Category: Politikë

  • “Autori u arrestua në kohë rekord, urgjenca mbërriti për 7 minuta”, Rama për ngjarjen në Pogradec: Akuza e prokurorisë për vrasje nga pakujdesia, e pakuptueshme

    “Autori u arrestua në kohë rekord, urgjenca mbërriti për 7 minuta”, Rama për ngjarjen në Pogradec: Akuza e prokurorisë për vrasje nga pakujdesia, e pakuptueshme

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar duke hedhur poshtë akuzat se policia e Pogradecit u mundua të fshihte ngjarjen e ndodhur katër ditë më parë ku mbeti i vrare Egli Proga, si pasojë e dhunës nga Denis Meçe.

    Rama thotë në reagimin e tij se sot Policia e Shtetit dhe Urgjenca Kombëtare dhanë prova që hedhin poshtë akuzat se ngjarja u tentua të fshihej, apo se ambulanca u vonua.

    Ai thotë se akuza e Prokurorisë “vrasje nga pakujdesia”, tingëllon e pakuptueshme për këdo që është njohur me dinamikën e kësaj ngjarjeje tragjike, por ‘nuk ka asnjë lidhje me Policinë e Shtetit apo me punonjësit e urgjencës, të cilët e kanë kryer detyrën me profesionalizëm dhe integritet të plotë ligjor e moral’.

    Kreu i Ekzekutivit i bashkohet thirrjes së policisë për t’iu referuar dokumenteve e zyrtare të operacionit me qëllim shmangien e dezinformimin si dhe lojën e turpshme që po bëhet për qëllime politike sipas tij nga opozita.

    Reagimi i kryeministrit Edi Rama:

    Sot Policia e Shtetit dhe Urgjenca Kombëtare dhanë publikisht provat që hedhin poshtë agresionin e neveritshëm ndaj tyre lidhur me ngjarjen tragjike të Pogradecit, ku policia u akuzua pa asnjë bazë sikur tentoi të fshihte ngjarjen, ndërsa urgjenca sikur u vonua tejmase në dhënien e ndihmës për viktimën. Në fakt të gjitha provat tregojnë e dokumentuara, qoftë të operacionit policor e qoftë të sistemit elektronik të Urgjencës Kombëtare tregojnë, se Policia e arrestoi në kohë rekord autorin për “Vrasje me dashje” dhe Urgjenca iu përgjigj në 7 minuta thirrjes për ndihmë! “Vrasja nga pakujdesia” e ngritur si akuzë nga Prokuroria, e cila tingëllon e pakuptueshme për këdo që është njohur me dinamikën e kësaj ngjarjeje tragjike, nuk ka asnjë lidhje me Policinë e Shtetit apo me punonjësit e urgjencës, të cilët e kanë kryer detyrën me profesionalizëm dhe integritet të plotë ligjor e moral.

    Ky është edhe konkluzioni i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, e cila është angazhuar nga Ministria e Brendshme, menjëherë pas daljes së pretendimeve apo fabrikimeve mbi rrjedhën e ngjarjes, duke kryer kontrollin e të gjitha hapave të operacionit për kapjen e autorit të vrasjes. Duke mos komentuar qëndrimin e organeve të drejtësisë, por duke mirëkuptuar plotësisht indinjatën e kujtdo që ndjehet i skandalizuar nga akuza e ngritur nga Prokuroria, bashkohem me thirrjen e Policisë së Shtetit për të gjitha burimet e përgjegjshme të informimit, që t’i referohen dokumentave të operacionit të policisë si edhe të shërbimit të urgjencës, për të luftuar dizinformimin dhe keqinformimin e qëllimshëm të publikut, duke luajtur me një vdekje tragjike për lloj-lloj motivesh të dobëta politike, mediatike apo edhe thjesht jonjerëzore.

  • Ndoka: Vangjel, mos bëj thirrje për n/kryetar, se Kryetar do jetë Rama, në Himarë!

    Ndoka: Vangjel, mos bëj thirrje për n/kryetar, se Kryetar do jetë Rama, në Himarë!

    Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka me anë të një komenti plot ironi, i ka dhënë një këshillë Vangjel Tavos.

    Ky i fundit ka disa ditë që shkruar dhe i bën ftesë kandidatit të opozitës në Himarë, Petro Gjikuria që të mos largohet nga Shqipëria, por të qëndrojë në Himarë dhe të punojnë së bashku.E për këtë arsye, Ndoka i ka bërë një koment epik Vangjel Tavos.

    ‘Vangjel, mos bëj thirrje për n/kryetar, se Kryetar do jetë Rama, në Himarë!’,shkruan Nard Ndoka në postimin e tij në Facebook.

  • ‘Je zero me xhufkë!’ Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s’del nga skëterra ku e ka futur veten

    ‘Je zero me xhufkë!’ Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s’del nga skëterra ku e ka futur veten

    Në një intervistë për Report Tv avokati Idajet Beqiri dhe Arbër Hoxha paralajmërojnë kallëzim penal ndaj Kalasë për atë që e quajnë kallëzim të rremë ndaj 3 gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

    “Në këtë vend ata që s’kanë haber bëjnë çudira se nuk mbajnë përgjegjësi. Është një shoë që nuk ka asnjë lloj efekti në fushën juridike jo e jo. SPAK sa ta marrë kallëzimin nuk do ta regjistrojë fare por do ta kthejë me një mosfillim duke përdorur argumentin më normal që nuk ndërhyn askush në vendimmarrjen e gjykatave. Argumentet që recitonte Kalaja është absurde, nuk ka lidhje fare me të drejtën penale. Kalaja nuk është juriste është ekonomiste. Nuk përfaqëson një çështje as civile, e as penale.

    Nuk të merr kush avokat kur s’ke haber e je zero me xhufkë. Por fatkeqësia jonë është që opozita e mban si eksperte ligjore, prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe sa s’ka burrë nëne që të dalë nga skëterra ku e ka future veten. Ai është kallëzim penal i rremë. Jam i bindur çdo lloj gjykate prokurorie kur të analizojë deklarimet që ka bërë do e nxjerrë të papërgjegjshëm. Një person I papërgjegjshëm nuk merret as në procedim penal por çohet për tu vizituar”

    Hoxha shkon më tej duke paralajmëruar Kalanë se me këtë veprim absurd rrezikon dhe të merret vetë ajo në procedim penal

    “SPAK mund ta marrë Kalanë për kallëzim të rremë, sepse kallëzimi nëse përmban të dhëna që nuk i përshtaten realitetit objektiv patjetër që kushdo që ushtron kallëzim mund të marrë përgjegjësi penale. Pra në rastin më të mirë mund të jetë një mosfillim në rastin më të keq mund të jetë procedim penal për kallëzim të rremë. Pasi të thuash që gjyqtarët e Gjykatës së Lartë janë të korruptuar minimalisht ke bërë shpifje, maksimalisht ke bërë kallëzim të rremë”

  • ‘I fali 6 milje det, në fund donte t’i falte Himarën’ Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

    ‘I fali 6 milje det, në fund donte t’i falte Himarën’ Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

    Kreshnik Spahiu, ka reaguar në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve lokale në Himarë, të cilat u fituan nga Vangjel Tavo me një diferencë të ndjeshme votash ndaj rivalit të tij opozitar Petro Gjikuria.

    Kreshnik Spahiu, ka reaguar në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve lokale në Himarë, të cilat u fituan nga Vangjel Tavo me një diferencë të ndjeshme votash ndaj rivalit të tij opozitar Petro Gjikuria.

    Në një postim në facebook, Spahiu shkruan se kryetari i PD Sali Berisha, nuk mundi të fitojë zgjedhjet as pas aleancës me Athinën të cilës i fali 6 milje det dhe 6 varreza ushtarësh grekë në jug të Shqipërisë.

    i fali Greqisë me firmë 6 milje në detin Jon

    – i fali 6 varreza ushtarësh grek në jug të Shqipërisë.

    – i fali ndryshimin e kombësisë me ligj per 320 euro.

