Category: Politikë

  • Jakup Krasniqi merr lajmin e hidhur në Hagë, humb jetë vëllai i tij

    Jakup Krasniqi merr lajmin e hidhur në Hagë, humb jetë vëllai i tij

    Vëllai i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, Azem Krasniqi, ka ndërruar jetë. Lajmi i hidhur është bërë me dije me anë të një postimi në rrjetet sociale.

    Ceremoni e varrimit do të mbahet sot në orën 17.00, në varrezat e lagjës “Llokme” në Negroc

    “Të nderuar familjarë, miq e dashamirë, Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë më i dashuri ynë, babai (Azem Januz Krasniqi). Varrimi bëhet nesër më 06.10.2024, në ora 17:00, në varrezat e lagjës “Llokme” në Negroc”, shkruan djali i të ndjerit në facebook.

    Këtë lajm të hidhur Jakup Krasniqi e ka marrë në Hagë, ku ndodhet në paraburgim prej 4 vitesh pasi po hetohet për krime lufte.

    Nuk dihet nëse Jakup Krasniqi do të arrijë të marrë leje të posaçme për t’i dhënë lamtumirën e fundit të vëllait.

  • Linda Rama arrin 1 milion euro pasuri: Blen apartament 429 mijë euro, tjetër ullishte në Surrel

    Linda Rama arrin 1 milion euro pasuri: Blen apartament 429 mijë euro, tjetër ullishte në Surrel

    Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, gjatë vitit 2023 ka blerë një apartmanet në Tiranë, me sipërfaqe 107 m2, me vlerë 429 mijë euro.

    Si të ardhura, zonja Rama deklaron të ardhura nga punësimi, qiradhënia dhe konsulenca të ndryshme ndërvite.

    Referuar deklaratës së fundit të pasurisë, po gjatë vitit 2023, Linda Rama deklaron se ka blerë edhe një ullishte tjetër në Surrel, me sipërfaqe 781 m2, me vlerë 39 mijë euro.

    Edi Rama, përpos pagës si kryeministër 27 mijë euro, gjatë vitit 2023 deklaron rreth 50 mijë USD të ardhura nga puna artistike, pra nga shitja e pikturave.

    Nëse llogarisim edhe shtëpinë dhe tokën në Surrel, si dhe një apartament 146 m2, pasuria e paluajtshme e Edi dhe Linda Ramës tejkalon shifrën 1 milionë euro.

  • Acarimi i raporteve të Kosovës me SHBA-në, Rama: Një vend i vogël s’mund të fle i qetë nëse s’ka miq të mëdhenj

    Acarimi i raporteve të Kosovës me SHBA-në, Rama: Një vend i vogël s’mund të fle i qetë nëse s’ka miq të mëdhenj

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë që ka zhvilluar me Blerta Kllokoqi-Rugovën, ka pyetur këtë të fundit nëse ka ambicie për t’u futur në politikë. Blerta Rugova ka pohuar se ka një ambicie të tillë dhe duke folur për ato që i sheh si problematike në Kosovë, ka përmendur shërbimet shëndetësore si diçka që kërkon zgjidhje urgjente dhe ka folur me shqetësim edhe për raportin e Kosovës me SHBA-në dhe kritikat e shumta që i kanë ardhur vendit nga Uashingtoni, shkruan Gazeta Express.

    Edi Rama është përfshirë në këtë debat sa i përket raporteve me aleatët dhe ka thënë se e konsideron si parakusht për një vend të vogël që të ketë miq.

    “Për mua është një parakusht absolut, për çdo vend të vogël, pavarësisht interesit dhe pozicionit që ndodhet, që të ketë miq”, ka thënë Rama.

    Tutje kryeministri shqiptar ka ndarë edhe një histori sa i përket aleancës me SHBA-në duke përmendur një bisedë që ka pasur me një lider të një shteti në Lindje të Mesme e që i ka treguar për historinë e raportit me SHBA-në si një vend i vogël.

    Rama ka thënë se për vendet e vogla si Shqipëria, Kosova e të tjera, është paraskusht pasja e miqve të mëdhenj.

