Category: Politikë

  • Mark Frroku surprizon partneren e tij Rudina Dembacaj, habitet aktorja! Si nisi historia e dashurisë së tyre: Më tërhiqte…

    Mark Frroku surprizon partneren e tij Rudina Dembacaj, habitet aktorja! Si nisi historia e dashurisë së tyre: Më tërhiqte…

    Rudina Dembacaj ishte e ftuar në “S’e Luan Topi” ku u surprizua nga partneri i saj Mark Frroku.

    Ajo ka mbetur e habitur pasi Mark Frroku nuk del nëpër programe televizive.

    Çifti treguan se si nisi njohja e tyre në mënyrë shoqërore dhe më pas në një histori dashurie.

    Rudina Dembacaj: Marku nuk del në emisione televizive, çfarë i keni bërë

    Erjona Rusi: E di sa njerëz janë ulur në atë kolltuk edhe kanë thënë se mendoja kurrë.

    Mark Frroku: Banditja është kjo. Më ka vjedhur zemrën. Ne jemi takuar rastësisht në një vend në Lezhë. Shkëmbyem numrat dhe më pas u takuam në Tiranë. Unë e marr në telefon dhe i thash pioni kafe ktej nga fshati ju.

    Rudina Dembacaj: Unë thash se ku jeton.

    Mark Frroku: Fillimisht ka qenë shumë shoqërore. Ishim shumë miq.

    Rudina Dembacaj: Unë ende se kam marrë veten që Marku është këtu. Marku nuk del kurrë në emisione televizive, nuk e di çfarë i keni bërë.

    Mark Frroku: Unë kam ardhur për ty.

    Rudina Dembacaj: Kemi qenë shumë miq dhe me thënë të drejtën nuk e refuzoja kur dilnim. Sa herë më thonte për kafe, unë pronto. Më tërhiqte që në fillim.

    Mark Frroku: Super e këndshme nëpër tavolina dhe më pëlqente biseda e Rudinës. E thërrisja më thërriste, por më shumë e bëja unë. Por vinte, nuk përtonte.

    Rudina Dembacaj: E papërtushme. Flutur moj flutur.

    Mark Frroku: Unë kalova një eksperiencë jo e mirë, dhe Rudi më pyeste si kisha kaluar dhe çfarë kisha bërë. Por nuk linte as një pyetje pa bërë.

  • “O gjigand, hajde provoje!” Vlonjati e fton për t’u larë në det, ja si i përgjigjet Rama

    “O gjigand, hajde provoje!” Vlonjati e fton për t’u larë në det, ja si i përgjigjet Rama

    Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka inspektuar punimet e Lungomare 3 që do të lidhin përgjatë bregut Ujin e Ftohtë me Orikumin.

    Gjatë inspektimeve Rama ka marrë një ftesë të pazakontë nga një qytetar vlonjat, i cili po bënte plazh së bashku me dy miq të tij.Vlonjati ka ftuar Ramën të provojë ujin e detit, por Rama e ka refuzuar si ftesë.

    Qytetari: O gjigand hajde provoje, se je djalë i ri

    Rama: I kemi ndarë punët, se po të futem dhe unë këtu, s’ka kush bën këto

  • PS, skaner anëtarësimeve/ Asambleja mblidhet të dielën në Durrës, do të rifreskohen regjistrat

    PS, skaner anëtarësimeve/ Asambleja mblidhet të dielën në Durrës, do të rifreskohen regjistrat

    Asambleja Socialiste do të mblidhet të dielën paradite në Durrës, nga ku fokusi do të jetë llogaridhënia për detyrat e lëna nga mbledhja e shkuar.

    Primare për kryesocialistin Edi Rama është pasja e një shifre të saktë sa është anëtarësia reale e forcës politike që ai drejton.

    Për këtë, ka kërkuar rifreskimin e regjistrit të anëtarësisë, nga ku kërkuar heqjen e anëtarëve fiktiv nga ku Vlora kishte numrin më të madh të anëtarësisë fiktive.

    Në këtë asamble, do të kalojë në skaner fushata e anëtarësimeve të reja, e cila zbriti në bazë vetë kryesocialistin Edi Rama, i cili ka dhënë në disa qytete personalisht kartat anëtarëve të rinj të PS.

  • Berisha: Irena Gjoka një falsifikatore e shpifur! KLGJ e mbrojti me urdhër të Ramës

    Berisha: Irena Gjoka një falsifikatore e shpifur! KLGJ e mbrojti me urdhër të Ramës

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi këtë të hënë raportimet nga mediat greke se gjyqtarja e Posaçme Irena Gjoka ka paraqitur dokumente false te autoritetet helene dhe për këtë arsye, i është ndaluar hyrja për më shumë se 1 dekadë në shtetin fqinjë.

