Category: Politikë

  • Çështja ‘Salianji’/Grida Duma shpërthen ndaj Vangjelit: Mos gënje, e njoh këtë çështje si lëkura ime…

    Çështja ‘Salianji’/Grida Duma shpërthen ndaj Vangjelit: Mos gënje, e njoh këtë çështje si lëkura ime…

    Moderatorja Grida Duma dhe analisti Lorenc Vangjeli u përplasën në studion e Top Story, në një diskutim mbi deputetin e PD, Ervin Salianji, i cili u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit.Vangjeli: Zëri në audiopërgjim ishte i dobët sepse nuk u dorëzua në asnjë moment në Prokurori pajisja origjinale që ka bërë përgjimin.
    Grida Duma: Nuk është e vërtetë, sepse ti e di që unë e njoh çështjen

    Vangjeli: Po është
    Grida Duma: Më dëgjo ti dhe kushdo tjetër. Do ta ngrejë zërin për një arsye, sepse në këtë vend etika nuk respektohet. Unë këtë çështje e njoh si lëkura ime, për shumë arsye. Mos shkoni deri aty sa të mos jem etike t’ju them me sa detaje e njoh
    Vangjeli: Nuk e vë në dyshim që e njihni.
    Grida Duma: Po e njoh shumë mirë, dhe mos guxoni ta thoni, se kam qenë sekretare e marrëdhënieve me publikun në atë moment. Është dërguar nga PD aty 100 herë. Në dosjen e Prokurorisë shkruhet që ‘zëri mund të jetë i ngjashëm me Geronin dhe Fred Alizotin’, pra mundet, dhe çështja nuk është që nuk ka shkuar zëri.
    Vangjeli: Pajisja origjinale thashë…
    Grida Duma: Ajo pajisje që ka ardhur në PD, dhe këtu skam nevojë për Ervin Salianjin të ma thotë, e di unë si dëshmitar i parë me Lulzim Bashën që ka shkruar në Prokurori.

  • “O ko*e kandari po të përdorin, do shkosh në burg”, çfarë i thanë analistët 6 vite më parë Ervin Salianjit

    “O ko*e kandari po të përdorin, do shkosh në burg”, çfarë i thanë analistët 6 vite më parë Ervin Salianjit

    Deputeti demokrat Ervin Salianji u dënua sot me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit në Tiranë, për dosjen “Babale”. Bëhet fjalë për një rast të denoncuar më shumë se 6 vite më parë nga Salianji, që u përmbyll vetëm këtë të enjte në shkallën e dytë të drejtësisë.

    Mirëpo, në një debat televiziv të realizuar gjashtë vite më parë në emisionin “Opinion”, Ervin Salianji ka pasur një përballje të fortë me analistët Mustafa Nano dhe Lorenc Vangjeli, të cilët i kanë thënë se po përdorej dhe në fund të gjësë, do të përfundonte në burg.

    Salianji, mbrëmjen e 9 Tetorit 2018 ka nxjerr një video që tregonte dëshmitarin e Prokurorisë, Fredi Alizotin duke treguar se ishte shantazhuar të aktronte sikur ishte Geron Xhafaj.

    Sipas deputetit, atë kohë, Alizoti ka thënë se është marrë në makinë nga kryepolici Ardi Veliu që të luante rolin e vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj. Nuk dihet se kush ia ka bërë këtë kamera të fshehtë Alizotit, por gjashtë vite më parë doli hapur se ai ishte një person i pabesueshëm.

    “Këtë zotërinë që është dëshmitari kryesor i prokurorisë e kanë marrë e kanë përpunuar. Këtë njeri e kanë çuar me zor si dëshmitar në prokuri”, u shpreh Ervin Salianji, teksa u ngrit befas në emision dhe i dha një USD Fevziut, duke i kërkuar ta shfaqte në ekran.

    Në këtë moment i revoltuar, Mustafa Nano i drejtohet Salianjit: O idiot po të përdorin. O koqe kandari po të përdorin, do hysh vetë në burg.

    Ervin Salianji: Ky zotëria Fredi Alizoti që del se thotë kam bërë zërin e Agron Xhafës më 1 qershor ka marrë Drejtorin e Policisë së Fierit dhe ka denoncuar. Ndërsa në filmimin që më kanë sjell mua ky thotë se më kanë shantazhuar.

