Category: Politikë

  • Arrestimi i Metës në mediat e huaja

    Arrestimi i Metës në mediat e huaja

    Mediat e huaja i kanë kushtuar vëmendje edhe arrestimit të kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

    Gazeta e njohur italiane “La Repubblica” shkruan se ai është vënë në pranga me urdhër të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit në kuadër të një hetimi që po vazhdon për pasurinë e tij.“Assosiated Press” shkruan se Meta ka qenë kundërshtar i qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe e ka akuzuar atë shpesh për përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e veta.

    Edhe prestigjozja “The Independent” pasqyron lajmin e arrestimit të 55-vjeçarit ndërsa fokusohet tek karrierra e tij e gjatë politike.

    Ajo shkruan se Meta ka shërbyer në postet më të larta në Shqipëri si President, Kryeministër dhe ministër i Jashtëm.

    Nga ana tjetër rrjeti i njohur amerikan “Abc News” duke ju referuar mediave tonë përshkruan momentin kur Meta merret nga automjeti i tij nga forcat e policisë kur po kthehej nga Kosova.

  • Arrestimet e SPAK, Rama: Ata që kanë duar të pista po fshihen, politika po ripërtërihet

    Arrestimet e SPAK, Rama: Ata që kanë duar të pista po fshihen, politika po ripërtërihet

    Kryeministri Edi Rama duke folur në aktivitetin “Deputeti që Duam”, ka prekur ndër të tjera edhe arrestimet e fundit në SPAK, edhe pse nuk përmendi emra.

    Gjatë fjalës së tij Rama tha se sot politika shqiptare është në një moment delikat, ku një pjesë ka degraduar, pranndaj ata që janë me duar të psita po fshihen, për t’i hapur rrugën ripërtëritjes

    “Duart e pastra bëjnë një punë, të pistat një gjë tjetër, të treguarat bëjnë një gjë, të fshehtat një gjë tjetër. Kështu që kërkon shumë forcë, shumë fuqi të brendshme për të mos u dorëzuar, sepse politika në Shqipëri sot është në një moment degradimi, pasi është njëkohësisht një moment riformësimi. Është si një trup që ka kaluar një fazë të caktuar dhe tani po fillon të riformësohet pasi ka një pjesë të vetën shumë të degraduar, dhe ka një shtysë të brendshme për të ripërtërirë. PS ka detyrën për të shtyrë këtë ripërtëritje. PS është partia më e vjetër dhe më e re në Shqipëri, kjo është arsyeja pse PS ka fituar, dhe do fitojë prapë.

    Të jesh një forcë me histori nuk është dobësi, është kapacitet shumë i rëndësishëm, që t’i mund t’i vësh në dispoziobn vendit. Por kur një forcë me histori e shkuara dominin, dhe e ardhmja shihet me sytë e të shkuarës, atëherë kjo forcë është e vjetëruar. Ndërsa kur një forcë me histori është e ardhmja që dominon vështrimin, dhe e shkuara shihet me sytë e të ardhmes, atëherë kjo është një forcë sa e vjetër aq edhe e re. Përpjekja për ta kthyer këtë në një mënyrë të jetuar dhe mënyrë të bashkëpunuari me Shqipërinë është një domosdoshmëri. Kam një lajm të mirë, tranzicioni në Shqipëri ka mbaruar. Shqipëria sot është në tryezë duke negociuar për integrimin në BE. Për mua java e kaluar ka qenë momenti më historik qëkur kam ardhur në detyrë. Moment historik për të treguar se çfarë na është dashur për të hequr nga shpina si ngarkesë nga momentet e së shkuarës, për të treguar se ne jemi një forcë që mund të garantojë të ardhmen”, tha Rama.