    Gjatë fjalës së mbajtur në protestën poshtë banesës së tij, Berisha hodhi akuza dhe ndaj kryeministrit Edi Rama se po mbron gjyqtaren. Shigjetoi dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor, duke deklaruar se ky institucion është vendosur nën urdhrat e kreut të qeverisë.

    “Pas publikimit në të gjithë mediat e mëdha të Greqisë, të dokumenteve zyrtare, në të cilat faktohet se Irena me tre mbiemra, figuronte e dënuar nga gjykata e Apelit të shtetit fqinj, si një falsifikatore e ulët, vetëm pak orë mbrapa, nga zyra e Edi Ramës do shkonte në KLGJ-në e tij, reagimi në të cilin merrej në mbrojtje një falsifikatore e shpifur. Një turp njeri, një turp gjykatëse”, tha Berisha

    “Imagjinoni ju se kush është kreu i Gjykatës Speciale të Shqipërisë. Një falsifikatore e dënuar, një delinkuente. Imagjinoni ju kush është kryetare e KLGJ-së, një kukull e neveritshme, që në vend të qëndrojë mbi dokumentet zyrtare që faktojnë se Irena me tre mbiemra ka mashtruar, ka fshehur krimin dhe se duhet të shkojë menjëherë para drejtësisë, lexon avokatinë e zyrave të Edi Ramës. Ky është një sistem antiligjor, një sistem që ka vetëm një mision, të mbrojë krimet e Edi Ramës. Të mbrojë pushtetin e krimit të Edi Ramës”, shtoi ai.

    Kryedemokrati akuzoi gjithashtu gjyqtaren Gjoka se po zvarrit procesin ndaj tij në Gjykatën e Posaçme. Pas kësaj skeme, sipas tij, fshihet Edi Rama.

  • Vizitoi për herë të parë Shqipërinë, reagon Blinken: Diskutuam për rrugën drejt BE dhe për…

    Vizitoi për herë të parë Shqipërinë, reagon Blinken: Diskutuam për rrugën drejt BE dhe për…

    Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me vizitën që zhvilloi pesë më parë në Shqipëri dhe për pjesëmarrjen e tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

    Javën e kaluar bëra udhëtimin tim të parë si Sekretar në Shqipëri, një partner i vjetër i SHBA-së dhe aleat i NATO-s, dhe më pas iu bashkova @vp Harris në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

    Në Shqipëri, me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama diskutova mbështetjen tonë për rrugën e saj drejt integrimit në BE, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. U takova gjithashtu me ekipin e @usembassytirana duke punuar çdo ditë në prioritetet kryesore të politikës së jashtme, duke përfshirë rivendosjen e mijëra aleatëve afganë. Ndihma e Shqipërisë në këtë përpjekje mishëron humanizmin dhe traditën e saj të rrënjosur thellë për t’u kujdesur dhe për të strehuar ata në nevojë.

    Në Mynih, u angazhova me liderë globalë për të nënvizuar mbështetjen tonë për Ukrainën, për të diskutuar punën tonë për të arritur paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në Lindjen e Mesme dhe për të theksuar angazhimin tonë të palëkundur ndaj sigurisë transatlantike. U bashkua me Ministrin e Jashtëm gjerman @abaerbock dhe ministrin indian të Punëve të Jashtme @drs.jaishankar për një forum publik ku trajtuam kërcënimet e vazhdueshme ndaj paqes dhe sigurisë globale. Dhe në një takim të ministrave të jashtëm në periferi të konferencës, homologët e mi të G7 dhe unë dënuam ashpër agresionin e Rusisë kundër Ukrainës. U larguam më të fortë dhe më të bashkuar për të përballuar sfidat e sotme.

  • “Vizita e Blinkenit, moniste”/ Berisha: Takoi vetëm përfaqësues të një partie

    “Vizita e Blinkenit, moniste”/ Berisha: Takoi vetëm përfaqësues të një partie

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi vizitën e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken në Tiranë.

    Berisha tha se PD mbështet vokacionin perëndimor, por theksoi se vizita e some Blinkenit ishte vizitë moniste.

    Këtë cilësim ai e bëri, pasi theksoi se ndodhi për herë të pare që sekretari amerikan i shtetit takoi vetëm përfaqësues të një partie.

    “Të dashur miq, sot në Shqipëri erdhi kryediplomati i SHBA, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.