    Mustafa Nano: Ti je edhe dhi e zgjeposur dhe bishtin përpjete. Je nën akuzë!

    Ervin Salianji: Janë vënë të gjithë në shërbim të ministrit të Brendshëm. Policia është angazhuar për të gjetur një dëshmitar të rremë. Shiheni tani këtë llumin që është dëshmitar për prokurorinë.

    Lorenc Vangjeli: Është një idiotësi e madhe more. Rrituni!

  • “Ti B e Vogël e shtypit”, Rama i kthehet keq Gaz Bardhit: Xhafaj e mbylli detyrën me nder!

    “Ti B e Vogël e shtypit”, Rama i kthehet keq Gaz Bardhit: Xhafaj e mbylli detyrën me nder!

    Kryeministri Edi Rama, i ka kthyer pergjigje Gazmend Bardhit, ne lidhje me deklaratat qe ai beri per denimin e Ervin Salianjit per ceshtjen Babale.

    Rama e quan Bardhin, B e Vogel:

    Kurse ti B e Vogël e prehërit të B-së Madhe, je një shpifës i neveritshëm i të njëjtit lloj si i sapodënuari për veprën penale të Kallzimit të Rremë. Por ndryshe nga ky i fundit, që i shërbeu trimërisht atij të cilit ti i shërben burracakërisht, duke pritur me kokën lart e me gojën hapur të të hedhë nga Penxherja e Katit të Tetë atë lëndën luftarake që pastaj ti e pështyn në mexhelis për llogari të tij, u the me të madhe shqiptarëve dhe atyre të RAI3-shit e jo vetëm atyre, se e kishe kallzuar në SPAK trafikantin e drogës që zbulove në familjen time, po në fakt, i gënjeve mu si një skuth që i vë në dispozicion bishtin e spërdredhur çdo shefi të radhës, sepse në fakt nuk bëre asnjë kallzim pikërisht për të mos përfunduar si ky tjetri, i dënuar penalisht për veprën më ekstreme të Shpifjes, Kallzim i Rremë – sepse megjithëse gjysëm burrë e gjysëm derrkuc mbi prehrin e shefit të radhës, si jurist që je ti e dije se Kallzimi yt i Rremë do të të kryqëzonte nga gozhda e ligjit si autor i një vepre penale kundër drejtësisë dhe do t’i jepje lamtumirën politikës si një kriminel me vendim gjykate!

  • Cekja kërkon ndihmë tek “Fiks Fare”: Faturohem për ujin sikur të kisha lavazh!

    Cekja kërkon ndihmë tek “Fiks Fare”: Faturohem për ujin sikur të kisha lavazh!

    Humoriusti i mirënjohur Sejfulla Myftari ndryshe i njohur si Cekja i Beratit i është drejtuar emisionit “Fiks Fare” jo si artist, por si hallexhi.

    Ai ka problem me shtëpinë e tij të pushimit që ka në Sarandë, pasi edhe pse nuk jeton njeri ai paguan faturat e ujit mbi 6000 lekë në muaj.

    Shtëpinë në Sarandë Cekja e ka prej 22 vitesh, por problemin me mbifaturim e ka kohët e fundit. Ai tregon për “Fiksin” se në dy muaj korrik e gusht faturat e ujit kapin vlerën prej 11.500 lekë pa qenë kush në shtëpi. “Unë duhet të pyes komshinjtë mos ka çarë ndonjëri tubin tim dhe ka hapur lavazh”, shprehet ai me humor.

    Më pas tregon se ka bërë kërkesë pranë UKS për ndërrim të matësit dhe ka shlyer gjithë pagesat me vlera të konsiderueshme duke i zeruar ato në korrik të 2024. Por çudia ndodh se edhe pse kishte zeruar gjithçka në UKS ai del sërish debitor. Faturat e korrikut dhe gushtit janë në vlerën 11500 lekë. Ankohet sërish dhe merr si përgjigje që nuk është faji lexuesit, pra nuk ka mbifaturim, por fajin e ka sahati.

    “Fiksi” bashkë me Ceken i drejtohen shërbimit të klientit të UKS-së dhe ai shprehet se është në dijeni të problemit, por që matësi i ujit aq ka regjistruar. Ndërkohë që Cekja shpjegon se matësi është ndërruar punonjësi i shpjegon se matja e sahatit të ri pasqyrohet në muajin shtator.

