Category: Politikë

  • “Bëni sport, mos pini mall”, Meta për stërvitjet e tij: Kam ngjitur majën e Korabit dhe të Jezercës…

    “Bëni sport, mos pini mall”, Meta për stërvitjet e tij: Kam ngjitur majën e Korabit dhe të Jezercës…

    Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga Korça, u përgjigj për faktin se i ka kushtuar së fundmi shumë kohë stërvitjeve.

    Meta tha me humor se mesazhi është që rinia dhe shqiptarët në tërësi të bëjnë sport e të mos pijnë mall. Ai bëri thirrje që t’i kthehet vëmendja sportit. Ndërsa, shtoi se ka ngjitur Majën e Korabit dhe të Jezercës e se dëshiron të ngjisë edhe malet e tjera të larta të Shqipërisë.

    “Kam qenë sportist. Qëllimi është bëni sport, mos pini mall. Mesazhi është se pa djersitje nuk ka rritje. Maja e Çikës më kanë thënë se është më e bukura në botë.

    Majën e Korabit dhe të Jezercës e kam ngjitur, pa asnjë diskutim që dua të ngjis malet e larta të vendit tonë. Sporti duhet të jetë prioritet edhe për Korçën”, deklaroi Meta.

  • Greqia heq veton ndaj Shqipërisë, Athina zyrtare jep “OK” për nënshkrimin e Marrëveshjes së Mbrojtjes e Sigurisë mes BE-së dhe Tiranës

    Greqia heq veton ndaj Shqipërisë, Athina zyrtare jep “OK” për nënshkrimin e Marrëveshjes së Mbrojtjes e Sigurisë mes BE-së dhe Tiranës

    Greqia zbutet ndaj Tiranës zyrtare.

    Media e Athinës “Antinews” njoftoi ditën e sotme se qeveria greke ra dakord të nisë procesin për nënshkrimin e Marrëveshjes së Mbrojtjes dhe Sigurisë ndërmjet BE-së dhe Tiranës bazuar në projekt-marrëveshjet specifike me Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate të Ballkanit Perëndimor.

    Qeveria greke, pavarësisht deklaratave publike të një qëndrimi të palëkundur ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mes thashethemeve për përfshirjen e kryetarit të burgosur të Bashkisë së Himarrës Fredi Beleris, në listën për kandidatët e Demokracisë së Re për PE, ra dakord të nisë procesin për nënshkrimin e një Marrëveshja e Mbrojtjes dhe Sigurisë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë.

    Diskutimet e brendshme të ndërlidhura, mes organeve bashkëkompetente të BE-së, kishin nisur që në janar të këtij viti, por pak ditë më parë u propozuan draftet specifike të një marrëveshjeje me Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate të Ballkanit Perëndimor.

    Burime të besueshme theksojnë se draftet fillestare përfshijnë veçanërisht Shqipërinë në objektivat më të gjera të “Busullës Strategjike” të BE-së me miratimin e pjesëmarrjes së ardhshme të Tiranës edhe në Misionet Politike dhe Operacionet Ushtarake të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

    “Veçanërisht i rëndësishëm është edhe suksesi i Shqipërisë në nisjen e bashkëpunimit në çështjet e mbrojtjes kibernetike dhe përballjes së kërcënimeve hibride, pasi këto janë fusha me një marrëdhënie të privilegjuar të Tiranës, deri tani, vetëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me fjalë të tjera, vërehet fenomeni që Uashingtoni e trajton me dyshim “Busullën Strategjike” dhe në përgjithësi autonominë strategjike të BE-së, por zoti Rama arrin të diskutojë të njëjtat çështje dhe të pranohet nga të dyja anët e Atlantikut -shkruan artikulli.

    Kur në fazën fillestare të krizës së Belerit qeveria greke kërkoi një ndërhyrje amerikane, u konstatua se kryeministri shqiptar kishte forcuar pozicionin e tij në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit. Sepse, në një kohë të shkrutër, zoti Rama kishte projektuar me sukses imazhin e të qenit mburoja e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor dhe viktimë e sulmeve hibride nga organizatat terroriste iraniane dhe të tjera.