    “Nuk e harroj kur më tha, që kemi bekimin nga Zoti që të jemi një vend i pasur, me pasuri nëntokësore. Kemi pasur edhe aftësinë që të rritemi nga pikëpamja e edukimit. Dhe sot jemi një vend i begatuar. Por mos harro që ne jemi shumë të vegjël për të fjetur të qetë nëse nuk kemi miq të mëdhenj. Sepse ditët kur dikush më i madh mund të vijë të na trokas tek dera, mund ta mbrojmë shpinë vetëm kur të kemi një mik më të madh sesa ai. Kjo është e padiskutueshme për të gjithë. Mbajtja e miqve në kushtet e vendet tona, flas për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi, vende që s’kanë pasuri të mëdha që i bëjnë interesant, është një parakusht për të cilin çdo kush ka në dorë marrëdhëniet ndërkombëtare, atë raportin e shpisë me atë çfarë ka jashtë shpie”, ka thënë Rama./Express/

  • PD kaos në Kuvend, Salianji reagon nga burgu i Fierit: Socialistët po sillen si viktima! Përdorin institucionet, si komisionet e partisë, për të fshikulluar lirinë

    PD kaos në Kuvend, Salianji reagon nga burgu i Fierit: Socialistët po sillen si viktima! Përdorin institucionet, si komisionet e partisë, për të fshikulluar lirinë

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Evin Salianji ka reaguar nga burgu i Fierit pas situatës së krijuar në Kuvend me kaosin e opozitarëve, menjëherë pas dënimit të tij me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale. Në një letër dërguar avokatit të tij mbrojtës, Ledio Braho, Salianji shkruan se socialistët po sillen si viktima.

    Më tej, ai e akuzon qeverinë se përdor institucionet për të fshikulluar dhe hequr lirinë dhe asgjësuar të drejtat.

    “Shfaqja e agresorëve si viktima, e dhunuesve si të dhunuar, e abuzuesve si të prekur nga prekja e pronës publike është hipokrizi neveritëse. Njësoj siç vjedhin dhe përgjegjësinë e mbajnë denoncuesit, siç shkretojnë dhe shkatërrojnë, siç e ndajnë Shqipërinë si plaçkë lufte për bandat dhe mes bandave, siç përndjekin administratën, shkatërrojnë meritokracine, sot po përpiqen të sillen si viktima.

    Dhuna dhe brutaliteti më i madh është eliminimi i kundërshtarit politik duke asgjësuar dhe nënshtruar institucionet. Duke përdorur institucionet, si komisionet e partisë, për të fshikulluar dhe hequr lirinë dhe asgjësuar të drejtat.

    Krimi më i madh është shkatërrimi i demokracisë, shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit. Pas vrasjes, burgosja politike është forma më e rëndë dhe më brutale e dhunës. Opozita po mbrohet dhe po mbron demokracinë dhe interesin publik”, shkruhet në letër.

  • “Mosbindje civile”, Noka për masat e Kuvendit ndaj deputetëve: S`njohim asnjë vendim të “narco-s”

    “Mosbindje civile”, Noka për masat e Kuvendit ndaj deputetëve: S`njohim asnjë vendim të “narco-s”

    Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, tha se Kryeministri Edi Rama dhe Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, se e urrejnë opozitën.

    Noka tha se kjo bandë hajdutësh dhe narkosi do të kenë opozitën përballë. “Në datën 7, ora 18:00 e gjithë Shqipëria do të jetë në Tiranë, do të kemi mosbindjen civile”, tha Noka.

    Noka tha se opozita nuk do të njohë asnjë vendim të Komisionit të Etikës, të cilat i konsideroi si vendime të “narkos”.“Ta harrojnë këta se mund të intimidojnë deputetët e opozitës. Përballë do të na kenë. Ne jemi përfaqësuesit e popullit opozitar. Mendoni ju vërtet se populli opozitar njeh vendimet e “narkos-it””, tha Noka.

    Deklaratat e deputetit demokrat erdhën pas ndërprerjes së mbledhjes së Komisionit të Etikës, si pasojë e tensioneve të krijuara në sallë.

    Opozita ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë marrëdhënie institucionale me mazhorancën që pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji.

  • Erdogan viziton Shqipërinë dhe Serbinë në datat 10-11 tetor

    Erdogan viziton Shqipërinë dhe Serbinë në datat 10-11 tetor

    Burime për Report Tv bëjnë me dije se Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë në datat 10-11 tetor.

