Category: Showbiz

  • Debatoi me Indritin për Eglin/ Banoret kritika Gjestit: Kur ti s’e do s’ke pse e mbron. Po bën lojë me të…(Video)

    Debatoi me Indritin për Eglin/ Banoret kritika Gjestit: Kur ti s’e do s’ke pse e mbron. Po bën lojë me të…(Video)

    Veprimi që Indriti bëri ndaj Eglit është komentuar gjerë e gjatë mes banorëve të “BBVA4”.

    Kujtojmë se mes tyre u përfol se Indriti preku fizikisht artisten pa dëshirën e saj.

    Për rrjedhojë Gjesti dhe Rozana patën një përplasje të ashpër me banorin të cilin e paralajmëruan që të mos e prekë më Eglin.

    Gjatë ditës së sotme banorët kanë komentuar mes tyre paralajmërimin që Gjesti i dha Indritit për Eglin, i cili la të kuptohej se ai ndjen diçka për banoren por nuk e pranon.

    Gjesti nga ana tjetër vijon të këmbëngulë se me Eglin nuk ka asgjë.

    Kjo e fundit i është drejtuar duke i thënë se nëse nuk ka ndjenjë për të atëherë ai nuk “duhet të marrë vendime” ndaj saj.

    Pjesë nga biseda:

    Egli: Mos e thuj më. Nëse në biseda serioze e thua, ose mbaje ose mos e thuaj më.

    Rozana: A po rri me të?

    Gjesti: Po, po s’ke bisedë serioze.

    Egli: Ishte, bisedë serioze ishte.

    Rozana: Po mirë m’fal. Me një njeri që rri me të me i thon tjetrit mos e prek, nuk duhet ta prekësh o vlla.

    Gjesti: Po kështu po.

    Rozana: Po seriozisht. Gru pa gru s’ka të bëjë ajo, po që fjalën s’duhet ta prekësh e kishe seriozisht?

    Gjesti: Po.

    Krisa: Ai tha mos e prek se e kam gru?

    Rozana: Jo ai i tha pse? Se e kam gru i tha ky.

    Krisa: Po, atëhere këtu është seriozisht.

    Gjesti: Unë e di që s’e kom gru o vlla.

    Krisa: Jo Egli e tha ishte muhabet serioz, kështu që duhet ndarë tha kur ti e thua këtë.

    Rozana: Jo, jo seriozisht ishte fjala mos e prek.

    Egli: Mos e thuaj termin në atë muhabet kot veç me e nguc. Jo për ngucje kudo.

    Rozana: Po mirë, atë e tha ai për..

    Egli: Kur bëjmë shaka bëjmë shaka sepse bie gabimi mbi ty në fund.

    Gjesti: Mirë të kërkoj falje.

    Rozana: Unë e kapa shyqyr që e kapa atë se ai tha nuk është e martuar. E unë i thashë jam unë me partner jashtë, hajde mnguc mu.

  • Reagon më në fund G-Bani, tregon nëse do rikthehet në BBV, çudit me fjalët për Gjestin (Video)

    Reagon më në fund G-Bani, tregon nëse do rikthehet në BBV, çudit me fjalët për Gjestin (Video)

    Ditët e fundit, në rrjetet sociale dhe media online, kanë qarkulluar aludime se ish-banori i Big Brother VIP, G-Bani, mund të mos jetë përjashtuar përfundimisht nga gara dhe se ekzistonte një mundësi për rikthimin e tij. Ky spekulim u përhap me shpejtësi mes ndjekësve të reality show-t, duke ndezur debatet dhe kureshtjen e publikut.

    Mirëpo, këtyre aludimeve u ka dhënë fund vetë G-Bani, i cili është shfaqur për herë të parë pas përjashtimit dhe tërheqjes nga rrjetet sociale. Në një video që është bërë virale në pak orë, ai shfaqet në krah të familjarëve të tij, duke treguar se është jashtë shtëpisë së famshme dhe nuk ka asnjë plan për t’u rikthyer.

    Në këtë deklaratë të parë pas përjashtimit, G-Bani ka prekur edhe momentin që e nxori jashtë garës – incidentin me Gjestin. Ai u përjashtua me zarf të zi pasi goditi me shpullë konkurrentin tjetër, pas një provokimi nga ana e këtij të fundit. Megjithatë, në fjalët e tij, ai lë të kuptohet se nuk është penduar për veprimin e tij, duke theksuar se qëndrimi i tij ndaj Gjestit mbetet i njëjtë.

    Ajo që ka çuditur më shumë ndjekësit është fakti se G-Bani është shprehur se i vetmi “turp” që ndjen pas largimit është për produksionin e Big Brother VIP, të cilin e konsideron si zhgënjim. Megjithëse nuk e ka shpjeguar në detaje këtë deklaratë, ndjekësit kanë nisur të spekulojnë se ai mund të ketë pritur një trajtim ndryshe nga ana e organizatorëve të programit.

