Category: Showbiz

  • “Skandal”/ Loredana shokohet pas informacioneve që merr për Jozin: Lidhja ka qenë lojë

    “Skandal”/ Loredana shokohet pas informacioneve që merr për Jozin: Lidhja ka qenë lojë

    Loredana mësoi mbrëmjen e sotme disa informacione në lidhje me Jozin. Ajo mësoi që Jozi ka hequr unazën e martesës së tyre. Po ashtu mësoi edhe për raportin që ai ka me Valbonën, ku tha se nuk i njeh vëllezërit, ndryshe nga sa kanë pretenduar ata të dy në shtëpi.

    “Do doja të dija pse ka hequr unazën, do doja këto ditë që Jozi të më jepte provën që është me mua, se fillova të dyshoj. Bravo i qoftë. Nuk kam fjalë. Ishte momenti që ai të tregonte që ishte me mua. Faleminderit Jozi, kjo sjellja jote që unë me bukë e ti me gur unë nuk e kuptoj. Sjellja e tij skandal. Kjo më tregon që lidhja ka qenë lojë ”, tha Loredana.

  • Gjesti flet për Xhenetën pas shfaqjes së klipit: Nuk ka pasur kush mëshirë për mua

    Gjesti flet për Xhenetën pas shfaqjes së klipit: Nuk ka pasur kush mëshirë për mua

    Gjestit iu shfaq një intervistë e Xhenetës në Fan Club në spektaklin e së martës, ku ajo foli për raportin e saj me të, zhgënjimin dhe faktin se e priste jashtë. Këngëtari e akuzoi Xhenetën për sjellje të pamëshirshme dhe tha se ajo e kishte lënduar shumë gjatë marrëdhënies së tyre.

    Në një moment të intervistës, Gjesti shprehu se nuk ka ndjerë asnjë mbështetje nga Xheneta gjatë kohës që kanë kaluar së bashku, duke shtuar se ka parë gjëra shumë të ulëta që nuk i kishte pritur. Ai theksoi se nuk ka pasur kush mëshirë për të dhe se ka kaluar një periudhë të vështirë, duke vuajtur nga paranojat dhe depresioni, të cilat nuk janë vërejtur nga askush.

    Gjesti e përmbylli intervistën me një mesazh për Xhenetën, duke thënë: “Ishalla është e lumtur, Zoti ia jep atë që meriton.” Ai theksoi se ka kuptuar që nuk ka ndihmuar askush për ndjenjat e tij, duke përmendur se lotët dhe shqetësimet e tij nuk janë kuptuar nga të tjerët.

    “A të bëri ndonjë ndjesi që e pe?”, iu drejtua Loredana Brati pas mbrëmjes së djeshme.

    “Jo, çfarë kam përjetuar unë aty shuj tmerr. Nuk ka ndjesi, kam parë gjëra që është dashur t’i shoh, kam parë gjëra shumë të ulëta. Nuk ka pasur kush mëshirë aty për mua, nuk po mund të t’i sqaroj disa gjëra. Kur të dalësh jashtë e kupton vet”, u shpreh Gjesti.

  • “Sa kohë ke me….”, Gjesti i bën Valbonës pyetjen e fortë për njohjen me Jozin

    “Sa kohë ke me….”, Gjesti i bën Valbonës pyetjen e fortë për njohjen me Jozin

    Marrëdhënia që ekziston mes Valbonës dhe Jozit vazhdon të jetë një mister i mbushur me dyshime, jo vetëm për banorët e tjerë të shtëpisë së “BBVA4”, por edhe për publikun e gjerë.

    Pavarësisht se Valbona shpesh e përshkruan Jozin si një vëlla, Gjesti, një nga banorët e tjerë, ka shprehur shqetësime mbi natyrën e kësaj marrëdhënieje, duke e vënë në pikëpyetje besnikërinë e saj.

    Çdo bisedë mes tyre duket sikur hapë dyert e dyshimeve, duke lënë hapësirë për interpretim.

    Një episod interesant ndodhi sot, kur gjatë një bisede, Gjesti e pyeti Valbonën se sa kohë kishte kaluar me Jozin, duke e cilësuar atë si shok të ngushtë.

    Kjo diskutim nxjerr në pah tensionin e ndjerë, duke sugjeruar se marrëdhënia e tyre në sy të publikut nuk është aq e thjeshtë sa duket.