    Kujtojmë që vetëm dy ditët e fundit Byroja Kombëtare e Hetimit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka ekzekutuar dy urdhërarreste të SPAK, një ditë më parë u arrestua ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, ndërsa sot Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

  • Monika Kryemadhi merr vendimin e gjykatës për masën ndaj saj, i quan akuza të rreme

    Monika Kryemadhi merr vendimin e gjykatës për masën ndaj saj, i quan akuza të rreme

    Pas arrestimit të bujshëm të Ilir Metës paraditen e sotme te kthesa e Kasmzës në Tiranë, deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi është njohur me masën e sigurisë detyrim paraqitje ndaj saj.
    Përmes një njoftimi në rrjete sociale ajo bën me dije se sapo ka marrë në dorë vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Më tej Kryemadhi pretendon se akuzat për të cilat është caktuar masa e sigurisë ndaj saj janë të rreme.

    Reagimi i Kryemadhit:

    Të dashur qytetarë shqiptarë, miq dhe dashamirës të opozitës shqiptare dhe të familjes tonë. Ju falenderoj përzemërsisht për të gjitha mesazhet e solidaritetit gjatë kësaj paradite.

    Vetëm para pak minutash më është vënë në dispozicion fermani i gjykatës politike të Edi Ramës. Dhjetra faqe me fjali boshe për të justifikuar akuzat e rreme të disa kallëzuesve shpifarakë, atentatorë në tentativë për të vrarë aksionin e opozitës shqiptare në tërësi.
    Krimet mostruoze transnacionale të Edi Ramës dhe miqve të tij, përdorues të rregullt të SKY dhe EÇ, nuk mund të amnistohen me pamjet e shëmtuara të ndalimit çnjerëzor të ish-Presidentit të Shqipërisë në mes të rrugës.

    Vjedhjet shtetërore mafioze si ajo e inceneratorëve që vazhdojnë përditë dhe në çdo sektor, nuk lahen dot me gjyqet publike që mund ti bëjnë drejtuesve të opozitës shqiptare, përmes procesve gjyqësore pa prova dhe pa fakte.

    Krimet e disa prokurorëve të prokurorisë speciale, që nuk guxojnë të përmendin emrat Edi Rama dhe Erion Veliaj, duke i amnistuar dhe duke ju nënshtruar pushtetit në kundërshtim me rolin e tyre ligjor si prokurorë të Republikës, kur Rama e Veliaj krimet i kanë kryer dhe i kryejnë duke lënë gjurmë në shkresa shtetërore, nuk mund të amnistohen edhe nëse zyrtarët-ushtarë të drejtësisë ngrejnë akuza politike ndaj çdo deputeti të opozitës në Kuvend, apo drejtuesi partie opozitare.

    Ju siguroj se, pavarësisht të gjithë gjyqit politik dhe publik, unë kurrë nuk do të ndalem.Ju konfirmoj se po, gjykata politike e Edi Ramës ka marrë për mua vendimin për detyrim paraqitje. Kam udhëzuar ekipin e mbrojtësve të mi ligjor për të demontuar këtë farsë në çdo gjykatë brenda dhe jashtë vendim. Si kam deklaruar dhe më parë do të përballem me drejtësinë pa asnjë hezitim me të vërtetën time dhe procedurat ligjore brenda e jashtë vendit.

  • “Ula shpejtësinë për shkak të trafikut dhe pashë në mjet që po na afrohej”- Në makinë me Metën kur u arrestua, rrëfimi i dëshmitarit okular: Nxorën armën e thanë ‘Hajdeni me ne’! Menduam se…

    “Ula shpejtësinë për shkak të trafikut dhe pashë në mjet që po na afrohej”- Në makinë me Metën kur u arrestua, rrëfimi i dëshmitarit okular: Nxorën armën e thanë ‘Hajdeni me ne’! Menduam se…

    Sekretari Organizativ i PL-së, Artemis Peca, i cili ndodhej në automjet me Ilir Metën kur u arrestua ka rrëfyer momentin kur i ndaluan agjentët e BKH-së tek Kthesa e Kamzës mesditën e sotme.

