Category: Politikë

  • Ku ndodhet Arben Ahmetaj? Gazetari i njohur zbardh detaje të reja, ja çfarë pritet të bëjë ish-ministri

    Ku ndodhet Arben Ahmetaj? Gazetari i njohur zbardh detaje të reja, ja çfarë pritet të bëjë ish-ministri

    Ish-ministri Arben Ahmetaj pritet të arrestohet, pasi SPAK ka bërë kërkesë për heqjen e mandatit të deputetit.

    Teksa pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve, pyetja që të gjithë bëjnë është: “Ku ndodhet ish-ministri Arben Ahmetaj?”

    Prej disa ditësh ai nuk shihet në Shqipëri, teksa i ftuar në “Shqipëria LIVE”, gazetari Flogert Muça deklaroi se ai nuk ndodhet në vend, por do të kthehet për t’u përballur me drejtësinë.“Nëse nuk është këtu, avokati e ka thënë se ai do kthehet dhe do vijë të përballet. Nuk e di nëse është për sot ekzakt sepse nuk është e detyrueshme prezenca e tij. Duhet të presim dhe të shohim, sepse akoma asgjë nuk është e qartë. Gjithçka do varet dhe nga masa e sigurisë që do të japë gjykata.”- tha gazatari.

  • “U siguruan që ta…”, Artan Hoxha zbulon pse u nxorr sot kërkesa për arrestimin e Arben Ahmetajt

    “U siguruan që ta…”, Artan Hoxha zbulon pse u nxorr sot kërkesa për arrestimin e Arben Ahmetajt

    Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka reaguar në lidhje me kërkesën e SPAK ndaj Kuvendit, për të arrestuar ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj.

    Hoxha thotë se kjo erdhi si shkak për të mbuluar skandalin e Fushë-Krujës, ashtu siç edhe e kishte paralajmëruar.

    Hoxha gjithashtu hedh dyshime se Ahmetaj është larguar nga vendi.

    “Komandanti nuk me zhgenjen kurre…

    Ashtu si parashikova te shtunen, se per te mbuluar skandalin e Fushe Krujes, do të plaste nje skandal me te madh per te mbuluar te parin, ashtu beri…

    Ja ku jemi sot…

    “Papritur” dhe “pakujtuar” kerkohet arrestimi i ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj…

    Arben Ahmetajn aty e kishim qe prej nje viti, pse duhej ta “arrestimin” me patjeter sot, pasi u “siguruan” qe e ka kaluar kufirin shendoshe e mire???!!!!

    Ja ku e keni “temen e dites” per te kaluar vapen e ketij meskorriku…

    Ndodhi skandali i abuzimit dhe korrupsionit me Safetin, kandidatin e perzgjedhur dhe promovuar direkt nga komandanti, menjehere me pas plasi “skandali me muxhahedinet”…

    Ndodhi skandali me Rrajat në Fushe Kruje, qe atakon direkt kryeministrin dhe tregon degradimin e pushtetit, menjehere me pas plaset “arrestimi i ish-zevendesit te kryeministrit”….

    Te lumte Komandant, je magjistar i vertete per ta lene miletin me goje hapur…”, shkruan Hoxha.

  • Dhuna e Rrajave shkaktoi “tërmet” në politikë, sot propozimi në Presidencë për emërimin e Ministrit të ri të Brendshëm, Taulant Balla

    Dhuna e Rrajave shkaktoi “tërmet” në politikë, sot propozimi në Presidencë për emërimin e Ministrit të ri të Brendshëm, Taulant Balla

    Kryeministri Edi Rama njoftoi dy ditë më parë shkarkimin nga detyra të Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

    Lajmin e bëri publik vetë shefi i qeverisë përmes një postimi në Twitter, ku tha se ditën e hënë (sot 10 korrik) do t’i propozojë Presidentit Bajram Begaj shkarkimin e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe emërimin në këtë post të Taulant Ballës.

    Sipas Kushtetutës, përgjigjja nga presidenca kthehet brenda një afati kohor 7 ditor, ndërsa më pas i mbetet parlamentit të shqyrtoj dekretin brenda afatit 10 ditor, në kohën kur për këtë legjislacion kanë mbetur dy seancat e fundit parlamentare, ajo e datës 13 dhe 20 korrikut.

    Shkak për shkarkimin e Çuçit duket se është bërë ngjarja në Fushë Krujë, ku të afërmit e ish-deputetit Rrahman Rraja rrahën brutalisht dy kushërinjtë nga fisi Maja të cilët denoncuan prishjen e shtëpive të tyre nga shpërthimet në kantierin e gurores së familjes Rraja.