    – i fali censusin me bazë etniko-fetare.

    Në fund të jetës donte ti falte edhe Himarën tonë, shkruan Spahiu.

  • PD e akuzoi se ka përfituar prona në Vuno, Rama paralajmëron padi: Të paudhë dhe skllevër të ballkonit “non grata”! Lëtyrë të nxjerrë nga kanalet e ujërave të zeza

    PD e akuzoi se ka përfituar prona në Vuno, Rama paralajmëron padi: Të paudhë dhe skllevër të ballkonit “non grata”! Lëtyrë të nxjerrë nga kanalet e ujërave të zeza

    Edi Rama i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike, e cila sot tha se kryeministri si trashëgimtar i familjes Koleka ka përfituar 22.4 hektarë tokë në Vuno në mënyrë të paligjshme.

    Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka paralajmëruar padi në gjyq, ndërsa thotë se të gjithë këto janë përpjekje për të hedhur baltë mbi të dhe familjen e tij.

    “Të gjitha faktet që e ekspozojnë këtë përpjekje, si një lëtyrë të nxjerrë nga kanalet e ujrave të zeza mediatike në Tiranë e në Athinë, e tashmë të propaganduar nga skllevërit e ballkonit Non Grata, do të jenë pjesë e padisë së radhës në gjyq për këta të paudhë”, shkruan Rama.

    Sipas kreut të qeverisë, të gjithë trashëgimtarët e pronave të stërgjyshit të tij në Vuno nuk i kanë marrë ende certifikatat e pronësisë.

    “Sepse unë, ndryshe nga kundërshtarët e mi pa din e pa iman, nuk jam i asaj kategorie përfaqësuesish të popullit, që tjetër thonë për njerëzit e tjetër bëj për vete”, shprehet kryeministri.

    Reagimi i kryeministrit Edi Rama

    Përpjekja e dëshpëruar për të bërë një paralele të pamundur, mes pushtetit të përdorur për veten e për familjen dhe pushtetit të vënë në dispozicion të të gjithëve, ku edhe vetja, familjarët apo fisi yt trajtohen njësoj si të gjithë, është një përpjekje që e përshëndes me kënaqësi, sepse aq sa ç’është e neveritshme si gjithnjë kur hidhet baltë mbi familjen time për të luftuar në fakt me mua, aq është këtë herë edhe e mirëseardhur për të bërë dallimin si nata me ditën mes agresorëve të familjes time dhe meje si kundërshtar i papërkulshëm i tyre! Të gjitha faktet që e ekspozojnë këtë përpjekje, si një lëtyrë të nxjerrë nga kanalet e ujrave të zeza mediatike në Tiranë e në Athinë, e tashmë të propaganduar nga skllevërit e ballkonit Non Grata, do të jenë pjesë e padisë së radhës në gjyq për këta të paudhë që në fakt, po i paguajnë me një vetëdiskreditim e vetëturpërim shembullor në sytë e shqiptarëve paudhësitë e panumërta, që i kanë bërë këtij vendi e këtij populli kur kishin edhe gurin edhe arrën, në duart e tyre të mbrapshta e të pista. Por për publikun ka vetëm një fakt.

    Sot e gjithë ditën, duzina e trashëgimtarëve të pronave të stërgjyshit tonë në Vuno të Himarës, njësoj si plot trashëgimtarë të tjerë të kësaj zone – ku sapo isha së bashku me kryebashkiakun tonë të së dielës së ardhshme, Vangjel Tavon – nuk i ka marrë ende çertifikatat e pronësisë. Sepse unë, ndryshe nga kundërshtarët e mi pa din e pa iman, nuk jam i asaj kategorie përfaqësuesish të popullit, që tjetër thonë për njerëzit e tjetër bëj për vete. Kështu që faleminderit që e hapën këtë gropë në publik për mua dhe bujrum le të hidhen vetë brenda, si zakonisht, por këtë herë me të mirën e madhe që populli do ta shohë dallimin e madh, si në një pasqyrë ku vetëm qorrat me qimen e syrit në tru mund të mbeten pa e kuptuar!