    Në një konferencë për mediat, ai u shpreh se ndaloi shpejtësinë e mjetit për shkak të trafikut, kur vuri re një makinë që po i afrohej.

    Ai theksoi se efektivët pa uniforma i drejtuar armët dhe i thanë “hajdeni me ne”, ndërsa shtoi se mendonin se do t’i rrëmbenin.

    “Po vinim drejt Tiranës u bllokua rruga dhe trafiku, ula shpejtësinë e mjetit. Pashë një makinë që po na afrohej, sepse kam punuar me sigurisë, na rrethuan makinën dhe dolën disa banditë me maska. Nuk kishin uniforma dhe nxorën armën.

    “Hajdeni me neve”. Menduam se na bënë akt, iu terrorizuam. Na shoqëruan në Komisariat, nuk bëjnë asnjë veprim sepse prisnin urdhër nga lart nga Rama dhe Dumani. Nuk kishim asnjë vendim për të na ndaluar”, tha Sekretari Organizativ, Peca.

  • Arrestimi i Ilir Metës, reagon Lulzim Basha: Fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fundin e tranzicionit!

    Arrestimi i Ilir Metës, reagon Lulzim Basha: Fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fundin e tranzicionit!

    Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke thënë se fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fundin e tranzicionit.

    Basha ndër të tjera shprehet se “kambanat po bien për Edi Ramën”, ndërsa thekson se “brinjët e Trekëndëshit të Bermudës nuk qëndrojnë dot pa njëri-tjetrin”.

    Postimi i Bashës:

    Kambanat po bien për Edi Ramën, brinjët e Trekëndëshit të Bermudës nuk qëndrojnë dot pa njëri-tjetrin.

    Fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fillimin e fundit të tranzicionit.

    Shqipëria meriton më shumë.

  • “Ju mbështesim në BE!”, Greqia ndërron qëndrim ndaj Shqipërisë

    “Ju mbështesim në BE!”, Greqia ndërron qëndrim ndaj Shqipërisë

    Rreth 11 muaj pas kecenimeve me “Bllokada” greke për Shqipërinë për shkak të çështjes “Beleri” dhe deklaratave të ashpra të Athinës se Greqia “ngrin” perspektivën që Shqipëria të nisë negociatat për grupin e parë të kapitujve të anëtarësimit në BE, Athina duket se ka ndryshuar qendrim.

    Kryediplomati grek Georgios Gerapetritis konsideron ditën e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri si një moment historik për zhvillimin e ecurisë evropiane të Ballkanit Perëndimor.

    Ministri i Jashtëm grek tashmë tha se Athina, mbajti në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, një qëndrim konstruktiv, pavarësisht krizës që ka ekzistuar në 18 muajt e fundit në marrëdhëniet euro-shqiptare, që shkaktoi arrestimi dhe burgimi i Fredi Belerit , tashmë eurodeputet i Demokracisë së Re.“Qëndrimi ynë është që grupi i parë i kapitujve, i cili hapet sot dhe ka të bëjë me të drejtat themelore dhe shtetin e së drejtës, duhet të përfshijë si të drejtat e pakicave, duke përfshirë pakicën kombëtare greke, ashtu edhe të drejtat e tyre pronësore.Veçanërisht ky qëndrim tani përbën një pozicionim të përbashkët, tashmë i regjistruar si i tillë, nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian”- u shpreh Georgios Gerapetritis Ministër i Jashtëm i Greqisë.

    Sipas tij, “Greqia do ta monitorojë nga afër këtë proces dhe do të ndërhyjë aty ku është e nevojshme, me shpresën që edhe pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor të ndjekë këtë rrugë”- ka theksuar Gerapetritis duke shtuar se “në një epokë jashtëzakonisht të paqëndrueshme dhe të ndryshueshme në rajonin tonë dhe më gjerë, është absolutisht thelbësore që Bashkimi Evropian, familja evropiane, të thellohet, të rritet, të forcohet”.