    Rama mori këtë vendim pas daljes së fakteve që policia në Krujë kishte lidhje me dhunuesit dhe 40 denoncime nga qytetarët nuk ishin marrë seriozisht por flinin në sirtarët e policisë.

    Ditën e djeshme Gjykata caktoi masën “arrest me burg” për tre nga katër personat e arrestuar për dhunën barbare në Krujë ndaj 2 qytetarëve, katër ditë më parë.

    Ineidi Rraja, Andi Rraja, Eni Kullaj u lanë në “arrest me burg”, teksa pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, Kujtim Bërdaku u la me masën “detyrim paraqitje”.

    Gjithashtu policia njoftoi dje mbylljen e gurores “Delia Group” në pronësi të Xhelal Rrajës në Borizanë të Krujës.

    Bllokimi i gurores erdhi 3 ditë pas ngjarjes së rëndë ku anëtarë të fisit Rraja së bashku me të birin e deputetit të dorëhequr të PS-së, Rrahman Rraja, dhunuan kushërinjtë Maja.

    Kujtojmë se deputeti i Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, dha dorëheqjen pas dhunës që familjarë të tij ushtruan ndaj Jashar dhe Bilbil Majës tre ditë më parë. Dorëheqja e Rrahman Rrajës nga mandati i deputetit erdhi 48 orë pas dhunës barabare që djali dhe vëllezërit e tij ushtruan ndaj dy kushërinjve Maja në aksin Thumanë-Fushë Krujë, për shkak se këta të fundit ishin ankuar për guroren e tyre, pasi po ju shkatërronte banesat.

    Kjo ngjarje e rëndë gjithashtu bëri që opinioni publik të reagonte ashpër edhe ndaj veprimeve të Policisë së Shtetit, të cilët ditën e parë pas shoqërimit të autorëve të dhunës, i lanë këta të fundit të lirë. Ndërsa një ditë më pas i shpallën në kërkim, pasi vunë re në video se dhuna barbare ju kishte rrezikuar jetën seriozisht dy anëtarëve të familjes Maja./albeu.com/

  • “Ballkani i Hapur” nervozon Ramën: Ju e doni o brenda o jashtë

    “Ballkani i Hapur” nervozon Ramën: Ju e doni o brenda o jashtë

    “Ballkani i Hapur” ka “nervozuar” kryeministrin Rama gjatë vizitës së tij në Malin e Zi. Edhe pse ai u përgjigj më herët nëse kishte hequr dorë nga “Ballkani i Hapurt”, gazetarët vijuan ta pyesnin sërish për të njëjtën temë.

    Rama theksoi dhe një herë se “Ballkani i Hapur” nuk është kompani private e tij dhe as nuk e hapi as nuk e mbylli ai, por thjesht dha opinionin e tij në lidhje me këtë proces. Rama theksoi se është e rëndësishme që të fokusohen në Procesin e Berlinit.

    Rama: Unë direkt e dhashë përgjigjen po prap ju nuk doni ta dëgjoni. Ju e doni o brenda o jashtë. Po mund të jesh dhe brenda dhe jashtë. Nuk është një kompani që e kam hapur unë, unë thjehst dhashë opinionin tim, por duhet t’i ballafaqojmë me të tjerët dhe të shkojmë përpara. Është një nismë komplementare. Ka 72 nisma të tjera në këtë rajon, 72 janë shpikur. Edhe unë jam llahtarisur kur kam dëgjuar numrin. Askush nuk merret me to, merren me “Ballkanin e Hapur.”

    Ne duhet të hapim gjëra të reja, jo të mbyllim ato që me zor janë hapur. Ne duhet të fokusohemi te Procesi i Berlinit. Po “Ballkani i hapur” përshembull ka hapur panairin e verërave, ta mbyllim tani? Si thoni ju? Kjo a e mbylle a e hape…unë kam mbyllur njëo opinion timin. Ballkanin e Hapur as e hapa vetë, as e mbylla vetë.

    Në fund Rama theksoi se “Ballkani i Hapur” i ka ndihmuar që të afrohen me njëri-tjetrin.

    /Albeu.com/

  • “As në rini si kam shku mbrapa një Zhuljete”, Ramës nuk i del inati me Kurtin: Nuk më përgjigjet as në Whatsapp, është si ti flasësh televizorit

    “As në rini si kam shku mbrapa një Zhuljete”, Ramës nuk i del inati me Kurtin: Nuk më përgjigjet as në Whatsapp, është si ti flasësh televizorit

    Albin Kurti e mbajti të mbyllur derën e zyrës për Edi Ramën, pavarësisht se kryeministri shqiptar bëri gjithçka publikisht që takimi mes tyre në Kosovë të ndodhte gjatë ditës së djeshme.

