiane…

    Ministri i jashtëm grek Jorgos Gjerapetritis ka bërë një deklaratë, lidhur me refuzimin nga Gjykata e Lartë për të liruar Fredi Belerin.

    Sipas Gjerapetritis, ky vendim i shtohet vendimeve të mëparshme të gjykatave shqiptare, të cilat i mohojnë Belerit të drejtën të betohet dhe të ushtrojë detyrën që i caktuan qytetarët e Himarës.

    “Bëhet fjalë për një zhvillim negativ, që përbën shkelje të qartë të së drejtës themelore të shtetit të së drejtës, të cilën Shqipëria duhet ta respektojë dhe zbatojë në mënyre rigoroze nëse dëshiron të bëhet anëtare e familjes europiane.Ftojmë qeverinë shqiptare të marrë masa të menjëhershme ligjore ose administrative që zoti Beleri të betohet brenda ose jashtë burgut. Ministria e Jashtme ndjek nga afër zhvillimet e kësaj çështjeje dhe do ta çojë atë në të gjithë arenën ndërkombëtare”, ka deklaruar ministri i jashtëm grek.

    Një ditë më parë, Gjykata e Lartë vendosi që Beleri të vazhdojë të qëndrojë nën masën arrest me burg. Beleri këmbënguli edhe në shkallët e tjera të drejtësisë se duhet t’u shërbejë qytetarëve që e kanë votuar në 14 maj , zgjedhje për të cilat SPAK e akuzon se u implikua në aferë korruptive duke paguar një shumë prej 400 mijë lekë për të blerë tetë vota.

    Shitblerja e votës u zbulua jo vetëm me metodat speciale por edhe përmes një bashkëpunëtori që ndihmoi prokurorinë e Vlorës në këto hetime. Prokuroria deklaron se një qytetar ofroi bashkëpunimin me drejtësinë, duke ekspozuar Belerin dhe Pandeli Kokaveshin që dyshohen se paguan para në shkëmbim të votës. Pagesa u krye në një lokal, dhe autoritetet theksojnë që disponojnë përgjime ambientale të kryera nga një grup operacional i dërguar nga Tirana./TopChannel