  • Anija e parë me emigrantë pritet të vijë nesër në Shqipëri, reagon Giorgia Meloni: Faleminderit Edi Rama

    Anija e parë me emigrantë pritet të vijë nesër në Shqipëri, reagon Giorgia Meloni: Faleminderit Edi Rama

    Anija “Libra” e Marinës Detare pritet të mbërrijë ditën e nesërme në portin e Shëngjinit. Anija e cila u nis mëngjesin e djeshëm për të sjellë grupin e parë të emigrantëve në qendrat ku do t’i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara kufitare do të mbërrijë gjatë orëve të vona të pasdites së nesërme, 16 tetor.

    Anija e parë me emigrantë është përshëndetur edhe nga kryeministrja e italisë, Giorgia Meloni. Gjatë fjalës së saj në Senatin në Romë që po mbahet dy ditë para se të mblidhet Këshillit Evropian më 17 dhe 18 tetor, kryeministrja tha se qasja e Evropës ndaj emigracionit ka ndryshuar dhe kjo falë kontributit italian. Ajo shtoi se Italia është kthyer në një model për të luftuar emigracionin e paligjshëm.

    Gjithashtu Meloni tha se dy qendra në Shqipëri kanë filluar të funksionojnë dhe për të gjithë këtë ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për besimin dhe mbështetjen në të gjithë këtë nismë.

  • Pse e ka ndryshuar ditëlindjen Sali Berisha dhe ka zgjedhur 15 Tetorin? Madje edhe emrit i ka ‘ngrënë’ gërmën ‘h’

    Pse e ka ndryshuar ditëlindjen Sali Berisha dhe ka zgjedhur 15 Tetorin? Madje edhe emrit i ka ‘ngrënë’ gërmën ‘h’

    Ditën e sotme, 15 Tetor, Sali Berisha ka festuar nën arrest shtëpiak ditëlindjen e 80-të, edhe pse ai ka si ditëlindje zyrtare 1 Korrikun e vitit 1944. Këtë ditëlindje e ka dhe në pasaportë, edhe në regjistrin themelor të shtetasve dhe në listat e votimit. Në regjistrin themelor në Viçidol më 1950, është fare e qartë që Sali Berisha ka lindur më 1 Korrik

    Ditën e sotme, 15 Tetor, Sali Berisha ka festuar nën arrest shtëpiak ditëlindjen e 80-të, edhe pse ai ka si ditëlindje zyrtare 1 Korrikun e vitit 1944.

    Këtë ditëlindje e ka dhe në pasaportë, edhe në regjistrin themelor të shtetasve dhe në listat e votimit. Në regjistrin themelor të regjistruar në Viçidol më 1950, është fare e qartë që Sali Berisha ka lindur më 1 Korrik 1944.

    Por, ai prej vitesh feston 15 Tetorin si ditëlindje të tij, teksa aktualisht ndodhet në masë arresti shtëpiak prej 30 Dhjetorit 2023, i akuzuar nga SPAK për “korrupsion pasiv”, për dosjen “Partizani”, ku tashmë është i pandehur edhe në GJKKO.Në shpjegimet private që ka dhënë, thotë se babai i tij zbriti nga fshati për herë të parë në tetor në Tropojë, qysh kur ky kishte lindur, dhe atëherë e ka regjistruar.

    Por, nëse do ishte ashtu, babai do ta regjistronte më 15 Tetor dhe jo më 1 Korrik, kur dhe ka lindur realisht. Madje në regjistër edhe emri i tij nuk është i shënuar si Sali, por Salih dhe duket se me kalimin e viteve e ka ‘ngrënë’ gërmën “h”.

    E vërteta është se ai zgjodhi ditëlindjen më 15 Tetor, se e festonte për të qenë në një ditë me atë të Enver Hoxhës.

  • “Këto të tjerat janë…”, kryeministri Rama: Dy janë protestat që ka pasur Shqipëria! Njëra prej tyre, “elektrizim” që shtonte njerëzit me minuta!