    Ndërkohë që faturimet për muajt korrik e gusht janë nxjerrë nga matësi që kanë hequr. I pyetur nga ana e Cekes se pse del debitor kur i ka kryer të gjitha pagesat, punonjësi shpjegon se në matësin që kanë hequr kishte ende metra kub uji të pa lexuara.

    Ndërkohë që “Fiksi” dhe Cekja është në zyrat e UKS-së, drejtori i këtij institucioni telefonon gazetaren e Fiksit duke i thënë se nuk është në dijeni, por që problemin do e zgjidhin menjëherë.

    Fiksi shoqëron Ceken në shtëpinë e tij të pushimit në Sarandë për të parë matësin e ri. Në shtëpinë e humoristit kontrollojnë për ndonjë rrjedhje të mundshme të ujit që nuk e konstatojnë.

    Edhe komshinjtë nuk janë ankuar për ndonjë rrjedhje të mundshme, pra duke u e përjashtuar si fakt. Edhe specialistet e UKS-së që i kanë shoqëruar në shtëpi Ceken nuk shohin rrjedhje dhe së bashku mbyllin çdo saraçineskë në shtëpi.

    Pak më vonë, gjatë orarit të furnizimit me ujë, grupi i UKS-së shkon sërish dhe bëjnë filmime të sahatit i cili regjistron konsum, pa patur njeri në shtëpi dhe çdo gjë ishte e mbyllur.

    Fiksi rikthehet sërish në Ujësjellësin Sarandë ku kërkon procesverbalet e heqjes së sahatit të vjetër dhe vendosjen e të riut, Si dhe si është e mundur që edhe sahati i ri regjistron konsum.

    UKS- së në përgjigje të saj shkruan nga verifikimi i bëre nga grupi më 24/09/2024 u konstatua se ujëmatësi vazhdon të regjistrojë konsum, por pa dhënë shpjegim se pse. Gjithashtu ata këshillojnë të kontrollohet linja nga ujëmatësi në drejtim të banesës për të gjetur defekte të mundshme. Defekte që punonjësit e UKS-ë edhe pse inspektuan shtëpinë nuk i gjetën.

  • Vuçiç takim “kokë më kokë” me presidentin e Iranit, Kosova temë e bisedës

    Vuçiç takim “kokë më kokë” me presidentin e Iranit, Kosova temë e bisedës

    Në Nju Jork, ku ndodhet për punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u takua me homologun Iranian Masud Pezeshkijan, dhe tema kryesore e bisedës, siç pohoi dhe ai vetë, ka qenë Kosova.

    Vuçiç shkroi në Instagram se e ka falenderuar Iranin për “qëndrimin e tij të palëkundur dhe të vendosur lidhur me integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë”.

    Serbia që nga viti 2021 e ka forcuar bashkëpunimin me Iranin, pavarësisht se bëhet fjalë për një shtet nën sanksione të BE-së, me politikën e jashtme dhe të sigurisë të së cilit është e detyruar të harmonizohet si një shtet kandidat për anëtarësim në bllokun evropian.

    Beogradi zyrtar llogarit mbështetjen e Teheranit për çështjen e Kosovës, pavarësinë e së cilës Irani nuk e njeh.

    Vucic ka theksuar në këtë takim rëndësinë e institucionit të Kombeve të Bashkuara në përpjekjet për të intensifikuar dialogun dhe aktivitetet diplomatike me qëllim qetësimin sa më të shpejtë të të gjitha konflikteve. Kosova ka qenë temë kryesore bisede edhe mes tij dhe kreut të diplomacisë kineze, Wang Yi.

    “I paraqita ministrit të jashtëm kinez situatën gjithmonë e më të vështirë të popullit serb në Kosovë dhe kërkova mbështetjen e Pekinit “në luftën për të vërtetën dhe respektimin e të drejtës ndërkombëtare”, ishte komenti i Vuçiç, i cili shtoi gjithashtu se Serbia i është mirënjohëse Kinës e cila në maj të këtij viti votoi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së kundër Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë.