    Në të njëjtën kohë, në muajt e fundit, kryeministri shqiptar ka forcuar edhe terrenin e tij në Bruksel, ose Athina beson – gabimisht dhe me frikë – se kjo ka ndodhur në një masë të madhe- vazhdon artikulli. Sepse nuk mund të shpjegohet ndryshe se, si në planin politik, ashtu edhe në atë diplomatik, pala greke herë nuk e ngre fare çështjen e Belerit dhe herë mjaftohet me një informim lakonik, pa kërkuar ndihmë të drejtpërdrejtë.

    Imazhi, i cili tashmë po konsolidohet tek zyrtarët e BE-së dhe përfaqësuesve të 26 vendeve anëtare të mbetura, është se çështja Beleri është ngritur thjesht për t’u regjistruar në procesverbal. Ndër të tjera, është hequr dorë nga paralajmërimi grek i përsëritur muaj më parë- se “kjo është një çështje serioze që mund të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe dhe në kursin europian të Tiranës”. Tani vetëm thuhet se Shqipëria duhet të respektojë parimet e shtetit ligjor gjatë gjykimit të z. Beleris në shkallë të dytë.

    Në të njëjtën kohë, element i ri në zhvillimet ballkanike është propozimi i ish-ministres së Jashtme Doras Bakojanis për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Edhe pse tradicionalisht dëgjohen shumë ekzagjerime për miqësinë greko-serbe, sot është e justifikuar të habitemi për motivet dhe qëllimet e goditjes së fortë që Athina i dha Beogradit.

    Disa diplomatë të huaj vlerësojnë se “ish-ministrja nuk mund të bënte një propozim kaq të rëndësishëm pa dijeninë e kryeministrit”. Gjithashtu, ata vënë në pikëpyetje nëse qëndrimi i zonjës Bakojanis është, së pari, pjesë e një hapjeje diplomatike ndaj faktorit shqiptar (pavarësisht mosmarrëveshjeve të shumta mes zotit Rama dhe homologut të tij kosovar Albin Kurti) dhe së dyti, një pararendës i një ndryshimi në politikën greke në favor të njohjes së plotë dhe zyrtare të Kosovës.

    Për momentin, qëndrimi grek nuk ka ndryshuar dhe jepen garanci se “marrëdhëniet shumëvjeçare bashkëpunuese” të njohura publikisht, me Prishtinën në çështjet ekonomike dhe tregtare vazhdojnë. Sigurisht, dikush do të thoshte se tani Kosova është ndoshta më pak e interesuar për njohjen formale nga Greqia dhe më shumë për iniciativa të ngjashme me znj. Bakojanis, pasi ato i sjellin një përfitim më të gjerë.

    Alexandros Tarka

    Autori është redaktor i revistës “Defense & Diplomacy” dhe konsulent i kompanive të huaja për studimin e riskut të biznesit për Evropën Juglindore

  • “Ka shtetas të huaj që kanë hapur një biznes si mbulim dhe veprojnë nga këtu”, gazetari Hoxha zbulon si funksionon trafiku i klandestinëve në Shqipëri

    “Ka shtetas të huaj që kanë hapur një biznes si mbulim dhe veprojnë nga këtu”, gazetari Hoxha zbulon si funksionon trafiku i klandestinëve në Shqipëri

    Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Top Talk” me gazetaren Juli Xhokaxhi në Top Channel, ka folur mbi trafikun e klandestiënve të huaj që kalojnë ilegalisht në Shqipëri me qëllim mbërritjen në kufijtë e vendeve të Bashkimit Europian.

    Duke marrë në analizë aksidentin tragjik që ndodhi një ditë më parë në Këlcyrë ku vdiq shoferi nga Shkodra dhe 7 emigrantët pakistanezë që transportonte ilegalisht, Hoxha shpjegoi sesi funksionojnë linjat e trafikut të klandestinëve në Shqipëri.

