Category: Showbiz

  • Një lidhje e re? Ilnisa bën lëmsh rrjetin(Foto)

    Një lidhje e re? Ilnisa bën lëmsh rrjetin(Foto)

    Gazetarja Ilnisa Agolli, gjatë qëndrimit të saj në BBVA, krijojë një lidhje dashurie me moderatorin, Meriton Mjekiqi.Mirëpo lidhjes së tyre i erdhi fundi. Si duket që të dy kanë vazhduar jetën e tyre.

    Para disa orësh, Ilnisa në instagramin e saj ka postuar një fotografi me një buqetë me trëndafila, në formë zemre.Mos ndoshta gazetarja sapo konfirmojë lidhjen e saj të re, që u përfol para disa dite në media.”E hëna ime e çuditshme, por e pranueshme”, ka shkruar ajo

  • Gjesti ‘sulmon’ Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën

    Gjesti ‘sulmon’ Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën

    Në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, një debat i tensionuar shpërtheu mes Gjestit dhe Valbonës, pasi kjo e fundit shpërtheu në lot për eliminimin e Jozit.

    Situata u përshkallëzua kur Gjesti vuri në dyshim arsyen e lidhjes së saj me ish-banorin, duke e akuzuar se e kishte dashur më shumë se Loredana, e cila kishte reaguar ndryshe pas daljes së tij.

    Valbona, gjatë bisedës, u përpoq të sqarojë emocionet e saj: “Unë atë person e ndieja si person të afërt, si njeri të shtëpisë dhe po ta them, është shoku i ngushtë i dy vëllezërve të mi jobiologjikë. Me kupton? Ti e di, ty të erdhi përshëndetja edhe nga familja edhe nga shoqëria. Ti e kupton se çfarë është shoqëria?”

    Por Gjesti nuk ishte i bindur dhe e sfidoi: “Ti Jozin e ke pasur shok?”

    Valbona u përgjigj: “Patjetër.”

    Gjesti: “Kurrë s’ju kam parë bashkë, veç kohëve të fundit.”

    Valbona: “Unë nuk kam ardhur këtu të jem një personazh me Jozin këtu.”

    Gjesti: “Kurrë nuk ju pashë bashkë. Një të mirë tregoma që ta ka bërë Jozi, që ti je tërhequr nga ai. Një të mirë tregoma.”

    Valbona: “Nuk kemi qenë dy në një këtu.”

    Gjesti: “S’di sa pyetje po të bëj, po u ikën, pse po më ikën?”

    Valbona: “Nuk po iki, po të kthej përgjigjen për të gjitha. Aq sa duhet ka ndenjur me Jozin, nuk kam ardhur të bëj lojën e Jozit.”

    Gjesti: “Përgjigju, kur ke ndenjur ti me Jozin shumë që ta kesh shok të ngushtë që të qash për të. Çfarë ke pasur ti me Jozin? Ti po më duket qenke dashuruar në të moj vajzë. Me tërë ata lot.

    Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana. Loredana qajti gjysmë ore edhe u krye. Ti vazhdove të qash tërë ditën.”

    Valbona: “Aq sa duhet ka ndenjur me Jozin, nuk kam ardhur të bëj lojën e Jozit.

  • “G Bani ndodhet në dhomën e…”, Gjesti zbulon të fshehtën e madhe, produksioni i tërheq vëmendjen: Kujdes… (Video)

    “G Bani ndodhet në dhomën e…”, Gjesti zbulon të fshehtën e madhe, produksioni i tërheq vëmendjen: Kujdes… (Video)

    Gjesti shprehet i bindur se ngjitur me shtëpinë e Big Brother VIP ka dëgjuar zhurma, duke ngritur dyshime në rrjet se mund të jetë G-Bani.

    Mirëpo pas këtyre fjalëve të Gjestit, atij i është ndaluar të flasë më tej nga produksioni: “Gjesti kujdes mikrofonin”.

    Nuk dihet nëse do të kemi të bëjmë me një situatë të ngjashme si ajo e Egla Cenos vitin e kaluar, por mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë mbrëmjen e nesërme.

  • “G Bani nuk është përjashtuar, ai është në…”, Jul Deda zbulon sekretin e produksionit, ja çfarë po ndodh me këngëtarin

    “G Bani nuk është përjashtuar, ai është në…”, Jul Deda zbulon sekretin e produksionit, ja çfarë po ndodh me këngëtarin

    Përmes një zarfi të zi, u bë e ditur se Bani përjashtohet nga gara.

