Olta Gixhari ka reaguar sërish në lidhje me sherrin mes Gertës dhe Rozanës në BBVIP4.
Gjithçka nisi nga deklarata e Rozanës se Olta i ka uruar fitoren e BB asaj dhe jo Gertës.
“Motra ime do qëndrojë e fortë deri në fund, sepse e njoh shumë mirë.
Është fisnike, e përkushtuar në familje dhe një nënë e shkëlqyer që ka rritur dy djem të edukuar. Asgjë s’të bën dot pis Eta ime”, shkruan Olta në Instastory.
Banorët e Big Brother VIP Albania kanë marrë mesazhe të ndryshme përmes ‘Big Love’.
Disa u surprizuan nga familja, e disa prej tyre morën mesazhe edhe nga shoqëria.
Gjesti në mesin e disa mesazheve një e mori edhe nga reperi i njohur, Getoar Aliu – Getinjo.
Ai i ka dhënë forcë këngëtarit për të vazhduar me lojën duke treguar përkrahjen që ka për të.
“Ti je shqiptar i rrethuar me shqiptarë të fortë. ‘Mushnu mend, unë u musha u mush gjepi jem’, hehe”, ka shkruar ai referuar këngës me Mozzikun që në BBVA e ka interpretuar edhe Gjesti.
“Rri i fortë edhe mos e ndal buzëqeshjen. Të përshëndes”, ka shkruar mes tjerash Getinjo.
I njëjti e ka publikuar edhe në rrjete sociale shpesh, i ka dalë në mbrojtje për çdo gjë.
Ish-shoku i Gjestit, producenti muzikor Alberati, hodhi disa akuza të rënda në drejtim të banorit të Big Brother.
E natyrisht se këto akuza nuk i ka parë Gjesti, por ka një reagim nga familjarët e tij.
Motra e këngëtarit, Blerina, ka bërë një video në TikTok duke iu përgjigjur këtyre akuzave.
Ajo thotë se po flet kot dhe se fama është e mirë, por kur nuk ta dhuron Zoti s’e çfarë bën.“Asgjë nuk o tu ia dridh brenda aty, çka ka me ua dridh disave kur del fama është shumë e mirë por kur nuk të jep Zoti s’mundesh me mar kështu që sa më qetë aq më mirë, jo me zor duke folur se po të shkojnë fjalët poshtë”, u shpreh ajo.
Tutje në videon e postuar në TikTok theksoi: “Sa më shumë paqe e ma pak inat, ju lutem”.
Alberati hodhi akuza tejet të forta duke thënë se ka ushtruar edhe dhunë në ish-partneren e tij, Diellzën.
Marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit duket se po përjeton një tjetër krizë në BBVIP4. Pas disa ulje-ngritjeve, dyshja janë përballur sërish me tensione dhe debate.
Këtë herë ka qenë Gjesti, i cili i ka kërkuar Eglit ta lërë të qetë, duke thënë se po bëhet e bezdisshme.
Ndërsa po flinin së bashku, artisti i njohur i ka thënë Eglit se e ka lodhur me të njëjtat pyetje të përsëritura. Në një moment, ai madje i kërkoi të mos e kapte për krahu, duke e bërë të qartë se kjo gjë po e shqetësonte.
Banorët teksa ishin me njëri tjetrin kanë komentuar hyrjet e reja. Valbona është shprehur se:
Në këtë orar të ditës JU gënjeni më shumë…
Gjesti nuk ka shqetësuar njeri në fillim, rrinte në qetësi ditët e para. Luaj dhe provoko por mos ofendo, këta lan nam duke ofenduar. Unë këtu dua të bëj dashuri, kujt do i jap llogari? Kush më mban listën mua, kush janë këta, nga kanë ardhur këta? Dua të dal nudo unë këtu, kush më pengon, kujt do t’i kërkojë llogari, dua të fle me 3 veta. Kush janë këta moralistët, nga kanë ardhur këta, nga Hëna?
Deklarata e Hoxhë Kalasë kundër banorit të ri të Big Brother Vip Albania, Vserlo, është vënë në qendër të vëmëndjes në rrjet.
Ai ka komentuar ashpër mbi hyrjen e tij në shtëpi, por ka dhënë një koment edhe për Big Brother.
Në video hoxha shprehet:
‘I kanë future të gjithë burrë më burrë këtë vit. Normal, kështu mutacionesh dalin rrugës. Për tu habitur për Zotin. Na rroftë Gjesti. Inshallah s’na del dhe Gjesti kështu. Zot i madh! Sprovë e madhe. Ai është një vend që nuk preferohet për një njeri normal. Është haram me e ndjek Big-un’
Debatet për lojën e Eglit në Big Brother VIP nuk po ndalen, dhe së fundmi është ngritur një tjetër pikëpyetje: a ka ajo mbështetjen e familjarëve? Gazetarja Ledjona Xheladinaj, e cila vitin e kaluar ishte vetë pjesë e këtij spektakli, ka ndarë një mendim që ka shkaktuar reagime.
“Mua më bën përshtypje se në asnjë studio televizive nuk kam parë të afërmit e Eglit të flasin për lojën e saj. Dhe kjo tregon në heshtje që familjarët e saj nuk janë dakord me këtë Egli që po shohin në Big Brother”, është shprehur Xheladinaj.
Kjo deklaratë ka nxitur diskutime mes opinionistëve dhe ndjekësve të spektaklit, ndërsa sjellja e Eglit ka tërhequr vëmendjen e shumë të ftuarve.
Ndërkohë, Ronaldo Sharka ka bërë një koment të drejtpërdrejtë për dinamikën e saj në raport me Gjestin: “Sa më shumë i thotë Gjesti ‘largohu’, aq më shumë afrohet.”
Nga ana tjetër, Shqipja Hysenaj ka shtuar: “Egli krenari nuk ka. E ka shkelur.”
Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Petro Xhori, në një intervistë për “Live From Tirana”, komentoi strategjinë e banorëve të këtij spektakli dhe jo vetëm.
Gjithashtu ai komentoi dhe një ndër banorët e rinj që u bënë të shtunën pjesë e BBV 4, Kellyn. Ish-banori u shpreh se e njeh personalisht e për rrjedhojë e përshëndeti.
“Sa i përket hyrjeve të reja, një nga personazhe Kelly, e përshëndes. E njoh familjarisht. Nuk e di si do veprojë në “BBV4”. Është djalë shumë i mirë, inteligjent”, tha ish-banori.
Por nuk mbaron me kaq! Petro zbuloi edhe një detaj që publiku ende nuk e kishte vënë re.
Ai bëri me dije se Kelly ka patur gjatë verës dy klipe, ku në njërën është Xheneta dhe në tjetrin Egli.
“Kelly gjatë verës kishte edhe Xhenetën, edhe Eglin në klipe të veçanta. Ishte rastësi e bukur”, tha Xhori.
Ish-banori i BBV4 Petro Xhori ka komentuar së fundmi banorët e jo vetëm.
“Sa i përket hyrjeve të reja, një nga personazhe Kelly, e përshëndes. E njoh familjarisht. Nuk e di si do veprojë në “BBV4”. Është djalë shumë i mirë, inhteligjent”.
Ndërkohë ai zbuloi se:
“Kelly gjatë verës kishte edhe Xhenetën, edhe Eglin në klipe të veçanta. Ishte rastësi e bukur”.