    “Kryesisht funksionon në këtë formë. Në Shqipëri, kemi trafikantë vendas, të klandestinëve dhe trafikantë të thuaj që kanë ardhurn ë Shqipëri, kanë hapur një biznes si mbulim dhe koordinojnë veprimet teksa qëndrojnë këtu. Ka shtetas egjiptianë, arabë, të cilët të vendosur në Shqipëri organizonin trafikun e klandestinëve. Kinezë janë të vendosur këtu, filipinas, Shqipëria është e mbushur me emigrantë që vijnë nga këto vende. Këta që janë në Shqipëri, koordinojnë lidhjet me ata që I sjellin dhe me vendasit që I kalojnë drejt vendeve të BE. Në rastin konkret ka ndodhur në këtë formë. Trafikantët të vendeve aziatike që qëndrojnë në Greqi, kanë lidhje me trafikantët shqiptarë për t’i kaluar në BE.

    Ai në Greqi organizon hyrjen në territorin grek, kalimin në territorin grek. Shqiptarët i marrin nga brenda kufirit grek, kanë ligjin që i lejon t’i sjellin nëpërmjet kufirit të gjelbër. Kalojnë më pas në dy drejtime, nëpërmjet Malit të Zi dhe Kosovës”– shpjegoi Hoxha.

    Ndër të tjera, gazetari shpjegoi sesi në rastet që janë kapur deri tani, klandestinët priten nga grupe të ndryshme shqiptarësh në jug të vendit, si Tepelenë e Gjirokastër dhe më pas i marrin në dorëzim persona nga veriu që bëjnë kalimin e tyre drejt Kosovës apo Malit të Zi.

    “Në rastet që janë kapur deri tani, trafikantët që presin janë Tepelenë, Gjirokastër, Përmet etj. Ata i sjellin në vend, më pas nga veriu, i marrin dhe i çojnë përtej kufirit. Ky është trafik që nuk sjell ndonjë sasi shumë të madhe parash. Në një rast në Pogradec, u kap një grup me 86 persona, me nga 300 euro secili”– tha gazetari.

  • Kush e fiton Big Brother? Ja si përgjigjet Grida Duma

    Kush e fiton Big Brother? Ja si përgjigjet Grida Duma

    Moderatorja politike Grida Duma, e ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, folir ndër të tjera edhe për “Big Brother Albania Vip 3” dhe në veçanti për kryefjalën e ditëve të fundit, aktoren Egla Ceno.

    ”Egla ka çmitizuar diferencat gjinore, grua-burrë. Në çdo moment që e intimidohet ajo nuk shqetësohet që është grua. Ky lloj çmitimizimi është i rëndësishëm në shoqërinë shqiptare dhe është nga të rrallat herë që e shoh në publik pa asnjë kompleks. Këtë avantazh e ka”,-tha Duma.

    Si kurrë më parë, në këtë edicion të ”Big Brother Albania Vip 3” ka një risi. Fatin e Eglës, Ilnisës dhe Meritonit do ta vendosë publiku. Big Brother ka hapur një televotim se kë nga banorët e përjashtuar doni të riktheni dhe do të zgjidhen dy më të votuarit.

    “Vëllai i Madh jep publikut në dorë fatin tuaj. Të tre jeni të skualifikuar nga loja, por publiku do të vendosë të kthejë dy prej jush deri të shtunën brenda shtëpisë për të vazhduar rrugëtimin, njëri do vijë me mua të shtunën. Televotimi që do të hap është kë doni të ktheni në shtëpi mes Ilnisës Meritonit dhe Eglën”,-tha moderatori Ledjon Liço.