    Më datë 10, Presidenti i Erdogan do të jetë në Tiranë, ndërsa më datë 11 tetor ka planifikuar vizitën e tij në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.Vizitë e Erdogan në Shqipëri ishte planifikuar qysh më herët, ndërsa autoritetet kanë filluar të marrin masat për ruajtjen e sigurisë. Nuk ka ende detaje të axhendës së tij për vizitën zyrtare në Tiranë.

  • Video – Monika Kryemadhi nuk ndalet/ Dje dogji karriget, sot “i vë flakën” rrjetit

    Video – Monika Kryemadhi nuk ndalet/ Dje dogji karriget, sot “i vë flakën” rrjetit

    Policia ka proceduar penalisht deputetët e opozitës, të cilët shkaktuan ditën e djeshme kaos në Parlament dhe dogjën karriget.

    Mes deputetëve të proceduar është edhe Monika Kryemadhi, e cila ka publikuar një video në rrjetet sociale si reagim për këtë çështje.

    Kryemadhi “i ka vënë flakën rrjetit”, pasi shfaqet duke kërcyer buzë pishinës, në banesën e saj.Ky status i Kryemadhit duket edhe si një sfidë për autoritetet./ CNA

    https://www.instagram.com/monika.kryemadhi/?utm_source=ig_embed&ig_rid=ae19bd68-6cff-4dc6-a43a-8c1aebdd5bd3

  • “Dhuna nuk ka vend në demokraci!”- Aksioni opozitar në Kuvend, Ambasada britanike: Partitë politike shqiptare të angazhohen në dialog konstruktiv!

    “Dhuna nuk ka vend në demokraci!”- Aksioni opozitar në Kuvend, Ambasada britanike: Partitë politike shqiptare të angazhohen në dialog konstruktiv!

    Përmes një reagimi në “X”, Ambasada britanike u kërkon të gjitha partive politike shqiptare të angazhohen në dialog konstruktiv dhe procese paqësore parlamentare.

    “Dhuna nuk ka vend në demokraci”, thuhet në reagim, ndërsa më tej dënon veprimtarinë që synon të minojë këto parime.

    Reagimi i plotë

    Dhuna nuk ka vend në demokraci. Ambasada Britanike u kërkon të gjitha partive politike shqiptare të angazhohen në dialog konstruktiv dhe procese paqësore parlamentare.

    Ambasada Britanike dënon veprimtarinë që synon të minojë këto parime dhe mbetet e përkushtuar për të mbështetur popullin dhe demokracinë e Shqipërisë.

  • Ervin Salianji vetëdorëzohet në polici, avokati mbërrin në Drejtorinë e Tiranës

    Ervin Salianji vetëdorëzohet në polici, avokati mbërrin në Drejtorinë e Tiranës

    Deputeti demokrat Ervin Salianji do te vetedorezohet ne policine e Tiranes per kryerjen e denimit me nje vit burg nga gjykata e Apelit.

    Ne oren 17.00 ne policine e Tiranes ka mberritur para deputetit, avokati i tij Ledio Braho.

    Mesohet se PD, u ka shperndare mbeshtetesve te saj, nje mesazh ne oret e fundit ku kerkohet grumbullimi i tyre prane drejtorise se Policise se Tiranes.

  • Ervin Salianji vendos të vetëdorëzohet, PD tërhiqet nga ngujimi

    Ervin Salianji vendos të vetëdorëzohet, PD tërhiqet nga ngujimi

    Deputeti i PD-së, Ervin Salianji i dënuar me një vit burg, me një vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit Tiranë një ditë më parë, ka vendosur të vetëdorëzohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës në orën 16:45 minuta.

    Duket se ka qenë ky vendimi i Salianjit pas një mbledhje të gjatë të grupit parlamentar të PD, që në fakt deklaroi se do të ngujohet pikërisht në seli, për të penguar arrestimin e tij. Por vendimi i Salianjit ka qenë pikërisht ky, të cilin e ka thënë disa herë në media, që ka vendosur t’u vetëdorëzohet autoriteteve.

    Këtë e konfirmoi edhe në një deklaratë për mediat kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, i cili tha se Partia Demokratike vendosi të respektonte vendimin personal të Salianjit.