    Si e priti publiku këtë deklaratë?

    Reagimet për deklaratën e G-Banit kanë qenë të ndara. Disa ndjekës e kanë mbështetur atë, duke e cilësuar si një lojtar të fortë dhe të sinqertë, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për veprimin e tij dhe për faktin se nuk shprehu pendesë për dhunën e ushtruar ndaj një konkurrenti tjetër.

    Në çdo rast, Big Brother VIP tashmë ka vijuar rrugëtimin e tij pa G-Banin, ndërsa ai duket se ka zgjedhur të largohet përfundimisht nga formati, duke u rikthyer pranë familjes dhe jetës së tij jashtë vëmendjes mediatike.

    Shiko videon:

  • “Sonte në BBVA hynë…”, ish- Fituesi i Big Brother ben paralajmerimin e papritur

    “Sonte në BBVA hynë…”, ish- Fituesi i Big Brother ben paralajmerimin e papritur

    Natën e sotme do të mbahet “Prime” i radhës i spektaklit të njohur “Big Brother VIP Albania”, dhe ndjekësit janë shumë kuriozë për zhvillimet që do të ndodhin.

    Ky episod pritet të sjellë momente të reja tensioni dhe emocioni, ndërsa banorët do të përballen me sfida të ndryshme dhe mund të ketë ndryshime në dinamikat e brendshme të shtëpisë.

    Spektakli ka mbajtur gjithmonë vëmendjen e publikut me ngjarje surprizë dhe momente të paparashikuara.

    Po ashtu, janë pritur edhe reagime të forta dhe mundësi për zhvillime të reja që mund të ndikojnë në marrëdhëniet dhe rivalitetet brenda shtëpisë.

    Fituesi i “BBA5”, Arber Zeka ka ngritur pikëpyetje rreth këtij “Prime”-t.Ai ka publikuar një shkrim në “Instastory”, duke shkruar: “Sonte në BBVA hyn …”. Se ç’ka do të ndodhë mbetet ta zbulojmë sonte.

  • Familjarët e Valbona Mhillit reagojnë të revoltuar ndaj Gjestit

    Familjarët e Valbona Mhillit reagojnë të revoltuar ndaj Gjestit

    Ditën e sotme, një video u bë virale në rrjet, ku Gjesti shihej duke bërë disa veprime të pahijshme ndaj Valbona Mhillit.

    Ky moment po diskutohet shumë në rrjet, duke nxitur edhe reagimin e familjarëve të Valbonës.

    Përmes një postimi në llogarinë e banores në Instagram, familjarët e saj shkruajnë se ajo është duke u bullizuar si nga Gjesti brenda shtëpisë, ashtu edhe nga gazetari Bled Mane dhe ish-banorja Shqipe Hysenaj jashtë shtëpisë.

  • “Nga një patëllxhan…”/ Çfarë plani po thurin Rozana dhe Gjesti për banorët?

    “Nga një patëllxhan…”/ Çfarë plani po thurin Rozana dhe Gjesti për banorët?

    Rozana dhe Gjesti kanë një raport mjaft të mirë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Pavarësisht debateve që mund të kenë patur me njëri-tjetrin, ata të dy kanë patur edhe shumë momente të bukura së bashku. Gjithashtu ata herë pas here kanë bërë plane edhe për lojën, se çfarë t’u bëjnë banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    E kështu ka ndodhur edhe ditën e sotme, ku kanë bërë një plan për banorët që mund të dalin në nominim

    Rozana: Sonte pas nominimit, kush është në nominim nga një patëllxhan. Domethënë ju që jeni nominuar hani nga një patëllxhan

    Gjesti: Do ua fusim nga një

    Rozana: Do i ndajmë spec, patëllxhan

    Gjesti: Trangull

    Rozana: Nuk ka

    Gjesti: Kujt do ia vendosim, Valbonës

    Rozana: Loredanës

    Gjesti: Edhe Gertës

    Rozana: Një mua, unë ti edhe këta, se ne e mbajmë lojën. Edhe këtyre tjerëve ngaqë nuk kemi speca, ju fusim nga një kavanoz turshi. Njërit i fusim vaj ulliri

    Gjesti: Duket që është lojë pa lidhje, po të bën për të qeshur

  • A do të rikthehet G-Bani sonte në BBVA? Ish banori publikon video

    A do të rikthehet G-Bani sonte në BBVA? Ish banori publikon video

    Ditën e djeshme, në rrjet filluan aludimet se G-Bani mund të mos jetë përjashtuar “plotësisht” nga Big Brother VIP.