  • Basha: Jemi para përpjekjeve tinëzare për struktura paralele, për monitorimin e SPAK dhe zëvendësimin e Zgjedhores

    Basha: Jemi para përpjekjeve tinëzare për struktura paralele, për monitorimin e SPAK dhe zëvendësimin e Zgjedhores

    Kryetari i PD Lulzim Basha, po mban një konferencë të jashtëzakonshme në selinë e PD, ku ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe Rithemelimit.

    Kryetari i PD Lulzim Basha, po mban një konferencë të jashtëzakonshme në selinë e PD, ku ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe Rithemelimit. Ai tha se ka një strukturë paralele për të monitoruar SPAK kurse struktura tjetër paralele shërben për të skaduar afatet për Reformën Zgjedhore.

    “Kam dy çështje kryesore për të parashtruar. E para, ndodhemi para një përpjekje sa absurde aq edhe tinëzare për të ndërtuar struktura paralele. Me të njëjtin zell siç ndërtohen dhe financohen strukturatparalele në veri të Kosovës. Por është e pakuptueshme kur kjo ndodh në një vend i cili ka detyrime të qarta të veprojë, detyrime të cilat nuk po i zbaton, detyrime karshi qytetarëve të vet, detyrime karshi aleatëve të vet, detyrime ndaj të sotmes dhe të nesërmes së vendit, detyrime ndaj sigurisë kombëtare. Struktura e parë paralele që është paalajmëruar që në janar është një komision monitorimi për SPAK-un. Ka ngritur sërish kokë kjo ide mbrëmjen apo ditën e djeshme dhe vazhdon të qarkullojë me kokëfortësi si një përpjekje absurd anti-kushteuese, për të vendosur nën kontroll politikë të vetmen instancë e cila duket se është pjesërisht jashtë kontrollit të qeverisë. E kanë barë në një mënyrë tinëzare, e kanë hedhur njëherë poshtë rogozit, e pastaj janë përpjekur ta zhbëjnë, është tërhequr lajmi nga disa portale, ka mbetur në disa të tjera. Dua të përsëris edhe një herë në mënyrë tëqartë dhe të prerë që Partia Demokratike qëndron fuqimisht kundër çdo përpjekje të kësaj mazhorance, me çfarëdo lloj aleatësh të fshehur apo jo, në Pazar apo jo për të filluar presionet e hapura institucionale kundër SPAK-u”, tha Basha.

    “Strukturë paralalele ndërkohë në Parlament për të zëvendësuar Komisionin Bipartizan të Reformës Zgjedhore. Një strukturë memece, sekrete, e paaksesueshme nga media. Ndërkohë që ka hyrë prilli dhe efektivisht kemi më pak se dy muaj kohë nga nisja e fushatës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare nëse ato mbahen në afatet e përcaktuara të kodit zgjedhor, pas pazarit mes palëve për të prishur Komisionin e Reformës Zgjedhore, nuk ka asnjë transparencë në raport me arritjet e deritanishme. Përkundrazi ka një strukturë paralele që duket qartë se misiontë vetëm ka çuarjen deri në fund të pazarit, që do të thotë mbajtjen në fuqi të marrëveshjes famëkeqe të Kushtetutës së 2008-ës dhe një komplot kundër votës së shqiptarëve, duke u mohuar shqiptarëve listat e hapura, duke u mohuar çdo debat, e lë më të riparim të shkeljes flagrante të Kushtetutës me pabarazinë e votës. Duke fundosur shpresat e shqiptarëve jashtë vendit për tëmarrë pjesë aktivisht në demokracinë shqiptare dhe duke skaduar me qëllim ditë pas dite afatet për votimin elektronik dhe numërimin elektronik.”

  • Shqipëria 15 vite anëtare e NATO-s, Rama falenderon Blinken për urimin: Mbetemi të palëkundur në përkushtimin për të mbështetur paqen dhe vlerat demokratike

    Shqipëria 15 vite anëtare e NATO-s, Rama falenderon Blinken për urimin: Mbetemi të palëkundur në përkushtimin për të mbështetur paqen dhe vlerat demokratike

    Kryeministri Edi Rama ka falenderuar sekretarin amerikan Antony Blinken pas urimit të tij në kuadër të 15 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

    Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”, Rama shkruan se Shqipëria vazhdon të forcojë bashkëpunimin dhe të përkushtohet për t’u bërë ballë sfidave globale në zhvillim.