    Por përveç takimit që nuk ndodhi, duket se ftohja e raporteve mes Kurtit dhe Ramës do të ndikojë edhe në të ardhmen, për shkak se kryeministri tha se homologu kosovar nuk i përgjigjet as me mesazhe. Rama shkoi deri aty sa e krahasoi raportin e tij me Kurtin si historia e dashurisë mes Romeos dhe Zhuljetës.

    “As në rininë time nuk i kam shku mbrapa një Zhuljete indiferente me aq shumë kërkesa sa i kam bërë personalisht Albinit për këtë takim, edhe për takimin e mëparshëm. Për këtë takim se është pjesë e një procesi ku Kosova është aty një nga 6 vendet. Nuk e konceptoja dot që në raportin që do bëjmë për Berlinin të shkruajmë nga Kosova s’kemi ndonjë material, propozim se s’kemi arritur të kontaktojmë. Më ka ngel hatri, sot ia bëjmë ta lëmë Kosovën”, tha Rama në Klan Kosova.

    Rama ka vijuar më tej duke thënë se të flasësh me Kurtin është njësoj si të komunikosh me televizorin.

    Pjesë nga intervista

    Rama: Nuk kam ardhur këtu të bëj debat me Albinin, se me Albinin debatet i bëj në Whatsapp, unë flas ai dëgjon, por nuk flet.

    Gazetari: Nuk ju përgjigjet?

    Rama: Rrallë, nuk ka rëndësi, është çështje komunikimi. Ose përsërit të njëjtën përgjigje vazhdimisht.

    Gazetari: Dallojnë ato që flisni publikisht dhe ato private.

    Rama: Jo është njëlloj si t’i shkruash televizorit dhe ai të përgjigjet.

  • Rama u quajt tradhtar nga një qytetar në Kosovë, ja si reagoi kryeministri (Video)

    Rama u quajt tradhtar nga një qytetar në Kosovë, ja si reagoi kryeministri (Video)

    Kryeministri Edi Rama, ka shkuar sot në Kosovë. Derisa arriti në shesh për të shkuar në takim me presidenten Vjosa Osmani, sapo Rama zbriti nga vetura e tij, një qytetar e quajti tradhtar.

    Ndërkaq, Edi Rama u ndal dhe e dëgjoi. E pas kësaj, Rama vazhdoi në drejtim të Presidencës.

  • Skandali i Safet Gjicit, gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje të reja: Është një aferë në zyrat e shtetit me disa para nga mbrapa, nuk duhet të trajtohet si…

    Skandali i Safet Gjicit, gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje të reja: Është një aferë në zyrat e shtetit me disa para nga mbrapa, nuk duhet të trajtohet si…

    Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme për skandalin seksual ku u përfshi disa javë më parë ish kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici.

    Lala u shpreh në emisionin “Log” se historia e Gjicit nuk mund të trajtohet si histori rozë duke e konsideruar një skandal në zyrat e shtetit ku flitet edhe për para.

    Sipas saj për sa kohë është folur për një tokë ku do ngrihej qendra e qenve, historia nuk duhet banalizuar pasi Safet Gjici është nën hetim për këtë çështje.

    “Historia e Safet Gjicit duhet të hetohet për përdhosje të institicooneve shtetërore. Por është edhe një aferë që është shoqëruar me disa para mbrapa.

    Për sa kohë është folur për një projekt dhe një tokë ku do ngrihej qendra e qenve nuk mund ta konsiderojmë si histori rozë. Nuk mund ta banalizojmë si histori. Safet Gjici është nën hetim për këtë çështje”, deklaroi Lala.

  • ‘Turp! Vuçiçin e takon pa kushte, e Ramës i vendosë kushte’! Kurti refuzoi takimin me Ramën, reagime në Kosovë

    ‘Turp! Vuçiçin e takon pa kushte, e Ramës i vendosë kushte’! Kurti refuzoi takimin me Ramën, reagime në Kosovë

    Prishtinë- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk do ta takojë homologun e tij shqiptar, Edi Rama, në vizitën që ky i fundit do ta ketë në Prishtinë. Ai u shpreh se takimi nuk do ndodhë nëse nuk do ketë një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive.

    “I kërkova të mbajmë mbledhjen e qeverisë që u anulua. Do rrijë 2 ditë dhe 1 natë në Prishtinë në kuadër të Procesit të Berlinit. I kërkova të bënim mbledhje qeverie për të firmosur marrëveshjet. Nuk e takoj nëse nuk do jetë mbledhje e përbashkët e qeverive që u anulua”, tha Kurti.