    Këtyre aludimeve u ka dhënë fund G-Bani, pas përjashtimit dhe “zhdukjes” nga rrjetet sociale

    Në një video, tashmë virale në rrjet, G-Bani shfaqet krah familjarëve të tij, duke lënë të kuptohet se një rikthim në reality show nuk pritet të ndodhë.

    https://v16m.tiktokcdn.com/da67bc7232828696013f46c8ccac4cee/67aca8b5/video/tos/no1a/tos-no1a-ve-0068-no/ok5E2ivEZSCYTUQIspCZQCEBBBD16rYcMzAiB/?a=1233&bti=NDU3ZjAwOg%3D%3D&ch=0&cr=3&dr=0&lr=tiktok_m&cd=0%7C0%7C1%7C&cv=1&br=1362&bt=681&cs=0&ds=3&ft=pCXryMPQ8Zmo0yVzkb4jVKOGppWrKsd.&mime_type=video_mp4&qs=0&rc=aDVpZTlmNTNoPGc0OTM0NkBpanJnM285cjVteDMzbzczNUAvYjJhYGEyXzIxMTIyMWJjYSNoLWZiMmRrM2lgLS1kMTFzcw%3D%3D&vvpl=1&l=20250211135632ACF3400C35BBDD21900C&btag=e00088000&cc=3

    Ai shprehet gjithashtu se për goditjen me shpullë ndaj Gjestit nuk është penduar, ndërsa shton se ka “turp” vetëm ndaj produksionit që e zhgënjeu.

    Në një video tjetër, ai thotë se e vetmja faqe zyrtare e tij është kjo ku e ka publikuar videon.

    G-Bani u përjashtua me zarf të zi pasi goditi me shpullë Gjestin, pas një provokimi nga ky i fundit.

  • Babai i Jozit ka luftuar me UÇK/ Ish-banori flet për debatin me Gjestin!

    Babai i Jozit ka luftuar me UÇK/ Ish-banori flet për debatin me Gjestin!

    I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” me Elona Duro ka qenë Jozefin Marku. Këngëtari dhe ish-banori i këtij edicioni, u përjashtua me zarf të zi duke përfunduar kështu rrugëtimin e tij në Big Brother. Ai bëri një analizë më të hollësishme rreth strategjisë së tij brenda shtëpisë, lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

    Në lidhje me këto ditë pas daljes së tij, për shkak të gjuhës së përdorur, Jozi u shpreh se fjalët e drejtuara kundrejt Gjestit nuk ishin në atë kuptim, aq më tepër kundër Kosovës.

    Për herë të fundit kam dëshirë ta cek këtë sepse u bë sinqerisht diçka e madhe pa pasur nevojë se nuk ishte aspak e drejtuar direkt kundrejt personit, aq më pak jashtë shtëpisë për shqiptarët e Kosovës për të bërë atë situatën që mori tjetër drejtim. Në asnjë mënyrë as nuk kam pasur tendencën për përçarje etnike, por të gjithë ata që janë prekur, familjarët e Gjestit, ose njerëzit që e kanë keqkuptuar u kërkoj falje për herë të fundit për këtë krahasim. Dëshiroj të jetë hera e fundit që e diskutoj këtë.

    Gjithashtu, në këtë intervistë u përmend edhe fakti se babai i Jozit ka luftuar dhe ka qenë pjesë e UÇK-së. Ndaj, ai është rritur gjithmonë me frymën e atdhetarizmit dhe nuk do ta thoshte kurrë me këtë tendencë atë fjalë që i drejtoi Gjestit. Më tej, ai shtoi:

    Unë vij nga një familje tradicionale. Gjithmonë i rritur me frymën që jemi një komb. Jam rrit gjithmonë me shqiptarët e Kosovës. Kam shoqëri, vëllazëri pafund nga Kosova. Aspak nuk ka qenë qëllimi për t’i prekur ata në asnjë moment dhe s’do jetë kurrë. Unë i njoh shumë mirë traditat e tyre dhe jam ai person që në familjen e tyre kam qenë gjithmonë pjesëmarrës gjithë jetën time. Gjithë jetën time e kam pasur të lidhur me Kosovën. Shpresoj se do e kem gjithmonë. Nuk ka ndryshuar asgjë. Me miqtë e mi që i kam aty e kanë kuptuar se është një keqkuptim që s’duhet marrë fare për bazë sepse është bërë në një lojë dhe është vetëm si krahasim. Një shembull që të mos shkojmë të bëhemi si i ligu, si i keqi./TAR

  • I futi bananen në jorgan, Valbona-Gjestit: Më shumë o burrë…

    I futi bananen në jorgan, Valbona-Gjestit: Më shumë o burrë…

    Mbrëmjen e djeshme Gjesti ka dashur të ngacmojë banoret me lojërat dhe shakatë e tij, ndër to kanë qenë Valbona dhe Loredana.