    Kreu i ekezkutivit, teksa theksoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar për të mbështetur paqen dhe vlerat demokratike në rajon tha se pret një bashkëpunim akoma më të frytshëm brenda familjes së NATO-s.

    “Faleminderit sekretar Blinken. Ky 15-vjetor i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nuk është vetëm një festë e arritjeve tona të së shkuarës, por edhe një riafirmim i përkushtimit tonë të palëkundur ndaj parimeve dhe vlerave që mbështesin Aleancën tonë. Gjatë 15 viteve të fundit, Shqipëria ka kontribuar me krenari në mbrojtjen kolektive dhe sigurinë e NATO-s dhe ne mbetemi të palëkundur në përkushtimin tonë për të mbështetur paqen dhe vlerat demokratike në të gjithë rajonin tonë dhe më gjerë. Ne jemi të nderuar të qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, në radhë të parë Shtetet e Bashkuara, ndërsa vazhdojmë të përshtatemi dhe forcojmë bashkëpunimin tonë përballë sfidave globale në zhvillim. Ne presim shumë vite të tjera bashkëpunimi të frytshëm brenda familjes së NATO-s. Faleminderit për aleancën, miqësinë dhe partneritetin Shqipëri – SHBA”- shkruan Rama.

    https://twitter.com/explore?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1775170450496127097%7Ctwgr%5E1e5d11318b3a1702780f99f0de5eff895858f48a%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftop-channel.tv%2F2024%2F04%2F02%2Fshqiperia-15-vite-anetare-e-nato-s-rama-falenderon-blinken-per-urimin-mbetemi-te-palekundur-ne-perkushtimin-per-te-mbeshtetur-paqen-dhe-vlerat-demokratike%2F

  • Olsi Rama e paditi në SPAK, ironizon Bardhi: U mendua 5 ditë për të bërë një letër qesharake

    Olsi Rama e paditi në SPAK, ironizon Bardhi: U mendua 5 ditë për të bërë një letër qesharake

    Pas padisë në SPAK që Olsi Rama i bëri, ka reaguar Gazment Bardhi.

    Gazment Bardhi shprehet se ka vetë një të vërtetë dhe se i qëndron akuzave që ka bërë ndaj tij.

    Reagimi i Bardhit:Të mendohesh 5 ditë për të bërë një letër qesharake si kjo e Edi/Olsi Ramës ndaj meje do të thotë se je në hall të madh!

    Po! Nuk ka dy të vërteta! Ka vetëm një të vërtetë!

    Fakti 1. Olsi Rama, bashkë me krerët e organizatës së kokainës, kanë përdorur të njëjtën makinë me targa AA653DM për të kaluar kufirin 18 herë kufirin në kohën ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakës.

    Fakti 2. Është fakt, jo sajesë politike, se nga 18 hyrje-daljet e makinës me targa AA653DM të grupit kriminal, 7 prej tyre i përkasin Olsi Ramës.

    Fakti 3. Është fakt dhe jo sajesë politike se policia dhe prokuroria nuk ka identifikuar një përdorues të makinës me targa AA653DM, edhe pse i ka identifikuar moshën 45 vjeç. Olsi Rama është përdorues i kësaj makine dhe në atë periudhë ka qenë fiks 45 vjeç.

    Fakt 4. Policia dhe Prokuroria sipas gjykatës kanë kryer hetime të mangëta dhe kanë lënë në harresë dosjen 335/1-2016 që kishte si qëllim të identifikonte bashkëpunëtorët e tjerë të grupit kriminal.

    Nga ana njerëzore, ndiej keqardhje për Olsi Ramën. I vëllai, për të shpëtuar nga përgjegjësia, po e përdor edhe atë si çdo bashkëpunëtor që ka keqpërdorur dhe e ka hedhur më pas prapa hekurave!