    Shfrytëzoj këtë rast për të garantuar qeverinë e SHBA, presidentin e vendit, se PD, forca politike që përmbysi komunizmin, forca politike që u bë promotor kryesor i marrëdhënieve miqësore mes Shqipërisë dhe SHBA dhe vendeve perëndimore, e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ka qenë dhe mbetet e vendosur gjithnjë për të vazhduar në këtë rrugë bashkëpunimi miqësie në kuadrin e NATO-s dhe në kuadrin bilateral.

    Asgjë nuk lëkund qëndrimet tona, qëndrimi ynë pro-perëndimor buron nga vokacioni perëndimor i kombit shqiptar.

    Ne u themeluam si parti e vokacionit perëndimor, por miqtë e mi, ajo që ishte në këtë vizitë e gjashta e një sekretari shteti që nga viti 1991, ajo që ishte do të thosha për Shqipërinë, e hidhur, ishte se kjo ishte vizitë në Shqipërinë moniste.

    Sepse për herë të parë në një vizitë zyrtare, një sekretar shteti takon vetëm përfaqësues të një partie. Presidentin, Lali Vjedhësin, Edi Ramën, Altin Dumanin, Sokol Sadushin dhe me radhë.

    E vërteta është se nuk mund të them se ai do donte një protokoll të tillë”, nënvizoi kryedemokrati.

  • Rama “hedh poshtë” ish-presidentin amerikan: SHBA është më shumë se Trump!

    Rama “hedh poshtë” ish-presidentin amerikan: SHBA është më shumë se Trump!

    Në konferencën për median kryeministri Rama u pyet dhe lidhur me deklaratën e Trump për NATO-n dhe Putin.

    “Zgjedhjet janë zgjedhje, Trump është Trump por SHBA-të janë më shumë se kaq. Nuk mendoj që NATO do të dobësohet dhe SHBA do t’i ikë rolit të tyre dhe udhëheqjes së tyre.Kur zgjedhjet të përfundojnë cështjet amerikane janë amerikane” tha Rama.

  • “Gjetët kohë për ne, në këtë kohë trazirash”/ Rama në konferencë me Blinken: Shenjë shumë e rëndësishme e miqësisë!

    “Gjetët kohë për ne, në këtë kohë trazirash”/ Rama në konferencë me Blinken: Shenjë shumë e rëndësishme e miqësisë!

    Kryeministri Edi Rama e cilëson një datë historike këtë ditë, kur Shqipëria mirëpriti sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

    Rama vlerëson vizitën e Blinkenit në një kohë kur Evropa dhe bota po përballet me disa trazira.

    “Është gjithnjë një ditë e shënuar në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë, dita kur një sekretar i Shtetit viziton vendin tonë dhe në llogarinë tonë ju jeni i gjashti. Por, këtë herë, ne kemi një vlerësim të veçantë për këtë vizitë, pasi jemi të vetëdijshëm për kohën e trazuar, jo vetëm në kufijtë e Evropës, por edhe në zona të tjera me rëndësi strategjike.

    Fakti që ju gjetët kohë dhe e patë të nevojshme të ndaleni në Tiranë, është për ne një shenjë shumë e rëndësishme e miqësisë, por edhe e vlerësimit që ju i bëni kësaj miqësie, këtij partneriteti dhe këtij rajoni”, u shpreh Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me sekretarin Blinken në Kryeministri.

  • LAJM I FUNDIT/ Blinken dhe Hasani firmosin në kryeministri 2 marrëveshjet mes Shqipërisë dhe SHBA

    LAJM I FUNDIT/ Blinken dhe Hasani firmosin në kryeministri 2 marrëveshjet mes Shqipërisë dhe SHBA

    Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani kanë firmosur 2 marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Marrëveshjet e firmosura:Memorandum mirëkuptimi, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”.

    Memorandumit mirëkuptimi Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

  • “Partia ka nevojë për…”/ Arben Ahmetaj e akuzoi se e kanë kërcënuar me jetë, ja si përgjigjet Rama

    “Partia ka nevojë për…”/ Arben Ahmetaj e akuzoi se e kanë kërcënuar me jetë, ja si përgjigjet Rama

    Kryeministri Edi Rama refuzoi ti përgjigjet pyetjes së gazetarëve në lidhje me akuzat e bëra nga Arben Ahmetaj se e kanë kërcënuar me jetë.

    Para nisjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, kreu i qeverisë kur u pyet në lidhje me deklaratat e ish-numrit dy të qeverisë u shpreh se PS ka nevojë për një hapje të madhe

    Pyetje: E keni kërcënuar Ahmetajn?Rama: PS është në një proces të rëndësishëm dhe ne jemi të vetëdijshëm dhe është e nevojshme hapja e madhe e partisë dhe përfshirja e atyre që duan të kontribuojnë