    Gjesti mori disa banane në kuzhinë dhe i vendosi fshehurazi poshtë jorganit në krevatin e Valbonës dhe të Loredanës. Valbona pasi i gjeti fajësoj Gjestin dhe e nënkuptoi në kontekst negativ përdorimin e bananeve edhe pse Gjesti e mohoi dhe ia hodhi fajin Rozanës, pasi kjo e fundit vendosi speca në krevatet e banorëve.

    Valbona: A s’kishte më banane, sillni dhe ca të tjera pse s’më keni çuar më shumë, a s’kishte më

    Gjesti: Jo i kanë ngrënë, pse pak po të duken?

    Valbona: Shumë pak, i paske fut të mira

  • Lajm fantastik për Parashqevi Simakun, këngëtarja bëhet me shtëpi të re (Video)

    Lajm fantastik për Parashqevi Simakun, këngëtarja bëhet me shtëpi të re (Video)

    “Përshëndetje nga shtëpia e re e Parashqevi Simakut dhe Ina Simaku, që ka ardhur sot nga Franca….”, nis kështu një video në Instagram e Elton Ilirjanit, i cili na informoi se këngëtarja e njohur është bërë me shtëpi të re.

    Eltoni: Si ndihesh Parashqevi tek shtëpia e re, që sapo hyre sot, me Inën?

    Parashqevia: Sapo luajtëm këngën e Flamur Shehut “Gëzimi i shtëpisë së re”. Por gëzimim më të madh e kam që më ka ardhur mbesa, Ina. Që e vogël ka qenë një mrekulli për famljen tonë, Simaku. Nënën e ka nga Elbasani, babai është vëllai im i madh, Arben Simaku, që është kuzhinier në Shqipëri dhe ajo punon recepsioniste në Francë.

    Eltoni: Bukurirat! Jeni shumë të bukura të dyja, sa të ngjashme jeni! Më bëhet shumë qejfi që rrugëtimi ynë, se po flas unë tani…Jam i kënaqur që ia arritëm kësaj dite: Parashqevia është shumë mirë. Siç e shihni, është e lumtur, e qeshur, e rikthyer totalisht në jetë, së bashku me Inën. Tani do kalojmë disa ditë të bukura, besoj nja dy javë. Dua të falenderoj Elvirën, veten nuk po e përfshij. Të gjithë ata që na ndihmuan. Një vit shtëpia është e paguar.

    Parashqevia: Është si një hotel me 10 yje, jo me 5.

    Eltoni: Me shumë dashuri, mbi të gjitha.

    Parashqevia: Na duket vetja sikur jemi në një hotel madheshtor.

    Në një tjetër video, Elton Ilirjani shpreh pakënaqësinë e tij ndaj biznesmenëve shqiptarë, të cilët premtuan shumë dhe nuk bënë asgjë:

    “Premtime, premtime, premtime, shumë biznesmenë, që mbahen si të fuqishëm, dolën me deklarata në dhjetor: ‘Do t’i bëjmë këtë, atë…asgjë nuk bën, zero me bisht. I vetmi që na ndihmoi ishte Kadri Morina dhe djali i tij, Klark Morina, që i falenderojmë.”, tha Ilirjani.

  • “Më kanë ndodhur shumë gjëra të rënda”/ Livia flet për mesazhin e Mevlanit: Ishte surprizë shumë e madhe

    “Më kanë ndodhur shumë gjëra të rënda”/ Livia flet për mesazhin e Mevlanit: Ishte surprizë shumë e madhe

    Livia Brunga, banorja e “Big Brother”, ka pasur një surprizë të veçantë nga Mevlan Shaba. Vetëm pak ditë më parë, ajo mori një mesazh emocionues nga ai në “Big Love”, ku ai i shprehu dashurinë duke i thënë se “zgjohet me të dhe fle me të”, pavarësisht asaj që ka ndodhur jashtë.

    Livia tregoi se ky mesazh ishte një befasia e madhe për të, pasi ka kaluar disa momente të vështira jashtë. Ajo u shpreh se asnjëherë nuk ka provuar një dashuri më të fortë dhe se ndjenjat që ka për Mevlanin janë të paimagjinueshme.

    “Për mua ishte surprizë shumë e madhe sepse kanë ndodhur disa gjëra shumë të rënda jashtë,” tha Livia ndërsa përlotej nga fjalët e tij. Ajo shtoi se pas këtij mesazhi ka pasur mundësinë të flasë me Mevlanin dhe të sqarojnë disa çështje.

    Kjo marrëdhënie ka marrë vëmendje të madhe, pasi vetëm disa muaj më parë, gjatë pjesëmarrjes së Mevlanit në “Big Brother Kosova”, u zbulua se ai do të bëhej baba për herë të parë.