    Politikisht, kam një kërkesë për Edi Ramën! Mos u fshih pas vëllait më të vogël! Në parlament të enjten ke gjithë kohën për të treguar çfarë bënte yt vëlla me makinën që përdorte grupi i kokainës! Harroje se mund të bësh edhe me SPAK siç bëre me dy prokurorët që mbyllën sytë dhe dosjen bashkë me sytë!

  • GJKKO lë në burg kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goron

    GJKKO lë në burg kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goron

    Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Jorgo Goron.

    Ndërpritet në GJKKO seanca ndaj Jorgo Goros, çfarë kërkuan avokatët e kryebashkiakut të Himarës

    Avokatët e kryetarit në detyrë të bashkisë Himare, Jorgo Goro kanë kërkuar kohë për t’u njohur me dosjen. Kjo ka bërë që seanca në GJKKO për masën e tij të sigurisë të ndërpritet.Goro akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me pronën ku Artan Gaçi, ish-deputeti socialist dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, po ndërton një investim strategjik në miliona euro.

    I heshtur pas kafazit prej xhami, pamjet e para të Jorgo Goros në GJKKO

    Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro ka mbërritur në Gjykatë, ku do të njihet me masën e sigurisë. I heshtur pas kafazit, këto janë pamjet e para të Jorgo Goros pas arrestimit.

    Mbahet sot seanca gjyqësore për kryebashkiakun në detyrë të Himarës, Jorgo Goro, i cili u arrestua për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Mësohet se seanca do të nisë në orën 11:30.

    Goro, akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me pronën ku Artan Gaci, ish-deputeti socialist dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka po ndërton një investim strategjik në miliona euro.

    AKUZAT E SPAK
    SPAK e akuzon Goron se ka shpërdoruar detyrën në dy episode, në të parin duke shmangur Këshillin e Qarkut, për sipërfaqen prej 5512 metra katrorë tokë dhe mbi bazën e dokumentit të tij toka u regjistrua në kadastër në kundërshtim me ligjin dhe më pas iu shit nga Stavri Mëhilli ish-deputetit Gaçi me një vlerë relativisht të ulët krahasimisht me tregun.

    Stavri Mëhilli e kishte siguruar pronën përmes dokumenteve false e për këtë, ai është shpallur në kërkim, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”. Kryebashhkiaku në detyrë i Himarës akuzohet edhe për sipërfaqen prej 5080 metra katrorë që po ashtu në finale ka kaluar në duart e bashkëshortit të Olta Xhaçkës. Në lidhje me këtë sipërfaqe, ai e ka kaluar përgjegjësinë tek Drejtoria e Menaxhimit në tokës.

  • “Shqipëria mund ta zhvillojë turizmin më shumë”, Rama: Tregu ka nevojë për zanatçinj

    “Shqipëria mund ta zhvillojë turizmin më shumë”, Rama: Tregu ka nevojë për zanatçinj

    Kryeministri Edi Rama duke folur në Konferencën kushtuar Arsimit Profesional, deklaroi se tregu në Shqipëri sot ka nevojë për zanatçinj.

    Rama theksoi se Shqipëria duhet që të vlerësojë kapitalin njerëzor. Kreu i qeverisë shtoi se industria e turizmit po rritet me shpejtësi.

    “Tregu ka nevojë për zanatçinj, që tregu të mos jetë me vende të lira pune, që ngelen bosh. Ngelen bosh për shkak të mungesës së aftësive për punë të caktuara e jo nga mospagesa nga sipërmarrësit. Industria e turizmit po rritet me shpejtësi tepër të madhe. Duhet të vlerësojmë kapitalin njerëzor.

    Nuk kemi mungesë njerëzish, por kualifikimesh. Mali i Zi ka pasur diferencë pagash me vendet e tjera të rajonit, diferenca është më e vogël tani, por sërish është e konsiderueshme.