    Përgjigjet e Valbonës ishin të ngjashme me ato të një mbrojtësi të marrëdhënieve, duke insistuar se Jozi është shok i ngushtë me vëllezërit e saj, një fakt që Gjesti e ka të vështirë ta pranojë.

    Vëllazëria dhe shoqëria janë terma që shpesh ngatërrohen, veçanërisht në një ambient konkurues si “Big Brother”.

    Një aspekt interesant që del gjatë kësaj bisede është se Jozi ka deklaruar se në jetën e tij ka vetëm dy takime me Valbonën:

    një herë për një kafe me një shok të përbashkët dhe herën tjetër pak para se të hynin në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”. Kjo e bën të qartë se njohja e tyre është e kufizuar, pavarësisht nga sa shpesh përmendet nga Valbona.

    Biseda mes tyre tregon se Valbona ndjehet e detyruar të mbrojë marrëdhënien e saj me Jozin, duke theksuar se nuk është këtu për të luajtur lojëra me të.

    Gjesti, nga ana tjetër, duket se ka një perspektivë më skeptike, duke sugjeruar se Valbona ka ndjenja më të forta për Jozin se sa ajo është e gatshme të pranojë.

  • U përjashtuan me Zarf të Zi brenda pak ditësh/ Jozi: U keqkuptova, i kërkoj falje kujtdo që është prekur; G Bani: Kur dikush më prek te hunda është sikur… nënën

    U përjashtuan me Zarf të Zi brenda pak ditësh/ Jozi: U keqkuptova, i kërkoj falje kujtdo që është prekur; G Bani: Kur dikush më prek te hunda është sikur… nënën

    Brenda pak ditëve, dy zarfa të zinj erdhën në shtëpi, një që përjashtonte Jozin për shkak të komenteve denigruese dhe fyese, dhe një tjetër që përjashtonte G Banin për dhunë fizike.

    Të dy ata kërkuan falje për veprimet e tyre dhe shpjeguan se si perse ndodhën ato situata.

    Jozi: Doja të flisja fillimisht për situatën që ndodhi, për përjashtimin tim nga loja. Më dhemb fakti që është marrë si ofendim ndaj bashkëkombësve tanë, i cili nuk ka qenë aspak ofendim ndaj tyre. Ishte vetëm një shembull i keq ndaj Gjestit që të mos arrinte në këtë pikë. Prandaj më ka dhëmbur kjo pjesë dhe më vjen shumë keq. Ndodhem këtu dhe kërkoj falje kundrejt të gjithë atyre që janë keqkuptuar.

    Për Loredanën nuk jam i zhgënjyer, por mungon prezenca ime. E kanë rrethuar hienat dhe po bie ngadalë. Mjafton një moment i vogël, prania ime pranë saj dhe do e kthejë siç ishte.

    G Bani: Jam ndjerë bosh. Më mungon një pjesë e imja. Dua të shfrytëzoj mundësinë dhe të jap një mesazh. Ata që shpërndajnë urrejtje dhe përçarje mes Shqipërisë dhe Kosovës, aty nuk ka qenë një shqiptar i Shqipërisë që ka goditur një shqiptar të Kosovës. Aty ka qenë G Bani që ka goditur Gjestin.

    Nuk u peshkova nga Gjesti. Gjesti dhe mbështetësit e tij do të donin shumë që ta quanin këtë si një lëvizje të Gjestit. Unë kam qenë i mërzitur për dikë tjetër aty brenda. Kur Gjesti këndoi këngën “Qorri i Lazit”, për t’u tallur me syrin tim të majtë… Nga anët e mia, kur dikush preket në hundë, është sikur të kanë sharë nga nëna. Nuk lejoj askënd të më prekë. Është trupi im.

  • “Aktrim. Lot fake”/ Debat i fortë mes Valbonës dhe Gjestit, banorja: Jozi është thjeshtë…

    “Aktrim. Lot fake”/ Debat i fortë mes Valbonës dhe Gjestit, banorja: Jozi është thjeshtë…

    Në spektaklin e djeshem një ndër diskutimet ishte sjellja e Valbonës gjatë kësaj jave dhe raporti i saj me Jozin, disa prej banorëve komentuan për situatat e krijuara nga ajo dhe lojën e saj.