    “Këto të tjerat janë…”, kryeministri Rama: Dy janë protestat që ka pasur Shqipëria! Njëra prej tyre, “elektrizim” që shtonte njerëzit me minuta!

    Kryeministri Edi Rama gjatë një bisede në Podcastin e tij në Facebook, duke folur për studentët dhe shkollimin, u shpreh se në Shqipëri vetëm dy kanë qenë protesta qytetare dhe që kanë mbledhur njerëz.

    Ai veçoi protestën kundër armëve kimike dhe atë të studentëve, teksa për këtë të fundit tha se grumbullonte njerëz me minuta dhe se elementi që e veçoi ishte “nxjerrja jashtë” e politikës.

    Sipas Ramës protestat e tjera janë vetëm janë organizime partish.“Dy protesta ka pasur Shqipëria sa kam qenë unë, ato të tjerat janë organizime partish dhe sipas sensit që njerëzit kanë, që jemi më afër apo jemi më larg mundësisë së marrjes së fitores, vijnë më pak o më shumë.

    Protesta e parë ishte ajo e armëve kimike dhe e dyta protesta e studentëve, kishte një ndjeshmëri të brendshme që sillte njerëzit dhe elektrizim që shtonte me minuta numrin e njerëzve. Në protestën e dytë një tjetër element i studentëve ishte që jashtënxori elementët politikë”, tha Rama.

  • “Të gjithë së bashku”, një orë nga protesta e opozitës, Berisha tjetër mesazh qytetarëve,

    “Të gjithë së bashku”, një orë nga protesta e opozitës, Berisha tjetër mesazh qytetarëve,

    Kreu i PD Sali Berisha ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale kur ka mbetur edhe një orë nga nisja e protestës së opozitës.

    Ai e ka cilësuar ditë historike këtë të hënë, duke shtuar se nga sot nis rrugëtimi drejt fitores, ndërsa fton shqiptarët të bashkohen të gjithë në protestë.

    Lexo edhe :
    Postimi i Berishës:

    Sot është një ditë historike për të gjithë ne. Sot nis rrugëtimi ynë drejt fitores. Të gjithë së bashku kundër narko-qeverisë. #sb

    Skenarët e protestës

    Sot në orën 18.00 opozita do të nisë protestat për largimin e kryeministrit Edi Rama. Ndryshe nga tradita e krijuar, fjalime politike nuk do të ketë dhe marshimi do të nisë nga godina e qeverise për tu shtrirë në disa prej rrugëve kryesore të Tiranës.

    Ende nuk dihet se cilat akse do të bllokojë opozita në mbrëmje dhe PD ka zgjedhur të mos e tregojë skenarin e protestës duke u mjaftuar me shprehjen që në 7 tetor fjalën e kanë qytetarët.

    Së bashku me PD në shesh do të jenë edhe aleatët e saj, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Agron Duka e Vangjel Dule, ndërkohë që Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj dhe Dashamir Shehi nuk do të marrin pjesë, pasi besojnë se kjo nuk është strategjia më e mirë kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

    Protesta e 7 tetorit u caktua pas burgosjes së ish-deputetit Ervin Salianji, por nisja e revoltës ishte paralajmëruar më herët nga Partia Demokratike e cila thotë se me Edi Ramën në krye të qeverisë nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme.

    Për këtë arsye opozita ka paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë deri në largimin e liderit të mazhorancës dhe krijimin e një qeverie teknike që të çojë vendin në zgjedhje.

    Në 11 vitet e fundit PD ka provuar disa aksione radikale kundër qeverisë Rama dhe mazhorancës socialiste duke nisur nga çadra që zgjati 3 muaj para kryeministrisë në vitin 2017 deri tek djegia e mandateve, bojkoti i zgjedhjeve lokale e qindra protesta kundër qeverisë.

    Mbetet për t’u parë nëse ky aksion i ri do t’i sjellë apo jo opozitës fitoren përballë PS dhe Edi Ramës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare./vizionplus.tv