  • Drejtues politik në një qark problematik, Ervin Salianji paralajmëron: Nuk shmangem, do jem përballë çdo beteje

    Drejtues politik në një qark problematik, Ervin Salianji paralajmëron: Nuk shmangem, do jem përballë çdo beteje

    Ervin Salianji është drejtuesi politik i PD në qarkun e Elbasanit, një nga qarqet më problematike gjatë fushatave elektorale.

    I ftuar në News24, ai tha se do jetë përballë cdo situate dhe kudo që do ketë problematike, ndërsa theksoi se “në këtë fushatë do të kemi forcën e argumentit për të bërë një garë që të fitojnë qytetarët në bazë të alternativës”

    “Është një nga tre qarqet më të mëdhenj dhe me problematika të caktuara, qoftë për shkak të problematikave. Një qark që në vend të diskutohet për qytetarin dhe vlerat, është folur për ngjarjet kriminale.

    Në këtë fushatë do të kemi forcën e argumentit për të bërë një garë që të fitojnë qytetarët në bazë të alternativës. Unë do jem përballë cdo situate, do jem në cdo zonë, pa tentuar për të pasur mbrojtjen e njerëzve.

    Do jem në cdo cep të territorit, do ta shikoni. Do jem aty ku do jetë problematika. Nuk besoj se do ketë problematika. Unë e kam treguar që përballem, nuk shmangem”, tha deputeti i PD.

  • Veliaj, medalisti i betonit që humbi në plehra

    Veliaj, medalisti i betonit që humbi në plehra

    Pisllëku, zhuli, era e rëndë, mizat e qelbura dhe sëmundjet po mbysin çdo qytetar të Tiranës prej të paktën dy javëve. Nëse nuk ke sy të shohesh, do kesh hundë të ndjesh plehrat e Tiranës që janë bërë mal mbi kazanët e mbetjeve. Kryebashkiaku Erion Veliaj as e ka problem këtë pjesë, kur pikërisht teksa qytetarët ankoheshin për mbetjet në rrugë, ai shfaqet si “spiderman” që ofron apartamente për përsonat e pastrehë që iu dëmtuan banesat në tërmetin e 26 nëntorit 2019.

    E sikur të mos mjaftonte kjo propagandë, që mban erë edhe më të rëndë se vetë plehrat, Veliaj ftoi edhe Ramën në “gostinë” ku konsumohet politikë më shumë sesa sport, e ata dy medalistë të bronxtë në mundje, shëtiten si “kavje suksesi” nga “medalistët e artë” në mirazhin haluçinativ, Edi Rama dhe Erion Veliaj.

    Dy mundësve iu dhanë çelësat e dy apartamenteve si shpërblim për medaljet e bronxit që sollën nga lojërat olimpike të mbajtura në Francë. Por medaljet kanë dy anë, ajo e dukshme dhe tjera e errët, që është më e pisët se vetë plehrat që po na mbysin. Nisin tek koshat dhe mbyllen në Sharrë, për tu varrosur në një incenerator që nuk ekziston dhe një SPAK që e ndjen erën e rëndë të mbetjeve, por prangat i ka hedhur në “koshin e mbetjeve” që menaxhohet nga kryabashkiaku kampion…

    Përse zhuli po na mbyt, deri në shfaqjen e sëmundjeve dhe gulçimin që vjen nga kudërbimi? Bashkia Tiranë ka marrë përsipër të pastrojë qytetin nëpërmjet kompanisë “Eco-Tirana”, ku 51 për qind të kasioneve i ka vetë bashkia, ndërsa 49 për qind një kompani italiane që ka ndërruar disa pronarë në pak muaj e nuk dihet se kush fshihet pas tyre.

    Sipas kontratës, “Eco-Tirana” duhet të zbrazë 6396 kosha mbetjesh në ditë. Po ashtu të lajë dhe dezinfektojë 500 vendqëndrime të koshave, ndërsa vijon detyrimi kontraktual që kjo kompani duhet të fshijë 1.9 milionë metra katrorë rrugë dhe lajë 285 mijë metra katrorë sipërfaqe të rrugëve kryesore në ditë.