    Loredana tha se Valbona ka luajtur me Laertin dhe G Banin dhe shtoi gjithashtu se Jozin e ka dashur për interes, që ta këtë në krah për ta mbrojtur ndërkohë Krisa e kundërshtoi duke thënë se Loredana e ka pohuar vet që në fillim kishte dyshime se Valbona kishte pëlqim për të. Gjesti gjithashtu tha se çdo gjë që Valbona bën brenda shtëpisë është fake.

    Valbona: Nëse unë dhe Jozi do kishim pasur diçka nga jashtë do e kisha treguar. Ai është thjesht shok i ngushtë me disa miq të mi shumë të mirë jashtë. Kjo është e vetmja njohje gjë që kam me Jozin nga jashtë.

    Loredana: Valbona ka luajtur edhe me G Banin dhe me Laertin. Me Jozin ka pasur interesin e vet, ka dashur një djalë që ta ketë në krah këtu brenda për ta mbrojtur sikur kishte më parë G Banin dhe Laertin.

    Krisa: Këto janë përralla sepse Loredana më ka thënë se Valbona në fillim ka dashur të lidhet me të por nuk e ka lejuar Jozi. Nuk e di pse do të gënjejë sy më sy, ne këtu brenda dhe publikun jashtë.

    Gjesti: Aktrim. Lot fake. Në fillim kur kam ardhur Valbona ka ardhur dhe me ka puthur qafë. Mundohej të më afronte po unë nuk e hëngra kulaçin sikur e kanë ngrënë G Bani dhe Laerti. Pse Valbona këtë javë që doli G Bani dhe tu largua Laerti fillove të qash dhe të viktimizohesh. Çfarë po bën tani se s’ke me kë të luash. Strategjia e saj është të luajë me djemtë. Silleni një djalë të ri dhe kjo të njëjtën gjë do të bëjë. Ky njëri (Laerti) të ka dashur dhe çfarë bëre ti, prishe ditëlindjen tënde dhe darkën që ai të ofroi për lojë.

  • Kriset miqësia mes Rozanës dhe Laertit, banorët “përplasen” në Prime: Faleminderit që më zgjodhe kundërshtare

    Kriset miqësia mes Rozanës dhe Laertit, banorët “përplasen” në Prime: Faleminderit që më zgjodhe kundërshtare

    Miqësia mes Rozanës dhe Laertit duket se është krisur, pas komenteve të këtij të fundit në Dhomën e Dëshirave.

    Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer aspak Rozanës, e cila e konsideroi kundërshtar banorin në lojë.

    Rozana: Kur erdhën sponsorat, erdha unë dhe të mbajta që ti mos të eskaloje në të pira. Të mbajta pranë. Të mbrojta deri në pikën e fundit. Dhe kur të kam thënë që nëse ke parë diçka te unë, doja të vije dhe të m’i thoje. Ty nuk të pëlqejnë të vërtetat. Unë kam thënë në këtë shtëpi që nuk mbroj asnjë njeri që bën gabim. Për ty e kam bërë. Mirë se të vish në lojë. Dua të shoh atë Laertin e debateve. Atë Laertin që njoh jashtë. Këtu ti ke atë Rozanën që njeh jashtë. Por unë s’po shoh atë Laertin që njoh jashtë. Kur ty ta thonë diçka në sy, nuk të pëlqen. Mund të dalësh nesër dhe këtë format që jemi bashkë, mund ta akuzosh. Ky nuk është Laerti i kompeticioneve dhe Laerti i paneleve. Kam dalë në skenë ditën që më ka vdekur im atë. Ti duhet ta dish më mirë se si merren çmimet. Të falënderoj që më ke zgjedhur të më kesh kundërshtare.

    Laerti: Më shpjegove dhe më the se s’kam dëgjuar nga Indriti dhe kam dëgjuar nga ty, por s’kam reaguar. Të lutem më dëgjo me vëmendje. Çfarë bën Laerti në shtëpi dhe çfarë bën atje jashtë… Të kam thënë që unë s’kam strategji. Kur dje debati kaloi në epitete, unë ndërhyra.

    Rozana: Nxirre Laertin e vërtet.

    Laerti: Më plagose dy herë. Të thashë mos e bëj më. Më the që nuk flas për kauzën e femrave. Ti e ke parë sa e kam ngritur zërin për kauzën e femrave aty jashtë dhe këtu brenda. Pasi ndodhi kjo ngjarje, kam marrë Indritin dhe i kam thënë që të kërkojë falje, sepse ato fjalë nuk i thuhen një femre.