  • Deputeti opozitar përdhos parlamentin, vendos këmbët mbi tavolinë teksa pritej të votohej për kryeparlamentaren

    Deputeti opozitar përdhos parlamentin, vendos këmbët mbi tavolinë teksa pritej të votohej për kryeparlamentaren

    Deputeti Edi Paloka vendosi të presë votimin për kryeparlamentaren Spiropali në mënyrë të pazakontë në seancë plenare.

    Ai ishte ulur në vendin e tij dhe teksa në sallë kishte tensione përgjatë foltores me deputetët Bardhi e Noka, Paloka vendosi këmbët në tavolinën e deputetit dhe po shikonte telefonin.

    Një gjest ky aspak i hijshëm për parlamentin dhe një veprim që përdhos këtë institucion ligjvënës.

    Megjithatë pamje të tilla janë parë edhe nga presidentë dhe kryeministra, si Barack Obama apo Edi Rama, por këto kanë ndodhur në zyrat e tyre dhe jo në publik e aq më tepër në një institucion ligjvënës teksa pritej të votohej diçka e rëndësishme.

    Paloka me këtë veprim tregon se e trajton parlamentin më keq se kafenë e lagjes.

  • Dhuna ndaj avokatit/ Ilir Meta shkon në Spitalin e Traumës, interesohet mbi shëndetin e Sokol Mëngjesit! Takohet me familjarë dhe mjekë

    Dhuna ndaj avokatit/ Ilir Meta shkon në Spitalin e Traumës, interesohet mbi shëndetin e Sokol Mëngjesit! Takohet me familjarë dhe mjekë

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i shoqëruar nga anëtari i Kryesisë, Avokat Genc Gjokutaj zhvilloi sot një vizitë në Spitalin e Traumës, për t’u interesuar mbi gjendjen shëndetësore të Avokat Sokol Mëngjesit, të dhunuar barbarisht pak ditë më parë në zonën e ish bllokut në Tiranë.

    Presidenti Meta u takua me bashkëshorten, prindërit dhe familjarët e Avokat Mëngjesit, të cilëve ju shprehu të gjithë solidaritetin e mbështetjen.

    Duke e dënuar me forcë këtë akt të qëllimshëm kriminal, që meriton ndëshkim të ashpër ligjor, Presidenti Meta ju uroi familjarëve shërim sa më të shpejtë të Avokat Mëngjesit.

    Gjithashtu, Presidenti Meta u takua edhe me Shefin e kirurgjisë në Spitalin e Traumës, Gjovalin Bushi, i cili e informoi në detaje mbi gjendjen aktuale shëndetësore të Avokat Mëngjesit, si dhe falenderoi të gjithë ekipin mjekësor për humanizmin dhe përkujdesjen e dëshmuar.

  • E zbulon Ilir Meta: Ja kur do të largohem nga politika

    E zbulon Ilir Meta: Ja kur do të largohem nga politika

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë të ditur se kur do të largohet nga politika.

    I pyetur nga Alban Dudushi, se “në rast se shqiptarët në 2025-n nuk e mendojnë dhe nuk duan t’ju rikthejnë as ju dhe as z. Berisha, do të ikni përfundimisht”, Meta u përgjigj se shqiptarët do të rikthehen në Shqipëri.

    “Nëse javën tjetër bëhen 4 milionë shqiptarë plus, lufta ime mbaroi. Unë do të merrem me agroturizëm. Por do të kthehen të gjithë shqiptarët këtu. E ka thënë Papa Françesku, shqiponjat kthehen në folenë e tyre. Vetëm duhet pak guxim dhe organizim. Duket sikur janë të këqij sikur të mirët i kanë nënvlerësuar, tani kjo është histori tjetër”, u shpreh Meta.

  • Përplasja Meta-Kryemadhi, Ngjela zbardh skemën: Ka lidhje me pasurinë, bashkëpunim kriminal

    Përplasja Meta-Kryemadhi, Ngjela zbardh skemën: Ka lidhje me pasurinë, bashkëpunim kriminal

    Analisti Spartak Ngjela ishte i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News këtë të enjte.