    Megjithatë ajo që mori vëmendjen është se ai nuk u takua me asnjë prej banorëve, por u largua nga dhoma e rrëfimit.

    Më pas ai dha një intervistë të shkurtër për “Fan Club” pak minuta pas përjashtimit, duke treguar mes të tjerash se ai është dhunuar i pari nga Gjesti, i cili e preku me gisht në fytyrë.

    Mirëpo përmes një postimi të fundit, aktori Jul Deda ka ngritur dyshime se G-Bani mund të mos jetë përjashtuar (ende) nga gara e Big Brother Vip.

    “Gbani ska dal në asnjë postim mendon se është izolu dhe do kthehet prap?” e pyet një ndjekës Julin, ndërsa aktori i qëndron të njëjtit mendim. “As unë nuk e kam pa. Ça nuk ndodh“.

    Dyshimet për një rikthim të mundshëm të Banit i forcon edhe mbyllja e llogarisë zyrtare që posedon në Instagram, dhe mungesa e daljeve publike.

    Kujtojmë se sezonin e kaluar, një situatë e ngjashme ndodhi me Egla Cenon. Edhe pse ajo u përjashtua nga spektakli, më pas u zbulua se në fakt ajo ka qenë e izoluar në një tjetër dhomë — duke u rikthyer më pas sërish në garë.

  • Ish banorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, gati për të hyrë në BBVA4? Ja çfarë pritet

    Ish banorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, gati për të hyrë në BBVA4? Ja çfarë pritet

    Ditën e djeshme, Fifi, realizoi një ‘ask me’ në Instagram me ndjekësit e saj. Në mesin e shumë pyetjeve nuk mungoi as ajo për edicionin e famshëm “BBVA’.

    E pyetur se nëse do bëhej pjesë sërish e kësaj eksperience, ajo habiti me përgjigjen që dha.

    “Me qeto men qe kom valla ka mundesi”, shkroi ajo, duke thënë se po, do futej sërish.

    Interesante do ishte që Fifi të ishte pjesë e këtij edicioni.

  • FOTO/ Nuk iu kthye follow-i nga llogaria e Gjestit, Jozi bën veprimin e papritur

    FOTO/ Nuk iu kthye follow-i nga llogaria e Gjestit, Jozi bën veprimin e papritur

    Duket se Jozit i ka mbetur “hatri” nga ky veprim në llogarinë e Gjestit.

    Pasi u komentua mjaftueshëm në rrjet, ku Jozi i ka bërë “follow” Gjestit ndërsa familjarët e këtij të fundit nuk ia kanë kthyer të njëjtën, ai vendosi “t’i hakmerrej”.

    Duke hulumtuar profilin e tij shohim se tashmë as Jozi nuk po e ndjekë artistin.

    Sigurisht, nuk e ka pritur këtë veprim dhe mbase pritet të sqarohen edhe kur Gjesti të dalë jashtë.

  • Çfarë ndodhi me G-Banin pas daljes nga Big Brother, zbulon telefonatën e tij të parë

    Çfarë ndodhi me G-Banin pas daljes nga Big Brother, zbulon telefonatën e tij të parë

    Pas përfundimit të aventurës së tij në Big Brother VIP Albania, G Bani u shpreh se telefonata e tij e parë ishte me familjen, një moment që i dha atij mundësinë për të reflektuar mbi përvojën e tij në emision.

    Nëse keni qenë duke ndjekur lahutën e famshme të Big Brother, me siguri e dini se G Bani ishte një ndër banorët më të komentuar të këtij sezoni. Pas daljes nga shtëpia, duket se ai ka zgjedhur të tërhiqet paksa nga mediave sociale, duke mbyllur llogarinë e tij në Instagram.

    Shoku i tij i ngushtë, i ftuar në emisionin “Wake Up”, ndau disa detaje interesante mbi telefonatën e tij të parë pas daljes. Ai shpjegoi se G Bani e la mënjanë publikun dhe fokusoi gjithë vëmendjen te ata që e donin më shumë – familja e tij.

    “Ishte një telefonatë shumë e thjeshtë, me vëllain dhe prindërit. I tha se ndjehej mirë dhe se do të shkojë të pushojë pak”, tha shoku i G Banit, duke shtuar se kështu ai është i njohur për modestinë e tij. “Folën thjesht si mama-bir dhe baba-bir, pa ndonjë bisedë të thellë”, ka thënë ai.

    Intervistat dhe shfaqjet televizive që lidhen me përvojat e ish-banorëve janë gjithmonë një burim interesi për publikun.