  • “Kam pëlqim, por vetëm …”/ Çfarë po ndodh në raportin mes Gjestit dhe Eglit?

    “Kam pëlqim, por vetëm …”/ Çfarë po ndodh në raportin mes Gjestit dhe Eglit?

    Raporti mes Eglit dhe Gjestit ka pasur uljet dhe ngritjet e veta në ditët e fundit, me banorët që dyshojnë nëse kjo marrëdhënie është dashuri apo strategji.

    Vetë Egli ka pasur dyshime ditët e fundit nëse Gjesti ka vërtet ndjenja ose jo, kjo për arsyen e komenteve të banorëve.

    Egli: Kam marrë një përgjigje dhe jo, nuk më është dukur i sinqertë. Po flisja me Laertin sa i përket sjelljes time karshi Gjestit dhe… Ne jemi vajza dhe shpeshherë shumë gjëra i perceptojmë pa qenë nevoja t’i dëgjojmë me zë. Unë do vazhdoj të jem koherente përsa kohë kjo ndjesi të ekzistojë brenda meje. Nuk do jem kurrë sulmuese ndaj ti. Për mua është shumë lojtar i fortë këtu, që nuk denigron, që nuk ushtron dhunë. Për këtë gjë kam për ta mbështetur deri në fund. Do isha jokoherente nëse tani mbrapa nuk do e bëja. Sa i përket asaj gjësë tjetër, nuk më ka ndodhur që të shpreh pëlqim për dikë dhe mos ta kem mbrapshtë. Nuk ka qenë dashuri me shikim të parë… Ky person është ndryshe. Ky nuk e kishte këtë kamuflimin. Ajo gjëja që më ka eksituar te Gjesti ishte inteligjenca dhe mënyra që nuk përshkallëzon, por luan.

    Siç e kam cekur dhe te klipi, i kam besuar shumë. Nuk kam dyshuar në asnjë moment ndaj tij. Në shumë biseda tona, më ka thënë që nëse donte të luante, do të bënte si i dashuruari i shekullit. Me këto që dëgjoj te ky klip, pas një muaji, që një muaj këtu është një vit. Kur unë Gjestin e dëgjoj të shprehet në atë formë, jo pa shkak nga ana e Gjestit, sepse ai është shumë koshient që këtë marrëdhënie e kemi krijuar të dy, nuk mund të thotë që s’i interesoj fare. Jam mësuar të marrë mosmirënjohje ndonjëherë. Ndoshta do gjejmë një urë diskutimi. Por kam bërë një luftë shumë të madhe me veten time për të luftuar për respektin që dua të kem për veten time. Unë do jem gjithnjë vajza empatike dhe do vazhdoj ta bëj deri në fund të jetës time.

    E vërteta është që të pëlqej. Kam tërheqje fizike, por asgjë më shumë. Nëse do thoja që kam diçka më shumë, atëhere po gënjej.

  • Gjesti dëgjon për herë të parë deklaratat e Xhenetës, ja si reagon: Unë tërhiqem… (Video)

    Gjesti dëgjon për herë të parë deklaratat e Xhenetës, ja si reagon: Unë tërhiqem… (Video)

    Për herë të parë Gjesti ka parë dhe ka dëgjuar këtë mbrëmje deklarata që Xheneta ka dhënë në Fan Club për të dhe lidhjen e tyre më parë.

    Ai tha se me Eglin nuk ka luajtur në asnjë moment, por nëse është kuptuar kështu dhe ajo është lënduar, ai është gati të tërhiqet.

    “Varësen ma ka dhënë tezja, më ka rënë diku në makinë kur kam ardhur këtu dhe nuk e kam më. Sa i përket asaj që nuk e kam dash, po për Zotin, aq shumë sa kam heq keq aty brenda dhe aq shumë… kurrë nuk u ndal, më ka bërë me qajë, dashuri ajo s’ka pasur kurrë, unë kam pasur.

    Dhe afrimitetin që kam pas me Eglin e kam thënë që Xhenetën e kam pas në mendje, në fillim më shpesh tani më rrallë. Ç’a kam përjetu aty Zoti i madh e di, katër ditë kam nejt pa u çu nga krevati, ka lujt me ndjenja, e tani i kam tregu ku e ka vendin.