    E pas kësaj deklarate, kanë ardhur edhe reagimet nga politikanë të ndryshëm në Kosovë.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku thotë se “kryeministri i Shqipërisë është i mirëpritur”, pasi Edi Rama pritet të vijë nesër në Kosovë. Abdixhiku thotë se vetëm fakti se diskutohet pritja ose jo e tij, flet për “gjendjen në të cilën ka ardhur Kosova”.

    “Natyrisht që kryeministri i Shqipërisë është i mirëpritur në Kosovë. Fakti që ne e diskutojmë pritjen ose jo të tij tregon shumë për gjendjen në të cilën ka ardhur Kosova. Kryeministri është i mirëseardhur gjithmonë në Kosovë”, tha Abidhxiku.

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka pyetur se “si është e mundur që kryeministri Kurti refuzon takimin me kryeministrin e Shqipërisë”.

    “Kjo është marrëzi. Turp. Vuçiçin e takon pa kushte, e Ramës i vendosë kushte”

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se sipas saj Kurti më lehtë ia falë Vuçiçit “krimet dhe gjenocidin që ka ndodhur në Kosovë” sesa që ia falë Ramës “që e ka shkatërruar tentativën e Albinit për të ndërhyrë në zgjedhjet e brendshme të Shqipërisë përmesë LVV-së”.

    Ndër të tjera, Musliu u tregua goxha e ashpër duke e quajtur Kurtin “mashtrues”, “zhyll”, “demagog” dhe “rrenc”.

    “Albini ma leht ja falë Vuçiqit krimet e gjenocidin që ka ndodhë në Kosovë se sa qe ja falë Kryeministrit Rama qe e e ka shkatërru tentativen e Albinit për të ndërhyrë ne zgjedhjet e brëndshme të Shqipërisë përmes VV ! Inatin e madh e ka thiu! #Mashtrues #Zhyll #Demagog #Rrenc”, shkroi ajo në Facebook.

  • Kryeministri Rama nis turin Ballkanik dy ditor, publikohet agjenda! Në pikëpyetje takimi me Albin Kurtin

    Kryeministri Rama nis turin Ballkanik dy ditor, publikohet agjenda! Në pikëpyetje takimi me Albin Kurtin

    Kryeministri Edi Rama do të nisë sot turin Ballkanik në prag të samitit të procesit të Berlinit.

    Kreu i qeverisë ka publikuar agjendën dy-ditore nga turi në 5 kryeqytete të Ballkanit, ndërsa në pikëpyetje është takimi me homogun kosovar Albin Kurtin.

    “Në pritje të konfirmimit”, shkruhet në agjendën e Ramës, ku është planifikuar pas takimit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

    Kryeministri Rama do e nisë turin në Maqedoninë e Veriut, ku është planifikuar të takojë homologun Dimitar Kovaçevski në orën 11:00, ndërsa në 12:00 do mbahet konferenca e përbashkët.

    Pasditen e sotme, Rama do të jetë në Prishtinë, ku i konfirmuar është takimi me Vjosa Osmanin në 16:00 dhe me Glauk Konjufca në 17:15.

    Mëngjesin e së premtes, Rama do udhëtojë në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku do të takohet me kryetarin e Këshillit të Ministrave në 10:55 dhe në 11:40 do mbajnë konferencë të përbashkët.

    Më pas do udhëtojë në Mal të Zi, ku në 13:45 do takohet me homologun Dritan Abazoviç dhe do mbajnë konferencën e përbashkët në 15:40. Në orën 16:00 do takohet me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

    Ndërsa në 19:30 do takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe 30 minuta më vonë do mbajnë konferencën e përbashkët.

  • Vizita në Tiranë, Bill Clinton: Faleminderit, nderi im të punoj me ju për kaq shumë vite

    Vizita në Tiranë, Bill Clinton: Faleminderit, nderi im të punoj me ju për kaq shumë vite

    Ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton për mes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka reaguar pas vizitës së djeshme në Tiranë.

    Clinton në postimin e tij ka falënderuar kryeministrin, Edi Rama dhe popullin shqiptar për vizitën të cilën e ka cilësuar të paharrueshme.

    Ai shtoi se ka qenë nderi i tij që ka punuar për forcuar lidhjes mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

    “Faleminderit nga zemra Kryeministrit @ediramaal dhe popullit të Shqipërisë për një mbrëmje që nuk do ta harroj kurrë. Ka qenë nderi im të punoj me ju për kaq shumë vite për të forcuar lidhjet e miqësisë midis vendeve tona dhe për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë”, shkruan Clinton.

    https://pbs.twimg.com/media/F0N8SvcWAAIK3LD?format=jpg&name=360×360