    Ai i cilëson pjesë të një loje deklaratat e fundit të kreu të PL, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi.

    Sipas Ngjelës ata duan t’i shpëtojnë drejtësisë, ndërsa zbërtheu edhe skemën në studio.

    “Nuk është raport bashkëshortor ky, është raport midis dy hajdutësh.

    Hajduti A duke menduar se është më i fortë se sa hajduti B dhe duke menduar mos të bjerë nga pushteti ia hedh të gjithë hajdutit B, që hajduti B të dënohet të marrë të gjithë fajin përsipër dhe hajduti A meqë ka forcë do të shpëtojë edhe hajdutin B.

    Ta shpjegva psikikën e krimit, ëhstë bashkëpunim kriminal jo bashkëpunim erotik, ka lidhje me pasurinë, pasuri i akuzon për krim dhe ky thotë është e gruas, gruaja thotë po është e imja se është ajo që thashë unë. Ndihmomë i ka thënë gruas, po e bëjmë si përrallë.

    Se do të bëhem kryeministër, pyetja ime është kjo, bëhet dot kryeministër me të gjitha këto? Po të jenë çmendur shqiptarët le ta bëjnë”, tha Ngjela.

  • “Jam Ilir Meta unë, or budallenj…” kreu i PL sulmon kreun e SPAK: Kam 300 mijë Vojo Kusha!

    “Jam Ilir Meta unë, or budallenj…” kreu i PL sulmon kreun e SPAK: Kam 300 mijë Vojo Kusha!

    Ilir Meta ka sulmuar kreun e SPAK, Altin Dumani, të cilin e ka cilësuar me atë që e cilësoi “kushëriri i tij Nuredin Dumani”, duke iu referuar të penduarit të vrasjeve me pagesë që po hetohet po nga prokuroria e posacme.

    Në një dalje për median, Meta u pyet lidhur me reagimin e Altin Dumanit i cili ka hedhur poshtë akuzat se është takuar me MC Gonigal.

    “Pse cfarë prisnit ju nga kushëriri i Dumanit? Prisnit të pranonte që është takuar me MC Gonigal?- pyeti Meta.

    Në konferencë për median, kreu i Partisë së Lirisë, theksoi se Altin Dumani ka shkuar disa herë në burgun e Fierit duke iu lutur Kastriot Ismailajt të dëshmonte kundër Ilir Metës duke i premtuar edhe lirimin nga burgu.

    “Ai të ketë kujdes se ku duhet të ikë, nëse vazhdon me veprime mafioze dhe me mendësi policeske e komuniste se gjykata vendos afërmendsh atë që thotë prokuroria”, tha Meta.

    Ai vuri në dukje, se SPAK-u përdoret nga partitë politike për të marrë peng Partinë Demokratike përmes hetimit ndaj Berishës dhe Partinë e Lirisë përmes procedimit të nisur mbi bazën e sic tha një të dënuari për dhunë në familje.

    “Ka 300 mijë Vojo Kusha Partia e Lirisë, minimumi, i ka këtu në Amerikën, në Angli, Bruksel e gjithë botën”, theksoi Meta.

    https://www.instagram.com/lajmifundit.al/?utm_source=ig_embed&ig_rid=59850a0b-44c7-4830-8cf1-b07b9c63449f

    “Une ketu do te jem, jam Ilir Meta une or budallenj”, theksoi kreu i Partise se Lirise, qe kujtoi shkarkimin e ish prokurorit te pergjithshem Arben Rakipi.

    “E shkarkova Arben Rakipin pasi ika nga detyra, dhe nuk jam penduar sepse u perfshi ne politike. Por kujdes, sepse toleranca ime shpesh eshte keqkuptuar”, theksoi Meta.

    I pyetur nga CNA diten e sotme, kreu i SPAK Altin Dumani ka mohuar akuzat e Metes se eshte takuar me MC Gonigal madje ka thene se emrin e ketij personi e ka njohur vetem nga mediat./lajmifundit.al