    Kjo është kontrata që duhet zbatuar, por shihet me sy ashiqare ajo që ndodh. Koshat e mbetjeve jo vetëm që janë tejmbushur, por plehrat po shpërndahen në rrugë, duke sjellë një katasrofë të tmerrshme mjedisore. Mizat, qentë endacakë të tredhur e patredhur, hardhuca, buburrecë e minj të shumtë, po marrin ‘ngjyrën mavi’, teksa kanë Rilindur në gostinë e plehrave…

    Kampioni i betonizimit të Tiranës vijon të jetë gjatë në mediat e blera dhe vetëofruara që të shiten edhe pa çmim fare… Asnjë media kombëtare dhe e madhe nuk ka “kamera” ta shohë, asnjë bos mediatik nuk e ndjen kudërbimin e mbetjeve, por mjaftohen që bashkë me një grusht oligarkësh të shfaqin interesin jo për pastrimin e qytetit, por pastrimin e parasë së pisët që bëhet “qelibar” në kullat e betonit. Medalja e artë për kategurinë “beton” padiskutim që e mbajnë dy njërez të fuqsiëhm, që dje mburreshin me Bronxin e dy mundësve të natyralizuar. Plehrat po na mbysin!/Boldnews

  • FOTOT/ Adriana Kalaja thirrje për destabilizim dhe vrasjen e Rames e Veliajt: Tritoli është zgjidhja e vetme të lirohet Sali Berisha

    FOTOT/ Adriana Kalaja thirrje për destabilizim dhe vrasjen e Rames e Veliajt: Tritoli është zgjidhja e vetme të lirohet Sali Berisha

    Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, ka bërë thirrje për destabilizim dhe duke vendosur dy fotografi me pistoletën drejtuar ne kokën e kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, nenkupton vrasjen e tyre

    Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, ka bërë thirrje për destabilizim dhe duke vendosur dy fotografi me pistoletën drejtuar ne kokën e kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, nënkupton vrasjen e tyre.

    Në një postim te gjate ne Facebook, Kalaja shpreh zhgënjimin pse Sali Berisha nuk e caktoi atë Drejtuese Politike të Qarkut të Tiranës, por Belind Kelliçin, dhe nënvizon se e vetmja mënyrë që Partia Demokratike të vijë në pushtet është përmes përballjes, destabilizimit dhe “tritolit”, duke lënë të kuptohet nxitjen e dhunës së paprecedentë.

    “E kam thënë që kur vura kandidaturën në primaret e zhvilluara në PD se: Tirana shpëtohet vetëm me TRITOL. Sot jam më e bindur se kurrë se jo vetëm Tirana por e gjithë Shqipëria. Besoj se edhe një pjesë e mirë e Juaja që, dikur nuk u bashkuat me tezën time. Sa për ata që më sulmuan, nuk i’a vlen, të harxhoj kohën time të vyer. Koha më dha të drejtë. Ashtu si për shumë ide e veprime që kam ndërmarë.

    Pyetja që unë shtroj është se: A shkohet në “luftë” pa Komandantin apo në fushatë zgjedhore pa Kryetarin e PD-së dhe Liderin e Opozitës? Kurrsesi JO. Madje, historia ka treguar se fitoren në një betejë e ka arritur ai që ka “vrarë” Komandantin e palës kundërshtare, ku ushtarët pas kësaj, kanë braktisur fushën e betejës. Për këtë arsye teoria e “tritolit” sot është zgjidhja e vetme.

    Vetëm me përballje, destabilizim dhe “tritol”:

    1. Lirohet Prof. Dr. Sali Berisha.

    2. Rrëzohet Mafia në pushtet.

    3. Krijohen kushte për Qeverinë Teknike.

    Vetëm kështu, shkohet drejt fitores.

    PS: Filloni tani procedim penal për kanosjen e dy Drejtuesve të Grupit të Strukturuar Kriminal Rama – Veliaj”, thekson Adriana Kalaja.

    Kjo nuk është hera e parë që Adriana Kalaja bën deklarata kërcënuese në rrjetet sociale, kryesisht ndaj kryeministrit Edi Rama. Në korrik, Kalaja përfundoi në polici nën akuzën e kanosjes për shkak të detyrës.

  • Ilir Meta godet tavolinën me grusht: Tentuan të bllokonin llogaritë bankare! Kemi parimet e Bajo Topullit! Doni t’i provoni?!

    Ilir Meta godet tavolinën me grusht: Tentuan të bllokonin llogaritë bankare! Kemi parimet e Bajo Topullit! Doni t’i provoni?!

    Partia e Lirise duket se ka pasur probleme me veprimet financiare.