    Kjo ndodh sepse Mali i Zi ka arritur të krijojë një industri të turizmit me reputacion të mirënjohur në botë. Shqipëria i ka të gjitha shanset që të zhvillojë akoma më shumë turizmin”, deklaroi Rama.

  • Rama incident me gazetaren, e prek në fytyrë! Shoqatat e medias: Sjellje e pafalshme

    Rama incident me gazetaren, e prek në fytyrë! Shoqatat e medias: Sjellje e pafalshme

    Një incident u shënua paraditen e sotme kur kryeministri Edi Rama gjatë përgjigjes së pyetjeve të gazetarëve të mbledhur para selisë së PS zgjat dorën dhe prek në fytyrë gazetaren Ambrozia Meta.

    ‘Jo ju lutem mos më prekni më’ dëgjohet të thotë gazetarja, ndërsa kamerat e televizionit kapën momentin.

    Ky veprim u cilësua nga organizatat në mbrojtje të gazetarëve si cënim të integritetit fizik dhe sjellje anormale nga ana e kryeministritit.“Sjellje e pafalshme nga kryeministri Rama ndaj një gazetareje. Ky incident nxjerr në pah sfidat e vazhdueshme me të cilat përballen gazetaret femra në kërkimin e së vërtetës, dhe thekson nevojën urgjente që liderët të respektojnë median dhe të ruajnë integritetin gazetaresk” thuhet në një reagim të Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias

    Më pas ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama i cili ishte bërë tag në postim nga Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias.

    Rama e quan agresion ‘imagjinar’ dhe shton se organizatat e shtypit duhet të kujdesen për të mbrojtur vlerat e lirisë, demokracisë dhe integritetit gazetaresk jo vetëm kur kërcënohen nga pushteti, por edhe kur minohen nga anëtarët e komunitetit të shtypit.

    “Me falje?! Kërkimet falje pas një gënjeshtër krejtësisht të neveritshme, ndërsa gjithçka është në video dhe një duzinë gazetarësh dhe kameramanësh gjithashtu, janë dëshmitarë okularë të së vërtetës së thjeshtë se jo vetëm që kishte asgjë pranë një agresioni, por të gjitha pyetjeve iu përgjigjën me durim (pavarësisht disa ndërprerjeve jotetike ) në një bisedë të zakonshme me shtypin dhe u largova pas një lamtumire miqësore?!

    Jo me vjen keq dhe jo vetem nuk kam asnje ndjese per te kerkuar, por e hedh poshte te gjithe karakterizimin e “liderit qe ka treguar perbuzje ndaj shtypit kritik”, qe thjesht nuk eshte e vertete sepse tani ka shume vite qe nuk angazhohem në çdo lloj debati të ndezur legjitim me çdo gazetar.

    Përkundrazi, unë u tregoj gazetarëve të shumtë etikë dhe ndonjëherë joetikë disponueshmërinë time të plotë për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve, megjithëse kategoria e vonë përdoret për të përçarës dhe qartësisht jashtë çdo ndërprerje standarde të vazhdueshme të përgjigjeve. Na vjen keq që një “denoncim” i tillë nuk nderon vlerat e lirisë dhe as të vërtetën, por më shumë se denoncimi i një agresioni imagjinar nuk respekton viktimat e vërteta të agresioneve të pushtetit ndaj grave gazetare në mbarë botën.

    Sa i përket sjelljes “të pafalshme”, si një ish-pionier i shtypit të lirë në vendin tim kur fjala ime e lirë rrezikoi jetën time, ndihem plotësisht i autorizuar të them se organizatat e shtypit duhet të kujdesen për të mbrojtur vlerat e lirisë, demokracisë dhe integritetit gazetaresk jo vetëm kur kërcënohen nga pushteti, por edhe kur minohen nga anëtarët e komunitetit të shtypit. Përndryshe, shoqëritë tona demokratike janë vërtet në telashe”