    Sidoqoftë, mbetet për tu parë nëse G Bani do të pranojë ndonjë oferta për të shfaqur veten në ekranin televiziv në të ardhmen e afërt.

    Përveç refleksioneve përjetuese, G Bani po përballet me sfidat e rikthimit në jetën normale pas një periudhe të gjatë brenda shtëpisë së Big Brother. Ata që e kanë prekur këtë eksperiencë e dinë se kthimi në realitet shpesh kërkon kohë dhe përkushtim.

    Shoku i tij theksoi gjithashtu se G Bani është gjithmonë krenar për përvojën e tij në show, pavarësisht se si është pritur nga publik.

    Bëhet fjalë për një udhëtim emocional, por G Bani duket se është i vendosur të ruajë lidhjet me ata që e përkrahin, pavarësisht se si mund të zhvillohen gjërat në të ardhmen. Është interesante të mendojmë se çfarë do të sjellë për të si person dhe si figurë publike.

    Nëse ai do të shfaqet në Prime nesër, do të jetë një mundësi për të ndarë më shumë mbi këtë etapë të re në jetën e tij. Publiku, natyrisht, është gjithmonë i etur për të marrë një pasqyrë të jetës pas Big Brother. G Bani ka shumë për të thënë, dhe është vetëm një çështje kohe për të parë se si do t’i risjellë këto emocionet dhe përvojat përpara kamerave.

  • Pamjet brenda shtëpisë, cfarë po bëjnë Gjesti dhe Egli në shtrat?!

    Pamjet brenda shtëpisë, cfarë po bëjnë Gjesti dhe Egli në shtrat?!

    Është bërë virale një video e Gjestit me Egli Takon në orët e vona, pas mesnatës.

    Dyshja, të cilët ndajnë shtratin së bashku, kanë bërë së fundmi disa veprime me të cilat kanë marrë vëmendje.

    Në rrjet po aludohet se të njëjtit kanë kryer marrëdhënie, në bazë të disa videove që janë shpërndarë.

    Te pakten zyrtarisht lidhja mes tyre nuk eshte konfirmuar apo shpallur ende edhe pse dy banoret kane treguar afersi dhe pershtatje me njeri tjetrin.

    @lajmeshqip15

    #gjesti #eglitako #bigbrothervipalbania #bigbrothervipkosova #fyp

    ♬ original sound – D U K E 👑 – Duke Kraizen ᵇᶻ

    @lajmeshqip15 #gjesti #eglitako #bigbrothervipalbania #bigbrothervipkosova #fyp ♬ original sound – D U K E 👑 – Duke Kraizen ᵇᶻ

  • Modelja e njohur shqiptare në pritje të ëmbël!

    Modelja e njohur shqiptare në pritje të ëmbël!

    Modelja e njohur, Kristina Baki, ka zbuluar me anë të një postimi në Instagram, lajmin e gëzueshëm se është shtatzënë për herë të dytë.

    “Më shumë dashuri, më shumë jetë, familja jonë po rritet”, shkruan ajo krah videos.

    Ky lajm ka emocionuar shumë fansa dhe njerëz të afërt, të cilët e kanë uruar dhe përshëndetur këtë moment të bukur, si dhe bukurinë e saj ku duket mahnitëse.

    Kristina, e cila tashmë është nënë e një vajze, ka ndarë me ndjekësit e saj gëzimin për këtë lajm të mrekullueshëm ditën e sotme, duke u bërë një shembull frymëzues për nënat moderne.

    Ky është një hap i ri për familjen e saj, dhe shumë njerëz po presin me padurim të mësojnë më shumë rreth shtatzënisë së saj të dytë.

  • Vendimi drastik që G Bani mori pas përjashtimit nga ‘BBVA’

    Vendimi drastik që G Bani mori pas përjashtimit nga ‘BBVA’

    G Bani u përjashtua nga ‘Big Brother VIP Albania’, pas shpullës që i dha Gjestit, teksa ishin në lojën e rezistencës.

    Por, mesa duket ai nuk e ka pritur aspak mirë këtë vendim. Tashmë që është jashtë shtëpisë, ka marrë një veprim të papritur dhe ka mbyllur llogarinë e tij të Instagramit.

    Profili i tij në Instagram, i cili numëronte mijëra ndjekës, rezulton tashmë i mbyllur.

    Nuk dihet nëse ai do shfaqet në intervista, për të treguar versionin e tij e sesi do vijojë jeta pas eksperiencës në ‘BBVA’.