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa fliste pasdite në mbledhjen e Kryesisë, ka humbur qetësinë, teksa tregonte se është tentuar që t’i mbyllnin llogaritë bankare.

    Duke përplasur disa herë dorën mbi tavolinë dhe duke ngritur zërin Meta tha se edhe nëse ia bllokojnë llogaritë, nuk bllokojnë dot Partinë e Lirisë.

    “Gjëja më e rëndë që ka ndodhur sot është se çuditërisht, prej disa kohësh, kishim problem me pagesat e pagave të atyre që punonin në PL dhe unë autorizova z.Ponari që të bëjë veprimet si një njohës i këtyre fushave. Edhe ai vete te banka paraqet autorizimin. Ata sillen korrekt. Shkon te banka tjetër dhe i përgjigjet zonja. Dhe mbi të del një superzonjë që e pyet kush është.Ca je ti, i thotë, duhet të vijë presidenti, pasi të shkojë në gjykatë. Pasi të marrë vërtetim që është presidenti i Partisë të shkojë dhe te noteri. Petriti u tregua tolerant. Mirë bëri. Ai më tregoi se çfarë kishte ndodhur”, u shpreh kreu i PL.

    Më tej, Meta tha se nuk e përmend emrin e bankës, pasi do të falimentonte për 24 orë. “Unë nuk e tregoj emrin e bankës se mund ta falimentoj për 24 orë. Ta bëj më keq se Suden’, tha kreu i PL.

    “Unë jam detyruar t’ua them juve, pa ekspozuar bankën… në emër të kujt i bëhet kjo bllokadë? Ja dhe e bllokuan llogaritë, do bllokojnë PL? Ilir Metën? Do fshehin aferat?Të Lulzim Bashës dhe Ramës? Kjo qenie e pështirë që ka marrë peng njerëz, PL… ne kemi parimet e Bajo Top! Kaq! Ta dinë mirë ata”, tha Meta ndër të tjera.

    “Jua thash këtë për të kuptuar se ku ka arritur mafia, në përpjekje për të bllokuar PL. As kanë shanse.

    Ata na e kanë hedhur se kishin korruptuar njerëzit tanë më të afërt, por tani beteja është ballore, e pamëshirshme. Kemi parimet e Bajo Topulli, doni t’i provoni? Kur të doni! Që sot! Që tani”, tha Meta më tej.

  • Rama reagon për herë të dytë për vrasjen në Pogradec: Autori u dorëzua nga puna e policisë

    Rama reagon për herë të dytë për vrasjen në Pogradec: Autori u dorëzua nga puna e policisë

    Kryeministri Edi Rama reagoi serish ne lidhje me vrasjen e te riut ne Pogradec, duke theksuar se po hidhet balte e organizuar ndaj policise dhe urgjences kombetare, ne nje kohe qe sipas tij, vetedorezimi i autorit, ka ardhur pikerisht si pasoje e kerkimeve te policise.

    Reagimi i dyte i Rames:

    Ata që kanë krijuar çorbën e pistë kundër Policisë së Shtetit dhe Urgjencës Kombëtare tani flasin për deklarata kontradiktore të shtetit apo për vetëdorëzim të autorit, ndërkohë që s’ka pasur asnjë deklaratë kontradiktore apo a thua se vetëdorëzimi brenda pak orësh i autorit dhe arrestimi i tij, janë gjëra kontradiktore, kur në fakt vetëdorëzimi sikundër e tregon qartë e gjithë dinamika e reagimit përkatës është rezultat i punës së policisë, e jo një akt vullnetar nga hiçi i vrasësit!Ky është rasti tipik i një maskarade të krijuar qëllimisht dhe si provë e maskaradës mjafton vetëm fakti, se askush nga nxitësit dhe komentatorët e maskaradës nuk iu referua asnjë çast komunikatës së Policisë Vendore të Korçës qysh në krye të herës, po së bashku iu referuan dizinformimeve e keqinformimeve të njëri-tjetrit për të helmuar sa më shumë opinionin publik.

    Prandaj nuk do as mend e as kalem për të kuptuar se dalja publike e niveleve më të larta të Policisë së Shtetit dhe të Urgjencës Kombëtare, as nuk do të kishte pse të ndoshte nëse burimet e dizinformimit dhe të keqinformimit do t’i ishin referuar fakteve, e jo sajesave të njëri-tjetrit.