    Nëse del dhe jashtë që unë po luaj me Eglin unë tërhiqe, unë s’po bëj lojë me Eglin, por nëse po transmetohet ashtu, dhe ajo po lëndohet unë tërhiqem.

    E kam sqaru unë dhe me Xhenetën, i kam thënë mos mi bëj këto gjëra, i kam thënë të jemi të sinqertë, mos më lëndo, ajo ka vazhdu… fjalët më të këqija që kanë ekzistu mi ka thënë në atë shtëpi’, tha ai.

  • 50 ditë izolim, 2 zarfe të Zi brenda javës, tensione dhe…/Pak minuta para nisjes së Primet, zbulohet se çfarë do ndodh

    50 ditë izolim, 2 zarfe të Zi brenda javës, tensione dhe…/Pak minuta para nisjes së Primet, zbulohet se çfarë do ndodh

    Pas 50 ditësh izolimi, bashkëjetesa nuk është më si më parë, me situatat të reja që krijohen ditë pas dite.

    Tensione që shtohen, sjellje që dalin jashtë kontrollit, marrëdhënie që komplikohen gjithnjë e më shumë…

    Për të zbuluar këto dhe shumë surpriza të tjera, ndiqni sot spektaklin e madh në Top Channel, DigitAlb me dy kanalet e dedikuara Big Brother VIP 1 dhe Big Brother VIP 2, dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në YouTube.

  • Debatoi me Indritin për Eglin/ Banoret kritika Gjestit: Kur ti s’e do s’ke pse e mbron. Po bën lojë me të…(Video)

    Debatoi me Indritin për Eglin/ Banoret kritika Gjestit: Kur ti s’e do s’ke pse e mbron. Po bën lojë me të…(Video)

    Veprimi që Indriti bëri ndaj Eglit është komentuar gjerë e gjatë mes banorëve të “BBVA4”.

    Kujtojmë se mes tyre u përfol se Indriti preku fizikisht artisten pa dëshirën e saj.

    Për rrjedhojë Gjesti dhe Rozana patën një përplasje të ashpër me banorin të cilin e paralajmëruan që të mos e prekë më Eglin.

    Gjatë ditës së sotme banorët kanë komentuar mes tyre paralajmërimin që Gjesti i dha Indritit për Eglin, i cili la të kuptohej se ai ndjen diçka për banoren por nuk e pranon.

    Gjesti nga ana tjetër vijon të këmbëngulë se me Eglin nuk ka asgjë.

    Kjo e fundit i është drejtuar duke i thënë se nëse nuk ka ndjenjë për të atëherë ai nuk “duhet të marrë vendime” ndaj saj.

    Pjesë nga biseda:

    Egli: Mos e thuj më. Nëse në biseda serioze e thua, ose mbaje ose mos e thuaj më.

    Rozana: A po rri me të?

    Gjesti: Po, po s’ke bisedë serioze.

    Egli: Ishte, bisedë serioze ishte.

    Rozana: Po mirë m’fal. Me një njeri që rri me të me i thon tjetrit mos e prek, nuk duhet ta prekësh o vlla.

    Gjesti: Po kështu po.

    Rozana: Po seriozisht. Gru pa gru s’ka të bëjë ajo, po që fjalën s’duhet ta prekësh e kishe seriozisht?

    Gjesti: Po.

    Krisa: Ai tha mos e prek se e kam gru?

    Rozana: Jo ai i tha pse? Se e kam gru i tha ky.

    Krisa: Po, atëhere këtu është seriozisht.

    Gjesti: Unë e di që s’e kom gru o vlla.

    Krisa: Jo Egli e tha ishte muhabet serioz, kështu që duhet ndarë tha kur ti e thua këtë.

    Rozana: Jo, jo seriozisht ishte fjala mos e prek.

    Egli: Mos e thuaj termin në atë muhabet kot veç me e nguc. Jo për ngucje kudo.

    Rozana: Po mirë, atë e tha ai për..

    Egli: Kur bëjmë shaka bëjmë shaka sepse bie gabimi mbi ty në fund.

    Gjesti: Mirë të kërkoj falje.

    Rozana: Unë e kapa shyqyr që e kapa atë se ai tha nuk është e martuar. E unë i thashë jam unë me partner jashtë, hajde mnguc mu.